Këto zotime, zoti Thaçi i ka bërë si kundërpërgjigje ndaj paralajmërimeve të Vetëvendosjes për bllokimin e pikave doganore të Kosovës për mallërat që vijnë nga Serbia.

Nuk do të lejojmë përsëritjen e janarit të vitit të kaluar të Tiranës edhe në Prishtinë, ka thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Këto zotime, zoti Thaçi i ka bërë si kundërpërgjigje ndaj paralajmërimeve të Vetëvendosjes për bllokimin e pikave doganore të Kosovës për mallërat që vijnë nga Serbia.

RADIO EVROPA E LIRË: Zoti kryeministër, janë paralajmëruar disa protesta dhe bllokada të reja kufijve të Kosovës. Si mendoni të reagoni në këso situata dhe a do të mund të menaxhoni gjendjen?

HASHIM THAÇI: Viti 2012 është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Republikën e Kosovës. Ne me datën 19 janar do të kemi vizitën e komisionarës Malstrom për dorëzimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave në Republikën e Kosovës, ndërsa me 24 janar do të dilet me qëndrimin e qartë se viti 2012 do të jetë viti përmbyllës i pavarësisë së mbikëqyrur në Kosovë.

Do të jetë jashtëzakonisht me rëndësi për ne që të punojmë me standarde, vlerat, dhe vizionin evropian, dhe në asnjë rrethanë të merremi me veprime që e kthejnë Kosovën prapa, që prezantojnë Kosovën me një pamje që nuk përkon realitetin demokratik, me një pamje që rrezikon të ardhmen evropiane dhe me një pamje që definitivisht rrezikon edhe progresin për përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur.

Paralajmërimet e krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje për zhvillime apo reagime të dhunshme për të marrë në kontroll, në mënyrë formale, kufijtë e Kosovës, janë mesazhet më të këqija të mundshme që mund t’i ndodhnin Kosovës në këtë kohë, tejkalojnë çdo autoritet kushtetues, legal dhe moral. Paralajmërimet e tyre për veprime të dhunshme, janë diçka që më së paku i duhej Kosovës në këtë kohë. Nuk është në rolin opozitar, por të një grupi joformal, pa ndonjë objektivë në kuptimin e reformave, por plotësisht kundër-kushtetues, ligjor, anti-reformator.

Duhet ta kuptojnë që me veprime të dhunshme nuk fitohet pushteti dhe në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë që zhvillime të tilla të pretenduara të dhunshme nga krerët e kësaj partie të jenë pamja e Republikës së Kosovës, në përmbyllje të vitit të katërt të pavarësisë.

RADIO EVROPA E LIRË: Rrjedhimisht nga kjo, a do të lejoni që pikat kufitare të Kosovës të mbyllen, siç pretendon kjo parti politike?

HASHIM THAÇI: Krerët e  Lëvizjes Vetëvendosje, që t’i quaj “Vetëfundosje”, do të vetëfundosen, por nuk do të lejojmë që Kosovën ta fundosin në asnjë rrethanë. Nuk do të lejojmë gjithashtu qëllimin e këtyre krerëve të kësaj partie që janarin e vitit të kaluar të Tiranës ta sjellin këtë janar në Prishtinë.

Shteti i Kosovës do të funksionojë në mekanizmin e vet kushtetues dhe ligjor, dhe këta krerë morën përgjegjësi personale për inicimin e këtyre veprimeve të paralajmëruara të dhunshme ndaj institucioneve dhe shtetit të Kosovës.

RADIO EVROPA E LIRË: Ky aksion i Vetëvendosjes është paralajmëruar edhe si një lloj kundërpërgjigje ndaj masave të reciprocitetit. A po i respekton dhe zbaton qeveria juaj masat e tilla në raport me Serbinë?

HASHIM THAÇI: Ne jemi duke respektuar në plotëni Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Sot, askush nuk ka të drejtë të pretendojë të marrë në duar autoritetin e institucioneve. Këto institucione kanë dalë nga vota e lirë. Ata duan pushtet me dhunë. Duan që të cenojnë institucionet e vendit. Kjo nuk është protestë në kuptimin e kërkesave politike dhe se ajo është e drejtuar drejtpërdrejtë kundër institucioneve të shtetit me prapavijë të qartë politike që nga Dheu i Bardhë e Merdar të zhvendosen përballë institucioneve të Republikës së Kosovës për të provokuar marrjen e dhunshme të pushtetit.

Diçka e tillë nuk do të ndodhë në Kosovën e lirë, të pavarur, sovrane e demokratike. Paralajmërimet për veprime të dhunshme të krerëve të kësaj partie janë ogurzi për Kosovën. Unë i falënderoj qytetarët e Kosovës dhe gjithë spektrin politik që janë distancuar prej tyre. Pushtetin me dhunë askush nuk do të mund ta marrë në Kosovë, ngase do të vijnë zgjedhjet e lira ku maten forcat politike. Sot patriotizmi më i madh për të gjithë njerëzit është respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve.

Puna për integrime evropiane dhe jo imitimi i Zvonko Veselinoviqit nga këta krerë të paralajmërimeve të dhunshme. Prandaj, ne si qeveri do t’i kryejmë obligimet kushtetuese e ligjore dhe se nuk do të mund të thirret askush në motive patriotike për ta dëmtuar imazhin, perspektivën evropiane të Kosovës. Pra, këto veprime të paralajmëruara të dhunshme të krerëve të Vetëvendosjes do t’i dëmtojnë kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, perspektivën e saj evropiane, procesin e liberalizimit të vizave, procesin e përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur.

Paaftësia e tyre e tyre për t’u ballafaquar me ide dhe alternativa politike në Parlament i ka ngjallur idetë e tyre për veprime të dhunshme në rrugë. Por, jam i sigurt se populli i Kosovës, institucionet e saj, partitë politike dhe e gjithë bota demokratike do të distancohet prej këtyre paralajmërimeve të veprimeve të dhunshme të krerëve të kësaj partie. Por, përgjegjësia do të jetë direkt personale e tyre për dhunën e paralajmëruar nga ata. Shteti i Kosovës nuk do të dorëzohet nga dhunuesit e ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës.

RADIO EVROPA E LIRË: Ndërkohë, zoti kryeministër bllokada e barrikada ka edhe në veri të Kosovës. Do t’u jepni fund ju si qeveri këtyre veprimeve apo edhe paralajmërimeve tjera për bllokadat në mënyrë që shteti i Kosovës të ketë kufij të hapur evropian, ashtu siç pretendon?

HASHIM THAÇI: Qeveria e Republikës së Kosovës punon me model evropian duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës bashkërisht me të gjitha autoritetet ndërkombëtare. Nuk është mirë që këta krerë marrin si shembull modelin serb të bllokadave. Perspektiva e Kosovës është në procesin integrues dhe jo në atë bllokues.

Prandaj, ne do të punojmë bashkë me të gjithë mekanizmat ndërkombëtar. Sot për herë të parë kemi doganierë dhe policë kufitarë në pikat 1 dhe 31 në veri. Do të ketë lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave dhe është një proces i pakthyeshëm i normalizimit të gjendjes edhe në veri, pra për lëvizje të lirë, për sundim të ligjit, për zgjedhje të lira, për lidership legjitim dhe investime socio-ekonomike.

RADIO EVROPA E LIRË: Si i shihni paralajmërimet e përfaqësuesve serbë atje për referendum?

HASHIM THAÇI: Asnjë veprim i njëanshëm nuk do të ketë asnjë vlerë dhe asnjë reflektim në kuptimin e jetës institucionale.

RADIO EVROPA E LIRË: Mbesim edhe pak te veriu. Zoti kryeministër, presidenti serb Tadiq ka paralajmëruar katër pika për diskutim në dialogun Prishtinë – Beograd, ku bëjnë pjesë dhe ato për dialog në lidhje me të ardhmen e veriut të Kosovës dhe zonat e kishave ortodokse serbe. Jeni të gatshëm të bisedoni me zotin Tadiq për këto tema? 

HASHIM THAÇI: Kosova është vend i pavarur e sovran. Për Kosovën vendosin institucionet e saj. Jemi të gatshëm të kemi bashkëpunim të mirë fqinjësor të mirë si dy vende të pavarura e sovrane në interesin e dy popujve tanë, për interesin e integrimeve euro-atlantike, paqes dhe stabilitetit në rajon. Por, për Kosovën vendosin institucionet e Republikës së Kosovës, kemi Kushtetutën, ligjet tona dhe do të punojmë në përputhshmëri me to.

RADIO EVROPA E LIRË: Në fillim të intervistës ju e përmendët çështjen e udhërrëfyesit dhe përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur. Sa, në fakt, jeni optimist se gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës do t’i përmbyllë këto dy procese?

HASHIM THAÇI: Qeveria e Kosovës është e zotuar t’i përmbyllë këto dy procese. Edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, por edhe përmbyllja e pavarësisë së mbikëqyrur janë duke u rrezikuar nga këto mesazhe të dhunshme të krerëve të Lëvizjes “Vetëfundosje”.

Prandaj, ju e shihni edhe shembullin e Shqipërisë, se çka i ndodhi Shqipërisë, kur nga disa veprime jo në përputhshmëri me kushtet dhe rrethanat dhe perspektivën evropiane, i kushtuan me shtyrjen e procesit të kandidaturës për Bashkimin Evropian.

Kështu që këto veprime vetëm sa shtyjnë konsolidimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës, procesin e liberalizimit të vizave dhe përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur, shtynë perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës, shtyjnë dhe rrezikojnë në masë të madhe.

RADIO EVROPA E LIRË: Përmendët në disa raste shembullin e Shqipërisë...Ka paralajmërime se grupe të caktuara mund të vijnë në mbështetje të Vetëvendosjes. Do të lejoni që ata të vijnë në Kosovë?

HASHIM THAÇI: Kosova nuk është në rrezik prej institucioneve legjitime, prej respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve, e theksoj edhe një herë, nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë që janari i Tiranës së vitit 2011 të përsëritet në Prishtinë në janarin e vitit 2012 dhe të rrezikohet e gjithë perspektiva evropiane e Republikës së Kosovës.

Unë falënderoj edhe autoritetet në Tiranë që janë distancuar, edhe pozita edhe opozita, prej këtyre elementëve, e në të njëjtën kohë edhe i gjithë spektri politik kosovar, shoqëria civile, mediat, veteranët e luftës, gjithë njerëzit, gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.  

________

IDEA

 

Tirana zyrtare: Albin Kurti si ekstremistët serbë

Nisma e lëvizjes Vetëvendosja për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë është kritikuar arshpër nga Tirana zyrtare. Kjo e fundit përmes një deklaratë për shtyp e ka cilësuar këtë veprim si imitim të politikave ekstremiste serbe.

“Veprime të tilla, si imitim i politikave ekstremiste serbe, nuk kanë asgjë të përbashkët me sakrificat dhe përpjekjet kontruktive mbarëshqiptare për ndërtimin e shtetit demokratik të Kosovës dhe të një shoqërie multietnike, të një shteti që ndërton dhe zhvillon marrëdhënie të mira me fqinjët, në shërbim të paqes e stabilitetit në Kosovë e rajon.”- thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

Sipas Ministrisë së Jashmte përdorimi i retorikës nacionaliste e pseudo-patriotike, në funksion të axhendave politike partiake, nuk i shërben aspak objektivave të Kosovës në procesin e njohjes së saj dhe as në atë të integrimit në Bashkimin Europian.

