Nuk po u besoja vesheve cfare po degjoja!

Artan Hoxha, po pra Artani, avokati politik i Berishes, ne emisionin Top Show te dates 01.02.2012, pyetjes se Alban Dudushit, se "Kush eshte Kryeministri i vendit, qe te percaktoje se si duhet te zhvillohen hetimet nga prokuroria, pra Artan Hoxha i pergjigjet:

"Sepse Sali Berisha shpeshhere flet qesim...!", duke shkaktuar nje mermerime inati dhe pak ilaritet ne salle.

Tani, dy gjera:

1. A mundet nje analist, gazetar, publicist, ose cfare te doje, qe ne nje program televiziv shume te ndjekur, ne nje televizion kombetar, te leshoje nje deklarate te tille per Kryeministrin, Kryetarin e qeverise se vendit?

Dakort, qe fjala eshte e lire, por a ka fjale qe nuk thuhen haptasi?

Sepse shume e mendojne, perfshire edhe une, qe Sali Berisha, jo shume here, por gjate gjithe kohes flet qesim. E themi ketu tek peshku, e thone njerezit duke pire kafe, e thote administrata nen ze, kur nuk i degjon nje i trete. Por a duhet thene kjo ne nje televizion publik, nga nje gazetar, analist, publicist, a ku e di une cfare?

Sepse edhe ne USA ka shume gazetare dhe njerze te tjere qe mbas gotes se birres ne klub mund te thone edhe qe Obama eshte koqe, por qe ta thote dikush ne televizion?

Uuu, prit pak! I shpetoi njerit dhe qe ne ate moment bashkebiseduesit e tij u distancuan menjehere nga mendimi i kolegut te tij, i cili po ne televizor kerkoi falje menjehere per fjalet qe kishte perdorur.

Kurse Artani, jo vetem nuk e beri kete, por na con edhe tek pika e dyte:

2. Artan Hoxha u mundua ti mbushe mendjen njerezise, se maxhoranca kot ben gam-gam, sepse institucionet dhe kreret e tyre na qenkan te garantuara nga Kushtetuta, keshtu qe te gjitha kercenimet verbale dhe sharjet e Kryeministrit dhe koneve te tij ndaj krereve te institucioneve te tjere nuk na qenka gje tjeter, vecse nje valvul shkarkimi te frustracionit te Kryeministrit, kur gjerat nuk ecin ashtu sic do kishte ai deshire te ecnin.

Ne vijimesi te xhevahireve te fundit te Artan Hoxhes me shkeputjen e moralit nga politika (gjeja me rrezikshme, qe mund te rrezoje themelet e politikes ne nje shtet demokratik), tani na del nje xhevahir tjeter. Nuk u dashka t´ua veme shume veshin retorikave dhe deklaratave politike, pasi ato jane gjera te pafajshme dhe nuk matet vullneti dhe deshira politike e nje force politike nga deklaratat e saj.

Mbeshtetisit e verber te Berishes nuk gjejne moment pa lene per te thene, qe me 21 Janar ishte Edi Rama ai qe i nxorri ata njerez ne protesta te dhuneshme dhe 4 veta i coi mish per top. A thua se Edi therret dhe pastaj njerezit ngrihen.

Perse nuk mund te jete varianti tjeter? Qe njerezit ishin te dhunshem, ngaqe nje kohe te gjate jane perdhunuar nga retorika e dhunshme e Kryeministrit dhe koneve te tij?

Perse anashkalohet fakti, qe protestave te dhunshme, nuk u parapriu vetem video e Ilir Metes, por edhe ajo seance e turpshme e parlamentit te dates 19 Janar?

A eshte kjo menyra e duhur per te bere politike? A duhet te lejohet akoma ne karrigen e kryetarit te qeverise nje njeri qe flet qesim? *

* Mua me lejohet ta perdor kete, sepse ketu jemi per kafe dhe une jam askushi.

62 Komente

casaubon, them se pyetja eshte gabim. "Qesim" eshte fjale shume e respektueshme per tu perdorur ne rastin a berishes. Qesim flet cdo njeri normal "once in a while", kurse ne rastin e berishes kemi nje te semure psiqik qe flet percart 24x7. Pra berisha nuk flet qesim, por flet k@rlliqe, gomarlleqe, budallalleqe pa hesap e pa kandar. Hopeless case.

Mbaj mend ne vitet e para te sundimit te berishes Tan Hoxha atehere minister i tregtise (me duket) mbahej nga publiku yne i gjere si shume i zgjuar. Efekti i syzeve atokohe ishte shume i forte.

Hoxhes i shpetoi ajo fjale. Kushedi sa e ka kafshuar gjuhen dhe share veten me pas. Nuk eshte kollaj, te flasesh ashtu per udheheqesin. 

Ne lidhje me pyetjen, Km ka vertetuar qe jo vetem flet qesim, por dhe mund te te vrase qesim si ne shembujt e Gerdecit & 21 Janarit.

Ndaj me pelqejne emisionet e Dudushit, ka nje lloj qetesie dhe etike qe edhe fanatiket me te medhenj te KM, i detyron te shfaqen vetja nganjehere.

Ç`eshte ai llaf,  i gremisur ashtu, more  Artan ? Ai nuk flet qesim  sepse nuk ka te marre ne bote, qe te flasi qesim.E ç`i duhet qesimlleku, kur  ka gjithe marrezite e dheut,   ne perdorim e siper ?

C'domethene te flasesh qesim? Seriozisht.

Te flasesh hapur apo te flasesh budallalleqe?

 

 

QESIM m.

  • 1. vjet. Marrëveshje midis dy palëve, sipas së cilës dikush merr përsipër të bëjë një punë me një çmim të prerë dhe në një afat të caktuar, pavarësisht nga ndryshimet për shpenzimet që mund të dalin gjatë zbatimit të marrëveshjes.

  • 2. përd. ndajf. vjet. Pa e peshuar ose pa e matur, duke i caktuar një çmim të përgjithshëm mallit (për mënyrën e shitjes e të blerjes). E dha qesim. E bleu qesim. E mori qesim.

  • 3. përd. ndajf. fig. Pa e menduar a pa e peshuar mirë, në tym, kuturu. Flet qesim. I bën punët qesim.

flm

Cfare jane keto shkrime kap patetike mer ppu? U ngrit injoranca me bo kanun!!!

Behet nje shkrim ku qortohet fjalori nga aspekti moral dhe analizohet duke te bere po moral por me fjalor/arsyetim demoralizues... Mos eshte privatizu gjo morali? Une nuk di te kete nje studim ne bote qe e analizon "moralin" si gje fikse!!!

"Mbeshtetisit e verber te Berishes nuk gjejne moment pa lene per te thene, qe me 21 Janar ishte Edi Rama ai qe i nxorri ata njerez ne protesta te dhuneshme dhe 4 veta i coi mish per top. A thua se Edi therret dhe pastaj njerezit ngrihen."

