Më 10 shkurt, pra 2 ditë më parë, Musine Kokalari, shkrimtarja e parë grua shqiptare, disidentja e parë grua në të gjithë perandorinë komuniste, themeltare e një partie opozitare, e burgosura politike, që pas 20 vitesh burg, do të mbyllte sytë në internim, ndërkaq 10 vjet më vonë, më 1993, kur diktatura komuniste kishte rënë, do të dekorohej nga Presidendi me medaljen “Martir i Demokracisë” dhe së fundmi “Nderi i Kombit”, kishte datëlindjen. 95 vjetori i saj. 

Duhej përkujtuar nga të gjithë. Por gjithsesi çdo ditë mund të ndihet dhe si datëlindje e vlerave e njerëzor, pra dhe e emrit të ylltë të Musine Kokalarit. Jeta dhe vepra e saj, bëmat, vuajtjet, qëndrimi, bukuria, pamposhtmëria janë një përvojë e vyer, një pasuri e paçmuar morale për të gjithë, rrezatim virtytesh, kulture e rëndësishme, një apel i përhershëm për të qenë të denjë për jetën, të dobishëm për vendin… 

Gjirokastritja e mrekullueshme Musine Kokalari, pasi kryen shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë” në Tiranë, më 1937, shkon për studime në Universitetin e Romës, në Itali, del me rezultatet më të larta. Qysh studente boton librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë”, me rrëfime magjepsëse. Njihet dhe do të ketë dhe vlerësimet e një nga shkrimtarëve më të mëdhenj italianë Alberto Moravia. Së bashku dhe me disa shokë të tjerë, më 1943 formon Partinë Socialdemokrate dhe nxjerr gazetën “Zëri i Lirisë”. Në vitin 1944, botoi librin e dytë me tregime “Si u tund bota”348 faqe, ndërsa më 12 nëntor të po këtij viti pushkatuhen pa gjyq vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Fitimitarët e ardhshëm po futeshin në kryeqytet me terror të llahtarshëm. Katër ditë më vonë e arrestuan dhe shkrimtaren e parë shqiptare, e mbajtën 17 ditë në burg. Ajo boton libri i tretë pas një viti “Rreth vatrës” duke u bërë shkrimtare e vërtetë me autoritet, por më më 23 janar të vitit 1946, e arrestojnë për së dyti dhe gjyqi terrorist i fitimtarëve e dënoi me 20 vjet burg. 

Nga thëniet e saj në gjyq: 

“Mbas Mbledhjes së Mukjes, kam marrë pjesë në Ballin Kombëtar si socialdemokrate dhe kam qenë përgjegjëse e gazetës `Zëri i Lirisë`, në të cilën kam botuar artikuj ku flitet për çështjen e Kosovës në bazë të Kartës së Atlantikut…. Kriteri për të luftuar ishte jo për qëllimin e përfitimit të disa klikave, por për demokratizimin e vendit”. 

“Unë s’jam fajtore. S’jam komuniste dhe ky s’mund të quhet faj. Ju fituat në zgjedhje, por në burg nuk duhet të jem…. Unë jam nxënëse e Sami Frashërit. Me mua ju doni të dënoni Rilindjen”. 

Kur dikush i vënë thirri se ajo duhet të dënohej me vdekje në litar, dhe kryetari Frederik Nosi, tha se a e dëgjonte atë që kërkonte populli, Musineja me qetësi iu përgjigj: “Nesër këtë do të thonë edhe për ju turmat”. 

Në vitin 1961 lirohet dhe e internojnë në Rrëshen, bën punë të rënda fizike, llaç dhe mur. Vetmia si dënim dhe libra, libra, këta ishin miqtë e saj. Megjithatë ajo do të jetë mecenatja shpirtërore e shkrimtarit të ardhshëm Bilal Xhaferri, që do të arratisej në SHBA për t’i shpëtuar përndjekjes, nga që ishte me baba të pushkatuar. Në vitin 1981 Musineja sëmuret rëndë, pashërueshëm dhe vdes dy vjet më vonë. Makina e zhavorrit e hodhi në gropën ku mbuluan atë dhe veprën që nuk e lanë ta shkruante. 

Në fundin e jetës: Në dorëshkrimin “Mbi jetën time”, Musineja shkruan: “Komunistët më varrosën për së gjalli... nuk iu kërkova falje në gjyq për aktivitetin tim. Dhe pse do të kërkoja falje?…. Unë s’jam fajtore…”. 