***

Bllokimi i kufirit nga VV, Pack: Çmenduri, Albin Kurti na turpëroi

Aksioni i lëvizjes Vetëvendosja që pritet të ndërmerret me 14 janar, duke bllokuar dy pikat kufitare me Serbinë, është një çmenduri dhe nismëtarët e kësaj fushate na turpëruan.

Këtë deklaratë të fortë ka bërë europarlamentraja gjermane Doris Pack, sipas së cilës kjo formë proteste nuk e ndihmon Kosovën në rrugën e zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve me Beogradin dhe aq më pak në integrimin europian.

“Për mua është e papranueshme, e gjitha kjo nuk i ndihmon në asnjë mënyrë zgjidhjes së problemeve në Kosovë. Ky aksion e kthen prapa Kosovën”- deklaroi Pack për mediat kosovare.

“Ndihem e turpëruar si deputete, kur deputetët në Kosovë marrin nisma të tilla. Nuk mund ta pranoj që Albin Kurti bën gjëra të tilla. Kjo dëshmon mos respektimin e Kushtetutës dhe të ardhmes së Kosovës”- tha më tej europarlamentarja Doris Pack.

143 Komente

Nuk e lexova dot te gjithe. Sa keq po me vika qe berishlleku ka kap dhe Thacin smiley  

Si ka mundesi nuk i shkon aspak ne mend qe me shqiptaret e tij te tregoje te pakten 1/10 e durimit qe tregon me serbet e veriut?  smiley  

 

Tashme gjithcka po behet e qarte si kristali.
Me sa duket si Thacvi si Berisha arsyeja pse i mbeshtet Perendimi eshte sepse pretendojne se garantojne kontrollin a faktorit nacionalist shqiptare dhe aspak rendin demokratik apo zhvillimin ekonomik.
Kam idene se te dy rrezikojne the kthehen ne faktore antihistorik per zhvillimin e kombit shqiptare.

Jo perendimi... i mbeshtet e djathta perendimore. Perendimi s'eshte nje. Secili mbron partite e veta. Nje dite do te votojne bashkarisht per vendime, ndaj lidhjet e mira mbahen qe tani. Fati yne i keq eshte qe momentalisht neper vendet kryesore te europes ka vetem parti te djathta, e te gjitha mbeshtesin Berishen. Ata qe kane te majta, mbeshtesin ramen, si Danezet, per shembull.

o xp, a e kupton dhe vete kur bohesh qesharak? ca reagimi ke kur e kupton? qesh dhe ti vete apo i mush menien vetes se ti nuk je ai qe e ka thon? apo prekesh deri n'at pike sa ndrron nickun?

Ron, Fix fare !

bo cer halli i ka zone te shkretet shqiptaret e ballkanit, kudo prezantohen me hajvane, hajdute e kriminele. hajde shaji ata qe nderrojne shtetesine po deshe smiley

Thaci: "Sot, askush nuk ka të drejtë të pretendojë të marrë në duar autoritetin e institucioneve. Këto institucione kanë dalë nga vota e lirë."

Pikerisht per kete arsye Vetvendosja ka marr kete nisem, pasi qeveria e Kosoves po del mbi parlamentin dhe rrjedhimisht mbi sovranin, duke mos egzekutuar vendimin e parlamentit per marreveshjen e reciprocitetit me Serbine.

veshtire per tu ndjekur kjo qe keni thene, mos valle qeveria nuk votohet nga kuvendi qe eshte zgjedhur nga populli?

Nuk besoj qe qendron kjo qe thoni ju. Madje kjo perforcon ate qe pretendon Vetvendosja.

Kjo Pack eshte per si curve rrugesh qe kryen sherbime sa here qe te nevojitet.

Ceshtja eshte shume e thjshte. Ka nje marreveshje per tregtine e line ne zone CEFTA. Deri para pavaresise Kosova fuste mall andej e sebet ketej. Kur u shpall pavaresia, Serbi e mbylli kufinin per mallin e Kosoves sepse nuk njef vulat gjasme.

Tani, kur ai qe perfiton me shume (Serbi eksporton me shume sesa importon nga Kosova) nuk do ta zbatoje marreveshjen, pse duhet ta zbatoje Kosova? Ne ne te drejten tone jemi. Lere mallin tone anej edhe bujrum edhe ti knej.

Pse duhet ne ta hapur kufirin per mallrat e Serbise, kur serbi e ka myll me vakt per ne? Apo se keshtu do Doris Pack se ka frike mos destabilizon rajonin Serbia? Po pse mo nuk destabilizokemi dot edhe ne. Serbe kane ata ne Kroaci, Bosnje e Kosove, shqiptare kemi ne ne Mal te Zi, Maqedoni, e gjetke. Pse duhet qe cdo perkedhelje per Serbine te behet ne kurrizin tone? 

 

Paraprakisht per referencen ndaj 21 Janarit ne kete menyre, me ate ton dhe mosperfillje ndaj atyre ngjarjeve, turp, jazek te qofte, e 700 dreqet kur thone nga anet "e tua" e tonat.

Do të jetë jashtëzakonisht me rëndësi për ne që të punojmë me standarde, vlerat, dhe vizionin evropian, dhe në asnjë rrethanë të merremi me veprime që e kthejnë Kosovën prapa, që prezantojnë Kosovën me një pamje që nuk përkon realitetin demokratik, me një pamje që rrezikon të ardhmen evropiane dhe me një pamje që definitivisht rrezikon edhe progresin për përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur.

Po mundohem shume te formuloj nje pergjigje pa epitete te renda.  

O zvarranik pa shtylle kurrizore:

Viti 2011 ishte vit protestash, perfshi protestat ne Europen me "realitet demokratik", me "standarte, vlera, vizione evropiane".  E meqe ra fjala keto soundbites me kujtojne slloganet idiote (TM republikanet) nga keto ane tip "we believe in family values".  Qe aq thone e kalojne matane, e kur i pyet "wth does that mean" s'te japin dot xhevap. 

Ne nje vend me vlera demokratike, sipas perkufizimit ka vend per mendimin, veprimin, deshiren e demos-it.  Populli ne Kosove e ne Shqiperi (kur kane mundesi keta te fundit) nuk duhet te degjohet ne nje sistem me vlera demos-i?   Sikur 5 veta te dalin te pikat doganore, jane ne te drejten e tyre, gjithe diten e gjithe naten.  

Para disa muajsh takova nje shqiptar nga Peja, pjesemarres ne luften per pavaresi.  Sot nje baba i papune me 100 kusure e halle.  Erdhi ne US, punoi ca kohe, por u kthye qe te mos i skadonte viza.  Isha ne dite te hallit tha, pa pune, me tre femije te vegjel.  Ekonomia e brishte e Kosoves, me veshtiresite perkatese, me korrupsionin, mbytur me mallra serbe e te tjera, nuk ka vend per te.  Do i besh vend ti z. Thaci?  Qe mos te dale ne proteste ai burre qe fliste me lot ne sy?  Kryeministri i kujt je?  

Kosoven e Shqiperine po e vetefundosni ju, soji juaj i zvarranikeve.  

aaaashtuuuuuu: 

O zvarranik pa shtylle kurrizore

E mo se dhe une e kom dasht dreqin  smiley

me thone te drejten une se kam dash ndonjehere kete morr. te kutpohemi nese shaj (kam share) te tjeret s'domethene qe kam dashur kete. kur te bjere fjala per ramushin a  per albinin hajt se folim smiley Po ky qelbesire s'ka te drejte te paragjykoje kaq shemtuar nje proteste te nje grupi njerzish, dhe aq me shume te beje paralelizem me nje tjeter proteste ku kater te pafajshem u vrane si qen nga shteti. bythqim tamom

Ky nuk po bo paralelizem, ky po kerceno..

..jo, edhe une e kam dasht fort, bile kur zgjedhjet e para i fitoi Rugova, u terbova nga inati dhe i shava kosovaret vallaha se nuk diten me zgjedhe....po ja ku i erdhi dhe radha ketij qe e 10u fare, dhe e ka 10 per te vetmen arsye se baba shpirteror ka bo Saliun......ka bo mesues te keq, po ku e gjeti mer daj me te keqin fare.......te keqen e Pandeli Majkos ...... se qe te dy te rinj, qe u thinjen nga hallet e popullit.....

Meqe fjala e dites eshte "vete", jam treguar nje cik e vetepermbajtur me thene te drejten. 

Ka vend per me shume.  

Turp dhe injorance,ti drejtoheshit tjetrit "o zvarranik pa shtylle kurrizore !"
Dhe pastaj themi, se pse hame koken e njeri-tjetrit ne, shqiptaret.
Secili ka mendimin e tij,mos kaloni ne fyerje cinike ...

Princesha:

Pershendetje, jeni me te vertete misherimi i Zerit te Arsyes.

Turp dhe injorance,ti drejtoheshit tjetrit "o zvarranik pa shtylle kurrizore !"
Dhe pastaj themi, se pse hame koken e njeri-tjetrit ne, shqiptaret.
Secili ka mendimin e tij,mos kaloni ne fyerje cinike ...

Ncncnnc, ndjese he, se te paskam munduar dy here.  Jo se s'te mora vesh qe me te paren xhanem.  

Cfare te them, e bera une tani.  Edhe kthesen o e marr ne vend, ose hic.  Dmth sot eshte nje cikez vone.  

ps: Pse vetem koken?  Edhe bishti eshte shenje.  Dmth sipas kanunit kur ndahet mishi i dashit ta zeme ... se qe thu ti jane me zakone keto pune.

pps: 

Secili ka mendimin e tij

smiley

Po mire, pse vetem Thaci te kete mendimin e tij, une mos te kem timin?  Nje llaf tha ai, sikur cer, po edhe une nje llaf thashe. 

Po mire mer daj, sa shpejt qe klonohen keta udheheqesit shqiptare xhanem..... po ky loqja Thaç po thote qe nuk do lejojme nje 21 janar ne Prishtine apo ne Mitrovice, se nuk po e kuptoj fare.....

C'hyn 21 Janari ke doganat e Kosoves more bythqimhane??? 

C'hyn 21 Janari ke doganat e Kosoves more bythqimhane???

po pse, budall qe bab myslimi, haxhi lleshi, shevqet peci and co qe kur maroi lufta kapen ka i cep komortabel ene hajshin naj skatolet... pa u vra hic. eh mer mrrok... ne berlin, zhukovi sa maroi lufta, i tha baba stalinit, kta amerikont e englezt i kemi afer fare, me ket yrysh a s'ua hyjme me katjushka qe te mos din ka te shkojn. Ene cibuksi i sikur i kishte thon: i  nerum zhukov (tm), si gjeneral ne koh lufte merr noten 10; si gjenral ne koh paqje, 4!

ps. se pse m'ka shku menia per hashure. politikajt shqiptar rrotkarizimin e kon proces inherent endogjen.

Ti qeke, qe e "prish " dhe ketlinen !

Mu do te me pelqete ti shifsha keta cunat e gocat e vetvendosjes tu bo propagande ke dyqonet e medha qe sheshin mall serb si fillim. Me terheq vemenjen e blersit moskokcares.

Nga ana tjeter me kujtohet shprehja e ati robit qe shume ketu e kane idhull: " Ku di robi ca do me ble, ne e dime se ca do robi me ble"

Nuk du me komentu per "21 Janarin".. 

E kane bo propaganden o Bama, kane kohe qe e bejne, po s'ka pas rezultatin e duhur smiley 

Thaci, Pack & Co, cfare keni per te thene per kete?