Po ky titullim "i verber" nuk eshte moral i nje fjalori personal akuzues?

kev

pse je kaq i cmendur pas mbrojtjes se berishes ti zoteri? Duket si dicka patologjike.

Leri robt te flasin e shaj ti ramen sa te duash. keshtu dukesh me probleme mendore.

flimsiest,

Te lexova ne shkrimet e djeshme dhe jam i kenaqur qe skemi gje te perbashket. Me behet qefi qe tipa si ti me vleresojne si budall. smiley

pa qen i detyrum me me dhon sqarim, po jam kureshtar, perse disa komente i nenshkruan me "kev" dhe disa jo? A ka ndonje domethenie dhe sistem kjo gje, apo eshte thjesht force zakoni.

 

emigrant,

eshte zakon, por pertej kesaj, per komentet e pavarura vendos kev, kursee per pergjigjet e shkurtra pas komenteve nuk e vendos. Ka nje llogjike por gjithsesi eshte zakon i keq qe nuk ka asnje domethenje..

Pedro, 

Te 1 me cudite. Te 2 kuptova se miu i gjirizit nuk ka fol qesim kur ka thene se Sula flet qesim. Kjo duket se ka qen me urdher nga lart, tip "thuji popllit qe plakut vec pordhet mos ti nigjojne". Problemi eshte qe ai njeri i lig, kur te thote do te vras, te vret.

Shikon i madhi zot dhe i denon perverset.

Tani kjo vasha me emrin Artana Hoxha eshte zyrtari i pare i larte zyrtar qe ishte ne prag arrestimi dhe ka ik ne Itali me skaf si kurdet. smiley

Qe atehere as qe e con nepermend qe mund te dale kunder qeveriut ky sikur mishin copa copa tja bejne. 

Eshte analo-universitaro me pervoje.

I rane floket nga stresi para ca kohesh ketij.

Ne emisionin ne fjale Rakipi e poshteroi edhe kete autikun edhe ate pinokun Kadil. 

 

si? qysh? tek e tek e tek te lutna! smiley 

Ca do me thene qesim????

Badiava. Pa dogane.

Ca do me thene qesim????

Epo  kot s'thone " C'ka barku nxjerr bardhaku" ....ruhu sa te duash ,nje here do te shpetoje e shkreta smiley

 

Sa larg BE-së jemi! ateTime" datetime="2012-02-03" property="dc:issued" style="font-size: 0.9em; ">3 SHKURT, 2012 - 13:59 escription">

Në Britaninë e Madhe, një nga vendet më të rëndësishmen të BE-së, ka plasur një skandal i madh politik – Chris Huhne, Ministër i kabinetit Cameron, ka dhënë dorëheqjen pasi është paditur nga prokuroria se, para 9 vjetësh, i mbushi mendjen së shoqes që të pranonte një gjobë për ngarje makine me shpejtësi, në vend të tij. Po ta merrte gjobën ai vetë, do t’i pezullohej patenta për një vit.  Huhne akuzohet nga prokuroria për pengimin e vendosjes së drejtësisë. Në qoftë se kjo akuzë vërtetohet në gjyq, ai mund të marrë dënimin maksimal të burgimit të përjetshëm. Por, siç njofton MSNBC, në raste të ngjashme në Britaninë e madhe, janë dhënë dënime më të lehta se burgimi i përjetshëm.

Imagjinoni se çdo të ndodhte në Britaninë e Madhe, në qoftë se serveri i Kryeminstrisë do të ishte fshirë pas një ngjarje ku ishin vrarë katër protestues me duar në xhepa dhe në qoftë se komandati i gardës kombëtare do të ndërronte tytën e armës së tij (e cila kishte vrarë njërin prej protestuesve) me atë të shoferit të vet…

E.Zaloshnja

E postova kot per te pare se sa te barabarte kemi me keta kevrat apo Kristat te cilet edhe jetojne andej ku ligjin ta mesojne me dhune qysh i vogel, edhe na bojne poça ketu ne Shqiperi.......ja ç'jena ne shqipot...nuk na i ka fajet as Zogu as Enveri e as Saliu....gjejne pa bojne....... Kur bo te mençmin ai Kevi atje ne Gjermani, qe besoj se nuk punon kepucar, po besoj se bo nai pune te mire.....vaj medet per ne qe nuk e kena morr ate edukate te zbatimit te ligjit....

"Imagjinoni se çdo të ndodhte në Britaninë e Madhe, në qoftë se serveri i Kryeminstrisë do të ishte fshirë pas një ngjarje"

Ne Britanine e madhe do ishin bere gjygje e arrestime masive me procedure te pershpejtuar (sic ndodhi ne demostratat e me domostrantet e dhjetorit 1991, per ndonjerin qe i kujtohet) ku do te denonin cdo rremujaxhi, anarshist e psikopat getosh me burgime te kripura per ekzempel! Ndodhi vitin e kaluar, mos kini merak!!! Shtet demokratik nuk dtth. qe cdokush te beje cfare te doje.

Perpara se te sillni shembuj ku te vet-diskreditoheni per cekesi gjykimi ju keshilloj te civilizoheni pak me natyren e demokracise e rregullat e shoqerive demokratike.

Ne Britani anarshistet ishin grupe papunsish e banda getosh te pakontrolluara, ne shqiperi ishin po te njetet soj por te drejtuar e komanduar nga Rama - Opozita kryesore e nje shteti demokratik! cfare ironie?

Lerini retorikat me shembuj nga Evropa e perparuar por shikoni se jemi mentalitet procincial pa u formuar akoma kultura Evropiane per tu krahasuar.

"Lerini retorikat me shembuj nga Evropa e perparuar por shikoni per tu krahasuar ..." nga Lindja e Mesme.

 Me një fjalë superpeshku na jep lejen ta krahasojmë Naltmadhninë me satrapët e Arabisë.

Falenderoni superpeshkun për zemërgjërsinë.

Remo Girone?

