Vërtet është i nevojshëm gjithë ky proçes pas-universitar, pas-përgatitor kur në të vërtetë punën askush nuk ta garanton?

Tashmë prej kohësh në Shqipëri është vendosur sistemi  universitar  “3 + 2”, të cilin e kemi marrë nga sistemi universitar italian. Që kur ky sistem ka hyrë në fuqi, diplloma e 3 vjeçarit nuk mjafton për të gjetur një punë konkrete. Por po ashtu, nuk është i mjaftueshëm as 5 vjeçari. Nevojiten tashmë përherë e më shumë specializime dhe mastera që shkojnë nga 6 muaj deri në 2 vjet. Studenti është gati “i detyruar” ti drejtohet specializimeve dhe masterave si kushte të domosdoshme për të gjetur punë dhe për të bërë karrierë. Ky proçes “për të ecur përpara” është bërë tashmë prej kohësh “moda” e vërtetë pas-universitare, e shoqëruar me një konfuzion të vërtetë mbi studentët. Shtrohet çështja: vërtet është i nevojshëm gjithë ky proçes pas-universitar, pas-përgatitor kur në të vërtetë punën askush nuk ta garanton?

Disa javë më parë dy studentë m’u drejtuan sinqerisht për t’i orientuar drejt një specializimi ad hoc, që tu lehtësonte atyre gjetjen e punës. Përgjigja që u dhashë studentëve ishte shtysë për këtë artikull, i cili mbështetet gjithashtu edhe në seminarin kërkimor “Statistikat mbi temën – Diplloma dhe Puna” që u mbajt pak kohë më parë në Urbino të Italisë, në të cilin pata rastin të isha e ftuar. Seminari analizoi pikërisht këto ndryshime në vitet e fundit tek struktura universitare dhe pas universitare në Itali.

Arsyetojmë duke u nisur nga një pyetje ndoshta banale. Ja vlen të dipllomohesh?Potë shikojmë statistikat që u treguan në seminarin në fjalë dyshimet janë të shumta dhe përgjigjja nuk është aspak e lehtë: numri i të papunëve me dipllomë të lartë në Itali është rritur ndjeshëm, besimi tek të dipllomuarit, për të gjetur një vënd pune është i zymtë dhe pa perspektivë. Mbi të gjitha ndërmarrjet e vogla apo të mëdha, institucionet etj nuk tregojnë interes të veçantë në drejtim të masterave, madje gjatë intervistave për punë specializimi apo masteri shpesh herë përcillet me indiferencë (si ta kesh apo mos ta kesh për mua pronarin e punës, vlen praktika).

Lind pyetja: Përse? Konkluzioni që nxjerrin statistikat kërkimore 2008-2011 lidhet ngushtë me faktin që numri i masterave për Universitete ka arritur nivele rekord (krahasuar me 10 vjet më parë). Reforma “3 + 2” ka nxitur konkurencën midis Universiteteve për të bërë sa më tepër Mastera; nga ana e tyre studentët duke mos patur alternativa studjojnë “pa mbarim” edhe pse idetë e tyre janë të paqarta dhe akoma më tepër, siç tregojnë statistikat, studentët nuk janë absolutisht të bindur nëse masteri që po kryejnë do ti shërbejë me të vërtetë apo jo më vonë. Ky aspekt është akoma më i konsoliduar kur dëgjon edhe përgjigjet e institucioneve apo ndërmarjeve, të cilat janë në vështirësi t’i ingranojnë këta studentë “super të dipllomuar” me punën reale. Çdo punëdhënës niset sigurisht nga diplloma si informacion garancie, por kur personi vihet në provë për të dëshmuar në praktikë teorinë e mësuar, problemi në vend që të kthjellohet, komplikohet më tepër. E thënë shkurt: vërtet studenti mbaron Universitetin, kryen mastera dhe specializime për të qenë në rregull me “kartat”, por në praktikë kur shkon të kërkojë punë nuk i përgjigjet me aftësi nevojave të tregut të punës.

Sot gjithashtu gjithmonë e më tepër një student që mund të ketë prirje për historian, studion arkitekturën, një tjetër që mund të ketë prirje për inxhinjer studion për ekonomik, sepse mendohet gjithmonë dhe vetëm për paratë dhe jo për prirjet. Në mënyrë kategorike përjashtoj nga ky artikull konceptin e dipllomës me mik dhe të punës me mik. Këtë argument nuk e konsideroj të ndershëm, ndaj nuk mundem ta trajtoj, jo për moral, por për drejtësi dhe meritë, e cila duhet të jetë e domosdoshme për të gjithë. Sigurisht ka ardhur momenti i një reforme universitare jo vetëm për tu dipllomuar, por për të patur vërtet mundësi për t’u ndeshur me botën e punës dhe me aftësitë. Do ecë përpara kush është i aftë dhe jo kush ka më tepër mastera.

Problem tjetër është edhe ai i kredive bankare, të cilat propozohen herë pas here nga kryeministri ynë si nxitje për të kryer universitetin.Potë informohemi më gjatë, në ditët e sotme, sistemi amerikan i kredive për shkollë është dhe quhet i papranueshëm nga vetë studentët. Në fakt studentët (të indinjuarit por jo vetëm ata) kanë mbaruar universitetin dhe shumica meqë nuk gjenë një vend punë në sektorin që ka investuar kohë, para dhe sakrifica punon si kamarier, barist apo postier për të larë kreditë për universitetin. Nëse të mungon faktori rritje ekonomike, zhvillimi industrial dhe institucional (kriza ka vështirsuar çdo sektor) nuk mund të pretendosh të marrësh kredi, të cilat në fund të fundit janë borxhe dhe duhen paguar, ndaj kujdes me propozimet si parrulla kur nuk ka garanci.

