6 Janar, 1882 - 13 Mars, 1965

Nga po na vjen, moj erë e rreptë? 

Pse vërshëllen me aq mallëngjim? 

-Vij drejt nga malet e Shqipërisë, 

për të përhapur zi e vajtim. 

Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn, 

drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

 

Çirem, digjem i vrerosur, 

Sakatosur, çarmatosur, 

As i gjall' as i varrosur, 

Pres një shenj' e pres një dritë, 

Pres me vjet' e pres me ditë, 

Se ç'u tera, se ç' u-mpaka, 

Se ç' u-çora, se ç' u-mplaka, 

Lark prej vatrës dhe prej punës, 

Anës Rinit, anës Tunës.

 

Se të deshte dhe s'të deshnin, 

Se të qante kur të qeshnin, 

Se të veshte kur të çveshnin, 

Nëno moj, të ra dëshmor

 

Rent kudo, duke bërtitur, 

Nëpër shekuj faqe-ndritur, 

Se i vogli shtrin viganin 

Dhe i shtypuri tiranin, 

Veç e tok, 

Tok, or Marathonomak! 

 

Dhe një zë vëngon nga lumi, 

Më buçet, më zgjon nga gjumi,

 

Endërronj pa funt, pa shpresë ...

 

... Në ëndërr, kur agimi zbardhëllonte, 

Një zë që nga Taverna po gjëmonte: 

"Çohuni, djem, e Verë sillnani, 

Se Fati na e tha lëngun sonte." 

______

Fjalimi i Fan S. Nolit më 1924, në Parlamentin Shqiptar

Pesë pikat kritike të shoqërisë shqiptare:

E para. Anarkia fetare: Katër fe të ndryshme që nuk kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan.

E dyta. Anarkia sociale: Këtu s’ka as klasë (të lartë) bejlerësh, as klasë bujqish, as klasë burzhuazie. Këtu bujku është më bej se beu dhe beu më bujk se bujku. Kemi një shembull të bukur për partinë popullore, e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve nga oxhakët më të vjetër, kurse anëtarët e saj lëvdohen se kanë shpëtuar prej bejlerëve.

E treta. Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

E katërta. Anarkia patriotike: Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar shenjtërojnë anë e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtor e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurt që të nesërmen do të prokllamohet patriot i madh.

E pesta. Anarkia e idealeve: Këtu idealet e shtrembëra, të errëta e të mumifikuara të Fanarit e të Buhares përfyten e përleshen në një luftë për jetë a vdekje me idealet më të gjalla më elegante e më të nderitshme të Perëndimit. Na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë që mund t’i copëtosh, por jo t’i shqitësh nga trupi që kafshojnë dhe thëthijnë. Herodi tregon se në betejën navale të Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte, gjersa ia prenë; atëhere e kapi me dorën e mëngjër, ja prenë dhe këtë, atehere e kapi me dhëmbë e s’e lëshoj gjersa i’a prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodi përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë antike. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet të preç jo vetëm duart e kokën po dhe këmbët e trupin.

______

Shqip:  A ka ende për t’u zbuluar nga Noli?

Nga Oliverta Lila

Nesër shënohet 130-vjetori i lindjes së Fan Nolit. Është një nga ato raste ku kujtesa nuk i dedikohet vetëm kontributit të shënuar në një fushë. Noli kujtohet si i pari që mbajti meshën në gjuhën shqipe në Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare, kujtohet për veprat dhe përkthimet e tij, për publicistikën, kujtohet si politikan jetëshkurtër, si diplomat... Lista është e gjatë. Gjatë viteve, shumë studiues i kanë mësyrë veprës së tij, dorëshkrimeve, letërkëmbimeve, arkivave. Nasho Jorgaqi është marrë gjerësisht me të, Avni Spahiu, Pirro Tako, Arben Puto, Eftim Dodona, Ylli Zajmi etj. Mes tyre, Mehmet Gëzhilli, 10 vjet më parë ka hartuar të parën bibliografi për Fan Nolin, gjithçka e shkruar prej tij dhe për të. Dhjetë vjet më vonë, kur Noli është gjendur jo rrallë në qendër të debateve, bëjmë një bisedë të shkurtër me Gëzhillin për të kuptuar fushën që ka mbetur ende e paprekur nga veprimtaria e Nolit.

