Procedurat për dhënie me koncesion janë të errëta dhe të paqarta. Nuk ka asnjë kriter për kompanitë që do marrin për një shekull pasuritë e shqiptarëve.

Lajmi se qeveria shqiptare ka vendosur të japë me koncesion për 99 vite monumentet e kulturës në Shqipëri si kalatë dhe kështjellat, po qarkullon edhe nëpër mediat e huaja. Ndërkohë kryeministri këmbëngul se kjo është më e mira që mund të bëhet. Studiuesi Auron Tare thotë se ekziston një rrezik tjetër.

Duke folur për shqiptarja.com, Tare thotë se procedurat për dhënie me koncesion janë të errëta dhe të paqarta. Nuk ka asnjë kriter për kompanitë që do marrin për një shekull pasuritë e shqiptarëve. Dhe Tare sjell një shembull të rëndë nga dhënia me koncesion e Kalasë së Lëkursit: “Fjala vjen, a mundet një kompani malazeze të marrë me koncesion Kalanë e Shkodrës? Po një kompani greke a mund të marrë me koncesion Kalanë e Gjirokastrës? Për të ilustruar këtë pikë po citoj këtu pjesë nga broshura e një kompanie kroçieresh qipriote, që ndalon edhe në Sarandë dhe ju ofron pasagjerëve të saj një vizitë në Lëkurs. “Lëkursi është një manastir i fortifikuar, i ndërtuar në shekullin XVI. Emri vjen nga greqishtja e përkthehet një vend i ndriçuar”.

Kur e pyetëm kompaninë mbi tekstin e kësaj broshure, na u përgjigjën se ky tekst ju ishte dhënë nga pronarët e kalasë dhe agjencia turistike e familjes Angjeli, që organizon vizitat. Po Ministria jonë e Kulturës ku është? A ka Ministria jonë, që ka dhënë me koncesion këtë monument, një interpretim zyrtar për të,” thotë Tare.

29 Komente

Kujtova se ishte e vertete,por qenka thjesht nje hipoteze.Uroj te ngelet e tille!

Mire e thua,Nezha, e cmund te bejme tjeter pervec se te urojme ......ndoshta dhe te lutemi....
Ishallah nuk i bi njeriu nder mend me ja dhon grekeve !!

hipotezat jane gjithmone fillimi i veprimeve

kot nuk thone i mbyturi te mbyt

Lekura koqe koqe..

Hajde sufllaqe greke maje kalase

jo nuk eshte hipoteze. me nxjerrjen ne ankand te MOnumenteve te Kultures shume mire nje kompani greke mund ta marre me koncesion Kalane e Gjirokastres

Po pse o Auron ka ndonje ndryshim po ta marre me koncension nje shqiptar. Nje shqiptar si Genc Pollo psh !!!!!
do te bente ciceronin me mire se cdo da bente dhe vet Hiresia e Tij !

o Mrrok, meqe po folnim te ajo tema tjeter, a e ma mend nje skice te IK kur ky shkrunte ala, me titull Keshtjella Grax?

Le ta marre kushdo qe do e mbaje paster dhe nuk do ta shkaterroje.

Eh Gjirokastra, zemra e Greqise. smiley

Le ta marrin edhe per 999 vjet por le te vene kritere si gjithe bota per monumentet dhe keshtjellat qe marrin privatet.
Me tregonte nje englez prejardhjen e tij prej nje familje fisnike skoceze te shek 14, dhe keshtjellen qe ishte e te pareve te tij por administrohej prej nje kompaniae amerikane. Ajo me spnsorizimet, ndermjetesimet e saj arrinte te bente qe te luheshin filma dhe te perfitonte prej kompanive kinematografike. Kishte nje ekip prej 40 vetesh qe merrej me mirembajtjen, pastrimin, si dhe pyllin prej 50 ha. Ai arsyetonte qe ne se do te perdotrejh vetem per turizem ishte e destinuar te shkaterrohej, pasi nuk arriheshin fondet e mirembajtejes dhe fitimit neto. Ndryshe do te kthehej ne nje hotel ku perseri do te merrej nga pronare te ndryshem qe sigurisht do te benin nderhyrje.

lale po flasim per dy gjona krejt te kunderta....ne fund te fundit keshtjellla e atij anglezit ishte dhe mbetet prone private, a e kupton...PRONE PRIVATE, paçka se shteti do ta kete vene me siguri nen kujdestari.... dhe ky robi per te shtu fitimet e veta, dhe besoj edhe me ndihmen e shtetit e ka dhene me koncesion kete keshtjelle, amerikoneve, ashtu siç mund tua jepte arabeve, indianeve apo edhe somalezeve....por ama i ka vu dhe ca kushte...dhe ketu te kushtet sikur na prishet puna neve shqipove. Nese ata, si kerkuesi, po ashtu dhe zbatuesi jane koherent ne zbatimin e kushteve, ne e 10sim fare keto kushte biles "ca me mire" i zbatojme ne menyre krijuese...... SEPSE TEK NE NUK FUNKSIONOJNE INSTITUCIONET i dashur.....dhe prandaj i bejme punet shkel e shko.....sa behemi gazi i botes......ja per kete po te jap nje link qe ta lexosh dhe te shohesh punen prej qelbesirash te institucioneve tona, qe edhe me firme e vule per te mos e bere, prape se prape duan ta bejne........