Pa tjetër Universiteti duhet me doemos, por jo si koncept “hajt ta kem” apo “me shkollë të lartë, por sa me kaluar klasën ”. Jo nuk vlen kështu Universiteti. Përgjegjësia individuale nuk ka të bëjë nëse ke studiuar jashtë apo brënda vendit, por ka të bëjë sa i Zoti je për atë që ke mbaruar, sa i ke merituar notat dhe sa ke sakrifikuar për të arritur qëllimin final duke demostruar aftësi. Ndaj studioni dhe specializohuni, por kjo nuk është gjithçka; mos nënvlesoni kurrë pasionet që duhet t’i kultivoni; kështu e kanë nisur të gjithë, propozoni, kërkoni, punoni me intelektin, reflektoni!

18 Komente

Përgjegjësia individuale nuk ka të bëjë nëse ke studiuar jashtë apo brënda vendit, por ka të bëjë sa i Zoti je për atë që ke mbaruar, sa i ke merituar notat dhe sa ke sakrifikuar për të arritur qëllimin final duke demostruar aftësi. Ndaj studioni dhe specializohuni, por kjo nuk është gjithçka; mos nënvlesoni kurrë pasionet që duhet t’i kultivoni; kështu e kanë nisur të gjithë, propozoni, kërkoni, punoni me intelektin, reflektoni!

... tha ne fund duke kthyer filxhanin e kafese permbys. "Paskam nje rruge per jashte shtetit!"

 

hehehe - momentin qe Nota fitohet me mundim, do e shofesh vete qe nuk ka me njeri qe ben master kot.

smiley Vitrina style :

momentin qe Nota fitohet me MUNDIM, do e shofesh Vete qe nuk ka me Njeri qe ben Master KOT.

s'besoj se eshte keshtu. masteri merret ashtu sic qepej fustani dikur, me mundimet perkatese, per xhiron perkatese. njerezit lexojne e lexojne dhe s'shkruajne me as letra pervec jashteqitjeve kriptike neper nderfaqe elektronike.

per me teper lexo artikullin e zhizhekut me te majte, se qenka i bukur.

pse kisha menduar une se ju nuk e donit zhizhine! smiley

jam e hapur ndaj zhizhekut kur ai eshte i hapur ndaj meje, dmth kur nuk ben balet. edhe per artikullin ne fjale kam ndonje pikepyetje e kundershti por ia them vetes, sepse nuk gjej ketu vend per debat. megjithate ta rekomandoj dhe meqe po e flasim disi me gjate, shtoj se perkthimi ishte i mire (falenderoj ne eter perkthyesin).

po ti si ndjehesh emocionalisht karshi tij?

a posteriori?

Emocionalisht? Me rreh zemra fort dhe me pelqen qe me mban me humor sa here takohemi, saqe per çudi levizjet e tij, terheqja e bluzes e fshirja e hundes, te cilat i shoh edhe kur e lexoj, nuk me shqetesojne.

E solla kete shkrim per te pare dhe matur nivelin e Arsimit te larte ketu tek ne dhe raportin treg pune - te diplomuar. Shpesh here shikoj apo degjoj ketu per studente qe kane mbaruar me rezulltate shume te mira, si brenda ashtu dhe jashte, te cilet nuk gjejne pune, te pakten ne administraten shteterore, pasi per ne sektorin privat, perveçse ne sistemin bankar, apo dhe ne adminiatratat e telefonive, vveshtire se mund te gjesh ndonje vend pune per te tille diplomante. Pra njerezit tane bejne shkolla te mira,marrin nepermjet sakrificave te panumerta, njohuri te rendesishme shkencore ne per shkollat e larta dhe ato dije nnuk i vene dot ne shfrytezim ketu brenda vendit.

PSE ?????

E kam thene edhe here te tjera, ketu tek ne mungon, e theksoj MUNGON SISTEMI HIERARKIK I VLERAVE. Ketu tek ne drejtor i nje ofiçine mekanike, behet nje agronom, shef i tatim taksave behet nje muzikant, dhe me e bukura eshte qe nje pjese e ketyre drejtuesve, e kane bere shkollen e mesme pas asaj te larte...... E çar te them mo o motrani, o vellezerni......

pikerisht ajo qe eshte aty eshte "sistem hierarkik i vlerave". vetem se hierarkia eshte pak skic...

E ke thene mjaft qarte e bukur. Sistemi hierarkik i vlerave eshte pothuajse inekzistent. Ka gjasa te vazhdoje te jete i tille per disa kohe pasi mungon kultura institucionale (sa i perket sektorit shteteror) por dhe faktore te tjere te klientelizmit partiak. Megjithate, une besoj se nese vullneti ekziston (te pakten ai politik) ka shume mundesi qe gradualisht nder vite situata te normalizohet disi.

pff varet. Diploma 3 vjecare deri tani eshte deshtim.

Kjo kohe, do mbahet mend edhe si koha e mastermanis smiley mastermania

ksaj i thon, osht lire masteri ne tiron, po te ha sekseri i venit te punes ahaha

Nuk u duhen njerzve, po u duhen Henri Cili-rave me shoke, me bo pare.

Kush po e ru ne shqiperi per te ardhmen, kush te xhvate sa me shume per momentin.

Jo, matanë diellit nuk hyjnë në punë diplomat e këtej diellit... pak koherencë ju lutem, jemi në v. 2012! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).