Rastisa në emrin e këngëtarit arvanit nga Kuluri - Salamina, Jorgo Papasideri. Nuk ia kisha dëgjuar këngët më parë. Befasimi qe i plotë. Dashnia me dëgjim të parë

Ne wikin gjithedites, eshte ky shenim per te:

"Giorgos Papasideris (Greek: Γιώργος Παπασιδέρης 14 September 1902 – 8 October 1977) was a Greek singer, composer and lyricist of Arvanite origin. He was born on Salamis Island. After leaving elementary school, he spent his entire career working professionally in the field of traditional Greek folk music and Arvanite folk music, producing many popular recordings. He died of a heart attack in 1977 on Salamis Island. In a district of Salamis City, named Alonia in the birthplace of Papasideris , there is a bust in memory of him."

Po sjell ketu dy kenge prej tij qe kane lidhje me shqiptaret.

Shpresoj qe ka te tjere qe e njohin qysh me pare, ate ose arvanitas te tjere qe kenduan "dhimotiko" me hirin e pangaterrueshem shqiptar.

http://www.youtube.com/watch?v=c8G7bjmfDZo&feature=youtu.be

Tre pampor u ngrenë e vanë

Në Stamboll nga vendet tanë

Më erdh burri nga kurbeti

Mos një mbrëmë nuku mbeti

Sa të djegë furrënë

E gëzova burrënë

Pesë vitra ndë Stamboll

Mos një gramë s'më dërgoi

 

http://www.youtube.com/watch?v=JoFDRAhueLk&feature=youtu.be

Vasiliqi prostazi

Vasiliqi prostazi, prostazi

Aman Vezir Ali Pasha, aman

Valte fotia sta topia, sta topia,

Aman kapste ta Janina, aman aman,

Esis i rumeliotes, i arvanites

Na iste peripani, aman aman

Ksedhevete to bios sas, to bios sas

Aman ja tin kaliteri, aman, aman,

Arvanites timimeni,

Pu ine Ali Pasa kajmeni

Vasiliqia urdhëron

Vasiliqia urdhëron, urdhëron

Aman Vezir Ali Pasha, aman

Vini zjarr në fusha, në fusha

Aman digjni Janinën, aman aman,

Ju rumeliotë, arvanitë

Të jeni krenarë, aman aman,

Cojeni jetën tuaj, jetën tuaj,

Aman, për më të mirën, aman,

Arvanitë të nderuar

Ku është Ali Pashai, o të mjerë?

29 Komente

rrofsh Çim

eee, cna kujtove kenget arvanite o emo...  kam jetuar nja 3 vjet mes arvanitesh ne Greqi.. cdo fund gushti,me rastin e festes se shen Merise, organizoheshin ''panigjirja'' (festivitete)  ne ato fshatra.. kryesisht, ftoheshin kengetare arvanitas.. me te shquarit kane qene: Spiro Zagorio, Jorgo Margariti (ky ishte cik i shtrenjte.smiley, se kishte ca hite ne muziken greke aso kohe) etj..  ndersa kenga bizzz qe do kendohej e kercehej patjeter nja 5 a 6 here ishte: ''do ta pres kocidhete''.., si versioni modern , tallava.smiley, me buzuk, ashtu edhe versioni origjinal me klarinete... me i bukur natyrisht..smiley

o, po pa diskutim, origjinali ishte pike fare. Shume shume i bukur.

Kurse nga ajo me pampor me bene pershtypje dy gjera:

Sa të djegë furrënë

E gëzova burrënë

pa kalu ne asnji lloj komenti, keto dy vargje jane gjeniale!

e dyta: struktura "mos nje grame (leter) s'me dergoi" eshte nje mrekulli e shqipes, fatkeqesisht e humbur.

Imagjino sa pa shije duket "nuk me dergoi (as)nje leter", para "mos nje leter s'me dergoi".

eee, po eshte  pune per gjuhetare te  mirefillte kjo... te kenget,  por kryesisht te gjuha (dialketet,  se edhe ata kane dialeketet e tyre.. p.sh arvanitasit e ishujve, kane dialekt te ndryshem nga ata te sterias) , kane per te gjetur perla te shqipes...

Kemi vashaza të mira
po çë nuku kemi lira

loool smiley

s'ka "shello"...

Ja një plakë këtu pranë
ka një vajzë bukuranë

Ja kërkova dhe s'ma dhanë
le të pjekënë të hanë

smiley

 

cudi si nuk e kane merzine ne shqip. llafin "stenohoro" na e shpjegonte si "hapsire e ngushte" ai presori minoritar, si etimologji fjale, qe me ka pelqy shume po te jete se ka vertet ate prejardhje.

avazet i paskemi njesoj me greket.

Fatkeqesisht, çeshtja arvanitase, nuk njihet fare ne perendim, dhe do ishte me interes qe kudo shqiptaret ndodhen, ta bejne te njohur kete çeshtje. 

Problemi eshte se kesaj ceshtje i mungon trajtimi ekonomik; he per he.