http://www.shekulli.com.al/shekulli/2012/02/02/perqeshja-aktoreske-per-gjykaten-kushtetuese/

kur keta ja 10sin Gjykates Kushtetuese, pse e kane prob lem qe tja 10sin te gjitha institucioneve te tjera...??????

alidems, mire je ti? Po flitet per vite. Edhe per kohen qe do jete Rama jot, edhe kur te vije nipi i ndonje leshkoje tjeter demokrato-socialisto-patriot. Si do qe te jete pronari shtet apo privat, trashegimia kulturore apo edhe arkitekturale quhen prone kombetare. Edhe ai pronari nuk do nderhynte dot pa lejen e shtetit. Kjo sa per pronar privat dhe shteteror.
Persa i perket kontratave nese ato kopsiten mire, jepen me kohe te caktuar, kane penalizacione ne permbajtje, etj, do te jene me mire se keto trashegimi te perfundonin ne shurrtore apo edhe tu merreshin guret per shtepira.
Sa per shembull, kalaja e Tepelenes, e atyre patrioteve te medhenj, po shembet dhe plehrat ne portik kuterbojne deri ne Memaliaj. Kryetari socialist apo demokrat, nuk ka rendesi, as drejtoret e shkollave nuk organizon dot qe nje te diele femijet te mbledhijn plehrat. Kur kalon andej i fut edhe nje permjerje, se i ka filluar prostati. Kalaja e PortoPalermos deri pak kohesh kuterbonte edhe Himaren. Ajo e Lezhes duroi 400 vjet e tani filluan ti mungojne guret e rrethimit. Rrugen ta tregon vetem cjapi me kembore, se makine nuk behet fjale. Kishave te Voskopojes po u mbarohen afresket, e gjen ne tregun athineas ose selanikas me 50 euro. Pallati i Zogut po ecen poshte nga kodra e Durresit.
Kontratat e qerase nuk jane si kontratat koncesionare. Ato mund te prishen ndersa fitimi eshte tek qeraja qe vilet nder kohe, me qeveri te ndryshme, me gjyqesor te ndryshem, me administrator te ndryshem.

Ore per cfare kushtesh po flisni ju? Po po i vuni qeveria kushte dmth qeveritari nuk ka per te fut gjo ne xhep te vet. Keta e dine se i ka ardhur fundi dhe po mundohen me e rjep ket vend sa me shume.  

ej , po greket, do tu japin me koncesion akropolin dhe monumentet e tyre gjermaneve.. dhe do marrin keto tonat.smiley

Koncesioni edhe mund te lejohet (jo ne te gjitha objektet kulturore), por me kritere rigoroze. Firmat greke, malazeze, serbe, maqedonse, do ishte mire te shmangeshin nga koncesioni, per fet faktin se mund te shtremberojne historine. Ka plot firma amerikane, gjermane, angleze, franceze, skandinave, balltike. 

Shum e drejte. Instituti M Kultures mund te kishte te drejte te prishte(propozonte per rishikim) cdo kontrate administrimi, qeraje, mund te supervizonte rikonstruksionin, mirembajtjen, etj.
Kur alidemsi i fryn politikes ndersa dhashe shembullin e nje keshtjelle ne Skoci qe ka 486 bashkepronare te cilet e presin bileten si gjithe te tjeret per tua treguar femijve te tyre rrethinat, brendesine e historine e keshtjelles, nenekuptova qe vetem emri eshte pronesi, ndersa vlera materiale, historike eshte shtetesi. Perfitimi eshte pjeserisht koncesionar-qeramarres privat.

Une kam lindur e jam rritur ne Gjirokaster. E kam pare dhe shkelqimin e kalase (ne festivalet folklorike kur rindertohej) edhe shkaterrimin e saj (pas 89). Per mua s'ka rrendesi fare kush e mer me koncesion, mjafton qe ai qe e mer te bej dicka per te.

Mbase e kam gabim po ju qe i kunderviheni, nuk e keni pare ndonjehere gjendjen aktuale te kalase. Kalaja eshte ndertuar mbi shkemb, e rrethuar nga balte. Balta qe te qendroje kerkon peme, rrenjet e te cilave ndalojne rreshkitjes, pasi kalaje eshte ne koder. Deri ne 89, gjithe kalaja ishte rrethuar me peme. Gjendja e mureve rrethuese ishte shume e mire. Me prerjen e pemeve pas 90, normalisht balta fillio te rreshkase e ti nxjerri qarte themelet e kalase. Me degradimin natyror te themeleve kane ardhur çarjet e mureve. Gjendja e mureve qe perballen me pazarin kane carje jo vetem te murret rrethues po edhe tek te treja kullat qe i kane muret shume here me te trasha. Nuk po flas fare per pjesen e pasme qe ka vite qe eshte neglizhuar komplet. Aty ka jo vetem krisje po dhe humbje te murreve rrethues.

