Krejt rastësisht, ndërsa po pastroja disa sirtare dhe po nxirrja për të hedhur sende që nuk paguajnë qera, por që zënë sipërfaqe banimi në shtëpi, me ranë në dorë ca negativa të vjetër bardhë e zi.

 

Perpara se te filloj te tingelloje shume si "Ishulli i thesarit" po iu them se kur i vura ne skaner keto negative, pashe se ishin ca fotografi qe as e mbaja mend qe i kisha bere, nga dita kur u rrezua busti i Enverit. Dalengadale fillova te lidh ngjarjet, kujtova aparatin plastik te kuq qe e kisha blere ne Itali nja 45.000 lira asokohe dhe eksitimin e paperseritshem te atyre diteve. Fotografite nuk jane ne cilesine e National Geographic por sidoqofte jane cilesi me e mire se ato te Robert Capa-s nga zbarkimi i aleateve. :P

E kuptoj qe per ata qe nuk e kane jetuar ate dite ne Tirane, keto fotografi nuk thone mbase asgje, por per ato qe vinin verdalle me copa bordure betoni ne njeren dore dhe aparatin ne doren tjeter si puna ime, dhe qe paten shansin te bejne edhe nje "free ride" hipur mbi hunden e Enver Hoxhes qe e terhiqnin zvarre per tek studentat, mund ta permbledh shkurt: WHAT A DAY!!!

 

219 Komente

B R A V O ! ! !

JO! (<- Theksi tek JO-ja), po 20 vjet duhet te prisje mor daj qe te na i tregoje keto?! smiley

Olso, te betohem qe i kam pare per here te pare para nje jave!

Thjesht, faleminderit! smiley Me duket sikur jam aty.

Rrofsh PF!

Te te boj nje pytje se ndoshta ti e shef me mire, ose edhe mund ta mash men. Pse me duket sikur ky cuni i gjate me bluze me viza horizontale te foto 021 (e 20-a ne rradhe), o Ervin Hatibi.

Faleminderit!

hallall PF

edhe kësisoj grije ka ngel ne mendjen time ajo dite.

Fmi kam qene, por maj men

Baseta ene floku modh + Syze Pike loti....HALLALL!!

Cool. Dhe per ne/ata qe s'kemi qene aty, ato dite ishin vertet te vecanta, momente per te cilat edhe pse cdo gje eshte e turbullt, po dhe pavaresisht nga mosha jo aq e pjekur, je i sigurt qe keto jane momente historike, qe trajektorja e historise eshte duke bere nje kthese te forte, like a roller-coaster. smiley

Shpresoj te kete diku me shume arkiva video dhe te dalin ne drite, duke supozuar qe partia s'i ka egzekutuar te gjitha dhe mund te jene gjekundi ne ndonje senduk.

Thuj ca te dush!!! Ne mes te revolucionit, ne mes te anarkise... shatervanet PUNONIN!

Po ky loqja, qe erdhi ne krye te vendit fale ketij revolucionit qe ke ilustru me siper, qe prishi 1 milion Euro investim tek Zogu Zi per te ndertuar nje rreth-rrotullim medioker, qe as nuk shqetesohet per t'i vene ne pune ato shatervanet e leshit... tek SHESHI RILINDJA?!

PS: Jane detajet qe bejne diferencen (aka "ndryshimin&quotsmiley.

hë mër ne ti, sa vë re smiley

tashti na duhet ujti me la mercedesët smiley

Lavazho. smiley

 

Besoj te gjithe biem dakort se nga fotot dalin fare qarte makinat e djegura, dhe dhuna ne rruge.

Bravo, Bravo, Bravo gjith atyre policeve te diktatures qe armet i kishin ne xhep dhe i mbajten ne xhep.

Jo si kta demokratet e e vitit 2011 qe bejne qitje me njerez te pafajshem!   

 

Policat e diktatures nuk ishin mercenar dhe aq me teper katnar. Sot keta te gardes i ke ene mercenare ene maloke. Keta jane me te rezikshem se kamikazet se vrasin po vete nuk vriten.

Bravo, Bravo, Bravo gjith atyre policeve te diktatures qe armet i kishin ne xhep dhe i mbajten ne xhep.

Po pikerisht o, se kjo ishte dhe qellimi i fotove jam i sigurt. Po sidomos dhe kauzat dhe momentet historike ishin te njejta; permbysja e diktatures me te tmerrshme komuniste ne bote = perpjekjen per te sjelle Ramen ne pushtet pasi humbi zgjedhjet ndaj politikanit me te polemizuar ne Shqiperi, pas Gerdecrave e gjithefare skandalesh.

Keta ish-prokuroret komuniste te pakten jane te pakompleksuar ne nocionet e tyre, ndersa juve jeni bere me hije, s'ju le shekulli 21 te shijoni rrehat dumbabaizimin enverist, duhet ti bini gjithmone unazes, duke bere sherbim per temat qe dalen per komunizmin, qe ti gjuani me llastiqet e analogjive te nje femije te klases se 5-te, po ama po te kohes te monizmit.

O Xhibo po pse ha mut kot mer burr??? 

Eshte e qarte si kristal dhuna (te cilen e mbeshtes) ate dite dhe bravo, bravo, bravo qe nuk pati viktima. 

Perpelitu si rruspie sa te dush, 21 Janari ka hyre ne historine shqiptare si krim shteteror. 

Nuk e ha kot ai jo, biles e ha ene me orar; tre here ne dite, por gjithmone para buke.

hahaha o xhibi smiley Si tha Eric Cantona?

"When the seagulls follow the trawler, it's because they think sardines will be thrown into the sea. Thank you very much."

Tani e tutje duhet te hidhet parrulla ketu tek peshku "Hapni sirtaret" smiley

PF, foto 3 dhe 4: i mban mend si e qysh ka qen? Mos ka qen Neritani around there? (Ceka)

Po ka qene Neritani qe e ndaloi turmen se donin ti hidheshin Bllokut. E maj men se e kam pasur vetem pak metra larg kur doli siper turmes me megafon. Kam idene qe eshte e njejta dite, apo jo. Kane kaluar edhe shume kohe dhe jane zip gjerat ne kujtese.

OK... Besoj qe nuk gabohem (sa kohe ka kalu mer!!!); ti ke fotografu pas turmen qe kishte marre rrugen per nga sheshi. Fiks ne ket cast kam qene ne krahun tjeter, rreth nja 70-100 metra nga balli i turmes qe po afrohej. Isha fiks ne mes te rruges dhe balli u dukte mire - neritani ka qen kokbardh qe atehere dhe bertiste me megafon... Aty kom pa per here te pare c'do me thon zemerim turme. Pata nja 5 sekonda paniku, thjesht duke pa ballin qe po afrohej, jo per tjeter gjo.

Kam idene qe eshte e njejta dite, apo jo.

Nese behet fjale per diten qe turma ndaloi tek ura e Lanes perballe tankeve, atehere ka qene te nesermen e hedhjes se bustit. Ka qene kohe bizarre. Njerez qe donin te rrezonin sistemin dhe kerkonin te mesynin Bllokun per te mbrojtur Ramiz Aline, dhe Neritan Ceka qe na garantonte me megafon, qe Ramiz Alia eshte gjalle e shendosh e mire.

Ajo dite ka qene Dita e Neritan Cekes. Asnjehere nuk do ta marrim vesh qysh, por mund ta marr me mend se sa veta kane shpetuar gjalle ate dite, vetem prej iniciatives se Neritan Cekes. Kishte nje tensionim te madh ne ajer, nuhasje era barot e vdekje. Njerezit kujtonin se ne Bllok ishte bere puc ushtarak, kurse ushtaret e Gardes kujtonin qe njerezit donin te hynin e te digjnin Bllokun. Jam 100% i sigurte qe po qe se Neritan Ceka do te kishte deshtuar me uljen e gjakrave dhe turma do te kishte vazhduar drejt Bllokut, sot do te kishim edhe 28 000 deshmoret e demokracise, por ndoshta edhe une nuk do te isha tani duke shkruar ketu.

 

PF, keto foto jane historike. Duhet te jesh shume krenar, jo vetem qe ishe atje, por edhe qe ke ndalur ne celuloid nje ngjarje te tille historike per Shqiperine.

agree.

Turma u kthy nga ura madhe dhe deshen me iu turr e muzeumit kombetar (e kishin me pavionin e EH dhe mozaikun) prape Neritani ia doli ti kthente. U mblodhen pastaj para pallatit kultures dhe fillun tu brohorit per njonin qe po shkateronte germat e "lavdi PPSH" te taraca e pallatit te kultures.

Mu nga ajo dite me ka ngele ne mendje nji nga ato ustallaret qe boshin kepuce me porosi te trikotazhi. Kishte lone punen dhe kishte ardhe te ura me perpajse meshini gjith mastic dhe ne dore mbate nji nga ato thikat qe presin shollen. Ca personazhi.... po qesh me vete tani qe e kujtoj.

Fucking cocktail. Pure art:

Meqe dole ke xhamija/sahati, kape pak kete foton qe e kam bo ne kohe te Demokracise. E kam titulluar "Tranzicion ne Tirane". (Kapi pak oret ne faqet e ndryshme te kulles smiley )

Ore, po qenke goxha fotograf ti. smiley

Oret e ndryshme ne faqet e ndryshme te kulles, na kane shoqeruar per shume kohe. Te pakten 10 vjecarin e pare (90-2000).

Si njeri qe jetoj me detaje, imagjino sa kam vujt une per kete! smiley Seriozisht! smiley

Me vjen keq! smiley

Fucking coktail - 2! Pervert art!

Vendosja e dy fotove te fundit qe ke vene njera pas tjetres ( e qe ti i quan me shakà 'pervert art&#39smiley, ne kinema quhet "champ-contrechamp". E qe ka shume funskione. Më i afruari, ne rastin ne fjale, eshte efekti pasqyre qe kane ato dy foto.

Olso, na u ngjirte zoni duke bertit te studentat, kushdo qe te fliste. ka qene nje blendi gonxhe qe u bo si hero popullor ato pak dite. dilte gjithkush edhe fliste. ka pas fol edhe sala - kishin pardesy te hapta kta. edhe per salen kam bertit - vetem qe te them me sinqeritetin me te modh qe nuk e kam dash kurre. Kishin nje gje te shkerdhyer keta te demokratikes, qe nuk e shpjegoja dot, dhe vetem urrejtja per sistemin e vjeter te bonte ti bashkoheshe kujtdo. vetem ai sistem te ikte se na u bo jo vetem i padurueshem, por edhe fatalitet.

nuk i kom asnji zili brezit permas. i ra te rritej ne landfill edhe me te keq - dahat me te keq - se sa ai i imi.

Nuk eshte faji juaj emigrant. Ju thjesht bete ate qe duhet te benit. Ate dite.

Nganjehere faji eshte thjesht i fatit.

Nganjehere fati eshte shume mizor.

Jo jo, ca do bonim ne xhanem, kartat (gjithmone!) luhen tjeterkund. Ore ti mbase nuk e di: problemi ato kohe (muaj, para ksaj) ishte kush te ikte nje sahat e ma pare qe anej. ishte nje atmosfere qe s'ka film e regji italiane ta sjelli fiks. Nuk do harroj kurre nje here, ka qene tip vjeshte, se vape ala, e 1990-es, ne dilshim ne xhiro ato kohe, edhe pata nji moment si te marrme mendsh, me erdhi xhiro verdalle si fuga e vdekjes, sepse te betohem (ket e boj se situata eshte unike dhe robt kane tendencen me rrejt per ksi gjonash, mbase edhe pa dashje), pra te betohem qe gjithkush rreth e rrotull meje kishte vetem nje muhabet nje goje: garanci dhe vize. Tani kto dy terma jon bo fosile, por ne ate kohe qe thu ti, per te marre nje vize vizitori ne perendim (dhe perendimi fillonte ne rumani!) duhej te paraqisje nje "garanci" ne ambasade. Mbase qe edhe naj moment shkarje truni e? nuk e mohoj, por mu bo qe te gjithe rrotull - xhiroja plot si mize lisi - flisnin vetem per garanci dhe vize. Rob me blloqe ne dur ku kishin dhjetra mos qindra adresa e numra telefonash te perendimit ku kishin nje te njoft a nje shok a nje mik te mikut te mikut qe mund t'i priste... vetem te me shkeli koma anej, se masanej e di vete si caj, ishte muhabeti.

Ja kto na bo PF-ja... me erdhen te gjitha si tespije...

Emigrant, te falenderoj shume per keto deshmi sepse jane "pa cmim". Sinqerisht.

Po normal qe ishit te deshiruar per pak "te jashtme" e "te jashtem". Amon mo, ai regjim na shkaterroi me kompleksin e te jashtemve. Zot i modh! Kam vellain, brezin tat edhe i njof mire gjonat.

Ajo qe une du te kuptoj eshte: ju kishit thjesht nje deshire per te ik prej ketej, per te pa me se fundi boten, per ta njof, per ta kuptu, per ta eksploru, sundu... etj... apo kishit edhe ndonje fare shprese qe mund te benit ndonje gje ne kete vend.

Dmth... 1) Ika, pashe, u ktheva, le te ndertojme ndonje gje te bukur ketu, apo 2) Ika, e mos te te shoh me syte mor vend shkerdhatash?!

