Opozita do të kërkojë interpretim në Gjykatën Kushtetuese për kuorumin e deputetëve në tre raundet e para.

Partia Socialiste mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar nenin 87 të Kushtetutës, që përcakton mënyrën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.
Burime nga Partia Socialiste pohojnë se Gjykata Kushtetuese duhet të sqarojë saktë se cili duhet të jetë kuorumi i deputetëve në sallën e Kuvendit në tre raundet e para, kur kandidati për President duhet të sigurojë 84 vota. Në Kushtetutë, në nenin 87 të saj, pika 3, thuhet se “Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë, kur një kandidat merr jo më pak se tre të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në votimin e katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit”. Por në këtë pikë të nenit 87 nuk përcaktohet se kur seanca plenare quhet e ligjshme në tre raundet e para, kur për zgjedhjen e Presidentit kërkohen 84 vota. Sipas socialistëve, Gjykata duhet të shprehet për këtë pikë, që sipas tyre përbën një ngërç që nuk duhet anashkaluar. Sipas këtyre burimeve, nuk mundet që tre raundet e para për zgjedhjen e Presidentit të konsiderohen të ligjshme, kur në sallë ka vetëm 74 deputetë të maxhorancës, ndërsa Presidenti kërkon 84 vota. Deputetët socialistë do të presin nga Gjykata Kushtetuese që të saktësojë kuorumin e deputetëve në sallën e Kuvendit për tre raundet e para, për t’i konsideruar të ligjshme edhe nga ana formale zhvillimin e tyre. Por nëse Gjykata Kushtetuese do të vendosë se tre raundet e para të zgjedhjes së Presidentit do të konsiderohen të ligjshme vetëm nëse në sallën e Kuvendit do të ketë të paktën 84 deputetë, minimumin e kuorumit për të zgjedhur kreun e shtetit, atëherë sipas tyre, kjo do të çonte në përzgjedhjen e një Presidenti konsensual.
Kostitucionalistët
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe drejtori ekzekutiv i Institutit të Studimeve Gjyqësore dhe Kushtetuese, Fehmi Abdiu, i pyetur nëse ka në Kushtetutë një çështje që kërkon interpretim, u shpreh se është një problem i diskutueshëm. “Ky është një problem për t’u diskutuar dhe i përket si karakterit praktik, ashtu dhe atij teorik. Në vështrimin formal ngjan me rastin e interpretimit që Gjykata Kushtetuese e Kosovës i bëri zgjedhjes së Presidentit të vendit”, u shpreh Abdiu. Ndërsa një tjetër emër i njohur i jurisprudencës, kostitucionalisti Luan Omari, pa dashur të hyjë në detaje të çështjes, u shpreh se “kjo çështje mund të kërkojë interpretim të nenit përkatës nga Gjykata Kushtetuese”. Por nëse socialistët do të duhet t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, kjo është një çështje që nuk pret shumë në kohë, duke ditur dhe afatet e papërcaktuara kohore që kjo gjykatë ka për të marrë në shqyrtim e aq më tepër, për të dhënë vendimin për këtë çështje, ndërsa Presidenti i ri i Republikës do të zgjidhet brenda muajit korrik të këtij viti. Një vendim i Gjykatës Kushtetuese disa muaj para nisjes së procesit të zgjedhjes së Presidentit do të detyronte palët të binin në një konsensus mes tyre për të gjetur një emër të gjithëpranuar, si nga maxhoranca, ashtu dhe nga opozita, pasi në të kundërt, tre raundet e para të votimit do të cilësoheshin të pavlefshme nëse opozita nuk është dakord me emrin e kandidatit dhe do të mungojë në votim.

Edi Rama
“Kushtetuta e Republikës dhe pse e ndryshuar, parasheh një zgjedhje konsensuale të paktën për tre raundet e para. Unë besoj se fryma e Kushtetutës është kjo, dhe nuk është vendi për të kërcitur dhëmbët e për të thënë, siç kam dëgjuar Saliun, që Presidenti do të jetë politik dhe një nga figurat kryesore të PD-së. Nga ana jonë, ne s’do të hyjmë në asnjë lloj debati emrash të përveçëm, do të propozojmë një proces. Jemi të gatshëm të japim kontributin tonë në këtë proces, pa kërkuar të imponojmë asnjë lloj kandidature”, është shprehur kreu i PS-së.