Nesër shënohet 130-vjetori i lindjes së Fan Nolit. Si duhet ta kujtojmë ne këtë figurë?

Me gjithë nderet që i takojnë një personaliteti enciklopedist që Shqipëria pati fatin ta kishte. Ishte një mendje kaq universale: nga poet në historian, nga publicist në përkthyes, nga një njeri i punëve të përditshme kthehet në politikan, diplomat, burrë shteti. Pavarësisht gjithë kontributeve të mëdha që ka dhënë, qoftë si poet, publicist, si historian, muzikant, si përkthyes, si ministër i Jashtëm apo si kryeministër, sikur asgjë të mos kishte bërë nga këto, mjafton që Fan Noli vuri gurin e parë në themelet e Kishës Autoqefale Shqiptare dhe i bëri shërbimin më të madh kombit shqiptar. Vetëm ky akt i madh historik e vë Nolin në krye të njerëzve më të nderuar të historisë dhe kombit shqiptar. Mes elementëve që formojnë një komb, është edhe ligjërimi i fesë së vet, të cilës i besojnë dhe i falet populli. Shqiptarët kishin të ligjëruar fenë myslimane, fenë katolike, por mungonte besimi ortodoks. Në ato vite nuk kishim kishë ortodokse shqiptare, por vareshim nga Patriarkana e Stambollit. Si lindi iniciativa e Nolit? Është i ditur fakti që më 1907, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vdiq një djalë nga rrethet e Korçës dhe duhet t’i bëheshin ritet fetare për këtë rast. Priftërinjtë shovinistë grekë nuk pranuan që të bënin ceremoninë fetare. Kjo qe një pikënisje, një revoltë që Fan Noli të merrte iniciativën e që më 8 mars 1908 të emërohej nga tre priftërinj rusë e t’i njihej e drejta të meshonte në gjuhën shqipe, duke bërë meshën e parë më 22 mars 1908.

Me figurën e Fan Nolit janë marrë shumë studiues. Ju keni bërë të parën bibliografi për të. Ishte fusha e parrahur?

Në çdo vend të botës, një studim sado i thjeshtë qoftë, fillon me bibliografinë (çfarë ka shkruar një autor dhe çfarë kanë shkruar të tjerët për të). Bibliografia është çelësi për të depërtuar në të gjitha aspektet e një autori, fenomeni apo një fushe të caktuar, dhe kjo kulturë ne na ka munguar. Por përveç njohurive dhe përkushtimit, hartimi i një bibliografike kërkon edhe ndershmëri shkencore. Aq më tepër këto bëhen më të domosdoshme sot në kohën e internetit, dyndjes së informacionit dhe domosdoshmërisë për të kursyer kohën.

Çfarë përmbledh bibliografia e Nolit?

Përmbledh gjithçka ka shkruar Noli dhe gjithçka është shkruar për Nolin deri 10 vjet të shkuara, kur edhe është hartuar bibliografia.

Çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 10 viteve të fundit, si ka qenë interesi për të si personazh dhe veprën e tij?  

E rëndësishme është që vepra e Nolit, si ajo origjinale, ashtu edhe përkthimet, është botuar dhe ribotuar disa herë. Ka ardhur koha që veçanërisht krijimtaria e tij publicistike të rishikohet dhe të ribotohet me kriteret më të rrepta, pa asnjë shkurtim. Po të bësh krahasimin e botimeve që janë bërë, gjen ende pjesë të censuruara. Këto 10 vjetët e fundit, figura e Nolit ka qenë në qendër të debateve, kjo për sa i përket angazhimit të tij politik (Revolucioni i Qershorit, gjoja lidhur me idetë komuniste dhe me Bashkimin Sovjetik) dhe së fundmi edhe debati mbi përkthimet e bëra prej tij. Mundet të flitet gjatë mbi këtë temë. Është e vërtetë që mund të ketë debate pro dhe kundër qeverisë së tij 6-mujore, po ç’mund të bënte një qeveri për gjashtë muaj në një prapambetje shekullore siç ishte Shqipëria? Si mund të quhet Noli komunist, kur s’ka asnjë shkrim, asnjë fjali për komunizmin? Noli ishte demokrat, përparimtar, revolucionar, por kurrë komunist. Për sa i përket paqes universale, ai ishte një nga ithtarët më të thekur, për sa kohë merrte pjesë në Kongresin e Paqes, që u mbajt në vitet ‘30 në Gjermani dhe rrinte përkrah personaliteteve botërore si Henry Barbys dhe fizikanit të shquar Zholio Kyri. Sigurisht që asgjë nuk është e përkryer dhe në këtë pikëpamje mund të diskutohet edhe për përkthimet e tij, por mjafton të kujtojmë që 95 vjet më parë, më 1916, ai i sillte kulturës shqiptare kryeveprën botërore të Shekspirit, “Otellon” dhe 80 vjet më parë kryeveprën e Servantesit, “Don Kishotin”. Vet Noli ka folur për gjyqin që i bën historia një personazhi kur flet për Skënderbeun: “Çdo hero në histori kalon në tre etapa, atë të lavdisë, të rrënimit dhe të rivlerësimit. Kjo do të thotë që në fillim ai ngrihet në qiell nga admiruesit e tij, pastaj rrënohet nga kritikët, dhe më së fundi... me durim, me mundim dhe me keqardhje, rivlerësohet përsëri nga historianë që janë esëll dhe jo të verbuar nga fanatizmi i admiruesve të heroit dhe as nga tërbimi i kritikëve të tij”.