Nuk du te paragjykoj njeri po fakti qe Emigranti shkrun me flamur me yje dhe me rrypa te kuq dhe bardh deshmon per opsionin e 2te.

Ja te them edhe ket para se me ik: ka ekzistu i gjithe arsenali i qendrimeve. njerezit ishin te ngjashem persa i perket deshires per te pare c'ishte jashte sepse iu ishte ndalu. Besoj se nje shumice derrmuese (them te 90% por mbase edhe me shume) do donin patjeter te dilnin nje here jashte, ta shikonin. Keta ishin te gjithe kshu, pa dallim moshe e cfaredo perkatesie tjeter. E kuptueshme, apo jo?

Kam nje bindje qe nje shumice e njerzve qe arrinin me dal - flas ketu per at fillim kur gjerat nuk ishin qartsu, dhe ketu fus edhe veten time - kane dale me qellimin te bejme ndonje gje "andej" dhe te kthehemi prape. Them qe kjo eshte shumica, keshtu ka menduar nje pjese e madhe kur doli. Nuk ka si vendi jot Ols, dhe kte ta thote dikush qe nuk i ka dale keq e dalmja knej. Mirepo kur del, ndodhin paralel dy processe: edhe integrohesh me jeten e vendit ku shkon, edhe Shqiperia ta fut me grushta hundeve, jo nje here e dy, por si rregull dhe pa munguar asnjehere ta beje kete. Te dyja keto processe cojne ne ate qe robi fillon e mbledh mendjen dhe e shef te ardhmen e vet "knej" dhe jo andej. Aq shume te can trapin Shqipria me te pabera, saqe habitesh kur degjon ndonje gje te hajrit qe andej dhe gjithashtu habitesh e thua po si e dua ate dreq vend akoma, si ka mundesi, ca dreq rrenje qenka kjo (dhe veten e gjen ne peshk duke fol shqip gjithe diten).

Natyrisht, kishte edhe nga ata qe Shqiperine e kishin zet qe kur ishin brenda, sa vune kemben ne anijet qe te conin "anej" grisen pashaportat shqiptare duke bertit urraaa si Bepini te Dueli i heshtur, kishte edhe tipa qe arratiseshi dhe sa dilnin matane thoshin me boni transfuzion gjaku qe te cshqiptarizohem megjithsej.

Popull Ols, ka nga te gjitha brenda.

Vete, pa pas turp, them qe kam qare kur kam ikur nga Shqiperia. Kam dale nga Hani i Hotit me nje Zuk qe me coi deri te trau i kufirit, dhe nga fushkruja deri afer shkodres kam qen i ngasherym edhe une, edhe shoferi, nje Xhafe Xhafe, nga Preza e Tirones, qe kishim muhabet, kjo puna e te qames eshte ngjitese.

"Shoferi i ZUK-ut quhej Xhafë. Pas çdo grope që trondiste gjithë ZUK-un, ai kishte zakon të thoshte “eh në piçkë të mizës….”!

smiley

smiley

Naten, naten smiley

 

Ca t'i komentosh kesaj?!

Kjo thjesht duhet printu ne nje banner gjigand, edhe te varet tek fasada e Pallatit te Kultures. smiley

Faleminderit. Naten.

Ishte tejet emocionues ky pershkrim .... smiley

"Kudo ku shkoj, Shqipëria më lëndon"

"Provo të futësh gjithë Shqipërinë në zemër, do pësosh infrakt"

"Shqipëria është dashnore mizore, i vret ata që e duan" 

"... se zoti vetë e tha me gojë, që kombe shuhen përmbi dhe, por Shqipëria do të rrojë - mos u dekurajoni, të përpiqemi dhe pak..."

Shprehjet më lart, të parafrazuara nga "Fatkeqësia".

 

edhe per salen kam bertit - vetem qe te them me sinqeritetin me te modh qe nuk e kam dash kurre. Kishin nje gje te shkerdhyer keta te demokratikes, qe nuk e shpjegoja dot, dhe vetem urrejtja per sistemin e vjeter te bonte ti bashkoheshe kujtdo. vetem ai sistem te ikte se na u bo jo vetem i padurueshem, por edhe fatalitet.

Respekt plako. Same here. Dukeshin qe nuk ishin dora jone. Rrishim prej turmes dhe eksitimit, pa ato te tribunes ishin merre me long. Pervec noi Neritani e Gramozi qe kishim rrespekt.

keto foto nuk jane ne shkurt por ne vere te 91-shit ne mos gabohem.

i maj men mire ato dite,sidomos ate mitralozin qe shtinte nga kati i fundit i asaj godines mrapa min se mrenchme qe kishte berber poshte.

cudi si nuk u vra njeri ate dite. vec po te ishte me pluma manover

Jo mer mrroklle. Shif golfet e leshit! smiley

respekt te modh plako!

Me siguri e kam gabim. por mu si behar mu duk.

Nejse i zoti i punes e din. smiley

Edhe i here respekt. flm shume per keto foto!

 

S'di, une ika ne prill masanej... po qe ne vere nuk kam qen atje dmth.

Kjo puna e turmes qe u nis per te blloku ka qen si urban myth. Kjo eshte foto e pare qe kam pare qe e verteton nje gje te tille. 

Ron, dje kemi  punu prej mengjezi e gjer ne ora dhjete per ate projketin me ...italianet.Zuri te eci....shpresoj.Mbetem dakort me oferten e fabrikes.

Te shofim se ketu ka kudo te  papritura....................................

 

PF,

Faleminderit per fotot!

Mua me vjen cudi, qe pas 21 vjetve me diktator ne KM ,dhe nuk ikin robt nga syte kembet si atehere? ndonse i kane te gjitha mundesite te ikin si zotrinj,pa u kacavjerr mureve te ambasadave apo anijeve, apo malit. s'eshte me ai gjak qe ka qene ateher jan bere robt pertace,kane rene rehat me nje fjale.smiley

 Dalengadale fillova te lidh ngjarjet, kujtova aparatin plastik te kuq qe e kisha blere ne Itali nja 45.000 lira asokohe

Me siguri ndonji Fujica MA-1, do kete kene. smiley

Pf, ti e ke thene me shaka, por keto jane thesar! Ngjarjet e 90-tes dhe emocionet, frikën e atyre ditëve nuk eshte se kemi per ta harruar aq lehte.  Faleminderit per fotot sepse vertet flasin 'loud and clear" about those times! 

 

1- Fotot tek Ura e Lanes, si edhe shume te tjera , jane te dates 21 Shkurt. Pas krismave qe u degjuan ne bllok ( nji Zot e di pse) turma u drejtua per atje dhe kishte mjaft kostum-teritalsa qe gerthisnin "tek blloku". Nje grup djemsh e ktheu turmen e pare. Pastaj erdhi Neritani me Pellumb Karameton, dhe ktheu te tjeret. Dallohet kur Neritani me turmen i afrohet sheshit, qe te paret jane mbledhur "kahone" ne shesh.

Sdq, atedite u rrezikua nje gjakderdhje e madhe. Dhe u evitua, ne nje menyre apo tjeter.

2-Roni, mos bej anallogji per ngjarje qe nuk i ke jetuar. Me 20 shkurt, mbas Liceut dhe qenve (shiko videon) turma u shty tek Kryeministria. Aty vendin e policise e zuri Garda. Pa arritur tek dera e KM (nga ana TVSH) u dha urdheri per "Zjarr". U qellua ne ajer, per te frikesuar. Te siguroj qe nuk ishin fisheke manovre. Deget e plepave, keputeshin si shi nga plumbat. Dhe askujt nuk i shkoi mendja te rrezikonte jeten per te hyre ne nje ndertese BOSH.

Perkundrazi, kryefjala e cdo mitingu ishte "tek busti, tek busti" , simbolizmin e te cilit kupola nuk ishte aq e vendosur per ta mbrojtur, ashtu sic beri me KM. Me plumba te vertete.  

Mendimi im eshte se viktimat u evituan ate dite (20 shkurt) thjesht nga vendimi i turmes per te mos sulmuar KM. Ne shesh, rreziku ishte me i vogel, se aty kishte vetem polici dhe 326, por jo ushtare te Gardes me municion luftarak.

Nejse, besoj se nuk mund te kete anallogji dhe per faktin e thjeshte te objektit te rrebelimit.

Per ilustrim: http://www.youtube.com/watch?v=qn_At6D-CMQ

Bari:

Eshte e padiskutueshme qe nese i shkon nen nje kendveshtrim te detajuar ngjarjet kan dallime te medha. Por ne thelb jan te njejta. Zemerim popullor, orvatje drejt insitucioneve, dhune publike, perleshje.

Ti thua qe dhe ate dite u qellua. Dakort jam, ate dite u qelluan plepat, me 21 u qellua mbi mish njeriu. Ja pra pikerisht ky detaj mua me le nje shije te hidhur ne goj. 20 vjet pas asaj demostrate u vran 4 njerez te pafajshem. Mbas jam sygjestionues por kjo mua nuk me duket zhvillim. Aq me e hidhur me behet shja kur mendoj se mbase shume nga keta njerez qe duken ne kto foto mund te ken qene ne protesten e 21 janarit. Por kesaj rradhe shteti vrau.

Deget e plepave, keputeshin si shi nga plumbat...

jane te Pishave...

Tek sheshi ( jo tek Busti ) bertiti Bashkim Sala ...me pas mori megafonin Neritani mbi nje Podium Levizes nga ato te xhirirmitte TV ose Kinostudios, dhe turma mori kthesen tek SHESHI

Ndersa per ndalesen e turmes ke te drejte. Midis ish KQ dhe K/Ministrise. Doli para turmes ish komandanti Gardes , D . B., dhe paralajmeroi "deri ketu .me tej do hapim zjarr " dhe dha urdher ku ushtaret qelluan ne AJER dhe keputen deget e pishave  Kishte Komandant Garda jo , Rrjepacak , Ljepuj e Hajna ..Prapa tyre dikush i filmonte te gjitha ngjarjet smiley

Per shtese , kujtime nga nje pjesmarres Direkt ne ndodhi  ...Ne ate kohe R.Alia po fliste per "armikun e Jashtem e te brendshem " ne sallen e Min.Brendeshme me Kuadrot .Dikush e u ngrit e kapi per fyti dhe i bertiti :

"Thuaj mor k.kurve , thuaje HAPUR , nga  je ? se po merr ne qafe nje popull te tere " Rama si Rama mo kapi Radion i "shkau " te "revoltuarit , u afrua tek dritarja dhe pasi peshperiti , Ju kthye salles " vazhdoni Ju .Une ika se ka situate tek Blloku " smiley

Pf i nerum dhe shume i nerum .

Mai fotot per dikur . Mos i nxirr te tera . Jane te filmuara cdo sekonde e cdo veprimtari nga ajo kohe . Puna Juaj pasionante dhe cilesore eshte CILESI Juaja dhe Prone Juaja e nje profesionisti te vertet qe di c'te fiksoj ( me aq sa mundet ) ne momente Historike ..Zakomisht te tilla ballafaqe sherbejne me Urtesi per te thyer "hunde " megallomanesh e mashtruesish " te oreve te para" qe bejne Historine stil babasqapi !

Ti JE ARKIVE nuk je i privilegjuar per te cfrytezuar arkive . Eshte nje dallim i madh KY. Dhe kjo ben qe komentet tuaja te lexohen si shume impresionuese ne shpjegimin e fiksimeve te ndodhive!

Me te verte nje situate e paprecedente e shoqeruar me nje tension debatesh shoqerore e familjare nga me te ndezurat . Me mendime e veprime nga me te papperfytyrueshmet ku mbi te gjitha dominonte Pasiguria e mbjelle me Mjeshtri dhe e shoqeruar me spontanitet si Ligjesi , po  Realiteti mbetej dhe po vertetohet cdo ore cat e minute  : - ............. Po vijne barbaret ! 

Ate detajin e degeve te pishave qe keputeshin e kam edhe une te fiksuar.

E megjithate, pershtypja e ime eshte se rruga nga Instituti i Informatikes deri ne KM (Bulevard) ose me terma te sotem, nga Vila (ish)Mbretit deri te Rogneri, ka per peme ose plepa ose rrape. Pishat jane ne bulevard. Qofsha i gabum.

Pishat e Bulevardit mer daje, kur turma po donte me sulmu bllokun dhe e ndaloi Neritani. Kurse rruga nga kryeministria tek Radio tek ILA eshte e gjitha me rrape gjigande qe e kane lekuren te holle dhe ngjyra-ngjyra si lekure gjarpri. smiley

shume i rende ajri tek kjo tema..

i vetmi peng ishte se su be si ne rumani...

Do ishim ne BE tani..

Flm per fotot, shume te gjalla!

