Mbas sa ngacmimesh të gruas dhe pas sa denoncimesh në shtet, justifikohet vrasja e një anëtari të FNSH nga një antar i forcave të policisë së shtetit?

Panorama: “Më ngacmoi gruan”, polici ekzekuton oficerin e FNSH

Një oficer i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës u qëllua për vdekje me dy plumba nga kolegu dhe fqinji i tij, efektiv i Policisë së objekteve. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në sy të dhjetëra kalimtarëve, në qendër të lagjes Kombinat në Kryeqytet. Krimi ndodhi në zonën ku banonin dy punonjësit e Policisë që u përfshinë në konflikt të ashpër mes tyre. Sipas Policisë, ngjarja nuk ka lidhje me detyrën e policëve, por gjithçka ka ndodhur pas një konflikti personal që ata kanë pasur me njëri-tjetrin, për motive xhelozie. Viktima e vrasjes është 41-vjeçari Bashkim Memia, i cili është goditur me një plumb në kokë dhe një në gjoks, nga polici i Objekteve në Komisariatin Nr.3, Gerti Domi, 40 vjeç. Sipas dëshmive të disa punonjësve të Policisë, autori ka tentuar të vrasë edhe veten, menjëherë pasi ka qëlluar kolegun, por një polic i ka hequr armën nga dora. Burime nga Policia e kryeqytetit thanë se efektivi i FNSH-së, Bashkim Memia, ka shkuar i plagosur rëndë në Spitalin Ushtarak, por nuk ka arritur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra. Menjëherë pas ngjarjes është bërë i mundur arrestimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, punonjësit të Policisë Gerti Domi, i cili mësohet se e ka pranuar autorësinë e ngjarjes. I arrestuari ka shpjeguar për grupin hetimor edhe arsyet që e “detyruan” të kryente vrasjen, pasi sipas tij, ishte xheloz për bashkëshorten dhe kolegun. Policia e Tiranës tha dje zyrtarisht se Gerti Domi u arrestua në flagrancë me akuzën e “vrasjes me dashje”.

NGJARJA

Rreth orës 12:50 të ditës së djeshme, dy punonjësit e Policisë, Bashkim Memia dhe Gerti Domi, janë përballur në qendër të Kombinatit, në Tiranë, në kohën kur po ktheheshin në shtëpi, pasi kishin lënë shërbimin. Pavarësisht se jetonin në të njëjtin pallat, pranë Komisariatit Nr.6, dy kolegët prej disa kohësh nuk ishin takuar dhe nuk flisnin me njëri-tjetrin. Përballja në rrugë ka rezultuar fatale për oficerin e FNSH-së së Tiranës, Bashkim Memia. Një konflikt personal që ai kishte me kolegun Gerti Domi ka detyruar këtë të fundit që të nxjerrë armën e punës nga brezi dhe ka qëlluar 3 herë në drejtim të Memisë. Në momentin kur ndodhi ngjarja, pranë tyre ishin edhe dhjetëra persona të tjerë, kalimtarë të rastit, por edhe punonjës policie. Sipas dëshmitarëve të pyetur nga grupi hetimor, Domi ka qëlluar me pistoletë 41-vjeçarin Memia dhe në një moment ka kthyer armën drejt vetes, por një punonjës policie ia ka hequr nga dora. Ai është arrestuar në flagrancë dhe është transportuar nga grupi i gatshëm i Komisariatit Nr.6, për në qelitë e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Ndërsa Memia, i plagosur me një plumb në kokë e një në gjoks, është nisur me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak, por aty ka ndërruar jetë.

HETIMI

Gjatë deklarimeve paraprake në polici, i dyshuari si autor i ngjarjes, Gerti Domi, ka pranuar autorësinë e ngjarjes, gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e grupit hetimor. Sipas burimeve nga Policia mësohet se Domi ka shfaqur pendesë për krimin e kryer, por ka deklaruar se gjithçka e ka kryer me dashje, pasi me kolegun, që e kishte edhe fqinj në pallat, kishte një konflikt gati 5-vjeçar për motive xhelozie. Të njëjtat burime thanë se Domi ka deklaruar se prej kohësh dyshonte për një lidhje jashtëmartesore, por situata ishte acaruar ditët e fundit, kur dyshimet e tij përfliteshin edhe nga persona të tjerë.