Cili është aspekti më pak i studiuar nga Fan Noli? 

Ajo që ka mbetur dhe duhet me domosdo të studiohet janë përkthimet e tij fetare, një nga fushat që Noli i ka kushtuar vëmendje të veçantë e ku ka derdhur një pjesë të shpirtit të tij. Këto lutje janë gjithë poezi dhe është një fushë e palëvruar. Duhet që këto krijime të shihen nga ana stilistike, figurative, gjuhësore, gjë që duhet ta bëjnë specialistët e fushës. Megjithëse është një nga figurat më të studiuara dhe të publikuara, nuk duhet të mendojmë se Fan Noli është një figurë e shteruar.

49 Komente

1) smileysmiley

2) C'jane keto bualleqe? Komandari deklaroi perpara do ditesh se historia do te rishikohet e tera! 

 

Fetishisti

 

Feja jote me vjet do të bëhet çervish(1)

Kryqi yt, Jesu Krisht, do të bëhet fetish;(2)

Dhe në koleksion të Muzes` Afrikane

do të shtohet dhe një hajmali kristiane.

 

 

Lenini

 

Tavarish(3), tavarish, kryqësohesh më kot

Dhe po shtyp vegjëlinë me gjak e me lot,

Kryqi yt do të bëhet simbol tiranie

Instrument verbërimi, sfrutimi(4) dhe zie.

 

 

Antisemiti

 

Kryqi yt do të bëhet konop(5) i përshenjtë,

për të varur, për të munduar hebrenjtë.

Për të shuar një komp t`arratisur të ndjekur,

Për të cilët ke lindur, ke rrojtur, ke vdekur.

 

 

Militaristi

 

Kryqi yt do të bëhet bajrak(6) për fushatë

Do të ndezë kalorësit për kryqësatë.

Predikove dhe vdiqe si pacifist

Luft` e tmerr frymësove si militarist.

 

 

Heretiku

 

Si të nginjesh me gjak të pabes` e pagan

do të sulesh për gjak heretik kristian.

Me tortur` e inkuizitë dhe me tostongale

do të shtypësh çdo liri mejtimi e fjale

 

 

Ariosi(7)

 

Do të të them që s`ke qënë përveçse njeri,

se kjo vojtje s`ka hije, për një perëndi.

Këtë përrallë pagane, ia fal Shën Thanasit,

më kujton pak a shumë, Prometen` e Kafkasit.

 

 

Shën Thanasi(8)

(Anti-Ariosi)

 

Vet` e the që ke qënë njeri-perëndi,

Ariosi gënjen e përhap herezi;

Prandaj pra, Sinodi me pis` e mallkon

Ngordh si qen ne qenef, si kokudh kundërmon.

 

 

Theofiziti

 

S`jam aspak si këta, zemërgur e shpirtkazmë,

Dhe s`besonj se ke qënë njeri, po fantazmë.

Dhe çifutët kujtuan se të kryqësuan

Po më kot u munduan, më kot të mallkuan.

 

 

Israeliti kryqësonjës

 

Posa erdhe me një porosi të caktuar

Doemos për të vojtur, për t`u kryqësuar

Pse ahere besnikët e tu na fajtojnë,

Pse hesap me tërbim e mallkim na kërkojnë?