Te flasesh qesim do te thote " te mos mbash pergjegjesi per ate qe thua sepse ta lejon posti i zyrtarit te larte dhe rregullorja e Perlamentit"
Domethene qe kur lajthit nje deputet e aq me shume kryeministri - i duhet marre si loje politike, kur shan - i duhet marre si presion politik, kur ben afera ekonomike - si mungese pervoje, kur ben shitje te trojeve - duhet ti merret per ceshtje shtetrore strategjike, ndersa kur jep urdhera per vrasje - duhet qetesuar duke i thene "ti je burr shteti, qetesohu mos e co me tej, mjafton me kaq"

Zotit Artan, si shefi ideollogjik i klanit mafioz ne pushtet, ne fakt i shpetoi ajo shprehje, por ne fund te fundit nuk i prish ndonje pune sepse kupola e mafies ka vendosur perfundimisht ta nxjerre sali-un nga loja. Eshte pergatitur edhe exit strategy, por mua me vjen keq per Kavjen qe eshte out fare. 

lol e thote se ky eshte niveli i pergjithshem.
Ka dashur te thoje ne fakt, qe kryeministri i kontrollon te gjitha. Kontrollon mediat, prokurorine, gjykatat, presidentin. smiley
p.s. une Artan Hoxha e kam njohur si kur vjet pas zgjedhjeve lokale shpjegonte disa shifra me nje laptop Sony Vaio te vogel ngjyre vjollce te erret qe kombinonte me nje bluze elegante po ngjyre vjollce. smiley

Artan Hoxha shtiret si analist i ekuilibruar, nje bicim Henri Cili ne fillimet e tij (keta sikur jane kopju te gjithe me laps kopjativ), por ne fakt ben pjese te kategoria e kllufave mediatik te Pd, bashke me Lutfi dervishin (dicka me ndryshe), nja dy tre redaktore te Panorames. Bashke me ca te tjere qe vegjetojne neper ekrane televizive, formojne nje ushtri te tere, dava ministrie te Gebelsit. 

10*****

Berisha flet qesim, sepse ka 20 vjet qe ben dhe te nxehtin, edhe te ftohtin.
Prova :

Si shpëtoi Kryeministria pa u djegur për herë të dytë Article |3 shkurt, 2012 - 16:24 

Qysh prej 21 janarit 2011, shumë herë në debatet televizive dhe në komentet e shkruara në gazeta janë bërë analogji dhe krahasime të ngjarjes së asaj dite me sulmin e armatosur të 14 shtatorit 1998 ndaj Kryeministrisë. Por rrallë është bërë ndonjë krahasim me një tjetër sulm ndaj Kryeministrisë – atë të 7 shkurtit 2004. Për t’ia rikujtuar lexuesit ngjarjen e asaj dite, po riprodhojmë më poshtë rrëfimin e Nikolle Lesit, Zv.Ministrit aktual të Kulturës Rinisë dhë Sporteve, i cili ka qenë një ndër protagonistët e saj.
Respublica

 

"Nano ik" dhe përplasja para kryeministrisë

Si i njoha Nanon dhe Berishen - Kapitulli i dyte - Sali Berisha

Atë ditë të 7 shkurtit 2004 jam ndjerë si kurrë më keq mes një turme që donte të shqyente kryeministrinë si me 14 shtator 1998. Kishte pak muaj që kishte dalë parrulla “Nano, ik !”. Mitingje kudo dhe deri diku ishte paralizuar jeta politike dhe ekonomike në vend. Nano kur kishte supermitingje ikte jashtë shtetit me pretekste nga më të ndryshmet. I kujtohej 14 shtatori i vitit ’98, kur i kishin hyrë turmat e egërsuara demokrate në zyrën e kryeministrisë e ai kishte ikur për në Maqedoni i veshur si grua. Disa thonë i veshur si fshatar, me mustaqe. Por sa herë i kujtohej ajo ditë, drithërohej. Jemi pra në vitin 2004. Saliu kishte bërë thirrje që e gjithë Shqipëria të vinte në Tiranë. Sheshi “Skenderbej” ishte tejmbushur diku tek 100 mijë veta. Ishte pak a shumë si mitingu kur erdhi sekretari Amerikan i Shtetit zoti Bejker në vitin 1991 . Plot e përplot.

Forcat sampiste kishin rrethuar Tiranën dhe në veçanti zonën e kryeministrisë. Armët luftarake kishin dalë nga strehimet. Tanket ishin në gadishmëri. Por përballë asaj turme të stërmadhe nuk kishte ushtri që ia dilte. Vetëm gjakderdhja. Po ecnim nga pak e nga pak nga sheshi “Skenderbej” drejt kryeministrisë. Para hotel Dajtit afër Berishës, Mediut dhe Spahisë fillova të kundroj turmën varg pas nesh. Kishim arritur diku afër dy kullave binjake të cilat sapo kishin filluar konturimin.

Edhe 50 metra dhe ishte dera e kryeministrisë. Turma u egërsua. Saliun e rrethuan një shpurë trupgjatësh dhe nuk e pashë më. Mua me mori masa e madhe e njërëzve dhe më levizte si levozhgë. Kisha përveç Myslimit, shoqëruesit që punon prej 12 vitesh me mua edhe tre shoqërues të tjerë që kishin ardhur për atë ditë. Isha në mes tyre, por edhe ata mes turmës. Turma ngushtonte lakun edhe rreth meje.

Papritmas e shoh vetën tek telat me gjemba të kryeministrisë. Rrjeshti i parë i telave me gjemba kaloi. Britmat “Nano. Ik !’ me ushtonin në vesh si bori makine.” Fatos Nano o zagar, do të varim në litar !”, ishte parulla tjetër më për zemër e turmës. Ushtarët e Gardës dhe forcat speciale ishin nja pesë rrjeshta njeri pas tjetrit me armë zjarri gati. Doja të nxirrja celularin dhe të merrja Saliun që t'i tërhiqte, por as që bëhej fjalë për të futur dorën në xhepin e xhaketës.

Shoh Pjetër Arbnorin që dy zdapa të mëdhenj e ngritën peshë dhe për pak sekonda e vunë tek dera me gjemba ngjitur me rrethimin e dytë, mua para derës kryesore të kryeministrisë. Komanda e gardistëve u dëgjua:”Gati për të qëlluar !”. Oshëtimat e turmës pas nesh dhe mes nesh ishin për t'u futur në kryeministri dhe djegur gjithçka. Në të vertetë dukej si grusht shteti. Por ku kishte kohë aty dhe në atë moment të mendohej si është grushti i shtetit. Mu para meje një djalë i ri nxjerr dy granata. Me sa dukej ishin me rreze të gjatë veprimi pasi ishin gjithë pulla-pulla jeshile.

Hidhi !- bërtiti anash meje një protestues- Vriti këta qena të Fatos Nanos !- vazhdonte ai dhe nxiste djaloshin para meje. Bodigardi im kishte mbushur pistoletën të cilën e kishte me leje dhe e mbante në dorë në xhepin e xhaketës në gatishmëri nëse shikonte ndonjë rrezik për mua. Nuk flitej më për djersë në atë çast. Ishim të gjithë çurkë nga djersët. Thonë se ishin djersë vdekjje. Për tu kthyer dhe dalë nga rreshti i parë as që bëhëj fjalë.

