Bizneset në Shqipëri e kanë të vështirë të gjejnë punonjës të kualifikuar.

Më shumë se gjysma e bizneseve, që u përfshinë në sondazhin për mjedisin e biznesit dhe performancën e ndërrmarrjeve në vitin 2008 thanë se mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar përbën një pengesë kyce për bërjen e biznesit. 

Ne vitin 2009, sipas te dhenave te publikuara ne studimin e Institutit 'Agenda', te pakten 51% e firmave te medha, 41% e ekportuesve dhe 48 % e firmave te huaja raportonin mungesen e aftesise se punonjesve si nje nga pengesat kyce per zhvillimin e bizneseve.

Por nuk eshte vetem ceshtja e kualifikimit te punonjesve problem. Ne Shqiperi ka mungesa te medha ne profesione te rendesishme sic jane sherbimet, ku shkojne vetem 1.1 % e te rinjve. Nje numer i ulet studentesh, rreth 8.5 % preferojne te zgjedhin e edukim dhe trajnim dhe vetem 9 % duan deget e inxhinieri, perpunim dhe ndertim.

Por vec numrit te ulet te studenteve qe ndjekim arsimin e larte, Shqiperia po perballet me nje cilesi te ulet te  universiteteve dhe prodhimi i studenteve te kualifikuar. Studimet tregojne se parametrat kyc me te cilat matet cilesia e nje universiteti publik apo privat sic eshte raporti student – pedagog, hapesira e auditoreve apo numri i laboratoreve jane ashte standardeve normale.

Ne Shqiperi vetem 48% e e qytetareve kane perfunduar arsimin e mesem dhe te larte ne Shqiperi, duke na renditur ne nje nder vendet me perqindjen me te ulet ne Ballkan, ku mesatarja eshte 62 %.

33 Komente

Aha dun pun qeveriu, nuk e hane ate karrem me shku te privati, smiley

Nuk me keni besuar kur ju kam then se po zhytemi perhere e me shume ....ne  nje shoqeri analfabete.Arsimi i larte eshte i programuar per propagande numura  dhe jo per per kohen... 

Roni mund ta pohoje sa i kam kerkuar atij,(nje specialist mbaruar jashte,me CV per menaxhim biznesi ) shume para se ky artikull, me keto te dhena te botohej.Nuk ka te tille sot per sot tek neve(pas 20 vjetve  me kete sistem...!).Ka "druvare" sa te duash, por jo menaxhere.E ky eshte nje problem shume i madh i shkolles tone..

e kane edhe pak fajin bizneset. se psh, infosofti, nje nga kompanite me te medha ne shqiperi, i ka te gjithe punonjesit kusherinj me njeri tjetrin e me pronarin. gjithashtu edhe te tjera kompani operojne mbi baze farefisi dhe njohjesh e nuk kane as me te voglen ide te menaxhimit te burimeve njerezore. e3dhe italianet e fabrikave fasone ashtu operojne me fise te atij qe caktojne menaxher. pastaj duan qe ti shfrytezojne ne maksimum e tu japin rroge sa me pak(tip universiteti vitrina). dhe ky eshte problem. ne shtet je ku e ku me i sigurte se ne privat, me gjithe rrezikun e humbjes se partise tende e te fitores se partise tjeter, dhe prandaj bizneset e anketuara s'kane me pase shanse me pase rob te kualifikum. se nuk mbahet robi i kualifikum 

Ke te drejte! Pavaresisht se nuk eshte arsyeja e vetme, them se eshte faktori qe kontribuon me shume.

Bizneset tona vuajne per njerez qe dine me nis nje e-mail normal, me bo nje planifikim minial e le mo me zgjidh ceshtje komplekse. Kjo sepse pronaret (apo CEO-t smiley ) jetojne "si ne rrethim" dhe jane te fiksuar se "i joti mishin ta ha po kocken ta le". Me kete mendesi mbledhin gjithe gjytyrymet e fisit qe si perfundim ia cojne per lesh edhe ate pak pune qe kane mundur te ngrene.