Sali Berisha
Në mbledhjen e parë të qeverisë për vitin 2012, Kryeministri Sali Berisha deklaroi se kryetari i ri i shtetit do të zgjidhet në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit. “Ky është viti i zgjedhjes së Presidentit. Garantoj se do të zgjidhet në përputhje me Kushtetutën. Çdo përpjekje për të imponuar dëshira suplementare në raport me Kushtetutën do të pësojë dështimet që kanë pësuar të tjerët. Të bëjmë përpjekje për t’i dhënë vendit një President në lartësinë e detyrave, Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, me integritet të plotë”, u shpreh Berisha.

Bamir Topi
“S’ka nevojë që ta thotë askush, sepse e kam thënë unë që nuk do të rikandidoj për një mandat tjetër; vetëm në rast se, zotërinjtë që kanë në dorë ndryshimet kushtetuese për të bërë zgjedhjen e Presidentit ashtu sikurse e meriton, nga populli. Nëse do të ketë një ndryshim të kësaj natyre, që zor se do të ketë, sepse janë vetë politikanët që i druhen verdiktit popullor, unë do të jem në garë dhe e ftoj cilindo që të jetë në garë për të marrë verdiktin drejtpërdrejt nga njerëzit e thjeshtë, nga populli”, është shprehur Presidenti Topi.

 

11 Komente

Dashkan dhe Presidentin keta,ju shperblye deri ne fund mundi qe dy vjet u perpoqen me greva e demostrata,moren Avokatin e Popullit.

Ah se desh harrova,diten e pare  qe mori detyren,ku u fal Kryetari i ri i Gj K ?

 

 Ylli Manjani: Opozita, argumente naive per zgjedhjen e presidentin

Sekretari per Ceshtjet Ligjore dhe Zgjedhore ne LSI, Ylli Manjani deklaron se argumentet e nje pjese te opozites per bllokimin e procesit te zgjedhjes se presidentit jane naive. Ai thekson se opozita duhet te merret me alternativa politike dhe te shpjegoje se perse ka bllokuar integrimin e vendit. "Nje opozite konkrete merret me ofertat politike, nuk merret me nene, pika apo presje. Te kerkosh nje president konsensual, ne rastin e opozites, duhet me pare te kerkosh falje pse ke bllokuar integrimin, te kerkosh falje per mos votimin e Gjykates Administrative. demonstratat dhe per 21 janarin".  Klasa politike duhet te behet e pergjegjshme per zgjedhjen e kreut te shtetit duke u bazuar te Kushtetuta. "Nuk eshte hera e pare qe zgjedhim Presidentin. Me kete Kushtetute, qe kur eshte miratuar jane zgjedhur dy presidente, nuk po perfshije dhe zotin Meidani. Ne te gjithe rastet ka pasur proces politik, pavaresisht vecanerisht qe ka pasur secili prej proceseve kane qene politik. Nuk eshte e ndershme qe t'i vesh pengesa, te nxjerresh pretekste dhe te argumentosh ne menyre naive, sic po tentojne te bejne disa ne kete rast", tha Manjani

 

 

..sipas avokatit  Spartak Ngjela, per 

Neni 87

3. Presidenti zgjidhet ne votimin e pare, te dyte ose te trete kur nje kandidat merr jo me pak se tri te pestat e votave te te gjithe anetareve te Kuvendit. Ne votimin katert dhe te peste zgjidhet President kandidati qe siguron me shume se gjysmen e votave te te gjithe anetareve te Kuvendit. 

...është i mendimit se “bazë duhet të merret precedenti i Kosovës”. “Në rast se do të zgjedhë presidentin me 71 vota parlamentare, pa bërë kuorumin e 84 deputetëve në tre raundet paraprake, është grusht shteti. Opozita do ta pranojë grushtin e shtetit? Unë them se jo”, tha Ngjela. Avokati thekson se “nuk ka nevojë, se e ka zgjidhur Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Patjetër mund të jetë precedent për ne. Të gjitha Gjykatat Kushtetuese të Europës, që janë në një bashkim, janë precedentë. Aq më tepër, kjo ka marrë viston edhe të Strasburgut, edhe të Venecias. Që do të thotë se është zgjidhur kjo çështje. Në rast se nuk ke në prej 84 votash, nuk mund të ketë votim. Procesi hapet në Parlamenti për të votuar një ligj që do 71 vota, pa qenë 71 në sallë, jo më për kreun e shtetit. Atëherë pse të hapet për presidentin, e pamundur, është pamundësi absolute”.

