Unë kam një problem me statistikat. Koncepti më çnjerëzor për mua është ai i PBB, Prodhimit të Brendshëm Bruto. Bashkë me të dhe deficiti buxhetor.

Jam ndjerë kështu ndaj shifrave sa herë zhvillimin e Shqipërisë së statistikave e krahasoja me Shqipërinë time, atë të përditshmen, të njerëzve, të halleve e lumturisë së tyre. Shqipëria ime me Shqipërinë e shifrave nuk kanë shumë lidhje. Sa më shumë përparon Shqipëria e shifrave, aq më e vetmuar shoqëria shqiptare; sa më i lartë Prodhimi i Brendshëm Bruto, aq më të panjerëzishëm e të ligj njerëzit; sa më stabël inflacioni, aq më shumë dhunë ndaj njëri-tjetrit, deri në asgjësim.

Ajo që unë besoj është se shifrat e zhvillimit, nuk tregojnë të vërtetën për njeriun. Mënyra si e masim zhvillimin është pjesë e një sistemi të kalbur ekonomik e shoqëror, që e tregoi veten vitet e fundit.

Këtu është çasti që komentuesit nervozë, fillojnë e përmendin vendet që kanë parë, “shko në filan shtet/qytet e shih ç’bëhet”, “mos kujto se ky problem është vetëm te ne” etj.

Sigurisht. Në asgjë që shkruaj nuk kam besuar që është problem vetëm i brendshëm. Shoqëria njerëzore kalon sfida të ngjashme në të tërë planetin. Sistemi, ai që propagandohet si më i suksesshmi, është jo-funksional gjithandej. Ndryshimi është që këtu tek ne, sistemi nuk pikon depresion. Pikon gjak.

Kombi i palumtur

E tërë dita jonë shkon mes pyetjesh që na brejnë.

A thua do të na vonojnë rrogat? A më dalin 10 mijë lekë për sonte? A do gjej parkim? A do të ma thyejnë xhamin? A do të mi vjedhin tasat e rrotave? Kushedi sa na kanë ardhur dritat? Ku ta vëmë një fëmijë të dytë? Kush do të ma marrë vajzën nga shkolla? Çfarë dhurate t’i bëj mësueses së djalit? Ku t’i gjej një mik profesorit? A thua e ha lekun? Të ketë luajtur prapë bixhoz? Ku t’i gjej paratë për borxhin? Si s’kam një femër beqare te puna? Do të na e ndërrojnë shefin, se sapo e rregullova muhabetin? Sa ditë pushim mund të bëj me kaq kursime?

Këto pyetje, janë njëkohësisht dhe përgjigje. Përgjigjet e një kombi të palumtur.

Shqetësimi im është se, nëse në teori ne i gëzojmë të drejtat bazë njerëzore, pse, jemi përherë e më të frustruar? Nëse vendi ecën përpara, qoftë dhe me milimetra, pse jemi të palumtur? Nëse gëzojmë fjalën e lirë, garancinë e strehimit e ushqimit, pse jemi përherë e më të pasigurt?

Kam gjetur një merak të ngjashëm në punët e Martha Nussbaum, filozofes amerikane. Idetë e saj, janë ndoshta një pikënisje e re për një kohë të re. Idetë e saj kanë mbi 10 vite në qarkullim. Por, ndoshta, tani koha për to ka ardhur.

Kapacitetet tona

Zhvillimi, nuk mund të jetë thjesht PBB-ja. PBB-ja çuditërisht rritet së bashku me përqindjen e vetëvrasjeve. Një popull i zhvilluar, është një popull i cili i përdor në mënyrën më të mirë kapacitetet e veta. Shihni pak përreth, sa nga njerëzit që ju njihni bëjnë atë që kanë vërtet qejf të bëjnë?

Ne nuk i shfrytëzojmë kapacitetet tona, sepse askush nuk na e ka mësuar që mirëqenia, është E DREJTA jonë. Nuk mund të flitet për zhvillim ekonomik në qoftë se njeriu nuk ka mirëqenie, le të jetë si e sa të dojë inflacioni.

Martha Nussbaum, ka përpunuar një listë të kapaciteteve të njeriut. Plotësimi i tyre, është në fakt një program ekonomik zhvillimi.