Pyeta atyr afër nëse shikojnë ndonjë drejtues të selisë së PD, por më thanë asnjë nuk duket. Turma nga pas shtynte me sa fuqi kishte që të futeshin brenda në kryeministri. Gardistët dhe forcat speciale qëlluan në ajër. Një tmerr i vertetë. Ishte paralajmërimi i fundit i tyre. Mitingashi para meje me dy bombat gati për t’iu hequr siguresën më shikoi mua në sy .

-A t'i hedh, shef ?!- m'u drejtua dhe priste që vetëm të thoja “PO”. Me thotë në vesh Myslimi se “ të gjithë rrotull nesh kanë nga një bombë në xhep dhe armë”. Bombaxhiu me dy copë në dorë me ngjiti nofkën “shefi”. Të gjithë u karikuan dhe brohoritën “Lesi ,Lesi !”. Eh, ç’m'u desh !”-thashë me vete. Më ngritën në krye të turmës duke brohoritur. Pashë Pjetër Arbnorin që një tullac dhe një tjetër me mustaqe e ngrinin si mua këta të tjerët. E tundnin para ushtarëve me armë.

Unë isha katër metra pas Pjetrit. Dera e madhe e kryeministrisë m'u duk si dera e ferrit. Myslimi, shoqëruesi më dha sinjal se duhet të gjejmë mënyrën për të dalë nga rreshti i parë i luftës, ku na kishte futur turma. Mund të plaste nga çasti në çast përleshja me armë. Kishte mbi një orë që turma donte të hynte në kryeministri, ndërsa gardistët dhe ushtria rezistonin pa qëlluar direkt e në mish njeriu. Pyeta për Saliun se mos e shikonin gjëkundi. Më thanë se nuk e shohin.

Diku nga rrjeshti tjetër që ishte një hap murin të kryeministrisë nga ana e hotel Rognerit shoh Ei Palokën shoqëruar nga Dem Dollapi, një militant historik në PD. Ata bënin ta shtynin turmën jo kah kryeministria. Ngrita sytë për të parë mbi tarracën e kryeministrisë, aq sa mund të shihej prej atij pozicioni të vështirë dhe afër derës së kryeministrisë. Shoh dhjetra ushtarë me mitraloz me tyta nga turma. Po vrisja mendjen se si ti tërhiqja nga hyrja brenda kryeministrisë, por dhe pa më qëlluar mua në shenjë revolte ndaj mos djegies së kryeministrisë. Pjetri akoma ishte “varur” para telave me gjemba mu para derës kryesore.

Prapë ata dy mitingashët e mbanin në krah Arbnorin e shkurtër. I dukej koka plot djersë. “Nano ik !” bërtiste Pjetri dhe me zor mbushej me frymë. Nuk priste më puna. Nga çasti në çast mund të thyhej dera kryesore. Më pas e merrnin vetë me mend se çfarë ndodhte. Por këtë rradhë të vrarët do të ishin me qindra. Dikur arrita të nxjerr celularin dhe lexova një mesazh të Berishës: ”Largoji nga dera e kryeministrisë!”. Nuk prita më. Mendova djallëzinë për ta shpëtuar kryeministrinë, por dhe turmën nga gjaku. T’iu thoja se më ka dërguar mesazh Berisha nuk besonin. T'i bindja, nuk bindeshin pa hyrë dhe djegur. Atëhere hyra në një lojë që vetëm unë e di se si më doli me sukses. Nxora celularin me zor nga xhepi. I bëra shenjë bodigardit që të thërriste që të mos bërtasin sa të flasë pak me Saliun.

Mendova t'i bind sikur po flisja me Saliun. Nuk do ta harroj atë lojë aktori për shumë vite. As Ndricim Xhepa nuk mund ta luante më bukur në atë moment. Kur sheh përballë e përreth vdekjen bëhesh aktor i madh!Nëse nuk do të bëhesha “aktor” atë çast sot me siguri lulet për numrin e të vrarëve do të ishin stivë e madhe. Ndofta dhe unë me ta.

-Pushoni, pushoni! Po flet me Berishën! –u dëgjuan thirrje. Më ngritën në krahë mes turmës.

-Alooo ! Doktooor !- thirra me sa fuqi kisha. Doja që sa më shumë të dëgjonin se po flisja me Sali Berishën. U vendos një farë qetësie. Granatat ishin prapë në duart e atij djalit para meje. I hodha një vështrim nga sipër. Gardistët hoqën mburojën para fytyrës dhe shikonin edhe ata me një shpresë. Nuk donin të shkrepnin kembezën. Më njohën. Më kishin parë në televizor. Pjetër Arbnori me hodhi një vështrim që sikur lutej “Aman!”. Ai vazhdonte i varur mes telave me gjemba për t'u bërë theror për PD.

-Doktor ! A të futemi brenda ta djegim kryeministrinë ?!- gërthita sa fuqi kisha, sikur nuk e degjoja.

Ta djegim ! Ta djegim ! – bërtiti turma. Mos thashë me vete. Më duket ia vura zjarrin asaj dhe vetes. Unë doja të dilja diku tjetër, por turma e mori si përgatitje për sulm. Gardistët ulën mburojat e fytyrës dhe drejtuan automatikët drejt nesh.

-Si? Si? Nuk degjoj doktor !- fola prapë me zërin në maksimum- Çfarë të bëjmë pra? –vazhdoja sikur komunikoja me Berishën. Në të vertetë ai kishte ikur diku në një qoshe dhe vështronte ne, por unë nga të dija se ku rrinte ai. Më vonë e mora vesh se ishte shumë larg meje dhe Pjetër Arbnorit.

-Si? Ta lemë për herën tjetër?! Të kuptova! Dakort! Po, po! Iu them unë këtyre - volumin e zërit e kisha ngritur në kulm. Duhej ta degjonin "bisedën” shumica e atyre që ishin për luftë. Në moment turma filloi tërheqjen. Mora frymë lirshëm. Pjetrin e kishin lenë vetëm. Me zor e mbanin kembët.

-Burrë i keq! Frikacaku!- shfrynin për Saliun me të vendosurit e asaj dite për luftë dhe gjak. Kaluam me njërëzit që më ruanin vilën kryeministrore dhe në këmbë arrita tek Grand Hotel. Piva një kafe. Pas 10 minutash vjen një oficer garde që dikur e kisha ndihmuar për t'u punësuar në Gardë në kohën e kryeministrit Meta.

-Festoje sonte!- më tha.

-Pse ?

