Lëvizja ‘Vetëvendosje’ të shtunën ka mbajtur një protestë paqësore. Ne jemi ulur në rrugë para kordonave të shumta të policisë. Gjatë kësaj kohe Albin Kurti përsëriti disa herë që kjo protestë është paqësore në mbrojtje të Republikës së Kosovës dhe për prodhimin e vendit. Albini iu bëri thirrje shumë herë forcave policore që ishin në kordonin policor dhe eprorëve të tyre që të mos i sulmojnë protestuesit, sepse ata do të jenë paqësorë. Kështu thuhet në një komunikatë për media të “Vetëvendosje”.

Dhjetëra protestues u lënduan vetëm në minutën e parë të intervenimit policor. Shumë të tjerë u lënduan e u plagosën më pas. 10 protestues janë të lënduar rëndë, 4 prej tyre janë dërguar në emergjencë... Glauk Konjufca e rrahën brenda stacionit të policisë, duke e lënduar në gjoks dhe kokë. Gjithashtu Gëzon Kastrati u rrah gjatë arrestimit e edhe brenda furgonit të policisë. Mbi 100 protestues u arrestuan në Besianë dhe te Dheu i Bardhë. Të konfirmuar janë 114. Përfshirë 5 deputetë dhe 8 anëtarë të Kryesisë së Lëvizjes ‘Vetëvendosje.

“Protesta nuk eshte pershkallezuar, por është sulmuar dhe shtypur nga ndërhyrja e dhunshme e policisë. Sot, Qeveria ka shfrytëzuar policinë për të shkaktuar dhunë ndaj protestuesve paqësorë, duke e bërë Kosovën shtet policor. Nga mëngjesi policia ka provuar ta parandalojë protestën. Rruga prej Besianës për në Merdar është bllokuar para mesditës. Asnjë automjet nuk është lejuar që të kalojë dhe, madje, as kalimtarët, pra as udhëtarët që kanë ecur këmbë”, thuhet më tej në komunikatën e Vetëvndosjes.

“Albin Kurti foli disa herë me megafon nga rreshti i parë i protestës duke thënë që kjo protestë nuk është kundër policisë dhe policëve por kundër Serbisë dhe në përputhje me vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë. Albini tha që kjo protestë është paqësore në mbrojtje të Republikës së Kosovës dhe për prodhimin e vendit. Ai iu bëri thirrje shumë herë forcave policore që ishin në kordonin policor dhe eprorëve të tyre që të mos i sulmojnë protestuesit, sepse ata do të jenë paqësorë, dhe të mos i dëgjojnë urdhrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Qeverisë së Kosovës të cilat janë vënë në shërbim të hyrjeve dhe ndërhyrjeve të Serbisë në Kosovë”.

“Policëve të kordonit policor iu bashkuan forca të shumta të njësive speciale që, përkundër thirrjeve të Albinit, i sulmuan protestuesit paqësorë të cilët paraprakisht ishin ulur në asfalt para kordonit policor. Policia nisi me përdorimin e gazit lotsjellës dhe shkopinjve të gomës dhe arrestoi me dhjetëra protestues. Dy policë e kapën Albinin por disa protestues e tërhoqën atë nga duart e policisë. Policia tashmë kishte hedhur edhe gaz lotsjellës dhe filloi edhe me topa uji të gjuajë mbi protestuesit, duke i hedhur predhat e gazit lotsjellës direkt në trupat e protestuesve, duke shkaktuar lëndime të shumta. Përdorimi i ujit të ftohtë ka shkallëzuar djegien e shkaktuar nga gazi lotsjellës dhe është përdorur në temperatura të ulëta. Kur u errësua, të paktën 10 furgonë të policisë kanë ardhur me shpejtësi të madhe në mes të protestuesve, duke i detyruar të largohen në fushat anash rrugës, ku më pas njësia speciale i ka ndjekur protestuesit dhe i ka rrahur brutalisht”.

Pas shpërndarjes së dhunshme të protestës në Besianë policia ka dërguar përforcime te Dheu i Bardhë. Deri në këtë kohë protesta ka shkuar sipas skenarit të Lëvizjes “Vetëvendosje” ka qenë paqësore dhe është zbatuar vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës për reciprocitet. Policia nuk ka intervenuar deri sa është errësuar. Ashtu sikur në Besianë, aktivistët janë ulur në asfalt, duke bllokuar njërën korsi të rrugës. Intervenimi i policisë ka qenë brutal, me shufra gome dhe metali, me shqelma, si dhe duke shkelur me çizme mbi protestuesit e ulur.

Dhjetëra protestues u lënduan vetëm në minutën e parë të intervenimit policor. Shumë të tjerë u lënduan e u plagosën më pas. 10 protestues janë të lënduar rëndë, 4 prej tyre janë dërguar në emergjencë... Glauk Konjufca e rrahën brenda stacionit të policisë, duke e lënduar në gjoks dhe kokë. Gjithashtu Gëzon Kastrati u rrah gjatë arrestimit e edhe brenda furgonit të policisë. Mbi 100 protestues u arrestuan në Besianë dhe te Dheu i Bardhë. Të konfirmuar janë 114. Përfshirë 5 deputetë dhe 8 anëtarë të Kryesisë së Lëvizjes ‘Vetëvendosje’”, thuhet në komunikatë. 

204 Komente

Kjo qe po ndodh ne Kosove eshte shperfaqja dhe dekonspirimi i nje pushteti te tmeRrshem qe ka rroberuar Kosoven. Pa pritmas u be nje koalicion i pushtetit formal duke filluar qe nga presidentja e vendit e deri te policia rrugore dhe atij jo formal ndermjet mediave te ndryshme ,ambasadave dhe zyrtareve te ndryshem nderkombetar te cilet pushtuan plotesish hapesiren mediale.Keta po mundohen te perCjellin nje mesazh te rem te frikes dhe dhunes ne menyre qe te kontrollojne pakenqesine ne popull dhe parandalojne demonstraten e paralajmeruar te Vetevendosjes.Zgjohuni o Shqiptare, "Big Brother" po na shef ?

e paskan arrestu Kurtin!!!

Lejohen të kalojnë kufirin mbështetësit e VV-së nga Shqipëria, në Podujevë arrestohet Albin Kurti

..Ambasada e Gjermanisë, Italisë, Francës Mbretërisë së Bashkuar dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë i shohin me shqetësim veprimtaritë  për datën 14 janar për të mbyllur pikat kufitare të Kosovës në portat 3 dhe 5, si dhe për të kufizuar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave brenda Kosovës.

Në një deklaratë të përbashkët ato janë shprehur se: “Veprimet e tilla jo vetëm që do të jenë joligjore, por po ashtu do të rritnin tensionet politike në Kosovë dhe do të ndikonin negativisht në imazhin e Kosovës jashtë vendit.

 

po mire keta alabaket (forcat policore) e Thacit pse nuk perdoren dhunen kur serbet e Mitrovices bllokuan akset rrugore me jave te tera? Apo gjaku yt eshte me i embel per ta thithur? Vrases!

Bravo Albinit dhe Vetevendosjes per kurajon dhe kembenguljen!

Albin, Respekt!

Je figura e munguar keqas ne boten shqiptare. Je ikone e vlere me te cilet u vihet nota politikes se felligesht te tanishme shqiptare, je damka "Jazek u qofte!" qe shumekush e mendon per zarbot qe na drejtojne!

I du fort kta cuna, qe edhe pse kane punet e veta komode ne prishtine, tirane etj, dhe me dhjetra mundesi per te bere me shume leke e me shume pushime, e verdallosje duke shit mend, i lejne te gjitha e shkojne dhe kacafyten ket dite te ftohte ne Merdare.  Jane fija e vetme e shpreses, te vetmit qe mendojne dhe e ndjejne qe, pa dinjitet kombetar, pa mbrojtje te territorit,pa mbrojtje te ndergjegjjes, pa ushqim te dashurise per veten e per vendin ku rrojme, ne kemi per te ngelur e per tu tretur nen hijen e fqinjeve hiena qe pervecse na kane kafshu gjithe jeten trupin, me ndihmen tone na kane bjerr shpirtin e na kane zvogelu mendjen.

Zoti i ndihmofte.

Une jam tuj nejt me gjak te ngrire sot per ta.

 

te gjitha keto qe thu jane te verteta, pervec atyre heroizimeve te ketyre me pune komode (se e dime se krejt marrin parate e te huajave neper shoqata koti per kete bere kete qe bejne dhe disa s'kane gje tjeter per te bere), por menyra e zgjedhur eshte e gabuar.

Dhuna e forca eshte e gabuar, pastaj presioni e ndergjegjesimi qytetar eshte i mirepritur dhe duhet perkrahur.

VV ka te drejte ne ceshtjen e reciprocitetit me Serbine, por me kete punen e protestave te dhunshme na largon edhe ne qe duam ta mbeshtesim.

une nuk thashe heroizma dhe mos ver fjale qe si kam thene ne gojen time.

dhe tjetra, njof plot nga ata cuna, dhe smarrin asi lek nga ato lloj shoqatash qe permend ti, por jane minimalisht inxhiniere te tju marresh te keqen dhe qe bejne pune prej verteti e marrin lekun qe ju takon.

Fisniku qe kane arrestu psh ka nje goxha firme marketingu qe ja ka ble Ogilvy dhe eshte alamet desginer-i.

spo marr ti rreshtoj te tjeret, se sdu me bo kot emra.

 

Ambasadat, qeveria, presidentja policia...sa bashkohen zarbot kur u cenohen interesat.

Sipas meje ka pasur gjithnjë një qëndrim skeptik lidhur me veprimtarët politikë në Kosovë. Qyshse u dëgjua për rezistencë të armatosur në Kosovë, për disa aksione politike të organizuara, është vënë në dyshim, aftësia për protestë e kosovarëve. Por, mendoj, se ka një paragjykim të dëmshëm lidhur me kutin, ose masën e lejuar të protestës të kosovarëve. Gjithnjë (sidomos ne nga Shqipëria) bëjmë pyetjen: sa i lejohet kjo gjë kosovarëve? Sa munden ata? Çfarë përfitimesh do t’u vijnë nga këto protesta? Mendoj, se ajo që shqiptarët e Shqipërisë gjykojnë lidhur me këto protesta ështa kuti i përfitimit. Çfarë përfiton Kosova? Nëse përfitimet nuk janë të dukshme, rezistenca na duket e kotë, e ndonjëherë kundërproduktive. Ajo, çka kam mundur të vërej nga zhvillimet në Kosovë, është që rezistenca nuk ka qenë ndonjëherë kundërproduktive. Konstatoj se trazuesit, apo gjakprishësit, ishin në anën e duhur të balancës. Përkundër stepjes së të gjithëve. Mendoj, se Albin Kurti po e vazhdon këtë traditë.

Nuk e kuptova

Ca pret te kuptosh mer, komentet e Lirkes jane sa per numer..

Al bano,

Po e thjeshtoj disi...

Basti i vendosur nga Vetëvendosja (njësoj si nga UCK-ja dikur) ngjan kaq i pamundur, saqë cdo sakrificë na duket e kotë. Pra, nëse ky bast është e drejta e popullit kosovar për të vetë-vendosur dhe për t’u bashkuar me Shqipërinë, ne na duket ky objektiv kaq i pagjasë në kushtet aktuale, saqë cdo protestë na duket jo vetëm e kotë, por ndonjëherë dhe trazuese. Pra, kemi prirjen të ‘masim’ sensin e protestës me përfitimet/lëshimet që do të vijnë prej kësaj. Në rastin konkret, mendoj që objektivi i Vetëvendosjes (që është dhe aspiratë e imja), nuk është një bast dhe aq i pamundur.

Nuk je dha aq e pakuptueshme, po he

Duket haptazi qe je skeptike ndaj aksioneve te vetvendosjes dhe i shikon si simpati si nje dukuri ekzotike, pa asnje shans. Prej kesaj vjen dhe mbeshtetja tende. 

 Ne rradhe te pare protestat e vetevendosjes synojne te rrisin angazhimin qytetar dhe te ndergjegjsojne se mund te kete rezistence ne menyre te organizuar. Gur gur behet muri, tha ai Sequi

lirka ,po te kishe pare trasmetimin e Top-channelit ,ku serbet e trajtonin veriun e Kosoves si me qene Serbi e nuk linin kembe shqiptari te kalonte aty.......nuk do ishe kaq gjakftohte ne gjykim

Bravo Albin!

 

smiley

Lirka rrofsh. Me liber s'po shtyhej treni.

Pershendetje smiley

Monda të kuptoj fare mirë.
Nuk ka sesi të shtysh kohën me një libër në tren. Në tren njeriu ka nevojë për dëfrim.

Ehhhh si kuptohemi smiley. Per t'u pasur zili smiley.

qeka lshu dhe KFOR tani ..........

pffff...

Sa mire, qe paska ca njerez qe nuk i kane ne dore,amasadoret!

 

Serbit i jane rrite dobicat qe ka lane ne Kosove e jane bere Polica...

Se ne si rrace fortesine, dhunen dhe urretje e tregojme shume mire me ate bashkekombesin tone te pa mbrojtur, te dobet e mundesisht te pa armatosur... se fqinjeve ju keme ngrene me kohe m....

pas 100 vjetesh pavaresi shqipot po zgjohen.fillim i mbare per 12-en.na mbyti qelbesirlleku. ka ardhur koha per ndertuar wc

Perpara se ti beni gjygjin VV-se duhet te kryeni obligimin e cdo shqiptari te ndershem, te lire dhe krenar - te nderoni, mbeshtesni dhe bashkoheni me Albin Kurtin ! Ceshtja per te cilen lufton VV-ja eshte ceshtje e karakterit shteteror, kombetar, drejtesise e barazise. Nuk eshte as nacionalizem pellazgesh dhe as naconalizem irracional. Eshte e drejta legjitime per vet-vendosje e mbrojtje te dinjitetit kombetar! Eshte ceshtje pricipesh dhe nuk i kanoset askujt padrejtesisht ! VV-ja eshte patriotizem i dobishem dhe brenda normave baze qe cdo shoqerie moderne. VV-ja eshte zeri qe flet ne baze te demokracise se vertete, te drejtes kushtetuese e moralit kombetar. Arsyet e rebelimit demokratik te VV-se gjenden ne politiken anti-shqiptare te krimineleve ne pushtet! VV-ja eshte pergjigja e llogjikshme e politikes Serbe dhe ndaj veglave te tyre ne Kosove. USA dhe BE jane pjese e problemit dhe atat e kane konsumuar skajshem besimin e shpresen e popullit Kosovar. ka ardhur koha kur duhet treguar flamur e dinjitet Shqiptar !

Bravo Albi Kurti !

Respekte Albin Kurti dhe gjithe levizjes Vetvendosje!!! 

respekt 

Cfare situate absurde. Protestuesit e Vetvendosjes dhe aktiviste te tjere nga Shqiperia shkojne per te bere punen qe duhet te beje qeveria e Kosoves, pra te vejne ne jete vendimin per reciprocitetin dhe qeveria e Kosoves ushtron dhune mbi ta.

Nuk arrij te kuptoj nese Kosova qeveriset nga Qeveria e Kosoves apo nga Qeveria e Serbise?!

Bravo u qofte! Mire bejne qe tregojne qe s'jane mish me dy sy e kane sens revolte. Duke gjykuar nga deklaratat Thaci duket sikur i ka dale Sales per hundesh. Cfare fytyrash kemi ne krye brenda e jashte kufinjve smiley

i xanun

 

I du fort kta cuna, qe edhe pse kane punet e veta komode ne prishtine, tirane etj, dhe me dhjetra mundesi per te bere me shume leke e me shume pushime, e verdallosje duke shit mend, i lejne te gjitha e shkojne dhe kacafyten ket dite te ftohte ne Merdare.  Jane fija e vetme e shpreses, te vetmit qe mendojne dhe e ndjejne qe, pa dinjitet kombetar, pa mbrojtje te territorit,pa mbrojtje te ndergjegjjes, pa ushqim te dashurise per veten e per vendin ku rrojme, ne kemi per te ngelur e per tu tretur nen hijen e fqinjeve hiena qe pervecse na kane kafshu gjithe jeten trupin, me ndihmen tone na kane bjerr shpirtin e na kane zvogelu mendjen.