Nuk kish si te behej ajo qe thua ti, nuk mund te krahasosh Aline me Cauceshkun, po te ishte Enveri gjalle po tjeter pune. Cauceshku vrau njerez ne protesta!

ps. nuk kishte qofte nje demostrues apo lider opozitar qofte dhe me ekstremisti ate kohe te hidhte parrulle anti-Alise e lere me te kerkonte vrasjen e Alise. Edhe populli shkonte drejt bllokut jo per tu perleshur me eliten por me mendjen se dikush po cenonte shtetin shqiptar. Pra ishte popull patriot ai, jo legen, qe megjithese rrezikonte jeten kunder rregjimit te urryer, ishte i gatshem te jepte jeten per Shqiperine. Po ti keto gjera nuk ke si ti kuptosh, ti ata njerez qe rrezuan rregjimin i quan sot e gjith diten komunist e Enverist. Pa ta di kushedi cfar dhe ku do te ishe.

sipas kesaj qe thua ti i bie qe regjimin ta paskan hedhur poshte socialistet e sotem mqs un i quakam komuniste. Shum e guximshme kjo nga ana jote..
Sa per ramizin, mos harro qe ai ishte po aq gjakatar sa dhe enveri dhe hordhia e hazdisur qe i vinte nnga mbrapa. Mos harro qe ramizi ishte kukull, kishte gjakatar mbrapa tij qe te shfarosnin.
Por me e rendesishmja, ramizi e dinte se cndodhi ne rumani, e dinte shume mire se cduhej bere, perndryshe perfundonte per dhjam qeni. E mos kujto se e donte njeri nga populli aq shume ramizin sa te jepte jeten per te apo per ndonje ''elite'' tjeter.
Patriotizmi i vertete ato dite ishte ti beje lapidar te gjithe ata qe vertiten sot lirshem e ter fodullek, pa u hyre nje gjemb me kembe, e qe gezojne adhurimin e komunisteve te ricikluar.

Bene tani qe BE nuk te pranon per shkak te Regjimit kriminal "Berisha" qe ti e quan me te Drejte ... Kriminel im i  Dashur .

Ti je seria e fytyregrijve nga ata qe me te vertete te Ha .... Dhe admini di cfare le pa fshire postime HALESH te Left me dhe pa ....yyyyyyy ne fund ne mes e ne fund.

o idriz, ti me siguri do kishe qene nder ata qe do dilnin balle per balle popullit per te mbrojtur regjimin. Se cme kujton ca trushplare si ata qe luftonin dje per Gadafin, ose ata qe luftojne sot per Bashar Al Asadin.
Por mos u merzit, eshte e denje te vdesesh per nje kauze, qofte kjo dhe absurde.mgjthse absurditeti ty ste ben pershtypje perderisa i ke ngritur b per vite me rradhe shokut shpati

Dy gjera me bejn shume pershtypje ne kete teme.

1- PF, si ka mundesi qe njerezit nuk e kishin problem fotografimin? ne Vlore ne 97-n te kishe aparat me vete te zhdukte turma nga faqja e dheut me shpejtesine e drites. aparat=fuks i shikut.

2- shume interesant ai skenari i turmes qe mendonte se ne Shqiperi ishte bere grusht shteti dhe ne krahun tjeter Blloku mendonte se turma po shkonte drej bllokut per te bere grusht shteti. Eshte nje skenar qe perseritet gjithmone dhe qe shteti shqiptar duhet ta kete parasysh ne te ardhmen te evitohen tragjedi te mundshme. Ne 97-n mbaj mend te pakten dy skenare te tilla, i pari eshte kur vlonjatet vendosen te conin protesten paqesore drejt kryeqytetit me tufa lulesh ne dore, menjfjale popullsi krejt e paarmatosur, qe protestonte shume paqesisht, dhe ne Tirane, biles nga Kavaja e lart te gjith mendonin se ishin nisur vlonjatet te armatosur per te sulmuar e vrare ne qytete te tjera (skandaloze). Ne Kavaje ishin armatosur grupe njerezish dhe ishin dhene urdhera te qellohej mbi vlonjatet kur te kalonin ne kavaje. Ne anen tjeter po pergatiteshin grupe te armatosura nga veriu i Shqiperise te turreshin mbi protestues te paarmatosur qe as nuk ja kishin idene se cpo ndodhte keshtu, per me teper protestuesit vlonjate mendonin se do te kishte nje solidarizim te plote me protesten ne cdo qytet, as nuk imagjinohej nje ndarje jug-veri apo lufte midis popullit. Vetem imagjinoni kasaphanen qe mund te kishte ndodhur. Turma e protestuesve u ndalua ne Panaja te vazhdonte protesten drejt Fierit. (ka qene episodi me i cuditshem qe kam perjetuar gjat 97-s, nje histori me vete).  Ne Cerrik i njejti skenar, dikush gjuante drejt ushtrise te krijohej iluzioni se po gjuhej nga banda te armatosura, dhe dikush tjeter gjuante drejt popullit te krijohej iluzioni se ushtria ishte futur aty per te vrare njerez kuture ca te dal perpara. Ky skenar coi ne perplasjet e Cerrikut, dhe rrjedhimisht ne tragjedine atje.

Veriun e ngriti (dhe armatosi) Sal Frikacaku, per t'i thene ketyre te tjereve "Here I am!"

Nuk e dija qe vlonjatet kishin ndermend te vinin ketu ne Tirane me lule. Seriozisht, ne i prisnim qe te vinin shuuume te nevrikosur!

E kam si te fiksuar ne celuloid ate dite.

Vetem nje gje nuk me perputhet: une po kthehesha nga pishinat, dmth ishte fund-pranevere -> fillim-vere.  Ndersa 97-ta sikur plasi andej nga marsi.

Protesta e pare ka qene dhjetor 96 ne Vlore. Pataj demostratat kan zgjatur deri ne diten e hapjes te depove te armeve ne Vlore, qe ishte mbas nates te SHIK-ut. Demostratat kan qene te perditshme, papushim. U vendos qe njerezit te shkonin per nje demostrate ne Tirane, dhe u planifikua gjithcka, protestuesit do te shkonin ne Tirane per te protestuar paqesisht. Te nesermen u morr vesh qe autobuzat nuk do vinin sepse ishin sabotuar, keshtu qe u vendos te behej nje marshim drejt Tiranes, shume njerezor dhe shume paqesor. Marshimi u ndal ne Panaja te Vlores nga Disa polic me uniforme. Shume shume e jashtezakonshme ajo qe ka ndodhur, dhe shume shume trima ata police qe kan ndaluar marshimin ate dite. Gjeja me e cuditshme!!

Dilje ti 1ora? Une perdite (tek universiteti). Kane qene protesta te atilla qe Gandhit do i dukej vetja huligan po ti shihte. Gjendja u keqesua pas 1 shkurtit 1997 kur u vra Artur Rustemi tek Sheshi i Flamurit. E megjithate ate dite vlonjatet i moren neper shtepi ato miliciet e Sales. Sulmi ndaj SHIK-ut pastaj i vuri kapakun gjerave dhe Vlora mori fund pothuajse ne cdo drejtim. Dolen Geron Alia me shoke, Zani gjitoni, Gaxhai mjekrroshi, Xhelitajt andej nga Skela, Mukajt ne Pus Mezin, pa harruar ata te Bestroves qe ti i di mire.

Dilja the? Une kam qene ne rresht te pare nga dita e pare deri diten e fundit te protestave. Ajo ishte dita kur kishin ardhur gjat nates forcat e Saliut per te rrahur vlonjatet.....pffff kot te flasm.... ca te them edhe grate i rrahen keta morrat kokpentagramet qe solli saliu si gomari ne duhan.. u cburreruan komplet brenda 15-20 minutave, moren qafen e topit dhe ja mbathen fshatrave kerkonin buke si lamasher. Ama duhet thene qe mbasi i mundnim nuk i prekte me njeri me dore. Shumica ishin hallexhinj, u dhane njerezit lek per bileta dhe rroba atyre qe i kishin cveshur te venin ne shtepite e tyre nga kishin ardh, nga cdo cep i Shqiperise, jo vetem na veriu. 

Protestat ishin edhe gallate jo vetem sherr, me ka dhemb krahu mua 1 muaj nga hedhja e gureve tek rajoni aq shme gurje kam hedhur..

e mban mend ate Duam RTM? gallate..

"O Liri, hiqi breket, se aty ke fshehur leket. O Sali, o zagar, do te varim ne litar" - ishte maksimumi i dhunes. Pastaj na serviri Tritan Shehu ate llogjen e preshit pas vizites qe beri dhe i bene ne Lushnje (Loshi, nga Karbunara, i beri ate formalitetin Tritanit. E gjeten te djegur pas ca vitesh, me nja 40 plumba ne trup).

 

Me ka marre malli per ca fjale vlonjate: gurje, kallkan, gjalper, burdalla, molumën, molar etj etj smiley

Ca kohesh, edhe pse ne krize, ishim optimiste dhe te rregullt. Mbylleshin dyqanet e pronaret i bashkoheshin protestave. Vinin "ata" nga Tirana e na mbanin fjalime, benin premtime. Bertisnim kur piketohej ndonjeri si fuks i Shikut (njerin e kapen dhe e rrahen, mu perpara meje). Pastaj u dhje cdo gje, por besoj se perjetimi i 1997-es, njerezit me tru, i kalit e i ben te afte per te mbijetuar ne cdo situate, ne cdo shtet, ne cdo kohe. Une te pakten keshtu ndihem. smiley

ik ore molar-smiley e kisha harru krejt.

molomen, molar haha i kisha harruar keto. Po mollopup, gerxhuf, xhapaxhul, bllamshurrak, sherrep.th, na q.ve miun, te hengert miu pacavuren e shtepise. a pas gallata kur ishim te vegjel..

sharabajge, gordomën, kelkaze, qopek....

bobe, babale, njesh, figure.

Qopek smiley

Gjigand je qe me kujtove kete. 

 

Po cilesimet? 

"Kërc e re"

"Ulerimë"

"Pataksirë"

 

i fandaksur, i shpupuritur, i papare.. kete te fundit e perdor gjthe shqiperia tashme.smiley

 

ndersa kam degjuar nje nga keto te fundit:  ''me je bere Gërdec fare..''.smiley

I FANDAKSUR, e madhe fare, kjo duhet huazuar ne cdo gjuhe te botes. smileysmiley

 

Thoi mir ti ooo me gjith prapashtesat se gjyna

Kerc e re ajqiva..

Ulerime komplet...

Pataksir fare..

ndersa, filluan te dilnin shume shprehje me fjalen ''morr''

p.sh  ik o morr, ik..    ti je morr..    te eshte bere morri per te vajt ushtar..  te eshte bere morri te nderon me grusht   hiqe kapelen, se i zure frymen morrit..smiley

O motra, po hiqe ate kapuçin moj se e bere morrin me azëm smiley

veshpakrehur eshte e madhe fare, veshderr,llapaqen, veshpapuce, ka pas edhe shrrje nga rot me kod, si psh ai eshte robshevik smiley

hapi vendin morrit, te eshte bere morri te ze karrigen ..

Kishte fantazi, plus qe mungesa e theksuar e kontaktit me njerez nga qytete te tjera, i bente akoma me te vecanta shprehjet. 

 

Kur shpika une shprehjen "Me henksh 2/3-at" u be legjende ne lagje, sidomos tek pallati im, 1225-a smiley

Ai u va para xhamis jo tek sheshi.. mengjesin mbas nates te SHIK-ut e mbaj mend shume mire, ate mengjes ka rene hija e vdekes mbi Vlore dhe e ndjeje cdo dite deri diten qe hyri policia ne cole, ku tamam si mrekulli biblike, njerezit qe ishin mbylur brenda mbas ores 3 dolen xhiro ne skele deri vone. Ishte tharre qyteti per nje cik gjalleri. Filluan dilnin njerezit xhiro ne skele perseri pa pasur friken e armeve dhe vrasjeve pothuaj te perditshme nga xhirua...

Ps. ate mengjes kush i kishte sjell autobuzat ne skele? vetem me qellim te shkonin njerezit te vidhnin depot e armeve? nje loje shume e piste eshte lozur ato dite ne Vlore, te armatosej popullata ne menyre qe ti jepej pretekst edhe nje sulmi te mundshem me arme kunder revoltes popullore. Nje loje jashtezakonisht e felliqur.

Ne fakt, ne Vlore dolen njerez te armatosur qe dy dite perpara sulmit ndaj depove tek Shiku. Kjo tregon shume gjera... qe s'do tregohen kurre smiley

 

jo, jo, mos ja fusni kot.....

Protesta e pare ka qene ne Bathore, ku vajti T Shehu, dhe mezi e nxoorren, ishta llafi per te prish ndertimet pa leje.

Me pas per fajdet, protesta e pare ishte ne Lushnje, ku perseri djemte e Karbunares i futen prasin po atij, i cili iku me pas me helikopterr. Dhe pasi u bene disa dite rreshht protesta ne Lushnje e me pas ne Fier, pastaj e mori ne dore stafeten Vlora,

............thjeshte per te qene te sakte....

Kur pashe surrugatin gonxhe e rame e cek e sale e gjinush 

ehe thashe merre me long se mishi u maru dhe kete here

sa per turmen qe u mblodh tek ceka ka qene deshtimi me i madh i alise spese u perpoq te mblidhte nje turme qe te shkonte gjasme ne bllok apo te bente ndonje gje tjeter por nuk ja dolen  ... firka u kishte hy njerzve me thelle se ne palce

kujt i kujtohet ai njeriu qe rrite afer cekes dhe komunikote me radio marrse ?

Ceka ka folur me komandantin e gardes te asaj kohe qe nuk ishte mirditor i pabese. Quhej Dane Binaj. Ushatarak i klasit te pare qe Ndre Pisqollen nuk do ta vinte per te ushqy as qente e jo me  jo ti jepte dyfek ne dore.

Mbas kesaj turrma u orientua per nga sheshi.