-Ti dhe Pjetër Arbnori shkonit në atë botën e përtejme sot !- foli me një drithërimë zëri.- Ishit në shenjestër nga disa pjestarë të turmës afër jush për të patur pretekstin për të rrëzuar pushtetin- më tha sikur do ta dëgjonin ata të Bathores. Atë natë e festova me dy djemtë, Elvisin, Julin dhe bashkëshorten, Natalinë. Piva verë të kuqe. Nëse nuk tërhiqja atë pjesë të turmës së ekzituar nga vija e sulmit e kuqja do të mbulonte sheshin para kryeministrisë. Gjak dhe të vrarë do të kishte atë natë. Ndërsa Arbnori dhe unë do të ishim shpallur "Deshmorë të Atdheut "!

http://www.nikollelesi.com/index.php?option=com_content&view=article&id=106:qnano-ikq-dhe-perplasja-para-kryemini&catid=29:kapitulli-i-dyte-sali-berisha&Itemid=110

"Ishit në shenjestër nga disa pjestarë të turmës afër jush për të patur pretekstin për të rrëzuar pushtetin- më tha sikur do ta dëgjonin ata të Bathores."

Hec mo se sje i pari qe ve topin e kuq te goja, lidh rripin pas koke, ve masken, ve dhe prandat e i thua baba ati qe te ka...

A flet Sala qesim?

Asihere!
 

Asnje mafioz i kalibrit te Sales nuk flet qesim. 

Flm Casaubon pyetje që llodh shumë mendje që ndjekin politikën në Shqipëri, disa i dëshpëron e mbush me vrer duke mos pranuar të bëjnë pjesë syleshët e Berishës , disa eksaltohen nga lehtsia e  sinqeriteti i udhëheqsit të tyre ,disa vrasin mendjen si ti mbrojnë broçkullat e tij, disa si ti përsërisin vend e pa vend e të specializuarit si ky Artani e çili e shumë të tjerë(deri dhe mëkëmbsi i perandorisë ) filozofojnë e gjykojnë si specialistë të mendimit  dhe kur shkarja është e madhe ata bëjnë zbutjen se kshu e ka Naltmadhnia e tij flet ngandonjëherë qesim , njihet ai është emoncional , e kuptoj zemrimin e idhnimin e tij, thonë se kshu e ka Naltmadhnia por është i drejtë e legjitim, zgjedhjet i ka fituar, vendin e ka zhvilluaretj .Kundërshtarët e tij  janë konfliktualë , s'pranojnë vjedhjen si fitore , s'pranojnë vendimet e gjykatave , sulmojnë institucionet me dhunë kurse Naltmadhnia e tyre është demokrat i madh , nderon dhe institucionet por flet shpesh qesim si pa dashje. 

STALKER, flm per keto prurjet ketu, i lexova te gjitha, ke nje te qerasur. Ne ç'qytet je, nese je afer Antwerpenit/Anversit, me thuaj. 

nga jugu lali, nga jugu, edhe pse ka rene bore sot ! smiley

Naltmadhnia e tij nuk flet kurrë qesim. Ai flet gomarllëqe e gënjeshtra nga mëngjezi në darkë por të gjitha të programuara aq të programuara sa të njenjtat "qesim" ai i thotë dhe tre x në  ditë -në monologun para qeverisë, monolopara grupit parlamentar , konfereencë për shtyp, apo ndonjë përurim.

Pse berisha ia lejon vetes të flasë broçkulla ?                                          Nuk e di;ndoshta instikti bajraktaresk,ndoshta njohja e imtësishme e politikave të Zogut e kryesisht Enverit dhe mbi të gjitha mentalitetin e shtresave të të popullsisë. Naltmadhnia është një populist i plotsuar.

Ama është e dukshme që ai e di shumë mirë se çfardo që të thotë e të bëjë kjo nuk ndikon në dobsimin apo forcimin e pushtetit të tij pasi ai gëzon një pushtet të dyzuar kur është në pushtet e ruan një pjesë të pushtetit dhe në opozitë .

Të dyzuar ?  po , po të dyfishtë . Taktika kryesore e Naltmadhnisë mbështetet në kërcënimet e hapura e të fshehura ndaj kundërshtarve por dhe mbështetsve.Nuk di gjë për tê fshehurat (përveç rrahjeve e vrasjeve në kohën e Naltmadhnisë I por dhe disa në këto vite , thashetheme) Por kërcënimet e hapura janë serioze dhe dikush që nuk ka mundësi plotsimi qoftë dhe 50% nuk e përdor atë .Naltmadhnia di për pordhën e gjitsecilit që i intereson; pra ai ka sistem përgjimi të vazhdueshëm ,prandaj kërkon dhe shish për të qenë i vetmi, dhe bëri çmos të ndryshojë dhe ligjin për përgjimet.

Dhe kur është në pushtet Naltmadhnia e dublon çdo ministër apo kryetar institucioni me besnikë të tij që shpesh bëhen haptas më të fuqishëm se titullari .Një veprim i tillë i jep garanci e qetsi shpirtrore.

I rënsishëm pë përçartjet e Naltmadhnis është dhe deliri i tij i madhështisë dhe pushtetit që tipa si ai i kaplon shpejt dhe rënshëm. 

Nepotizmi është mjet tjetër i sigurisë Naltmadhnisë për mufkat e tij.

korruptimi, blerja dhe bashkëfajsia janë mjet tjetër që Naltmadhnia zotron me mjeshtri.

Propaganda e papërmbajtur e e pareshtur është element më i ri në politikën e naltmadhnisë por mjaft e shtrirë dhe me shumë shpenzime , deri dhe për agjitatorët nëpër blloqeshqiptarësh e fb( pa dyshim PPU zë vend të rêndësishëm)

shëmbull : që nga 21 Janari 2011 Naltmadhnia s'ka ndryshuar tri gjëra nga qëndimi i tij për 21 janarin në mënyrë absolute megjitse fjalimet e tij duken si "qesim"; 1. ndejta i rrethuar 5 orë pa lëvizur nga zyra ; ndërsa demostrata filloi rreth orës 14 dhe mbaroi  rreth orës 16 :30'                     2. Demostruesit donin të merrnin kryeministrinë .                                        3. Kryeprokurorja është pjesë e organizimit të puçit.

Kush e njeh Naltmadhninë e tij është e qartë se ai kishte planet e tij për demostratën. Sipas psikologjisë së tij demostruesit do të hynin në Kryeministri dhe ai do i ndihmonte kte e tregon ikja e policisë dhe forcave të ndërhyrjes shpejtë nga përplasja me demonstruesit si dhe hapja e derës kryesore dhe kjo do të ndodhte kur të errsohej disi pas orës 17. Por mos hyrja e demostruesve në kryeministri ja prishi planet . I paepur si derr i egër e pushtuar nga deliri zbatoi planit në kushte të tjera pikërisht në çastin që e kuptoi se nuk kishte për të ndejt 5 orë i rrethuar si Oso Kuka dhe s'kishte për të realizuar ëndren e tij shkatrimin e opozitës dhe zaptimin e gjithë shtetit.  Pse do digjinin kryeministrinë demostruesit se ai s'di mënyrë tjetër për të marrë një ndërtesë pa armë përveçse me zjarr dhe kështu e ka bërë e ka dashur të bëjë me atë ndërtesë që për te është jo simboli por vetë pushteti.Ashtu siç u bë president se kujtonte se presidenti kishte më shumpushtet se kryeministri herên e parê .Për tê simboli është vetë gjëja.                                                                                   Pse puç dhe jo grusht shteti sepse, kështu do e shtrinte dhe bënte më të besueshëm dënimin e opozitës dhe hetimin e ngjarjes nga njerëz të rinj pas rioganizimit të institucioneve .                                                 Naltmadhnia s'ka për të hequr dorë nga kto 3 elmentë kyç të planit të tij.Lirisht apo gabimisht jo e jo por as nën torturë . Megjithse kto 3 shëmbuj duken si qesim nuk janë ashtu bile kanë dhe prapamendim.                    Naltmadhnia  flet  budalliqe, gomarlliqe, gënjeshtra sa herë hap gojën por "qesim" cëq,cëq... kurrë !