Zoti i ndihmofte.

  Me djem si  Albin Kurti, mbrohet dinjiteti kombetar dhe shteti.Ja modeli...  i djemve me "çika"!

Jete  te gjate, djemve te  tille !

Bravo i qofte Albinit dhe cunave qe e ndjekin.

Nje dite tjeter e zeze per gjithe shqipfolesit. Po behen shume dite te zeza ama.

Te shkuara Albinit
Poste Amabasadoret, Poshte Bota e Civilzuar. Poshte Amerika, Poshte NATO, Poshte OKB smiley
ME FORCAT TONA !
TE PUNOJME E JETOJME SI NE RRETHIM
SHKEMB GRANITI NE BUZE TE ADRIATIKUT
KAPITALIZMI DHE REVIZIONIZMI NA E KA FRIKEN
TE GJITHE ME KEMEBE
smiley

Poste bolja qi i duket vedi loqe amerikone

Ti Tom ne nje vrime i bie. Mjafton te lexosh nje koment tendin dhe zeje se ke lexuar gjithe komentet e tjera.

Askush (as Amerika, as NATO as OKB) nuk ndihmon nje popull te perbere prej copash mishi me dy sy, ashtu sic i bie qe te jete shqiptari yt ideal.

Nuk e di..nè fakt nuk besoj..nuk mendoj se ata qè kanè ditè qè nuk kanè lènè gjè pa thènè kundèr VV,duke filluar qè nga kryeministèr,ministèr,president,ambasador..analistè e qeveritar Salistani...media kosove e shqipèrie..do tè kenè sot guximin dhe ndershmèrinè tè pranojnè gabimin e tyre..se unè sot dhunè nga VV-ja nuk pashè...demek ja thyhet brinjèt kètyre bllokuesve trafiku? bravo..LEGENA..!!

ja dhe "Rruga e Kombit ,s'i hyri ne pune "kombit" per zgjidhjen e ceshtjeve kombetaresmiley

 

albin kurti te honksha zemren

Respekt dhe mbeshtetje te plote per VV e per Albin Kurtin. Faleminderit qe na japin shpresen se ka politikane shqiptare me integritet e qe punojne me kembengulje te vendosin dinjitetin e munguar ne perfaqesimin e shqiptareve e ne mbrojten e te drejtes se tyre.  

S'ka ndonje live link gjekundi?

Albinin e degjova ne nje video qe i bente thirrje protestuesve te rruanin qetesine. Pse ju kthyen policise me gure? Sa per ti dhene municion retorikave te tipit "protestuesit reaguan duke gjuajtur me gure" qe lexon ne artikujt e mediave shqiptare dhe te huaja deri tani. Do i ngelej turpi me ashiqare vetem Thacit qe urdheroi policine te perdore dhune.

S'ka ndonje live link gjekundi?

Autobuzi Durres-Prishtine.

Eshte arrestuar Arbri?! smiley Kurajo Arber!

Po. smiley

bashke me 60+ te tjere.

shqiptaret arrestojne shqiptare per pune te mauneve serbe me mall serb!

Shqiptarizmi nuk ka vdekur.Kurajo Albinit por ne radhe te pare Kosovareve...Ndjej neveri per ca ufo-globaliste ketu qe ceshtja e shqiptareve ju duket si ceshtje arkaike.

 

 

Nga videoja: Kurti i rrahur duke ftohur goditjen me bore.

http://img716.imageshack.us/img716/1047/kurtial.jpg

Si partizanet qe lanin plaget me debore smiley

smiley

tom, ky eshte lider dhe jo kurve! edhe sikur kauzen ta kete te gabuar! sepse ky ha grusht turinjve dhe vazhdon, ky nuk e ka mendjen si do thote batuten me te bukur, ky nuk shan si rrospie nga kolltuqet e pushtetit, ky nuk ben si gore me truproje anash, ky nuk shan nga eterit te cilet kur ishin gjalle e te rinj i benin kundershtaret te dhisnin ne breke nga frika, ky nuk e ka shit najhere shqiperine, ky mund te jete i gabum, nuk e di (edhe pse nuk i shof asnje gabim! por du te jem fair dhe te pohoj mosnjohjen e duhur time te ceshtjes), ama ky eshte i vertete, lum miku!!! eshte prej verteti!

Me vone edhe ky mund te gdhihet me "bllok shenimesh". Por sot, tani, nuk di te kete te atille. Ky mua me mbush me otpimizem dhe shprese. Vetem kaq duhet nga nje lider. Zgjyrrat e tjere shqiptare ne te dy anet e kufirit, me mbushin me urrejtje dhe mjerim!

po, ky eshte Partizan, tom djali! me P te madhe.

Kush tha qe nuk eshte trim? Por trimeria ma mend ( duke pranuar "mungesen e trurit" si gjene me te vogel tek veprimet e tij e mos permenduar ndonje dyshim tjeter, si puna e sherbimit te serbit etj) jo vetem qe nuk ka vlere por shpesh demton ceshtjen kombetare
Kaq dua te them Te tjerat i ka thene Idrisi me poshte smiley

hej, nja dhjete agjente te tille serbi do doja ne shqipni. pa tallje. po t'i sherbenin serbit sa me me zell ama. ja si ky. te bonin si patriota te medhenj, si idealista qe nuk shiteshin fare, per te ndihmu serbine, merret vesh. po ky mut serbi ata agjentet e mire s'i perdor per ne me duket, se na ka lone vetem ato mysybetet qe me mire i thote gjithashtu idrisi.

I lumte vv dhe albinit.
turp per shqipet ketu(dhe andej) qe nuk dine as te flasin me njeri tjetrin. Faqja e zeze per 2 qeveri "shqiptare" qe nuk dine te komunikojne me popullin qe sundojne nen thunder. Faqja e zeze qe ulin koken para kercenimeve te te huajve dhe nuk u tregojne shqiptareve pislleqet dhe kercenimet qe behen mbas kulisave.
Te ngrihet populli!

Shume kurajo per Solin,sakrifica e te cilit po i turperon te gjithe kosovaret e diaspores.E kam te pamundur te shkruaj ndonje rresht tjeter i cili nuk do te fshihej nga moderatoret,prandaj nuk po e vazhdoj.
p.s
I pifsha uje per shpirt Fadil Hoxhes dhe Ibrahim Rugoves;i pari ,pasi i quajti "plehu i Kosoves",ua fuste pasaporten nen sjetull dhe i shperngulte per Turqi,ndersa i dyti i quajti "pjelle e Serbise" dhe ashtu i trajtoi derisa ishte gjalle.Kjo rrace e poshter sot e vertetoi se çfare jane ne gjendje te bejne vetem per te mbajtur pushtetin,e te mos flasim per vrasjet e pasluftes te komandanteve me te mire te uçk-se.

e turpshme per Tac legenin menyra si trajtohet nje deputet dhe si ka anashkaluar parlamentin e kosoves per "marreveshjet teknike" me serbine.
do ti vije si bumerang menyra si po i trajton keto ceshtje duke anashkaluar VV per te kenaqe evropen ku@@e.

Se kuptoj si qeveria Kosoves i mbyll deren ne kufi Shqipetareve me flamur ne dore, kurse nga ana tjeter lejon Tadicin dhe autokolonen e tij tu tregoje shqipetareve se Kosova eshte Serbi!!!

Nuk jam kunder protestes se Albinit por nese e nis nje gje duhet ti shkosh deri ne fund.Mire sot u bllokuan kamionet serbe po neser?Business as usual?Po te isha tregetar serb do te prisja 24 ore dhe do te dergoja mallin.

E verteta eshte qe ne ato pika ku ben levizjen VV ka me shume rregull.Kondrabanda behet ne dy pikat e tjera ku serbet jane shumice pasi ata tani per tani,nuk i paguajne taksa (por kontrollohen) as nga Beogradi as nga Prishtina.
Nese donte te bente proteste Albini ta bente pikerisht ne keto dy pika ose ne ura e Mitrovices.
Pastaj kur nis nje proteste duhet ta mbarosh.Cfare arriti VV pervecse i vuri miqte e shqiptareve ne siklet?Asgje!
Kamionat me mallra serbe neser do te kalojne ne Kosove si zakonisht...

po Albini dhe VV nuk moren persiper me zevendsu doganen. Ata moren persiper me dhene nji mesazh te forte qe megjithe pengesat e krijume, ja arriti qellimit.

arriti ate i futi friken ne palce shtetit langaraq te hashimovicit 

arriti ate  qe sot VV ka me mijera perkrahes ne te gjitha hapesirat shqiptare sepse lufton per nje kauze te drejte dhe jane te paster ne shpirt e me ideal e jo te ndyre si hashimoviqi me shoke. 

arriti ate qe ngriti peshe zemrat e gjithe shqiptareve me sakrificen e tyre kunder nje shteti kartoni maskara sepse te gjitha mediat e kishin lajmin e pare.

arriti ate qe edhe pse i ksihte te gjiteh kunder me hashim e parti te tjera ne kosove e me qeverine bastarde ne tirane qe i etikuaten me nencmim , e beri kauzen publike dhe te prekshme per te gjithe ne qe shkrujm e komentojm pas monitorit te pc.

me duket se ka arritur shume 

 

Edhe nje here smiley

 

Po vjen dita ne te cilen... nejse, ua them here tjeter.

Aman ,na e thuaj sot........smiley

Vella,
Idealizmi eshte kur je ne opozite.
Kur vjen ne pushtet vjen dhe realizmi.
E pranoj qe Albini eshte i paster,por eshte naive te besosh se po erdhi ai ne pushtet Serbia do te disiplinohet,Veriu do te merret dhe Kosova do te hyje ne OKB ose do te bashkohet me Shqiperine.

Po ta them qe e kam shume te veshtire te besoj qe Thaci apo Sejdiu,Mustafa &co te kene kenaqesi qe Tadici vjen ne Kosove.

Te pakten do te fillonte reciprociteti. Nderkombetaret qe po bejne cmos per te shmangur nje vater konflikti qe me siguri do te rezultonte e pergjakshme, dhe nje lufte e pashmangshme ne zemer te evropes, do te mendoheshin dy here para se te benin kompromis me kriminelet serbe dhe te vazhdonin te mbanin nen shtypje viktimat shqiptare. Serbet jane kriminele, per kete gje nuk ka Asnje dyshim, dhe absolutisht asnje gje nuk ka ndryshuar qe prej gjenocidit te 98-99.
Nuk ka rendesi se sa shtete dhe cilet shtete e kane njohur kosoven. Kosova nuk eshte e lire dhe ky eshte fakt ne drite te diellit. Ne fakt, me e keqja eshte se askush ne qeveri te kosoves nuk po mban qendrim dinjitoz me interes kombetar, dhe edhe me zi se kaq eshte fakti qe ne shqiperi vazhdon sundimi I klikave antishqiptare prej tashme 20 vjetesh.
Eshte jetike per kombin qe t'i degjohet zeri tani. VV po ben pikerisht kete gje.
Nese lufta eshte e nevojshme per te zhdukur kancerin serb, atehere le te behet lufte. Dhe ne hale te s'emes vafshin te gjithe nderkombetaret. Ndoshta lufta do t'u jepte kurajo te dilnin hapur dhe te mbanin publikisht anen me te cilen jane edhe tani qe flasim.
Kriminelet serbe djegin, plackisin dhe vrasin e bejne protesta te armatosura dhe nderkombetaret as tonin nuk e ngrene. Nje here ngrihen shqiptaret dhe kjo na cenoka imazhin dhe prespektiven? Mu ne hale te s'emes vafshin te gjithe nderkombetaret.

ai(albin kurti) po ben qe te kuptojne edhe militantet e esat toptaneve se nuk behet hair me ''fazllicet''.

Eshte kollaj te flasesh nga kolltuku i opozitarit.
Te thashe jam me protesten por jo me vendin dhe kohezgjstjen e saj.

Une nuk besoj se Thaci apo Mustafa kane qef qe tu vije Tadici ne Kosove dhe ti vere ne siklet me deklaratat qe jep,por ne politike do te besh kompromise ndryshe nuk te merr njeri seriozisht.

Tadici u shpall Non Grata,nje minister dhe familja mbreterore serbe u ndalua te hyje ne Kosove.Deri ketu i jap merite Albinit.

Por vertet e besoni se nese Albini do te ishte KM,do te nderpriste bisedimet me Serbine dhe do te merrte Veriun?
Une besoj qe do te kishte me pak korrupsion ekonomik nese Albini do te ishte KM ndersa ne marredheniet me Serbine,njohjet,hyrjen ne OKB,gjendjen ne Veri,gjerat do te ishin njelloj pasi ka dhe aktore te tjere shume me te fuqishem se Albini,ne kete fushe.

 

Thacit dhe Rexhepit tregtaret qe importojne keto malle ja financojne

fushaten zgjedhore. 

Biles deputeti i PDK-se Berat Buzhala u mor vesh qe kishte nje biznes 

te perbashket ne veri me nje serb.

Paramendoje, KFORi nuk shkel dot veriun e ky deputeti mujka.

Gruaja e Zvonko Veselinoviqit, trafikantit kryesor ne veri paguhej nga Telekomi

i Kosoves per me ja mbrojt antenat

Lista vazhdon..................

" ai(albin kurti) po ben qe te kuptojne edhe militantet e esat toptaneve." ... smiley Mire Blendi Fevziu e kupton , po kakerdhite e basqapit thua te kene kuptuar gje ?
Kurajo Arber jemi me ty ! Je lartesuar me shume me kete veprim .
Nje kombinim i perktyer i 'brezit " te Ri nga te dy anet e Kufihve pa Kufij .
Boll Sharlataneve e Sahanlepiresve te cdo kategorie nga do qe cfaqen . Ju Lumte VV . Te jeni te bindur se te Gjithe Shqiptaret e Pakorruptuar jane me JU . Te gjithe ata qe dine te nderojne te RENET dhe trashegimine shekullore shqiptare " Liria fitohet , Nuk dhurohet "
Dhe kete Ju po e tregoni ne kushte te reja !

Bravo protestuesve bravo Albin Kurtit, protesta ishte shembullore masive.Mesazhi i VV u eshte perciell te gjitheve!

E verteta eshte qe ne ato pika ku ben levizjen VV ka me shume rregull.Kondrabanda behet ne dy pikat e tjera ku serbet jane shumice pasi ata tani per tani,nuk i paguajne taksa (por kontrollohen) as nga Beogradi as nga Prishtina.

Nese donte te bente proteste Albini ta bente pikerisht ne keto dy pika ose ne ura e Mitrovices. smiley

Po pse, Vetevendoja eshte policia jote private?

Hajde ti kaposhi bashkangjitu me VV edhe shkoni bashk ne Veri.

Pse si thu Thacit ta coje policine ne veri dhe ti kryejne punet per te cilen

paguhen dhe jo te rrahin protestues shqiptar.

Bravo policave te kosoves qe nuk lane protestuesit te pengonin bizneset e qeveritareve qe po coptohen per ato miliona te qelbura. Bravo kryeminstrit kurve te kosoves qe ja vuri kufirin te thana disa civileve te paarmatosur dhe qe i tregoi qelite edhe disa deputeteve bile. Bravo dhe komunitetit nderkombetar qe neser do pergezoje policine per reagimin e pjekur dhe ndoshta do shpalli njerin nga mafiozet me te medhenj te ballkanit "burre shteti". Keshtu behet shteti .... shqiptar smiley

Eeeeeeeee po po, me demek fajin e ka kryeministri dhe qeveria ! Yyyyyy, po ato jane vetem vegla aman, ja ku e keni te zezen ne te bardhe :

Safet Gërxhaliu, udhëheqës i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se bashkëpunimi ekonomik Kosovë-Serbi është politizuar në masë të madhe.
“I tërë kuptimi i ekspertizës ekonomike e ka humbur peshën vet. Është koha kur duhet të analizohet në mënyrë pragmatike, të gjenden forma të përkrahjes së sektorit prodhues vendor, të ngrihen kapacitetet prodhuese, të rritet konkurrenca dhe tek atëherë mund të bisedohet për një reciprocitet të mirëfilltë që shkon në favor të të dyja palëve”, shprehet Gërxhaliu".