10 kapacitetet e njeriut

Më duket me vlerë ti rendis të dhjetë kapacitetet që përcaktojnë mirëqenien e njeriut. Kështu, mund të kuptoj më mirë, pse nuk ka mirëqenie në këtë vend.

1. Jeta. Sipas filozofes, është shumë e rëndësishme që njeriu të jetojë një jetë të plotë, deri në fund të jetëgjatësisë normale. Njeriu, ka të drejtë të mos vdesë para kohe.

2. Shëndeti i trupit. Njeriu ka të drejtë të ketë shëndet të mirë, shëndet riprodhues, të ushqehet ashtu siç duhet, të ketë strehë të përshtatshme.

3. Integriteti i trupit. Njeriu duhet të jetë në gjendje të lëvizë i lirë nga një vend në tjetrin; të jetë i mbrojtur nga dhuna, sulmet, përdhunimet; të ketë shanse për të marrë e dhënë kënaqësi seksuale dhe të ketë mundësi zgjedhje riprodhuese.

4. Shqisat, imagjinata, mendimi. Kushdo duhet të jetë i aftë të përdorë shqisat e veta; të imagjinojë, të mendojë e të arsyetojë. Për këtë i duhet arsimimi i përshtatshëm. Të ketë eksperiencat që zgjedh vetë; të përdorë mendjen i mbrojtur nga liria e të shprehurit, të jetë i lirë të gjykojë për fenë dhe votën e vet; të marrë eksperienca që i falin kënaqësi.

5. Emocionet. Njeriu ka të drejtë të lidhet me njerëzit e me sendet jashtë vetes; të dashurojë e të qajë për mungesën e atyre që do, të përjetojë mallin, mirënjohjen dhe deri inatin e justifikuar; njeriu ka të drejtë që emocionet e veta të mos i shkaktohen nga frika e ankthi prej dikujt a diçkaje.

6. Arsyeja praktike. Njeriu ka të drejtë të jetë i aftë të formojë idetë e veta mbi të mirën e të keqen dhe të reflektojë mbi planifikimin e jetës së tij. Njeriu ka të drejtën e lirisë së ndërgjegjes.

7. Bashkimi. Njeriu ka të drejtë të jetojë për dhe me të tjerët; të shqetësohet për qeniet e tjera njerëzore, të ndërlidhet me ta në forma të ndryshme ndërveprimi social; të preket nga hallet e të tjerëve: të jetë i aftë për drejtësi dhe miqësi; të trajtohet si i barabartë e i njëvlershëm me këdo qenie njerëzore mbi tokë.

8. Qeniet e tjera. Kushdo ka të drejtë të jetojë për dhe në bashkëjetesë me kafshët, bimët, dhe botën natyrore.

9. Loja. Njeriu ka të drejtë të qeshë, të luajë, të gëzojë aktivitete rekreative.

10. Kontroll mbi mjedisin e vet. (A) Politik: të marrë pjesë në mënyrë efektive në zgjedhjet politike që drejtojnë jetën e tij; pjesëmarrje e lirë, liri shprehjeje, liri krijimi partish. (B) Material: të ketë të drejtën të zotërojë pronë; të drejtën të gjejë punë, i barabartë me të tjerët.

Këto kapacitete shkojnë përtej të drejtave bazë të njeriut. Ato janë një program ekonomik, që askush nuk ka ndër mend ta vërë në praktikë. Shqipëria ime është vendi ku thuajse askush nuk i praktikon kapacitetet e tij. Madje, një pjesë prej nesh nuk gëzojnë asnjërën nga ato liri thelbësore. Prandaj jemi një komb i palumtur.

Politika e kapaciteteve

10 kapacitetet e Martha Nussbaum, janë më shumë sesa tekste librash e intervistash. Ato janë një program politik dhe ekonomik për vitet që vijnë. Ato janë një përkufizim i lirisë.

Liria jonë substanciale sipas Amartya Sen, është përmirësimi i jetës që bëjmë dhe lirisë që gëzojmë. Jetët tona duhet të jenë më të pasura, dhe ne duhet të jemi njerëz më të plotë nga ana sociale.

Qëllimi i shumë njerëzve sot është të heqin një person ose grup politik nga pushteti. Kur, duhej të ishte lufta për të sjellë në pushtet një lidership i cili vjen mbi këtë program: ti garantojë çdo shqiptari se do të kujdeset për kapacitetet e lirisë së secilit.