Shekulli: Vizita, Serbia kthen mbrapsh ministrin kosovar

Pak ditë pas vizitës së Presidentit Boris Tadiç në Kosovë, Serbia ka kthyer në kufij ministrin kosovar për Diasporën Ibrahim Makolli. Ministrit bashkë me katër bashkëpunëtorët, i është kërkuar që të heqin targat e Kosovës nga makina diplomatike. Refuzimi i kësaj kërkese ka çuan në moslejimin e kalimit të pikës kufitare të Konçulit.

Ditë më parë, qeveritarë serbë kishte deklaruar se ministri Makolli mund të hyjë në territorin e Serbisë pa asnjë problem dhe nuk ka nevojë të kërkojë leje, pasi që, sipas zyrtarëve serbë “ai është qytetar i Serbisë” por ai nuk është lejuar pasi vizita ka qenë si delegacion zyrtar, ndërsa autoritetet serbe kanë kërkuar që të hyjë vetëm si qytetar i thjeshtë.

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi e ka konsideruar si një akt të paprecedent. Pavarësisht marrëveshjeve për bashkëpunim doganor, Serbia nuk po respekton marrëveshjet e nënshkruara mes Beogradit dhe Prishtinës. 

______

Mbi targat "Proba" apo te perkohshme eshte nje artikull ketu

shtoi edhe ate thenien e zM serb para nja nje jave "Hyme e dalim ne Kosove kur te kemi nge, s'kemi nevoje per leje"

rrofte Thaqi dhe Kuqi.....

ha ha, bravo Thaco, i paske terbuar te majtet nga andej e kendej kufirit. Nga inati Rama nuk te vjen me per vizite kete fundviti. 

Jo per gje, po po na cahet menderja kendej nga ambasadori danez, me "i rendesishmismiley" nder ambasadoret, nga tre artikuj ne dite per te shkruajne. Doni te folme pa doreza? Qe baba.

Hallall Boisa, hapi .ythen serbit per inot te te majteve

Une mbaj mend Thacin tu luftu kunder serbeve tironso, pak e rende t'i thuash qe po hapet .ythesh ndaj tyre. Si perhere e keni memorien shume te shkurter.Ju doli armik e gjithe bota alias cdo qenie qe devijon nga linja e partise.

Mos kruaj .ythen me partine i thone kesaj.

edhe une mbaj mend arafatin tu luftu kunder izraeliteve dhe bin ladenin tu luftu perkrah amerikaneve. po kohet ndryshojne, paret bojne te veten, baxhelliku nuk ka brire dhe nuk eshte i lindur

gjej ndonje shembull tjeter se s'na ke thene gje, nuk ka dale qe Arafati te kete qene spiun cifut apo bin laden-i te kete ndihmuar ruset kundrejt afganeve(mos u bej lemsh ketu).

p.s. harrova qe ti je pa parti.

Pse Boisa "baxhe " eshte ??? Une mbaj per gru te mire .me pak qejfpasje per Sali ssqapin me qe ka Hunden e madhe , po me duket se ajo e di qe babasqapi qe eshte 'Hunderrens" smiley
Apo e ke per Thacin .Ai "baxhe" nuk ka qene si Saliu po ben vaki qe dhe shndrohet . Cfare nuk ben Leku ose ndonje kercenim nga Packu me Dosje !!!
Ideologja e Partise left me ....yyyyyyy ne fund para ca kihesh me mbeshtetjen e nje grupi vuvuzelesh e nxorri Thaqin ...kamunist -Enverist . dhe e bene lanet e bene smiley
Thame se e harruan kete term dhe ja lane Serbeve , me qe na kishin formuar dhe Partine Kamuniste :, ....tani ka dale Kurti kamunist .Po pa "kamunist" nuk do mbetemi NE smiley
Thaci ka bere nje deklarate te nxituar , te parsyeshme , percarese midis shqiptareve , dhe shume te TURPSHME .Teper e cuditeshme kur ai vete vjen nga nje mentalitet i Theksuar per Lirine !
Cfare e ka "Kapur " ?

kalo icik andej nga tema e jorides po deshe se kisha i pytje, dhe ti si e partise qe je mund ta kuptosh

Ate fjaline nuk e kuptoj as une swed, por ke lodh koken kot pasi nuk perben ndonje thelb. Mund te jete dhe ndonje kacavjerrje gjuhesore e gazetares se shkrimit, nuk ka rendesi.

Merruni me shume me kete armikun e ri te partise qe ju doli sot.

ok. armiku i kujt partie?

More po ju te djathtet e babasqapit sa te shkurter e pasket...memorien dhe paskeshit harruar qe Thaci eshte i majte.

hahahahahahahahah smiley  smiley  paska turperuar Albini zonjen Pack!!!!!!!Po ti mi zonje me ato qe pellet ne parlamentin europian turperon gjithe europen. Me qene gjithe femnat si puna jote per 50 vjet zhduket i gjithe njerzimi se asnje mashkull nuk do te donte te bote mo seks me femna. Le qe ca them une, se mos je femen ti!

Po dalin fjalet e ish-kryetarit kroat Mesiq, mikut te deshmuar te shqiptarve ,i cili kishte thene se pa e hequr qafe kete garniture kriminelesh, Kosova nuk do te shohe drite.

Ne anen tjeter,thuajse per te vertetuar shprehjen se "sorra sorres nuk ia nxjerre syte" po perkujdeset edhe "Tirana zyrtare".Sa duhet marre me seriozitet deklaratat e atyre qe gjuajne me snajper mbi djemte dhe çikat e veta?Cila kafshe vret femijet e vete?
Druaj se shqiptareve po u imponohet nje "pranvere arabe".Zaten,rraca e beduinit nuk bindet me forcen e argumentit.

Cila kafshe vret femijet e vete?

 

 

Ajo kafsha qe ca i knojne me sharki!! 

Po kur i ra bytha n'uje kengtarit tha: jo valla, ndoshta kam bo une shurren nen vedi, se AI nuk ka mundsi t'kete lshu uje duke e dit qe isha ul une ketu!!

 

Teatri shqiptar rivë në skenë tragjedinë “21 Janari”   Reuters/Hazir Reka escription">

Sot, sipas mediave, serbët i kanë treguar Qeverisë kosovare se 'ku e ka vendin' duke i ndaluar ministrit kosovar për Diasporën, Ibrahim Makollit, hyrjen në Serbi pasi ka refuzuar të heqë targat e Kosovës nga makina diplomatike. Në të kundërt me vizitën e Tadiç të mbrojtur me policë kosovarë, qeveritarë serbë kishte deklaruar ditë më parë se ministri Makolli nuk ka nevojë të kërkojë leje për ët hyrë në Serbi  pasi “ai është qytetar i Serbisë” por ai nuk është lejuar pasi vizita ka qenë si delegacion zyrtar.

Në të njëjtën ditë, Kryeministri Thaçi e ka quajtur aksionin e Vetëvendosjes si ‚21 Janari’ i Tiranës. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Thaçi ka deklaruar „nuk do të lejojmë qëllimin e këtyre krerëve të kësaj partie që janarin e vitit të kaluar të Tiranës ta sjellin këtë janar në Prishtinë.”

Nuk dihet se sa Thaçi e njeh realitetin e Shqipërisë, dhe aq më pak kostot politike që ka një qeverisje së cilës ’i ndodh’ 21 Janari, por qartësisht duket se ai ka vendosur të sillet si Berishë në Kosovë. Madje me krahasimin me 21 Janarin, duket se kërkon të japë dhe mesazhin përkatës.

Ndërkohë që Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë “dënon thirrjet ekstremiste të disa shqiptarëve në Kosovë dhe në Shqipëri për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë“. Bëhet fjalë për një Ministri që nuk dënon dot as thirrjet ekstremiste të deputetëve fqinjë brenda territorit të vet, por që ka merak se mund të bllokohen mallrat serbe në një kufi të huaj.

Jo më kot thonë që politika është një teatër i madh, por ky i yni të bën tërë kohën të qeshësh e në fund të qash. Në fund të shfaqjes, po na paralajmërojnë se ca shqiptarë mund të vriten nga shqiptarë të tjerë, sepse shprehen se duan të mbrojnë interesat shqiptare.

K. Cukali

......................................................................................................................................

Ja nje per ata kosovare qe e dun fort Berishen qe ka perkrah luften e kosoves, si patriotin me te modh mer jahoo

 

Kujtesë për sot dhe për histori: Berisha, Arkani, UÇK dhe Vetëvendosje!

Nga Enver Robelli

I pyetur mbi aksionet e UÇK-së në Kosovë, Sali Berisha në një intervistë dhënë revistës gjermane “Der Spiegel” më 3 mars 1997 deklaronte: “Nuk besoj se të ashtuquajturat ‘grupe terrori’ janë shqiptarë. (&hellipsmiley Nuk ka dëshmi se janë shqiptarë; mund të jenë edhe agjentë provokatorë, mbase të udhëhequr nga prijësi famëkeq i komitëve serbë, Arkani”.

Morali i këtij rrëfimi: dje ishte UÇK-ja prodhim i Arkanit, sot Vetëvendosja krahasohet me serbët! Për interesa të politikës së brendshme dhe për ruajtje të pushtetit Sali Berisha s’ka skrupull. Tani shkojmë me një duartrokitje frenetike për këtë prijës të madh të kombit dhe homologun e tij kosovar, imitatorin e zellshëm të marrëzisë!

 

Na qenka terbuar Monda smiley

Perderisa Pack qenka treguar kaq agresive, do spekulloja qe Europa ka planifikuar bashkimin e Shqiperise me Kosoven, pasi t'u japin serbeve 2 komunat veriore.

Tadiçi e hodhi ne tregun diplomatik marrjen e Kosoves Veriore ndersa pjesa tjeter Shqiperise, me duket se po punohet qe serbi te marre sa me pak ne Veri dhe pjesa tjeter Shqiperise, e menjehere Serbi e Shqiperi(+Kosove) ne BE.

Keta e shohin qe serbi nuk terhiqet, kostot per mbajtjen e trupave s'jane te vogla, shteti i kosoves eshte i deshtuar ne te gjitha pikepamjet, gjendja do jete perjetesisht e tensionuar, keshtu qe duhet bere ca realpolitik ne dem te shqiptareve, si gjithnje.

Kam pershtypjen se ashtu si realpolitika e 1913 per hir te paqes ne Europe, edhe kesaj radhe shqiptaret do e hane.

Pas gjasave do i imponojne Shqiperise model multietnik, jo aq te eger sa i Kosoves, po me perafersi.

Ja ç'thone ata pallat e Tiranes zyrtare:

nuk kanë asgjë të përbashkët me sakrificat dhe përpjekjet kontruktive mbarëshqiptare për ndërtimin e shtetit demokratik të Kosovës dhe të një shoqërie multietnike, etj etj

Dmth sipas ketyre koqeve te kandarit qe kemi ne Ministrine e Jashtme, ndertimi i nje shoqerie multietnike ne Kosove na qenka motiv sakrificash e perpjekjesh mbareshqiptare.

Me ça fytyre thone traplliqe te tilla dhe flasin ne emer te shqiptareve ? ore si ia behet te protestohet para ministrise se jashtme kur leshon bajga te tilla, se dikush duhet t'u kerkoje llogari kur i leshojne llafet si lopa bajgen.

 

"ore si ia behet te protestohet para ministrise se jashtme kur leshon bajga te tilla, se dikush duhet t'u kerkoje llogari kur i leshojne llafet si lopa bajgen."