  

  

 

 

 

artan hoxha shquhet per pragmatizmin e tij dhe natyren praktike e direkte te bisedes. Ajo fjale e thene nuk ka qene aspak e tepruar sepse ai mund tja lejoj vetes nje stil te tille komunikimi. Nga ana tjeter berisha e vlerson sinqeritetin dhe kritikat, keshtu qe nuk shof rrufe te bien nga 'zeusi' ne kte rast!
Sa per faktin qe flet apo jo berisha qesim, kjo eshte per tu pare me me kujdes, sepse nuk besoj se ka naive sa ta besojne kete gje, artani brenda.
Berisha eshte 'shahist' i sprovuar ne politike me nje komunikim te perfeksionuar nga eksperienca, qe fare mire mud te percjelli mesazhe edhe me romuze 'spontane' por qe ne te vertete jane te mire llogaritura.
Prandaj mos u fryni kot me kto cic mice se skane peshe..

Menje e prefte asht ky Artani,po sec ka nje drite te zbehte ner sy,qe t'jep pershtypjen se ka shpirtin peng diku.Dhe kur qesh,ku normalisht gjithkujt i ndricohet shpirti,atj jo,s'i ndodh.

Duke qene se Saliu nuk ka qene asnjehere i ekulibruar dhe ne 21 vjet liberalizem (se Demokraci nuk mund te quhet) as si Kryeminister dhe as si President nuk ka mbajtur edhe nje fjalim te vetem (per cfaredo teme) qe te mbahet mend une them se flet vetem kodra mbas bregut. Bile ne dy fjalime te mepasnjeshme flet dhe mbron te kunderten e asaj qe ka share ne fjalimin e pare smiley .
Kam pyetur edhe nje here tjeter po nqs dikush na sjell nje fjalim te Saliut ku ka trajtuar nje teme te rendesishme qe te mbahet mend atehre une e terheq ate qe thashe me pare. Vetem nje smiley

Besoj se spekulon pak me kete ceshtje.

Me sill nje fjalim te tille nga S.Berisha, E. Rama, B.Topi, J.Topalli, G.Ruci, I.Meta etj dhe te te jap te drejte. Standarti i politikes shqiptare nuk eshte ky qe prezumon ti. Politikanet shqiptare nuk jane mjeshtra te filozofise politike, te idealizmin politik po vecse mjeshtra te profesionit politike. Po i quajme mjeshtra me dashamiresi.

Te vetmet konsiderata politike qe keta lidera kane ditur te realizojne jane levizjet politike, midis tyre katarsisi i Nanos, KOP-i i Berishes apo show-politika e Rames. Per momentin stardartin e kemi deri ketu.

Nuk spekuloj. Nuk e thashe qe te tjeret e bejne me mire. Sa per Topin do te beja nje perjashtim.
Por te mos kesh per 20 vjet nje fjalim qe ta maresh per shembull per gjendjen e kombit ose se ku do shkojme (me duket se jemi dakort qe kryeministri ose presidenti zgjidhen nga partite por kane ne fokus te gjithe kombin). Kur pyetja te behet per te tjeret une do te them te njejtat gje per te tjeret.
Kjo eshte mjerimi i atij populli. Per te luftu kundershtaret politike si brenda partise edhe jashte nuk jane virtyte per tu lavderuar. Kjo eshte fatkeqesia e ketij vendi dhe prandaj do te mbese ne ate gjendje sepse ne krye do te kemi njerez te tille. Budalleku i njerit nuk duhet te na sherbeje per te justifikuar tjetrin sepse eshte me pak budalla. Per mua budallenjte jane njesoj. Dhe Sala eshte i tille, Une nuk e konsideroj bile as njeri normal. Te tjeret gjithashtu (nga ata qe permende perjashtoj Topin)

Kjo eshte mjerimi i atij populli.

Nga te kemi qe e flet kaq mire shqipen. smiley

Nuk eshte asnjehere e lehte te ndash fajet e njerit e meritat e tjetrit. Nese shoqeria prodhon politikane te cilesise se ulet apo politika e momentit ul standartin politik te nje shoqerie. Ketu duhet me qene te ndershem me te dyja palet,pasi eshte kollaj te drejtosh gishtin. Nese Rama(qe per mua eshte prodhuesi me i keq i politikes ne vend per momentin) fiton zgjedhjet, do pranoj faktin qe ky eshte standarti politik i momentit(sipas rradakes time)e Rama nuk me ka asnje faj. Nga ana tjeter me duket normale qe te prodhojme politike me probleme pasi gjate gjithe historise thuajse nuk jemi munduar te prodhojme fare asgje. Standarti arrihet nga poshte lart e jo duke rene nga qielli. Kjo nuk do te thote te pajtohemi me gjendjen, thjesht me duket e padrejte te shenjestrojme ca koka turku per te bere qitje per gallate.

p.s. Berisha jashte politikes eshte njeri fare normal, do te te kete kapur pak sindroma e Xhoit te Friendsave qe jashte atij seriali kur jep ndonje interviste a eshte ne rol tjeter, cuditesh qe nuk ben budallain. Kjo ndodh shpesh.

p.s.2. Do isha kurioz te dija mbi "te perjashtuarin" Topi. Vete e konsideroj me te dobetin nga te gjithe. Rrethanat e kane bere te marre avantazhet prej heroi te viktimizuar. Integriteti i tij(i Sales me kohe) ka marre fund kur pranoi te behej president me vota te blera. Cka thote tani jane fjale boshe.

