Kafshët janë zgjidhur nga zinxhirat, tha dhe ne e harruam.

Cështja e Ilir Metës dihej se do mbyllej kështu sapo u hap. Pandëshkueshmëria e politikanëve dhe jo vetëm qendron se jo vetëm kafshët janë zgjidh nga zinxhirat por janë bërë bashkë në kope dhe s'ka bari që i kthen rrugën dhe kjo fillon shumë më herët se çështja Meta. Prej vitesh duket qartë se keto kafshë janë kudo në Parlament, Qeveri, Prokurori, Polici, SHISH e Gjykata e Media vizive e kane shkruar me një përbashkim të përbetuar që askush mos t'i përçajë dhe trashin zullumin pa u shkuar ndër mendje se një ditë do të këputet. Ose disave dhe u shkon dhe bëjnë gjoja sikur bëjnë diçka.

Sa për hyrje kjo, më poshtë vazhdoj :

Dëshmitari kryesor nuk e dorezon provën filmike dhe dëshminë e tij si dëshmitar direkt në prokurori me përcaktimin se një kopje ia ka kaluar shtypit. Por bën të kundërtën duke i ulur qëllimisht disa pikë provës.

Prokuroria nuk e ndërton akuzën në bazë të kallzimit të dëshmitarit kryesor dhe dëshmitarëve të tjerë duke e mbështetur dhe në video por të kundërtën.  Dhe hetimet i bën po në kah të kundërt duke gabuar katërciprisht. Duke filluar nga ekspertiza e filmit (kjo qëllimisht për t'u treguar të gjithëve se kjo është prova kryesore s'kemi gjë tjetër) në vend që të hetonte personat për të cilët flitej, tenderet dhe burimin e pasurisë së tyre (ligjin e kanë). Bënë disa veprimime hetimi më të mëvonshme në kete drejtim  (Prokuroria bën pjesë tek ata që bëjnë sikur punojnë se janë të monitoruar më shumë nga të gjithë.) Ashtu si dhe me çështjen Basha ata qëllimisht dhe kete herë bënë gabime proceduriale te qëllimshme në ekspertizën e filmimit. Pse të qëllimshme?  Sepse dhe kur Gjykata e Lartë e hodhi poshtë ekspertizën gjë që ata e dinin që në fillim, ata nuk bënë asnjë kundërshtim ligjor (veç formal) dhe gjithashtu nuk bënë asnjë kërkesë ligjore për ekspertë nga Europa duke kërkuar afate të reja hetimi.

Mgjithse ekspertët shqiptarë ishin të paliçensuar e pa profesionin përkatës (siç thuhet) ata nuk hapën menjëherë proçedurë penale kundër tyre për mashtrim e pengesë në hetime gjygjsore. 

Prokuroria qëllimisht nuk hetoi pasurinë Metës dhe burimin e saj (ligjin e ka miratuar Meta vetë).  Po pse gjithë keto mangësi?

Se janë të gjithë pjestare të tufës.

Prokuroria nuk bëri asnjë proçedim penal për dëshmi të rreme dhe pengesë të hetimeve për dëshmitarët që ndryshuan dëshminë në gjykatë etj etj .

Gjykata e Lartë qëllimisht nuk filloi gjykimin nga pyetje e dëshmitarit, e kallzuesit kryesor si dhe dëshmitarëve të tjerë (shkelje proçedure) por me ekspertizen filmimit. Dhe në vend qe t'i jepte detyra të mëtejshme hetimi prokurorisë si gjëndja pasurore e të pandehurit me personat dëshmitarë tabulatet telefonike etj caktoi 3 ekspertë që kush e di ku i gjeti.

Gjykata e Lartë e thjeshtoi gjyqin pikërisht tek filmimet duke u mbështetur tek ajo si provë kryesore e vetme pa asnjë mbështetje nga hetimi.

Me vendimin që mori gjykata duhet direkt të arrestonte dhe të jepte dënim Priftit, si manipulues i provave dhe pengues i drejtesisë, por nuk ia mban. (Ndoshta sepse dhe Prifti është antar i kopesë së kafshëve të bashkuara).

Parlamenti s'ke ç'të thuash .