Një përfundim i trishtë: 

“Njoha kulturën demokratike, njoha tragjedinë e përmbysjeve të mëdha revolucionare. Njoha një gjyq special. Njoha 16 vjet burg dhe 22 vjet internim me përplasje andej-këndej. Njoha punën e punëtorit me normë individe, njoha punën e krahut me normë kolektive në bujqësi e ndërtim. Njoha vetminë e vetëkërkuar, shoqërinë e rastit në burg dhe gjithë ndryshimet që pasojnë nga ky tërmet i pandërprerë për të konsoliduar diktaturën e proletariatit. Nganjëherë them me vete se nuk fitova gjë që mbeta gjallë. Kam 38 vjet që nuk e di ç’domethënë familje. Ndoshta do të ishte mirë të kisha mbyllur sytë njëherë e përgjithmonë. Kështu merrnin fund edhe vuajtjet, me gjithë gjendjen tragjike. 

Porosi e saj: 

Nëse vdes, në valixhen e vogël kam disa sende me vlerë etnografike për Muzeun e Gjirokastrës. Ato pak kursime dhe gjithçka tjetër le të hyjë në fondin e shtypit që duhet të krijohet për punëtorin e krahut, i cili është i domosdoshëm, që të demokratizohet puna e krahut dhe të kultivohet punëtori i thjeshtë”. 

Porosia e Musine Kokalarit është shumë më e madhe, e dhëmbshme, me rëndësi dhe e përhershme. Është thirrje kujtesës kolektive, veprimit, jetës, atdheut. Natyrisht sot ajo nderohet, ka marrë aureolën e martires, vepra e saj është botuar e plotë, falë dhe zellit të përkujdesësit të studiuesit Novruz Shehu. Lexuesit e saj janë të shumtë, admiruesit po ashtu, edhe përkujtuesit, po kështu dhe Ambasadori Amerikan në Tiranë, madje jepet dhe njjëçmim për graté veprimtare me emrin e saj, kurse një studiues italian, Mauro Geraci, po përgatit botimin e saj në Itali, kujtimet e Musinesë në Romë. Kur ajo ishte studente atje, bënte takime kulturore e patriotike, por sallat ia siguronte duke pagur vetë një tjetër shqiptar, Dane Zdrava, ai që do të sillte kinemanë e parë në qytetin e tij në Berat. Kishte kryer akademinë detare në Napoli, patriot, por dhe ky do të vdiste në burgun komunist. I kujtojmë këto si një përvojë e mrekullueshme, që diktatura i rrënoi, por duhen ringjallur. 

Musine Kokalari pse i ka marrë titujt më të lartë që jep demokracia, etj, etj, megjithatë ditëlindja e saj u harrua dhe pse ishte 95 vjetori i lindjes. Porosia është që ne duhet të jemi të lidhur si një vazhdim i domosdoshëm me rilindasit tanë shpirtërore, t’i kemi në kalendarin e veprimeve tona, përherë. Ky 100 vjetor i pavarsisë së vendit tonë duhet të na i rrënjosë këto. Pa një kalendar të tillë qytearia jonë do të jetë e mangët, po kështu edhe drita e së ardhmes. Kremtime të tilla duhet të kemi patjetër dhe nuk duhet të jenë thjesht ceremoniale të harrueshëm, as rutinë zyrtare, por pjesë e gjallë e kujtesës kolektive, e përditshmërisë tonë. Të jenë të natyrshëm dhe t’i ngjajnë, si të thuash, ndezjes së një qiriri metaforik, për të cilin një grua tjetër e madhe shqiptare, Nënë Tereza, thoshte: Më mirë ndiz një qiri, se sa të mallkosh errësirën. Që harresa të mos bëhet errësirë.

27 Komente

une e kam njoft si grun qe deshte te vriste xhaxhi Enverin.e shfja me kte sy, ne radha ne ushqimore, apo ke zarzavatet,te kinemaja dhe ne bibloteke.vishej aq bukur e ecte heshturazi ne rruget e qytetit,pa u perzi me njeri.fisnikria e saj, bine akoma me shume ne sy,ne mesin e fukarallikut dhe prapambetjes tone.

Jeta dhe vepra e saj, bëmat, vuajtjet, qëndrimi, bukuria, pamposhtmëria janë një përvojë e vyer, një pasuri e paçmuar morale për të gjithë, rrezatim virtytesh, kulture e rëndësishme, një apel i përhershëm për të qenë të denjë për jetën, të dobishëm për vendin…

!!!

Nënë Tereza, thoshte: Më mirë ndiz një qiri, se sa të mallkosh errësirën. Që harresa të mos bëhet errësirë.

Shuuume e bukur!