Edhe kur jane aq mendje hapur sa te rekrutojne punonjes pertej fisit, për shkaqe qe dihen, bizneset shqiptare pergjithesisht jane ne pronesi/drejtohen nga njerez pa shume shkollim (flas per shumicen e bizneseve dhe jo banka, telefoni, etj te ketij lloji). Njerez te tille, rekrutojne staf te rrethit te tyre, te te njejtes sërë. Edhe kur vjen dikush i ri me pak formim normal, gjendet nen presionin hajvanoidave qe rrethojne pronatin qe duan ku e ku ta nxijne punen e saglamit qe te mos dalin keq vete.

Fiks.

Po me e keqja eshte kur administratori, çuni i pronarit, qe s'merr vesh fare fillon e nderhyn ku s'i takon e s'di. E i bertet ndonjerit kot, ta degjojne tjeret. Dhe pas çunit te administratorit e ka radhen per te bertitur (demarkuar territorin si luani) shoferi i pronarit, i cili eshte nje gangster qe pronari e mban per ta mbrojtur.

......e kisha thene me kohe qe FAJIN E KA POPULLI

Dy jane faktoret kryesore ne zhvillimin e ekonomise moderne
1 Tregu i Lire
2 Lakmia ose etja per para

Po analizoje te dyten pasi eshte shume interesante..
Ne Shqiperi, Kapitalistet e Rinj kane arritur nje nivel ngopje te "mjaftueshem" per te hequr dore nga investimet me qellim rritjen e fitimit e cila si pasoje do te rriste dhe kerkesen per vende te reja pune dhe rritjen e profesionalizmit.
Absurde sigurisht por fatkeqesisht e vertete.
Nuk ka perendi ketu ti mbush mendjen x ose y qe fiton per qejf 2-3 milion dollare ne vit te kryeje ca investime te reja qe te fitoje me shume pastaj......Pse?
Sepse koha qe i eshte dashur zoterise x te vendose nje kapital te tille eshte fare e vogel e per rjedhoje ka tejkaluar cdo pritshmeri te tij, sigurisht qe ketu ka dhe perjashtime por e pergjithshmja eshte kjo

Pikepamje interesante. Imagjinoja te kunderten por ajo qe thua ka kuptim.

geldi, kjo qeverrisje eshte kunder tregut...Kjoka sjelle friken per investim temetejshem te  kapitalit.Monopolizmi i tregut keto sjell 

Grava, kjo qe them une jo se ska zgjidhje dhe ka te beje vetem me politiken qe ndjekin bizneset.
Zgjidhje ka, sigurisht, njera nga zgjidhjet eshte ndryshimi i sistemit te taksave dhe tatimeve nje ndryshim qe do te bente te mundur qe bizneset te rigjejne motivet e humbura prej kohesh.

hej, po dhe me 75 shitsa diplomash ne prape figurojme me perqindjen me te ulet te te diplomuarve? Ky problem zgjidhet me rritjen e konkurrences ne tregun e diplomave duke thjeshtuar licensimin e fabrikave te diplomave...ose me uljen e TVSH te diplomave.

Sapo te bjere cmimi, do rritet dhe konsumi i diplomave.

NE DY DIPLOMA NJE ESHTE FALAS
cfare do me shume, ke dhe nje CoCa Cola dhurate
Qeveria iu a ka krijuar te gjitha kushtet

Tani kjo po me duket me teper nje fiksion se sa nje realitet. Bizneset tona, tani per tani, sipas mendjes time, nuk kane kaq nevoje te nguteshme per specialiste, sepse.....se pari kane kohe qe jane ngritur dhe jane fuqizuar dhe kuadrin e vet e ka pas gjet me kohe .... se dyti, sot per sot, ne kushtet e nje krize, nuk besoj se ka biznes qe kerkon fuqi punetore, ata sa vete e po e pakesojne fuqine e tyre punetore.....dhe se treti, po sipas meje, po te shikosh gazetat qe stimulojne kerkesat per punesim, po ti shohesh nga kerkesat, ka nevoje vetem per pjatalares, picaberes, ndihmeskuzhinier, kasier (per kazinote)kupier, e ku di une. dhe kete e them me bindje, se kam vajzen pa pune ne shtepi dhe me shkolle te larte qe nuk po i gjej dot pune, e kur lexoj gazeten çelesi, apo keto Web-et e punes...vetem per keto profesione ka nevoje.......