Plako une jam linde dhe rit ne kombinat. Kam nja 21 vjet qe kam ik. Kjo per pyetjen tende se nga te kemi. Flasim para 90 se tani keni ardh ju e jeni bo tironsa plako.
1) Nqs ti mban Berishen per njeri normal pyet shoqnine se cfare mendojne ata per ty. Se nje njeri qe nuk e kam degjuar te flase nje here te vetme me ze te ulet dhe ne menyre te urte per mua nuk eshte normal.
2) E dyta nje njeri qe ne dy fjali njeren e ka gafe per mua nuk eshte normal
3) Nje njeri qe kur vendi digjej betohej si president prape per mua nuk eshte normal.
4) Nje njeri qe shan Nanon dhe pastaj i jep doren per mua nuk eshte normal.
5) Nje njeri qe cfare nuk ka thene per Meten (dhe anasjelltas) dhe bejne tani dhe vizita shpish nuk eshte normal.
6) Dhe se fundmi ky eshte edhe mendimi dhe pershtypja e 2-3 gazetareve te huaj zviceriane qe kam folur une per Saliun kur ai foli ne WEF ne Davos te Zvicres.
7) Per Topin ta kame zene me goje, sepse ne krahasim me emrat qe ke permendur ti nuk ka folur asnjehere i cekuilibruar. Ka qene njeri qe nuk ka ngjallur urejtje asnjehere. Ata te tjeret qe ke permendur ti mund ti cosh te gjithe ne cirkun e tiranes dhe futi ne nje kafaz se nuk do zgjasi shume dhe do hane njeri tjetrin. Nuk e di por une e vleresova per ato qe thote Topi. Duke mos qene simpatizant i asnje partie i shoh gjerat me ftohte se ty. Por te thuash qe Berisha eshte normal i bie me thone qe Enveri ka qene shpirt njeriu. Per mu jane te dy njesoj vetem qe kane jetuar ne kohe te ndryshme.

Plako, une kom prej te pakten 4brezash qe jetoj te rruga e Kavajes. Ti le e rrit ne Kombinat,rrezik te ndonje pallat peskatesh, nuk te tako me bo shume tironsin ktu. Per te tjerat, ik e bej nai xhiro te cirku, se do te tndihmoje ta kuptosh politiken pak me shume. Po varja gjithsesi.

Plako une ste pyta nga je ti. Ti pyte une te ktheva pergjigje. Sa per cirk e ke me afer mund te shkosh. Une jam nja 2000 kilometra larg.  Une kam 20 vjet qe ja u kam lene cirkun juve.

Politiken e shof ketu si bohet, ajo ke ju nuk quhet politike por ja u shesin atyre si ty per te tille.

Replike me emil;

 

Plako une jam linde dhe rit ne kombinat. Kam nja 21 vjet qe kam ik. Kjo per pyetjen tende se nga te kemi. Flasim para 90 se tani keni ardh ju e jeni bo tironsa plako.

 

-- emil, edhe ty me duket te duket vetja zviceran... pse mos te behet nje kuksian psh. tironc? Tironcit kane qene katunare te trashe e myslimano-te ardhur! -nuk e kane shpikur ata civilizimin. Tironcit njihen per pordhe e mendjemedhenj lol

1) Nqs ti mban Berishen per njeri normal pyet shoqnine se cfare mendojne ata per ty. Se nje njeri qe nuk e kam degjuar te flase nje here te vetme me ze te ulet dhe ne menyre te urte per mua nuk eshte normal.

 

-- emil, burrat qe flasin me ze te larte dhe furishem jane me energjike, sexi e adhurohen me teper nga femrat, sipas 1000 studimeve sociale. Ata qe flasin urte e bute sic i pelqen ti jane pede ose kane probleme autoriteti. Ato te urtet behen psikologe dhe jo politikan. Berisha eshte tipiku i nje ambiciozi, karizmatik, politikan ...dhe nuk e le kurre pa thene se eshte duracel i gjalle. Ta qortosh ate pse eshte energjik tregon se edhe dielli te bezdis qe lind...

 

2) E dyta nje njeri qe ne dy fjali njeren e ka gafe per mua nuk eshte normal

 

-- emil, Berisha vertete ka disa gafa ne shpjegime por kjo e ben ate natyral, te sinqerte dhe njeri direkt. Pa dorashka dhe pa hile duke u fshehur pas retorikave te sofistikuara qe ne zanatin e politikanit kane nje qellim te vetem, genjeshtren dhe tregojne pavendosmerine e paqendrueshmerine personale... Mua me pelqen te degjoje me mire dy-tre gafa sesa nje hartim te gjate te Rames qe prodhohet posacerisht per te mashtruar me injorantet duke u shitur pordhe se je me i zgjuar. Me i zgjuari eshte edhe me i djallezuari zakonisht!

 

3) Nje njeri qe kur vendi digjej betohej si president prape per mua nuk eshte normal.

 

-- emil, Po ai popull qe e rizgjodhi ate perseri ne krye te vendit, 2x per ty normal eshte? nqs. po/jo atehere cfare kerkon?

 

4) Nje njeri qe shan Nanon dhe pastaj i jep doren per mua nuk eshte normal.

 

-- emil, Berisha eshte politikan dhe politika ne shqiperi te detyron ti thuash derrit daje kur i sherben nje qellimi politik ose interesit te vendit. Po te vepronte nje politikan, ashtu sic te pelqen ty, me inate personale ai politikan nuk ka cfare kerkon ne politike. Nqs. Berisha do bente politike si nje person i thjeshte atehere kjo nuk do te ishte normale! Sipas teje, Kosova nuk duhet te flase fare me Serbine per arsye historike. Edhe USA i jep doren Rusise dhe Kines sot qe dje i ka pasur kundershtare ideologjik. Gjykon si person apo me njohuri te funksionimit te politikes?

 

5) Nje njeri qe cfare nuk ka thene per Meten (dhe anasjelltas) dhe bejne tani dhe vizita shpish nuk eshte normal.

 

-- emil, Me Meten Berisha ka bere koalicion politik per shkaqe historike dhe per hater te interesave te Shqiperise. Nqs. Berisha e Meta kane akuzuar njeri-tjetrin per korrupsion atehere perse nuk ka vepruar drejtesia? Akuzat politike dhe Mediatike nuk jane domosdo edhe akuza juridike. Kjo eshte pervoje e te gjithe personazheve politike te 20 vjetve te fundit, ke te perflasesh me pare? Keshtu sic thua ti, i bie qe Shqiperia te ndaheshe politikisht e administravisht ne qyteza e krahina... Ty te intereson lufta e meria personale e perhershme apo ulja e mirkuptimi politik i kundershtareve per nje periudhe e per interes me te larte?

 

6) Dhe se fundmi ky eshte edhe mendimi dhe pershtypja e 2-3 gazetareve te huaj zviceriane qe kam folur une per Saliun kur ai foli ne WEF ne Davos te Zvicres.