 

“Unë s’jam fajtore. S’jam komuniste dhe ky s’mund të quhet faj. Ju fituat në zgjedhje, por në burg nuk duhet të jem…. Unë jam nxënëse e Sami Frashërit. Me mua ju doni të dënoni Rilindjen”. 

Te dridhet mishi kur lexon kete thenie te saj! Respekte per kete grua, kete shkrimtare, patriote, zonje fisnike e cila jeta i shkoi internimeve dhe burgjeve!!!

“Unë s’jam fajtore. S’jam komuniste dhe ky s’mund të quhet faj. Ju fituat në zgjedhje, por në burg nuk duhet të jem…. Unë jam nxënëse e Sami Frashërit. Me mua ju doni të dënoni Rilindjen”.
Kur dikush i vënë thirri se ajo duhet të dënohej me vdekje në litar, dhe kryetari Frederik Nosi, tha se a e dëgjonte atë që kërkonte populli, Musineja me qetësi iu përgjigj: “Nesër këtë do të thonë edhe për ju turmat”.

.. padyshim koha provoje gjenialitetin e saj...figura fisnike qe lartesojne krenarine kombetare.

Kjo grua eshte monument i rezistences intelektuale!
Respekt !

Ju befte dheu i Lehte , kujtedo qe vdes me nje IDEAL . Dhe sa me shume Kohe shkon aq me shume Lartesohet !

Disponon kush ndonje Vendim perse eshte denuar , pervec pyetjes se Z.Nosi , si nje intelektua mjaft i zeshem i kohes . Perse ta kete bere ate Pyetje ???? Per cfare po e denonin ? Martir Saliu beri dhe " Xh.Deven "...vetem Ram Berishen nuk e vleresoi si Patriot qe nuk Tradhetoi e nuk Bashkepunoi me Fashizmin !

Dmth ti po barazon Musine Kokalarin me Xhaferr Deven?

pervec pyetjes se Z.Nosi , si nje intelektua mjaft i zeshem i kohes

??? Frederik Nosi ishte major. Po e ngaterron me Lef Nosin qe miqte e Frederikut e denuan me vdekje po ate vit.

Disponon kush ndonje Vendim perse eshte denuar...

Kur e zhvarrosën vite më vonë, u pa se duart e saj ishin të lidhura me tela me gjemba.

Muntaz Kokalari ne nje leter drejtuar  bijës së Ymer Vrionit, zonjës Makbule Xomo Vrioni, gruas së Feim Leskovikut, me të cilën ka pasur miqësi familjare. (Kjo letër është botuar në gazetën “Luftëtari i Lirisë”, botim i Organizatës së Bashkuar të Veteranëve, më 21 nëntor 1944 nr. 8,).shkruan;
Po përjetojmë ditë të vështira. Kam vendosur me brengë në zemër, të largohem nga Shqipëria ime e bukur, nga familja e dashur....Këtë vendim e mora mbasi më njoftuan disa nga miqtë e mi të besuar, se jeta ime dhe e të afërmve të mi është në rrezik nga bashtua (vagabondi M. K.), Enver Hoxha. Ai ka urdhëruar djajtë e kuq kundër nesh. Kjo kuptohet: Thjesht për motive personale....... Kjo është fatkeqësi e kombit tonë dhe e Shqipërisë së Gjorë, që ka rënë në duart e një njeriu të përbindshëm, tinza, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist që i do njerëzit nën vete, kumarxhi, gënjeshtar edhe kur qe jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove etj. Fëlliqi botën me borxhe. Ne intelektualët gjirokastrit ja dimë të gjitha dhe sa i vlen lëkura prandaj kërkon të na asgjësojë...”

Fatkeqësisht, në 12 shtator 1944, kjo letër me plot të vërteta ra në duart e Enver Hoxhës. Të dy vëllezërit e heroinës Musine, Muntazi dhe Vesini, së bashku me kushëririn e tyre, Surja Kokalarin, u arrestuan dhe u pushkatuan pa gjyq në bodrumet e hotelit “Bristol”. Në atë kohë, vetën nga fisi Kokalari i qytetit të Gjirokastrës, u shfarosën edhe këta intelektual, komshi të Enverit: Salim Kokalari, Izvi Kokalari, Isa Kokalari, Verra Kokalari, Emin Kokalari etj. Ndërsa Munir Kokalarin, udhëheqja e degjeneruar, me sjelljen e tyre të poshtër e detyruan të vrasë veten. Nuk flas për të dënuarit e të pushkatuarit në Kokalar në Durrës, si pedagogun Salim Kokallari etj., qoftë edhe për internime deri tek motra ime me gjithë familje, që duan kapituj librash më vete për t’i shkruar ku kanë arritur komunistët, me nxitjen e shovenëve grekë, që prishën dhe varrezat tradicionale të këtij fisi me të kaluar të vjetër kombëtare, ku mbi këto varreza, mbi kockat e Kokalaranjve, sot është ngritur vila e konsullit grek të Gjirokastrës. Vlen të theksohet vepra kombëtare e kushëririt të Musinesë, e arsimtarit Tajar Kokalarit, që ka lokalin në treg kundrejt konsullatës greke të Gjirokastrës, të cilit i grisën flamurin kombëtar armiqtë e Shqipërisë, që e mbante ngjitur në dyqan. Ndërsa shtëpinë e Sami Kokalarit, ku pjesa më e madhe ishte e tij, komunistët e shpallën: Shtëpia Muze e shokut Enver Hoxha.

