Tabaku: Vetë drejtuesit, si të Ndërmarrjes Funerale dhe të Ndërmarrjes nr. 1, nr. 2 dhe nr. 3, kanë propozuar këto ndryshime

 

Pas pushimit nga puna të 70 punonjësve të Ndërmarrjes së Shërbimeve Funerale, Bashkia e Tiranës do të vijojë strukturimin e punonjësve në dy ndërmarrje të tjera. Përmes një deklarate për shtyp nënkryetarja e bashkisë, znj. Jorida Tabaku, ka sqaruar se vendimi është marrë pasi u analizua puna e punonjësve të shërbimet funeral dhe u vërejt mbivendosje funksionesh. Sipas Tabakut, në fillim u sugjerua një reduktim stafi prej 300 personash, ndërkohë që u vendos për një ristrukturim të të gjitha drejtorive. “Bashkia do të respektojë kontratën me punonjësit, do t’iu paguajë punëtorëve 2 paga. Ristrukturimi u bë për të shmangur mbivendosjen e funksioneve. Masat u morën pas vendimit të Këshillit Bashkiak që secila drejtori të marrë përgjegjësitë. Me një vendim të tillë synohet ulja e fondit të pagave dhe rritja e investimeve. Ndërmarrjet 1, 2 dhe 3 preken nga shkurtimet. Punonjësit janë njoftuar menjëherë pas marrjes së vendimit të Këshillit Bashkiak për shkurtimet”, - sqaroi Tabaku.

 

Cilët nga sektorët, përveç Shërbimeve Funerale preken në numër të madh?

Përmenda pak më parë Ndërmarrjen nr. 1 të qytetit, që merret me pastrimin dhe gjelbërimin, Ndërmarrjen nr. 2 me mirëmbajtjen e rrugëve dhe ndriçimin, dhe Ndërmarrjen nr. 3 me mirëmbajtjen e shkollave. Në total, janë shkurtime prej 300 punonjësish. Ju i keni pasqyruar edhe në momentin që u mor vendimi i Këshillit Bashkiak dhe nuk është diçka e re për publikun, vetëm se tani ka filluar që vendimi të zbatohet dhe të zbardhet.

 

Kur u është komunikuar punonjësve? Disa nga punonjësit thonin se nuk u është komunikuar kjo gjë.

Sipas afateve ligjore, dhjetë ditë pas marrjes së vendimit të Këshillit Bashkiak të gjitha njësive që kanë pasur prekje në staf u është komunikuar ky vendim dhe ato kanë komunikuar si me sindikatat dhe Ministrinë e Punës, për të bërë lajmërimet. Vendimi është marrë në tetor, për të lejuar dy muaj kohë, që të fillonte zbatimi në janar, ndërkohë që ne duhej të plotësonim edhe detyrimet financiare që lidheshin me këtë. Për ndërmarrjet, sigurisht që kjo nuk është diçka e re, sepse analiza e punës dhe funksioneve ka dalë nga vetë ndërmarrjet. Vetë drejtuesit, si të Ndërmarrjes Funerale dhe të Ndërmarrjes nr. 1, nr. 2 dhe nr. 3 kanë propozuar këto ndryshime. Ne vetëm kemi reflektuar ndryshimet që ato kanë propozuar, plus që ka pasur edhe ndryshime të tjera që ishin të imponuara nga vendime të Këshillit të Ministrave, p.sh. Cirku i Tiranës nuk i përket më pushtetit lokal, por i përket pushtetit qendror, pra ishin një sërë vendimesh që reflektonin, si vendime të Këshillit të Ministrave, edhe kërkesa të vetë njësive të varësisë të Bashkisë së Tiranës, që ishte e nevojshme të reflektoheshin.

 

Me sa reduktohet fondi i pagave me këtë vendim?

Me këtë ristrukturim ne kemi reduktuar fondin e pagave me 4% në vitin në vijim dhe të gjitha këto shkojnë për investime, për projekte kapitale, që besoj jeni njohur të gjithë, nga prezantimi i buxhetit.

 

Në momentin që keni ardhur në Bashkinë e Tiranës e keni gjetur të fryrë administratën e Bashkisë dhe kjo është një ndër arsyet, që është rrjedhojë e kësaj apo…?

Ne kemi deklaruar me kohë që administrata e Bashkisë së Tiranës ka qenë e fryrë, por pas analizës së kujdesshme që u bë, pas analizës së funksioneve që kryente çdo ndërmarrje, duke pasur parasysh se për të njëjtin pozicion pune paguheshin dy persona, duke qenë se ne paguanim edhe firmën e pastrimit, edhe punonjësit e Ndërmarrjes nr. 1 për të njëjtin funksion, atëherë u pa e nevojshme që të evitoheshin këto mbivendosje. Besoj se qytetarët e Tiranës janë më të interesuar se si i shpenzojnë taksat e tyre, sesa për mënyrën se si kjo ndodh.

 

Për këta punonjës, të cilët mbeten pa punë tashmë, a do të ketë një vendim të dytë ku do të shkojnë këta njerëz?

Sigurisht që e përmenda pak më parë, që nuk është e thjeshtë. Ne po marrim masa, që ata të paktën të kenë një pagë prej dy muajsh, siç e lejon edhe kontrata e tyre, ndërkohë në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, këta janë të regjistruar në listën e punëkërkuesve për qytetin e Tiranës dhe ne do të përpiqemi së bashku me sektorin privat, të shikojmë mundësitë. Besoj se të gjithë u njohët me vendimet që u morën në Këshillin Bashkiak për lehtësirat që ne do të ofrojmë për bizneset e reja, që do të marrim persona pikërisht nga lista e punëkërkuesve, për qytetin e Tiranës. Bashkëpunimi me Ministrinë e Punës në këtë rast është shumë i ngushtë, për të ndihmuar këtë proces tranzicioni, që të ishte sa më i lehtë për të gjithë.