Detaji i asaj kohe qe disa peshk as qe e kuptojne dot ishte fakti qe megjithese kishte dale dekreti presidencial per mbrojtjen e monumenteve cka e detyronte qeveriun e asaj kohe te perdorte armet per ti mbrojt asnje prej tyre nuk u morr ne mbrojtje dhe as dhe nuk pati asnje te gervishur nga demostruesit.

Prova ishin bere ne rrethe per kete qe ndodhi ne Tirane. 

P.S. Garda ishte tek ura.

Informacion te sigurte qe kam patur une ka qene, qe ne radiot e policise me 20 shkurt eshte perseritur cdo 5 minuta urdheri i prere, qe asnje protestues te mos qellohej me arme zjarri per asnje arsye. Kishte kokenxehte shume ne rradhet e policise dhe sigurimit te atehershem, qe kerkonin me cdo kusht qe te mbrohej monumenti i Enver Hoxhes dhe ishin gati edhe te vrisnin njerez. Por kishte edhe disipline ushtarake ama. Jepej urdheri, mos qelloni, dhe nuk qellohej.

Me 21 shkurt u hap llafi qe ata hard-liner te Byrose Politike kishin vene ne arrest Ramiz Aline per te ndryshuar rrjedhen e ngjarjeve. Nje detaj qe ka kaluar edhe pa u vene shume ne dukje eshte, qe fjalimi i Ramiz Alise darken e 20 shkurtit, kur thoshte qe i bej thirrje popullit te marre ne dore vete fatet e kombit, u interpretua sikur Ramiz Alia kerkonte ndihme nga populli kunder Byrose se vet.

Ca gjera jane thene shume e shume here, ca te tjera i ka marr me vete ne varr Ramiz Alia e ca te tjera ka nje hije dyshimi qe nuk jane ashtu sic u duken ato dite.

Skenar i UDB i gjithi:

Eleminim i Mehmet Shehut - sado i eger mund te ishte mehmeti po ashtu nga kujtimet e Ngjeles del qe ai thjesht po priste rradhen e vet dhe te implementonte ndryshimin.

Vendosja e Ramiz Alise ne krye si ish spiun i SIM e me pas i UDB (kur u vodhen dosjet e SIM te gjitha i moren Jugosllavet)

Gjithashtu vrasja e Tutulaneve, papritur ne Kavaje, kur po transferoheshin nga Berati ne Tirane vetem sepse ne makine kane qene duke analizuar kush mund ti kishte spiunuar dhe kishin arritur te i derguari rishtas ne Berat Ramiz Alia.

Menyra si e menaxhoi Ramizi situaten, filloi me tufezime pastaj me gjasme hozrashote nje cakordim total te tregut duke vazhduar me injektimin e tropojaneve ne Levizjen studentore smiley dhe me pare si Sekretare Rinie e poste te tjera.

Pastaj erdhi Kryespiuni i UDB bashke me Kryespiunin e Kosoves Rugova qe i garangtuan serbise mos hapjen e frontit te Jugut. Te kishte plase dhe ne Kosove si ne Kroaci dhe Bosnje ne ate kohe sot do flisnim ndryshe po ca te besh te shkuara te paharruara o Qirko.

 

Eleminim i Mehmet Shehut - sado i eger mund te ishte mehmeti po ashtu nga kujtimet e Ngjeles del qe ai thjesht po priste rradhen e vet dhe te implementonte ndryshimin.

 

Meqe u hap muhabeti : po mua, pse me eshte mbush mendja 150% qe, dakort, eshte siç shkruan ti, por amà aktin e kreu Kadriu ?

Ramizi ka akuzuar publikisht elementin serb si sabotator i vazhdueshem ne shtetin shqiptar. Perse duhet ta bente kete nje bashkepunetor i sherbimeve sekrete serbe? E pamundur, jashte cdo llogjike, aq me keq qe Ramizi nuk ka marre asnje iniciative domethenese, por eshte gjendur pothuajse gjithmone perball faktesh te kryera.

1. sepse partizani, qe ta merrnin per ballist, vishej si partizan.

2. Ramizi akuzonte elemnetin serb qe dilte jasht kontrolli. Dhe jo ate qe ishte nen kontroll. Pastaj, per me teper, shiko arsyen Nr 1

3. Te gjitha iniciativat i ka marre Ramizi. Asnjehere nuk eshte gjendur perballe faktesh te kryera (me nje perjashtim te vetem: vdekjen e tij natyrore).

 

meqe eshte dhe stalkeri ne debat sepse :

Tinker Taylor Soldier SPY.

 

ketu ka dale veçse dje !!

Kadriu ishte zar, numer. Tavolina e pokerit ishte me lart.

Letra qe e erdhi nga ambasada , me duket argjentianse, qe demaskonte gjasme Mehmetin komplet skenar inteligjence. 

Mehmeti per mendimin tim kishte karakter tjeter nga bythecet e Birose, Kishte qene vullnetar i spanjes pak shume kishte thithur nga gjithe ajo pararoje e intelektualeve te evropes qe si ai kishin shkuar vullnetare ndaj Frankisteve, pra ksihte formuar nje qendrim te vetin te cilin dhe e shprehu, mos te harrojem sa qe ne krye te puneve shqiperia vendi po zhvillohej. Po megjithate keto jane kendveshtrimet e mia per kohen.

Kadriu ishte zar, numer. Tavolina e pokerit ishte me lart.

 

Prap dakort me ty ! Po te lexosh traskriptimin e gjyqit te Kadriut, bie ne sy qe nuk i meshohet fort faktit se ate mbremje, ai kish kalu nga shtepia e Mehmetit smiley Sigurisht, asnjeres pale nuk i interesonte ai 'detaj' ! Biles eshte interesant fakti qe, kur Rrapi (Mino, kryeprokurori, qe ish ne ate vend veçse prej '82-shit) i versulej Hazbiut, Araniti (çela- kryetar i gjykates se larte, e qe e kish mik te vjeter Kadriun), e nderronte muhabetin.

Po ashtu, nga ata qe kane shkruajtur ne keto 20 vite per keto gjera, interesanteme eshte dukur ajo qe ka thene Veli Llakaj, ish shefi i shtabit te pergjithshem. Pjese nga libri i tij kane qene botuar edhe tek 'shekulli". Ajo qe mbaj mend si më interesanten, ka qene 'detaji' qe jepte ne lidhje me ngjarjet e '81 ne Kosove dhe per nje plan sulmi te Shqiperise per te çliruar kosoven, i cili i ish dorezu vetem Enver Hoxhes. Sipas Llakajt, Mehmeti ishte i kesaj vije, pra per kete opsion; Enveri dukej se jo.

Normal qe Envri nuk ishte dakort se kishte "Kandidatin Manchurian" ne shpi mrena.

Po dhe Mehmeti nuk kishte le dje ndoshta i meshonte fort qe te sillte reaksion, puna eshte qe Xhaxhi kishte pjerdhur me kohe dhe nuk merrte me vesh ca behej, normal do mbeshteste "hoxhen e notes", ndersa te tjeret edhe nqs nuhasnin ndonje gje thjesht nuk kishin kellqe te reagonin.

Lexova ca kujtime te Nexhmijes dhe e binte ne sy nje gati urrejtje per Jugosllavt smiley te ciles i meshonte gjithmone dhe dalim prap te Tinker Taylor Soldier SPY.

 

effkey, 

 

Nje gje eshte e sigurte. Ramizi ka kundershtuar dhe mbytur sistematikisht cdo kerkese/ide te specialisteve te fushave te ndryshme per te rigjeneruar ekonomine.

Po te shikosh rrjedhen e ngjarjeve-nga Levizja e Dhjetorit 90, dekretimi pluralizmit e me tej, as qe behej fjale te qellohej per mbrojtjen e monumenteve. Eshte botuar ne shtyp (Panorama) para ca kohesh proces verbali i mbajtur ne mbledhjen e Byrose Politike ne 10 apo 11 dhjetor 1990. Aty duket fare qarte se ata kishin marre fund, vertiteshin si pordha ne breke, te hutuar dhe ne panik total.Eshte shume intersant si dokument sepse konstatohet dhe taktika e R.Alise "edhe-edhe", perpjekja per te demonstruar besnikeri perpara konservatoreve , nga njera ane, dhe nga ana tjeter, shkelja e syrit forcave te reja per te avancuar proceset demokratike.

Kupola komuniste e asaj kohe ngjante me nje perbindshem qe i dukeshin vetem luspat (aparati dhunes) por qe brenda kishte cof, ishte atrofizuar dhe dorezuar. 

 

Aty duket fare qarte se ata kishin marre fund, vertiteshin si pordha ne breke, te hutuar dhe ne panik total.

Teme qe ha shume diskutim.

Per mua do ishte me shume interes te shprehej per kete pune Irakli Kocollari. Legjenda thote qe here pas here jane bere takime me njerez qe vinin per te takuar Ramizin ne Vlore. Pastaj ai u be shefi i pare i sherbimeve sekrete shqiptare. 

Panorama botoi dhe Kico Mustaqin ne nje liber me kujtime. Pra gjera qe veshtire te kaperdihen sic na i sjellin. Po gjithsesi nuk mund te perjashtoj asgje.

Ajo qe dua te evidentoj me kete rast eshte qe te gjithe ata qe ishin ne Komitetin a Byrone Politike te Rinise se asaj kohe, jane ekspontet te politikes, artit, kultures apo biznesit duke filluar nga Koco Kokedhima majtas e deri tek Mehmet Elezi apo Lisen Bashkurti djathas. Ardit Gjebrea, Andrea Stefani etj etj do thosh dikush.

 

Ajo qe dua te evidentoj me kete rast eshte qe te gjithe ata qe ishin ne Komitetin a Byrone Politike te Rinise se asaj kohe, jane ekspontet te politikes, artit, kultures apo biznesit duke filluar nga Koco Kokedhima majtas e deri tek Mehmet Elezi apo Lisen Bashkurti djathas. Ardit Gjebrea, Andrea Stefani etj etj do thosh dikush

Kjo qe nenvizon eshte fakt-te gjithe jane pjese e elites sot. Si dhe pse? Konspiracion i R.Alise si kumbari demokracise-madje i PD -se per te kontrolluar levizjen e re, me me te Rinjte-aspirante per t`u katapultuar ne ish KQ te PPSH  apo thjesht instikti dhe intelekti individual i secilit nga te lartpermendurit per te nuhatur kahjen e zhvillimeve. Jane te ndervarura te dyja. Nga ana tjeter i ke parasysh debatet qe u bene per librin e M.Elezit para do kohe-Nuk isha Dhjetorist- u botuan dhe foto dhe u sollen dhe fakte te veneracionit te E.Hoxhes per djelmoshat e rinj tropojane -veriore qe po ngjisnin me shpejtesi te habitshme shkallet e karieres ne nomenklaturen komuniste.

Dukej sikur burimet jugore te rivitalizimit te kastes se kuqe ishin thare dhe, intelekti dhe "gjaku i ri i partise",  ishte transferuar ne veri.Ndoshta-kete e bej si paranteze-E.Hoxha me sugjerime dhe te R.Alise (permes N.Hoxhes) te kete patur aq largpamesi per te rregulluar nje cike ate balancen e nomenklatures se larte, te anuar dukshem nga jugu?

Ne kete hulli nuk duket dhe aq rastesore dalja (se dergimi ne qytetin studenti dihet tashme) por DALJA ne krye te PD e "yllit te ri" S.Berisha. 

Ka nje analize per rolin e R.Alise-si gjenerali i dy ushtrive, i ushtrise te vdekur komuniste dhe ushtrise se re te jenicereve te demokracise qe po merrte yrysh per te shkulur nga rrenjet komunizmin.http://www.shekulli.com.al/shekulli/2012...

  Dhe ketu vijme tek ajo qe diskutonte Emigrant per kategorite e te ikurve. Pra keta shkulesit e rrenjeve te komunizmit, bashke me sistemin, rrezuan dhe shtetin si rregull dhe sundim i ligjit dhe hodhen aq shume vrer, sa nje pjese e tij domosdo do te binte edhe  mbi Shqiperine -prandaj nje pjese e atyre qe iken ne 91, mallkonin jo me sistemin  e rrezuar por edhe KETE VEND.

Dhe ketu vijme tek ajo qe diskutonte Emigrant per kategorite e te ikurve. Pra keta shkulesit e rrenjeve te komunizmit, bashke me sistemin, rrezuan dhe shtetin si rregull dhe sundim i ligjit dhe hodhen aq shume vrer, sa nje pjese e tij domosdo do te binte edhe  mbi Shqiperine -prandaj nje pjese e atyre qe iken ne 91, mallkonin jo me sistemin  e rrezuar por edhe KETE VEND.

Po, ky eshte thelbi. U krijua nje vakum alarmant dhe u prishen balancat e emancipimit qe kishin marre vite te tera arsimimi, sakrificash etj.

 

Ajo qe dua te evidentoj me kete rast eshte qe te gjithe ata qe ishin ne Komitetin a Byrone Politike te Rinise se asaj kohe, jane ekspontet te politikes, artit, kultures apo biznesit duke filluar nga Koco Kokedhima majtas e deri tek Mehmet Elezi apo Lisen Bashkurti djathas.