Liderët nuk mund të jenë më njerëz që gënjejnë. Liderët, do duhej të ishin njerëz që e dinë se çfarë i nevojitet njeriut dhe na thërrasin ta ndërtojmë së bashku botën.

Politika duhet të vijë e frymëzuar. 10 kapacitetet e filozofes Nussbaum, duhet të jenë baza mbi të cilat të ngrihet shteti e politikat shtetërore. 10 kapacitetet i duhen mësuar fëmijëve në shkollë e në familje, për t’i bërë gati për të jetuar në një kohë të re.

Një kohë e re për politikën, për arsimimin dhe për jetën është pas murit. Ne mund të ngelemi të fundit. Por, ajo do të vijë për të gjithë herët a vonë.

Jeta, si film ku nuk luajmë ne

Në të tërë filmat amerikanë, flas për filmat komercialë me happy end, njerëzit bëjnë punë interesante, të këndshme. Ne i mbajmë kanalet te filmat e gëzueshëm e me happy end. Në nënndërgjegjen tonë, të gjithë do donim të ishim ata personazhet e filmit, me një punë që ta bënim me qejf, do donim të takonim njerëz interesantë, të binim në dashuri me persona të veçantë, të flasim idenë tonë mbi botën. Të udhëtonim. Të ishim të lirë, e të lumtur.

Shihni pak rrotull

Filmi ynë, nuk është nga ata me happy end.

Pak kush nga ata që njoh bën atë punë që ka qejf, voton atë që vlen, dashuron atë që e plotëson, konkurron i lirë për projekte, jeton aty ku ndjehet më mirë. Askush nuk thotë të vërtetën apo atë që beson.

Në Shqipëri ka akoma shumë njerëz që nuk kanë parë akoma as Tiranën. Ka njerëz të frustruar që nuk e dinë ç’është dashuria, veç kur e marrin me dhunë. Ka njerëz që nuk dinë të qeshin veç të kërcënojnë. Ka njerëz që nuk dinë të lexojnë por kanë marrë mastera e phd. Në Tiranë qentë rrugaçë i vrasin, breshkat i kontrabandojnë. Protestuesit, i pushkatojnë. Votën e blejnë. Fëmijët nuk luajnë dot në rrugë. Romët i djegin. Shqipëria, si pronë e paluajtshme i përket shumë pak njerëzve.

Në Shqipëri ka njerëz që nuk kanë asgjë për të humbur, veç prangave.

Koha e re

Jemi në agimet e një kohe të re. Edhe pse, qielli përmbi ne është kryesisht i zi. Por ky nuk është Matrix dhe nuk na drejtojnë makinat.

Njeriu ka të drejtën të mos vdesë para kohe, të jetojë në shëndet, të lëvizë e lirë të riprodhohet, të marrë edukimin e duhur e të shprehë kreativitetin e vet, të ketë lidhje afektive, të ketë konceptin e vet kritik mbi botën, të jetojë në raport me të tjerët e në harmoni me qeniet e tjera, të luajë, të qeshë e të jetë kreativ, të ketë zgjedhje politike e të zotërojë prona.

Ky është ligji i ri njerëzor dhe flamuri i ri i pranverave të reja arabe.

Zhvillimi, vjen pavarësisht se shumë njerëz ishin kundër makinave me avull apo kundër kompjuterëve.

Qielli ynë është akoma i zi. Por, nuk ka mijëra rrugë për zhvillimin. Ka vetëm një. Dhe, qoftë dhe me milimetra, ne, nuk mund të shkojmë dot në rrugë tjetër.

10 kapacitetet, janë dimensioni i ri i lirisë.

Dhe – më duket se e ka thënë Gorki – lirinë nuk e meritojnë ata që nuk janë gati çdo ditë të dalin në rrugë e të luftojnë për të. 

29 Komente

Ky i shkreti autor qenka ne Midlive Crisis...  smiley

"Midlive Crisis" .. C'eshte qo re?

Midlife crisis smiley v~f

jemi komb idjot. duke nisur nga autori.

Pse kaq shume mllef sot? smiley

M'qafsh, shkruaje me i. smiley

Edhe mos bertit!

