Euroil ka falsifikuar fletën e analizave të cilësisë, duke i shitur qeverisë dhe shtetit naftën bruto për karburant të përpunuar.

“Euroil”, kompania e vënë në qendër të skandalit të naftës Vergine, rezulton të ketë furnizuar me naftë të papërpunuar pjesën më të madhe të institucioneve shtetërore dhe qeveritare, duke filluar nga Këshilli i Ministrave deri tek Shërbimi Informativ Kombëtar. Ajo ka falsifikuar fletën e analizave të cilësisë, duke i shitur qeverisë dhe shtetit naftën bruto për karburant të përpunuar. Dhe kjo, sipas dyshimeve paraprake të prokurorisë, me dijeninë e drejtorisë së prokurimeve

Tiranë – Zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit të Prokurimeve pranë Ministrisë së Brendshme dyshohet të kenë patur dijeni, gjatë shpalljes si fitues të tenderit për furnizim me karburant nga subjekti “Euroil”, të shumë institucioneve shteterore e qeveritare, se kjo shoqëri ka dorezuar analiza false të naftes vergine. Nga hetimet të rregjistruara nga njësia task force e prokurorisë së Tiranës, për akuzën e shpërdorimit të detyrës, grupi i hetimit përveç konstatimit te mësipërm pritet të thërrasë së shpejti zyrtarë të kësaj drejtorie në funksion të hetimeve që u veçuan nga super dosja e skandalit me naftën virgin. Në një kohë që skandali i naftës vergine me 16 të pandehur për akuzën e mashtrimit, falsifikimit të dokumentave dhe pastrimit të parave ndodhet në gjykatën penale ku pritet që së shpejti të nisë gjykimi i tyre.

Prokuroria deklaron jo zyrtarisht se gjatë hetimeve për skandalin e naftës vergine, të denoncuar së pari nga ish- ministri i ekonomisë Dritan Prifti, u administrua një dosje nga Ministria e Brendshme, ku rezultoi se Drejtoria e Zhvillimit të Prokurimeve ka zhvilluar prokurime përgjatë vitit 2009 për furnizimin me karburante për Kryeministrinë, të gjitha ministritë, Shërbimin Informativ Shtetëror dhe drejtorite në varësi të këtyre institucioneve. Këto procedura janë kryer nga muajt Maj, Korrik, Tetor dhe Nentor 2009. Prokuroria deklaron jo zyrtarisht se “Euroil” është shpallur fitues i kësaj gare. Madje në Maj 2009, thotë prokuroria, subjekti “Euroil” rezulton fitues për të shtatë lotet.

Fillimisht në këtë çështje, thotë prokuroria, për procedurën e tenderimit janë ankuar firmat konkurruese. Ato pretendojnë sipas dokumenteve, që hetuesit disponojnë, për probleme në paraqitjen e një dokumenti shumë të rëndësishëm i cili bën specifikimin teknik të karburanitit apo bën raportin e anzlizës së plotë për  gazoilin “s.sh.1997” të ofruar nga “Euroil”. Ky gazoil është i prodhuar nga Armo, thonë jo zyrtarisht prokurorët. Hetimet kanë zbuluar se analizat e karburantit, shoqeria euroil duhet ti merrte tek inspektoriati qëndror teknik (IQT) pasi të kishte dorëzuar atje një moster për analiza. Por përkundër kësaj, analizat janë dorëzuar gjatë prokurimit sikur ishin pikërisht të lëshuara nga IQT, pavarësisht se procecverbali i kqyrjes së fletë analizave në këtë institucion nuk e tregon një gjë të tillë.

Përgjatë të gjithë dokumentacionit të sekuestruar nga prokurorët, zyrtarët e IQT pohojnë se analizat nuk janë lëshuar nga laboratorët e tyre. Madje thonë zyrtarët e IQT, firmat në fund të analizave nuk janë të personave që janë staf në këto laboratore. Këto raporte pohon në rrugë jo zyrtare prokuroria, janë të përpiluara, sikur karburanti i ofruar për të gjitha institucionet në vend, i përmbush standartet e kërkuara, në një kohë që kjo nuk është e vërtetë, ndërsa nuk ka tregues kryesor për përmbajtjen e squfurit në të.