Opozita megjithse nxorri miletin në demostratë dhe me tone të larta kundër vjedhjeve e vjedhësit e megjithese u vranë KATËR SHQIPTARË të lavdërueshëm e qytetarë të dorës së parë si pa kuptuar e la kete problem (gjoja në dorë të drejtesisë) ashtu si dhe hetimin e 21 Janarit duke e përmendur fare pak.  Sepse as ajo (politikanëtve saj) nuk e duan dënimin e Metës por veç denigrimin e tij publik, nuk duan hetimin e pasurisë së tij nga frika se mos u vjen rradha dhe atyre, apo e konsiderojnë si shok apo ish -shok.

Qeveria është truri i hallakatur i kesaj kopeje ujqerish të pangopur (ujqerish bie fjala se, ai është kafsha që ngopet më shpejt nga të gjitha) më mirë derra të përlyer e mjaft të kënaqur me qelbsinllukun e tyre që po i merr frymën një kombi të tanë. 

______

Shenim: Posti me siper shkeputur nga kjo teme.

44 Komente

Priz, te pergezoj per trajtimin e temes.Duhet  ta  kemi  shqetesimin shume te madh, ne se i themi  vehtes  te shkolluar, patriote.Per mua nuk perben problem nje Ilir Mete apo edhe nje Sali Berishe, si individe.Por si modele te nje te keqeje shume te madhe.Te nje virusi, kthyer ne eliten e palevizeshme.Prej ketij virusi, duket  se gjithe "kurimi" per ta shpetuat shoqerine,  i mbetet o vdekjes, ose plakjes, gjer ne telendisjen fizike te modeleve te  perçudnuara.

    Ideja qendrore  eshte  se ne kete  vend  u institucionaliza  "mosndeshkushmeria " e krimit.Ky eshte problemi  me i  madh per te ardhmen e demokracise dhe pasoje e kesaj, doemos veç shume te tjerave, e prosperitetit te  vendit tone.Ku e kemi  te  keqen?

Te keqen e kemi qe heret.Dhe une me kohe kam qene partizan  i qarkullimit te elitave.Konsatohet lehte se ne te gjitha vendet ku  nuk kane qarkulluar elitat, vrehet  e njejta panorame  dramatike  e shtetit.Kemi  pare tek neve dramen kur sistemi u katandis ne dordoleceri sepse zhduku tere  ate elite te 45 vjeteve dhe solli ne drejtim mekanike e marangozet.E la Enver  Hoxhen gjer sa  zu te fliste si papaxhorria.Nje soj si ka zene e llafos rendom Salihu.Do rri thote gjer ne vitin... 2035 ! Ka fyerje  me te madhe se sa kjo mendesi lideri?Shifni ne Kore! E la Kimi i pare dhe e mori i biri nje buf e shkuar bufit.Tani e mori i  biri i te jatit, nje  "domodek",  qe ngjan si "krijim biologjik" me gen te  marre  prej rraces derrit per dhjame.Me dhimsen edhe  koreanet kur me "sulmon" pamjen nje domodek i tille.Dhe ajo monster na ka ne dore butonat  e armes nukleare...!! 

Nuk ja lejoj vehtes te fajsoj nje korpus gjyqsor edhe sikur te nivelit me te ulet.Por  gjithashtu flas me vehte kur  marr vesh se  i jepet "pafajsi"  shtetarit te larte,  kur  ate  e akuzon per korrupsion  zevendesi i vet.E mirekuptoj dhe hesht  ku Gjykata  pushon çeshtjen sepse nuk sigurohen provat shekncore dhe amteriale, por pafajsine nuk ma pranon llogjika.Nuk flas si armik i ketyre njerezve por nuk gjej argumentin me te vogel   te mbetem se paku  asnjanes.Dhe me habisin disa te  shklolluar  ketu ne ppu, ndonje edhe duke jetuar ne Gjermani  apo ne Amerike, qe jane te gezuar qe nuk u ndeshkua  rasti i ketij shtetari.Ky tani me del e thote si nej sarahosh i peshtire:.."Do reformoj prokurorine .." E po ec e te mos keshe dy..." Ore djema nuk e kemi mire keshtu te ardhmen.

 Do  zvarritemi,  si dhe jemi mesuar, por nuk kemi per te  mesuar e bere hajir me kete tip elite...

ps e ve ne dyshim drejtesine e ketij vendi ti grava? ku vend kshu e ka, te le, te le, sa te genjen mendja dhe vetem kur e ha ashtu sic sta pret mendja. ka drejtesi te hidhur ky vend grava, histori e perseritur shume here. une kam bindjen qe keta kan per te dhene llogari si askush me para ketyre.