+1

Po eshte rol me poshte se instruktori qe meson qente e gardes. Sepse qeni i gardes eshte me grade kapiten ndersa komandanti i tij, pra instruktori duhet te jete major, ndersa Ndrea , mirditori i pabese qe vrau dhe ndrroi tyten e pisqolles , ka qene me nje detyre qe sot do i perkonte togerit, pra nje personi qe duhet te ushqente pellumbat* e Gardes, as qenin jo. smiley

* Dhe garda ka pa pellumba qe donin nje kamion me grure ne dite per t`u ushqy se ishin qyla. Keta te fundit jane pellumba qe nuk kane qejme me fluturu.

 

I fort shume ky komandanti yt.Ky komandant ne nje situate, kur populli dhe kunderpopulli pergjonin najni-tjetrin, se kush ka frike ma shume.Ky komandat qe shef siper kreje kishte R.Aline.Ky komandant,qe komandanti i varrezave te deshmoreve, i kishte lan peshqesh nje popull,qe po t'u kthente bythen garda,e te qellonte prej anej me pordhe,do t'i dukej si tyta mitralozi e do i'a mathte nga syte kamt.Zgjebarak! Leni karlliqet me mirditore te pabese,se nuk rikuperon sen,nga spurdhjaklliku yt.smiley

gjon

 

turma u nis vertet drejt bllokut,dhe po te kishte ndodhur kjo do ishte megjithmend shembja e komunizmit ne shqiperi,por njerzit me megafona dhe pardesy,ua pren  menjeher rrugen duke then_ shok ne jemi protestusa qytetar dhe jo rrebela, (i drejtuan tek sheshi sepse "blloku" nuk duhet sulmuar KURR)

emisaret e ramizit visheshin gjithmon me pardesy ,qe sigurmi ti dallonte qe larg dhe te  mos gabonte shenjester

nje detaj -emisari raportonte tek arkitetekti ; protestusit (intelektualet ) thon tja ven emrin partis se re 'partia e studenteve',ramizi dhe nexhmija u shkrin gazit: po keta matufer do rrin student gjith jeten keshtu?

pastaj ramizi i dha lishencen emisarit te krijonte parti te re (e cila paradoksalisht nuk  kishte asnje program !)

ndersa nexhmija i dha  lishencen ish nxensit te saj te devotshem te ndryshonte emrin e partis se punes

ramizi dhe nexhmija,i ndiqnin ngjarjet ne trasmetim direkt nga kamerat e fshehta qe  ishin instaluar me para ,nderkoh qe sigurimsat ndiqnin dhe drejtonin turrmen ne cdo moment

sa mendjeleht shqiptaret,besojn se ata qe e moren dhe mbajten pushtetin me dhun  dhe zjarr per 45 vjet me rradh qe nuk kursun as shoket e armeve qe vran e zdhuken me mijra intelektual shqiptar ,do ua dorzonon me cermoni dhe paqe ,nje dit te bukur te tjereve ,duke u then tani do kini pluralizem dhe demokraci !!

 

Une jam kategorik : fotot qe tregojne bulevardin, jane bere më 21 shkurt, te nesermen e hedhjes se bustit. Më 20 shkurt u hodh busti dhe askush nuk shkoi nga Blloku.
Me 21, kam qene ne shesh vetem pasi turma ishte kthy mbrapsht nga bulevardi (duke shku drejt Bllokut). Ju futem Pallatit te Kultures (heqja e germave "lavdi kq te ppsh" ).

Konfirmimi eshte dhe ne kete video, shkruhet data : 21/02/1991 http://www.youtube.com/watch?v=qn_At6D-CMQ&feature=player_detailpage#t=634s

 

ps: une kam ikur nje vit me pas, por ne lidhje me pyetjen e melartme nese njerezit iknin nga shqiperia : 1.me u rikthy prap 2.mos me u rikthy me kurre :  mendoj se 98% ishin te pikes se dyte. E kuptoj emigrantin kur shkruan se "kane dale me qellimin te bejme ndonje gje "andej" dhe te kthehemi prape". Kjo ishte pak a shume ne sensin më-shumë-se-afatgjate te gjerave (me kismet ! - ne shqip), por une mendoj se deri edhe ne sensin afatmesem, njerezia iknin per te mos u kthy më.

 

Cfare ndjesie e cuditshme! Faleminderit Pf.

Vertet... un kete periudhe nuk e kam jetuar ,s'kam qene me shum se tre vjece ne ate kohe, e mgjth te shikoj keto foto edhe aq me teper perjetimet reale te njerezve qe kan qene aty esht nje ndjesi shum e vencante.

Sa shume floke paskeshit pasur! smiley

Faleminderit te dyve.

Sa te pasur kemi qene ne lesh. E lam lesht per kapitalizmin smiley 

 

smileysmileysmileysmileysmiley

I nolt fare spiritus, mbareshtrim flokesh. Me lot po qesh

Po vertet hanim me tallona po larja behej me sapun duru vlla, vitamin  e gjalle smiley

PS: Flm PF per fiksimin ne celuloid te asaj dite dhe jo vetem.Kemi qene aty ore, aty kemi qene, ne shesh. Prandaj na vjen inot kur na qujn ala kamunista qe pim gjak, shushunja e ku di une. 

Kam dhe nje kuriozitet PF: A ke si kujtim ndonje cope nga bronzi bustit te shokut Veri? Po ke ndonje cope te madhe, bej sevap , copetoje dhe jepja gjindjes antikomuniste te kuroje frustimet 20 vjecare.

Respekt!

m'fal qe nderhyj: kam ne shpi dy copa te vogla mermer nga i bazamentit ai i kuqerremti. nuk di a jane ala atje.

Vertet? Po si te kane rene ne dore? Ate dite je kujdesur te marresh me vete deshmi te historise? Tani me kujtove copat e betonta te Murit te Berlinit qe merrte gjindja atje si kujtime te nje kohe te zymte. Sa per pyetjen, aty nuk ka mbet me gje sepse nje pill i bukur po harliset .Nga Bazamenti monumentit ka mbet vetem nje tumule e vogel dheu me nje tabele teneqeje, ne mos gaboj. Piedestalet jane bosh...por historia nuk krijon boshllek. Koha e re do te vendosi atje heronjte e saj, kete radhe si farse smiley

kam ato dy copa dhe nje pllake te bardhe nga varri i naim frasherit te kryegjyshata, i cili po prishej nga kalamajte.

Po, e dinim qe ishin dite historike, te tilla qe tre shekuj nuk arrijne t'i sjellin.

Kthimin ne shtepi mbasi ra busti nuk do e harroj kurre. Sepse i rashe nga ca rrugica kote, jo rruge kryesore, dhe kudo ndihej qe dicka e paperseritshme sapo kish ndodhur. Kishte njerez qe bertisnin pa pritur vinin britma nga dritare apartamentesh ose pas avllive... neper rruge gjeje shume faqe te sapo grisme nga veprat...

nuk kam guxu kurre t'i pershkruj keto, per 100 arsye.

Per mua do ishte interesant pershkrimi i dites se pare postkomunistesmileyas 12 dhjetorit 90 kur u shpall pluralizmi, pas dites se pare kur u shperbe koop bujqesore dhe kryetari mbeti si mbreti Lir pa mbreterine e tij, kur ish fuksi nuk kish kujt ti raportonte, kur ish sigurimsi ..., ish instruktori partise...etj.etj.

Vetem nje film mbetet, per mua emblematik ne pasqyrimin e atij kapercimi epokal- Vdekja e Kalit-me ish te burgosurin politik qe vertitet ne nje hapsire bosh, pa koordinata, nuk di c`te beje me lirine e tij.

Ngjarja e pare pas 20 dhjetorit ishte mbyllja e Universitetit.  Dhe pastaj filloi amullia e plote qe vazhdon akoma.  Zhgenjim i madh. 

Cimo, une ate dite kam qene 9 vjec. Isha ne taracen e 9 katsheve me familjaret kur dikush bertiti e hodhen e hodhen. Ishte nje ngjarje e cuditshme se dhe nuk e kuptoja se cfar po ndodhte por nga ana tjeter ndihej gjith ajo energji njerezore. Qe kurr nuk e kam hasur me. Me kujtohet gjithashtu kur u dogj librari flora. Ate nate ka pas te shtena. Ne shpi sa po degjohej nje e shtene per te mos na friksuar thonin ua plasi rrota motorrit. Po ne nje menure te pashpjegueshme une e ndjeja se dicka e jashtezakonshme po ndodhte. Nuk e harroj kurr nje dite mbas hedhjes se bustit duke ecur per dore me tim ate ne disa rrugica prapa shkolles se kuqe kur befas rruga qe mbushur me libra te shqyer te Enverit. Kishte libra pa fund. Cfar femijerie!!! E ku ka lojra intendo qe mund te te ngjallin ato emocione. 

Populli te kerkon ndershmerisht qe ti fashitesh 100 arsyet dhe ti pershkruash keto ne disa tregimesmiley

Ka dhe dramen brend kjo foto smiley 

edhe me onde shumica smiley

Onde sepse s'kish tharese flokesh. Tharja me peshqir normalisht ti ngref leshte smiley

Mos harroni ama se tani pas 20 vjeteve te gjithe i ke pa floke ata me siper.. smiley

Epo qimja dege s'do u rrije gjithe jeten. Gjithsesi keto shampot e sapunrat imperialiste, kane demtuar shkelqimin dhe pershpejtuar renien e leshit te kalitur me bylmet, agrume dhe dashuri nga Nena Parti.

smiley Shume e bukur kjo foto! smiley

sidoqofte, qenka nje tullac (kshu per te prishur syne.smiley) te kjo fotoja... kush e gjen?

perjashtim qe verteton rregullin. quhen outliers - muhabet i bom roncem te peshku ky. smiley

 

Dikur e mbulonin tullacllekun. Mbaj mend Met Begen (mjere ai sa semure qe eshte sot)  qe me vetem nje parcele flokesh, mbulonte gjithe koken dhe dukej si pjestar i Bee Gees smiley

po Vasil Ruci.smiley

kur ishte faull prane zones.. e godiste gjithmone Vasili..  momenti ishte pak a shume keshtu:  Vasili, pasi e rregullonte qetesisht topin... terhiqej rreth 3-4 metra prapa duke edhe nje sy nga muri i kundershtarit ,per te bere kalkulimin e duhur se nga cili krah do godiste, nga majti apo i djathti..smiley  para se te jepte goditjen.., godiste me maje te kembes 2 -3 here ne toke... me doren e djathte kalonte floket, qe ishin shpupuritur, nga e djathta ne te majte.. qe te mbulonte tullen.. se e dinte qe do fokusohej kamera te ai.smiley.  ndersa ne, tifozeria, e dinim.. e garantuar qe sihte goool.smiley

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ke harruar " le ta gjuaj kopetenti " smiley

Kopetenti e gaboi ate penalltine ama. E forta eshte qe pas pak minutash i rrasi gol Partizanit dhe sharjet qe tifozet po ia dergonin Vasilit, ia kthyen vetes smiley

 

"Kopetenti te na fali, se "ashtu" jemi ne" smiley

shiko ,per te qene te sakte..  kopetenti thuhej kur gjuante penallti.smiley

tani, per sa i perket historise: ''le ta gjuaj kopetenti...''  ''te na fali kopetenti'' etj,   eshte  thjesht anekdode, legjende.. por nuk eshte e vertet.  kete e sajuan tifoza te Tiranes, per te na ngacmuar ne vlonjateve... eshte njesoj si ato kenget qe u kendonim ne atyre te Tiranes.. p.sh:  ''mu te 15-kaçi.. Kola-Minga-Baçi..'' etj etj.smiley

Po dhe une per penalltine e kisha llafin atq. Gjithsesi e di qe eshte storje, se s'ka vlonjat te shaje veten smiley E thashe per gallate!

jo jo, e pashe qe ti kishe shkruar per ''penalltine'' , por  po i pergjigjesha Idrizit, ne fakt..

 

po natyrisht qe  eshte storje... p.sh ca shoke te mi nga Tirana, per te me ngacmuar mua, ma permendin shpesh kete punen e kopetentit..  mirepo, e forta ishte  kur u thosha une; ok, dakord. ne ke ndeshje ka ndodhur?   ata qe ishin tifoza te Partizanit, me thoshin ; ne nje ndeshje kunder Partizanit... ata te Tiranes, thoshin kunder Tiranes.. ata te Dinamos, kunder Dinamos.smiley   mire , u thosha une.. kur te vendosni se ne ke ndeshje ka ndodhur, hajdeni ma tregoni prape kete ''historine e kopetentit''.. tallesha une me ata pastaj..smiley

po ajo e nolta fare:

Lute Tirona - Partizani

fillojen tifozat e Tirones kongen:

Oj tiron tirona

kupa eshte e jona

kush e shan tironen 

derri i *ift nonen.

Pak me vone fillojen tifozat e Przanit

Oj tiron tirona

kupa eshte e jone

kush osht me tironen 

derri i *ift nonen.

e paralizun fare tifozerine e Tirones smiley 

 

 

nuk e di, po mua me duket se tullacet, miopet, kuqalashet etj, ishin me te vertet ''perjashtim'' aso kohe... aq sa iu ngjisnin edhe nofke.p.sh ''qorri'', ''tullaci'', ''kuqua''..smiley

Te gjithe keta qe ke permendur ti belul, te gjithe ishin me pozite asaj kohe..smiley

po pra, te gjithe me floket :grup". Ndryshimi me kohen e sotme eshte mjaft i dukshem. Po vras mendjen te gjeje aresyet dhe ndoshta sot perdorim shampo te keqia, ndoshta kishim me shume floke atehere se laheshim ralle e me mall, ndoshta cilesia e ushqimit, ndoshta mungesa e stresit, ndoshta ......... Nuk e di po nje studim duhet bere per te gjetur aresyet e ketij deformimi/ndryshimi kaq te madh brenda 20 viteve. 