Trajtimi ekonomik i kesaj çeshtje, eshte zgjidhur me kohe, i dashur emigrant, vetem duhet hapur drita jeshile, pultin e te cilit e ka pushteti. Pyet Graven ne qoftese nuk beson, por jo nepermjet kompjutrit, por kur te shkosh ne Shqiperi. Atij une i kam dhene nje shifer, pyete kur te shkosh. 

Jo, nuk thashe qe s'ka mendim ekonomik mbi ceshtjen. Si edhe zgjidhje. Por nuk jane publike, fatkeqesisht; nuk kane arritur te publiku. Kur dija perqendrohet ne vetem pak koka, ende nuk eshte force vepruese. Keshtu me duket mua te pakten.

Ku ta gjesh te peqendrohet ne pak koka, se gjen zbatim pastaj, por fatkeqesisht , tani perqendrohet vetem ne nje koke. 

Cdo gje e madhe ka qene nje here e vogel, Pjer! Me kte nuk them te flesh ne dafina lavdie para kohe, se rruge para ke plot, por sa per te rikujtuar processin e ekspandimit.

Pesë vitra...

smiley

Dikur benim kurs greqishteje, dhe profesori, nje minoritar i vjeter, duke ndertuar pyetje me ndajfolje sasie, thoshte shprehimisht:

"Sa nipra dhe mbesra keni?"  smiley

emo, jane kenge te shqipes se vjeter, te folur.Kam degjuar ne vegjeli kur i kendonin te vjetrit neper nete  dasmash.Si vente dollia  tek;"Lopa me viçin pas".Besoj e di.Gota e ujit(nga to gjithe qoshet, me fund te  trashe, qe dhe bosh ta shohje  ta bente mishin si te pules. Nga shemella, kur,  ata qe i kishin pare fundin se qeni plot me 20 gradhoshe, i kish gjetur sabahu çjerre ferrave) plot dhe nje rakojan krah saj, qe do "groposej" nga kush ish gjetur, me urdher te dollibashit.Qeratenjte qe e merrnin me mendje se ai piresi i radhe do permbysej,  ja u merrnin kengeve te vjetra...

     Vjen Vanjel Vasilikoi

     Me asqerë, ka Qeparoi

    Piesinë gjithë kush  dëgjoi

    Mos pashai  se Spiro Mëlloi

                                        Kemi  vashëza të  mira

                                         Papo çë nuku kemi lira

                                       Vashëza t`mira vashëza argjënda

                                        Të pikuara… nga hëna

................................................

 

....................

Jani  ta gasëmë pakë, përë atë zënëfillën  me Pjerinë tonë.Hallë e madhë  ikonomikë,të së gjithëve. Gjithë masllahati është që të kupëtonetë që e bukura  është  vepërë, mos e c`do mëneje, mermë veshë?Ketunë është pika qëndërë, ka guletë e gjithë  mosmundja…..

Grava, ma perkthe ne shqipen standarte kete qe ke shkruar ketu, se s'morra vesh asnje fjale. Biles edhe librin e trete te tendin qe te fola para ca javesh ne mesazh, ndonse me shprehje te forta e me art, ishte shkruar ne gjuhen e dialektit te asaj zone, jo ne gjuhen standarte, dhe shum fjale nuk i kuptoja, disa fjale shyqyr qe kishin sqarimin poshte faqes. Megjithate prap mire qe je shprehur ne gjuhen popullore te asaj treve, sepse eshte nje gjuhe e vjeter dhe duhet ruajtur. 

I dashur Pjer, kam perdorur fjalet e vjetra te shqipes perte treguar se eshte hall imadh i te sotmes ajo puna  e ekonomise trajtuar prej teje, te cilen emo e ka cyt pakeze....

E mhanitshme! Jom pa fjal! Krye-krye-veper!

Nuk di si t'falenderoj!!!

Canekala/ mrena...  nje poeme prej maestroje. Rhapsodite/hymnet e te mdhenjve te ksaj toke nuk kane asgje me shume. Ky ishte zbulimi i dites, i javes, i mujit (dhe halilit po deshe).

respekte paskajore, miku jem!

smiley

Perle ee? 

Konget e ushtarve jane fantastike, te cdo poplli qofshin, po kur jan' robt e tuj e ndin mo afer ate hallin e ushtarit t'shkrete qe ka lloc aty me pushke n'dore! smiley

Eshte dhe i' tjeter, po nuk po ja gjej dot tekstin, kur t'a gjej do e hudh! Kismet! 

 i shtofte zoti ymer te gjithe shqiptareve qe kujtojne rrenjet e tyre  ne folkun vjeter muzikor shqiptar, tek arvanatasit arbereshet e me gjere, jane shume interesante dhe te dashura, i ndoqa videot dhe kenget me shume kenaqsi , flm.

___

 

http://www.youtube.com/watch?v=pUXtCS2s9T0&feature=related

Almost 30% of greek villages and islands are populated by Arvanites - the Albanians of the Middle ages settling there and composing today one of the core ingredients of the Greek nation. A lost branch that Albania will never forget. 

