Goditje e rëndë për eurozonën: agjencia e vlerësimit të bonitetit Standard&Poor's uli besueshmërinë kredituese të Francës dhe tetë vendeve të tjera. Kështu ombrella e shpëtimit të euros bëhet edhe më e shtrenjtë.

Nëntë vendeve të eurozonës njëherësh iu ul besueshmëria kredituese. Agjencia e vlerësimit të riskut të kreditimit Standard&Poor's njoftoi se Franca dhe Austria nuk kanë më notën më të lartë të bonitetit dhe vlerësohen tani me notën e dytë më të mirë AA+. Me nga një shkallë u ul boniteti edhe për Maltën, Sllovakinë dhe Slloveninë. Dy shkallë njëherësh humbën Italia, Spanja, Portugalia dhe Qipro.

Ulja e besueshmërisë kredituese për këto vende vlerësohet si një goditje e rëndë për eurozonën. Ndër vendet e mëdha të saj vetëm Gjermania ruan ende notën më të lartë të bonitetit. Si vende mjaft të besueshme konsiderohen edhe Holanda, Luksemburgu dhe Finlanda. Pas uljes së bonitetit, huamarrja në tregjet e kapitalit bëhet më e shtrenjtë. Kjo mund të ketë pasoja për fondin për shpëtimin e euros, EFSF, pasi Franca me një pjesë prej 160 miliardë eurosh në ombrellën e shpëtimit, është vendi i dytë kontribues pas Gjermanisë.

Kritikë nga Komisioni i BE-së

Presidenti i eurogrupit, Jean-Claude Juncker tha se tani duhet bërë gjithçka që fondi i shpëtimit të euros EFSF të ruajë bonitetin e tij më të lartë. Komisioneri i BE-së për politikën monetare Olli Rehn e kritikoi vendimin e S&P si të pakuptueshëm, pasi aktualisht Spanja dhe Italia kanë paguar interesa më të ulëta në tregjet e kapitalit për obligacionet shtetërore, dhe kështu tensionet në tregje janë ulur.

Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble u shpreh se vendimi i agjencisë së vlerësimit  S&P nuk erdhi në mënyrë krejt të papritur. Sigurisht ka pasiguri lidhur me Eurozonën, por tani duhen ndërmarrë hapa për rifitimin e besimit të tregjeve. Një politikë e njësuar afatmesme është më e rëndësishme se "vendimet ditore në tregje", tha Schäuble. Tani Eurozona duhet të stabilizohet përmes një pakti fiskal, deklaroi Ministri gjerman i Financave.

Lufta e Sarkozy-së kundër uljes së bonitetit

Agjencitë e vlerësimit në të kaluarën e patën kritikuar Francën për shkak të borxhit shtetëror, megjithëse qeveria kishte paraqitur dy paketa me kursime të forta prej më shumë se 70 miliardë eurosh. Ministri francez i Financave François Baroin njoftoi tani se ulja e bonitetit nuk do të pasohet nga një program i ri kursimesh. Vendi nuk do të lejojë t'i diktohet politika nga agjencitë e vlerësimit, tha Baroin. Në Paris Presidenti Nicolas Sarkozy ishte takuar më parë në një mbledhje krize me Kryeministrin François Fillon, Ministrin e Financave Baroin dhe Ministren për Buxhetin Valérie Pécresse.

Sarkozy deri tani e kishte shpallur gjithnjë si prioritet kombëtar ruajtjen e notës më të lartë të bonitetit (AAA) për Francën. Kështu ulja e besueshmërisë kredituese nga S&P vjen në një moment aspak të përshtatshëm për të, pasi Sarkozy dëshiron të rizgjidhet president pas tre muajsh. Socialistët francezë në opozitë reaguan duke deklaruar se Sarkozy do të mbahet mend si "presidenti i degradimit të Francës".

Obligacionet amerikane përfitojnë

Vlerësimet e agjencive amerikane si S&P janë të polemizuara në Europë, pasi ka dyshime mbi pavarësinë e tyre. Lajmi për uljen e bonitetit të Francës pati pasoja të menjëhershme në tregje. Investuesit iu drejtuan të premten obligacioneve shtetërore të SHBA-së, si më të sigurta.