Une te pyeta per Vendimin dhe procesin gjyqesor jo per "pralla "per Kokalaret ose Kushurijt e Fisin e Enverit !

Ke te biesh pa kikikikirikiki ndonje dokument Vendim Gjyqi dhe po munde ndonje permbajteje te shkurtuar te porcesit Gjyqesor ? te shkruar e   cfare ka thene vete rahmet paste znj .Musine ? Apo si zakonisht ke "letra nga populli"  qe i sherbejne si "fakte " shkrimtarit me fame Boterore Uturak Blend Fevzi Obortarit  ?

apo do te vazhdojme me Fisin NOSI ........ ?

apo ke deshire te merremi me Institutin "Nena Mbretereshe " dhe rrolin e Kont Chianos ne "ndihme"per shtimin  e tij ......  apo  te Simit qe rekomandonte " bursa " per me tej ne Itali !?

Pastaj merremi me te vertet me anen cnjerezore te persekutimit te saj , apo " larjen e hakut"  me gjyqe popullore sic vleresohej ne ate KOHE ?

E denuan kot o idris cfare pyetjesh ben dhe ti.me vjen keq se dukesh se ke jetuar ate kohe me shume nga te tjeret ketu.nje kusheriri im i dyte a i trete u rrit ne internim. faji i tij ishte se gjyshi i tij ish anetar i ballit ishte arratisur nga shqiperia 8 vjet perpara se te lindte ai.ta solla si shembell per te treguar se komunistet nuk e kishin per turp te shkaterronin jeten e njerezve  kot fare.

Jo jo, ka shume rendesi akuza formale, pse e denuan zyrtarisht ne ate sistem dhe kohe te drejte te komunizmit shqiptar te viteve '40. Ke dokument ti me vule dhe firme nga arkivat e komunizmit se pse e denuan zyratisht? Po ndonje dokument ke qe thote teksualisht qe e denuan ne menyre te padrejte?

E pra, ja fut kot. 

Epo tani ata nuk e shkruanin ashiqare qe po ta fusim kot .Ja do i kene futur ndonje akuze si agjente e imperializmit si ia bene fjala vjen beqir ballukut apo mehmet shehut.

E kishte me ironi Xhibi.

http://tomicabajsic.files.wordpress.com/2012/01/musine-kokalari-drita-ne-shkollen-dramatike-1945-copia.jpg

 

Aferim, nderim e respekt. smiley

 

Musine Kokalari pse i ka marrë titujt më të lartë që jep demokracia, etj, etj, megjithatë ditëlindja e saj u harrua dhe pse ishte 95 vjetori i lindjes. Porosia është që ne duhet të jemi të lidhur si një vazhdim i domosdoshëm me rilindasit tanë shpirtërore, t’i kemi në kalendarin e veprimeve tona, përherë. Ky 100 vjetor i pavarsisë së vendit tonë duhet të na i rrënjosë këto. Pa një kalendar të tillë qytearia jonë do të jetë e mangët, po kështu edhe drita e së ardhmes.

Po!

 

Disa shenime te Musinese, te shkeputura nga ky shkrimi:

[...]Kurse unë e shikoja jo në prizmin e një bashkimi të Ballit Kombëtar me Frontin Nacionalçlirimtar, mbi një bazë aleance demokratike dhe mbi këtë bazë kur rashë në kontakt me Nexhmije Xhuglinin (Hoxha më vonë) dhe parashtrova intensifikimin e luftës kundër okupatorit unë ja parashtrova që të hynim në gjirin e Frontit Nacionalçlirimtar, jo si individë të veçantë, po si një grup demokratik ose më mirë si parti (Social Demokrate që të përfaqësonte rrugën e mesme që të lidhte me të forcat e pa kristalizuara, duke u radhitur me të në alenacë me Partinë Komuniste në gjirin e Frontit Nacionalçlirimtar). Ajo nuk e pranoi këtë tezë dhe tha se sot nuk është koha e formimit të partive të tjera, po e organizimit të luftës kundër okupatorit.