 

Para 4 vitesh opozita "e pergjegjshme" nuk pranoi asnje bisedim per president konsensual, sepse si "pergjegjshme" donte ta çonte vendin ne zgjedhje te parakohshme. Nga kjo qari i Bamir Topit.

Kete here, po paten ndonje mendje, ta diskutojne, perndryshe ne p.s. se as ka nevoje ti pyesin kush. Le qe s'i dihet, mund ti dali edhe me mire me president nga radhet e mazhorances, sic ka treguar deri tani.

Kete here, po paten ndonje mendje,...

 

.... në kuadër të kësaj strategjie, PS-ja është e gatshme që t’u propozojë demokratëve një proces  për të përzgjedhur emrin e Presidentit të ri të Republikës njesoj si Avokati i Popullit...shume interesante apo jo..

 

Ne fakt, ndryshimi eshte bere as mish as peshk, qellimi ishte te zgjidhej Presidenti me 71 vota, mirepo forma qenka e qarte qe duhet te jene te pranishem te pakten 84 deputete per te filluar votimin.

Gj.K nuk ka shume per tu menduar, meqenese vete neni parashikon nje prani ne 3 roundet e para prej te pakten 3/5 te deputeteve.

Sales i duhet te bleje nja 10 deputete nanoiste, per te filluar votimin, me duket se e mori presidencen Tosi.

Megjithate ka edhe nje mundesi tjeter, e bejne shty te shtyjme, derisa shpallin zgjedhjet e parakohshme ne janar 1913 (per 6 muaj pushtet s'behet qameti) i fusin nje te rregulluar bashkarisht, Rama me Berishen duke e bere me 71 deputete qe ne votim te pare, pastaj kush fiton zgjedhjet fiton edhe Presidentin e ri, me pak fjale ashtu si deshen te dyja palet kur e ndryshuan kushtetuten.

Mire e ke ti or lum miku por hajde mbushi mendjen Lartmandhnise se TIJE qe duhen kaq apo aq deputete apo zgjedhje te parakoheshme e me the e te thashe.

Presidenti zgjidhet nga LARTMADHNIJA E TIJE. PIKE!

Naltmadhnia e Tij nuk ka ça te beje nese GJ.K-ja thote se pa 84 deputete nuk nis votimi, mund t'i korruptoje gjykatesit me  1 milione dollare per koke, nese e ka vendosur qe i duhet atij vendi i Presidentit, po ama po foli GJ.K-ja, mbaroi filmi.

Jo se Gj.K ka taborre me ushtare qe e detyrojne Salen ti bindet, po Gj.K.-ja mbeshtetet nga nderkombetaret, te cilet gjithçka mund t'i falin Sales perpos mosbindjen nga Kushtetueses dhe Sala e di mire, qe nderkombetaret te vene e nderkombetaret te heqin, mesa duket kete e ka kuptuar se fundmi edhe Rama, i cili deri vjet kujtonte se ne Shqiperi llafin e fundit e kane shqiptaret.

Ore kot per muhabet, e di ti ku shkoi ne oren 8 pa nje cerek Kryetari i Gj K diten qe u zgjodh apo jo,ta thom una,i puthi doren Naltmadhnise se TIJE dhe ne oren 8 u paraqit ne zyren e tije.

Nuk e kuptoj fare kete taktike te PS-se per te pyetur GJK per zgjedhjen e presidentit.

Kushtetuta e thote qarte se si zgjidhet, keshtu qe, nuk mund te argumentohet nje pyetje e tille, sidomos kur thelbi i kerkeses eshte anashkalimi i detyrimit kushtetues dhe moralit te demokracise. Nje kerkese e tille do te kishte perbrenda kercenimin ne hije per te bojkotuar paralament apo anashkaluar detyrimin e deputetit per te bere detyren e tije ne nje fryme demokratike. Mendoj se nqs. behet nje pyetje e tille GJK do ta hedhe poshte kerkesen si te pa argumentuar.