 

Le nje top futbolli e nja 2 qese farash atje e do shohesh si do behet.. miza lisi.. smiley 

Shakate menjane, asaj ministrie i duhet ndez fitili..

Per ate pune mjafton fitili kryeministrise...

Habitem qysh e leshojne pa teklif, pa i ardhur anes, dmth mund ta thone diplomatikisht, po jo e thone troç, qe po te besh nje sondazh shqiptareve ne Shqiperi nuk u rruhet fare, ne masen 100% per multietnicitetin e Kosoves, biles tek nja 90% as e dine fare ç'domethene multietnicitet i shtetit, aq me pak te sakrifikojne per multietnicitetin, ne kategorite mendore Kosova ka 92% shqiptare, shteti eshte i shqiptareve dhe pike.

Une kam frike se mos keta e hedhin per te mesuar gjindjen me idene se multietniciteti i shtetit eshte gje e mire, per te cilin duhet te perpiqemi e sakrifikojme.

Nejse, uroj qe te mblidhen sa me shume shqiptare ne ato 2 pika kufitare, jo per vetevendosjen e Albinin, por per t'i thene Europes se Kosova eshte shqiptare dhe pike, s'ka me pazare e realpolitika ne kurrizin tone.

Ngadal ketej nga fundi se po flet si Albini smiley 

Tani ne thelb AK-ja nga vetevendosja dallon ne 2 pika, nuk ka prirje ideologjike komuniste dhe eshte gjitheperfshirese (dmth nuk perqendrohet vetem ne Shqiperi, si ben VV-ja ne Kosove), pastaj gjithe pjesa tjeter eshte e njejta gje.

Problemi i prirjeve ideologjike te VV-se eshte se duke qene ata kunder kolonizatoreve ne parim, qofshin keta serbe, europiane apo amerikane, nuk arrijne te dialogojne me nderkombetaret perveçse nga parimi i forces, AK-ja e sheh ndryshe, eshte me afer patriotizmit shqiptar para 1943, kurse VV-ja eshte me afer patriotizmit shqiptar pas 1943.

Kjo eshte edhe data qe ndan dy filozofite.

Tani, qe Europes i duhet folur eger ne kete rast, per mua nuk vjen nga fakti qe jane kolonizatore sikunder thote Albini, por sepse Europa ne kete rast e do me te eger, dmth ata i afrohen çeshtjes me realpolitike ne dem te shqiptareve, ne u kunderpergjigjemi eger qe ta rimendojne e riformulojne realpolitiken.

Pak a shume jam dakort me Nurellarin kur flet per dyfytyresine e Europes te ciles duhet ti kunderpergjigjemi.

Dmth, kufinin ke thana.. Po kush e ka von kufinin dhe e kujt eshte thana? smiley 

Po noi rreze drite i keni lone per perpara 43 apo jane te gjith tujt ata te meparshmit, qy me Beun Skender e pastaj Beun Vlora e kshu me rradhe..

Nejse mo, boje icik zemren gur them une, hudhi noi sy piksynimeve te ktyne, mase je dakord me noi gjo e ma paraqit ne ti forcen.

''Po me uren çfare paten"?Ku 21 janari ne Tirane,dhe ku bllokimi mauneve Serbe!

Nuk ka pse te ndodhe jepini Avokatin e Popullit Albinit dhe nuk ndodh asgje.

alidemso ja e kam ketu ate intervisten e Berishen ne Der Spiegel te plote

Ja dhe disa paragrafe qe kam shkeputur dhe perkthyer nga intervista..Duket sikur keto fjale dalin nga goja e Tadicit

 

SPIEGEL: 90 percent of the population in Kosovo are Albanians. But the West has accepted that, the province, whose independence was ended by President Milosevic in Belgrade in 1989, now reports directly to Serbia. How you advise your fellow countrymen to the armed resistance, or the promotion of the militant liberation movement that has developed? Or should the Albanians settle for greater autonomy within Serbia?
 

BERISHA: Of course I understand that the Kosovo Albanians are disappointed that they were not included in the Dayton agreements were . However, we were always clear in our statement: We must find a peaceful solution - to be found - so a compromise. Violent border violations are not acceptable. Incidentally, I do not think the alleged "terrorist groups" in general are Albanians.

 

SPIEGEL: Why "alleged" groups? The call themselves  liberation movement, and they have murdered Serb officials already.

BERISHA: There is no evidence that the Albanians were, it could also have been agents provocateurs, perhaps led by the notorious serb criminal  "Arkan".

 

SPIEGEL: Let us assume again that Serbian President Milosevic in Kosovo, in fact, by all means provoke and starts a war against "terrorists" and perhaps against the civilian population. Albania's army could then stand by and watch?

BERISHA: Yes. we should stand in this case. Albania and Macedonia should not destabilize its neighbors. We must resist with all means. We would no doubt act as a peaceful nation.

 

SPIEGEL: Do you dream of a unification of all Albanians in one state?

BERISHA: I told our people realize that the integration in Europe is the only solution for us. We must respect international agreements we have signed.

 

 

 

linku qe keni postuar eshte ne gjuhen gjermane ndersa paragrafi qe keni shkeputur eshte ne gjuhen angleze?

Po pra te thashe qe i kam perkthyer paragrafet kryesore se intervista ishte ca e gjate.

po pra por pse e keni perkthyer ne gjuhen angleze?

google translate

SPIEGEL: Let us assume again that Serbian President Milosevic in Kosovo, in fact, by all means provoke and starts a war against "terrorists" and perhaps against the civilian population. Albania's army could then stand by and watch?

BERISHA: Yes. we should stand in this case. Albania and Macedonia should not destabilize its neighbors. We must resist with all means. We would no doubt act as a peaceful nation.

Art Changed the...(Text?), une nuk e di se si e ke perkthyer ti kete pasazh te intervistes, por ja ku e ke origjinalin ne gjermanisht:

SPIEGEL: Lassen Sie uns einmal annehmen, daß Serbiens Präsident Milosevic im Kosovo in der Tat mit allen Mitteln einen Krieg gegen "Terroristen" und womöglich gegen die Zivilbevölkerung provoziert. Könnte Albaniens Armee dann tatenlos zuschauen?

 

BERISHA: Nein. Denn in diesem Fall würden auch Albanien und sein Nachbarland Mazedonien destabilisiert. Wir müßten Widerstand leisten mit allen Mitteln. Wir würden ohne Zweifel als eine Nation handeln.

Ja ta perkthej une ty korrekt ne shqip, sepse Berisha ne ate pjese thote krejt te kunderten e asaj qe ke nenvizuar me te trasha ti.

SPIEGEL: Le te supozojme per nje moment, qe Milloshevici me te vertete ne Kosove do te provokoje me te gjitha mjetet nje lufte kunder "terrorristeve" dhe me shume mundesi edhe ndaj popullsise civile. A do te mundet ushtria e Shqiperise te rrije duarkryq dhe te shikoje?

 

BERISHA: Jo. Sepse ne kete rast edhe Shqiperia edhe vendi fqinj i saj Maqedonia do te destabilizoheshin. Neve do te na duhej te rezistonim me te gjitha mjetet. Ne padyshim qe do te vepronim si nje Komb.

Art Changed the...(Text?), Berishen mund ta zesh gafil me shume gjona, por nuk eshte e drejte qe te shtremberosh ate qe eshte e shkruajtur e zeza ne te bardhe. Apo kujtoni akoma qe robt jane shumica analfabete dhe nuk dine te lexojne, ose qe vetem ti di nje gjuhe te huaj?

Shume turp per ty, nese e ke perkthyer ti kete pjese!

Ja ku kemi mberritur, fatkeqesisht, dy njerez destruktiv, Albin Kurti dhe Thaci ne perpjekje e siper per pushtet rrezikojne t'i vene edhe nje damke tjeter te zeze Kosoves e te destabilizojne ato institucione shteterore qe po ndertohen. VV eshte kembe e krye nje organizate revolucionare e te majtes marksiste, qe keto aksione i ka veprimtari normale politike por nuk e kuptoj Thacin qe e tensionon situaten kaq shume. Eshte nje nxitim i Thacit por ndoshta ky i fundit ka informacione se po pergatiten veprime te dhunshme.

me siguri do te jene pajisur me cadra pistolete dhe thika me helm. 

ti e ke te zakonshme qe ja fut kot cdo here po me 21 janar qe u perdor dhune per te arritur qellime politike e pame te gjithe. Protestues qe sulmuan policet e institucionet i pame te gjithe. Thaci njefare te drejte e ka dhe po peripet qe te alarmoje nderkombetaret me kete deklarate, megjithese faktori nderkombetar ne Kosove ja ka vene vizen me kohe Albinit.

tani ishe ti ne bulevard me 21 Janar apo isha une? E pra isha une edhe nja 50 mije te tjere me dur ne xhepa e tek tuk me ndonje cader se ishte kohe e vrenjtur. Te sulmosh policet me cadra apo pankartat prej buke peshku nuk eshte ndonje hata e madhe, aq me teper qe populli ishte mbledhur per te protestuar per shkeljen e lirise se votes, vjedhjen e saj, korrupsionin qeveritar te zevendeskryeministrit etj. Detyra e policise si ne cdo vend europian eshte te garantoje rendin, pra edhe sigurine e demostrueseve. Po a ke pa ti ndonjehere qe ushtare (ne fakt ishin oficere) ne perendim te qellojne me bresheri automatike pa pushim sepse disa dhjetra njerez qellonin me gure ? Ah po, kjo ndodhi ne Egjypt, Tunizi, Libi dhe se fundmi ne Siri. Qe fat qe u vrane vetem 4 veta sepse ishin pak demostrues ne nje zone te gjere, pra nuk ishin te ngjeshur trup me trup, por te shperndare. E pra drejtesia per keta te kater akoma nuk eshte dhene, por shpresat nuk humbasin. Nje dite kriminelet, ose me mire ai krimineli kryeminister qe urdheroi do te denohet fizikisht, kuptohet nese nuk i ka rene damllaja me perpara.

Atehere perfundimisht pritni damllane,se per ju rron nja 120 vjet AI!

Gabim e ka Thaci, qe e krahason kete protesten e Vetevendosjes ne Kosove me 21 janarin ne Shqiperi. Jane kauza te ndryshme.

VV kerkon te bllokoje disa pika doganore me Serbine (per cfare arsye ?? nejse), kurse me 21 janar komunistat tentuan marrjen me dhune te pushtetit ashtu sic kane zakon historikisht.

hahahahaha, marrje e pushtetit me dhune. Ti po qe mund ta marresh se te pakten nje cifte e ke. Apo e ke lone ket zanat dhe je bo thjesht zagar shapkash?  

bjeri hunter, ja ku e ke sorren

Zagare jane ato 300 mercenaret, qe sulmuan policine, shkallmuan deren e kryeministrise me Benz e tentuan ti vene flaken. Ti nuk je zagar, ti je lepur e nuk te fus tek ato 300 trimat. Por ne skenarin: venia e flakes te kryeministrise, kaos e anarkia qe rrjedh natyrshem per te arritur ne zgjedhje te parakohshme me Edin ne krye, rruga eshte fare e shkurter.