12 Komente

Skandali nuk eshte se u pushuan 70 punonjes te varrezave, sepse ne fund te fundit punen e tyre e ben ndermarrja e gjelberimit.

Skandali eshte qe per mirembajtjen e varrezave bashkia ramiste kishte punesuar 70 ushtare te bindur.

Skandali eshte qe per mirembajtjen e varrezave bashkia ramiste kishte punesuar 70 ushtare te bindur.

 

hunter, keshtu e kane keto pune, duhet ta pranojme dhe nuk ka si te jete tjeter, se ne si shtet akoma nuk e kami arritur ate nivel qe influenca politike tek institucionet te jete minimale si ne evropen veriore.

Hikin 70 ushtare te nje ushtrie e vijne 70 ushtare te tjetres.

Per mendimin tim e rendesishmja eshte qe te behen punet, qe qytetarit ti sherbehet sado pak, qe te rritet modernizohet e permiresohet sado pak niveli jeteses ne Tirane dhe vete qyteti te ndryshoje por per te mire.

Shpresojme ...

300 vet  te pushkatum.

..ne rruge te madhe, vetem me nje "ristrukturim" te zonjes Tabaku..!!!!

Po te ishte fjala per ristrukturim simbas fjalorit te gjuhes shqipe, do te thoshte se se keta 300 vete do te vazhdojne te jetojne duke punuar, dmth do te punesoheshin ne nje strukture te re, punesimi por ata jane pezulluar(pushkatuar) nga puna!!!! 

Me këtë ristrukturim ne kemi reduktuar fondin e pagave me 4% në vitin në vijim dhe të gjitha këto shkojnë për investime, për projekte kapitale, që besoj jeni njohur të gjithë, nga prezantimi i buxhetit

..ketu simbas Tabakut, nga "ristrukturimi".... fondi i pagave 4%  reduktohet dhe  shkon per investime!!!!!!, me nje fjale " Hiqja Lolit dhe jepja Colit, rrogen" ky eshte RISTRUKTURIM?!!!!!!

... ai INVESTIMI( 4%-shi )ne kurriz te reduktimit te pagave, (heqje nga puna te  300 vetave) nuk eshte hic e drejte,  nje ivestim publik ska vlere nese ngrihet mbi bazen e nje vlere qe renon jeten sociale te 300 veteve!!!smiley

Sa vende te reja pune tha qe do te hape zoti Basha?

Kesaj tabakjes i shkoka gjithmone mendja tek e "fryra" Ose gabim i shqipes ose paragjykim i saj . Sepse Organikat nuk "fryhen " Jane te tjera qe fryhen , enjten , bumehen , etj .Ne kete rast me mire do ishte te vleresohej si "jo efektive " e " mbingarkuar " e te tjera terma qe Left me .....yyyyyyy ne fund , me qe ka mbaruar edhe Lice me ....yyyyyyy ne fund , mundet ti trajnoje ne oratori keto zedheneset plotenergji e argumente !
Ristrukturim ...eshte e vetmja fjale qe argumenton nje Titullar per te pushimet nga Puna .Me kete motiv 'te pushuarit " nuk kane shanse te fitojne Gjyqin . Por marifeti eshte se Ristrukturim e ka fjalen per "ndryshim " rrenjesor sektori , jo zevendesim punonjesish .
Psh qe Saliu shquhet per "varrmihes " kjo nuk do te thote qe Luli ta pushoje nga Puna dhe ne vend te Saliu vendos Jozefpercken smiley

Ene ju kapeni mas llafeve...dmth cic mic. A keni noj gjo me ne thelb...pa per tu kap me cic mice jena te gjithe.

Ja ristrukturimi i Tabakut..... kam nje mik une qe punonte ne Bashki, prej 10 vjetesh, se bashku me gruan, me tre femije dhe plaken.... shtyheshin ashtu, si me te keq, burre e gru, merrnin aty te 400 mije lekshi dhe nja 150 plaka, e me nai pune te vogel private, sikur bonin sikur jetonin... (Emo, po te ngas lllafne per Resmine...) tani, per hater te ristrukturimit, ket hallexhiun e heqin prej pune...po gjysma e te keqes, vetem ate, e ç'pune i prishte ai ristrukturimit...? nje hallexhi me tre femije...? po keto nuk i shofin keta?

tani, po te bojsh nje perllogaritje...nja 200 veta nga tatim-taksat, nja 100 veta nga policia bashkiake, nja 300 veta nga gjelberimi dhe nja 100 te tjere nga administrata e bashkise (me ate fillim) po sa paska pas dhe sa i paskan met asaj dreq bashkie ....dhe ky u qujtka ristrukturim...me hapjen e asaj te flamosur zyre per mbrojtjen e qytetarit, me nja 300 punonjes (te pakten sipas shtypit) atehere çar dreq ristrukturimi po u boka, kur heq ca e shto ca te tjere...???????

Pse kane frike te thone xhanem,do hiqen Socialistet dhe do vihen tanet.Pike.

Pse re nuk je socialist ti? smiley

Ksaj rradhe do vehen tonet , mjaft mo hongret ju e kena rradhen ne tashi.
E di vete ti

Zojush jorida, cer donit me thone me kete deklarimin ketu:

Besoj se qytetarët e Tiranës janë më të interesuar se si i shpenzojnë taksat e tyre, sesa për mënyrën se si kjo ndodh.

kjo fliskerkesh-kerkesh ka si Sfinksi.....
do thellim kjo,nuk e zgjidh dot gjithkush,jo,m'vje keqsmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).