ALBANIAN SPEAKING LOCALITIES IN GREECE:

IN ATTICA: (Keratea, Kuvaradhes, Kalivia, Koropi, Kapandhriti, Mazi, Spata, Lopesi, Marathona, Buja, Menidhi, Shpatanxiq, Gramatiko, Kalamos, Markopulo, Markopulu of Orap, Moilesi, Malakasa, Kakoshalësi, Halkutsi, Sikamino, Kukuvajna, Anoljosia, Katoliosia, Kamatero, Hasi, Aspropirgo, Brahami).

Region of Megarindhos (70% of the total population): (Ambelakeia, Elensis, Madra, Magula, Vila, Mazi, Kriekuqi.

Salamina island: Capital of Salamina, Kuluri is inhabited by arvanites, plus islands of Muki and Ambelaki). 

Region of Egios in the Angistri island 100% of the total population

Region of Thiva: (Hastia, Domvrana, Kokoshi, Ksironomi, Karadas, Frimokastro, Paleopanagjia, Vaja, Kasnesi, Kaskaveli sot Leondaris, Parapungaj, Kapareli, Balca, Kokla, Kleboçari, Pirgo, Lutufi, Ambeloshalësi, Tahi, Ageio Theodori, Neohori, Darimari, Mustafadhes, Dervenoshalësi, Rapendosa, Kakoniskiri, Kavashala, Stefani, Klideti, Skurta, Vathi, Kribatsi, Muriqi, Skimetari, Spaidhes, Latani, Kardhica, Braci, Koqino, Sirçi, Lukisia).

Region of Leivadhia: (Stiri, Kiruaki, Zeriqi, Kukura, Zagara, Mazi, Vrastamites, Kutumula, Luci, Pavlo, Steveniko).

Region of Korinthos: (Agio Theodori, Lutraki, Bisha, Klimendi, Balca e madhe, Balca e Vogël, Lopesi, Dusha, Kastanja, Bitsa, Kutsi, Almiri, Katakali, Bashi, Bitsa, Laloti, Suli, Matsani, Galataki, Rito, Katakali, Sofikon, Karfos, Angjelokastro, Voivoda, Zemeno, Panariti, Mukli, Vasiliko, Vladusa, Velina, Bozika, Atikia, Kriavrisi, Pala Korinthi, Asos, Ksiloqerëza, Limohori).

Region of Lokride: (Livanadhes, Martino, Malesina, Proskina, Pirgos, Mazi, Larina, Surpi, Teologos).

Region of Argos: (Berbati, Limnes, Kuçopodhi, Varduva, priftjani, Pasha, Honika, Bundja).

Island of Nafplios: (Maneshi, Ledra, Pulakidha, Merbaka, Plataniti, Heli, Anifi, Dimena, Gjerbesi, Kofini, Kamari).

Region of Trisinias: (Poros island, Valario, Methana, Vromolimi, Kosona, Agjio Teodori, Megalo Horio, Megalo Potami, Kameni Hora, Ano Fanari, Karaxha, Lesia, Bafi, Ortoliti).

Region of Ermonidos includes island historically known to be inhabited by arvanites, also birthplaces of first chiefs of Greek state: (Hidra, Spetses, Furrni, Baltas, Kranidhi, Porto Heli, Ermioni, Sabariza, Iliokastro, Didimi).

Mantinias: (Dara).

Kalavrita: (Lëkuria)

Patras: (Suli, Mira, Lalikosta, Mirtëza, Franga, Bukura, Verdoni, Hajkali, Krali, Harbilejka, Lefkopetra, Nikoreika, Kareika, Franguleika).

Ilias: Kumani, Bëndeti, Kapelitu, Maliqi, Dorisa, Nemuta, Miles, Kaloleshi, Ageio Ana, Psari, Këmbothekra.

Trifilias: (Sulima, Llapi, Ripësi, Piça, Hiristohori, Psari, Kuvela, Ano Kopanaqi, Agrilia, Varibopi, Vidhisova, Klesura, Dredha, Suli, Shirqi). 

Karistias: (Baba, Dramësi, Vreshtidha, Prinja, Kallamaqi, Zakaria, Thimi, Kakogjoni, Koqini, Figja, Bashaj, Dardani, Bezhani, Fokej, Melisoni, Ageio Dhimitri, Mbreti, Krieza, Lepura, Lala, Zerbisha, Vira, Koskina, Marmari, Mesohoria, Nikoleta, Kutumula, Armiropotamos, Hani, Ageio Apotoli, Polipotamos, Alonja, Kisuri, Kapsala, Qela). 

Andros island: (Gavro, Ageio Petro, Ateni, Baçi, Remata, Katahalos, Arni, Burkoti, Ano Aprovatu, Kato Aprovatu, Geidhes, Kato Fellos, Pano Fellos, Livadhëza, Psoriareza, Galios, Agjini, Kalamos, Kalivari, Hartes, Ano Varidhi, Kato Varidhi, Kumari, Kaloqerini, Vitali, Amolohos, Sidhonda).

Fantastike Emo. Me fal qe tani e vura re!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).