Dy fotot e vetme qe kane vertet vlera artistike. Te papara fare Barrikada dhe Ai tipi me syze qe sfilon eshte kult fare.

Dhe nje gje tjeter qe me ben pershtypje ne keto foto eshte postura e njerezve te gjithe gjemb te drejte shpatullat mbrapa gjoksi para, rrezik bodyfat as 0.1%. Te gjithe healthy jo si tani barkica barkderra, te kerrusur me tension e probleme kardiovaskulare qe 35 vjec. Pranej paten sukses batchi i pare i emigranteve shqiptare jashte se six packu gati perendimoret e kishin harruar ca dmth hamshor i uritur smiley ahaaaaaaa

 

Ai me syze eshte prototip i nje serie prej cuni shqiptar te asaj kohe. Cdo gje, edhe e ecmja, e veshmja, atituda e fytyres. Kapje fantastike.

O PF, shif po ashtu sa tipike eshte ajo treshja - njeri me biciklete - tek cepi i majte lart i fotos. Bwoh cer foto ajo.

Dhe shkojne i japin 4 milion nje resmeje te permjerur me nje lume e nje fushe jeshile pafund andej nga ku njerezit flasin si kuaj.

smiley........Dritan Prifti...???????

Falemnderit PF, shume emocionuese.

@1ora apo Ophious!

E para te thuash qe vlonjatet jane sjelle si xhentelene ne 1997 eshte genjeshter e paster.Vrasja,prerja e kokes ne menyre talebane dhe pirja e gjakut te punonjesve te SHIK-ut tregojne se kane qene me pak se xhentelmene.

Se dyti,askush nuk i mori milicet e Sales ne shtepi dhe kete e dini shume mire juve.Vlonjatet qe ishin me PD-ne i moren dhe i ndihmuan aq sa munden dhe jo populli vlonjat.

Me pas edhe vlonjatet qe ishin me PD-ne e lane Vloren se ishte e rrezikshme edhe per ta.

Kam pasur nje mikun tim Ksenofonin,qe shpetoi nga sulmi ne SHIK jo se u erdhi keq vlonjateve por se e kujtuan te vdekur.Me pas u permend ne spital dhe atje ne cdo 30min i shkonin "xhentelmenete" e Vlores dhe i thoshin :Thuaj Poshte Sali Berisha!Me pas me thike i grisnin pantallonat dhe i thoshin pas 1 ore do te vrasim,beju gati.Ky tmerr vazhdoi 2 dite.

Fati i tij qe nje miku i tij vlonjat e mori vesh dhe erdhi dhe e mori nga spitali,dhe e coi ne shtepine e tij dhe me pas me makine ne Tirane.

Ato episode qe tregohen per vlonjatet "xhentellmena" te 1997 shko tregoja ndonje qe nuk ka lindur ate kohe se te tjeret e dine shume mire se sa "xhentellmena"ishit.Por lere kete muhabet,se fotot jane per nje kohe tjeter.

@ PF,

Ndoshta e kam gabim,por me duket se fotot jane mare ne Maj 1991,kur po ndodhte Greva e Pergjitheshme dhe me pas u dogj klubi i ministrise e Brendshme.Ato protestat jane te Bashkimit te Sindikatave te Pavarura te Shqiperise.

... 

edhe per salen kam bertit - vetem qe te them me sinqeritetin me te modh qe nuk e kam dash kurre. Kishin nje gje te shkerdhyer keta te demokratikes, qe nuk e shpjegoja dot, dhe vetem urrejtja per sistemin e vjeter te bonte ti bashkoheshe kujtdo. vetem ai sistem te ikte se na u bo jo vetem i padurueshem, por edhe fatalitet.

Respekt plako. Same here. Dukeshin qe nuk ishin dora jone. Rrishim prej turmes dhe eksitimit, pa ato te tribunes ishin merre me long. Pervec noi Neritani e Gramozi qe kishim rrespekt.....

Natyrisht,natyrisht se po e ndjenit qe po ju ikte kohe,qe kenaqeshit kur shikonit te tjeret qe nuk mundeshin te vinin dot ne Tirane ndersa ju ishit te bekuar nga lindja.Po e ndjenit qe me kete ndryshim edhe korcari,skrapaliu,tropijani apo shkodrani do te vendoseshin ne Tirane dhe ju nuk kishit kujt ti shisnit mend.

Vlonjatet qe ishin me PD-ne i moren dhe i ndihmuan aq sa munden dhe jo populli vlonjat.

Po Vlonjatet qe ishin me PD-ne nuk ishin pjese e popullit? Apo ishin aliena?

Ora1, meqe me pyesje me siper per mundesine per te bere fotografi dhe qe ne Vlore ne 97-ten nuk te lejonin.

Ne 97 kohen me te madhe e kam kaluar duke xhiruar ne Vlore. Flinim tek Bologna, ne fund te bulevardit. Xhironim perdite. Mbase 50 perqind te pamjeve qe ti ke pare aso kohe tek CNN apo Euronews kane qene personalisht te mijat. Edhe pamjet e famshme te atyre qe qellojne me kallash ne drejtim te detit jane te miat. Nejse. Ja te te them nje histori.

Diten e pare qe zbres ne Vlore per te filmuar, me ngjitet nje i SHIK-ut. "Do te te vras" me thoshte. "Ti je komunist, agjent i grekut" e ku di une se cfare, por me dore nuk guxonte te me prekte se isha gjithmone bashke me gazetare te tjere te huaj, kolege te punes. Nderkohe, gjithmone merrnin nje ose dy locals me vete me pagese qe ti kishim ne rast rreziku. Une kisha marre Fanolin, fotografin qe kishte dyqanin tek xhamia si "kallauz". Kjo ne paranteze per historine.

 

Tani, ndersa po fotografoja nje dite mes turmes qe protestonte tek sheshi i flamurit, me shfaqet perpara ky tipi i SHIK-ut. Dhe sa me shikon, fillon te bertase me te madhe: "C'ben ky ketu qe filmon mo? Po une e njoh kete qelbesire. Ky na i con surreterit ne ne SHIK qe ta na vrasin"...etj..etj. Turma nderkohe degjoi te bertiturat dhe filloi te mblidhet rretherrotull. Aty e pashe vehten keq. Megjithate, albanez i rrahur me keto situata edhe une, lashe kameren ne toke dhe i kthehem me nene e me moter. Per fat mu gjend Fanoli, qe per me teper e njhnin te gjithe nga vakia e Tur Rustemit qe e kishte a cun daje a cun xhaxhai kush e mban mend. E ti kthehet ky: "Ik mor vrrome e Shikut se ti nuk je vlonjat, po do te te gjej une ty...Kameramani eshte byrazeri im etj..etj' E ky tipi iku u shkri ne turme, kurse une me Fanolin shkojme tek Belvederja te pime nje kafe e te mbledhim vehten. S'kishim porositur akoma kafen, kur me vijne nja 4-5 vlonjate me xhupa lekure te zinj. "Vllai, ti je ai qe te ngacmoi ai qeni". "Po" iu them. "E njeh ti" me thone."Mund te na e pershkruash si surrat?" I thashe qe nuk e njihja, por se kishte dite qe me ndiqte dhe ia pershkrova me sa munda. "Mire" me thane dhe iken.

Ne kishim mbaruar kafen dhe nga nje dopio, kur pas nja nje ore shfaqen prape keto cunat, qe me vone morra vesh qe paskeshin qene te Mekanikes, keshtu i thoshin. "Vellai" me thone. "E gjetem njerin sipas pershkrimit tend dhe i kemi thyer cdo kocke te trupit me tuba cezme. Tani do vish me ne ne spital qe te na thuash nese eshte ai, apo kemi rrahur tjetrin kot dhe duhet te dalim e te kerkojme prape...!" 

Ne spital nuk shkova. Uroj te kene qelluar ne shenje.

Ka pasur fillimisht grupe xhirimi,dhe shumica hipnin ne kuzbaba per te xhiruar... me vone nuk ka pasur grupe xhirimi, pervec VLORA6+1, nqs je hequr si kameraman i Vlora6+1 tjeter pune, por filimet e atyre ngjarjeve jan eskluzivisht te Vlora6+1. Psh ti s'ke filmuar dot gjat greves te studenteve dhe gjat demostratave tek sheshi erballe universitetit sepse une kam qene aty gjith diten, do e mbaja mend, vetem nqs ke qene hipur dhe ke filmuar nga hotel BOLONJA.

Ne fakt ka patur dhe te tjere qe benin xhirime, i shikonim pikerisht tek Euro News. Mbaj mend qe kur erdhi nje delegacion nga Tirana, me ne krye Neritan Ceken, Skender Gjinushin dhe dajen tim, diku rreth janarit te 1997-es, kishte shume kameramane. E une kam qene gjithnje tek rreshti i pare, mu perballe tribunes ku dilnin e flisnin njerezit me radhe. 

Kjo qe thua ti ka ndodhur tek sheshi i flamurit. E mbaj mend shume mire une ate nate sepse kam qene ngjitur me Gjinushin e me ate tjetrin me mustaqe qe ja harrova emrin ka qene pefaqesues i te perdjekurve politik me duket (daja jot ?). Tek unversiteti ska filmuar njeri pervec Vlora6+1. E garantuar.

Jo jo, nuk eshte ai daja im. Po te flas per xhirime perballe universitetit. Gjinushi dhe Ceka vinin shpesh ne Vlore. 

1ora. Une nuk kam punuar per televizione shqiptare po per agjensi te huaja. Filmonim perdite, po perdite fare sepse sic te thashe filmimet e mia i blinte cdo stacion qe nga CNN e BBC e Euronews deri tek greku. E vetmja gje ishte se punoja me te huaj, dukesha si i huaj, dhe pervec kur me duhet te identifikohesha beja sikur nuk dija shqip dhe flisja vetem anglisht se nuk doja te hyja ne \muhabet me njeri. Plus qe une po te flas me emra dhe mund te te them edhe shume emra te tjere, po nuk e shoh te nevojshme se nuk me duket ky qellimi i kesaj teme.

Dhe po, kam filmuar edhe brenda te greva e urise se Universitetit dhe kam qene aty edhe kur eshte derdhur shampanja neper mure ne fund te greves. smiley

nuk eshte se nuk te besoj ty, por kujtesen time tani smiley

Edeh ate une e kam filmuar. Kam qene vetem dy metra larg dhe Gjinushi me Neritanin kane qene tape, qelbeshin era raki dhe mbaheshin lidhur me njeri tjetrin nga shpatullat smiley

Sa per diskutimin e kohes se fotografive, pata edhe nje diskutim me gjembin. Ka mundesi qe edhe nuk jane te gjitha te nje dite, por sidoqofte eshte shkurt-mars, gje qe duket edhe nga veshjet dhe ngjarjet. Kane kaluar 20 vjet dhe nuk mund te ve doren ne zjarr per daten dhe oren. I solla me shume per imazhet qe percjellin dhe pas as nje lloj pretendimi historik.

@PF,

Jane ne maj vella.Eshte protesta e BSPSH dhe koha e greves se pergjitheshme dhe djegja e klubit te MPB.Shiko veshjet,nuk jane veshje shkurti.

Nga veshjet e njerezve qe shoh ne te gjitha fotot, pra me xhaketa te hapura, ca me kemishe e disa te tjere vetem me triko/pulovra, te ben te dyshosh qe nuk do te kete qene muaji shkurt. Biles ne ato kohera ka qene si tradite qe pavaresisht se mund te ishte nxehte nese nuk kishte ikur edhe prilli, njerzit do vazhdonin te vishnin robat e dimrit. 

PF, 

I nerum! 

 

Si perfundim, me behet qefi qe nje shkrim me foto historike nga pranvera e '91-shit ne Tirane, kthehet ne shkembime trimerish te 97-es ne Vlore.

Gjembo, fakti eshte qe keto jane dy ngjarjet me te medha te brezit tone, dhe duke qene te dyja me lufte, gjithmone do lidhen me njera tjetren. Plus mos harro qe paradoksalja ishte qe me luften e 91 sollem ne fuqi Sali Berishen dhe ne me pak se 6 vjet na u desh te benim nje tjeter lufte (me 3000 te vrare kesaj rradhe) qe ta hiqnim. Zor se shlyhen nga kujtesa keto ngjarje.

Kur flas ne shumes, dua te them "ne populli" se kam qene dhe jam gjithnje me teorine qe cdo popull ka qeverine qe meriton.

PF, flm per fotot!

Pavaresisht se hyj tek personat qe "nuk kane qene ato dite ne Tirane" keto foto thone shume.  Me mirenjohje smiley

Monda, rrofsh edhe ti per punen qe beri per ti sjelle ketu.

Respekte ju qe keni qene aty dhe e keni perjetuar vertet si revolucion!

E mbaj mend veten femije qe prisja pas dritares qe te kthehej nje nga familjaret nga shkolla e partise e cila funksinonte ende edhe ato dite. Gri ka ngelur edhe ne kujtesen time, çuditerisht! Ose ka te beje me betonin e Tir dhe faktin qe ishte dimer, kur edhe Dajti behet gri.