37 Komente

Sigurisht qe s'ka justifikim qe mund ta perligj kete lloj vrasjeje.Po njerez te tille nuk kane as ngjyre ,as profesion .Jane universal per fat te keq.

boh sa ka ra vlere e jetes te nesmiley
meq ra llafi,vetem kjo gruja domit ish grua ne lagje?

Po kur gruaja te ve flaken, dhe nuk i hyn gjemb ne kembe, cfare duhet te bej burri para ligjit? Apo te vrasi gruan, se rruge tjeter ska..

po flaken i vuri ,nuk e vrau dhe tismiley

po ke te drejte nje muaj ne spital bashke me djalin nuk eshte vrasje eshte plagosje..

Tani ,kjo ishte piromane apo i kish vajt shpirti ne maje te hundes nga burri ?

Ajo ishte kurve qe donte te vriste burrin, te merrte para nga vdekja e tij nga life insurance dhe te jetonte e lumtur me ate qe kishte gjetur..
Prandaj edhe nuk i ve shume faj autorit te mesiperm, do i ket ardhur shpirti ne maje te hundes dhe ka marr ate vendim..smiley

ketlin ,ketu nuk kemi probleme te tipit "life insurance" ..ehu ,ne jemi akoma te ceshtja e nderit ,oj goce smiley

PS: Vete e ka fajin Amerika, qe u ka dhene shume liri grave andej ;sikur nuk e dine qe grate fusin shejtanin ne shishe me ate "pamjen engjellore" te tyresmiley

ehe ashtu eshte. edhe une pash dy engje njeheresh sot ne restorant, po thuj shyqyr qe gruja me beri menjehere ateist smiley nuk do haj me dreke me gruan, secili ne zyre te vet

edhe gruaja jote rrezik kete gje do kete menduar smiley 

po pra po, pse se di ti qe ajo eshte nare per tu engjelluar kuturu? smiley

c'do te thote "nare"?

katunare ne qytetarce, si i thone engjellushit ne femerore?

engjellushe smiley

ah llushe

nga kjo rrjedh edhe palloshi me duket

Bamke, duhet te kishe sqaruar ndonje kod tjeter paraprakisht para se me pyt per ket.  Se kshu tulle si e ke bere ti pyetjen e humbet robi toruan (sic) pa jo per gje.

Menoja se kush do pergjigj do ish ne korent me lajmin, ashtu sic e kisha lexu une, kur tak del Panorama me i version krejt tjeter..

Ne fakt, gjetiu e kisha fjalen une.  Tip a eshte pune "toke e xanun bashkeshorti/bashkeshortja" qe pastaj jo plumbin, por tritolin sic ka dale moda andej.  Edhe po u vume ndonje epitet akoma me mire.  (Se m'u kujtua krejt rastesisht he, e shoqja e Metes per 8 Mars, qe tha te isha mashkull, e te me shante nenen ajo mua, dru.)  

Per "krime pasioni" pastaj ne pergjithesi s'jemi as te paret as te fundit.  Per mendimin tim, dueli i qemotit me te gjitha rregullat dhe kodet perkatese ishte dore me nje. 

Ehuuuuu n'Shqypni jane prish koalicione per icik tok te xanum .. smiley ose per sy e faqe e turp t'botes n'fakt se ai is tu xan toke tjeter smiley 

Po de, ndaj te thashe, si prolog te tragjedise se radhes, te kishe lene nje shenim per kodin e nderit te xanies smiley.

Tani, ne epilog? Vone, por gjithesesi "roger that" smiley.

Eshte shume ambigue c'nodh atje, njerez te deformum.. njerez qe e dine qe grate i flene me shefat, gra qe e dine qe gjysa "rroges" shko rrugeve, e per ket arsye cojne ene gjysen tjeter po rrugve.. Pranej ene ky poplli thjesht m'cuditi.. Si ska mesu nga aristokracia? Gjithsesi historia nuk qeka tamam sic na e solli Anila dje (sipas Shqiptares dhe BW per ate pune, ky bobja ishte anku n'shtet etj).. Nigjove Anile?

sad!