28 Komente

Bonitet?!

do jet naj llaf i ri shqyp. Duket qe i kena hup kontaktet me memdheun se dikur i thoshin thjesht klasifikim (ose ne ket rast me mire vleresim)

biiiikozzz

Nje pjese e mire e vleresimit te S&P behet me metoda jo analitike (si me thene "me opinione&quotsmiley. Sa per ta ditur dhe per te mos e marre S&P si fjalen e Zotit. Nderkaq, pa asnje diskutim, se bashku me Moody-n, kane nje ndikim te padiskutueshem ne vleresim/gjykimin ekonomik atje perjashta.

Bote jallane, por ja qe kshu ka qene, eshte e do te behete.

cimo, keshtu funksionionon edhe stock market, mbi rumours, supozime, spekullime. Ndryshe nuk do ishte kaq i paqendrueshem.

Eh ca gallate! Gjithe keto shtete me miliona e miliona banore qe kane bere historine e Evropes e te mbare botes, e kane varur tani mbijetesen e tyre tek vleresimi i nje agjensie te zoteruar nga 2-3 njerez.

Per nje "+" me shume apo me pak, miliona njerez mund te gjenden pa pune, pa shtepi, pa te ardhme.

Tani, per ju qe i dini ca gjona me teper se ne qe nuk i dime keto gjona, a ka munci me me thone mue:

1. Kush jane keto agjensi qe e paskan kete te drejte me me gjyku mu sa pare kom une ne xhep? Nga jane dhe kush i komando?

2. dhe pyetja qe me tundon me teper, a ka mundesi qe kjo agjensi te manipuloje te dhenat, me i llaf te jete si INSTAT.i yne...? Pasi lexova, po ketu dy paraggrafe qe se si me tingelluan, kut thote Bosi, se ç'mu mblodh nje si lemsh ketu ne koke: 

Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble u shpreh se vendimi i agjencisë së vlerësimit  S&P nuk erdhi në mënyrë krejt të papritur. Sigurisht ka pasiguri lidhur me Eurozonën, por tani duhen ndërmarrë hapa për rifitimin e besimit të tregjeve. Një politikë e njësuar afatmesme është më e rëndësishme se "vendimet ditore në tregje", tha Schäuble. Tani Eurozona duhet të stabilizohet përmes një pakti fiskal, deklaroi Ministri gjerman i Financave.

 

 

Vlerësimet e agjencive amerikane si S&P janë të polemizuara në Europë, pasi ka dyshime mbi pavarësinë e tyre. Lajmi për uljen e bonitetit të Francës pati pasoja të menjëhershme në tregje. Investuesit iu drejtuan të premten obligacioneve shtetërore të SHBA-së, si më të sigurta.

..ja keto nuk me pelqejne muve......smiley

 

 

Bashke me klasifikimin e frances dhe austrise, s&p uli dhe veten ne klasifikim

Djema, ne nje koment te para ca javeve (dhjetor 2011 ne mos gaboj) thashe se dy nga keto firma (S P dhe M) gabuan ne vlersim, kur vlersuan dy shtete europiane, te cilat aty i vlersuan me nje ndryshim te vogel, Po keshtu edhe ne vlersimin e bankave, ato paten nje vlersim pak ndryshe, kuptohet per te njejten banke apo shtet, analistet u ballafaquan me dy rezultate/vlersime te ndryshme, ndonse e vogel.

Me perpara keto 3-4 firmat e vlersimit , nuk ndigjoheshin, sikur nuk ekzistonin, mirpo edhe bota nuk mund te hecte nen/me ate vrrull-vrap qe kish mare, prandaj duhej frenuar pakez, sepse po hidhej gjithmon e me teper para mbi mundesite dhe spekullatore te ndryshem po perfitonin. Regjistrat ishin fryre jashte mase, mbi GDP ekzistuese, shtete te ndryshme po hidhnin para ne vende te tjera mbi bazen e borxheve, spekullimeve, etj, dhe kjo duhej frenuar pakez.

E duke qene keshtu, ne kohen kur sa po flitej per kapercimin e krizes se bankave, (2010) , dolen/u zgjuan keto firmat e vlersimit, te cilat e filluan me vlersime 1 here ne muaj , pastaj çdo jave e se fundi çdo dite.