 

 

Eeeeeeeeee, prit nje here, thote ky, "tek atëherë" te mbushim xhepat plot ne, pastaj bejme reciprocitet me Serbine !  smiley Mos na e politizoni xhepin ! - thote ky kingu i biznesmeneve.
Dhe ju thoni pse Hashimi nxjerr policat te zduplloje miletin !

 

 

ps: e dini ju se kosova importon vetem 4% mallra nga Shqiperia, por amà importon 18-20% nga Serbia ??  Po po, rruga e kombit, ë hë, ë hë ! smiley

Po cfar do importoje nga Shqiperia? Leshte e qafes te PD-isteve dhe PS-isteve?

RRUGA E KOMBIT eshte nje paradoks i jashtezakonshem, nje shtet qe harxhon aq shume duke mos prodhuar asnje mall. SKANDALOZE. Dhe pastaj me thone ca ketu qe nuk eshte bere rruga e kombit per interesa te Serbise, Italise etj..

Une jam mbeshtetes i politikave te VV-s, dhe kam admirim per Albinin si nje nga patriotet me te kompletuar shqiptar sot, por nuk jam shume dakort me kete demostrate te VV-s. Nuk kam qene kurre dakort me akuzat personale ndaj Thacit, dhe mendoj se gjerat nuk zgjidhen rrembyeshem... E verteta e hidhur eshte qe ne shqiptaret jemi me te DOBETIT NE BALLKAN DHE EUROPE. Jemi kot dhe kot do vazhdojme te jemi deri sa ne krye te politikave tona te kete njerez patriote, qe mendojne per te miren e popullit qe i voton, dhe besnik te shtetit qe drejtojne.

 

Kjo nuk ka per te ndodhur me protesta e demostrata, ka per te ndodhur me politik, VV-ja duhet te vij ne pushtet ne Kosove, dhe MENJEHERE TE SHTRI AKSIONIN POLITIK NE SHQIPERI, ku patjeter duhet gjithashtu te vij ne pushtet. Mbas ardhjes ne pushtet te nje levizjeje te tille mund te lind nje dite e re, deri atehere do te vazhdojme te jemi me te dobetit.

Pas kesaj proteste cfare u konkludua, si rezultat dmth.? Maunet me produkte nga Serbia kane vazhduar te hyjne. Apo ketyre ju intereson show me shume se rezultati? disa te tjere kane nevoje per adrenaline.

Trup e faqja e zeze qe na bene te shohim kete shfaqje te shemtuar per dicka qe eshte ekonomike.

VV e perkrahin marksiste e komuniste te te gjitha rrymave, nuk e kuptoj se si e justifikojne gjakimin per produktet e kapitalistit shqiptar edhe perkundrejt produkteve te kapitalistit serb a tjeter?

per dicka qe eshte ekonomike.

 

e pra mo ! A thua se ekonomia eshte politikë ! smiley

 

 

 

 

ne boten perrallore te EDC politika nuk ka "lidhje" me ekonomin (lekun)
hajde mendje, hajde! =)

Kaq te trashe te jeni valle? Domosdo ndryshe nuk kerkoni qe te ja u shpjegoj cfare kam dashur te them si per klase te pare. Ekonomi do te thote perfitim, para dhe kjo ceshtje keshtu duhet te shikohet, nuk duhet politizuar qe ne fund te perfundojme se ne edhe bar hame por mallrat e Serbise nuk i pranojme.

Pastaj me gjere sigurisht se ekonomia eshte e lidhur ngushte me politiken por ketu po flasim per nivel tjeter. Kemi komunistet e VV qe luftojne per kapitalistet, vendas apo te huaj qofshin. Kete a ka vetvendoses qe ma shpjegon?

Simas teje, meqe jane komuniste shqiptare nuk duhet te luftojne per kapitalistet shqiptare, por per ata serbe? Me rregull treshi dole ne kete perfundim ti plako? smiley

 

komunist shqiptar       Komunist serb

______________   =   ____________

kapitalist shqiptar       Kapitalist serb

 

 

bjeri gajdes gajdexhi...

Pa te keq, te lutem me thuj, a mendon se mund te kesh ndonje premise gabim ne kete arsyetimin tend, perderisa te gjithe thone ndryshe? Dro s'e ke gabim ore, po nuk te ben keq edhe pak vetkritike smiley 

vazhdon muzika e turbofolkut plako... per keto nuk pergjigjem une. Edhe mund ta kem gabim po kur thua te gjithe e ka fjalen per peshkun pa uje apo me gjere se kaq?

ok, pa turbofolk; thua:

Kaq te trashe te jeni valle? Domosdo ndryshe nuk kerkoni qe te ja u shpjegoj cfare kam dashur te them si per klase te pare. Ekonomi do te thote perfitim, para dhe kjo ceshtje keshtu duhet te shikohet, nuk duhet politizuar qe ne fund te perfundojme se ne edhe bar hame por mallrat e Serbise nuk i pranojme.

kjo eshte nje fallaci. quhet reductio ad absurdum.

Tironsi si zanotli e di me ta shpjegu me omel. Une po te dush ta them nga ana numerike, por do na binte shume gjate, dhe ai olsi nje rregull treshi vuni ene e hongri syve gajden.

klm.

O EDC, nqs per disa caku ka qene 21 janari, per mu o 14 janari. Mos se nuk bajme mo! Mos i harroni o ndyrsira thirjjet e cunave ne Morine :

S'KA KUFI QE NDAN SHQIPTAR
O TRADHTAR, O TRADHTAR!
 

Bravo djemte e VV dhe te Shqiperise qe u bashkuan me ta. Respekt e nderim. 

Virusi i marrezise dhe horrllekut te pushtave te Tiranes u perhap fatkeqesisht edhe tek Prishtina qeveritare. Ky vit do jete vertet i forte.

http://www.youtube.com/watch?v=9DPWSzsSV...

Cfar Turpi!!!!!!!!!!!!
Eshte e tmerrshme kur mendon se sa shume gjak u derdh per te hapur kufirin Kosove-Shqiperi, kurse kta lango police per 300 euro e mbyllin.
Ju befte mire buka e turpit!!!!!!!!!
Plehra!!!!!

Nuk do te jet e larget dita kur Berisha, Thaci and Co do te kerkojne azil politik ja ne Shkup ja ne Beograd!!!!

jemi me fat qe shqiptaria ka nje levizje kaq emancipuese dhe te guximshme, antikonformizmit dhe servilosjes se peshtire qe ka perfshire politiken shqiptare ne te kater anet.    nuk ka fare nacionalizem te semure te VV , por vetem nje nacionalizem te shendetshem qe kerkon reciproritet dhe respskt te ndersjellte.

albin kurti  thote , serbia , shtet armik dhe kriminel   ky duhet te jete thelbi i bisedimeve kosove-serbi.

10*

Albin Kurti thote;

Serbia , shtet armik dhe kriminel   ky duhet te jete thelbi i bisedimeve kosove-serbi.

e ka shume mire, asnje politikan serb, ne pushtet ose jo, nuk ka shprehur  shenje pendimi, per te kerkuar falje shqiptareve per masakrat qe ata kane kryer ne kohe te shkuara.

Ja çfare propozonte Albin Kurti, si kryetar i Komisionit per pune te jashtme te Parlamentit te Kosoves me 27 prill te vitit te kaluar (2011) :

http://www.peshkupauje.com/2011/04/mbi-p...

Dje, marreveshja eshte firmosur nga zv. krryeministri dhe Minister i Jashtem shqiptar Haxhinasto dhe Ministri i jashtem i Kosoves E. Hoxhaj.

E tere kjo thuhet ne media, PA U PERMENDUR FARE qe propozimi eshte iu VV, nderkohe qe ndodhi ato qe ndodhin ne Merdare, Dheu i Bardhe e Morine dhe ndekohe qe thuhen ato qe thuhen nga zyrtaret shqiptare e te huaj. 

belul,qenka fantastike kjo kenga, e vecante,  melqeu fort! smiley

Belul, befsh  hair!  'Kjo rrace politikanesh, e..." turperuan edhe gurin, me te gjalle e  me te vdekur....! Eshte perla e perlave polifonia labe.

Kufiri qenka bllokuar vetem per disa ore ..... dhe kamionet serbe kane kaluar per mrekulli pas kesaj. ( gjithe keto komente dhe tere ajo debore per te ftohur nofullen e Albinit une thashe se kushe di cfare kshte bere vaki)

......After an hours-long confrontation, police managed to disperse the protest and restore traffic on the road leading from the border to Pristina, allowing two trucks from Serbia across under police escort.....

Dhe ajo ja ariti te vetmit qellim te saj ate te te shkurait kundra komunitetit nderkombetar ( atij komuniutet qe sot ja kemi kaq shume nevojen te njohe pavarsine e Kosoves dhe te shpetoj Veriun e saj)
......the international community denounced the blockade......

Perse u gjithe kjo ??????.....

http://www.google.com/hostednews/afp/art...

O Tom, VV nuk mund te hape pike doganore, se ajo nuk eshte shteti. Ato donin te vinin ne qender te vemendjes nje problem dhe kete e bene. Se sa qendron ky problem qe u ngrit pastaj, eshte per t'u diskutuar.

O Tom ,po proteste sensibilizuese ishte ajo,nuk ishte pushtim smiley

Nese nuk do behen shpesh protesta te tilla ,jo vetem qe do kalojne lehtesisht dhe sa t'u doje qejfi kamionet serb ,por ai kufiri veriore qe kene caktuar serbet brenda shtetit te Kosoves qe pretendohet se eshte i pavarur ,s'eshte cudi te zbresi dhe me ne jug.Indiferenca e shtetit kosovar ndaj ceshtjes serbe dhe zelli qe tregoi per ndalimin e nje proteste me karakter kombetare ,eshte trondites.Pamjet e protestes ishin shume domethenese.Kosova drejtohet nga filoserb,te kokolepsur jo vetem shpirterisht me Serbine ,por dhe me afera korruptive smiley

.

 

 

Pas kesaj proteste cfare u konkludua, si rezultat dmth.?

Cfare u konkludua?! Nuk e paske kuptu ende?!

Po nqs. deri dje kishte ndonje dyshim, sot, qe te gjithe jemi te qarte qe Qeveria e Kosoves nuk punon ne interesin e shqiptareve, por ne interesin e ngushte te anetareve te saj si edhe te Serbise.

Dmth. gjithe ata shqiptare dolen dje ne proteste per te bere ne menyre simbolike punen qe duhet te bente qeveria e Kosoves, pra zbatimin e marreveshjes se reciprocitetit: Ti nuk me le mua te fus produktet e mia ne Serbi, une nuk te lej ty te fusesh produktet e tua ne Kosove.

Kaq! E thjeshte fare!

Ne pame dje nje makineri te madhe lufte te drejtuar kundra disa qindra protestuesve paqesore te cilet thjesht kerkonin te vendosnin ligjin ne vend.

Dhe qeveria e Kosoves cfare beri ndaj tyre?! Ushtroi dhune, per te futur maunet serbe ne Kosove. Pra dje u rrahen shqiptare nga qeveria e Kosoves ne mbrojtje te futjes ilegale (dhe perpara syve te te gjitheve) te produkteve serbe ne Kosove.

si tha Albini, ne parlament: Thacit Europa i ka lene nje dericke qe te hyje ate te Beogradit. kjo dericke VV ia mbylli m 14 janar! ja kaq thjesht. kjo u kry.

Ajo qe me pelqen nga politikane si Albini eshte qe me ta mund te behesh faktor. Ndersa me curva si Thaci (qe eshte curve, tani mund ta them me siguri) nuk behesh kurre faktor, sepse keta jane njerez pa shtylle kurrizore qe qofte Serbia qofte nderkombetaret e kuptojne qe mund t'i perdorin si t'i doje cari.

Njerez si Thaci (dhe si te gjithe politikanet shqiptare) bejne loje individuale, dmth nuk e fusin popullin ne llogarite e tyre (iu duket vetja me te qute se populli) dhe keshtu i bejne dem qofte lojes se tyre te leshit, qofte popullit mbi te gjitha.

Sepse ne momentin qe ti shkon ne negociata me serbin apo me kedo tjeter pa patur shpatullat e ngrohta nga faktori "popull" ti je askushi, ti je nje hic total.

Ajo qe nuk kuptoj une eshte, se , pse policia e Kosoves ndalon qytetaret e R. se SH. te udhetojne ne token e saj, kur kjo eshte shkelje e te drejtave qe ajo ka nenshkruar. 

Persa i perket çeshtjes se levizjes se mallrave, kjo duhet rregulluar nen kuadrin e marrveshjes CEFTA , ku Kosova/Dardania duhet te jete pjestare me te drejta te plota, dhe me marrveshje dy paleshe me Shqiperine, ku mallrat tashme duhet te levizin lirshem pa taksa, e me akciza te ulura. 

"Ajo qe nuk kuptoj une eshte, se , pse policia e Kosoves ndalon qytetaret e R. se SH..."

Pjer,policia dhe kreret e qeverise (te gjithe dhe pa asnje perjashtim) jane produkt i dashurise ne mes te p(ee)dh-dimijave me ere dhe opingave me çorape te leshta.Cfare pritet tjeter nga njerez me 7jave shkolle? Ata aq dine-aq veprojne.Zoti i'u hupt faren.

Une nuk ve ne dyshim curverine e Thacit apo Berishes. Dhe kurveria e tyre nuk qendorn tek bisedimet me serbet apo lejimin e tregetise me serbine
Curveria e tyre qendorn tek pengesa "ME QELLIM " e zhvillimit te ekonomise se Shqiperise ne te dy anet e kufirit Shqiptaro-Shqiptar.
SIpas teorise se botes se lire ( qe perkrahesit e Ron Paul e njohin shume mire, dhe ketu bine ne kontradikte) tregetari do te belej atje ku ka me shume interes. Dhe sic duket tregetari Kosovar paska me shume interes te blej ne serbi se sa ne Shqiperi ( se mos ka gje shqiperia te shese)
Nese VV do vertet te luftoj kete curveri nuk behet duke i rene samarit qe te degjoj gomari Demostrata duhet bere ne dyert e K/Ministrive ne te dy anet e kufirit Shqiptaro Shqiptar.dhe jo me veprime te tilla qe krijojne fiugure te keqe ne bote dhe i japin municion serbeve te na lufotjne
Nuk ve ne dyshim curverine e Thacit dhe Berises por ve pikpyetje ne veprimet e VVse

Pse po i bikan samarit?! Vetvendoja shkoi ne thelb te situates. I tregoi shqiptareve qofte te Kosoves qofte te Shqiperise se cfare jane qeverite e tyre.

Pasaj, Vetvendosja ka protestuar pothuajse cdo muaj perpara qeverise se Kosoves, ne te gjitha menyrat e mundshme

E di si eshte puna Tom, ti ke gjet rehat o vlla ne kete pozicionin tat, problemi eshte qe je aq qorr perpara fakteve sa qe po filloj te dyshoj mbi intelektin tend.

Me vjen keq, por dukesh fiks si nje budall qe perserit gjithmone te njejten kenge!

+ 2smiley

+3

Duke lene menjane konstatime te tua per intelektin tim.....

Samari ketu eshte tregetia me Serbine..... Gomari eshte ne karigen e K/ministirt ne Kosove dhe Shqiperi.
Protesta donte te ndalonte tregetime me Serbine....... Ku i bihet gomarit ketu...?
Kur VVja u be force politke u gezova , se te pakten keshtu ka mundesi ti bjere gomariot direkt.... mirpo sic duket shkopin e ka te shkurter dhe i bie vetem salmarit.......
VVja ka bere protesta cdo muaj para k/ministrise .... bukur ... si force politke nese do te fitoj dhe beson se ka te drejte te vazhdoj ti bjere gomarit me protesta cdo muaj para k.minisitrise deri sa populli ta perkrah dhe te fitoj zgjedhjet ....... Eshte shoqeri demokratike apo jo ?..... te pakten ka parlament dhe qeveri te zgjedhur me vota.......( mire apo keq). Dhe vetem neqofte se VV ja nuk ka besim se populli i Kosoves eshte aq i mencur sa te votoj me shumice ate qe ka te drejte kunder curverise, atehere mbase justifikohen veprimet e saj.... vec ne kete rast nuk flitet per demokraci por per ....

