32 Komente

uuuuuu, çfare pasurie e papare. Dhe fotot shume te pastra......

FLM!!!

Fantastike.

Yea. 

Une nuk i kisha pare!

Po s'merreshim me aiuiu atehere, me foto historike e budalliqe si keto. Politika ne plan te pare! smiley

Fotot jane shume te bukura dhe historia e autorit eshte gjithashtu shume e bukur. Teknika e fotografimit me ngjyra, gjithashtu.

Ja po i bej nje copy-paste ketu:

 

Në vitin 1909 bankieri milioner francez dhe filantropisti Albert Kahn ndërmori një projekt ambicioz për të krijuar një koleksion fotografik të popujve, dhe për popujt, e botës. Si idealist dhe internacionalist, Kahn besonte se mund të përdorte procesin e ri të autokromit, sistemi i parë fotografik në botë me përdorim të thjeshtëzuar dhe në “true-colur”, për të promuovuar paqen, shkëmbimin kulturor dhe mirëkuptimin ndërmjet popujve.

Kahn përdori pasurinë e tij të madhe për të dërguar një grup fotografësh në më shumë se pesëdhjetë vende përreth botës, ndër të cilat edhe Shqipëria, vende të gjendura në një moment kritik të historisë së tyre, ku kulturat shekullore ishin në kohë transformimesh të mëdha e të pakthyeshme nga lufta dhe nga marshimi i globalizimit të shekullit të njëzetë. Ata dokumentuan në “true colour” shembjen e Perandorise Austro-Hungareze dhe asaj Otomane apo ushtarët e Luftës së Parë Botërore në transhe, ndërsa gatuanin apo lanin uniformat prapa vijës së luftës.

Në fillim të vitit 1929 Kahn ishte ende një nga njerëzit më të pasur të Europës. Në fund të të njëjtit vit rënia e Wall Street-it thërmoi perandorine e tij financiare dhe më 1931 ai u detyrua qe t’i jepte fund projektit. Kahn vdiq më 1940. Trashgimia e tij, e ruajtur në katet përdhe të pronës së tij në afërsi të Parisit, konsiderohet si koleksioni me i rëndësishëm i fotografive të vjetra me ngjyrë të botës.

Ky muze “Les Archives de la Planète” gjendet ne "Kopshti japonez i Albert Kahn", 4 hektarë tokë në lagjen Boulogne blere me 1895..

Adhuronte Japonine sic shprehet në revistën “Francë-Japoni” më 12 gusht të vitit 1938: “Kam qënë dy herë në Japoni: dashuroj vecanërisht këtë vend, prandaj solla pranë vendodhjes time, një copë tokë japoneze. Natyra ime i afrohet shumë sensibilitetit japonez e vlerësoj shumë qetësinë e ëmbëlsinë e mënyrës së tyre për të jetuar. E ndoshta për të gjetur këtë atmosferë që më duket kaq familjare, zgjodha të jetoj midis luleve e pemëve Japoneze."

Kishte shume adhurim per Japonine dhe Kinen ne ato kohe. Ka qene burim frymezimi per shume artiste.

Ne fakt japonezet duken shume njerezor e delikate se ne europianet edhe sot e kesaj dite.

 

Si nuk doli nje shqiptar "budall" ne Paris qe te na gjeje ca kopje me nje rizolucion te larte ose le te themi optimale te ketyre fotove. Apo ndoshta kushtojne shume.

Kahn e beri vepren e tij "mbi boten dhe per boten".

Di se ka punuar apo publikuar mbi keto fotografi ne librat e tij Robert Elsie...

 

Anonim, ne mos gabohem, i kam ripostuar tek fb-im me miqte e mi sepse kishte vertet foto dhe koleksion mjaft te bukur e interesant mbi vendin tone.

Faleminderit qe sjell "thesare" te lena ne harrim! smiley

 

Faleminderimet i shkojne tironces qe na i risolli. smiley Gjoja modest ketu. smiley

Gjithsesi insistoj se keto foto keshtu sic jane nuk e shprehin ne maksimum vleren e tyre.

Shiko maqedonsit, kane vajt i kane gjet, i kane vene online. Dhe shi sa te shemtut qe jane keta. Ne jemi edhe goxha bukurosha! smiley

Terhiqi ne desktop per t'i pare ne rizolucion te larte:

te mrekullueshme...flm rizolucioni eshte mjaft mire dhe keshtu... i kujt viti jane?

fotoja e pare me kujton xhumxhuxhet e borebardhes hahaha, vetem se jane te veshur me shamija, por te vegjel e paqafe smileysmiley

Faleminderit, tironcja! smiley

Un falenderimjo speQale va al sinjor anonimjo , e un altro altretanto speQale va ala sinjorusha tironcja! Qin-Qin... auguri!!! smiley

Perla.

Kto foto brenda tyre kane nje kontrast qe te bie ne sy.. E para eshte fukarralleku tipik oriental i perandorise otomane si ne veshje dhe ne stilin e rrugeve dhe ndertesave.

Por, njerezit kane nje paraqitje tjeter aspak te ngjashme me kulturen dhe traditen otomane, kane nje krenari tipike.. apo kokfortesi quaje si te duash.

Te duket sikur robat mbi supe dhe varferine ja kane vendos me dhune mbi kurriz...dhe i ka ngel veq fytyra e bardhe dhe koka lart.

p.s. fotografia e trete si "i fundit i moikaneve"... Ka nje "egersi" magjepse fytyra e atij njeriu.

 

 

Foto e trete eshte ne Shkoder, "i fundit i moikaneve" ndodhet te tyrbja e Pashes... fotografia e peste,  (qe mua me pelqen shume) "i fundi i te urteve" ndodhet mbi muret e varrezave ne Tirane.

sa bukur.flm qe i ndate me ne.

Ah ok. mendova se mos i kish futur tek keto librat e fundit qe ka promovuar se fundmi ne Shqiperi (nuk kam pas fatin t'i marr ne duar) smiley apo jane fjalore me duket?

rrofsh ..te bera nje pyetje te gjendja e jashtezakonshme...nejse po ta bej prap ketu: Si i fusni fotot tek komentet (te me falin te gjithe peshqit per injorancen) por nuk po mundem smiley

Shko mbi foto me mouse dhe me tastin e djathte bej copy, pastaj paste ketu tek peshku. Si ne word.

ok. rrofsh smiley

Rrofsh ti se me kete rast zbulova edhe librin e Elsit. smiley

Shume faleminderit qe i sollet!

Fantastike, edhe unë hera e parë që i shikoj, rrofsh që i sollët

A ka degjuar ndokush per ket' toponimin Kodjazi, tek fotoja e fundit?

ps. Duhet te jete prane Erzenit, nga titulli i fotografise tjeter me uren mbi lume.

Bukur, sidomos ajo rruga e pazarit, si ne filma, dhe ata kalamoqerit me qylafe.

Dhe kjo nga e njejta faqe:

http://albert-kahn.hauts-de-seine.net/fileadmin/images/Pays/Albanie/tsigane_petit_Albanais_Durres.jpg

me ben pershtypje qendrimi i trupit te njerezve, ne pergjithesi i drejte e i hijshem, sidomos cigania; zonje grua! po edhe ata pleqte qe pijne kafe tek varrezat, sec kane nje lirshmeri prej skorpionsash...

p.s. po edhe ai plaku mbi murin e varrezes, thua se eshte nje mjeshter yoga.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).