"kurse me 21 janar komunistat" smiley 

"kurse me 21 janar komunistat" ( s'me del e qeshmja ) smiley
Pse nuk binden keta 'Bama qe "kamunist " nuk ka .Nuk u mjaftun 50 vjet " telat me gjemba " "gulaget ' e ....kush i ma men gjithato qe thone , per ta kuptu qe po te kishte ...do ishin para Tribunes tu bertit
" Vdekje armikut te klases " " Poshte Puqistet " Sali Rnver jami gatim kurdoher " sic bene per 50 vjet smiley .

po dhe ti mercenar dmth zagar je se nuk mund te rish dot pa pronar. Sigurisht qe lepur nuk je dhe keshtu nuk mund ta kuptosh dot lirine. 

Une jam me Hashimin : i ka bere nje publicitet te shkelqyer VV-s !
Ne zgjedhjet e ardhshme, Albini del force e dyte politike ne Kosove !

E ç'dua une me teper se kaq ? smiley

 

 

 Per mua ajo shprehja Vetfundosje, dhe Faqezinje e Hashim Thacit per  VV dhe AK ka qene e shmetuar !!! ..secili ne politik ka opsionet e veta rruget e veta, tek VV dhe tek AK nuk ka ndonje shenje ekstremiteti, thjesht ata perciellin mesazhe te tjera opsione te tjera qe duhet te meren parasysh ne konsiderate  nga ata qe kane pushtetin., kurse lidhja qe ai beri me 21 Janarin ishte e turpshme, Thaci si Berisha!

Triple FAQ. Nje faq I madh per tiranen zyrtare, nje faq pertueshem per kerricin e prishtines, dhe nje faq zyrtar-egzemplar per pizgen e evropes -pack.

Po c'lidhje ka kjo me keto qe po themi ne? Me fal, po nuk po arrij ta kap.

Ka ate qe para se te meremi me prodhimet serbe duhet te shikojme se po demtojme imazhin tone jashte me keto "patriotizma" fallco kalajmsh Imazh qe rrezikon pavarsine e Kosoves. Shtoji kesaj dhe kete dhe ......

nqse do pretendosh per nje fije respekt prej te tjereve, kjo do vije vetem duke respektu veten dhe taten.

mu me duket qe VV ate po ben.

Nuk fitohet respekti ne lagje duke kerkuar shkatermin e lagjes, por duke kerkuar fqinjesi te mire ...... te pakten bota keshtu e shikon...... Me shume akoma kur nuk ke respekt ne shtepine tende (shiko artikullin me lart) nuk ke si te kesh respekt ne lagje

po lagjia esht cope cope o Tom, ca thu dhe ti tani...

nejse, e lashe. ja dhe nje sere pikash te rendesishme i zgjidhem sot. jam i kenoq me kontributin e vyer per qeshtjen.

Kush mundet  te  me thote se cilin parim demokratik shkel V.Vendosja... "e revoltuar", per shkeljen e parimit kushtetues te dinjitetit te shtetit te vet, prej pabarazise ndermjetese, apo me mire kush me thote se cilin parim demokratik shkelen, jo portestuesit si duan ti quajne ca berishiste, por; "te ngriturit ne revolte", per vjedhje te votes, te 21 janarit?

Asnje parim demokratik dhe kushtetues nuk kane shkelur dhe shkelin.Perkundrazi!!

   Kur populli shikon se i  shkelet hapur e drejta, i dhunohet dinjiteti, apo arrin puna gjer sa  dhe vidhet, nuk proteston, por ngrihet ne revolte dhe bllokon, kthen permbys, per ta ndrequr, ate qe qeverrisesi e ben shume keq.Une do te  thoshja qe ate dite ne krye te te revoltuarve te ishte  vete... Haxhim Raxhimi.Bravo u qofte  djemve te V,Vendosjes se historia do tu japi te drejte!Eshte populli ai  qe duke u ngritur ne revolte, jo per qejf a poste, por ...per parimin demokratik te  dinjitetit.Do  rrzokane pushtin djemte e kosoves me revolten ne Merdare! Apo se  do nxirrnin, per bythe e jashte   nje ndertese ne Bulevard, institucionin kryeminister(kryeministri eshte  institucion e jo ndertesa)  teresisht kusar e me pas dhe  katil !

  Lexoni  Shtetin e Spartes, te  Athines se Perikliut dhe jo  te  degjoni Te marrin, apo sa thone kusaret.Ku merr vesh Hashimi nga demokrracia, veç hapesires qe ze, nje bythke, mbi nje kolltuk!Aqe eshte "bota demokratike"  e tipave te tille, shpellare.Atij ja ben me sy, kau i vjeter ketej. Rugjua yne

Megjithate nuk eshte Ai dhe Ky,  vetem e keqja por....

dhe  ca zagare dhe mercenare te  kusareve dhe bashkpuntore te sherbimeve  te UDB-es,  qe  u mbajne iso, kur duan t`i  etiketojne te tillat, si bema antidemokratike.

Tani te rrime shtrember e te flasim drejt, Vetevendosja kishte nisur prej kohesh bllokimin e mauneve dhe nuk eshte se beri te pamunduren ne Parlament, si psh te ngriheshin komisione hetimore parlamentare apo te gjenin mundesite juridike per te vene qeverine para pergjegjesise, ose me tej dialog apo kerkese per ndihme nga nderkombetaret.

Keta te fundit kane forcat e armatosura ne Kosove, nuk mund te anashkalohet ai qe ka forcat e armatosura, se jo per gje po ai ka edhe pushtetin suprem (ne analize te fundit).

Vetevendosja po vepron njesoj si atehere kur ishte force shoqerore, duke anashkaluar e nenvleresuar pergjegjesite qe vijne nga fakti se jane partia e trete ne vend.

Pastaj qe ky Thaç eshte 'vellai' i Thaçit te dikurshem, kolltukofag si Berisha, besoj se jemi te gjithe dakort, pushteti.

Thoshte njeri (pak a shume), s'do i hidhja qurret asnje kauze per te cilen nuk gjendet as edhe nje i vetem qe do te jepte jeten per te.

Tani normal qe kauza kombetare neper breza ka pasur jo nje po dhjetera mijera te gatshem e qe e kane dhene jeten, nuk e diskuton njeri kauzen.

Mirepo nese kauza reduktohet ne çeshtje parimesh demokratike, popullit qe i shkelet e drejta etj atehere ketu hyjme ne nje kauze shume relative, se nje gje eshte rrezimi i nje regjimi diktatorial dhe tjeter gje demokracia e cunguar apo e dhunuar prej pushtetit.

Per kete te dyten, normalisht demokracia sado e cunguar apo e dhunuar, i ka mjetet e perteritjes, e deshmojne vendet qe i kane kaluar keto halle, se perendimi nuk ka lindur demokratik, eshte bere gradualisht me kalimin e kohes, ta kam llafin qe me demokracine nuk duhet te sillemi si shtatanike.

Persa kohe qe Vetevendosja e shtron çeshtjen ne terma te kauzes kombetare, jam shume dakort, por nese e shtron ne çeshtje parimesh demokratike, populli qe i shkelet e drejta apo dinjiteti, atehere ketu s'ka per shtatanike, kohet e demokracise jane shume te ngadalta dhe ja e kuptojme ne te Shqiperise qe flasim per demokraci qe me 1912 (pa harruar ketu jeten parlamentare 1920 - 1924 e perqendruar tek demokracia), ja s'e kupton askush tjeter.

 

Vetvendosja ne Parlament e mori rezoluten. Vetem per mosezaurim te rrugeve institucionale nuk mund ta akuzosh ne kete rast. Ata arrijne e marrin miratimin nga Parlamenti, Qeveria ben nul vullnetin e Parlamentit. Ti kerkon ezaurim te rrugeve ligjore e parlamentare  smiley  

 

Mos u ngaterro, behet fjale per zbatimin e saj.

Nuk eshte se e kam studiuar çeshtjen, por ne parim ne çdo demokraci ka rruge ne rast se qeveria nuk zbaton vendimet e parlamentit.

Ne rastin tone, ta zeme ngritja e nje komisioni hetimor parlamentar ose ankesa ne Gjykaten e Larte, me pak fjale ka mjete te cilat duhen perdorur ose rruge qe duhen ndjekur deri ne fund.

Ne rastin e nje shoqerie civile, jashte parlamentit, ajo s'ka hapesira per te ndjekur keto rruge, keshtu qe i ngelet protesta si mjet i vetem, kurse partia e perfaqesuar ne parlament i ka hapesirat e nevojshme.

Ka rruge, por kur parlamenti eshte funksional. Per te ngrit nje komision pralamentar duhen votat e 40 deputeteve. Ti e di qe ca te PDK-se i zuri Thaci per ..qesh e thane se kishin nderru mendjen smiley 

Pastaj o shoku, Curcilli thoshte per UK "nese s'do te besh asgje, krijo nje komision paralamentar". Per Kosoven, s'besoj se ka nevoje me fol fare. 

Nuk thashe qe detyrimisht do gjente zgjidhje, por rruget institucionale duhen çuar deri ne fund, pra duhen provuar deri ku te çojne, keshtu ke fytyre te thuash, une i bera te gjitha, tash s'me ngelet rruge tjeter.

Per nje parti politike protestat ne rruge jane mjet i detyrueshem pasi i ka kryer te gjitha veprimet institucionale, nuk jane mjet i privilegjuar.

Per nje shoqeri civile, ndodh e kunderta, jane mjet i privilegjuar meqenese sistemi eshte i atille qe nuk i le shume hapesira institucionale.

Ta zeme AK-ja nuk ka asnje shans te kaloje ndonje çeshtje madhore ne gjykaten kushtetuese, sepse nuk eshte parti politike( po te ishte ne kohen e shitjes se detit, ku edhe nga partite vetem PS-ja permbushte kushtet per ta çuan ne GJ.K.) , detyrimisht do kaloje ne proteste.

Per kunder argument, aksioni kolektiv jashte sferes institucionale, nuk eshte i kushtezuar vetem per shoqerine civile. Edhe partite politike kane te drejte ta perdorin nderkohe qe ndjekin rrugen institucionale.

http://corruptionresearchnetwork.org/res...

Ja nje pergjigjje mjaft interesante drejtuar Hashim Thacit nga autori i "the pimpsons":

Muj me qenë gabim, por unë patriotizmin e shoh si nji dashuni edhe vullnet të vazhdueshëm për me e dhanë ma të mirën për vendin edhe bashkëkombasit tu. Në raste, ky kontribut mundet me qenë ma i vogël, e nganjiherë aq i madh, sa me kushtue me jetë, varësisht prej situatës në të cilën është vendi yt. Por në asnji mënyrë me e damtue atë, qoftë nëse e ndjen veten se në nji moment të caktuem ke dhanë ma shumë se të tjerët, duke iu hakmarrë atyne. Me luftue për vendin tand është obligim qytetar edhe kjo nuk ta jep të drejtën me u sjellë si kapadai e harrangop pas lufte, sepse mendon se të tjerët të kanë borxh, por me vazhdue me e dhanë ma të mirën edhe në paqe.

Ti s'di qysh e sheh këtë punë, zotni Kryeministër, por këto 13 vjetët e fundit unë edhe plot si unë e kemi majtë fjalën edhe e kemi ushtrue obligimin tonë qytetar, në luftë e paqe, derisa ti e ke ba edhe po vazhdon me e ba mut.

Ma mirë une faqen e zezë e gjakun e kuq, se ti hunën e bojkaft, tuj e rrasë ku s'duhet. Ec, tash!

Kunder Thacit dhe Serbise njeheresh thote ky cuni i VV, nje rruge e dy pune thote. Kaq pashe nga fillimi i videos qe ke vene, mu shpif, s'pashe me.