PS. Pozicioni tim eshte vertet rahat , se flas ate qe mendoj dhe jo ate qe duhet te them qe te siguroj perkrahjen e disave.... sepse po keshtu nuk kam ne plan te kthehem ne Shqiperi dhe te me gjejne pune mbi bazen e CVse ne PPUja si ndonjeri apo te siguroj ndonje vend ne qeverite e ardheshme, Ky eshte rehati tim, mos rehati eshte se duke dashur te bej nje debat normal , lexoj fyerje te kategorise cecene nga te dy anet e spekterit gjoja politk shqiptar , ska gje prapa rehat jam smiley

Tom, keni shume te drejte kur thoni se problemi eshte ne kryeministri dhe jo ne kufi. Por mua me duket se nuk eshte aq e thjeshte tua tregosh njerezve ne Kosove dhe Shqiperi se ku eshte problemi. Dmth fakti qe ju ekuptoni nuk do te thote se e kuptojne te gjithe. Mjafton te kthehesh nje vit mbrapa dhe te kujtosh se si u mbrojt vrasja e 4 njerezve ne drite me diell ne mes te Tiranes. Injoranca dhe idiotesia tek ne eshte ulur kembekryq (qe nga mesjeta). Veprimi i Vetvendosjes eshte pikerisht i tille, me duket mua, qe ta beje sa me te dukshem problemin. Ne do thonim, po pune e madhe se u shkel nje ligj. VV po tregon se cdo ligj, i dale nga parlamenti duhet te zbatohet, aq me teper nje ligj si ai mbi reciprocitetin e maredhenieve. Pra po u meson shqiptareve ate qe shqiptaret nuk e mesojne dot nga familjet e tyre. Respektoni ligjin. Nese ligji nuk ju pelqen votoni per ndryshimin e tij, por mos e shkelni. Kjo eshte demokracia. E nese nuk ka demokraci luftoni qe te kete.

Veprimet duhen matur nga vlera absolute qe mbartin. negative apo pozitive qofte, vlera e veprimeve te VV duket mire. Po te ishin aq pa vlere, nuk besoj se do dilte thaqoviqi te shante ne stil berishian dhe te villte aq vrer sa te detyronte dhe kliken antishqiptare te tiranes te reagonte ne unison ... se u mori flaken thaqoviqi atyre... dhe nuk do kishin dale packerat dhe evropoidet e tjere te kercenonin shqiptaret se do u nxijne te ardhmen. Mbase eshte e veshtire ta kuptojne te gjithe, po ku ka ze nuk eshte pa gje, dhe ne lidhje me VV dhe AKZ sikur ka shume zera, dhe shume cjerrje verdalle... dhe Kur keto zera dalin nga goje te ndyra te ca individeve te cileve nuk u permend dot as edhe nje akt te vetem patriotik(perkundrazi), besoj se nuk ka me nevoje te jesh gjeni qe te dalesh ne perfundimin e duhur. Besoj se ky debat duhej te ish konsideruar I mbyllur dhe I sqaruar qe me leximin e artikullit. Perndryshe jemi ne ane te ndryshme te atdhetarise dhe te te qenit shqiptar. Apo jo?

"Dhe vetem neqofte se VV ja nuk ka besim se populli i Kosoves eshte aq i mencur sa te votoj me shumice ate qe ka te drejte kunder curverise, atehere mbase justifikohen veprimet e saj.... vec ne kete rast nuk flitet per demokraci por per ...."

ha ha.. vertet cinike..
Populli i Kosoves eshte debill fare. Si mund te shpjegohet ndryshe konsumimi masiv i produkteve serbe. Serbi t'ka vra pre e gri dhe prap vazhdon politika te njejta antishqiptare dhe ti kosovar shqiptar nuk qan koken por vazhdon t'i ndihmosh ekonomise serbe!!
VV u ngrit drejteperdrejte ne proteste kunder hegjemonise serbe ne Kosove. Kjo nuk i pelqen atyre qe perfitojne nga kjo hegjemoni.. me se shumti krimit te organizuar qe eshte instaluar ne qeverin kosovare.
S'ka lidhje me demokraci. Nuk ka mardhenie demokratike ndermjet Kosoves dhe serbise.

o Tom (prape ti..!) Paske vujt per vemendje a derbardhe,

Vv e ka bere te qarte pozicionin e saj, se demokracia nuk behet vetem njehere ne 4 vjet me vote, por edhe me pjesmarrje te drejtperdrejte apo demokracia direkte, shfaqje te ciles jane dhe protestat. Ti je kunder cdo proteste sepse beson verberisht tek sistemi i demokracise njehere ne 4 vjet, por ja qe ai eshte lehtesisht i manipulueshem sic eshte demonstruar keto vjet dhe sic po tregohet me keto akte te pushtetareve si ne Kosove dhe Shqiperi ne sherbim te interesave te ngushta ekonomike. Njekohsisht ky manipulim bazohet tek mekanizma te tille mediatiko-ekonomike te mbeshtetura nder te tjera dhe nga idiote per te hedhur iluzionin se demokracia funksionon.

 

Jo ,ne atdhetare jemi te gjithe ,por ca e kane me shume  problemin se c'do thone kombetaret ,para ceshtjes se zgjidhjeve te problemeve tona.Vetem nderkombetaret te flasin mire per ne ,pa le te vuajme .smiley

Po Bota ,c'do thone Bota?  

Me sa kuptoj nga komentet me lart VVja ( ose te pakten perkrahesit e saj) nuk kane besim tek populli i Shqiptar ( ne te dy anet e kufirit shqiptaro -shqiptar) Pajtohem deri diku ketu.
Vec se zgjidhjet per arsye konjukturale nderkombetare, nuk mund te jene te njejta si ne anen e kufirt te Rep e Shqiperise dhe asaj te Rep te Kosoves.
Ne shqiperi veprime si te VVse kane vlere dhe balanca pa pike dyshimi tek kushdo anon tek vlera e ketyre veprimeve , ndersa sa per demet ato jane fare te vogla ose te pallogaritshme. Shqiperia eshte nje vend sovran, i njohur nga konjuktura botereore, pa asnje rrezik te humbjes se pavarsise, ne fakt mosveprimi sjell humbjne e pavarisise ne Rep e Shqiperise. Uroj qe AKZ te imitoj VVne ne shqiperi bile me forte se VVja. Shqiperine nuk e shpeton sisemi demorkatik per arsye qe shume komentuaes me lart e kane thene "POPULLI"
Ne anen tjeter te kufirit Shqiptaro Shqiptar , ne Rep e Ksooves, situata eshte ndryshe. Deri ne njohjen e plote te Kosoves, berjen e saj anetare e OKBse me te drejta te plota, sigurimin e plote te kufijve teritorjale ( Kosova e Veriut) kemi nje varesi e plote te fateve te saj ndaj vendimeve te ketyre konjukturave, Prandaj mendoj se veprimet e VVse jane me shume ne dem se sa ne favor. Deri sa keto konjuktura nuk lejojne nje sistem tjeter vec atij demokratik, ndryshe humbet pavarsie dhe kufijte teritorjale atehere ....... fatkeqesisht dhe detyrimisht duhet lujtur me keto kushte qe jane....
Nje sistem jo demorkatik per te dy anet e kufirit, nje lloj diktature e bardhe, me liri tregu por me ligje te forta , teje te forta , kombetare dhe nacionaliste jane e vetmja zgjidhje e kombit shqiptar ...por ndersa rep e qiperise e ka luksin e kesaj zgjdhje por nuk e zbaton, Kosova qe nuk e ka e hedh ne veprim
PS aspak deshire per vemendje Al, thjesht kam mendimin tim
Te tejrat ...... nejse varja hajt shnet

Ja nga cfare burra curva drejtohet sot Kosova.

Ky eshte komenti ne FB i Ilir Mirenes, Zv. Minister i Mjedisit te Qeverise se Kosoves:

 

Kunder-pergjigja e Fisnik Ismailit:

Qe, Zavendësministri në Qeverinë tonë (Ministria e Mjedisit), Ilir Mirena, shok i Berat Buzhalës, qysh krenohet me dhunën që ka ushtrue njerëzve dje, qysh e përul besën (për kërkesën time me mi hjeke prangat, se më ishin futë në mish e lypsha edhe ma ndalshin qarkullimin e gjakut) edhe qysh i përul refugjatët që janë keqtrajtue prej Serbisë më 1999, njajtë qysh u keqtrajtue Albini dje edhe u lëndue. Kafshë! TI duhesh me dhanë dorëheqje menjiherë, mjeran!

Uffffffffff sa e peshtire!!!!! Kafshe e ka shume pak ky palo qeveritar. 

Kafshe fare!!!

Shi ca shkruan legeni *utit:

... ish ul i thyem skaj nje gardhi e u doke si nje refugjat i Kosoves diku ne 'Bllace me 1999...smiley)

Cfare *urve!!! Tallet me tragjedine e refugjateve te Kosoves, gjate eksodit masiv te 1999-es.

Keta rrezik me gjakun e deshmoreve lajne *ythen! Keta tradhetare te tredhur!

Kjo eshte psikologjia e tyre! Tallen me popullin, ndaj nuk mundet kurrsesi te perfaqesojne popullin. Perfaqesojne vetem interesat e tyre. Jane thjesht biznesmene. Biznesmene te deshtuar, meqe ra fjala.

Tallet me tragjedine e refugjateve te Kosoves, gjate eksodit masiv te 1999-es

Jo ne te njejtat permasa, kuptohet, por me kujtoi "vete-talljen" e famshme te KM-s : "e flet latinishten si me ken prej Dragobie." 

Ols, kam lexu jo  pak komente te shqiptareve te kosoves dje.

M'u shtu adhurimi per ta.

Emigrant, edhe 10 vjet te tjera te qeverisur nga keta *urva dhe shqiptaret e Kosoves do budallepsen akoma me shume se ne te Shqiperise.

Klima qe krijojne njerez si ky bq-ja i ministrise se mjedisit, promuovojne vecse apatine dhe vrasjen e cdo neuroni funksional te trurit.

Kur varferia dhe mungesa e shpreses per te ardhmen kalojne nga nje gjendje e perkohshme ne nje gjendje kostante njeriu fillon te dorezohet dhe ta pranoje kete realitet si te ishte normal.

te ftoj te lexosh kapitujt qe pershkruajne enver hoxhen tek libri dimri i vetmise se madhe te kadarese. smiley

leje c'thone alifmatraket qe dje dolen nga kurset e analfabetizmit te plepave per ato pjese (qe as i kan lexu). pershkruhet enveri fill pas clirimit, duke pare perjashta nga dritarja. Atmosfere lufte, tip "nder barrikada proletare, urra urra, rendin borgjez ne do ta shkaterrojme"... tym, barrikada, gjindje laramane. Dhe aty ai sheh nje partizan qe mbante ne shpine nje kolltuk, po e conte ne shtepi me sa duket. me gjase e kish blere. ishte nje hibrid mes kolltukut dhe karriges. partizani deri ate kohe kish mbajtur pushken supit, drejt (vazhdim i kolones se tij vertebrale... etj etj), ndersa tani i dallohej qarte ngerci i majtjes se nje gjeje kaba, nje ngerc prej hamalli, nje gje avdalle, jo burrerore, pa e lavdishme jo e jo... dhe aty enveri mendoi se dicka nga revolucioni po vdiste!

art i madh, babam, jo pordhe shtinjakesh! imagjino zarbot qeverises tani, me ata hibride kolltukesh (reminishence e kolltukofageve te fan nolit, apo jo) se si shtremberohen nen peshen e tyre, qe nuk dine ne i lodh apo i pelqen, nese djerset qe u dalin jane nga mundi fisnik apo djerse te felliqta hedonizmi, nga ato qe i bejne te duken koke e kembe si sqetulla ta palara.

smiley

Ehhhh mer mjekercjap (asgje me mjekrat ne pergjithesi, vetem per kete rast.)  Ti duhet te shpelash gojen kur permend duart e Ismailit, prej te cilave doli monumenti-ikone "NEWBORN." 

700 dreqet, zvarranike pa shtylle kurrizore etj (princesha, mos e lexo kete.  Ose lexoje e kalo matane.)

E qarte, edhe Prishtina paska rene ne duart e Dru-me-pre-ve. 

Ky Mirena nga "thellesia" e mendimit s'i paska lene gje G. Strazimirit. Keta sikur i ka klonuar nje dore... 

ky I.Mirena i ngjan ca G.strazimirit,  por me shume i ngjaka ish fubollistit te Milanit dhe kombetares hollandeze: Jaap Stam.

nejse, shume maskara ky Mirena... i turpshem komenti i tij!

e pata specifik kriterin smiley... nisur nga mufkat qe leshon.

kushedi sa keq do ti vinte ktij burrit ne foto po ta dinte per cfare eshte sjelle ketu smiley... por i ngjaka vertet.

tullac serbijet

Fryrja e qellimshme e Aksionit te VV nuk duhet mjegulloje qellimin dhe objektivin . Ajo qe beri VV ishte nje aksion Politik dhe nuk kishte te bente as me Ndalimin e Serbise e me mbylljen e Kufijve as me shpalljen 'Lufte " ndaj Serbise.
Ajo ishte nje aksion mbreslenes nga te Vecantet qe zgjojne te "fjetur " dhe ndergjgjesojne me shume shqiptaret per " Urra Patriotizmin" e qeverive Karieriste . Ato jane bere shembulli me i qarte i BRAKTISJES Se Interesave te Shqiptareve nepermjet Politikave te "zgjuara " e "largpamese' prej Sqeperve qe dominojne e kane Uzurpuar Politikat zyrtare SOT! smiley
Gjithsesi ne nje pikpamje i "ra penxheres " qe "te ndigjoje dera ' ne nje kuptim qe nuk ka te behe fare me ate qe mundohet ta kompromentojne Vecanersht NDERKOMBETARET si nje Levizje Destruksioniste .
Ata Nderkombetaret e dine shume MIRE qe Shqiptaret u jane MIRNJOHES dhe dine ta shperblejne NDIHMEN qe u dhane Shqiptareve ne kohe te veshtire e per ceshtje madhore. Por dine gjithashtu edhe prallen e Ujkut qengjit dhe Bariut
Zgjedhja e Perkrahja dhe Mbajtja " me cdo KUSHT " e ketyre qeverive te Korruptuara e ne sherbim sahanlepiresish , jashte cdo Interesi Themelor te Shqiptareve aq me teper Mbeshtetja per nje Ekip KRINAL e Megahajdut ne Ekstrem si i Shqiperise , e ka shndruar edhe Qeverine e Kosoves ne nje pamje surrogato te saj .Pas shprehjes se Thacit " ...nuk do lejojme 21 Janar... " kjo eshte pamja me HAPUR dhe me PERCARESE midis Shqiptareve e barazdominuar nga Politikat e te dy Aneve , qe vetem Shqipetareve ne kete Rast nuk u sherbejne . Dhe kjo e Thaqit nuk ishte nje "gafe " .......
Levizja VVt regoi dhe duhet ta mbaje LART frymen se " Shqiptaret jane MIRENJOHES dhe e vleresojne kete , po aq sa DINJITETI dhe Integriteti , po aq sa Pavaresia dhe LIRIA jo fallco "" Dhe kjo MOTO eshte ajo qe i " TREMB " te gjithe palet e Korruptuara nga keto Levizje .
Dhe si qershi mbi torte te te gjithe IDIOTEVE te Licensuar nga Babasqapi si pjestare OBORRI te Inteligjences se FeLlTe qe e karakterizon , na erdhi nje alfabetikas me argument "Ekonomik " .." .Kujt doni me i tregu ekonomine Ju mer Jahu "

Jam pro kesaj proteste, jo sepse do te sjelle ndonje rezultat konkret menjehere (mallrat po qarkullojne vetem se me 24 ore me vonese), por sepse ngre nje problem dmth mosrespektimin e reciprocitetit (flm nga pergjigja e Tironsit, se asnjeri s'e njihte taman problemin). Kosova ka leverdi te marre mallrat nga Serbia edhe sikur kjo mos te pranoje mallra nga Kosova, por Kosova do te kishte akoma me leverdi te shkembente mallra me Serbine, prandaj mire se vine keto protesta per te bere presion mbi Serbine qe te respektoje marreveshjen e tregtise qe kane firmosur me Kosoven.