- Ç'të keqe ka këtu, i thashë unë. Ju jeni komunistë dhe midis jush i rihni dhe problemet shoqërore mbi parimet tuaja, ne jemi demokratë dhe rahim midis nesh problemet shoqërore dhe njëkohësisht i japim rëndësi në radhë të parë luftës kundër okupatorit.

Këto mbledhje qenë bërë në shtëpinë e mësueses Razie Hallullit, ajo vetë ishte pjestare, ishte edhe Mefarete Frashëri, Afërdita Asllani si dhe Gjokoroce. Këto tre të parat më përkrahnin, e fundit mbante heshtje. Në atë periudhë pune të përbashkët, nxuarmë numrin e parë të revistës GRUAJA SHQIPTARE. Unë bëra hyrjen, shkrova një tregim HIEJA E DJALIT, po këmbëngulja e Nexhmijes vazhdoi. Ajo dëshironte që ne të urdhëroheshim prej saj, të vepronim sipas urdhrave të saj dhe asgjë tjetër. Ky mos kuptim dhe mos dashje pruri largimin tim së fundi nga gjiri i Frontit Nacionalçlirimtar ku tentova që të hynim si një grup, në fillim dhe të formonim Partinë Social-Demokrate bashkë me luftën kundër okupatorit.

Në këtë kohë rastësisht u takova me avokat Skënder Muçon që e kisha njohur në hekurat e burgut, në vitin 1932.

Njoha Isuf Luzin, profesor të letërsisë dhe Selman Rizën, gjuhëtar i zoti. Që të gjithë ishin të shqetësuar për fatin e luftës, aq më tepër se në rrethin e Vlorës, ku kishin çetat e tyre kishte hyrë grindje dhe sipas fjalës së tyre, komunistët i qëllonin që t'i shpartallonin. Ata, me gjithë respektin që kishin për Lumo Skëndon, shikonin plogështinë e udhëheqjes, kërkonin sa më shumë organizim dhe bashkim, gjë që në rrethin e Vlorës autoriteti i Hysni Lepenicës qe një balancim midis mosmarrëveshjeve të tyre ose çfaqjeve të ambicieve. Përpara tij tërhiqeshin. E respektonin shumë dhe ai njihej për njeri modest e atdhetar që u vra në Grehot, nga armët italianëve, të cilët e qëlluan dhe e vranë. Me këta njerëz e shtrova prapë mbi një koalicjon demokratik. Duke u mbështetur te Dekallogu, thashë që të formohej Partia Social-Demokrate. E pranuan dhe pas shumë debatesh më tepër unë me Isuf Luzin përpiluam programin e Partisë dhe moralisht njohëm Skënderin si udhëheqës që të miresh më tej. Unë shkova të bisedoja me Mitat benë po nuk e gjeta, po fola me Hasan Dostin, që ishte zëvendësi i tij. Ky njeri i ditur, modest dhe i butë, s'kish asnjë inisiativë, vetëm atë njeri që ishte dakort se ç'thoshte Mitat beu, vetë nuk lidhte dot as dy fjalë.

[...]

Filloi lufta e Tiranës. 12 Nëntor, m'i morën dy vëllezër e shumë veta në lagje (për fat që vllai i tretë ishte i sëmurë me tifo) i vranë "ushtarak çlirimtarë". Më 13 nëntor më arrestuan. Më mbajtën në një shtëpi tek lagja e jonë. Ndaj të gdhirë kapërcyem tek rruga e Fortuzit, ndënë gadishmërinë e tanksit gjerman. Na shpunë në rrugën Bardhyl. Na përplasën në bimsat e një shtëpije ku qenë shumë të burgosur, të mbledhur andej këndej. Më mori në pyetje Sylo Kozeli dhe Sotir Polena. Më thanë:

- Je social-demokrate?

- Po, u thashë.

- Ke prurë përçarje? - më thanë.

- Bini një njeri që të vërtetojë këtë, - i thashë unë.

- S'ke bërë luftë, - më thanë.

- S'na latë ju të bënim, - u përgjigja.

- E, ç'ke bërë?

- Jam marë me shkrime. Kam botuar libër për fëmijë.

- Libër, - u përgjegj me injorancë Sulo Kozeli.

- Lufta është bërë dhe bëhet me pendë dhe me armë. Ti e bëre me armë, por me pendë s'je i zoti ta bësh.

Më dërguan prapë në birucë.

[...]