Artikulli sikur fliste ne pergjithesi, nuk e percaktonte se per çfar profesionesh behej fjale. Ku vihet re mangesia, ne manaxhim, apo profesione teknike. Shqiperia ka me qindra studente qe kane mbaruar per manaxhim, ndoshta s'kane eksperiencen e duhur, por nuk mund te thuash qe te gjithe kane dale bylmeza. 

Tregu i punes aty, siç e kemi vene re, edhe siç e tha dhe Alidemsi, kerkon puntore te thjeshte, e ndoshta teknike per paisjet, mirpo kjo rregullohet nepermjet shtimit te shkollave profesionale, ose shtimit te klasave te tilla, dhe futja e oreve profesionale neper gjimnaze, siç veprojne edhe kendej ne perendim. 

E verteta eshte se njerezit e kualifikuar nuk duan te punojne me Biznesmene injorante.

Kot te flasesh per keto pune, komplet e kote. Peshku qelbet nga koka. Kaq! Gjith problemet e biznesit ne Shqiperi kane te bejne me QEVERITE! Kaq!!!!!! spo flasim per problemet e biznesit te shitjes se krepave, qofteve, apo mobilierive ne Institut. Po flasim per biznese qe mund te mbajne ekonomine ne kembe. Keshtu qe, ti e the i gjo, po ashtu edhe une.. mireboll.. te dy e dime se si funksiono e se si duhet te funksionoje.. 

Po cke mor burre qe merzitesh se nje llaf thashe.

Vertete kete mendim keni  ju per biznesmenet, Brad ? Konsiderate  tipike e nje te majti ekstrem.Te ishin te  gjithe injorantet,  aqe te guximshem dhe kurajoze, ne luften e veshtire per te   fituar, do te  ndryshonte me urgjence kategorizimi  ne shkallen "injorant". 

Nje llaf nje llaf, sot e nje tjater neser,  behet roman bografik, ..... per salibanin ai pastaj.

e verteta eshte qe te ne nuk ka edukate pune,si ne administrate publike,si ne biznes.
mizerjellik....

Edhe ne Turqi ?

ehe i qafsh hallin smiley

Dikur edhe se ishte komunizem egsistonte shkolla e tregtis apo e ushqimit social(guzhinier,kamerier,hoteleri)e sot keto profesione,mbrohen pa diplome thjesht nevoje per punesim e hopaa si dikur kur shkonim per emigrim ner malet e greqise qe pranonim cfardo lloj zanati...Normal se shqiperia nuk ka profesionalizem ne fushen e tregetise apo financave.ku kena pervoje ne ? kena vetem 20vjet emigrim ku acoma kena rreth 20% te shqiptareve atje qe se kane pare shqiperine qe nga dita e larget kur u larguan me gomone apo vize fallco...Shqipetaret bejn biznes egoist sot per sot...cdo bisnes ne shqiperi nuk ka nje te ardhme te sigurte sepse ajo nuk bazohet ne origjinen e saj e kur origjina nuk gjindet vetem bisnes matrapazesh del.ja prsh:ke njerez qe akoma bejn linjen tirane/istanbul me autobuss apo avion,e cfare bisnesi do i thuash ti ketij?, kur ai vjen me tre valigje te mbushura me gjinse apo fustane?shqiperia ka nevoje sot per institucione serioze ne te gjitha fushat e jetes sepse ne po jetojme ne shqiperi artificialisht zoterinj qeveritare...atehere bisneset do marrin formen e seriozitetit vertet emrin bisnes i shendoshe.kam verejtur te kunderten ne bisnesin shqiptar ne krahasim ne ate europian...cdo feste popullore ne europe cmimet zbriten e tek ne ne shqiperi cmimet pe rfesta rriten 200% , ju duket bisnes serioz ky? ja prsh dje me 3 janar 2012 kane fillu soldes(zbritje cmimesh sezonale) ketu dhe  variojn nga 40%deri 75% e tek ne a egsiston ky fenomen? aspak vetem perfitohet cmendurisht.BISSNESI SHQIPTAR KA ME SHUME NEVOJE PER NDERGJEGJESIM SI QYTETAR POR NE FILLIM QEVERIA TJA MBUSHI IHER XHEPIN KETIJ QYTETARIT DHE TA MBROJE ATE (consumatorin) ne radhe te pare se sot konsumatori shqiptar edhe rrezikon jeten ne nji produkt te blere ne dyqanin shqiptar!