Pas kesaj ideje qendron politika bllokuese e PS-se, por kjo nuk ka gjasa te ndodhe sepse ne kete rast PS-ja do te kishte edhe nderkombetaret kunder qe kerkojne qe te respektohet shteti ligjor, kushtetuta dhe parlamenti shqiptar. me teper mund te jete nje provokim Medfiatik, trysni ndaj maxhorances per te leshuar pe ..edhe pse pa shkak e arsye te llogjikshme politike.

Eshte absurde te supozohet se PS-ja nuk do te jete ne parlament daten e votimit te presidentit te ri. PS-ja i ka te gjitha hapsirat ligjore, politike e kushtetuese te prezantoje kandidatin e saje per president. Ballafaqimi i propozimeve dhe perzgjedhja e asaj kanditature qe merr shumicen kualifikuese te votave do te behet president.

Nje llogjike e mundshme qe PS-ja te mos propozoje per votim nje kandidat te sajen dhe te ndertoje strategjine politike me bojkotimin e mundshem te seances parlamentare duke kerkuar nje president qe del nga pazari jashte kushtetutes dhe jashte nje votimi te ndershem demokratik ne parlament eshte budallallek i madh politik dhe jahste cdo llogjike te funksionimit te parlamentarizmit e demokracise ne vend.

Nje shembull psh. nga Gjermania sqaron me mire kete dileme qe vetem dileme nuk mund te jete: Ne Gjermani presidenti propozohet nga Kancelari, dhe Opozita. Keta dy kandidate hidhen per votim ne parlament dhe kush merr shumicen e votave behet president. Keshtu ndodhi edhe me presidentin aktual Christian Wulf qe u propozua nga Kancelarja, e qe vinte nga rradhet e Partise se Kancelares dhe u be fale shumices qe ka koalicioni qeverises President. Edhe Wulf-i nuk e pati te lehte apo u zgjodh me votimin e pare. Ne shqiperi dhe Gjermani eshte e drejte e kryetarit te qeverise te propozoje dhe te perdori shumicen parlamentare per te zgjedhur ate qe do ne ate post. kjo nuk ka te beje fare me dhune politike nga qeveriu! Askush nuk mund te thote se nuk eshte perzgjedhje demokratike perzgjedhja e nje kandidati qe eshte antar i partise ne koalicionin qeverises sic eshte presidenti gjermna Wulf. Vetem ne Shqiperi ndodhin keto gjera. Edhe pse ka nje kushtetute, biles eshte bere ne vullnet te dy paleve kryesore kerkohet pa piken e llogjikes dicka tjeter ngase eshte e shkruar dhe duhet te funksiononte pa problem

Une mendoj se PS-ja do te shkaterroje veten perfundimisht po ti futet perseri aventures bojkotuese ne parlamentin shqiptar. Ka nje kufi qe nuk mund te ri-shkelet kaq kollaj me!

Cdo Mediatizmim i vazhdueshem rreth dilemes se perzgjedhjes se presidentit me kesiso iderash jo-demokratike nga ana e PS-se eshte nje kohe-humbje me teper dhe vlen hic-gje!

kev

Ka nje precedent per zgjedhjen e presidentit ne vitin 2007, ku megjithese ne votimin e raundeve te para nuk kane qene te pranishem 84 deputete, ato raunde jane quajtur te euzauruara. Shqiperia nuk ka lidhje me Gjykaten Kushtetuese te Kosoves dhe kjo s'perben asnje precedent per institucionet ne Shqiperi. Shqiperia ka lidhje me precedentin e vitit 2007 te parlamentit te saj. Nderkaq, vete kushtetuta demokratike e Shqiperise e shpreh qarte se 84 vota duhen per t'u zgjedhur president ne tre raundet e para, jo si kuorum. Nuk flitet askund per kuorum aty. Kuorumi parashikohet ne nenet e tjera te kushtetutes dhe shprehet qarte se eshte nje me shume se gjysma, pra 71. Nje raund votimi quhet i euzauruar edhe ne qofte se nuk ka kandidat per president fare. Cdo gje eshte kopsitur mire ne Kushtetute me konsensus te perbashket te dy partive qe shprehin vullnetin e njerezve qe perfaqesojne. Tani qe Rama do ngelet me gisht ne goje, te provoje cdo strategji qe don po zgjedhjen e presidentit nuk e ndal dot se kushtetuten e ka ndryshuar me doren e tij.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).