Më 23 Janar 1946, u arestova. Të parët qenë grupet zogiste dhe të rezistencës. Ata u arestuan më 10 Janar. Tani para hetuesisë u shtrua çështja e notës: ishte Nesti Kerenxhi, Siri Çarçani, Edip Çuçi, Kadri Hazbiu etj., që u rah akuza time. Unë e kisha të lehtë të mbrohesha, ata e kishin të zorshme të mbanin në këmbë akuzën e përmbysjes së Pushtetit.

Filloi hetuesia. Më pyetën për notën. Sigurisht kishin folur të tjerët para meje, po ata nuk e kishin qartësuar synimet e duhura për t'u mbrojtur.

Fillova unë: notën e bëmë në emër të tre grupeve, aleatëve të cilët ju i lejonit që të vëzhgonin se ishin demokratike. Çështja u shtrua si nja koalicion demokratik se secili grup me programin të paraqiste kandidatët e vet, pasi të shtyheshin zgjedhjet dhe të mernim pjesë dhe ne.  

- Çudi, - tha Nesti Kerenxhi që ishte kryetari i Sigurimit. Ti vjen nga një familje demokratike, antizogiste. Si u bashkove me monarkistët.  

- Këtë mësim e kam marë nga ju - u përgjigja unë - si do që jeni komunistë dhe Partia Komuniste drejtonte në Front, ju futët bazin e Canit, përfaqësuesin e Ahmet Zogut, i njohur botërisht.

Ata mbenë. Nuk dinin si të përgjigjeshin.

- Ju deshët të përmbysnit Pushtetin, - thanë.

- Jo, ne kërkuam shtytjen e zgjedhjeve. Unë as që kisha grumbulluar njerëz, veç dy veta. Ne do të përmbysnim Pushtetin?  

- Ti përdore dhe parinë. Të përfitohej nga forcat e tyre dhe të dilje në krye - thanë.

- Kjo s'është e vërtetë. As që di sa forca kanë, dhe sikur të ishin të shumta. Kur nuk ju likuiduam bashkë me gjermanët, s'kishim mundësi të përmbysnim tani.

- Ata, ata synonin shtyrjen!  

- Unë përgjigjem se ç'pretendoja unë. S'jap llogari për qëllimet e të tjerëve. Ata, po të ishin të zotë, të përmbysnin një Pushtet që ka marë fuqinë në dorë, të jeni të sigurtë dhe neve të ideologjisë do t'na shuanin nga faqja e dheut.

- Pse nuk ja drejtove Qeverisë notën? - më thanë. - Atëherë ne nuk të arestonim.

- Kjo s'kishte si të bëhesh. Elementi që s'është me ju dhe sikur të bënim ne një notë Qeverisë do të thoshnin që këtë lojë e kanë kurdisur komunistët që të shohi se kush janë ata që nuk mendojnë si ju. Pra duhej, që gjithë elementi i kanalizuar në programet e veta të dilte hapët. Në fitonte vota, mirë, në qoftë se nuk fitonte, mbyllej ky hesap. Kështu dhe aletatët, me anën e notës viheshin përpara një qëndrimi dhe nuk kurdisnin pas krahëve e të mbanin njerëzit me shpresa. Nota ju shkoi dhe ata duhet të thoshnin: në Shqipëri ka elementë që do të marë pjesë në zgjedhje. Zgjedhjet të jenë të lira, të marin pjesë të gjithë. Ata s'e bënë këtë dhe unë jam në vështirësi të vërtetoj përmbajtjen e notës.

- Ju doni përçarje.

- Aspak, i thashë. Ne nuk ngajtëm nga elementi brënda Frontit. Le të dalë një e të thotë se e kemi nxitur. Ne donim që në Front të kishte një vetëm parti komuniste. Po dhe Social-Demokrate ose dhe një tjetër.  

- Ne bëmë luftën, - përsëritën.  

- Po dhe ne, në mos me armë, me mënyra të tjera nuk bashkëpunuam me okupatorin. Ju e dini dhe e kuptoni dhe vetë: unë s'kam bërë gjë kundër jush, as kam bashkëpunuar me okupatorin. Po ju do të dënoni jo se kam bërë faj, po se ju komunistët nuk lejoni parti tjetër dhe gjeni sebep e thoni se doni të përmbysni Pushtetin.

Unë s'jam fajtore, s'jam komuniste dhe ky s'mund të quhet faj. Ti fitove në zgjedhje, mirë po unë në burg nuk duhet të jem. Ti më arestove e thua se jam fajtore. Atë s'e pranoj.  

- Po ju donit të kishit dhe shtypin tuaj? - më pyetën.  

- Po, - i thashë unë.  

- Dhe kush do të bashkëpunonte në atë shtyp?  