Se si filluan, pse, kush ishte casus belli, si dolen jashte kontrrollit, etj, kjo eshte nje teme me vehte qe une nuk mund t'ua them ketu publikisht.   

Sa bukur! Shume falemnderit!

Ke kap fenomene kaq te nderlikume me nje thjeshtesi te habitshme - te tjeret mbajne leksione te pakuptueshme per 99% te njerzve normal per keto tema, edhe nuk qullosin gje.

Dhe mos e ki kurre ate ndjenjen e fajit qe pse nuk thua me shume. Per casus bellin e kam fjalen. Une per vete, por edhe gjthe ne qe te ndjekim vazhdimisht, e dime qe ka gjithnje nje cak per gjerat. Jemi te ndergjegjshem.

Kur te jemi midis nesh, do doja te degjoja prej teje si e mendon perputhshmerine mes kohes se sigurimit te vleres reale (jo borxh pra) dhe konsumit. A eshte e drejte qe njeriu duhet te akumuloje para se te konsumoje? Apo te konsumoje pa patur prezente vleren perkatese? A eshte dinamike kjo? Pika pro dhe kundra?... Imagjinoi keto para nje shisheje vere te shekullit te shkuar!!! Jeta eshte e bukur!

Shyqyr qe je, Pjer!  smiley

Emigranto, si e bo uthllen balsamike Pjeri, s'e bo njeri! smiley

e ke gabim AK. Pjerit i bohet padashje vera ne uthull se ngaqe ka manine ti vjeteroj, i thahen tapat e shisheve dhe marin ajer.

Alidems, "rating-agencies" nuk vleresojne se sa pare ke ti ne xhep, por se sa eshte risku i investimit te pareve te mija tek ty.

Vendet e kane kthyer borxhin e tyre ne nje instrument financiar (bonde), dmth. e kane hedh borxhin ne treg. Kushdo mund te bleje pjese te borxhit te vendeve te caktuara dhe te marri perqindje interesi vjetor.

Shteti ne kete menyre siguron para per t'u financuar ne kembim te interesit vjetor qe duhet t'i japi investitorit privat.

Tani, nqs. rating-agency fillon te uli nivelin e vleresimit per bondet e mija, investitori privat fillon te ngurroje te blej borxhin tim, madje mund edhe te kerkoje leket e tija mbrapsht.

Sa me i ulet vleresimi aq me shume rendohet gjendja derisa vendi shkon ne gjendje default-i.

 

Per mendimin tim gabimi kryesor qendron pikerisht ne kthimin e borxhit ne nje instrument financiar. Ashtu si robi kur nuk ka leke nuk duhet te investoje me tutje, por te punoj me fort qe te fitoje leke dhe te paguaj borxhin, ashtu edhe shtetet kur jane ne borxh duhet te punojne me fort per ta bere shtetin dhe ekonomine e vendit me eficiente, me fitimprurese etj... dhe jo te marrin borxhe per te paguar borxhe, se kjo eshte nje strategji prej pijanecesh dhe njerezish te papergjegjshem!!!

Shtetet e lane veten ne doren e tregetarit te Venecies, dhe tani praktikisht popujt kane humbur sovranitetin e tyre dhe nje agjenci rating-u ne doren e pak vetave drejton politikat ekonomike te tyre.

Shume bukur shjeguar, Te flmn Anonim

,,nje strategji prej pijanecesh dhe njerezish te papergjegjshem!!!,,,,
Si ata te 99% smiley

AK, ket e kam kuptu mer daj, po nuk kom kuptu ato dy pytjet qe kom bo...per ato a mund me me kthy pergjigje....

Nuk e kuptoj pse kaq urrejtje ndaj ketyre agjencive. Eshte dicka e njohur qe qeveria e nje vendi ose koka e nje kompanie e kane ne interes qe te tregoj pamjen me te mire per vendin e tyre ose kompanine e tyre. Fjalet e tyre nuk jane te pavarura, sic shembulli grek me manipulimin e borxhit tregojti. Ose sic thote dhe Berisha, shqiperia vendi i pare ne bote nga rritja ekonomike.