 

 

Kalvini

 

Do të them, Jesu Krisht, se më kot u kryqësove

Shituatën e keqe aspak nuk e ndërrove.

Se me Ungjill, e Kryq s`kemi për të shpëtuar

Në mos qoftë prej shekujsh e predestinuar.

 

 

1 - çervish - çorbë

2 - fetish - send jofrymor qe adhurohej (si perëndi etj)

3 - Tavarish - shok (rusisht)

4 - sfrutim - shfrytëzim

5 - konop - litar

6 - bajrak - flamur

7 - Arios - prift nga Aleksandria (Egjipt) që mbronte tezën e Krishtit-njeri (profet) dhe jo Zot

8 - Thanasi - Papë, kundërshtar i flaktë i Ariosit

po ndonje ka vrare? a more vesh gje?

Po me pyet mua apo Nolin?

He, tani eshte tamam viti qe Goni me HUriN ta hedhin ne tuc Nolin, duke i perkthyer te gjitha veprat e Shekspirit, Poen, Servantesin dhe Khajamin ne gegnishten e lokale te ripunuar. 

Bile nga inati t'ia perkthenin edhe vjershat e veta te shkruara ne toskerisht. smiley

Bile nga inati t'ia perkthenin edhe vjershat e veta te shkruara ne toskerisht. smiley

ahahaha. 

Ja u don buza,  por nuk i le hunda.Ku ka mekanizem mbi dhe te  tunde vendi kollosin Noli dhe vepren e tij gjigande.Dava spurdhjakesh llomotisin si... ata  ne hene

Po pra, ca fati kane ca e ca; iu erdh zogu n'dore.

Neser ne Ibriktepe(Ipsala) u vendoska busti i Nolit.

e thua si reqende
po ti qenke me myzhde
thona tjater nese ke
mo na ler te presem gjate.

Si duket ky njeri qe ka qene bricjap ee?

nuk kam bere medrese

kush s'me ka ne refene,

nuk punonj per ylefe

jam nje kurbetlli i ngrate

jam e vogel e parrire
faqezbehte e pangire
me kuqe me turpurove
zemrene peshe ma cove
smiley

pi nje kupe me meze

pa me vene lotet rreke

me djek malli per atdhe

edhe pse nuk jam vlonjat

omg
heeeeeeeeeeelppp smiley
ne vlore kur te shkoc
nje pike lot te leshoc
e merr uji e ben det
kurbet i ziu kurbet

 Noli ishte demokrat, përparimtar, revolucionar, por kurrë komunist.

Jo me jo, pooo, hajde thuaja legalisteve-ballisteve dhe " demokrateve"  kete!

  smiley 

ku esht ajo monda? smiley

e praaa,
dil dil o kermill
se te erdhi ujku...

ika lark si "dru me pre"

eremit ne dushanbe

arvanit neper Egje

tundur shkundur si lofate

 

"Mos nje grame nuk me le",

thosh zavalli ne shilte

numeronte nje dy tre

por java s'i dilte shtate

smiley

ps. e myllim kur te dush. Lavdi Nolit te paperseritshem!

ne dhe te huaj me kane vluar
me flori ergjend peshuar
porse zemra nuk do ar
s`do zymryt margaritar
do nje bahce me ullinj
do Sazan e do Lungar
do te shkoje ne varr
e te qaje per te pare
...................
ne dhe te huaj e vluar
ah ky mall,ky mall i shkrete
sec u ngrit e shkoi perpjete
floket faqet sec mu lagne
kurbet i ziu kurbet

super super definitely you win
peace and chicks smiley
ps.ah Monda Monda,nuku lihene pathriotet ne balte..

Se c'u ngritne nja dy a tre,

do bejme histori qe ti the

Coc u ngrefne pak si gjela,

se c'u varne neper tela.

 

 

 

..........................

Ligjero Beqir ..istrufi

Jepi  te te  dali dufi

Per vehte  kendon dhe bufi

Histori po  na ben skuthi

  E habitet njerezine

  Beqiri pernderi syne 

 Historia ne... mirine

 Kavallit, po ne nje vrime

 Okuje, o ulurime

  ne fakt ka ardhur koha ta  shikojme  verte, drejt e ne sy  historine, por   me syte e Beqir Metes

Noli-personalitet i paperseritshem.Te kuqte nuk e nderuan aq sa meritonte madheshtia e tij sepse ishte peshkop, blute e permendin me gjysem zeri sepse ishte i kuq (sipas tyre).