Ca lesh strategjie kombetare eshte kjo qe hedh ne nje thes Serbine (kundra te ciles supozohet te jete kjo nisme) me qeverine e vendit te vet, pavaresisht fajeve te kesaj te fundit?

Bere gabim me kete videon qe e vure, se deri tani me kap pak info sa kisha isha pro kesaj protestes.

Me pelqeu opinioni i Shkullakut.

tashti personalisht une jam kunder bllokimit te doganave. jam shume me teper per mbylljen e dyqaneve qe tregtojne produkte serbe ne kosove. dhe ne shqiperi per ate pune. 

per mua nuk ka nevoje per aksione si it hone mer yahoo, kshu qe bien ne sy, per te patur me pas nje qasje te caktuar politike, se sa per aksione te caktuara politike qe te arrijne nje qasje te caktuar. 

psh, duke luftuar korrupsionin dhe duke krijuar nje ekonomi solide ne tokat tona nuk do te kemi frike prej importit serb. nese ne bllokojme mallrat e nevojshme qe vijne prej kines a prej indise a prej serbise, thjehste i humburi so te jete populli qe do te detyrohet me ble mall kontrabande (mall i skaduar si cigaret pa pulle). 

ashtu edhe ne shqiperi, asnjhere nuk e kam pare kauze demonstraten per vjedhjen e votave sa e kam pare kauze luften kundra korrupsionit. 

psh nese neser do te demonstrohet per denimin per ate doktorin qe vrau nenen me femije ne korce une dal ne proteste. po ashtu edhe nese behet proteste per denimin e atyre qe vjedhin diten per diell asetet e qytetareve (te gjithe kryetaret e NJQV pa perjashtim psh) apo qe nga paaftesia per te qeverisur na lene morracake jam dakort te protestojme. dhe plot e plot kauza te tjera.  

por bllokimi i doganave duke u dhene te drejte zagareve te leposavicit per mua eshte vetem nje show off pa lidhje. dhe shqiptaret ne pergjithesi do te vuajne edhe ca nga ata qe e kane valevitur gjate flamurin me yll si ne shqiperi dhe si ne kosove. 

Pajtohem plotesisht me ty ne princip.

Por me duket se po haron se nuk po jetojme ne Holande.

Qeverite tona ne te duja anet e kufirit nuk jane aspak te interesuara

per ate qe thua.

Tani ne mund te rime para kompjuterit edhe te ankohemi se politikanet

jane te korruptuat, i vjedhin votat , etj, etj.

Por "qeni" leh, e karvani kalon, ose .... ?

Lets do the first occupy protest on Albanian soil !!!!!!!!

Big Like Albin Kurti!
Hashim Thaci, dorzo lopen!
Po me bohet qefi qe ne tubimin e VV ishin edhe "Plisat". Keep walking!

nuk e kuptoj: Kush e ka ndaluar Kurtini dhe ithtaret e tij te organizojne, shtyjne per blerje masive te produkteve bujqesore shqiptare (AL), duke kontribuar keshtu qe te pakten te shpetojne produktet shqiptare (dhe njekohesisht me te edhe mundi dhe paraja e shqiptarit te varfer) nga kalbja (kujtese: protestat e bujqeve te zones se Korces qe po u kalben prodhimet bujqesore)?

ke nigju per Blej Shqip?

kam ndigjuar, po si jo. po ke nigju ti qe dikush ka blere shqip? se po te kishin blere shqip, nuk do kalbeshin tonela produktesh bujqesore ne Shqiperi. ke degjuar per kete? po pate degjuar, informoje pak VV dhe Saktivisten.

une di qe kush prodhon 'shqip' ne Shqiperi eshte rrokapujthi mbytur ne kredi dhe borxhe.
fatkeqesi..njerez qe gjithe fitimin e jetes e kane investuar ne prodhim dhe mbyten dita dites.

!!!

Po pse ata qe protestojne ti dhe nuk fajeson qeverite shqiptare? Pasatj kjo protesta nuk te duket edhe si mjet sensibilizues qe ta kuptojne njerezit rendesine e prodhimit vendas?

Nuk te shkon fare ne mend qe qeveria e ka gabim qe po mbyt prodhuesit vendas, po thu qe e ka gabim VV qe nuk sensibilizon konsumatoret. Nuk e shef dot kutin e ndryshem qe perdor ne gjykim?

Kosova ka nje marrevshje tregtare me Serbine. Serbia nuk po e zbaton. Reciprociteti ta do qe te mos e zbatoje as Kosova. Kaq e thjshte eshte.

ktu vjen momenti qe thuhet: "secili ka menimin e vet" smiley

smiley

 

e ku e di ti se cfare me shkon mua ne mend e cfare jo? c'te duhet ty kjo? Qe t'i kthehemi temes:

c'pune kane shqiptaret e shqiperise te shkojne te mbrojne marreveshjen tregtare midis Serbise dhe Kosoves? ca me pak, pse angazhohen ne Kosove (e nuk kane frike te japin as jeten) kur nuk kane bere nje minimum te minimumit per te mbrojtur prodhimet vendase ne Shqiperi? Te themi, te dalin neper pikat e doganave te shqiperise dhe te kthejne permbys kamionat me prodhime bujqesore te huaja, qe te shpetojne shqiptarin nga varferia?

Une shqiptari i Shqipnise, e ndiej veten edhe shqiptar te Kosoves. Keto kategorizimet jane te tuat dhe te te tjereve. Une i refuzoj. Une nuk pranoj asnje kategorizim tjeter vec "Tirons" smiley

Pa shaka tani. Marreveshjen tregtare ta permenda thjesht per te te treguar ligjshmerine e veprimit te VV. Arsyet pse shkoj une te protestoj andej jane disa:

1) Dua pak me shume dinjitet nga qeverite shqiptare;

2) Dua te kihet kujdes per ate qe prodhon dhe fiton ne vend, dhe jo per ate qe mbush maunet gjetke e na i shet ne ketej. Te ardhurat e realizuara ne vend eshte mire te mbeten ne vend. Kjo eshte e domosdoshme, kur tjetri ben loje te piset. Do te shese te ty, po nuk pranon te bleje asgje nga ty;

3) Dua qe qeverite shqiptare ta kuptojne qe nuk qeverisin dele qe i varin Europen si b.let e dashit; Keto "risite europiane", "standarded euopiane", "hapesirat europiane" jane shnderruar ne asgje, dhe dua ta kuptojne qe ne nuk jemi aq te trashe sa te vazhdojme edhe pas kaq vjetesh t'i besojme;

4) Shkoj andej edhe qe mos t'u kalben korçareve prodhimet e tyre, sepse ti e kupton fort mire qe ate hapesire te tregut qe mbetet po u bllokun mallrat serbe do e zeri prodhimi shqiptar i Tirones, e hapesiren qe ngelet ne tregun e Tiranes do e zeri prodhimi i Librazhdit, e ate te Librazhdit e ze prodhimi i Porgadecit, e masanej edhe i Korçes e keshtu me rradhe. Po e pame veten si nje treg i madhe do jemi te gjithe me mire.

 

dakort me ty, ne pergjithesi. po nuk m'u pergjigje ne argumentin qe une shtroj: pse ky sensibilizim tani per kosoven, realitetin e se ciles nuk e njoh/im, ose e njoh/him ashtu sic n/ma shet vetem VV; pra, nje realitet te cilin nuk e njoh/im nga eksperience direkte e per te cilin nuk mund te gjykoj/me ne menyre te pavarur nese jane duke na/me manipuluar apo jo (nuk i degjojme te gjitha palet, nuk i njohim e as ndjekim live kontekstet as politike e as ekonomike qe i kane kushtezuar, pertej c'na manipulojne neper gazeta, fejsbuk apo blogje) dhe nuk jane aktivizuar deri me sot te mbrojne prodhimin vendas ketu ne shqiperi, produkteve te cilave ua ndjejne edhe eren e kalbje (dhe e kalojne thjesht duke mbyllur hunden me dore) dhe i injorojne teresisht? Per ironi te fatit, tani qe ne diskutojme fshataret jane duke protestuar dhe askush nuk eshte atje perkrah tyre; politikanet jane te zene me votat e zgjedhjeve te ardhshme; shoqeria gjasme civile dhe ata qe duhet te ishin atje kane zgjedhur te bejne martirin ne Kosove (kryeministri nuk e ka kontrolluar akoma internetin). Absurde!

Pse ky sensibilizim tani?

Po pse jo tani?

Apo, bottom line, tani po na perdor Kurti thu ti?

pse, ti thua qe Kurti nuk perdor? pa cinizem, me pelqejne shume njerezit naive. jane shprese. kjo te drejtohej ty.

Po pse nuk shkojne ne Korce po ne Kosove? Pse sensibilizim per Kosoven, realitet qe e perceptojne ne televizor, realitet virtual, dhe aspak sensibilizim per realitetin ku jetojne cdo dite te jetes se tyre? Dhe ky realitet po therret tani, ne kete moment!

Pa te keq fare dhe shum sinqerisht, ti qe nuk e quan veten naiv/e ke rrezik te ngelesh peng i dyshimeve te tua. Une nuk jam naiv (nuk ta kam marre fare per keq, me beso), por kur bej hesapin, me del me mire te besoj e te luaj bythen per dicka dhe te marr riskun se do zhgenjehem ne fund, sesa te mos bej asgje ka frika se mos perdorem.

Sa per Kurtin, krahasuar me gjithe shqipot qe merren me politike, ka distance te madhe sa i perket integritetit. Megjithate, mbase gjithe kete kohe eshte shtirur dhe na ka hedhur hi syve. Ekziston si mundesi edhe kjo. Por kur ve ne kandar mesazhin e tij dhe ate te Thacit qe thote "duan te marrin pushtetin me dhune", nuk kam si te mos mendoj se kam me pak risk te perdorem nga Kurti sesa nga Thaci. 

Pastaj nuk e di a e ke nigju ndonjehre. Duket qe nuk ka merakun se si po e thote dicka, por cafre po thote. Robi qe i meshon prembajtjes dhe jo formes, ka gjithmone me pak gjasa te devijoje.

ka shume mundesi qe te kesh te drejte (per pengun).

e kam degjuar Kurtin dhe nuk ma ka mbushur mendjen. Per ta krahasuar nuk e krahasoj dot sepse me mungojne informacionet jo vetem per Kurtin por edhe per politikanet e tjere. Une informohem nga shtypi dhe ky eshte militant; ne kushtet kur nuk shoh mundesi reale per te verifikuar nga burime te ndryshme e te besueshme informacionet qe une marr nga media, preferoj te jem skeptike.

tironso, a s'te thashe smiley

hajer, se nuk e kisha nijet me qesh.

VT!

Emo, jom trishtu shume per Zotin. Flet me shqipo a thu se je tu fol me nanji te huj. Po c'faj ka serbi thon mer burre. Nuk kane piken e predispozites me e nigju ca thote tjetri e jo mo me menu per te. Po e tha shqiptari, automatikisht myllen veshet. Po e tha i huji, packa se nuk e kuptojne, e morin per te mireqene. As nuk pysin me u informu. Jo mer fare. Kallep  smiley 

 

mund te thosha shume gjera lidhur me kto, tirons, por sot eshte e shtune.

te them vetem kete: me tipa te tille une jo debat, por edhe sikur te qelloj afer ne avion ne business class, do ndrroj vendin, do i them ndonjerit ne coach qe ajde ndrrohemi.

per qejf tone: http://youtu.be/23skmMm4bjs

cheers!