Pa folur pastaj per degradimin e cisternave te brendshme, kishes, humbjen e gjithe relikeve te luftes kunder turqve (qe kane kohe qe i jane shitur Grekut) perdorjen e kalase ose si bordello ose si Banje publike, shfrytezimin e ambjenteve te kalese per klube, per fitim privat etj etj.

Nje kala e asaj mase diku tjeter do ishte rindertuar, do ishin vene manekine te veshur per kohen per te pershkruar dhomen. Cisternat e ujit do ishin pastruar e emblemuar, hangari i kuajve do kishte 2 kuaj plastike e etiketohej ca qe, sahati do rindertohej do i vendosej koha e ndertimit e do ishte funksionues, pjesa qe ishte kthyer ne burg nga Enveri do ishte pastruar e kthyer ne muze, muzeu i luftrave nuk do kishte vetem nje mitraloz. Potenciali eshte shume i madh e mua nuk me ben pershtypje kush e nxjer ne pah.

kalaja ka shume histori e shume vepra monumentale brenda qe po shkaterrohen cdo dite. Pa nderhyrje urgjente ne themelet dhe zonen qe e rrethon, ka mundesi qe brenda 10 vjeteve mos kete fare kala. Asnje raport teknik te gjendjes arkitekturore te saj nuk eshte bere. Nese veret ju vjen keq per kalane, nuk do shqetesoheni kaq shume se kush e ka ne zoterim. Se te shqetesohesh per zoterimin eshte ne plan dytesor, kur vete egzistenca e saj ne te ardhmen eshte ne dyshim.

Ta mari kush te doje vec ti dali per zot.

2 here pa dashje

Pse mos e morin qirjet (as in zoterinjt jo e shame smiley.) kalane, "kalin " kan kohe qe e kon fut mren.....

Ne nje shtet si ky i yni, ku asnje institucion nuk funksionon realisht, tere justifikimet mbi nje mirembajtje me cilesore me dhenien ne konçesion, nuk eshte gje tjeter vetem se nje forme per perfitime personale te individeve te veçante.

Leja per Lezhen eshte dhene prej disa vitesh, dhe per te mos patur shume kundershtime, menduan ta bejne ligj per tere vendin. ne kete forme nuk kuptohet se synimi kryesor eshte pikerisht lezha. e me kete rast, nje ligj e disa pune : japim edhe ndonje kala tjeter e bejme ndonje lek me shume.

Por do te perfundojne keto konçensione si fshatrat turistike ne bregdet, qe u dhane me konçesion dhe perfunduan prona private...

Ne emer te fqinjesise se mire dhe si kompensim per deshtimin e regjistrimit te shqiptareve si greke, i takon grekut ta marre kalane e Gjirokastres.

Do dalin mbishkrime greke ne mes te blloqeve te mureve, do dale Argjiroja 'greke' e murosur ne version Rozafe, si dhe ne ndonje cep do gjenden kockat e qenit te ngordhur qe kerkonte Tarja (jo auroni) dhe do quhen si eshtrat e nje heroi grek, keshtu qe do behet edhe Permendorja e rastit.

Po t'u kerkoje ndokush llogari per falsifikimet, do thone se e kane bere per t'i shtuar vleren turistike, nderkaq gjithe turisteve e neper guida turistike do dale se Gjirokastra eshte qytet i paster grek me histori te gdhendur tek vete Kalaja.

Kot qajme kur qeveria e ka vendosur çdo beje, jemi ne qe s'kemi me nje vizion te se perbashketes, prandaj edhe kujtohemi ne kohen e shurres, qe paskemi edhe ca pasuri kombetare qe s'quhen Berishe e Rame.

Ehhhhhh....sa turp pèr atè vend,qè nuk qenka i zoti tè mirmbajè historinè e vetè..pèr çfarè po flitet kètu?pèrralla me mbret... po ai vend nuk ka mè shumè se 10 kala apo kèshtjella qè meritojnè atè emèr..sikur studentèt apo nxènèsit e shkollave tè shkojnè 1 herè nè javè pèr ti pastruar i ndryshojnè pamjen..

+10

Gomarrllek ma t'madh nuk kisha ni najhere per at Zot, domethane me na shkatrru ene at histori qe na ka mete, ky ashte kulmi i kulmeve..

Graket  kane marre pa koncesion fare,  tere  Shqiperine,   ketu  na vjen ne pyetje  Klaja e Argjirose...

Pyetje, jo  shaka.........!

duhet te shtosh se nga ana tjeter rreth 1 milion shqipetar te emigruar ne greqi kane perfituar shume benefite sociale qe ne vendin e tyre nuk i mernin dot, pra kane rritur cilesine e tyre te jeteses.

 E vertete, por...me djerse balli ama !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).