Enkas me j, per te forcuar mesazhin e vet. smiley

po me uren cpati smiley

rrofsh... ja ku e kam perseritur me poshte.

idjotet!!! smiley

Se ka emer idjot. sikur kane tallur trapin prinderit... a sikur e kane gjetur ne plehrat e ndonje studioje piktori. plus, eshte kokrra e debilit. te gjitha shkrimet e tij qe na sjellin ketu, jane teresisht te pushtuara kokeekembe nga nje fryme mpirese debilizmi. a thua se ky do na ndryshoka shpirtin e shqiptareve... me kete emer qe ka... ky...

prandaj jemi komb idjot. se atij populli i ligjerojne vetem idjotet, injorantet e pagdhendur, mashtruesit, hipokritet dhe njerezit e ligj.

Nese jemi idjot,dmth jemi te lumtur,se idjotet jane te lumtur

Si nuk na pyeti njeri per lumturine, qe t'u tregonim se lumturia nuk dhurohet por fitohet dhe nuk te ben idiot?..smiley

e, po ajo mendon qe idjotet jane te lumtur.

idjoti mund te jete i lumtur sepse nuk kupton c'ndodh rreth tij, ndersa i zgjuari ka aresye, llogjike, me baza, te pagabuar, per te qene i lumtur. idjotit i shperthen lumturia ballit si shashke; i zgjuari e di nese do i mbaroje lumturia dhe kur mund.

nemos qofshin shqiptaret idjote, une marr malet dhe behem eremit.

Zoto, sipas logjikes se venusit, e ke keq punen me at' ikonen pas rrofsh-it. Nuk shko ikone tjater ketu, perpos smiley

zotrules, po ç'ke o i uruar, ter nerva, nuk e kuptoj e ke nga egoizmi, a nga inati me emrin e tij, apo se vertet thote nje te vertete. Ne Shqiperi, e kam vene re dhe une keto kohet e fundit, njerzit sikur nuk e kane ate gjallerine e dikurshme, humorin e dikurshem, i sheh te gjithe gjith nerva, edhe ne tavolinen e kafenese a birrarise, i sheh duke folur ter mllef, inate, sharje. Une e di qe ti e pranon kete gje se e sheh dhe vete kur shkon ne Shqiperi, por nuk ka rendesi se e tha Koloreto (qe une nuk e njof, e njoh ketu nga Peshku) apo Blendi psh. 

Pjesa e pare e artikullit apo deri tek gjysma, me pelqeu jashte mase, e vetmja kritike qe do ti beja ishte kur e politizoi pakez andej nga rreshtat e fundit. Por edhe kjo s'ka shum rendesi, se gjuha vete atje dhembi dhemb. 

O pjero, me te verteta te tilla te mbush nje petabyte artikull une. Do duartrokasesh me idjotesine e artikullit ti?
Njerezit jane me nerva? Po pune e madhe! Kujt I vlen ky konstatim?
Nje kronikani, nje studiuesi te psikologjise, situates sociale, politike... qe te gjitha keto pasohen nga programe, ose shtrojne terrenin per zbatimin e programeve. Cfare thote ky ketu? Me c'program po prezantohet? Me qiqra ne hell? Dengla!

Une(ajo) e morra ne kontekstin,qe nese ne e kemi pranuar kete realitet prej 20 vjetesh, do te thote ,se ne nuk e kemi kuptuar ku qendron e keqja jone ,si rrjedhoje ......jemi te lumtur.

Une nuk kam pare rob te lumtur qe pas nje bisede me nje qe vuan nga midlife crisis del po i lumtur. Te pakten per venucen e zotrules qe qenkan futur thelle ne teorirat e idiotizmit autori ja paska arritur disi qellimit. Edhe njehere, larg prej tyre se kane veti ngjitese

mire do besh ...se ti futesh tek te "lumturit"mbase.

Gjitheçka eshte thene ne keto rreshta. Nuk ka nevoje te shtohet me teper. Komentet e tjera - me monologe e dialoge si ato te fillimit rreth ketij shkrimi - jane debile !

***

Kombi i palumtur

E tërë dita jonë shkon mes pyetjesh që na brejnë.

A thua do të na vonojnë rrogat? A më dalin 10 mijë lekë për sonte? A do gjej parkim? A do të ma thyejnë xhamin? A do të mi vjedhin tasat e rrotave? Kushedi sa na kanë ardhur dritat? Ku ta vëmë një fëmijë të dytë? Kush do të ma marrë vajzën nga shkolla? Çfarë dhurate t’i bëj mësueses së djalit? Ku t’i gjej një mik profesorit? A thua e ha lekun? Të ketë luajtur prapë bixhoz? Ku t’i gjej paratë për borxhin? Si s’kam një femër beqare te puna? Do të na e ndërrojnë shefin, se sapo e rregullova muhabetin? Sa ditë pushim mund të bëj me kaq kursime?