 

Nuk mund ti heq apo ti shtoj qofte edhe nje presje artikullit ! Per me teper qe, pardje, menjehere e shpreha mendimin tim se ky vendim fundja ishte normal, perderi sa vete prokuroria nuk e kish bere punen e saj (ne fund te fundit, ne shume vende, kur prokuroria kerkon 2 vjet burg, ndodh qe gjyqtaret te mos japin fare denim; duhen kerkuar se paku 10 vjet, qe pastaj gjyqtaret te vendosin diç me pak, 8, 5, apo qofte dhe 2 vjet !!).
Po si mund te kerkonte prokurori më shume se dy vjet, kur kish bere sikur e kish bere pune e tij ???!

respekt prizrenaranika ! smiley

 

Pergezime prizren, trajtese shume e mire. 

Ilir Meta është biri i kësaj treve nga kanë dalë burra shteti dhe të mençur

hall i madh me skraparlline

ka rrezik te hash dhe dru

dy ministra le te rrine

se na duhen dhe pa tru

S'di cin t'besoj i ziu njeri, Fan Nolin apo Sefer Zyko Kamberin nga Gjerbesi.

ps. mgjthse si u ben kto "burrat e shtetit" ka dy lek copa, s'e ka keq as Seferi jo.

Shume sakte dhe qarte.Ne kete mes prokuroria eshte ne rolin e kolones se peste.

priceless! e lexova te gjithe. pranej s'ka mo letersi ne at ven, se s'ka se c'duhet.

well, ka qen i her nji i arratis, qe kur doli nga shqipnia, kerkoi t'i bonin transfuzion gjaku. pale ca halli ka pas ene ai, s'duhet me gjyku me nerva* robi.

*di gjo, pse i thone nevrik dhe jo sic duhet: nervik? apo mos duhet t'i themi nevra? "xgjith e merr", tha. smiley

 

gjithmone e kam pyetur vetensmiley

bwoh ku ka arrit deformimi dhe psikoza kolektive! wow!

Epo te drejte kane se u ka bere skraparllinjve gjithe ato te mira.i futi te gjithe ne shik i beri sejmene leje ndertimi per pallate majtas e djathtas .kush po pyet se eshte i korruptuar.shqipot udhehiqen nga stomaku jo nga ideale te larta si dynjaja e perparuar.

E pashe mer e pashe....po gazete mer daj dhe eshhte gazete e pushtetit kjo, dhe keto gazetat e pushtetit sot e di si jane.....te 10fsha Zerin e Popullit te A Nurit e F Cupit....

e pastaj ke ka marre ne interviste? ka marre kryetarin e bashkise qe eshte i LSI-se dhe perkrahesit e tij, se me thone te drejten po te drejten ama ai ka bere shume per skraparllinjte...i ka fut ne pune ku e ku me apo pa shkolle, e perse te mos e duan??? edhe ata te shkrete nje goje e nje vrime anale kane...(Hysamedin Ferraj)? se keshtu ua ka lene amanet edhe Demir (sefer) Zykua ...hani, pini e kendoni, sa te kete lala Gjoni.....(besoj se e mban mend)

mir. atehere duhet te pranosh edhe kte qe ato teorit idealiste te ferrajt shkrihen si vese e mengjesit ne luginen e osumit. pra, nuk nderton dot popll te ri ne kushtet e nje te atille skamje e drangulli, ku cdo vemje e letyre morale, si butaku jabba the hut* meta, per nje vend pune apo per nje shkolle sic po thu ti, i cojne ne esfel te gomereve gjithe ato gjerdanet e bukur te perlave te virtuteve pellazgo-iliro-arberore-kuqezi.

kjo sa per i fillim i her, me kismet do folena me vone (keto dite jam me ter mend i zene) per kto mufkat idealiste me popll e njeri te ri.

* jabba

http://images.wikia.com/starwars/images/2/2e/Jabba_the_Hutt_SoC.jpg

Korrupsioni ben mu.nje politikan me te ardhura mujore 2000$ behet me vila majtas e djathtas dhe thote jam i paster si kristali. si duket mendon se rryshfeti eshte pune e ndershme.populli megjithese perdhunohet perdite nga keta tipa i voton perseri e perseri.si duket shqipot vuajne nga sindroma e stokholmi.