E ma men qe kane qene ca lapsa kuq e blu me perpara? smiley E kuqja edhe u perdorte, por bluja!!!

Aty ka qene i parathene fati yne smiley e kuqja u konsumua shume, eshte radha e bluse.

Ku t shkoi mendja dhe ty smiley

Ja, ket se kisha menu!!! N'ato maja rripa-rripa tha, xhamadanin vija-vija...smiley

Thone qe vinte nga familje e madhe por deri tani s'kam degjuar per ndonje nip a mbese te tij te flase per te.Nje bashkohes me thoshte njehere se Noli ishte i gjate vetem 1.5 m dhe kishte nje ze bubullime qe duhej te hapje dritaret kur te vinte per vizite ne shtepi.

Shume aktual Noli. Fatkeqesisht. Shoqeria shqiptare duket se ka ngelur ne vend numero (pertej xixave dhe make-up-it).

xixat dhe make-up-i jane hapa mbrapa, o Ols.

E drejte. smiley

Gjigande si Noli i vijne radhe kombeve. 

Kam lexuar bibliografine e tij dhe vepra e tij ka te gjitha mundesite per ti sherbyer si frymezim c'do njeriu qe kerkon te arrij dicka ne jete; vendosmeria dhe perkushtimi i tij ishin te jashtezakonshme. Cdokujt qe eshte atdhedashur, punoj per shqiperine deri ne momentin e fundit te jetes se tij. Secilit qe kerkon te mesoj me shume per shqiperine, shekullin e kaluar dhe rolin qe Greket kane luajtur ne historine e shqiperise, duhet ta studjoje ate. 

Shpresoj qe ai te marre vleresimin qe i takon nga Shqiptaret dhe vecanarisht historianet. 

JEPNI PER NENEN

Ç'thot' ajo e ve e gjorë,
-Mbretëreshë pa kurorë-
Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar,
Shpirt e zëmër përvëluar;
Gjysm' e vdekur: "O Shqiptarë,
Nënës mos ia bëni varrë!"
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n'Amerikë.

Qan e lutet Nën' e mjerë,
Kërkon vatrën edhe nderë,
Do lirinë dhe atdhenë,
Si ç'e pat me Skënderbenë,
Bijt' e besës thërret pranë.
Kur i thirri dhe s'i vanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.

Cilët jan' ata tiranë
Që të pren' e që të vranë
Që të therrë bij e bija,
Dhe t'u-nxi, t'u-mbyll shtëpija?
Derthni plumba, o Shqiptarë,
Gjakn' e Nënës për të marrë,
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.

Cilët bij të trathëtuan
Dhe të doqnë dhe të shuan
Dhe të lan', o Shkab' e ngratë
Pa fole, pa zog, pa shpatë?
Këta qena, o shok' i mbytni,
Mbushni gjyle që t'i shtypni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.

Sa kërkon e sa të duhen?
Burrat nga detyra s'ndruhen!
Trim i mirë do të japë,
S'kursen jetën as paratë;
Hithni, hithni tok dollarë,
Të mos mbetemi të sharë.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë.
Se ke djemtë n'Amerikë.
Do të ndihim pa kursyer
Për ty, Nëna jon' e vyer,
Që me drit' e nder të thuresh
Dhe me bijt' e tu të mburesh.
Cila Nënë lyp paranë?
Cilët bij me shpirt s'i dhanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.

Armë dhe fishekë mblithni,
Qesen edhe shpirtin hithni:
Për lirin' e vëndit t'onë,
Sot -se nesër është vonë-
Jepni, Nënën të shpëtoni,
Komb e vatra të nderoni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n'Amerikë.

1917.

(Revolucioni i Qershorit, gjoja lidhur me idetë komuniste dhe me Bashkimin Sovjetik) dhe së fundmi edhe debati mbi përkthimet e bëra prej tij. Mundet të flitet gjatë mbi këtë temë. Është e vërtetë që mund të ketë debate pro dhe kundër qeverisë së tij 6-mujore, po ç’mund të bënte një qeveri për gjashtë muaj në një prapambetje shekullore siç ishte Shqipëria? Si mund të quhet Noli komunist, kur s’ka asnjë shkrim, asnjë fjali për komunizmin? Noli ishte demokrat, përparimtar, revolucionar, por kurrë komunist.