Këto pyetje, janë njëkohësisht dhe përgjigje. Përgjigjet e një kombi të palumtur."

"Komentet e tjera - me monologe e dialoge si ato te fillimit rreth ketij shkrimi - jane debile !"

princesha,

Autori thote "kombi i palumtur", tani une me nje botkuptim te thjeshte, me del se; fjala Komb perfaqeson tere shqiptaret ne ballkan dhe te gjithe emigrantet ne tere boten qe jane pjese e padiskutueshme e kombit. Autori mund te perkufizonte per korrektesi ne "popullsia e papune" Popullsia e pakenaqur" "populli Opozitar" por jo Kombi Shqiptar! Mesa di une kombi shqiptar jeton ne 2/3 jashte shqiperise. Autori na ben ama nje panorame te lagjeve te Tiranes apo diku tjeter ne shqiperi dhe i jep vetes te drejten ta quaje Komb vetem ate pjese qe ka mbetur atje? Ne fakt, Shqiptaret e shqiperise jane, jo vetem, vetem nje pjese e kombit por jane edhe pjesa me e vogel e Kombit Shqiptar. Tani qe "na quajte" debile, na sqaro te lutem edhe njehere (me nje fjalor te posatshem per debilet, ndryshe mos u lodh kot) se a ka te drejte autori te emertoje e percaktoje ne komb ata parazitet, papunsit e kafeneve e qaramanet duke abuzuar me realitetin e milione shqiptareve qe nuk jane pjese tabllose negative te tije? Si mund te percaktosh nje komb te tere nese eshte i lumtur apo jo?

Thjeshte nje llogjike debile,

Popull qe vetem qahet dhe ankohet per c'do gje, dhe dembelizmin e ka ne gen.

sido qe te jete, me te palumtur se francezet nuk mund te jemi. Jane populli me pesimist ne bote!! Kjo duhet te na ngrohi apo jo?! Paska me keq se nesmiley

xixa mireseerdhe.....e ke qare.....5*

" .... Përse Shqiptarët që importojnë absolutisht të gjitha mallrat, që nga perimet e Maqedonisë dhe deri në pllakat majolike të Spanjës, nuk arrijnë të importojnë modelin islandez të zhvillimit ? Çështje politikash dhe politikanësh që më shpejt shtrijnë dorën për të lypur se ta shtrëngojnë atë rreth një bishti kazme, çështje prioritetesh zhvillimi që më kollaj strukturohen rreth trafiqeve se sa rreth shfrytëzimit të burimeve të brendshme, çështje besimesh të verbëra që më përpara shpresojnë në bujarinë e qiellit se sa besojnë në forcën e tokësorit, çështje mentalitetesh që më lehtë ushqehen nga lakmia e pronave se sa nga solidariteti ndërnjerëzor, së fundi çështje sistemi traditash që pret lumturinë si dhuratë, nga një qënie e plotfuqishme, qoftë ai babai, kryetari apo vetë Zoti..." 

 

Thjesht mentalitet anadollak, apo arab . 

Pjer, cilat jane 3-5 gjerat qe ne fakt na bejne te lumtur ne shqipot?

Disa Shqiptare jane shume te lumtur, aq sa te lumtur sa edhe kur vuajne jane te lumtur qe vuajn.. ndersa ka edhe disa te tjere qe nuk kane shprese, si p.sh. te jesh i lumtur qe perdhunusi yt shpirteror dhe fizik te te ndertoj rruge, kanale e stadiume sepse "ti po ndryshon" jo  vetem sot dhe dje, por edhe para 60 vjeteve...gjithmone "ndryshojme" dhe gjithmone jemi "te lumtur".

Por fatmiresisht jane pakice, keta lloj speciesh qe nuk jane vetem dukuri shqiptare. Ne fjalet e Mr Slade i pavdekshi Al Pacino: "But there is nothing like the sight of an amputated spirit. There is... no prosthetic for that"

http://www.youtube.com/watch?v=--IcPqrLDBA&feature=related

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).