Prokurorët e çështjes, megjithëse janë të rezervuar për hetimin, nuk kanë arritur të përcaktojnë se për çfarë sasie bëhet fjalë në bazë të kontratave të furnizimit që shoqëria Euroil ka lidhur më pas me të gjitha institucionet. Sepse sipas hetuesve, atyre u intereson të saktësojnë më shumë procedurat e tenderimit, si janë kryer dhe si është përzgjedhur fituesi, sepse paraprakisht ka dyshime të forta të jenë shkelur rregullat nga zyrtarët e drejtorisë, edhe pse thonë hetuesit, duhej që në momentin kur u kontsatuan këto probleme në dokumentacion, kjo shoqëri duhej të përjashtohej automatikisht për tre vjet nga garimi.

Prokurorët pohojnë, jo zyrtarisht, se këto hetime për shkeljet e dyshuara nga drejtoria e përgjithshme e zhvillimit të prokurimeve janë rregjistruar si dosje e vecantë për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi u gjetën shkelje gjatë dhjetra dokumenteve të bllokuara në hetimet e mëparshme për skandalin e naftës vergine.

Aktualisht në gjykatën civile të Tiranës janë të rregjistruara disa procese civile me palë të paditur subjektin “Euroil”, dhe paditës disa nga institucionet kryesore ne vend. Procest janë regjistruar vec e vec dhe kanë të gjithë një objekt: Prishjen e kontratës me “Euroil”, si pasojë e cilësisë së dobët të karburantit.

IDEA

6 Komente

com'e brutta 'sta vergine

Hajri Elezin e njof mjaft mire.Kete djale  te shkathet,simpatik dhe dorxhihar, mund te them se kam ndikuar per tu  bere i pasur, duke e furnizuar une , ne ate fillim  te puneve, per tregti Gaz Oil-i  D2 dhe benzol-i 96 -98 Oct. Benzol.Ka punuar nate e dite, me vetem nje Bot 15.000 litra.Ka qene teper korrekt (pasi merrte leng ne depon time Trangat Vlore, me paspagese).Eshte pinjoll i nje familjeje ku buka dhe fjala ka patur peshe e hije.

  U shtri me vone ne disa investime  duke u ndihmuar edhe  nga strukturat e PD-se, jo per syte e bukur te tij por se diti... te leshoje tek ata qe e gjuanin me shume se e ndihnin.Ne kete ulli  atij ju qasen ashtu  pra, jo njerez qe deshen ta  stimulojne bisnesin e suksesshem, por mjshtra per  ta  mjelnin ate  duke e shtyre Hajriun ne rruge korruptive, krejt i paafte ai vete per te kuptuar se gjurmet mbeteshin pas, si mbi nje cipe bore.Lengu i dale neper tuba  eshte edhe me gjurme neper letra te shumta.Kete nuk e merrte vesh Hajriuziu.Ne kete aspekt, peer mua qe e njoh shume mire kete afere te ndyre  te zyrtareve te larte  METES, siguroj se Hajriu   eshte  krejt nje viktime e mjeshtrave qe e kane mjelur mire.   

  Ne se kjo afere mbetet vetem tek figura e  dhe firma e Hajri Elezit, dijeni qe eshte paguar shume perte mbuluar mbi 80 milion euro te vjedhura...Hajriu vetem sa ka pickuar ndonje fije brinje.Pra "koka" e fares kusare  nuk eshte Euroili dhe Hajri Elezi  por dias te tjere.Nje shtab i vertete kusaresh 

Ashtu si thua ti o Grava. Duket qe nuk ke asnje lloje anshmerie.

Ky lloj lajmi, nuk e di pse me ngjan njesoj me lajmet nga vendet Afrikane smiley te njejta probleme ndodhin edhe atje smiley

Ky lloj lajmi, nuk e di pse me ngjan njesoj me lajmet nga vendet Afrikane...

...prandaj duhet  privatizuar Alb-Petroli o Pjer, qe te mos degjosh me kesi lloj lajmesh ...apo ke ndonje varian tjeter qe se kemi degjuar deri me sot..nxire mos e mban per veti..

...Evroil eshte PRIVAT,,, apo eshte ndonje variant tjeter qe s'e ke nxjerur dhe e mban per veti?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).