Edhe ti si shoqja M... heje gurabija ate kohe e smiley 

Bahhhh, se mos e lini te bjer ne shesh, Shoku S smiley.

Fat i poshter, ne 91 kurabije, ne 97 McDonalds, shyqyr qe pata fatin te haja qofte per 21 Janar. 

Brezi i rritur me ideologji, me shprese, mos u tallni me rastesine smiley. McDonalds nuk te jep shprese, perkundrazi po hengre shume t'i heq te gjitha shpresat smiley.

Shoku S, ke inot?

Per adet turistlleku erma, duhej bere e heq qafe smiley.

Shoku S, te kete inat te plas me fatin Shprese e Marrezi smiley.

Me dere te hapur e me dore ne zemer shoqja M smiley. Pa merak smiley,

Nga diskutimet me erdhi ndermend nji fakt, qe me 21 Shkurt, ne Uren e Madhe kishte tanke dhe mjete te blinduara. Shiko min 10:15 ne video:

http://www.youtube.com/watch?v=qn_At6D-CMQ

Ndersa ne foton e 4-t, Ura eshte komplet bosh. Plus qe ne fotot e tjera nuk duken gjurme te germave mbi Pallatin e Kultures. Per mu, perfundimisht jane te nje kohe me te vonshme.

Ura ishte bosh n'fillim. Vetem nja dy ushtare qe rrishin ke cepi. Ka qene nje IFA e parkume diku me brenda, ne drejtim te Kryeministrise.

Tanket (mu m'kujtohet tanku, po mund t'a kem gabim) dolen kur filloi me msy turma me nga drejtimi i bulevardit. 

Tanket kane qene ku fillo kryeministria, sampistet dolen deri tek ura dhe pastaj u terhoqen.

meqe paska shume protagoniste ketu smiley po them dhe une qe kam qene aty. eshte nje dite pas renies se monumentit. kete e mbaj mend sepse sapo kisha dale nga greva e urise. tanket dolen pasi u degjua shtimja e armes brenda ne bllok. dolen dy autoblinda nga ana e unazes, pastaj tanket qe zbriten nga bulevardi e ndaluan ne dy anet e ures se madhe. une kam qene te tanku ne te majte me universitetin perballe, me trenin ne te djathte smiley kemi futur tufa me mimoza ne tyten e tankut. ishim nja 10 vete. 7 jane miq te mite. dy prej tyre jane ne amerike. ne total ishim tre piktore, une, B.K., E.B, (ne amerike) dy mekanike- shofere, I.C., G.C. T.L (e kom cun tezje te ngushte). smiley

kur G.C me shtepi te porcelani futi mimozat ne tyte te tankit smiley, oficeri qe erdhi nbga piramida i dha urdher komandatit te tankut nje dicka qe nuk e kuptuam. komandanti mbushi aftamatikin 12.7 por nuk qelloi. qelloi tanki qe ishte te qoshja e komitetit central. ky ke tanki ine u fut brenda pasi i beri nje gje mitrolozit dhe e mbulli kapakin. sa kthyem ne koken nga te iknim erdhi ifa me sampista nga ana e hotel dajtit, hodhen nje bombe tymuse a dy nuk jam i sigurte edhe ne ia dhame vrapit sapo pame sapistet te kercenin pertoke nga kamioni. une mora unazen per te dale te rruga e elbasanit. aty e bllokuan policia me shkopinj gome. kush kaloi hengri ca te mira. kush o hodh te ura per te dale nga ana tjeter e unaze, e kush kaloi gardhin e lodrave. edhe rruga e televizionit dukej se qe bllokuar se pashe njerez qe vinin si pula te hutume nga krahthati ne drejtimin nga une o ikja. mora te kaloj nga piramida dhe ushtari sa na pa nja 5 -6 vete qe ngelem me vrap te lehte jo me sprint si te tjeret edhe ia filloi. me sy une e pashe ta kalonte aftamatikin serenade ne ajer, por me tyten ketej nga ana jone. pastaj ia kerciten nga ana e kryeministrise por a ishin te objektit a ishin te piramizdes nuk e di. sa mbrrite te rruga me dolen nja kater police te fresket, sa kishin zbrit prej katuni si qepe te njoma ishin se nuk i mbyllshin maskat ngaqe sic duket nuk dishin me mor fryme smiley me maske. nejse. nje polic me PD patjeter ma bere me shenje maje shkopit te zi te hidhesha ne lane edhe une pa e zgjatur sa pa me kapur me dore katnaret polic u hodha. e kam kaluar lanen edhe u laga deri ne gju. kisha vesh xhinset e para te jetes sime ate dite, dhurate emigrantesh nga italia, ik me nje variant turistik. kalova pallatin e pionirvet edhe dola te dajti perpara nga rruga e galerise se artevet. aty nuk kishte me shume se nja 100 vete. te shtimet pushuan pak, pastaj heshten. kur kthej koken nga nohia tjeter pashe qe po vinin me vrap pronaret e bulevardit. ishte veret dita e pare e lirise pa enver. sa erdhen nje dore syresh nga keta te vrapit dolem te gjithe e morem nga ura aty u vune ne rresht ushtaret. aty e tha dhe oficeri kam urdher te qelloj.

seria e dyte neser. smiley

seria e dyte.

kur dola ne vijen e pare te sulmit per te mesym uren smiley m'u kujtua Tomsoni prej aftomativet qe kishin nja dy tipa ne kurriz tim. me shume ! dhe ? kjo, pse ishin nga ana jone. kur mberriti vala e dyte e atyre te sheshit qe e kishin me ecje sportive dhe jo me sprint pushtimin e bllokut smiley (aman kush e beson kete!) nga hotel dajti dolen me ze e me zhurme nje tufe me djelm te rinj te veshur si te gjithe te tjeret ! dhe hodhen gure mbi police e gardiste. ne kete cast iku oficeri qe tha se ka urdher per zjarr. keta qe dolen nga dajti i mbaruan guret. nje ife e re ushtrake me sampiste ndaloi te piramida. shkarkoi dhe iku prape.

shkrimtari V.K. thirri mos qelloni me gure, s'kane pune ushtaret me ne. kush qellon me gure eshte provokator. pastaj nje dikush nga Pd-ja e tiranes, kam bindjen (por edhe e dyshoj) i shoqeruar nga Sh.R. (ne amerike phd sot), tha se: dolen nga hotel dajti, mos qelloni me gure. eshte provokim, duan gjak keta. kam nje pershtypje vizuale se ishte prof. Y.V. kryetar i PD tirane me vone, por nuk kembengul, pasi sihte nje momentum i vertete. me valen e dyte erdhen edhe nje grup radikalesh disa prej te cileve punetore te shtypshkronjes Mihal Duri, baze e militances PD ne ato fillime. edhe baze agresive radikale, ndoshta kjo per efekt te helmimit me plumb smiley nga puna e perditshme. kur mberriten keta dikush iu afrua sh.r., dhe y.v. dhe tregoi me gisht andej nga taivani. filluan ato slloganet e njohura te atyre diteve dhe u be zhurme e madhe sa nuk degjohej me asgje cfare folen burrat. smiley

pashe nga ura dhe ushtaret e policet kishen dale ne mes, per nje arsye qe nuk e di, por dikush me vone me tha se synimi ishte qe ti nxirrnin demostruesit ne rruget anesore ne rast sulmi ndaj bllokut meqe kishte fortifikime ne ato ane, (sot ura e madhe e ed rames, ku ka qene pasarela e shallvareve qe te conte te pallatet agimi, dhe rruga e mundshme tjetra mbrapa akademise se arteve deri drejt te ish klinika e udheheqesise.

kur filluan njerezia te shtyhen u kuptua se mes turmes po hynt nje makine ne mes te bulevardit nga ana e tajvanit. kush ishte me ne qosh, prane dajtit nxitoi te "sulmoje" ne ate drejtim dhe i ktheu shpinen ures, me idene se mos ishte makine e komunisteve ajo. por jo. ishte makina e bocave te mihal durit, ose makina e sherbimit te arkeologjikut, meqe te dyja ishin lada te ndryshkura lyer me boje antiruxhio bojqielli si gri nga ato te anijeve. (makinat mund te ishin edhe fiat, por une nuk jam shume i zoti te dalloj dyshimin mes nje fiati polak te 60 dhe nje lada te po kesaj kohe, pa llogaritur qe vollga ngjan tepke smiley  ). u avita te makina dhe pashe qe pa ata burra qe permenda me lart ishin me neritanin. u afrova shume prane, aq sa ne nje cast kur neritani u ngjit mbi sediljet e mbrapme te makines, pastaj ne bagazh per te folur i dhashe dhe une nje dore mbajtese, ose shtyse.

me pas me mori vala e fundit qe shtynte ne drejtim te ures dhe ngela nja 5 metra me tutje. neritani thirri e thirri derisa masa e njerezve pushoi slloganet dhe u tha ca fjale qe ne fillim nuk i mora vesh, dhe e mbylli me fjaline e cila ra ne heshtje te plote: Sheshin e cliruam dje. pas meje ne shesh!

dhe per mrekulli dhe pak merzi mes protestuesve u nisem serish ne shesh. kur mberritem te ministria e mbrojtjes kishte nje varg me ushtare e pak police ne te dyja anet dhe ne rresht te gjate te ministria e brendshme. mu ne maje pashe nja dy ushtare mbrapa nje mitrolozi. kur u afrua vala jone ushtari e mbushi ne menyre demontrative armen dhe e drejtoi nga ne. aty shume u shperndane prej ketij gjesti dhe u futen te sheshi para galerise se arteve duke u strukur pas ish monumentit te leninit. por pjesa me e madhe shkoi ne shesh. une u ula te pallati i kultures me piktorin tjeter B.V. me shprese se mos takohesha me cunat qe ishim te tanku, te cilet me vone mora vesh kishin henger ndonje kopace, po pak ne pergjithsi edhe ishin kthyer ne shtepi nga i ftohti i kembeve te lagura ne ujin e kthjellet te lanes smiley

aty nisi serish nga ora e drekes dikur, rremuja serish, (gje qe duket dhe ne foto) por kjo rremuje kishte marre shkak nga djegia e librarise "Flora" me veprat e enverit te cilat, (cudi si nuk pertuan ata njerez) i sollen edhe pepara pallatit te kultures per t'u vene zjarrin. nuk u kursye as marksi as klasikete tjere. me vone piktori E.V. e nisi dhe me ndihma te panjohurish thyerjen e parrulles, e me vone mora vesh se kish qene nismetar per shkak te nje provokimi prj disa civileve te sigurimit per djegien e librari flores, kjo per shkak te keqardhjes qe ndjeme sebashku per pronaret e nderteses, te cilet me vone e bene qoftehane. smiley

nese ka ngelur ndonje pasaktesi, kush ka prape kurreshtje te me thote. me te mira.smiley

Edhe njehere po ju them,fotot nuk jane te shkurtit 1991 por te majit 1991.

Eshte protesta e BSPSH dhe koha e greves se pergjitheshme kunder qeverise Nano 1 dhe djegja e klubit te MPB.

ne fakt, me duket se ke te drejte ! Fotot jane te majit (greva e minatoreve, pastaj greva e pergjithshme); ne qershor, Nano dorehiqet. Dallohet edhe nga veshja disi e lehte. Ne shkurt, kemi qene shume here mê te mbuluar (me kujtohet edhe ç'a kam pas vesh smiley )

ne shkurt, nuk eshte djeg asgje. kjo me intrigon...

Po mos bjer edhe ti pré e atij qe ne ato vite

1 - ka qene 6 ose 7 vjec

dhe

2 - nuk ka qene ne Tirane ato dite.

Veshja ka qene e tille, me pulovra dhe xhaketa te lehta, sepse ne fund te shkurtit te atij viti ka qene relativisht ngrohte, behej fjale per 19-21 grade celcius ne dreke. Kush ka jetuar ne Tirane, e di fare mire klimen e dhier te Tiranes, qe ne mengjes dhe naten eshte ftohte, kurse ne dreke eshte me dal me mong t´shkurtra.

Kush ka dyshim per veshjen ne fundshkurt te ´91, le te konsultohet edhe njehere me pamjet filmike te revistes televizive dhe te shohin mire, se cfare kishin veshur njerezit ato dite.

Un per veten time e mbaj mend si tani se cfare kisha veshur. Kam patur veshur nje pale pantallona kadife, qe mi kishte sjellur daja im prej France, nje pulover akriliku e bome tek Trikotazhi dhe perciper nje xhakete tutash sportive bojqielli me dy viza te bardha tek menget Adidas, edhe ket te blere nga daja ne France.

Ka qen ngrohte ato dite, o njerez. Kujt nuk i mbushet mendja, fundja secili ne te veten, po te mos vine ata qe nuk e dinin fare se cfar bohej e ku ishin me na tregu, se si kan qen punet.

Ore kompentent,po te them qe ate dite kam qene ne Tirane dhe bile ne Greven e Urise.

Po them se nuk eshte e nesermja e rrezimit te bustit,per shkak se e nesermja ka qene nje dite e vrenjtur,pa diell.

Se dyti,tek Muezu Historik ka folur Neritan Ceka me ish te fejuaren e Qemal Stafes Drita Kosturi.

Se treti njerezit u bllokuan para se te kalonin uren e Lanes.