"Ajo që vlen për t’u përmendur që në fillim të këtij shkrimi është se në këtë tubim miqësor dhe festivë nuk kanë qenë pjesëmarrës vetëm anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së, por dhe banorë të thjeshtë të kësaj treve që tregon solidaritetin që kanë skrapalinjtë në këto momente decizive për vendosjen e të drejtës njerëzore."

"në këto momente decizive për vendosjen e të drejtës njerëzore."

Mos valle jan mbledh skraparllinjte ne Corovode e po shkruajne Karten e re te Drejtave te Njeriut. Kan nje koke ata...

perpiqet Arber Zaimi i shkret, me naj rob per s'mari, si Demir Zykon psh, po te le Seferi (Zyko ene ky, meqe ra llafi), te le Seferi me bo hajer ene me e mulu i cik bajgen. Meazallah mer.

Kur e bene artist te popullit Demir zyko tha:e falenderoj partine qe me beri astrit te popullit. lol.

i dergoi nje here leter enver hoxhes. i thoshte do te jap nje porosi: "mbaje timonin drejt sic e ke mbajtur". smiley

por ishte kengetar i mire. uren e qabese e ka madheshtore.

pastaj harrove sulon.si te duket kjo mo sulo e pieti enveri kur mbaroi rregjistrimin ne mgnetofon te demaskimit te teorise se tre boteve perpara kongresit te 7te.sa tre topa bashke shoku enver .revizionistet do te dridhen kur ta degjojne -u pergjigj sulo katunari nga skrapari.ashtu te lumte i tha enveri.kinezet kur e degjuan ate na i prene ndihmat fare.populli dergonte mesazhe ku solidarizohej me politiken e drejte te partise e cila i hoqi kotheren.njelloj si gezon sot kur hajduti i shpeton drejtesise.

Sulo, Behari etj. Po ata punen benin ne fakt. Kot e kane me Sulon mileti. Me ter mend e kam. Une ua vleresoj besnikerine, me ate timen. Professioni eshte profession, kur vjen puna ne instance te fundit. Nuk futet ideologjia fare aty. E ku merrte vesh Sulo nga ideologjia! Thuj mire qe nuk i ka thene katjushke fare.

E vetmja gje qe u mbetet te bejne eshte te zevendesojne edhe Abaz Aliun me Liderin Meta.Allah, allah.

"Këta njerëz të ligj siç dhe i quan populli harrojnë se lideri Meta vjen nga një trevë që është sa patriote po dhe aq me kulturë e dije, sa miqësore e mikpritëse e ka nxjerrë trima, pasi vijnë nga vendi i malit të bekuar të Abaz Aliut, vende ku kanë marrë dije e kulturë vend nga i cili ka marrë bekimin e zotit ashtu si dhe e mori lideri Meta sot nga drejtësia shqiptare”.

"ashtu si dhe e mori lideri Meta sot nga drejtësia shqiptare”.

Une propozoj qe fjala LIDER te hiqet nga fjalori i gjuhes shqipe.

Po cte kemi bere o Abaz Ali qe na denon kshu???????!!!!!!!!!!!!!!!!

E kam gabim une apo Skrapari ne rast lufte behej Kryeqytet???

behej mer behej. pranej s'ia mate njeriu me na sulmu. As NATOs. Po na e mori kalan nga mrena me ne fun, duke na bo antar...

si qe ajo konga: po t'guxoj naj her armiku, doren le ta zgjasi...

Kshu ta marrin gjithmone kalane.
Edhe Spartakut deshen ti jepnin nuse vajzen e nje senatori po ai u tha "shporruni".
Me qe ra llafi nji studim i ri e nxjerr Spartakun nga malet e Skraparit.
Ca spo nxjerrin sot...

shporruni se ishte valeria n'onen tjeter.

po. e di. nga gjerbesi ka qene. e faktume.

Nuk do të lejojmë përdhosjen e vlerave të shoqërisë sonë”, merret vesh te kete thene  Lideri Meta.

U be mut kjo pune...

loloto:

Pusetat kan kohe qe kan plas miku im. Tashti po del Lana nga shtrati. Si tha ai do festoj kongresin e Lushnjes. Sinqerisht qe kto kohet e fundit ka fillu me me ardh keq per Berishen. Duket i ziu qe jeton me frike te madhe. Edhe pushtetin nuk e leshon se ka frike.