Qeveritaret e Kosoves, po te ishin te zgjuar, nuk do te ushtronin dhune per ta shperndare, por do ta lejonin, do ti perdornin ose do ta stimulonin fshehurazi kete proteste, keshtu qe do te thonin serbeve dhe faktorit nderkombetar, - shih kam nje problem te me opinionin publik dhe kjo çeshtje e reciprocitetit duhet zgjidhur. Po kam nje pershtypje se ato qe demtohen nga importi i mallrave nga Serbia jane njerez te afert me H. Thacin.

(flm nga pergjigja e Tironsit, se asnjeri s'e njihte taman problemin).

Jo daku, se ta kam sqaru une e shume te tjere me kohe, po ti vazhdoje te pyesje "ua po pse po dalin ne proteste"

Jo mo daku, o s'te kam lexuar ose ke thene "sepse s'i lejon serbi te futen" Po pse, qysh, ne c'menyre etj askush s'e tha. Aq me teper artikujt gazetave plot retorike.

Ah edhe per ate rezoluten e parlamentit, qe qeveria s'e respekton, Tironsi e tha. smiley

Ne kemi nje vend smiley

Nuk e di nese ka ndonje kat'nar me te ulet se Mirena e Buzhala.Te quash kafshe Mirenen eshte abuzim me kafshet,ne mesin e te cilave bejne pjese edhe shume kafshe fisnike.Jane nga ata tipat qe kur te ulen afer gjate udhetimit me autobus,njeriu normal e nderron ulesen,por ja qe nuk pengohen te futen ne qeveri.Mirpo gjendja politike mund te ndryshoj brenda nates,dhe atehere Zoti le te kete meshire mbi ta sepse e di qe une nuk do te kem aspak.

protesta vazhdon te dielen, mos harxhoni kohe me expressistat. edhe kur te behet republike kosova, prape do kete nevoje per dicka qesharake si buzhala e mirena

Nje pyetje: nje miku im nga Kosova sapo me shkruante qe mallrat kosovare ne fakt lejohen qe te futen ne Serbi. Kjo ndodhi pas 40 ditesh rezistence nga ana e Serbise pas aplikimit te marreveshjes se reciprocitetit.
Eshte e vertete kjo?

serbia pranon vetem mjete e mallra te cilat nuk mbajne asnje shenje te rep. kosoves.
dmth kamionat e kosoves dhe mallrat e kosoves duhet te marrtin certifikata dhe targa etj te strukturat paralele e te shkojne ne serbi si prod serbe.

raporti exp - imp eshte 1 - 50

 

Flm. Raporti 1:50 mund te justifikohet edhe me interesin/kapacitetin prodhues etj , por kjo: 

kamionat e kosoves dhe mallrat e kosoves duhet te marrtin certifikata dhe targa etj te strukturat paralele e te shkojne ne serbi si prod serbe.

 ... eshte e papranueshme!!! Dmth. me kete pacavure u justifikoka qeveria e Kosoves qe po u zbatoka marreveshja e reciprocitetit?! Turp!

Pra ju thoni se nje mall made in Kosove mund te eksportohet ne Serbi si mall serb? Pra keshtu i bie qe nje bleres serb i leverdis te bleje mallra te prodhuara ne kosove sepse nuk paguan asnje detyrim doganor ne piken e hyrjes ne serbi. Ndersa nga ana tjeter kur mallrat serbe hyjne ne kosove me siguri qe tregtari bleres kosovar eshte i detyruar te beje cdoganinim e mallit ne piken e hyrjes. Pra, po te jete keshtu sic thoni ju, i bie qe mallrat e prodhuara ne kosove te jene te privilegjuara ne krahasim me ato te prodjhuara ne serbi. Me duket pak e dyshimte kjo gje.

Ta sqaro shoku ty. Marreveshja e tregtie se lire (CEFTA) i ka hequr fare doganat. Pra malli serb kur hyn ne Kosove nuk paguan fare dogane. Ai duhet te trajtohet njesoj si malli vendas, pra te paguaje vetem TVSH e tatime apo taksa te tjera sic paguan nje prodhues i Kosoves. E njeja duhet te jete edhe anasjelltas. Pra malli si i Kosoves si i Serbise nuk kane detyrime doganore per te paguar kurkalon nga njeri shtet ne tjetrin. Serbi thjesht i bllokon sepse thote qe nuk te njoh e rrjedhimisht nuk njoh as dokumentet e leshuara nga autoritetet e tua.

Kur eshte bere CEFTA, Kosova ishte ende protektorat OKB. Ne momentin qe u shpall pavaresia, serbi filloi te mos i njihte me dokumentet shoqeruese qe i leshonin autoritetet e Kosoves. Dhe nuk nuk i njeh as sot. Thote o futi si Kosove UNIMIK, o si Serbi sepse per ne Kosova eshte Serbi.Kosova ne kete situate ka dy rruge. (1) Ti nuk me njeh sepse thua qe marreveshjen e ke lidhur me Kosove UNMIK, por une sot jam sukseduesi (vazhduesi) i Kosove UNMIK. Rrjedhimisht t'i po shkel marreveshjen dhe bllokon mallrat e mia e kjo automatikisht me jep te drejten qe edhe une te bllokoj mallrat e tua; (2) S'ka marreveshje fare sepse une nuk jam Kosove UNMIK, por jam Republika e Kososves, rrjedhimisht mallrat e tua do hyjne si te ishin te nje vendi me te cilin une nuk kam marreveshje. Tarifa doganore mbi produktet Serbe (pa i bllokuar) dhe ato rrjedhimisht nuk jane me atraktive sepse u rritet cmimi. Keshtu edhe po hyne, arketon me shume e mund te subvencionosh prodhuesin tend qe ta besh me konkurrues. Por qeveriu duket ashiqari pse nuk e ben te pakten kete te dyten (se e para kundershtohet edhe nga nderkomebtaret). Grosistet plako. Jane ata qe kane mbytur prodhimin vendas ne Shqiperi, e po e mbysin edhe ne Kosove. Duhet me reagu edhe shpejt, dhe Kosova ka fatin qe keto gjera shqipot sot i dine. Ne ishim dru fare ne 90, e bleme jo sapunin, po tallashin per djathe.

po ku je mo njeri, se na bëre merak. 

Po Tironsi, ishte me ju? A është mirë? 

 

Shnosh jom plako smiley Rrofsh per interesimin.

Me vajti zametja dem kesaj rradhe e nuk arrita me shoku smiley   Te dielen tani  smiley   

shyqyr, se na preve krahët, Çerçiz! 

smiley

 

 

4 Janar 2012-Albin Kurti ose rilindja e një lideri dhe Vetëvendosjes!Nga Elida BUÇPAPAJ 

Mediat në Kosovë i kanë bërë një mbulim shumë të mirë protestës të Vetëvendosjes me moton "Serbia nuk kalon" dhe kjo në fakt i ndihmon shumë analizat që do të vijnë pas 14 janarit 2011. Kamerat i ndoqën dhe shoqëruan protestuesit nga qendrat e banimit, nga ata u nisën dhe u bashkuan në pikat e takimit, kur morën autobuzat, kur u kontrolluan nga policia, kur organizatorët bënin përpjekjet e tyre për të dhënë mesazhe shumë të qarta, për ta mbajtur nën kontroll që kjo protestë të mos degjeneronte nga provokatorë kurrsesi në dhunë. Ne teleshikuesit i ndoqëm „live" në kohë reale se si nga të katër anët e Kosovës, bile edhe nga Shqipëria u bë organizimi, me shumë disiplinë, me shumë qetësi, në mënyrë shumë dinjitoze, deri tek pika kufitare e Dheut të Bardhë apo Merdares, si shprehje legjitime e qytetarëve për të protestuar kur shohin dhe besojnë se janë të shkelura apo të nëpërkëmbura të drejtat e tyre.

Shqiptarët e Kosovës më frymëzojnë gjithnjë respekt, sepse kanë vuajtur si askush dhe prapë kanë mbijetuar, pikërisht sepse tek ata nuk është fashitur kurrë ndjenja e protestës, dikur kundër pushtuesit ndërsa sot për të parë implementimin e marrëveshjeve që Kosova dhe Serbia nënshkruajnë në letër që të jenë të përmbushura në realitet.

Protesta e Vetëvendosjes u anatemua që në fillim nga politika dhe u pa me dyshim edhe nga faktori ndërkombëtar, sepse ende nuk është fshirë nga kujtesa ajo që ngjau më 2004 kur gjithçka degjeneroi në dhunë, flakë e zjarr. Por Kosova ka mësuar e nxjerrë mësime, ashtu edhe liderët e saj.

Hashim Thaçit iu dha rasti për t’i dhënë goditjen rivalit të tij të vetëm pikërisht tek thembra e Akilit, tek siguria dhe stabiliteti i shtetit të ri të Kosovës, duke parashikuar një skenar të tipit të 21 janarit 2011 që u ekzekutua në Shqipëri kur u sulmuan institucionet e shtetit.

Por protesta e 14 janarit 2012 e Vetëvendosjes është 180 gradë e ndryshme nga ajo e 21 janarit 2011 që u ekzekutua në Tiranë. Ata që iu bashkangjitën Vetëvendosjes më 14 janar e bënë këtë për të mbrojtur shtetin e Kosovës, ndërsa ata të 21 janarit në Tiranë për të përmbysur një shtet anëtar të NATO-s, sipas modelit afrikan, në vende me diktatura të degraduara si Libia, Tunizia apo Egjypti.

Organizimi i Vetëvendosjes ishte gati spontan. Më 14 janar qytetarë nga e gjithë Kosova u drejtuan në pikat kufitare tek Dheu i Bardhë dhe Merdare. Protestuesit e 14 janarit nuk do të sulmonin Policinë e Kosovës, nuk do të sulmonin institucionet e Kosovës, qëllimi i tyre ishte të mbrojnë shtetin e ri të Kosovës nga standartet e dyfishta. Sepse liria dhe lëvizja e lirë ka vetëm një standart. Serbët janë të lirë të hyjnë në Kosovë, por edhe shqiptarët duhet të jenë të lirë të qarkullojnë në Serbi. Mallrat serbe le të hyjnë në Kosovë, por edhe mallrat e Kosovës le të kalojnë nëpër Serbi. Pra marrëveshja e nënshkruar midis dy palëve duhet të ketë vlerë të njëjtë zbatimi, ku reciprociteti është kryefjala. Kosova e respekton reciprocitetin me Serbinë, të njëjtën gjë duhet të bëjë Serbia. Nëse Serbia nuk e respekton, atëhere marrëveshja hidhet në koshin e plehrave, nuk ka vlerë, jo për fajin e Kosovës, por për shkak të Serbisë.

Pra, të manipulosh një protestë për qëllime politike, siç bëri Thaçi, nuk është as në favor të tij, as në favor të Kosovës kur atij do t’i duhej që, për të evituar protesta të tilla, të ndërmerrte veprime serioze si shtet, ashtu si veproi në verën e vitit që shkoi Mimoza Kusari-Lila ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, kur i doli zot një vendimi të Qeverisë së Kosovës për masat e reciprocitetit të shtetit të Kosovës me Serbinë dhe Bosnjën. A ju kujtohet se si veproi shteti i Kosovës, kur Serbia nuk respektoi recioprocitetin? Ia bllokoi mallrat e Serbisë. Pra, jo me protesta si veproi vetëvendosja më 14 janar 2012, por konkretisht, de jure e de facto.

Dhe veprimet e qeverisë së Kosovës u mirëpritën jo vetëm nga populli i Kosovës, por edhe nga faktori ndërkombëtar, ndërsa Mimoza Kusari-Lila u shpall gati heroinë. Tani më 14 janar vendin e saj e zuri Albin Kurti.

Pra çfarë ka ndryshuar tani? Ka ndryshuar se në verën që shkoi ishte qeveria e Kosovës që mbante qëndrime të përgjegjëshme ndaj fqinjit të saj problematik, ndërsa tani qeveria e Kosovës, në vend që t’i bashkangjitet Vetëvendosjes, e fokuson Albin Kurtin si një person problematik që rrënon jo vetëm imazhin e Kosovës por edhe rrezikon stabilitetin e saj. Pra qeveria e Kosovës duke e trajtuar Albin Kurtin kësisoj i humb pikë vetëm vetes të saj. Dhe këtë e tregoi 14 janari, të cilin ne e pamë „live", se si qytetarët e Kosovës iu bashkangjitën thirrjes së Albin Kurtit pa marrë parasysh të ftohtit dhe acarin dhe pa marrë para sysh thirrjet e faktorit politik kombëtar dhe ndërkombëtar.

Përballja midis policisë dhe Vetëvendosjes, arrestimet, shkopinjtë e gomës, gazi lotsjellës, pompat me ujin e akullt në kulmin e dimrit dhe për pasojë gurët e protestuesve ishte ajo që do të duhej të evitohej me çdo kusht, por u duk qartë që në krye se Policia e Kosovës kishte marr urdhër për të demonstruar se e ka nën kontroll situatën. Ndërkohë, të ngresh shkopinjtë e gomës e gomat e ujit e të përgjakësh e arrestosh deputetët e parlamentit të Kosovës do të thotë se Policia e Kosovës i tejkaloi kompetencat e veta, sepse të protestosh është e drejtë legjitime dhe policia e shtetit ushtron komptetencat e saj legjitime vetëm kur protestat degjenerojnë në dhunë apo guerrilje urbane. Diçka që nuk kishte asnë lidhje me 14 janarin e Vetëvendosjes të Albin Kurtit.

Sepse 14 janari i Vetëvendosjes të Albin Kurtit shprehte indinjatën legjitime për mosrespektimin nga ana e qverisë të Serbisë të marrëveshjes bilaterale të lëvizjes të lirë me Kosovën, ku ndërsa Kosova e respekton këtë marrëveshje, Serbia e shkel, dhe qeveria e Kosovës bën sehir, hesht e rri urtë, si qingj i butë, ndërsa angazhon policinë e shtetit të Kosovës dhe tregon dhëmbët kundër Albin Kurtit, Vetëvendosjes e protestuesave! Po çfarë bëhet kështu?!

Hashim Thaçi bëri figurë të mirë para ndërkombëtarëve, por jo para popullit të Kosovës, sepse ndërseu policinë kundër Vetëvendosjes, protesta e të cilës në fakt është në mbrojtje të shtetit të Kosovës, ku përfshihen edhe institucionet e shtetit të së drejtës, pra edhe vetë qeveria e Hashim Thaçit.

Vetëvendosja e kaloi një provim, sepse të protestosh është legjitime, por protestat kurrë nuk duhet të kalojnë nga funksioni që kanë, dhe Vetëvendosja arriti që ta ketë nën kontroll dhe të mos tolerojë asnjë lloj provokotori të filtruar në rradhët e saj. Këtë provim e kaloi edhe Albin Kurti me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, disa prej të cilëve janë edhe ata deputetë në Kuvendin e Kosovës. Ata i ikën imazhit të keq të krijuar prej 2004. Ata u përgjakën, u trajtuan keq nga policia e Kosovës, u arrestuan, por përsëri ishin ata që fituan dhe prej dje, pra, prej 14 janarit 2012, ata rilindën, ndërsa Hashim Thaçi sheh tek Albin Kurti një rrezik jo për Kosovën por një rrezik real për karriken e tij si kryeministër.

Ata që iu bashkangjitën Vetëvendosjes më 14 janar e bënë këtë për të mbrojtur shtetin e Kosovës, ndërsa ata të 21 janarit në Tiranë për të përmbysur një shtet anëtar të NATO-s, sipas modelit afrikan, në vende me diktatura të degraduara si Libia, Tunizia apo Egjypti.