Flm per videon, mesiiarte!!!

Me vret padija dhe jam i detyruar qe infon ta marr permes medias dhe llafeve te politikaneve. Por nga c'shoh (e pashe dje videon e VV si dhe lexova intervisten mizerabel te thacit), me duket sikur VV ka nje taban granitik te argumentuar mire, ndersa thaci ka justifikime dylekshe qe ku iu rri shpirti.

thelbesorja per mua: a eshte e vertete qe struktura e te ardhurave te arkes se shtetit kosovar eshte e tille qe paraja vjen nga kufijte dhe jo nga brenda (prodhimi i brendshem)? nqse pergjigjia e kesaj pyetje eshte PO, atehere Kurti dhe VV jane ne te drejte te tyre dhe t'iu prije e mbara! Per momentin: Nje PO e madhe proteksionizmit!

Paraja e kufirit eshte KANCER!

Ehu emo. Te ishte se kerkonte proteksionizem edhe mund te debatohej me VV. Eshte me keq se kaq puna. Doganat marrin 0, sepse jane hequr tarifat me kohe nga Central Eurpean Free Trade Agreement (CEFTA). Ky nuk po kerkon proteksionizem, po kerkon mundesi te barabarta, ose level playing field sic thote kaurri  smiley 

Lejimi mallrave serbe behet sepse (a) do Evropi se nuk do t'i nxehet serbi, ose (b) importuesit jane te lidhur me qeverine. Nuk behet fjale as per te ardhurat ne buxhet se ato do jene te njejta. TVSH do marre qeveria nga malli serb, TVSH do marre nga malli kosovar, shqiptar, apo edhe maqedonas.

ta marre vesh ai ''skutari'' qe duan te bllokojne prodhimet serbe,,,

Po mire mo, po ndonje info sakte perse zhvillohet protesta a ka?

pse behet kjo proteste? si demtohet kosova? si dhe ne cmenyre nuk respektohet reciprociteti? a nuk u pat firmosur nje marreveshje qe perfshinte edhe ceshtjen e vulave doganore? ne cmenyre qeveria po vendoset mbi vullnetin e parlamentit?

Sa per informacion, kuriozitet.

Se edhe berberin, qe po shkon me autobuz te organizuar, une e pyeta kush jane arsyet dhe as ai vete s'di apo s'do ta thote pse po shkon per te protestuar.

Ja ku e ke pergjigjen, ta ka thene Grava me larte. Nese nuk te pelqen me thuaj se ta jap une pastaj:

 

 grava - 13 Janar 2012 - 03:05 

Kush mundet  te  me thote se cilin parim demokratik shkel V.Vendosja... "e revoltuar", per shkeljen e parimit kushtetues te dinjitetit te shtetit te vet, prej pabarazise ndermjetese, apo me mire kush me thote se cilin parim demokratik shkelen, jo portestuesit si duan ti quajne ca berishiste, por; "te ngriturit ne revolte", per vjedhje te votes, te 21 janarit?

Asnje parim demokratik dhe kushtetues nuk kane shkelur dhe shkelin.Perkundrazi!!

   Kur populli shikon se i  shkelet hapur e drejta, i dhunohet dinjiteti, apo arrin puna gjer sa  dhe vidhet, nuk proteston, por ngrihet ne revolte dhe bllokon, kthen permbys, per ta ndrequr, ate qe qeverrisesi e ben shume keq.Une do te  thoshja qe ate dite ne krye te te revoltuarve te ishte  vete... Haxhim Raxhimi.Bravo u qofte  djemve te V,Vendosjes se historia do tu japi te drejte!Eshte populli ai  qe duke u ngritur ne revolte, jo per qejf a poste, por ...per parimin demokratik te  dinjitetit.Do  rrzokane pushtin djemte e kosoves me revolten ne Merdare! Apo se  do nxirrnin, per bythe e jashte   nje ndertese ne Bulevard, institucionin kryeminister(kryeministri eshte  institucion e jo ndertesa)  teresisht kusar e me pas dhe  katil !

  Lexoni  Shtetin e Spartes, te  Athines se Perikliut dhe jo  te  degjoni Te marrin, apo sa thone kusaret.Ku merr vesh Hashimi nga demokrracia, veç hapesires qe ze, nje bythke, mbi nje kolltuk!Aqe eshte "bota demokratike"  e tipave te tille, shpellare.Atij ja ben me sy, kau i vjeter ketej. Rugjua yne

Megjithate nuk eshte Ai dhe Ky,  vetem e keqja por....

dhe  ca zagare dhe mercenare te  kusareve dhe bashkpuntore te sherbimeve  te UDB-es,  qe  u mbajne iso, kur duan t`i  etiketojne te tillat, si bema antidemokratike.

 

Pergjigje KOT fare! Pergjigje eshte kjo poshte e Tironsit.

Ti s'e di per cfare po shkon ne proteste (piknik) njehere. As grava s'e di, po shkruan vetem retorike te ky komenti lart.

Hunter,

Kur con mall jashte, ai shoqerohet me nje sere dokumentash:

1) Fature,

2) Certifikate Origjine,

3) Certifikate fitosanitare,

4) Deklarate eskporti

Deri me sot eshte negociar per vulat e doganes se Kosoves. Mirepo nje pjese tjeter e dkumenteve nuk leshohen nga Dogana plako. Serbi ka pranuar ne Marreveshje qe po te ndryshohet vula e doganes do lejoje kalimin e mallit, e tani thote qe une nuk e le kete mal te kaloje sepse certifikate e origijnes dhe ajo fitosanitare jane lesuar nga Oda Ekonomike dhe agjensia shendetesore qe ne letter head kane Republic of Kosova. Me fjale te tjera perdor barriera administative ose  taktika si te grekut. Greku thote s'te le se je rrezik publik se ke lind ne cameri, ky thote nuk te le se malli jot nuk ka etikete ne serbisht.

Tani plako, edhe vete marreveshja thote pak a shume "nese njera pale perdor masa qe kane efekt te njejte me tarifen apo barrieren" atehere pala qe e peson ka te drejte per countermeasures. Kete shfrytezoi Kuvendi qe kerkoi reciprocitet te plote. Thaci tani, nuk do me permbush kerkesen e kuvendit

 

Rrofsh plak, nje pergjigje persembari. Dmth behet fjale per barriera administrative, qe Serbia s'i njeh. Une mendoja qe ishin zgjidhur me ate marreveshjen perpara. Gabim e ka Thaci qe i del kaq kunder. Ti perdorte protestat e VV per presion, per te thene qe duhet te flasim e ta zgjidhim, sepse opinioni publik eshte i trazuar.

Po pse mer alvanosa te qelbet nuk rrini dot pa qesendis tjetrin  smiley 

A ka mundesi qe te pakten per 5 gjera ta ndertojme maredhenien me njoni-tjetrin nga zero e te mos mbartim cicmicet e perditshme?

Jo, nuk ka mundësi, fatkeqësisht. 

Madje kjo është dhe si përgjigjie e pyetjes: pse shkoni në Kosovë dhe jo në Shqipëri? Në Shqipëri ka fragmentizim të skajshëm që e bën të pamundur sipërmarrjen e çdo lloj aksioni civil apo politik. 

 

Po pse mer plak kshu smiley

Ja dhe kur tregohet nje shenje mirekuptimi, ne e mbysim me rromuze. Si pret te mos kete fragmentarizim pastaj?

Po pse mer alvanosa te qelbet ....smiley Me kenoqe me ate 'te qelbet " se me alvanosa me rrjegull jena .
Mu kujtu ajo rrefenja me mesuesen ne Elbasan qe pat thirre ne klase prindin e njonit qe thojte llafe te qelbta smiley Erdhi mo i Turpnu dhe faqr klases i foli cunit me t'modhe
PO FOL MER CARDDERR ,Kujt i ke ngja qe thu llafe te qekbta ti
flm smiley

e cuditshme, shikoni sa ngjajne dy ministrat e jashtem te Kosoves dhe te shqiperise

“Shkrihet” shërbimi diplomatik

Mua sikur s'me pelqen edhe aq kjo Vetvendosja. Sikur s'jane edhe aq te qarta veprimet e saj. Kem nje dyshim se ka ne te, nje fryme anti-europiane ...

Mos moj....  C'me thua keshtu smiley 

 

Pse ju djeg kaq shumè?...nuk mbeti njeri pa fyer vetèvendosjen...me kryeministèr,president,ministra e ambasador tè huaj..e shoqèruar edhe me iso shqipèrie..a thua kush e di ç'farè do tè bèjnè kèta?unè nuk di tè ketè vrarè njeri vet-vendosja deri tani...po protestè tè ligjshme do bèjnè o njerèz..me leje nga shteti e policia...na e shpifèn me kèto idiotèsira integrimi..se mos ka ndonjè gjè tè re qè ka mbetur pa i mèsuar evropa apo bota shqiptarve,e aq mè shumè kosovarve..

Ja dhe nje e dhene tjeter, qe Vv e ka pas denoncuar me kohe, ashtu siç eshte denoncuar ehe tek ne ko afere e piset...dhe flasim per rruge patriotikesmiley   pordhe me rigon......Tamam kjo rruge na shpuri dhe ne ne kete zgrip ku jemi sot...

 

Rruga që do e çojë Kosovën drejt rrënimit
 

Një shkrim i publikuar në portalin e rëndësishëm ‘Transitions Online’ nxjerr në pah rrezikun e falimentimit të Kosovës nga ndërtimi i rrugës Vërmicë- Merdare. Shkrimi ka për autor Andrea Lorenzo Capussela, ish- drejtor për çështjet ekonomike dhe fiskale në Zyrën Civile Ndërkombëtare, e cila mbikëqyr pavarësinë e Kosovës.

Në shkrim thuhet se rruga do i kushtojë shtrenjtë buxhetit të dobët të Kosovës dhe mund të provokojë një krizë financiare. Sipas autorit, rruga është e panevojshme dhe tepër e shtrenjtë. Autori thotë se nuk qëndron as argumenti ekonomik për ndërtimin e “Rrugës patriotike”.

“Tregtia mes Kosovës dhe Shqipërisë është minimale, në pesë vitet e fundit vetëm 3 përqind e importeve të Kosovës janë nga Shqipëria dhe rreth 12 përqind e eksporteve të pakta të Kosovës shkojnë atje. Nuk është as rrugë e rëndësishme transporti. Vetëm pesë përqind e importeve vijnë në Kosovë nga Shqipëria,” thuhet në shkrim.

Autostrada ka nisur të ndërtohet pa plan, pa studim fizibiliteti dhe pa asnjë projekt financimi. “E vetmja arsye për ndërtimin e saj qëndron tek emri: është një akt patriotizmi,” shkruan autori.

Në shkrim thuhet se oferta e Bechtel Enka ishte një çmim që varion nga puna që bëhet. Kështu ka bërë Bechtel dhe në Shqipëri e në Rumani. Për Shqipërinë projekti nisi për 418 milion euro dhe përfundoi në mbi 1 miliard euro. Edhe në Rumani rasti ishte skandaloz pasi Bechtel fitoi kontratën për një autostradë 415 kilometër dhe vetëm për 54 kilometra kishte marrë 1.3 miliard euro. Tenderi, shkruan autori i shkrimit, ishte plot shkelje. Një firmë konsulence doli kundër, por mendimi i saj nuk u mor parasysh edhe pse ajo firmë ishte paguar 1.7 milion dollarë për të dhënë mendimin e saj.