- Kjo nuk pyetet. Mos vallë s'jemi në gjendje të botojmë një gazetë? Po të fitonim dhe do të nxirnim shtypin dhe njerëzit hapët do të çfaqin mendimet. Dhe ju do të shikonit se kush i shkruante. Ju s'keni deklaruar që duhet të jesh pa tjetër komunist. Ju mbroni shtypin e lirë.  

- Po jo shtypin fashist.  

- Unë s'jam fashiste. Kam kulturë demokrate, jam nxënëse e të ndriturit Sami Frashëri. Komuniste s'jam dhe as që e kuptoj.  

- E mbyllëm! Po të kishe drejtuar notën Qeverisë ti nuk do të ishe arestuar. A e mendove se mund të hyje në burg? - Më pyetën.  

- Po si, më shumë se 99%. Po të paktën jam në burg, po e di pse jam. Në më dënofshi, padrejtësisht dhe atë do ta di.  

Këto teza i mbrojta dhe me shkrim.  

Prokurori Gjon Banushi, kryetari Frederik Nosi, s'e bëmë dhe proces në gjykatën e lartë e përsëritën dhe i mbrojta tezat e mia gjer në fund.
 

Musine Kokalari gjate gjyqit, marre nga faqja e Dr Elsie.

 

Në 2 Qershor filloi gjyqi special. Kryetar qe Frederik Nosi, prokuror Nefzat Hasnedari. Filluan me grupin e Sami Çeribashit, pastaj me monarkistët, më në fund erdhi radha time. Kryetari pyeti:  

- Kush e përpiloi notën?  

- Musineja, thonë.  

- Është e vërtetë, Musine?  

- Po, - u përgjegja unë.  

- Kush i cilësoi me emra të tjera.  

- Musineja, thonë.  

- Është e vërtetë, - më pyetën mua.  

- Po, - u përgjigja. - Gjithsekush në bazë të qëllimit për të cilin donte të dilte në skenë, kishte programin e vet. Dhe unë, në përmbajten e tyre, e vura emrin e grupeve.  

- Po pse nga çdo grup ishin katër veta dhe ti vetëm? - pyeti kryetari.  

- Mjaftojnë. Sa më pak njerëz aqë më pak në burg. Po të bëhej gjë, kujt t'i pëlqente le të vinte.
 

Erdhi dita që do të jepja llogari përpara bangës së akuzuarve. Dolla ke mikrofoni. Më pyeti Kryetari, Frederik Nosi:  

- A e pranoni akt akuzën?  

- Në bazë të pikëpamjeve tuaja politike, po. Në bazë të pikëpamjeve të mia, jo.  

- Mjaft me sofizma - uluriti Frederik Nosi.  

- Atëherë është e kotë të më pyetni. Lexoni procesin dhe unë shumë e kënaqur u ula tek vëndi tim.  

Pretenca qe e fortë. Sa herë që vërtitej, gjithmonë akuzohesha unë. Mendova se do më dënonte me vdekje. Veç kësaj, prokurori më akuzoi se mora fajet e të tjerëve sipër. Unë s'thash as jo as po.
 

Erdhi dita e mbrojtjes së të pandehurve. Unë s'pranova avokat. E përpilova vetë mbrojtjen. Po ama ata nuk dinin se çfarë përmbante. Prokurori më akuzoi se ishim një bllok që donim të përmbysnim Pushtetin. Më dënoi 30 vjet. Unë me mbrojtjen në dorë, u afrova tek mikrofoni. Fillova leximin. Thashë: "Në këtë gjyq janë të pandehur 36 veta. Katër grupe. Në tre grupe kemi vetëm një gjë të përbashkët: një notë drejtuar aleatëve, që të shtyheshin votimet dhe si koalicjon demokratik të mernim pjesë në zgjedhje. Jo për përmbysjen e Pushtetit, po për zgjedhje demrokatike".  

Si kryetari, si prokurori u ngritën në këmbë dhe thanë: "Ne nuk lejojmë të vazhdosh mbrojtjen".  

- Në qoftë se e ndaloni ju, nuk e lini të burgosurin të mbrohet, unë e lë, se më urdhëruan të mos vazhdoj.  

Shkova tek vëndi tim. Pas pak erdhi oficer Manoli dhe më mori mbrojtjen. E dhashë.  

Kur thanë për fjalën e fundit, kërkova drejtësi. Kryetari më dënoi 20 vjet. Gjyqi vazhdoi 15 ditë. Më në fund, më shpunë në burg. Kishte pak. Më të shumtat ordinere. Vajtja ime pruri rregulla. Nuk lejohej më takimi jashtë portës, po hapesh një penxhere e vogël tek porta. Erdhën shumë veta të më takonin. Lanë vetëm familjarët.