 

ahahaha, kjo Buç(p)a(paj), me nje fjale kjo gruja e Skenderit te bandes se Abdi Baletes, po na meson se ç'fare ishte 21 janari !  Gjithe duke na mbrojt, me demek, Albinin !
Eh.....

për të përmbysur një shtet anëtar të NATO-s, sipas modelit afrikan, në vende me diktatura të degraduara si Libia, Tunizia apo Egjypti.

 

te pakten e thekson qe ato jane diktatura te degraduara, ndersa kjo tona pritet vetem te degradoje lol.

Edhe neser ka protesta kunder brutalitetit te policise.Jane afer 30 shoqeri civile qe paralajmerojne protesten e neserme,duke filluar prej ores12 para nderteses se Qeverise.
Dikush duhet te ndiqet penalisht per dhunen e ushtruar kunder protestave paqesore.

P.S.
Hallall tambli i nanes per te gjithe djemte e çikat qe ishin dje aty.

147 ...komente keni grire sallate per qef .... Nje pyetje e thjeshte per Albin Kurtin ... Cfare hane kosovaret po u mbyll kufiri kur gruri vjen nga Serbia...ose me sakte te themi 80 % e grurit ne gjithe Europen vjen nga Rusia ..pra per Kosven kalon nga Serbia me lire  ndoshta dhe per Shqiperine... Pra pozita e Vetvendosjes eshte me teper ne rolin e nje ...SPEKTAKLI MEDIATIK nderkombetar sa per te ngrof zemrat e njerzve .... sesa nje proteste e mirfillte....

 http://www.koha.net/index.php?page=1,3,59152                                   

Po c'pyet kot amon? Kazakistan, Turqi, qe ta blesh me lire. Ne te Shqipnise mire boll po rrojme pa grure serb. Te ne ka kufizim sasior per grurin serb dhe ai ze fare fare pak % te tregut. Nuk behet fjale me blloku mallra qe kalojne nga Serbia, po mallra qe PRODHOHEN ne Serbi.

Sot halli eshte me shit plako. E ke zor me gjet bleres, jo shites. Shites gjen sa te duash. Klienti ka gjithemone te drejte thote ekonomiu i tregut. Keshtu qe provo ta mendosh ne te anasjellte.Serbia cdo ta beje ate grure nese nuk e shet ne Kosove? smiley 

Per ate pune me mire ja blej Serbit se Turkut..... plako....qe ne 1389-n....

Po blija kazakut pra meqe s'e do turkun.

Sorry per "plako". Pa te keq e kisha

P.S. C'ke me turkun?

qe ne 1389-n..... cfare?

Mos ma lej kshu te hapur po deshe.

Te pashe mo tu mu more me kte debilin do te te denoncoj te Cimi!

dmth.. pyetja jote ishte kot fare

Nuk e di cili nga ju Whitesnake dhe Tirons eshte tregetar gruri?
Se une kam nje pyejte
Per se Kosova e blen grurin nga Serbi dhe jo nga Turku apo Kazakistani?
Mos valle tregetari kosovar eshte budalla qe ne vend ta blere lire nga Turku apo Kazaki e ble shtrenjte nga Serbi apo Kozaku? Apo mbase nuk eshte keshtu kjo puna e cmimit????? Apo mbase qeveria ka korupsion me Serbin dhe Rusin dhe zbaton politka qe cmimi te jete i larte nga Turku
PERSE?

tironsi do jet tuj fjet. po e ka thene ketu.

dy llafe majta men un nga ai postim i bukur persa i perket pytjes tate, Tom: no dogane!

PERSE?

Lesh me qime dhe germa kapitalime, o Tom mendje Fatime.

Juve patjeter do dilni me te vecante se ne te tjeret se s'ben. Ose do e gjeni qimen ne mes te qullit me cdo cmim e domosdo me perkushtim, si ai dedektivi Kruso tek Pink Panther.

C'rendesi ka cimimi i grurit dhe vlera e aksionit te miellit te misrit serb ne Nasdaq me kete muhabet?

Ceshtjen e ka shpjeguar shume mire Tironsi. Tjeter gje te mos jesh dakort me protesten apo ku di une, po s'do shume mend te kuptosh qe jo-reciprociteti ne kete rast eshte i padrejte jo vetem nga ana praktike e tregetise, po dhe si mjet per te mos njohur Kosoven dhe sovranitetin e saj (nga ana e Serbise). Besoj dhe nje femije i klases se peste s'e ka problem fare ta kuptoje konceptin qe pabarazia s'eshte e drejte.

Juve patjeter do e tirrni muhabetin derisa ta beni lemsh si leshi i gjyshesh ne furke, apo si fjala vjen i Tushes.

nga Turku apo Kazaki e ble shtrenjte nga Serbi apo Kozaku?  Tom me gjeografine si je? me duket se fjala behet per Kazakiztanin. Jashte temes kjo replike.

tom, e ke parasysh kur bojn llafe dy rob, edhe njoni e shkel muhabetin tu fol pa terbijet: i thote tjetri: mos i lco llafet pa dogan.

ket sikur po thon edhe kta te VV-se per serbin: mos i lco mallrat pa dogan.

Sqarim per keto pyetjet ketej nga fundi, se nuk i lexokam dot te gjitha:

Serbia shpenzon zyrtarisht sot 50 milion euro ne vit nga buxheti i vet per te paguar administraten serbe ne Kosove. Kjo administrate eshte e famshmja strukture paralele qe jep dokumenta, qe ka komuna te vetat, gjykata, polici etj. Edhe jo vetem ne veri. Kjo pune ndodh edhe ne Shterpce, edhe ne Sharr, edhe gjetiu. Keto para, e mos me shume, Serbia i merr vetem nga tatimet mbi produktin qe shesin ne Kosove.

Politikisht e me qellim, mallrat serbe qe vijne ne Kosove jane te subvencionuara. Produkte serbe jo rralle shiten me lire ne Prishtine se ne Beograd. Nuk eshte bash logjike prej tregu te lire kjo, edhe pse disa po perpiqen ta reduktojne si zakonisht te tregu.
Po te nisesh nga ana e individit, natyrisht qe sot prodhimi i brendshem ne Kosove eshte latent, si ne cilesi, ashtu edhe ne sasi e cmim. Individi perfiton me shume nese konsumon mall serb, po te ecesh me ket parimin e "rritjes se dobishmerise personale". Mirepo kjo pune ka eksternalitete qe nuk i llogarit dot aq lehte (jo se eshte veshtire, po duhet me lexu pak me thelle, edhe kur pretendojne me gervisht ekonomi...)
Kosova (njesoj si Shqiperia) nuk ka prodhim te brendshem. Tregtia e lire me kedo, vec riprodhon varferine e tyre, duke e shtuar ate. Natyrisht qe propaganda e pushtetit eshte antiprodhim e protregti, se tangentin e ryshfetin per politikanin tregtia e ka me te madh e me te shpejte se prodhimi. Edhe per politikanin, po ta keqyre individualisht, ka me shume perfitim nga tregtia...

Puna eshte se nuk ekziston vetem individi, pervec rastit kur ky eshte idiot (ne kuptimin origjinal te etimologjise se fjales).

Protesta nuk eshte anti popullit serb, as anti-serbe. Protesta eshte ne mbrojtje te Republikes, ne mbrojtje te prodhimit vendas, ne mbrojtje te se drejtes se popullit per te mos u zhytur ne varferi te pashprese, ne mbrojtje te se drejtes per organizim e proteste, ne mbrojtje te fjales se lire, kunder dhunes e brutalitetit se nje shteti policor. http://www.youtube.com/watch?v=FSaI_GERudg

Per arsye teper, po teper te ngjashme proteste e tille do kish vend edhe ne Tirane. Edhe ne Korce, edhe gjetiu.

Ata qe hedhin ne tryeze paragjykime e sharje e me pas terhiqen duke thene "s'e dija si eshte puna, se nuk me kishin informuar" do te qe mire te informonin se me c'informacion mberrijne gjer te paragjykimi a sharja, pse nuk kerkojne nga burime zyrtare ne pacin interes? Kjo levizje nuk ka gjer me sot pyetje a dyshim, mbi veten, qe nuk i eshte pergjigjur e qe nuk e ka sqaruar.

Falemnderit atyre qe mbeshtesin ceshtjen, falemnderit atyre qe u shqetesuan per mua e te tjeret. Kush e ka per mbare te vije te dielen, protesta vijon.

Good luck , solo. Beni edhe ndonje zografi dhe hidheni ketej, se jemi brezi televizivo-jutubist ne. Llafet s'na thone gje

me mire qe ndodhi kjo zallamahi; ne kushtet e indiferentizmit te shqiptareve te kosoves ndaj aksionit politik, ballafaqime si ky, kane per t'i hap syte njerezve.
Nga ana tjeter, jam zhgenjy kur kam mesu tani vone se si parapelqehen mallrat serbe perkunder atyre shqiptare. Mesa duket njeriu harron shpejt dhe shqiptaret e kosoves nuk bejne perjashtim nga ky rregull

Po ja ku e ke pergjigjen o vlla:

"Politikisht e me qellim, mallrat serbe qe vijne ne Kosove jane te subvencionuara. Produkte serbe jo rralle shiten me lire ne Prishtine se ne Beograd. Nuk eshte bash logjike prej tregu te lire kjo, edhe pse disa po perpiqen ta reduktojne si zakonisht te tregu."

ate e kuptova po besoja se krenaria ndaj serbve do ishte nji faktor qe do i bente balle subvencionimeve.

Shembull, fjala vjen (po ja fus kot) do blesh gjalpin. Gjalpi "Made in Kosova" kushton 100 leke sepse eshte i pasubvencionuar nga shteti, sepse nuk perfiton nga ekonomi e shkalles (punishte te vogla), sepse 1 here ne dy mungon energjia, sepse shteti nuk jep asnje lehtesi per te promuovuar prodhimin vendas, etj, etj...
Dhe pastaj ke gjalpin serb qe kushto 50 leke, sepse prodhohet ne fabriken qe eshte ndertu qe ne kohen e Titos (edhe me paret e kosovareve btw), sepse perfiton nga ekonomia e shkalles, sepse subvencionohet nga shteti normalisht, dhe sepse subvencionohet nga shteti "prej inatit" dmth, sepse eshte per Kosove.

Dhe ja ku kemi edhe patriotin (ti ose une apo kushdo) qe punon ne administrate, qe merr nje rroge mediokre.

Heren e pare dhe te dyte do bleje gjalpin kosovar. Po ja edhe heren e trete. Por heren e katert fut doren ne xhep dhe Oups... i kane mbet vecse 50 leka. Ca me bo? Ta leje femijen pa gjalp?! Apo pa qumesht, apo pa produkte te tjera?!

Ore po prandaj njerezit kane nje qeveri mbi krye. E kane qe t'i administroje dhe t'i mbroje interesat. Se po te ishte puna thjeshtnej ceshtje individuale do jetonim te gjithe si shpirtra te lire neper pyje. Duke luftu me shpata. Duke gjujt kafshet. Duke fjet ne shpella.

Problemi eshte qe shqiptaret shtetin e kane pas gjithmone kunder, sepse ata qe ne veme ne krye jane kurva qe blihen per pak para. Jane copa injorantesh pa vizion. Jane njerez qe sapo i ze bytha rehat ne kolltuk harrojne se per ca i kane votu.

ajo qe thashe lart ishte me teper nji shenim per veten po ju pasusit e Pjerit te merrni frymen me argumente ekonomike mer daku.
Te thashe qe e kuptoj faktorin kursim ktu mgjse nuk du me e besu se cmimi i mallit serb eshte 50% me i lire (nis prej shembullit a priori te gjalpit qe ke mor ti). Thjesht, besoja (ose shpresoja) se mas gjithe asaj lufte, te vramve, perdhunimeve e poshtrimeve shumvjecare, populli vete do e kish pak te veshtire me shtri doren e me ble mall serb, per cfaredolloj cmimi te lire. Ja qe paskam qene gabim!

Me kete Pjerin e ke bere nje cik boze me thene te drejten...

Kur njeriu nuk ka leke, nuk ka leke. Pike. Nuk mund te jete patriotizmi nje sakrifice e perjetshme.

Dhe po qe per patriotizem, le te tregohet qeveria e Kosoves patriotike! Madje jo patriotike, por thjesht qeveri!

po nuk po mbron njeri qeverine mer ti dishepull dhe ate konkurrimin e padrejte e kuptoj. Por une megjithate pres qe populli (ose konsumatori) te kete nji cak moral ku ve kufinin. Pse kujton ti se korporatat e medha qe shpenzojne miliona dollare per marketing, mundohen me gjet nji imazh te paster e pakompromentum per me reklamu mallin e vet dhe ne momentin qe imazhi zhgenjen me naj budallallik, e zevendsojne menjihere duke anullu kontraten? sepse presin nji reagim prej konsumatorit qe mund te rezultoje ne renie shitjesh, pavarsisht cilesise dhe cmimit. Ndergjegjia e konsumatorit eshte nji arsye tjeter qe shpjegon dhe ata mijra ata qe protestojne kunder korporatave si W-mart etj. ne favor te bizneseve te vogla lokale edhe pse do u duhet me pagu me shume per te njejtin produkt.
Njoni prej ktyre investitorve shqiptare e permendi ket edhe ne takimin qe pati me A. Kurtin: faktin se shqiptaret e kosoves hezitojne me provu nji mall te shqiprise mgjthe cmimin e njejte dhe preferojne ate serb. Une ket e quj popull pa shtylle kurrizore ose minimumi, popull me kujtese te shkurter

Po Rumania qe ka Grure , c'pati sot smiley U dashka nonji me Steka me na i kujtu qe ne vitin ' 38 ,.... '48.... 89 smiley
Fryjne erera te Reja .Popujt duan dinjitet se ketyre " mullareve ekonomike" u ka dale boja .Dhe kursejeni pak diturine per ndonje rast biznesi privat smiley Boll mo kaq te mencur me cmime.S'keni as 20 vjet qe hapet syte e i vertisni si tespije Cmimet , Shtetet e Politikat Ekonomike . Te ishim kaq te ditur ne do ziheshin kush te na pranonte me Pare USA apo BE nuk do na vinin kaq kufizime si Maratone me Pengesa smiley
Majuni aty ku ka pas thone dhe te tjere "populli yne eshte nje Popull me dinjitet dhe Politik smiley
Ama ka dhe nje thenie qe " Populli yne eshte i URTE por po e shkele ne kallo mer flake si Stralli " Ja per kete protestoi Albini se po na shkelin ne kallo ! As per Politikat Ekonomike Biterore as per Ekonomine Politike po Boterore .Thjesht te tjeret dhe nderr ta kryesisht SERBI po i torollis lulet me ne , në ate fare feje jo vetem me "mosnjohje " pas dhjetra vjet krimesh e ndeshkimesh duke i mbajtur te PUSHTUAR si Koloni ..Tani qe jane krijuar kushte per Reciporocitete qeverite e TYRE ( te Albinirt dhe Arber zaimit ) i trajtojne me keq se Serbet keta qe kerkojne Dinjitet e Pavaresi !
Po qe per kushte , imtegrime , ndervaresi e tregje e dengla te kesaj natyre , besoj nga sa kemi Lexuar ( te pakten Zaimin ) ata i dijne njemije here me mire se sa ca ketu qe bilbilosin per "probleme ekonomike "
Le të Urojme nje Zgjim Mbare Kombetar per te Kuptuar se nuk ECET me keshtu me kete Bythlepirje e Servilizem te Peshtire ne te dy krahet e Kufijve nga Injorante me Pushtet qe duan te hiqen te Zgjuar e qe dine te " bejne Pulitike te Modhe mer Jahu " vetem e vetem per te Mbajtur Karriket e per te Mbushur Xhepat e "Familjeve te Medha " Koha ka qene PLOTESISHT e Mjaftueshme per te pare Shqiptaret NDRYSJIME te Qaetae dalluese me jetesen e meparshme , Jo fasada Jozefperckash , e buri vuvuzelesh , kercenime per vrasje Police e shkopij ,lotsjellse e se fundi PLUMBA kokes !
Aëbinet bejne shume mire qe u tregojne fytyren e Vertet se kush fshihet pas Patriotizmit e Shqiptarise se Rreme ! Thaci duht ta kuptoje njehere e mire se LUFTA ka Mbaruar dhe nuk ka me Partizane e balliste ! Ka nje Lufte me te madhe perpra me popullin e vet dhe gjakprishurit ketej kufirit ( qe u ka rene per jise nje Klase Politike KNIBALESH e INjorante ) presin pervec halleve te tyre si do u veke Halli edhe pjeses se tyre te te njejtit GJAK !
Le po kur vje dhe nonjoni qe "Mua nuk me rezulton keshtu " smiley

kujt do me i kallxu ekonomin ti mer jahu!