Qendron, por ne fakt edhe njerzit nuk gjejne biznese te kualifikuara. Pronaret ne te shumten e rasteve jane idiote pickedhie, menaxheret jane hajvane qe bejne punen e qehajait, e keshtu me rradhe. Situate pa shprese dmth

 

vlora -labi yne ore! I referohesh GDP-se Turqise? Pa dale !

 Fituesi i Nobelit, ekonomisti Joseph Stiglitz, sugjeron që për të njohur mirëqenien duhet shkuar përtej GDP-së.

Në fakt, njeriu i thjeshtë e koncepton ndryshe mirëqenien. Mirëqenia nuk është GDP. Mirëqenia bazohet mbi disa përgjigje të thjeshta për disa pyetje akoma më të thjeshta. “A të pëlqen puna që ke? Si je me shëndet? A kalon kohë me fëmijët e tu? A të gjenden pranë shokët kur ke nevojë? A u zë besë komshinjve? Dhe, sa i kënaqur je me jetën që bën?“ Me dy shifra na thoshte  Salihu, se i delte   GDP-e tij, per hesap tone, por keta tregues jane  ..te qafsha moj shege!

Prandaj dhe OECD-ja ka zhvilluar një matje të nivelit të mirëqenies bazuar mi këtë filozofi, dhe e ka titulluar ”Si është jeta?”

Rezultatet e nxjerra nga sondazhi kanë treguar që vendi me rritjen më të qëndrueshme, Turqia, ka qytetarë shumë më pak të lumtur se vendi në krizë, Portugalia. Ndërsa perandoria e re ekonomike, Kina, përbëhet nga qytetarët më të pakënaqur në botë.

Sipas studimit të OECD-së, balanca mes punës e jetës ndikon shumë në mirëqenie. Më pak se 30% e europianëve janë të kënaqur me këtë balancë. Kilianët e polakët kanë përqindjen më të lartë të kontratave të përkohshme, ndërsa luksemburgasit kanë sigurinë më të lartë në punë dhe janë më të paguarit. Ata që tremben më shumë se do humbin punën janë hungarezët, sllovenët e polakët. Japonezët e australianët janë të etur për punë me kohë të plotë, ndërsa kanë përqindjet më të larta të punës part-time.

Transporti, ndikon gjithashtu shumë. Koreanët e jugafrikanët harxhojnë më shumë kohë në trafik duke vajtur e ardhur në punë dhe për pasojë janë më të stresuar, ndërsa danezët, irlandezët e suedezët më pak se kushdo.

Më socialët janë neozelandezët e portugezët, ndërsa polakët, francezët e hungarezët kanë kontakte shumë më të rralla sociale.

Italianët e turqit ankohen më shumë se kushdo për mungesën e hapësirave të gjelbërta.

Për sa i përket pjesëmarrjes civile, norvegjezët, finlandezët e danezët janë në krye. 60% e tyre kanë kontaktuar një politikan, kanë nënshkruar një peticion apo marrë pjesë në një protestë, ndërsa më pak të angazhuarit janë, turqit, rusët e portugezët...."