_________

 

Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha: Musine Kokalari, disidentja e parë shqiptare

Dr Nikoll Toma: Si e njoha Musine Kokalarin

 

Ndonje link online per shkrime te tjera te saj?

Respekt e perulje

Tek kjo faqja ne Facebook per Musine Kokalarin, Gary Kokalari (te pakten nje perdorues me ate emer) ka vene nje foto qe duket te jete nje telegram i derguar Departamentit te shtetit, derguar nga Tirana dhe mban daten 27 qershor 1946.

Permbajtja e tij ne nje anglishte te cale (mbase deshmon se e ka shkruar ndonje shqipo?) midis te tjerash:

Yesterday after trial, crowd attacked prison van and beat defendant badly. Kokalari, one of the two females accused, had most of hair torn from head. Guards stood idly by.

 

Dhe nja dy foto po nga e njejta faqe:

 


 

Pse u denua, zyrtarisht?

Mos harro qe ka qene viti 1946. Ne valen e "gjyqit te deputeteve", u be dhe gjyqi i Musinese e te tjereve qe kishin guxuar te dilnin si parti politike ne zgjedhje kunder Partise Komuniste - ose sic quhej atehere, Fronti Demokratik.

Programi dhe platforma e opozitës së parë komuniste

 

Ka qenë saktësisht data 16 nëntor 1945, kur duheshin dhe dy javë që Shqipëria komuniste e porsadalë nga lufta të zhvillonte zgjedhjet e para të përgjithshme, prej të cilave do të dilte edhe parlamenti i parë. Pikërisht atë ditë bëhet e ditur se në Tiranë, në ilegalitet të thellë, janë mbledhur përfaqësuesit e disa grupeve shoqërore të asaj periudhe. Takimi ka vazhduar me orë të stërzgjatura dhe me shumë tension. Qëllimi ishte për të krijuar opozitën e parë shqiptare përballë frontit komunist, të quajtur Fronti Demokratik. Nga materialet arkivore të dosjes tepër sekrete, të matrikulluar "Mbi gjyqin e deputetëve", mësohet se në atë mbledhje janë prezantuar këto grupe përfaqësuese:

- Grupi i Rezistencës, i përbërë nga Sami Qeribashi, Prof Çoka dhe Ali Kavaja.

- Grupi i Monarkistëve, i përbërë nga Qenan Dibra, Mehmet Ali Beshiri dhe Reis Hashoja.

- Grupi Socialdemokrat, i përfaqësuar nga Musine Kokalari.

- Grupi i Intelektualëve Indipendentë, i përfaqësuar nga Gjergj Kokoshi.

Ata, pas shumë debatesh dhe problematikash teorike, arritën që natën e dytë, madje në orët e mesnatës, të përpilonin programin e përbashkët koordinues, i cili do të shërbente edhe si platformë detyruese për cilindo që do të angazhohej në misionin e guximshëm të porsanisur. Programi u vendos të mbështetej në këto pika:

1. Regjimi do të vendosej me anë të zgjedhjeve dhe do të ishte një regjim demokratik parlamentar.

2. Do të bëhej një reformë agrare bazuar në traditat dhe zakonet e vendit.

3. Do të kërkohej një Shqipëri etnike.

4. Do të krijohej një ushtri për të siguruar qetësinë e vendit.

Lexo edhe ketu: http://www.forumishqiptar.com/showthread...

Jo, jo e kuptoj arsyen praktike. Jam kurioz per anen formale te ceshtjes.

 Më mirë ndiz një qiri, se sa të mallkosh errësirën. Që harresa të mos bëhet errësirë.

Une kam lexuar e degjuar per Musinen e shkrete prej dekadash. Mund te me kene shkuar edhe lotë per të. Por keni pare ju : keto 3-4 vitet e fundit, sa here bie fjala per Musinen, çuditerisht mendja me shkon tek Kosta Trebicka i Gerdecit... smiley

I can see the connection...

mos u çudit,kosta trebicka ,admir moisiut(djali i a moisiut) etc ,besoj se e ben lidhjen midis atij sistemi dhe sistemit trashgimtareve pluralist 

moderatoret çne qe na i fshijn komentet?

në 12 shtator 1944, kjo letër me plot të vërteta ra në duart e Enver Hoxhës.

That's all folks.

The End.

Gjynaf per kete femer Zonje me tere kuptimin e fjales.

Gjynaf dhe per gjithe shqiptaret qe jetuan nen regjimin e xhelatit...

Respekte dhe nderim per kete luftetare te mendimit te lire. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).