Harroje Berishen, ne te s'emes vafte ,tani qe kemi Luanin Meta, Liderin e Kristalte, lum kush te rroje...ke per te pare cdo bënet

Berisha meriton nje fund si puna e haxhi Qamilit: I zhveshur lakuriq, I lyer gjith trupi me mjalte, futur ne nje qilar dhe hedhur brenda nje koshere me blete.
Kur e moren vesh Austriaket than: Mein Got!!!!

Mjalt organik ai. pa hile.

e c'na lan ktu skraparllinjt.

naten!

ne hapsiren gjermane i thone kesaj meseleje:

i thote nje prostituirte koleges vet ma mbaj pak kopilin ti them kesaj ketu kurve smiley

gjykatesit nuk kishin mundesi tjeter...si ateiste ose mysliman nuk mund ti besoni nje Prifti...

Kush shpresonte dicka tjeter duhet te jete shume naiv...kjo bande qe ka mberthyer kete vend ka dale jashte kontrollit...

shfaqja psikos sali dy dite rrjesht me gangon meta tregon sa te paskrupullt e te sigurte ndjehen ne kete shtet ku kontrollojne cdo gje...shkurt i thane shoqerise civile se mund te na rruni koqet deri ne zgjedhjet e ardhshme... 

Ene ketu *****

 

Meta: Edi Rama, tentoi te me vristeSulmi i kryesocialistit Edi Rama shihet nga Ilir Meta jo vetem si deshtim 5-0, pas vendimit tw Gjykates, por edhe rrezim i planit te "nipit te Byrose Politike dhe bandes se tij", per ta eliminuar fizikisht. Ne fjalimin e mbajtur dje, ne Konventen Studentore Zgjedhore te Levizjes Rinore per Integrim, Meta u shpreh se drejtesia do te jap verdiktin e saj per te gjitha montimet qe do te beje kreu i PS-se. "Ju uroj juve, ne radhe te pare, per fitoren spektakolare 5 me 0. Ajo eshte fitorja juaj, sepse nipi i Byrose Politike qe orkestroi sulmin ndaj Ilir Metes, nuk donte te vriste politikisht, madje, edhe fizikisht Ilir Meten, por donte te shmangte shpresen tuaj per nje Shqiperi evropiane", u shpreh dje para te rinjve, kreu i LSI-se. Ne fjalen e tij, ne konventen e LRI-se, Meta nuk ka lene pa permendur dhe 20-vjetorin e Forumit Rinor Eurosocialist te PS-se. Ai u shpreh se kur drejtonte ne vitet '90 FRESSH-in, Rama kerkonte ekzekutimin e njerezve ne stadiume, si diktatori fame i Kilit, Augusto Pinocet. Akuzat ndaj tij ne 20-vjetorin e FRESSH-it, Meta i cilesoi si shprehje e urrejtjes qe Rama ka per FRESSH-in dhe historine e PS-se. "Kur Ilir Meta dhe shoket e tij krijonin FRESSH-in ne fund te vitit 1991 dhe ne fillim te vitit 1992, atehere kur ne PS nuk hynte njeri me pak se sa 60 vjec dhe kur ky person kerkonte nxjerrjen jashte ligjit te Partise Socialiste dhe ekzekutimin e komunisteve neper stadiume ashtu sic kishte bete dikur Pinoceti ne Kili", tha dje Meta. Ai shtoi se frymen e FRESSH-it dhe te rinjve te PS-se "e vrau pikerisht ky pinjoll i byrose politike". Meta shtoi ne fjalen e tij se vendi meriton me shume sesa projekti i njerezve qe bejne shantazhe. "Rinia e Shqiperise kerkon nje te ardhme te ndritur, kerkon nje te ardhme te ndertuar mbi moralin e ligjit dhe te shtetit dhe jo te shantazheve, te spiuneve, te pergjuesve, te korruptuarve dhe te mafiozeve, qe po mbajne peng institucionet, shtetin dhe mbi te gjithe te ardhmen evropiane te Shqiperise", u shpreh Meta. Kreu i LSI-se ka vleresuar kontributin e LRI-se per zgjedhjet e 8 majit, duke theksuar se kreu i PS-se nuk ankohet per humbjen e Tiranes, por per humbjen e interesave. "Ai qe vajton humbjen e baskise, pas procesit me transparent te numerimit te votave, te cilen e certifikoi edhe Komisioni i Venecias, nuk ka hallin e qytetareve te Tiranes, por ka hallin se humbi banken e tij dhe te gjithe atyre qe i rrine pas dhe qe s'kane asnje lidhje me socialistet e ndershem ne Tirane dhe ne te gjithe Shqiperine", tha Meta. 