Në fund, autori thotë se ndryshe nga Shqipëria e Rumania, Kosova mbikëqyret nga ndërkombëtarët. Po përse nuk kanë reaguar ata?

Autori thotë se zyra ku punonte ai, që drejtohet nga Pieter Feith ka heshtur dhe nuk ka ndërhyrë. Në një intervistë Feith ka thënë se nuk kishte dijeni për problemet me kontratën. “Megjithatë në shënimet e mia për kontratën është edhe komenti i tij,” thotë autori për ish- shefin e tij. I pyetur nga gazeta kosovare se përse nuk ka pasur dijeni për problemet, Feith është përgjigjur thjesht: “Pyesni amerikanët”.

Vetemnimi, "Vetvendosja" ka ne 'te; nacionalizem ekstrem shqiptaro-kosovar qe ia kemi pa "hajrin" edhe ne 1913-en kur Fuqite e Medha e coptuen Shqipnin. Çka do Vetvendosja perderisa Kosova e ka nji qeveri?! Sa vota ka marre, sa deputet ka ne Parlament VETVENDOSJA?! Verdikti i popullit asht per Thaçin, kur t'mbaroje mandati i tij, te kandidoje Albin Kurti. I madhi Napoleon Bonaparti ka thane: " BATALIONET E MEDHA KANE GJITHMONE TE DREJTE". S'po pyetkan Evropen, as Doris Pak kosovaret qe i ka nxjerre n'drite Perendimi e ShBA-ja.  Nuk duhet me ndej gjithe jeten n'llogore me pushke per faqe me kojshine. Shtrinia doren fqinjit, se me ate i keni shkembimet, me serbet. Askush s'ka perfitue nga inati. Grevat e Vetvendosjes vene gure ne rrotat e demokracise si n'Shqipni ashtu edhe n' Kosove. Se nuk arritem me formue shtet pas 1912-es, Fuqite e Medha sollen Princ Vidin, po as ate s'e deshen haxhiqamilet, se ishte kaurr. Hiqni dore nga feja, o shqiptare, se asht kapercye ajo. E ardhmja e Shqipnise dhe e Kosoves asht EVROPA e BASHKUEME. I ka percaktue mire i madhi Faik Konica: "MUHAXHIRET"...

Rrofsh Ron për këtë. Albin Kurti është politikan MODEL. 

Nëse ka një shpirt (zeitgeist) të vetin kjo epokë, për shqiptarët kudo që ndodhen, ky është përfaqësuesi. 

 

Une mendoj se VV-ja politikisht gabohet. Pavaresisht qellimeve te fisme te Albinit, qe nuk dua te imagjinoj kurre se mund te jete nje djal qe punon kunder interesave te popullit shqiptar, VV-ja eshte nje force politike ne parlament. Rruga per ne qeveri nuk vjen nga rruga e rruges por nga institucionet legjitime, dhe pavaresisht te gjitha problemeve, Kosova eshte nje vend qe ka nje demokraci qe lejon hapesira veprimi per forca te tilla si VV-ja pa qene nevoja e RRUGES. Shteti ka nje politik qe nuk mund te diktohet nga rruga, nqs je i zoti, bind popullin te votoj per ty, hajde ne pushtet dhe diktoje vete politiken e shtetit.

Gjithashtu mendoj se VV-ja ne pergjithesi duhet te tregohet me e sjellshme ndaj Thacit, i cili e meriton ate post qe ka, sepse e fitoi me lufte kur qe nevoja, por edhe me politike e me paqe kur qe perseri nevoja, pra nuk beri politike rruge kunder LDK-s megjithse kishte luftuar, por e fitoi demokratikisht te drejten per te qeverisur vendin.

Sa per Doris Pack e europiane te tjere, nuk ju shoh dot surratin, sepse po te mos ishte per te tilla felliqesira shqiptaret keto 20 vjet do te kishin pas me pak vuajtje. Europa gjat gjith kesaj kohe vetem interesin e serbise ka pas ne zemer, kjo ska pike dyshimi.

Saper Tiranen zyrtare, eshte e habitshme se si prononcohet gjithmone vetem mbasi prononcohet Beogradi zyrtar dhe Europa. Ky fakt flet vete. Tirana zyrtare edhe dhunen e bandave serbe ne dogana e kaloi ne heshtje deri mbas prononcimit te vete Tadic-it i cili i quajti bande rrugacesh. Vetem mbas denoncimit te vete Beogradit doli Tirana ne prononcim ku denoheshin aktet e dhunes ne dogana.

"" pra nuk beri politike rruge kunder LDK-s "" si quhet politika e vrasjeve te eksponenteve te LDK-se...politike mali?

Nuk di cfar te them per politike vrasjesh te eksponenteve te LDK-s. Nuk kam degjuar nga LDK te tilla akuza, megjithate njerez ne rruge kunder qeverisjes te njeriu qe ju perkul Milloshevic kasapit kur shqipetaret therreshin maleve si bageti nuk nxorri ndonjehere Thaci megjithese ishte ai dhe shoket e tij qe e bene luften dhe jo perkulsit e LDK-s dhe ushtria e tyre zgjabarake qe bashke me rrugacet e Berishovicit nuk hodhen asnje peshtyme kunder forcave gjakatare te serbise. Ja ashtu!

Nuk ke degjuar ndonjehere nga LDK te tilla akuza - po lexo shtypin kosovar se ke plot.

pak kontradiktore komenti yt ora1 njeher thua:

nuk eshte nevoja e protestave te `rruges` te VVs panvarsisht qellimit te mire..

njehere tjeter thua;

 Europa gjat gjith kesaj kohe vetem interesin e serbise ka pas ne zemer, kjo ska pike dyshimi

nuk thua qe bravo i qofte vv qe ne kete mes paska guximin te ngrej zerin jo pro interesave te serbeve ?!.. protestat e VV jane deklaruar paqsore vetem per te treguar se ai vend ka zot shtepie qe edhe te mbyll deren ne se komshiu ka qellime te mbrapshta

Nuk ka kontradikte aty. VV-ja beri nje zgjedhje te lire per te hyre ne politike, fitoi shume politikisht per nje levizje qe hyn ne votime per here te pare. Eshte partia e trete ne vend, me nje numer te konsiderueshem zgjedhesish, ne shumice rini, dhe me nje kapital politik te konsiderueshem. Te gjitha hapesirat institucionale jane te hapura per VV-ne. Nqs vjen ne pushtet atehere patjeter te ndryshoje politikat e shtetit, por per sa kohe eshte ne opozite te ngre zerin institucionalisht dhe demokratikisht. Do te me duket 100 me normale dalja ne rruge nqs VV-ja do te ishte ende nje force qytetare e ndare nga politika.

Albini eshte nje djal i shkelqyer qe i ka bere vend vetes midis shqiptareve me te medhenj te kohes tone, por nuk duhet te rrembehet, mos ta sulmoje aq shume Thacin personalisht sic ka bere deri me sot, t'i shtrij doren e mirekuptimit dhe vellazerimit, dhe ta marre me shtruar, sepse populli thote ' Punet e mira behen avash avash '. Edhe njehere politikat e nje shteti nuk diktohen nga opozitat por nga qeverite, dhe kosova ka nje qeveri me legjitimitet te plote.

 

 

ska kontradikte aty. ok.

ka kundershti athere, se,  qellimin e VVs sic thua vet, eshte i mire, rruga jo!!! hapsira e aktiviteti te protestes eshte brenda ligjit, me sa dihet, vet VV ka informu pub. 

C`beri Thaci ne ate kohe, kur per tu perballur me Serbine kishte dy rryma, mes kosovareve, midis  dy rrymave  asaj paqsore dhe asaj te luftes Thachi, zgjodhi Luften ?!!smiley.

Thachi ndoshta eshte i detyruar te bej rolin e Evropit, por duhet me shume te degjoj dhe te bind faktoret e tjere politike si VV, brenda qeverise dhe jashte per te pat, nje qendrim unik, per interesat e kombit!

..megjithse kjo proteste eshte deklaruar paqsore, e vetmi problem eshte "Pse te ndalohen Maunet serbe ?"  Pyetja tjeter eshte pse Jo?, pse thote Doris Pack?

 

i lumte vetevendosjes qe po tregon guxim per tu perballur me te vertetat e     shtetit te kosoves, qe akoma nuk i pjerdh njeri por tallin leshte duke i trajtuar me nencmim si plehra.

Thaqi e ka hup kosoven, ka zgjedhur lekun si berisha e si cdo pushtetar klanor shqiptar. 

pse nuk ndalon evropistet antiglobalistet, por do qe te shkaterroje cdo organizim te vertete kunder formes se re te mos-lirise ne kosove????

te lumte vetevendosje!

 

 

 

Albin Kurti: Me trupat tanë do ta ndalojmë Serbinë14 Janar, 2012 | Postuar në: Aktualitet | Shkruar nga: TemA OnlineShare 

 Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që ta lirojë rrugën në mënyrë që protestuesit të mund të vazhdojnë rrugën për në Merdarë.

“Nuk jemi ne ata që e bllokojmë lirinë e lëvizjes, por janë urdhrat e ministrit Bajram Rexhepi që e bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë Kurti para të pranishmëve të mbledhur në Podujevë, pranë Hotel “Besiana”.

“Problemi ynë i vetëm është Serbia, është ky vend që është vetëshpallur armik i Kosovës. Do të përdorim trupat tanë për të ndalur kamionët e Serbisë të hyjnë në Kosovë”, tha Kurti para mbështetësve.

Ndërkaq, Shpend Ahmeti nga kjo lëvizje, ka thënë se përderisa nuk kalon asgjë nga Serbia në Kosovës, ne do të mbesim këtu.

“Ne i kemi edhe aktivistët tanë matanë, asnjë kamion dhe asnjë makinë nga Serbia nuk ka kaluar, sipas të dhënave që kemi. Përderisa nuk kalon asnjë kamion nga Serbia, ne mund të rrimë këtu ditë e natë”, ka thënë Shpend Ahmeti.

Ndërkaq, në drejtim të pikës kufitare Dheu i Bardhë, aktivistët e Vetëvendosjes janë ndalur nga një kordon i Policisë së Kosovës, rreth një kilometër larg kufirit.

Aktivistët e Vetëvendosjes po qëndrojnë në rrugë përballë policisë, dhe deri më tash nuk kanë bërë përpjekje për të kaluar më tutje. Atyre iu është drejtuar Ismajl Kurteshi, i cili ka kërkuar që të jenë të qetë dhe të mos bëjnë asnjë incident.

Rrihen përkrahësit nga Shqipëria

Aktivistë të Vetëvendosjes raportojnë se në pikën kufitare të Morinit, 2 autobusë që janë nisur nga Shqipëria për t’iu bashkëngjitur protestës së Vetëvendosjes, e kanë kaluar kontrollin kufitar të Shqipërisë, mirëpo janë ndaluar nga Policia e Kosovës dhe nuk po lejohen të hyjnë në territorin e Kosovës.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje raporton se autobusë të organizuar janë nisur nga çdo qytet i Kosovës, nga Tirana, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërcova dhe Struga. Gjithashtu, shumë qytetarë janë nisur me makinat e veta.

Ndërkaq, gjithnjë sipas aktivistëve të Vetëvendosjes, pasi njëri prej protestuesve të Shqipërisë ka nxjerrë flamurin kombëtar, Policia e Kosovës ka filluar t’i rrahë përkrahësit e ardhur nga Shqipëria./Zeri

tema

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).