 

-- emil, Thuaji atyre dy-tre gazetareve zvicerane se ne Shqiperi ekziston nje realitet ekonomik, politik, histirik e kulturor i ndryshem nga Zvicera. Berisha erdhi ne pushtet si nevoje e kohes. Shqiperia ka probleme te tjera dhe shance te tjera nga ajo e zvicres. Thuaji se luksin e politikaneve oratore e kane vendet me ekonomi e stabilitet te fuqizuar ne dekada, ne mos shekuj. Ne shqiperi me gjendjen e problemet qe ka, nje orator si Rama e Enveri ishin e jane te rrezikshem sepse ka perballe nje popull teper injorant qe i shkon menjehere pas dhe e gjen veten sa hap e mbyll syte ne diktaturen e rradhes. Ne shqiperi keta qe kemi i ka pjelle historia e realiteti i hidhur qe prodhoi artizanalshe politikane. Thuaji biles se edhe Meta qe orator i mire prape nuk cmohet ..sepse ka emil plot kjo bote... Edhe rama eshte orator i mire por e ka edhe nje gjuhe helm e zeherr ama. Oratoria e Rames polli 4 te ndjere me 21 janar, Oratoria e Rames beri ate qe edhe armiku nuk do ti a kishte bere Shqiperise duke e mbajtur peng e perhapur neper Bote imazhin e nje populli tip zifili...

 

7) Per Topin ta kame zene me goje, sepse ne krahasim me emrat qe ke permendur ti nuk ka folur asnjehere i cekuilibruar. Ka qene njeri qe nuk ka ngjallur urejtje asnjehere. Ata te tjeret qe ke permendur ti mund ti cosh te gjithe ne cirkun e tiranes dhe futi ne nje kafaz se nuk do zgjasi shume dhe do hane njeri tjetrin. Nuk e di por une e vleresova per ato qe thote Topi. Duke mos qene simpatizant i asnje partie i shoh gjerat me ftohte se ty. Por te thuash qe Berisha eshte normal i bie me thone qe Enveri ka qene shpirt njeriu. Per mu jane te dy njesoj vetem qe kane jetuar ne kohe te ndryshme.

 

-- emil, Ai Topi yt qe po te duket engjell nga zvicera, eshte pjese e kesaj politike qe sot e 20 vjet. Topi ka qene ne krah te Berishes gjate gjithe kohes, Tani na doli qelibar? Topi po te ishte i zote nuk kishte ruajtur koliben deri me sot dhe tani qe u be pilatus sillet si nje shqiptar i rendomte qe e ka zakon te te shaje kalin pasi kalon lumin!

emil, ti shkruajta keto rreshta sepse jam i mendimit se di te artikullohesh e ke nje llogjike te afte - por, edhe per te te treguar nga afer se, artikullimi i mire nuk te pi uje e nuk te ben, as politikan te zote dhe as me te mencur automatikisht. Ti plako, preferon nje poet prandaj edhe nuk cmon politikane si Berisha. Une kam degjuar se, kush dashurohet nga poemat Ai humbet ne ate moment edhe toruan... Berisha dihet se nuk ka zbritur nga qielli, ka gabime shume por ama jepi hakun per ate qe eshte dhe cfare po ben, te tjeret te deshmojne sa gjysma e tije pale po i respektojme edhe ato... Nqs. ti mohon per hir te inatit atehere kjo nuk eshte arsye por emocion.

kev

keshtu eshte kur bredh rrugeve apo pijetoreve dhe detyrohesh tani ne mesin e nates te punosh dhe te plotesosh normen ditore. Dhe nuk ke se cte besh se monitorohesh edhe kollaj fare nga shefat. Sinqerisht ndjej neveri per ty kavie! 

smiley

Tu shtofte neveria sa je edhe budall o kakamondo,,,smiley

@kevinjon@ si grua bjonde shtatezane me je . Edhe ato vetem dy qeliza truri kane. Njeren e ka femija ne bark dhe tjetren bjondja smiley

P.S. Nuk jam zvicerian. Sa per Topin e vlersova per ato qe thote dhe jo qe ben. Edhe artikulli ishte qe a flet Berisha qesim.

emil, pse kaq racist/poshterues me gjinine femerore? Ti spaske problem vetem Kev e Berishen me duket... Nejse

nuk ka detyre me te eveshtire sesa te pastrosh ulluqet e te tjereve. kete ma thoshte nje mik i imi emigrant ne Itali. Prandaj, te drejte ke o Artan qe ankohesh se ulluku i sales eshte tmeresisht i ndotur. Por bej si bej dhe per pak kohe se tashme je i sprovuar.

Artan Hoxha shtiret si analist i ekuilibruar, nje bicim Henri Cili ne fillimet e tij (keta sikur jane kopju te gjithe me laps kopjativ), por ne fakt ben pjese te kategoria e kllufave mediatik te Pd..

..ne shqiperi fatkeqesisht nuk ekziston mendi i kualifikuar i analistit politik te pavarur.Per nje mori arsyesh shoqerore,ekonomike e politike  intelektualet prej 20 vitesh kane vendosur te japin kontributin brenda istablishmentit te nje prej grupimeve politike.Edhe ne ato raste ku me ndihmen e perkrahjen e nderkombetareve u arrit te krijohen disa OJQ apatike,preseri shume shpejte ato degjeneruan keqas  ne vegla politike te njerit apo tjetrit krah.Keshtu qe opinioni i kualifikuar i analisteve dhe perplasja e tyre mbetet burimi  i vetem i rendesishem  me ndikim te madh  ne elektoratin e pavarur si  dhe karikon  municion propagandistik per militantet  goje hapur... Nga pesha e mesazhit qe percjellin, kuptohet se analistet(kur jane profesionist),pothuajse  njesoj si liderat politike mbetet te jene target i preferuar i militanteve te te dy kraheve.

Nga eksperienca boterore eshte provuar se me efktive per te perballur kundershtarin analist ka qene; ta perballesh ate me nje profesioniste te afte dhe jo te shpresosh tek denigrimi i figures se tij.Artan Hoxha padiskutim prej disa vitesh eshte konfirmuar si analisti me i mire i te djathtes shqiptare dhe kjo per merit te eksperiences dhe aftesive te tij profesionale.Mbase ne keto duele eshte lehtesuar  edhe perballja me kundershtare medioker e te pa afte si Stefani& co.

qesim eshte fjale turke .ne gjuhen e bukur shqipe pyetja duhet ri bere:A ia fut Berisha pordhes?

Alba2265, ju duke marre pjese ne diskutime, duke e marre me Peshkun, ke ndryshuar dhe gjinine smiley nga femer je kthyer ne mashkull. 

e ka fajin ambjenti maskilist, qe dominon peshkun smiley

????????? Pjero cilat jane aresyet/argumentat qe te bejne te mendosh se ALba ka ndryshuar gjinine? 

Kuazi,duhet te lexosh VQ, qe t'i kuptosh ...

Shih fjalen e fundit, qe e perdorim vetem ne meshkujt smiley

Shih fjalen e fundit...

 Frustration bro...frustation..

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).