...eh sa pune kan bo.... VQ!

A thu " gjithe jeten nen urdher e qeseja koker hudher " do vehe kjo pune me ne gjith Kohet .Vetem jo Hudher si e M.Renxit qe e bo nje thelpi sa nje koker qepe Elbasoni te zones se Mollagjeshit ne krah te Gropes se Tezes.
Ka plas ekonomist i Modh ka plase ! Si bohet qe min .Financash kah ne eshte Bideja e Berishes?

Ec Vetvendosja, MOS NDALO!

Kto jan provat qe ndajne te NDERGJEGJSUEMIT dhe PATRIOTET nga GJAKPRISHURIT ose te PADITURIT(injorantet).

Qofte vetem per kte, po i bon nji sherbim ktij populli!

Sol, iu prift e mbara!!!

une rastin e Kosoves e marr totalisht si nje rast specifik, me nje te shkuar immediate te tmerrshme dhe me nje fqinj te sketerrshem. Asnje teori e sotme e proteksionizmit vs. free trade nuk mund te zbatohet ala text book - librat e makroekonomise nuk jane bere per shtete kur tjetri s'ka shume dhe i futi literalisht rruspen 800 mije veteve.

Aksioni i V.Vendosjes, them se ja ka arrit qellimit.I ka bere  shume shqiptare te kuptojne  dy  gjera thelbesore.

E para se Serbia i paska rrenjet shume te thella, ne gjithe politiken shqiptare.E kjo do te duhet te  na beje te gjitheve te nxjerrim shume mesime.Qe te dyja qeverrite shqiptare, ne sinkron, kunder  nje aksioni  simbolik te nje grupi djemsh patrite; per te vendosur  vetem barazine, mes nje shteti te ri  shqiptar dhe nje ish mbreterie okupuese.

   Kerkush i shkolluar  nuk beson se luftohet per te mos ardhur grur a vaj kikiriku prej Serbie ne Kosove sepse ai problem eshte pune çmimi  e pune tregu.Por, qe  ne  mbrojtje te dinjitetit si  kombe, per te qene  te barabarte ne marredheniet, eshte  detyre e seicilit shtetas.E qeverritareve, perse Jo?

 Se dyti, ja arriti qellimit sepse njerezit  pane se per  te drejten duhet te  sakrifikojne idealistet.Kjo  çeshtje u institucionalizua si ideal.Kjo eshte fitoria. Ne mos sot, me Hashimin matane e me  kete Raxhimin, ne me kete ane, neser, me idealiste ne krye  si  djemte e V.Vendosjes, do te  respektohet Vendimi i  Kuvendit te Kosoves.

Ja pse  une jam shume i  kenaqur  me kete aksion... 

L e te  tallen ca surrat pekmezer si  ai   Ilir .."Morena"

nuk beson se luftohet per te mos ardhur grur a vaj kikiriku prej Serbie ne Kosove sepse ai problem eshte pune çmimi  e pune tregu.

Je i sigurte grava?

13 vjet me pare serbi po i shqyente kosovaret, po i rripte dhe digjte te gjalle. ka ende dhjetramijera te humbur pa asnje gjurme. qindra varre masive. qindra video qe tregojne kafsherite nga me mizoret. dhjetra mijera te masakruar. 1 miljone te shperngulur me dhune te papare. Ende nuk ka kerkuar te falur dhe as nuk ka dhene shenja se do te kerkoje ndonje dite.

shqiptaret aty pak si shume harraqe duken, apo jo? Pak si shume te urte dhe te mpire duke patur para sysh c'ndodhte para 13 vjeteve...

para pak kohesh, doli me lajmerim nga ministria e shendetit ne kosove qe lengjet e frutave qe vinin nga serbia ishin kancerogjene dhe shume te demshme per shendetin... po ky eshte nje produkt. Kosovaret kane 13 vjet qe hane serbisht. pak si shume te urte me duken. teper te urte, duke patur parasysh sa mijera e mijera femra jane perdhunuar, sa motra e sa nena... e sa varre vizitojne sot...

dhe bota ngrihet e cirret kunder shqiptareve per nje proteste paqesore??? sedativet serbo evropoide nuk paskan patur "efekt" mbi vetvendosjen??? me te eger nderkombetaret se shqiptaret qe u jane perdhunuar motrat dhe nenat dhe vrare e masakruar vellezerit dhe baballaret. pershtypje?

ps: miremengjes.

 

Rrofsh o plako!

Ja dhe ca thote Bogdanovic: “çfarë reciprociteti kërkon ‘Vetëvendosje’ në eksport dhe import, kur Kosova nuk prodhon gati asgjë”.

Na kane rrenu, masakru, e tani do edhe me na poshteru. E prap shqipoja duhet te bleje ne Serbi meqe eshte me lire. 

Tashme, kur cdo gje eshte qetesuar, nxorra disa konkluzione :

1- Mbas nje mediatizimi ne kohe, dhe pothuajse ne shumicat e mediave shqiptare, protesta arriti qellimin e saj. Te mediatizohet ceshtja dhe te fitohen "kredite" politike per VV.

2- Pavaresisht, perkrahjes mediatike te konsiderueshme, protesta ne nr ishte realitvisht e kufizuar (ndoshta ndikoji dhe fakti qe ajo si aksion ishte e ndare ne 2 "kampe" njekohesisht).

3- Policia kosovare jashtezakonisht profesionale. Mesa pashe, as pistoletat u nxorren e as automatiket. Ndoshta Republika e Shqiperise, duhet te kerkoje instruktore nga Kosova.

4- Efektet mbi kryeministrin Thaci &klasen politike kosovare ne pergjithesi. Negative brenda vendit, pozitive jashte Kosoves. Efektet negative brenda Kosoves bazohet kryesisht tek faktori emocional politik, duke patur si motiv kryesor argumentin kryesor te protestes se VV. Efekti pozitiv jashte Kosoves, me nderhyrjen shume te vendosur dhe tejet eficiente te policise se Kosoves i verteton perkrahesve te saj europian qe potenciali per nderhyrje ne veri ekziston por nuk ekziston vullneti qe pasojat e nderhyrjes te rendojne mbi qytetaret e thjeshte.Pra, nje demostrim force, eficience dhe profesionalizmi te organeve ligjzbatuese i cili per shkak te specifikes etnike ne veri nuk vihet ne zbatim, sipas linjes se nderkombetareve.

Tashme, kur cdo gje eshte qetesuar, nxorra disa konkluzione :

Edhe une nxorra nje konkluzion per ty; se ke idene fare e mos shkruaj me budalliqe.

1- Mbas nje mediatizimi ne kohe, dhe pothuajse ne shumicat e mediave shqiptare, protesta arriti qellimin e saj. Te mediatizohet ceshtja dhe te fitohen "kredite" politike per VV.

o trap, W-ja nuk shkoi ne Kufi per kredi politike por per nje ceshtje te rendesishme qe prek ekonomine, principet e mardhenieve midis shteteve dhe politiken e mbrapshte qe po demton shtetin e kosoves e mbare shqiptaret si komb ne aspektin ekonomik te prodhimit te brendshem. Arsyeja behet akoma me e thjeshte kur kemi nje vendim te kuvendit te Kosoves dhe nuk po zbatohet nga qeveria Thaci gje qe po detyrohet ta beje W-ja vete.

2- Pavaresisht, perkrahjes mediatike te konsiderueshme, protesta ne nr ishte realitvisht e kufizuar (ndoshta ndikoji dhe fakti qe ajo si aksion ishte e ndare ne 2 "kampe" njekohesisht).

Per cfare kampesh e ke fjalen? dy pikat kufitare? - shiko, W-ja nuk organizoi demostrate per ekranet e televizorit sic bente Rama per te manipuluar popullaten per gjoja popull opozitar shumice. W-ja ka si synim te vendose reciprokitetin ne tere kufirin me Serbine dhe behet fjale per sinjal drejt qeverise Thaci, Nderkombetareve qe nuk nderhyjne ne Veri dhe Beogradit ne vecanti, duke i treguar se ne Kosove nuk jane plakur atdhetaret dhe se ne Kosove ka nje popull qe eshte zot i vendit. Nr. i pjesmarresve nuk ka shume rendesi. Kjo eshte politike per te vene ne pah se ketu ka padrejtesi qe duhen korrigjuar me politike dhe jo marshim batalionesh per perballje forcash terreste.

3- Policia kosovare jashtezakonisht profesionale. Mesa pashe, as pistoletat u nxorren e as automatiket. Ndoshta Republika e Shqiperise, duhet te kerkoje instruktore nga Kosova.

E di ti rolin e policise ne demokraci ? ja ta them une; Policia eshte nje organ i rendit publik qe ka rolin te nderhyje kur shkelen ligjet, kercenohet siguria dhe mbroje popullin e cdo individ nga keqberesit. W-ja nuk kercenoi askend, nuk cenoi rendin publik dhe nuk eshte kunder popullit, individit dhe as kunder sigurise. W-ja me aksionin e saje eshte kunder qeverise qe shkel parimet e demokracise e reciprokitetit si baze e mardhenieve midis te gjitha sheteve ne bote, kunder mos-zbatimi rigoroz te vendimit te kuvendit legjitim e demokratik. Kunder interesave jetike te popullit te Kosoves si ne ate ekonomik ashtu edhe politik. Kunder kontrabandisteve qe bejne pazare ne dem te interesit ekonomik e shteteror te Kosoves duke anashkaluar shumicen per fitim te disa personazheve per xhepin e tyre. Kunder pecmimit e dhunimit te kosoves si shtet e shoqeri nga Beogradi qe nuk njeh e nuk respekton shtetin e popullin e Kosoves per llogari nacionaliste e kolioniste te Velika Srbia.

Policia perdori force aty ku nuk duhej dhe ndaloi nje te drejte te shenjte te demokracise (si sistem) per te shfaqur pakenaqesine e demostruar per nje ceshtje me interes madhor publik. Po te kishte marre parasysh qeveria Thaci vendimin e kuvendit te Kosoves per reciprokitet nuk do te ishte e nevojshme te dilte W ne rruge sepse po ajo polici do te kishte urdher te zbatonte ligjin ne kufi per mallrat e Serbise. Nuk eshte situate e njejte me 21 janarin e Tiranes ku PS-ja sulmoi institucionet e vendit, gje qe policise i dha rolin e vertete kushtetues ne mbrojtje te institucioneve kushtetuese e vet-mbrojtje ne rrethana sulmuese. Ne Mediat shqiptare ka nje tentim per te barazuar keto dy skenare, por kjo eshte nje mashtrim i paster publik nga aktore te PS-se sepse ceshtja per te cilen proteston W eshte nje ceshtje legjitime e te karakterit kombetar kurse ceshtja e ngritur nga PS eshte ceshtje per pushtet e lufte politike midis dy gjelave qe duan te sundojne njeri tjetrin per interesa partiake e personale. Nderhyrja e policise se Kosoves me 14 janar ishte e pajustifikueshme dhe e qellimshme e Thacit absolutisht jashte cdo norme demokratike e te justifikimit te shtetit ligjor. Thaci mbron karrigen e politiken e vet anti-kombetare, ndersa W-ja synon nje te drejte absolute te pavarsise shteterore e mbrojtjes se prodhuesit te brendshem. Nuk mund te perdoresh nje demostrate pastertisht legjitime per te treguar demokraci e profesionalizem policor sepse nuk eshte ngritur policia per tu testuar hera heres ne demostrata, ndryshe kesaj i thone "une po ta fus nje shpulle surratit qe ti te mbrohesh dhe une me pas ti tregoj botes se jam akoma ne forme"

4- Efektet mbi kryeministrin Thaci &klasen politike kosovare ne pergjithesi. Negative brenda vendit, pozitive jashte Kosoves. Efektet negative brenda Kosoves bazohet kryesisht tek faktori emocional politik, duke patur si motiv kryesor argumentin kryesor te protestes se VV. Efekti pozitiv jashte Kosoves, me nderhyrjen shume te vendosur dhe tejet eficiente te policise se Kosoves i verteton perkrahesve te saj europian qe potenciali per nderhyrje ne veri ekziston por nuk ekziston vullneti qe pasojat e nderhyrjes te rendojne mbi qytetaret e thjeshte.Pra, nje demostrim force, eficience dhe profesionalizmi te organeve ligjzbatuese i cili per shkak te specifikes etnike ne veri nuk vihet ne zbatim, sipas linjes se nderkombetareve.

E paske arsyetimin rrangall lol! Nuk imponohet asnje nderkombetar nga forca Thaci kunder popullit te vet sepse po te perdore Thaci ne Veri te njejten metode, Serbet do ti pergjigjeshin me plumba e flake. Serbet nuk jane W dhe e kane vene kufirin te ura mbi Iber sepse kane edhe ushtrine Serbe nga pas, qe ne rast eskalacioni do te nderhynte ne Kosove pa pyetur shume nderkombetaret e Thacin e prishtines. Nuk imponohen nderkombetaret nga kesiso sinjalesh sepse edhe diktatoret perrallisin me djegje te botes por kur vjen puna te ballafaqimi mshihen ne tunele e gropa si Ghadafi e Sadami. Asnje nderkombetar nuk te respekton kur nuk respekton popullin tend, kur gjymton e rreh popullin tend ne forma e metoda anti-demokratike e autoritare. Nderkombetaret kane interesin e tyre qe populli i Kosoves te rri urte dhe te mos bej ze per gjithe keto prapaskenat ku po humbasin shume shqiptaret. Ata po e mbeshtesin Thacin per arsye politike qe favorizojne veten por ne brendesi edhe ata e dine se kjo nuk eshte demokraci dhe se ne vendet e tyre e per popujt e tyre kurre nuk do te lejonin Thacin ne krye e as kete polici politike!

kev

Eshte hera e pare qe me duhet te jap nje replike kaq te personalizuar, por ti mesa duket qenke nje KARAGJOZ i kalibrit, F.Balliu & co.

Eshte shume e cuditshme qe nje figure mistike, per peshkupauje, si ti, te flasi per te drejten e protestes, per tejkalimin e forces, per autoritarizem, per polici politike. Pikerisht ti, ai qe me kaq zell ke mbrojtur te njejtat medota e fenomene te cilat prej janarit 2011 kane ndodhur ne Shqiperi. Dy standarte, apo lajthitje jotja? Nuk e di. Ti dukesh nje personazh interesant per analize psikologjike e fare mire mund te merresh si shembull akademik per idiotizmin e rralle e te pandeshur ne shkalle njerezore.

Me ty, zoteri (nese meriton te quhesh i tille) eshte krejt e kote te mundohesh te debatosh. Ti ske as kulturen minimale te debatit.Keshtu qe as marr mundimin te te pergjigjem pasi sje vecse nje dele. Ndoshta behesh njeri kur te mundohesh te respektosh mendimin tim e kendveshtrime te tjera pervec tendes, pa e personalizuar domosdoshmerisht cdo debat dhe per rrjedhoje duke e degjeneruar ne nivelin ordiner.