Po pse,edhe po tè ishte...si mund tè ulè kjo figurèn e Nolit?Pse e ka kaq merak?Ka qenè krim tè ishe me ide komuniste?

 

Respekt.

 

Syrgjyn gjallë e syrgjyn vdekur

 

  escription">

Sot është 130 vjetori i shqiptarit më të talentuar, më inteligjent e më të çuditshëm të shekullit të XX-të, Hirësisë të tij, Fan Stilian Nolit.

Sipas shtypit shqiptar, një bust i tij (me siguri shtatore, se është 2.8 m e lartë) do vendoset në Ibrik Tepe të Turqisë ku u lind. Ibrik Tepeja numëron sot 1700 banorë e me siguri asnjë shqiptar.

Dua ta ndal vrullin e kritizerit, se nuk e di për ç'arsye Ministria jonë e Kulturës e ka bërë këtë zgjidhje. Me sa di, vetëm një bust i tij ngrihet pranë Akademisë të Shkencave në Tiranë, dhe kaq. Në Korçë i është vënë emri Universitetit, por nuk ka ndonjë shtatore apo bust të tij. Nuk besoj të ketë të tillë as në Boston. Dhe bëhet fjalë për më shqiptarin mes shqiptarëve, të përkushtruar ndaj shqiptarizmës edhe pse nuk kishte jetuar në Shqipëri dhe nuk kishte as prona, as familje apo të afërt.

Kryeministri i sotëm, ka deklaruar se do ngrejë në Tiranë, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, disa monumente të patriotëve shqiptarë, por Noli nuk bën pjesë mes tyre. Kryetari i Bashkisë së Korçës, ka sjellë dhjetra skulptura parku pa ndonjë vlerë artistike në qytet, por nuk kujtohet për 130 vjetorin e Nolit apo 110 vjetorin e Pavarësisë, nuk kujtohet të ngrejë monumentin për deputetin e Korçës dhe themeluesin e Kishës Ortodokse Autoqefale.

Në qarqet kishtare, edhe pse nuk sulmohet hapur, figura e Hirësisë së tij nuk është shumë e dëshiruar edhe pse ka sjellë Ungjillin në shqip dhe ka afruar besimtarët në fjalët dhe mesazhin e fesë.

Një shtatore e madhe ngrihet për atë që e dënoi me vdekje Nolin; ngrihet në  Burrel e jo në Burgajet, ku ka lindur; ndërsa shtatorja e bronxtë e Peshkopit dërgohet në Ibrik Tepe, ku do e shohin 1700 turq.

Fan Noli nuk ka nevojë për hosanara. Ka bërë aq shumë gjatë jetës së tij, sa do ia kishte zilinë çdo erudit në botë. Jemi ne shqiparët që kemi nevojë për Nolin. Për atë që donte të na nxirrte nga "syrgjyni" ku e kishim lënë veten e të na sillte në "tokën e premtuar" të lirisë.

Ndoshta edhe vetë Urata, që ishte njeri me shumë humor, nuk do e mbajë dot të qeshurën në bronx, kur ta zbulojnë para Ibriktepe-istave të Edrenesë.

Naun Mara

(ResPublica)

 

Ku qorrollepsesh do te thote qe te ka ikur mendja ja kjo po ndodh me vlersimet e figurave tona te shquara i madhi Fan Noli beri shume per Shqiperine dhe vdiq i merguar me plage ne zemer per Shqiperine , keta po e syrgjynosin me tutje!!!!!

_

Fan Noli

 Anes lumenjve

.....
 
Ku e lam' e ku na mbeti 
Vaj-vatani e mjer-mileti 
Anës detit i palarë, 
Anës dritës i paparë, 
Pranë sofrës i pangrënë, 
Pranë dijes i panxënë, 
Lakuriq dhe i dregosur, 
Trup e shpirt i sakatosur? 

 
Se ç'e shëmpnë derbederët, 

Mercenarët dhe Bejlerët, 

Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë 

Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë, 

Se ç'e pren' e se ç'e vranë, 

Ç'e shkretuan anembanë,

 
Nënë thundrën e përdhunës 

Anës Vjosës, anës Bunës! 
 