Pas kesaj s'do te habitem me per asgje. Kjo eshte fiks prova qe kohet qe paralajmeron Ravi kane ardhur smiley .

 

Kryebashkiaku i Çorovodës, Nesim Spahiu 

Njerëz amoralë dhe të kiminalizuar nuk do të fitojnë kurrë 

“Unë dhe shumë anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por dhe shumë banorë të thjeshtë të qytetit të Çorovodës dhe të fshatrave në rrethinat e tij që herët në mëngjes kemi udhëtuar drejt Tiranës duke mbërritur e pritur pranë gjykatës deri në shpalljen e vendimit të kësaj gjykate. Ndërkohë qindra të tjerë kanë qenë të pranishëm në ambientet e selisë të LSI-së në qendër në Tiranë. Po sot pranë selisë së LSI-s kanë qenë thuajse të gjithë drejtuesit e lartë të kësaj partie, si dhe deputetët Petrit Vasili, Edmond Haxhinasto, Luan Rama etj.

Ndonëse në këto momente nuk dua të merrem me politikë, por ajo që dua të them është se kjo parti që po punon ndjeshëm për integrimin e vendit në familjen e madhe evropiane, tashmë do të jetë edhe më e fortë pasi mbi punën e saj nuk fitoi krimi i organizuar, por drejtësia dhe shteti i së drejtës. Thirrjet që sot ishin për liderin e LSI-së treguan edhe njëherë sesa i denjë është Ilir Meta jo vetëm për këtë parti, por dhe për mbarë shqiptarët kudo që janë. Këtë e ka treguar koha, veprimet dhe puna që ka bërë Meta në të gjitha detyrat që i janë kërkuar.

Unë e them me bindje se Meta gjatë punës si kryeministër do të mbahet mend si kryeministri i rrugëve të njëjtën gjë që po bën kjo qeveri, pjesë e koalicionit ku është dhe LSI me liderin e saj, Metën. Nuk është koha për tu zgjatur ashtu siç dhe pohova pak më lart, por nuk mundet të rri pa përmendur që të hedhësh baltë mbi një kryeministër 30 vjeç në historinë shqiptare kjo nuk tolerohet, nuk tolerohet që krimi të ngrejë kokë kundër njerëzve punëtorë.

Shumë nga këta lloj njerëzish amoralë, pa dinjitet që kërkojnë me anë të krimit të mposhtin drejtësinë në një shtet ligjor dhe që organizojnë të tilla krime gjithmonë do të marrin të njëjtën përgjigje pasi gjithmonë shteti i së drejtës do të fitojë.

Këta njerëz të ligj siç dhe i quan populli harrojnë se lideri Meta vjen nga një trevë që është sa patriote po dhe aq me kulturë e dije, sa miqësore e mikpritëse e ka nxjerrë trima, pasi vijnë nga vendi i malit të bekuar të Abaz Aliut, vende ku kanë marrë dije e kulturë vend nga i cili ka marrë bekimin e zotit ashtu si dhe e mori lideri Meta sot nga drejtësia shqiptare”. 

Gazeta Metropol

Perle ishte e gjitha, po paragrafi i fundit duhet te shkruhet kudo me shkronja te arta.

është historia e shtetit shqiptar në 100 vjet ku hadjutve e batakçijve si kanë munguar shërbëtorët dhe mbështetsit dallkaukë bile kanë qenë e janë me shumicë.

lideri Meta vjen nga një trevë që është sa patriote po dhe aq me kulturë e dije, sa miqësore e mikpritëse e ka nxjerrë trima

Trima e raki me nam.  Ky duket qe atdhe-treva-tar i madh dhe ngrihet e ngryset me damixhan te koka e krevatit, se s'ka mundesi ndryshe.   

Hapu mal dhe futuni. 

jo mal monda se edhe bi rasti e çahet mali edhe dalin, po te hapet dheu e ti perpije, se nuk dalin mo, vetem nese transformohen, se na prishen rasatin tone te mire ..... batakçinjte e dreqit...smiley

Eshte nje cik ekstreme shprehja "hapu dhe".  

Meqe kishte permendur malin e bekuar te Abazit, i rashe pak me butesisht smiley.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).