Puna e ketyre agjencive eshte qe te luajne nje rol te pavarur ne krahasimin e borxheve. Qe investori te mos ta marri informacionin nga Berisha apo Papandreu, por nga nje grup specialistash qe mirren me kete matje dhe qe nuk kane interes personal tek ky borxhi. Keto kompani nuk investojne ne keto borxhe, keshtu qe nuk kane fitim nga ndryshimet, fitimin ata e marrin nga shitja e analizave ekonomike te tyre. 

Bejne gabime? Po, shume here sic shembulli me borxhet e 2008 tregojti. A eshte fjala e tyre ligje? Jo. S&P uli borxhin Amerikan por investoret nuk e besuan dhe Amerika nuk pesojti ndonje rritje interesi ne pagimin e borxhit. Te thuashe qe keto kompani bejne pune te keqe se mund te tregojne rrezikun e nje borxhi eshte njesoj sikur te thuashe qe nje gazetar bene pune te keq kur tregon korrupsionin e nje polikani ngaqe tani partia e tije do kete telashe.

 

Gjithashtu, borxhi nuk eshte detyrimishte dicka e keqe. Levizja e parase, dhe jo mbajta poshte jastukut lejon nje vend qe te zhvillohet. Problemi eshte ku i investojne ato qeveri ato para... ne projekte qe neser do sjellin rritje ekonomike ne vende, apo ne budalleqe pa te ardhme.

Gjithashtu, borxhi nuk eshte detyrimishte dicka e keqe.

Normal, qe borxhi nuk eshte detyrimisht dicka e keqe, por edhe borxhi ka nje moral dhe nese ai shkelet behet i pamoralshem. Keshtu, nese mer nje borxh, mbaron pune dhe pastaj e kthen ate, pastaj mund te maresh prape e ta kthesh prape. Ky per mua quhet borxh i moralshem. Por te maresh vazhdimisht borxhe pa kthyer asnjehere te terat per vite e vite me radhe, dhe sigurisht i bie qe te marresh borxhe edhe me shume per te shlyer te meparshmet, kjo quhet kurvllik monetar. Dhe kur qeverite e bejne kete si me qene ato baxhellat qe se kane problem te thyejne nja 20 ne dite, atehere imoraliteti eshte kthyer ne moralitet dhe drejtesia ka marre fund njehere e pergjithmone. 

Per ta mbyllur, desha thjesht te nenvizoje se kryebaxhella eshte Zonja Amerike!! Ose xhandari nderkombetar sipas EH Lol.

Mire o mire ashtu eshte. Borxhi paguhet vite per vite, dhe me interes. Ai qe e blen e blen me deshire, jo pa deshire. Eshte nje tregti vullnetare. Eshte menyre investimi, dhe borxhi i Amerikes shihet si menyra me e sigurte per ti investuar leket. Kjo duket dhe nga interesi i ulet qe ai borxhi ofron, si dhe nga fakti qe sa here ka ndonje krize, njerezit i hedhin leket tek borxhi amerikan per siguri. Keshtu eshte kjo pune... ti kur ja jepe parate bankes, banka te ka borxhe, banka kur jepe kredite, kreditoret i kane borxhe. Po i pagove detyrimet ne kohen e duhur c'do gje ecen ne rregull. Po nuk i pagove, atehere ka probleme.

Se ku hyne moraliteti apo imoraliteti ketu, apo xhandari nderkombetar, une sado qe mundohem nuk e kuptoj.

E ka inatin me Arvizun prandaj nuk e kupton?

ti duhet te besosh qe Shqiperia ka lene pas te pakten 8-9 vende anetare te BE!

plaste syni keqsmiley

une i bona gjith "adetet" qe bohen kur s'do me marr m'sysh. smiley

 

gjella me kripe
kripa me kararsmiley

ket e besoj me sy mbyll une, po do ta besoj akoma me shume po nuk ja dolen te privatizojne albpetrolin brenda 6-9 muajsh. athere do ta besoje dhe kaposhi kete qe besojme ne te dy smiley

Eh, sa te bukura ishin koherat, kur Shqiperia fitonte medaljen e arte per ushqimin dhe shteti shqiptar ishte gati ta shiste ne treg kete medalje ari "per ca dollare me shume". smiley

Pse na i fshini komentet, ju lutemi shume..... Mire ne, po ate te profesorit pse e fshite???

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).