Jo grava,iu referova thjesht edukates se punes.
İu referova faktit qe fillon pune ne administrate, futesh ne provim per te rritur graden e nepunesit dhe mund te behesh pensionist aty ku ke nisur te punosh duke marre dhe nje shperblim te majme kur del ne pension.
Si dhe faktit qe kudo ku me ofrohet sherbim,ndihem si princeshe,pasi shitesi,kamarieri etj etj e kane per detyre te te trajtojne ashtu dhe nuk kane kurfarre kompleksi kur e bejne.Biles te ofrojne dhe çaj e kafe kur u rri gjate ne dyqan smiley
Mua me ben pershtypje sepse te tille PR nuk e kam pare ne Europe,per te ne s'po flas me mire.
Hyn dhe palo shitesja,po fare fare palo dmth te sheh me njelloj perçmimi se nuk i ke kepucet me taka te holla te larta smiley

testi i vertete eshte perballja e biznesit shqiptar me ate te huaj...aty fiton truri,eksperienca,kapitali...
deri per sa kohe kjo nuk ndodh ne shqiperi se fushat ekonomike 'jan xanun', s'ka shume nevoje per tru te shkolluar ne shkolle, ka vetem nevoje per tru te trajnuar ne korrupsion dhe dhune.

Ky eshte nje lajm shume Ogurzi me Ogurzi se sa ajo e naftes ne detin Jon.

Keto jane kembanat e vdekjes per Kombin Shqiptar. Sepse nqft se biznesi shqiptar kerkon kuadro te qulifikuara dhe universitetet shqiptare nuk jane ne gjendje ti permbushin keto kerkesa athere ngelet vetem nje mundesi qe keto kuadro te importohen nga kina, lindja e mesme apo e larget, apo nga arrixhinjte islamiko egjyptjano afgan. Mos harroni se keto palne jane shume aftagjata deri ne 30 vjet !!!

Ka kohe qe ne Shqiperi diskutimet ne publik mbi universitetet jane mbyllur me kohe e vakt (Kane Firke nga kush dhe pse ...!!!).

Qysh ne fillim e kam pare me shume dyshim hapjen e disa "universiteteve" private ne cdo cep te shqiperise ...!!!

Disa qarqe ne Evrope kane per qellim qe te na zhdukin si komb dhe si popull.

 Duan te bejne nje popull konglomerat ku cdo ndjenje shqiptare te zhduket sa me pare.

Me sa duket Evropa Nene po e na e fut ashtu pa u ndjere

 

ps. Detyra e pare eshte te zbulohet kush e solli kete lajm dhe nga e ka mare kete lajm. Kush jane ato "biznese" qe nuk gjekan dot njerez te kualifikuar ne tregun shqiptar?  

Gjon
ke goditur ne shenje , nuk kam cte shtoj, te vemen gje qe mund te them eshte qe ti jap nje pergjgje pikcuditjeve,
Ne masen 90% universitetet private jane ne preherin e Qeverise, jane ndoshta nga kontribuesit me te medhenj ne fushata, jane shume aktive ne politike dhe "opinione" etj etj
Nderkohe qe Qeveria godet pa meshire Universitetin Shteteror, ndoshta i vetmi institucion per se mbari ne arsim
Me kete lajm kerkojne ti japin dhe nje pergjgje shqetesimit per papunesine qe ka kapur shifra alarmante. shif ... "Mos u ankoni per papunesine se jeni injorante dhe te paafte"
Kete ka dashur te thote autori...

Dezentralizimi i Universiteteve eshte nje fenomen qe ndodhi pralelisht ne shume vende te EU. Deri ketu nuk ka ndonje problem, perkundrazi eshte per tu pershendetur. 