Dhe se katerti,ka qene ftohte as sa qe te vishje xhupa dhe jo pulovra dhe kemisha me menge te gjata.

Keto jane marre ose ne fillim Prilli kur te PD-se ishin te zemeruar qe humben ne zgjedhjet e 31 Marsit 1991 (meqe PF thote ka ikur ne 12 Prill) ose ne Maj.

Veshja ka qene e tille, me pulovra dhe xhaketa te lehta, sepse ne fund te shkurtit te atij viti ka qene relativisht ngrohte, behej fjale per 19-21 grade celcius ne dreke

 

Yyyy, harrove qe shqipoja, pa dale prilli apo maji, nuk e hiqte kaperdinen ose pallton, sikur edhe 30° te bente ne mesdite ?? Perkundrazi, po te shikosh kroniken e revistes televizive (eshte e sigurt qe fotot e ketushme NUK jane bere më 20 shkurt, kjo eshte e palosur !) : jane te gjithe me kaperdina e pallto ! Shih ç'kohe-halé ka qene me 21 shkurt (e ke fiks tek sekuenca e dates ne fjale : http://www.youtube.com/watch?feature=pla...

Neritanin e ke me pardesy smiley

Stalker. Ne fakt kur tema i kalon 100-120 komentet diskutimet shkojne per lesh, dhe kjo teme nuk ka pse ben perjashtime. Mirupafshim ne Kongrese te tjera. smiley

kur kalon kete pike kritike, behet si ne t'pime ku secili eshte tape e kthehet e ben muhabet per hesap te vet. eshte harruar fare per ca jane mbledhur.

smiley

kur tema i kalon 100-120 komentet

eshte koha kur nuk je i sigurte nese ato qe degjove ishin nje menteshe e pavajisur mire apo tjeter gje. smiley

Ne fakt kur tema i kalon 100-120 komentet......

Prandaj edhe une po e mbyll ketu postimin tim ne kete teme.

Edhe njehere faleminderit PF, sepse na solle edhe njehere ne kujtese atmosferen edhe emocionin e atyre diteve krejtesisht te ngarkuara emocionalisht.

Kur e mendoj, them, jam i lumtur, qe i perjetova ato dite, sepse ishin nga ato dite qe te burrerojne dhe i japin edhe nje kuptim te vecante jetes. Kam njohur shume dhe kam patur edhe shume shoke studente ketu, qe i kane patur te gjitha te mirat dhe nuk e kane ngritur zerin me shume se 45 decibel dhe them, qe ata nuk kane jetuar hic, u ka ikur jeta kot per shalesh. Nuk e njohin ate ndjesi qe te jep shpresa per nje jete me te mire. Kaq prej meje ketu!

Kush do me e vertetu ne fund te shkurtit eshte GJITNONE si ne Tetor ...Nje behar pa miza ...Nuk ka vere perjashtim asnje VIT. perpara e kini !

Lol, se po behemi si Qazim Mulleti qe tha "paske pa tina e spaskom pa una" Ne 12 Prill une kam ikur nga Shqiperia.

Pf mos je kthyer prape dhe nuk mban mend?..smiley

PF pse akom nuk e ke marr vesh ti qe "keta" jan kopetent per gjithcka!!!!

c'na sollet ne mendje ca kujtime !

Me kujtohet nje kolege qe eshte demokrate e flakte,qe cirresh me te madhe ,kur kujtonim '97 para ca vitesh : "socialistet,ata qente i hapen depot" Une ate dite nuk fola,se me ca tipa i bie te lodhesh frymen kot,sidomos kur ne vend te bashkebisedimit  te qete, perdorin te bertituren qe ne fjalet e para. Te imponohen ne menyre te tmerrshme ,a thua ti je nje qenie qe jo vetem nuk je ne gjendje te arsyetosh ,por nuk ke as sy ,as veshsmiley

pa u ndalur ne analize ,dua thjesht te rendise cfare mbaj mend une nga 97-ta ose me sakte nga situata para se te shperthenin depot:

-disa militante te PD-se ne pallatin tim,mburreshin se kishin arme dhe keto u'a kish dhene partia.Atehere ishte tjeter kohe dhe ne nuk e shikonim kete gje me syrin e tanishem Per cfare i donin armet anetaret e nje partie ?smiley

-aviona te shumte fluturonin cdo dite ,mbasdite per mbasdite  dite me rradhe dhe perflitesh se ato merrnin arme ne reparte ushtarake  dhe i shisnin jashte (sikur donin t'i boshatisnin ,qe ne rast sulmi popullor te ishin krejt te zbrazurasmiley

-firmat piramidale po falimentonin njera pas tjetres dhe pritesh qe te zbrazesh nje dite dufi i humbjes se kursimeve te nje jete ,te shtepive ,te atyre njerezve qe kishin rene ne gracken e firmave piramildale per faj dhe te Saliut, qe dilte ne ekran dhe garantonte njerezit mbi sigurine e tyre (sa e sa njerez ngelen ne mes te 4 rrugeve? smiley

- me kujtohet dhe qe ata njerez te cilet u turren drejt depove ishin thjesht njerez te trembur ,qe shpejtuan te merrnin arme per t'u mbrojtur ,se nje e keqe po afronte dhe ata njerez nuk kishin  vetem ngjyre te kuqe , por ishin  nga te gjitha  partite. shume njerez me bindje socialiste qe une njihja ,s'kishin denjuar as t'u afroheshin depove 

-mbaj mend qe forcat policore ishin dhe shume te acarruara ne ato kohe.shume njerez te cilet kishin filluar te shfaqnin hapur pakenaqesite e tyre ndaj Berishes e politikave te tij ..kapeshin e rriheshin , torturoheshin brutalisht dhe i fusnin dhe ne uje per mos t'u ngelur shenje ne trup ..madje dhe  ne shatervan,pra hapur fare ne sy te njerezve .

Si me 21 janar,edhe  me shkurt -mars 97,Berisha e kish nuhatur se dicka do te ndodhte dhe kish filluar qe me  me pare te pergatiste terrenin  ,pavaresisht se i shkoi huq.

Nè fakt mè tè tmershme pèr rendin publik apo rreziku mè i madh pèr 1 gjakderdhje tè mundshme kanè qenè muajt pas ngjarjeve qè tregojnè kèto fotot..sidomos kur filluan grevat pèr rrèzimin e Nanos,mbaj mend shkatèrrimin total tè komitetit tè partisè dhe zjarrin qè i vunè nè Vlorè,kam qenè prezent e nuk kam pèr ta haruar kurrè,po nè atè kohè filloi edhe shkatèrimi i gjithçkaje..po ashtu mendoj se ato ditè nuk kishte asnjè shanc qè 1 polic tè hapte zjarr kundèr dikujt,frika nga provokimet ka qenè e madhe...dhe nè mos gaboj ka pas dalè edhe 1 urdhèr nga ramiz alia qè i çarmatosi policèt dhe ju dha lopata tè vogla pèr tè mbajtur rendin..

per te ndihmuar situaten qe po krijohet per te luftu PF, vijne ndihma nga inglizi.........lool

 

ishte koha kur ne te vertete hanim bar...

ketu merrej kultura dhe edukata e pare per shoqerine. Kane pas qene ca gazeta, si Drita, Zeri i Rinise, Bashkimi, duke lene menjane sportin popullorte cilat kerkoheshin me shume se te tjerat....

ketu ishte agjensia e lajmeve te fresketa

njerezit e acaruar nga mizerja....

Ky ishte bere qe ne ate kohe koke turku....

.......ja per keta e kishte llafin Emoja, kur thoshte se i kishte zèt.....(pardesybardhet)

Ky ishte uzyrpatori i levizjes se Dhjetorit, te ndihmuar nga keta te tjeret

Kush e mban mend, keshtu perfundonin te gjitha mitingjet e PD ne ate kohe. Sigurimi i shtetit vazhdonte e punonte....smiley

Qoftexhinjte, filizat e pare te kapitalizmes shqiptare

Kush eshte ai ne krah te djathte te Berishes?

ne foton larte eshte Azemi, kurse ne ate poshte eshte Blerim Cela.

Cfare u be Blerim Cela se keta te tjeret i dime.

pension, se i doli kundra Saliut....

U zhduken te gjithe si 200 petritat e partise.  Ju kujtohet nje barcolete e kohes: Kush e ndertoi socializmin. Enver Hoxha me tradhetaret.

Faleminderit per fotot,vertet fantastike.

Gje e mire do te ishte qe nje gje e tille te ndodhte dhe tani.

Tek ajo me pardesy te bardhe, eshte Gramoz Pashko, tek tjetra me poshte, eshte Eduard Selami. Por flasim per ata ne te MAJTE te Berishes, ose ne te djathte te fotos smiley

e ka llafin per te djathten e Berishes.....loool

Ok. Nuk e di pra smiley

E pamundur smiley

ore mo majtas se Berisha e gje dot gjo ti se per me djathtas o kollaj fare.

Blerim Cela mos gaboj ne vitin 1993 ka pas ardhur ne shtepine time..

si ne mos gaboj..., ka ardhur apo ska ardhur? se ne te tjeret se vertetojme dot..smiley

dhe nese ka ardhur, perse ka ardhur?

Ka ardhur se na vdiq gjyshja. Betohem per idealet e partise (keshtu betohesh nje mesuesi yne ne kohen e xhaxhit) smiley

hahahahahahaha

Rrofsh Belulo!

Ketlina, nuk te fal Beluli per kto gjona! smiley

Kot si thone Belul Gjeraqina smiley

Mu kujtua diçka nga ajo kohè..dmth qè tregon disi sa absurde ka qenè situata...nuk di me saktèsi se kur,por filloi 1 debat i madh mbi emrin apo figurèn e Enver Hoxhès(ndoshta pas grevès pèr heqjen e emrit tè tij nga universiteti i Tiranès,nuk jam i sigurtè).Unè kam qenè nè 8-vjeçare,dhe 1 ditè tè bukur na lajmèrojnè se pas mèsimit kemi mbledhje klase ku nuk duhet tè mungonte asnjè nga nxènèsit...nè fakt tè gjitha klasat e shkollès atè ditè kishin mbledhje..disi tè habitur pyesim,dhe na thonè se ç'do klasè me votim do tè vendos nè se duam apo jo tè mbajmè fotografinè e enver hoxhès sipèr dèrrasès sè zezè...edhe se mbaj mend qè flitej shumè pèr politikè edhe mes nesh kalamajve ato ditè,ky propozim na zuri nè befasi..shumè e çuditshme...e kush na kishte pyetur ndonjèher çfarè donim ne?nè daç ta hiqnin,nè daç la linin..problem i madh 1 tufè fèmijèsh..mbledhja hapet me 1 fjalim tè gjatè tè presorit tè vizatimit,i cili na flet pèr figurèn e enverit si udhèheqès i lavdishèm etj etj..pastaj na kèrkon ne tè flasim...hiç ne asnjèri...mirè thotè..e hedhim nè votè propozimin pèr tè mbajtur foton e udhèheqèsit tè lavdishèm,kujtimi i tè cilit do tè jetojè gjithmon nè zemrat tona...si thoni fèmij?kush èshtè dakort tè ngrejè dorèn? tè gjithè pro!!!!...hajde ikim se na morri uria..komentet pasi doli mèsuesi!! p.s. fotoja u hoq pas 1 muaji e u vendos ajo e ramiz alisè..nuk kaloj as edhe 1 muaj e u hoq edhe ajo...

...fotoja u hoq pas 1 muaji e u vendos ajo e ramiz alisè..nuk kaloj as edhe 1 muaj e u hoq edhe ajo...

e bukur...

Keto fotot e PF me ngjallen shume kujtime. Do doja te lija ndonje mesazh por tema paska ik per lesh. Duket si kthim ne ato vite kur robt grindeshin per vend tek guri ne bulevard dhe kerciste tulla kokes.

Gjynof qe i 10sni kshtu kto tema. Kam bindjen qe ata qe shahen si gabelt ketu nuk kane pare asgje nga ato vite. Nejse, ju prifte e mara.

Na heqin deshiren edhe neve qe nuk i kemi perjtu si ngjarje, edhe kemi kuriozitet  per te ditur me shume..... smiley

rrezimi i bustit ndersa  shenoi fundin e diktatures shenoi gjithashtu dhe fundin e  frikes dhe bindjes se shqiptareve ndaj cdo  lloj autoriteti shteteror.Kemi 20 vjet qe po i biem njeri tjetrit duke e djegur shqiperine disa here.

....Ajo qe dua te evidentoj me kete rast eshte qe te gjithe ata qe ishin ne Komitetin a Byrone Politike te Rinise se asaj kohe, jane ekspontet te politikes, artit, kultures apo biznesit duke filluar nga Koco Kokedhima majtas e deri tek Mehmet Elezi apo Lisen Bashkurti djathas. Ardit Gjebrea, Andrea Stefani etj etj do thosh dikush....

 

Mbase ishte thjesht sepse ne ato vite ne ato organizma futeshin dhe ishin te suksesshem karrieristet me te paskrupuj dhe te paafte profesionalisht per te ecur ne fusha te tjera. Veti te ketilla i bene te suksesshem edhe ne koherat e turbullta qe pasuan.

GSH i paska futur ca foto nga ketu ne arkivin e vet, normal pa permendur gje smiley

Aty ne fund thote (d.b/BalkanWeb), kshuqe dicka do te jete kjo pune.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).