Çirem, digjem i vrerosur, 
Sakatosur, çarmatosur, 
As i gjall' as i varrosur, 
Pres një shenj' e pres një dritë, 
Pres me vjet' e pres me ditë, 
Se ç'u tera, se ç' u-mpaka, 
Se ç' u-çora, se ç' u-mplaka, 
Lark prej vatrës dhe prej punës, 
Anës Rinit, anës Tunës. 

....

Një shtatore e madhe ngrihet për atë që e dënoi me vdekje Nolin,,,pas atij qe e denoi me vdekje,komunistet e zhvlersuan  Nolin (ashtu si shum figura te tjere Shqiptare) dhe tani  vazhdohet po ne te njejten linje  (pas viteve 90) lenja ne harres me qellim ose ndonje pseudo-studiues qe vetem hedhin balt mbi te dhe figurat tona me te rendesishme

Noli ishte nje meteore ne hapsiren shqiptare ai ndricoi sh pak ne hapsirent ton te mbytur nga eeresira dhe antishqiptarizmi.
,

E ka shkruar pë Gurakugjiin por shumë e më shumë vlen për të :

 Neno moj, c´eshte perpjekur,

gojemjalte e zemerhekur,

syrgjyn-gjalle e syrgjyn-vdekur,

ky Vigan Liberator.

Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar shenjtërojnë anë e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtor e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurt që të nesërmen do të prokllamohet patriot i madh.

per ke ta kete valle!

A mund te shpjegoje ndokush origjinen e ekzistences te komunitetit shqiptar ortodoks ne Turqi, nga ku lindi Fan Noli?

Sipas Nasho Jorgaqit origjina eshte ne erresire, ka vetem leggenda, me te degjuar, me te thene ... . Dokumenti i pare eshte nje leter e Thimi Mitkos ne vitin 1868.

Libri i historianit bullgar Bojan Gjyzelev "Shqiptaret ne Ballkanin lindor" do te ishte nje ndihmese e mire per te kuptuar se si dhe perse shqiptaret kane emigruar ne keto zona te Ballkanit.

Sipas librave te kohes sime (ne shkolle te mesme) une e kam mesuar qe Fan Stilian Noli ka lindur ne Ibrik Tepe, fshat shqipetar i komunitetit Grek ne Turqi. Kush eshte i brezit tim besoj se duhet ta mbaje mend kete gje, sepse me ka ngelur ne kujtese ngaqe nuk kishte sens llogjik. Mbase autori i teksit ka ditur dicka me shume se ehd esikur tia kishte futur kot, nuk kishte per ti vajtur nder mend ta shkruante kesisoj.smiley

Nuk flitet per origjinen e Fan Nolit, por per origjinen e Ibrik Tepese.

Per Nolin kane rene e bien kembanat Gjithmone ...
Anes Detit te palare .... dhe ...
I jam mirenjohes asaj kulture te kohes sone qe diti te ngreje e vere ne Peridestal figura te tilla poliedrike revolucionare si asnje tjeter.. si fan Noli ..Dhe te mendosh se ne cdo liber Leximi Letrar e ne cdo konkurs Poezie patjeter do te kishte referenca tek Noli , te ky Gjigand i fjales se skalitur ne Shqip te pakrahasueshme edhe sot me cdo levrues te Gjuhes Shqipe.
Njeriu qe beri te kendoje Shqip Shekspirin dhe te "emancipoje " shqiptarin me Rubairat ka 130 vjetorin deri ne pafundesi ....
Ate e nderon cdo shqiptar ne ne ndergjegjen e tij Kulturore dhe Fisnikerimin e shpirtit ....Pervec bagetive Politike qe mundohen te gjejne gabime Politike apo perkatesi fetare .
Flm popullates se Ibrik Tepese qe e nderuan , pasi ne vendin per te cilin ai VDIQ me enderen per ta NDRICUAR ....ka pllakosur Injoranca dhe Erresira !
E vetmja Figure me permasa Boterore e Shqipetareve e pakrahasueshme me asnje , mbetet Yll ndricues ne Strategjine e ketij Populli si i vetmi Individ qe kuptoi qarte Naimin e Samiun dhe ku te tre se bashku , kristalizojne orientimin per themelet e Kultures sone mbi te ardhmen
" Te punojme nate e dite / qe te shohem PAKEZ drite "
:" Lum kush te rronje , ta shohe zonje "

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).