Thejsht nga pikepamja ekonomike dhe sociale nuk ka pse nje i ri nga Shkodra, Vlora Korca, Durresi apo ndonje rreth tjeter i Shqiperise te lere familjen e tij e te vije ne Tirane duke sforcuar jeten ekonomike te familjes per te studjuar ne fusha klasike si Juridik, Ekonomi, Matematik, Arkitekture, Shkenca Sociale bile dhe Informatik apo Elektronik.

 

Paradoksi ne kete lajm qendron ne faktin se si trajtohen keta "studente" nga tregu i punes ne shqiperi apo sic thuhet ne lajm nga "biznesi". Duket ashiqari se biznesi albanez nuk ka piken e interesit tek keta te rinj. Fakt eshte qe keto universitete jane hapur me vite dhe nje pjese e mire e ketyre jane tashme ne sherbim apo pjese e ketij "biznesi".

Kontradiktat dhe pyetjet qe lindin jane te shumta:

Cfare ndodh ne keto universitete pergatitet brezi i ri shqiptar per ta zhvilluar vendin perpara apo pergatitet "skllavi" i ri shqiptar me diplome per nje status te vecante ( behet thjesht lavazh truri...) qe ti sherbej ketyre "biznesmeve"?

 E theksoj dhe nje here se eshte per tu sqaruar kush jane keto "biznese"?

Se po qene biznese thjeshte per fitim sic jane ketu ne hapsiren gjermane do te benin te 100-tat per ti forcuar keto universitete ne cdo drejtim dhe nuk do ti hidhnin pertoke duke i demoralisuar ne kulm absolventet e rinj.

Une, personalisht besoj ne ate qe thashe ne fillim:

Se nje qark i fuqishem antishqiptar po perpiqet qe te bej nje shoqeri shume te varur dhe te pavetedishme sipas tipit nje pakice shume e pasur qe kontrollon gjithcka duke mbajtur shumicen abolute te gjunjezuar analfabete me nje jete ekonomike minimale dhe te pavetedishme per nje zhvillim kulturoro-social.

Dhe pikerisht per kete do te sillen njerez nga bota e trete me nje plan afatgjate qe mbysin ndjenjat kulturore artistike shqiptare dhe ne fund te fundit identitetin e paster mijra vjecar shqiptar. 

Ne kemi nje shprehje mjaft te bukur: "Peshku qelbet nga koka", si pretendohet te jene punonjesist te kualifikuar kur nuk ka drejtim te hajrit ...???? Kush i ka parate e bizneset ne Shqiperi ???

Si i bene keto para??? A ka Shqiperia tradite ne berjen e biznesit? Nuk mjaftojne 20 vjet per te krijuar modele bisnezesh ...po hajt mo kush po  u kerkon ketyre te krijojne modele...keta as nuk zbatojne modelet e gatshme qe ka bota. Nje merite e kane posi..po ndertojne nje model te ri te krijuar mbi mashtirmet....

Ndoshta do ta e vjedh ne bota kete sistem, perpara se te ne marrim te tyret smiley

 

Ne Shqiperi vetem 48% e e qytetareve kane perfunduar arsimin e mesem dhe te larte ne Shqiperi, duke na renditur ne nje nder vendet me perqindjen me te ulet ne Ballkan, ku mesatarja eshte 62 %.

Këto statistika janë mbi numrin total të popullsisë apo mbi popullin mbi 30 vjeç?

keto statistika sipas meje nuk e tregojne drejt sepse shumica e te rinjve mos te themi te gjithe sapo mbarojne gjimnazin qofte publik apo privat shkojne neper universitete me shpresen se do te gjejne nje pune te mire ne te ardhmen me ane te diplomes apo masterit e sa per kapitalist te rinj sic e permendi dikush me siper do te thosha se bizneset ne Shqiperi kane prejardhje te dyshimte dhe kapitalizmi shqiptar perfaqesohet nga llumi, hajvanet, injorantet e matrapazet qe e kane krijuar kapitalin me gjithefare pislleqesh qe mund te ekzistojne...keta jane ata tipat qe ne kohen e xhaxhit njiheshin si njerez me dy klase apo si te fortet e lagjes ...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).