Megjithate, deri atehere te uroj gjithe te mirat. Kullosje te mbare...

celesi, nuk behet fjale per dy standarte por per dy ngjarje krejtesisht te ndryshme. Ndersa ne Shqiperi PS-ja kercenoi rendin publik dhe sulmoi shtetin ne Kosove W nuk sulmoi asgje pervecse demostroi kunder Serbise. Ne Kosove politika e W eshte e drejte dhe kombetare, ne Shqiperi politika e PS-se eshte anti-shqiptare dhe behet per hesap pushteti. PS-ja ka interes te njehsoje W ne Kosove me PS-ne ne Shqiperi sepse keshtu legjitimon politiken e saje te mbrapshte per propagande Mediatike por kemi te bejme me dy qellime e praktika te kunderta. E kam shkruajtur me siper se cfare mendoj, nqs. ti nuk lexon tamam e nuk kupton kjo nuk eshte faji im. Qe je trap je ...edhe kjo nuk eshte faji im.

duhet te jete anomali pikante qe te mbeshtetesh vv dhe frymen e saj kombetare dhe njekohesisht te mbeshtesesh s.b dhe frymen e tij ''esatiste'' antikombetare.ca s'po  na zene veshet  e syte,,,

Nuk eshte anomali! W-ja eshte fryme ne sherbim te kombit, PS-ja eshte fryt i anti-shqiptarizmit e luftes per pushtet duke kapur peng interesat e demokracine e vendit. Nqs. Berisha nuk mbeshtet W-ne kjo eshte ceshtje politike qe une nuk e mbeshtes, por kjo nuk dtth. se Berisha nuk ka te drejte ne lidhje me PS-ne. Ndahen shtyllat e interesat poltike sipas natyres se ceshtjeve.

Kapish? Nuk ka barazim midis politikes se W me ate te PS, Rames i intereson kjo lidhje inekzistente per propagande politike sepse kerkon ta paraqese politiken e tije si kombetare. Realiteti flet ndryshe dhe nuk jane te gjithe budallenjt per mos me e kuptuar kete anomali tek qellimi i PS-se!

ore kush foli per ps-ne , une te pakten gjithmone e kam vene ne dukje mungesen e frymes kombetare te ps-ja  e cila do te prezantohet si ''integrueso-globaliste''.nuk fola as per taktiken e s.b ne lishje me vv apo thacin.thashe qe nuk mundet dikush qe mbeshtet vv te mbeshtese edhe kryeministrin me antishqiptar qe ka patur ndonjehere shqiperia.nuk besoj se ke nevoje per fakte.edhe bollanon te kishim patur k.minister mbase do te ishte treguar me me takt.ne ndergjegjjen e shqiptareve joduartrokites ''fazllici'' ja ka marre me kohe medaljen esat toptanit.

shiko, mbase per ty Berisha eshte anti-shqiptar, per mua ai eshte patriot! Nuk dtth. gje se Berisha eshte kunder W-se, kemi te bejme me politika te ndryshme qe njeri eshte ne pozite tjeter edhe tjetri eshte ne motive te tjera. W-ja eshte patriotike dhe ceshtja qendron ne nje kontekst tjeter. Edhe midis patrioteve ka mos-marrveshje, gje qe une e shikoj tek misioni tjeter per tjeter qe kane te dy kampet.

PDse dhe PSse vetem nje VV ne Rep e Shqiperise i vjen hakut. Le te lehin ata se jane apo nuk jane me VVne e Kosoves, frika e tyre eshte nje VV ne Rep e Shqiperise ....

Ore Dana, mos kopjo Kev... smiley

 

Të ndalet tentativa për shtet policor në Kosovë

16.01.2012,  ora 18:19


 

Kryetari I Listes per Shqiperi Natyrale, Koco D anaj, ne nje interviste per Top Channel, eshte shprehur se ngjarjet e 14 janarit jane deshmia me e gjalle se ne Kosove, qeveria demokratike, eshte zevendesuar nga qeveri policore.

Dhuna brutale e ushtruar mbi protestuesit me urdher te ministrit te brendshem, Bajram Rexhepi, arrestimi I d eputeteve dhe vecanerisht I nenkryetarit te Parlamentit Glauk Konjufca, tregojne se institucioni I parlamentit, I presidences etj jane nen kontroll te ministrit te brendshem.

Sipas Danaj: Kryetari I Kuvendit te Kosoves Krasniqi ose duhet te jape doreheqje, ose duhet te kerkoje doreheqjen e B ajram Rexhepit. Ne secilin vend te Europes, arrestimi I deputeteve do te konsiderohej ten tative per grusht shteti. I pyetur lidhur me paralelizmin me 21 janarin e vitit te kaluar ne Tirane te bere nga kryeministri Thaci, Danaj u shpreh se eshte nje krahasim ogurzi dhe I neveritshem.

E para sepse selia qeverise se zotit Thaci eshte ne Prishtine dhe jo ne Merdare apo Dheun e Bardhe dhe e dyta sepse ne 21 janar deputetet ishin ne bisht te protestes, ndersa ne 14 janar deputetet e Vetevendosjes ishin ne balle e saj. Lidhur me deklarimet e disa nderkombetareve, Danaj u sh preh se ata kane me shume hallin e Serbise dhe jot e demokracise ne Kosove, ata duan te bejne nje eksperiment te rrezikshem ne kurriz te kombit shqiptar.

Danaj ne fund I beri thirrje deputeteve demokrate te Kuvendit te Kosoves te distancohen nga tentative per grusht shteti, I beri thirrje qeverise se Shqiperise te denoje dhunen e ushtruar mbi shqiptaret per interesa te Serbise dhe tentativat per te vendosur ne Kosove, nje regjim policor.

3- Policia kosovare jashtezakonisht profesionale. Mesa pashe, as pistoletat u nxorren e as automatiket.

Hallall. Si mor qeke profesional kur nuk vret gjindjen. Te pakten thuj efikase. Profesional eshtye llaf i madh.

Me aq sa kam pare ne media policia nuk eshte se beri tejkalim te forces. Mos harro qe u bllokua nje rruge kombetare, e ne te tilla raste nevojitet dhe nderhyrja e policise.Nuk eshte rasti i nje sheshi, a nje tjeter pozicioni gjeografik i cili eshte njoftuar dhe marre leje qe me pare dhe rrjedhimisht nuk perben shqetesim per pjesetaret e tjere te shoqerise.

Tani nese ti do me thuash qe u demtuan keto apo ato, une spo dua te hyj ne llogjiken emocionale pasi dhe gjykimi im do ishte subjektiv. Ate cka une them eshte qe policia e Kosoves u duk se ishte nje organ efikas dhe profesional.

Nese kishte tejkalime. Ndoshta!! Ndoshta kishte tejkalime nga te dyja anet, nga njera ane protestuesit me gure dhe nga ana tjeter policia me mjete me te sofistikuara por qe duhet thene, pa tejkalime ne brutalitet.

Une i qendroj mendimit qe pavaresisht ca shkelmave apo dhe keqtrajtimeve, te dyja palet, protestuesit e VV nga njera ane dhe perfaqsuesit e shtetit nga ana tjeter, ishin te fitues dhe humbes. Nje amalgame e cuditshme por dhe aq reale.

Nje detaj te fundit. Sjellja profesionale e policise se kosoves eshte ne sherbim te shtetit te kosoves. Me kete organ te permbajtur dhe qytetari i thjeshte i cili ne te ardhmen do kete motive per proteste do jete i pacenzuruar ne shprehjen e pakenaqsive, brenda kontureve ligjore. Krejt e kunderta ndodhi ne shqiperi. Nocioni i protestes nga ana e qytetareve te thjeshte mbaroi me 21 janar 2011. Plumbat e leshuar mbollen pasigurine, friken tek qytetari i thjeshte dhe nga ana tjeter arrogancen shteterore te shprehur ne menyren me antidemokratike te mundshme.

Nuk u bllokua rruga plako. I pe besoj makinat qe kalonin. Kuptohet qe normalitet nuk kishte. Por nuk mund te justifikosh ate perdorim force, per te shperndare protestues qe s'po benin asgje. Me llogjiken tende, i bie qe kur bllokojne fermeret rrugen ne Greqi, duhet t'i ngreje zgupthi qeveria greke. Shif cfare efekti solli protesta e tyre, dhe policia nuk ka nderhyre pa egociuar me pare me ta. 

Gjithsesi, e kuptoj qe s'do te hysh ne llogjiken emocionale. S'dua as une. Po nuk e di se si mund te cilesohet si profesionale nje polici qe arreston deputetet dhe i ve shkelmin ne balle nen/kryetarit te Parlamentit te vet. 

http://www.google.com/hostednews/afp/art...

.....After an hours-long confrontation, police managed to disperse the protest and restore traffic on the road leading from the border to Pristina, allowing two trucks from Serbia across under police escort......

.....At least 52 people, including 31 police officers, were injured in clashes at two border crossings, police said in a statement released in Pristina.

.....They said they were "forced to react" after being pelted with stones and metal objects by members of the Kosovo Albanian Self-Determination movement, which opposes any contact with Serbia......

E ca osht kjo. Keto i tha Policia e Kosoves. I perktheve ti?

Mbase dhe ke te drejte dhe policia genjen, ( ne nuk besojme azgje, mos besimi eshte armiku yne) dhe une e perktheva duke pasur tere dyshimin qe ke dhe ti Po ti e lexove paragrafin e pare ....flitet per bllokim rruge ...apo jo?

Po merr mundimin edhe informohu mire o toko, dhe lexo me mendje te hapur jo me qejfin se po gjen ate qe do ti. ta thote vete edhe materiali

"block the border in order to bar Serb products from entering the breakaway territory"

"two trucks from Serbia"

I pe ne tv edhe veturat qe kalonin. Ato nuk i bllokoi njeri. Bllokuan (aq sa munden te pakten) vetem ato dy kamione me mallra serbe, qe pastaj kjo policia qe sihte kaq e shqetesuar per situaten, gjeti kohe t'i shoqeronte. Kur paska qene puna kaq keq sa ka "detyru" policine te kunderpergjigjet, si qeka e mundur qe u merrka rreziku ne sy e u shoqerokan dy kaoine, kur fare mire mund te lihet te presin edhe ca ore se s'u be nami?

Nuk te duket pak si nonsens?!?! Nuk te shkon mendja qe la dicka qe nuk shkon qe ato kamione shoqerohen me polici? Aq e arsyeshme dhe profesionale te jete policia e Kosoves?!?! Po ajo polici qe rreh dhe arreston deputete dhe ia ve vulen me cizme ne balle nen/kryetarit te parlamentit te vet smiley

Ik o toko me qafsh

E thashe edhe me lart . Ne nuk besojme azgje vec ato qe duam te besojme. Perse duhet te te besoj ty dhe jo policine e Kosoves? Njesoj do ti thoja edhe policise se Kosoves Perse duhet te besoj ty dhe jo Tironsit?
Ne informacionet qe marim ne nuk ka azgje per tu besuar, sepse
E para ata qe i japin keto informacione nuk kane asnje pergjegjesi morale apo penale per ato qe thone.
E dyta Ne i kundershtojme si te paverteta te gjitha ato qe thuhen pa asnje ndjenje morale se kundershtimi yne eshte pa baze.....
E treta Ne jemi aq te militantizuar sa nuk gjykojme lajmet mbi bazen e besushmerise por mbi bazen e mercenraizmit .Keshtu qe nuk ndihmojme te kemi informacione apo kundershtime te besushme
Por e perserie edhe mund te kesh te drejte ...... dhe ky nuk eshte shqetesimi im.....
Shqetesimi ime qe ne syte e nderkombetareve qe aktualisht po mbajne kosoven te lire e te pavarur.(dhe ti e di mire se pa ta ska as Kosove te veriut e as pavarsi)...qeveria , kjo qeveri curve mori me shume pike ....., Serbia fitoj me shume municion te sulmoj Kosoven dhe justifikoj aneksimin e Veriut,.... dhe VVja humbi me shume.....
Te tjerat per mua jane ...... 5 me hic i thone andej nga Korca

PS Tirons une do te iki kur te me doje qefi. Nuk me kane sjelle ketu me force dhe as qe do te ike me force smiley

Qe mund te kishte tejkalim te forces nga ana e policise nuk e perjashtoj, por ama ne teresi vleresoj se e beri punen e saj brenda limiteve ligjore. Shembulli i fermereve greke nuk eshte shume relevant me ngjarjet e ndodhura, jo vetem per natyren e protestes por edhe permbajtjes. VV si nje levizje politike ka pergjegjise politike, dhe shteterore. Betejen e saj fare mire e ben ne parlament, mire ben qe e kryen dhe ne terren.

Por kur flasim per ekstrem, duhen permendur dhe policet e plagosur. Ishin atje per te zbatuar urdhra te ligjshem e ato gure nuk rane nga qielli. Nuk jemi ketu per te diskutuar nese urdhri kishte subsraktin moral te duhur. Ishte i ligjshem kjo besoj se nuk do shume hamendesim. Megjithate, une sdua te hyj ne llogjiken, jo guri kundrejt policise ishte me i rende se shkelmi ne fyt. Une i permbahemaksionit politik dhe pergjigjes shteterore. Besoj, dua te besoj se pergjigja nga ana e policise se kosoves ishte proporcionale me shkallen e rrezikshmerise shoqerore se protestes.

Megjithate, vazhdoj te besoj se niveli i profesionalizmit te policise se kosoves eshte definitivisht shume here me i larte se ai i Shqiperise.

Celesi, ju harroni qe ajo proteste para se te zbriste ne rruge ishte konsumuar me pare ne parlament. VV po proteston pikerisht sepse ligji i votuar ne parlament nuk po zbatohet nga ekzekutivi. Nqs doni ti shkoni logjikes deri ne fund duhet ne fillim te pyesni pse qeveria e Kosoves nuk po zbaton ligjin.

Si mund ta quash profesionalizem te godasesh deputetet dhe nenkryetarin e Kuvendit me duar thate, qe nuk i kanoseshin askujt, nuk kishin arme ne dore qe te bllokoheshin sikur te ishin plaqkites. Deputeti eshte ne shkalle shume me te larte se polici ne hierarkine e figurave shteterore publike dhe derisa sjellja e tij nuk paraqet rrezik potencial per jeten e te tjereve nuk duhet absolutisht te cenohet. Duhet te mbrohet perkundrazi sepse paraqet vullnetin e mijera qytetareve..

Bllokimi i rrugeve eshte i lejushem.. Rruga eshte ne sherbim te qytetareve, nuk eshte prone e qeverise, respektivisht e hashim thaqit. Nese qytetaret vendosin ta bllokojne rrugen e tyre, nenkupton se pikerisht ajo rruge ju sjell probleme. Nese mafija ben punen e saj permes asaj rruge.. duhet te bllokohet ne çdo menyre. Nuk eshte dhune mbyllja e rruges krimit te organizuar. Nese qeveria nuk ndalon qarkullimin e mafijes(sepse eshte e perfshire) atehere qytetareve nuk ju mbetet tjeter veqse vet ta marrin ne dore zgjidhjen e problemit ose te mbesin tere jeten skllever te klaneve.
Ti mund te thuash "po edhe mafjozi eshte qytetar dhe ka drejte ta shfrytezoj ate rruge, nuk don pengesa ne aktivitetin e tij"? Ai te cilit i shkakton humbje bllokimi i rruges le te ngreh padi. Ne kete rast specifik do te duhej te ngrehte padi serbia dhe argatet e saj shqiptar.

Natyrisht qe problemi nuk eshte te bllokimi i rruges. Problemi qendron ne gjumin e thelle te qytetareve. VV po tenton ne çdo menyre t'i zgjoje.. por si duket narkotiku qe hedh qeveria eshte shume me i forte.

Edhe amerikanet e derguan dike sot qe ti thoshte Albinit ta mbyllte kete muhabet.Miqte e Kosoves ne PE jane vene te tere ne siklet.

http://www.telegrafi.com/lajme/vetevendo...

Serbet po ju thone europianeve qe shqiptaret po pergatisin Stuhine 2.0
Lere me kaq Albin Kurti,njehere per njehere.Mos e kompliko situaten kot.

Serbia nuk te ka faj qe tregetaret e Kosoves blejne mallin atje.Me efikase do te ishte te identifikosh 10-15 tregetaret me te medhenj te Kosoves qe bejne tregeti me serbin,dhe tu rrethosh me njerez mangazinat.Edhe mallra nuk do te blejne me ne Serbi dhe do te diskretitohen.

Keshtu si thua ti duhet te vrahet me shqiptar. Te gjithe tregtaret e medhenj jane bashke ose ata vet krim i organizuar. Gjakderdhja mes shqiptareve nuk eshte zgjidhje.. dhe kjo do ndodhte pa dyshim nese tentohet nje rruge e tille.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).