Ne fakt aristokroacia i ka pasur ca doke tip pas lindjes se trashegimtarit (femija e pare djale, se gezimin per djalin e pare s'e kemi vetem ne me copyrights) marredhenia behej e hapur, gruja n'pune te vet, e burri ne te tijin.   Duelet beheshin kur nuk ndiqeshin rregullat e "discretion", pa jo per aktin per se

Nejse, per ambiguitetet, cfare te them, nga ajo ane eshte mire qe te vesh ne Shqiperi ne vere, e te shullohesh ne diell e mos me e vra mendjen.  Se ne dimer, do s'do nga keto do degjosh.  Depressing smiley.

Ti flet si per alla frenga smiley Jena akoma bizantine! smiley Po une e kisha per ket aristokracine tone mi... qe te jap ne i rast te fresket fare.. Shko njoni e ja dredh gruse me njonen, rrifet nga i shoqi asaj e ndahet nga e veta. Martohet per here te dyte, ene ja dredh ene kesaj te dytes me ate dashen e pare.. smiley 

I shoqi asaj njones, pas rrahjes dmth, te ishte ndare me gru t'vet.  Te martohej me ish-te shoqen e Don Juanit, dhe pastaj t'ia dridhte me grun e dyte te Donit, edhe ... and they all lived happily ever after.

Jo si ky fatalizmi me siper.

(PS: qysh te qeshet me gjithe kete zjarrm dashnie qe paska plas sheshit andej mer, jazek te qofte.)  

Ka dhe keshtu : shkon  beqarja me nje te martuar ,e ndan martohet vete dhe me vone burri ja dredh me ish -gruan ; i kap kjo ne shtepi te vet madje ,e ndan burrin dhe burri martohet perseri me ish gruansmiley

Riciklim smiley

Po gocat aty ne Shqiperi vdesin te marrin statusin "kam qen njehere e martuar, por ai ma drodhi" smiley, ose bejne edhe nga nje femije dhe duan divorcin pastaj qe te jene te lira nga fjala detyrime ndaj burrit dhe familjes.. smiley

Pakez sqarim. Gjer sot ne mengjes, sitet e gazetave arsyetonin se ngjarja ndodhi pasi gruaja e Domit ishte ankuar per ngacmimin e rradhes nga antari i FNSH.  Kudo lexova mbeshtetje per aktin dhe mendova te pys ne peshqit..

sqarim me vend.... se te artikulli i Panorames thote keshtu:  ''Të njëjtat burime thanë se Domi ka deklaruar se prej kohësh dyshonte për një lidhje jashtëmartesore, por situata ishte acaruar ditët e fundit, kur dyshimet e tij përfliteshin edhe nga persona të tjerë.

lidhje jashtmartesore dhe ankese per ngacmim..., ndryshim i madh.

Duhet me u nda shapi nga sheqeri, a i "ngacmonte" gruan apo "flinte" me gruan e tij prej 5 vitesh. Nese e para edhe mund ta justifikoj, nese e dyta atehere duhet te t'ja kish hequr vetes.

Une them shejtanin e ka brenda.. por qofsha gabuar..

vetem pasi te boj publik testet e ADN-se te.... smiley 

Nuk me thot ndonjeri, kjo ngjarje  shume e rende, eshte pasoje  e ...:

-mentalitetit ?

-situates ekonomike ?

-martesave, pa dashuri ?

-Dobesimit te kodit te  familjes ?

-Indiferentizmit te shoqerise ?

apo..........................?

 Nuk do te ishte  keq, qe rreth ketyre te jepen opinione, besoj une.

Ja, te provojme perta bere nje test te tillin.Se edhe nje llaf i vetem mbase i mbyll te gjithe."Sherrrshe la famm", por i shkon kohes se .... Sulos 

 

grava ,te gjitha bashk por renditja varet sipas rastit,per rastin ne fjal mendoj se i pari esht dobesimi i kodit te familjes

vrasje ne gjendje te renduar psiqike... 5 - 10 vjet burg merr ky. ai tjetri iku per lesh. duhet mbajtur goja nganjehere.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).