Krimi trondit kryeqytetit pasditen e djeshme. Vrasja misterioze e një dentistes në zonën e Shkozës ka hapur siparin e ngjarjeve të rënda në kryeqytetit, të cilat do të pasoheshin vetëm dy orë më pas me një atentat në zonën e “Komunës së Parisit”

... ku mbetën të plagosur dy persona, (vajza më pas vdiq në spital) ndërsa shpëtoi pa dëmtime, Genti Mara, i dashuri i Ingrit Gjonit, i cili ishte në shoqërinë e njërit prej personave të plagosur. 

Vrasja në Shkozë 

Tre krisma e më pas trupi i pajetë i një femre i gjetur i shtrirë në tokë. Kjo ka qenë ajo që kanë parë e kanë dëgjuar banorët e Shkozës, pasditen e djeshme. Laborantja Eleni Basho, nëna e dy fëmijëve është identifikuar më pas nga policia si viktima e këtij atentati misterioz, ndërsa nuk është gjetur asnjë gjurmë e autorit. E gjithë ngjarja është zhvilluar vetëm pak metra larg banesës së Bashos, e cila ndodhej në një prej zonave më të errëta dhe më periferike të kryeqytetit. Mungesa e ndriçimit ka ndihmuar autorin e krimit që të largohej i qetë dhe pa u vënë re nga askush. Nga ana e saj, Policia e Tiranës ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas telefonatës së banorëve të zonës dhe ka bërë të mundur gjetjen e 3 gëzhojave 9 mm pranë trupit të viktimës. Fakt ky që e bënë akoma më të mistershme vrasjen e dentistes, pasi deri më sot, të paktat kanë qenë rastet kur vrasësit kanë përdorur armë të këtij kalibri. Sipas dëshmive të mbledhura në vendngjarje, mësohet se Eleni Basho kishte dalë nga banesa, e cila ndodhej vetëm 50 metra larg vendit ku u vra. Por, sapo kishte nisur rrugën, ajo është kthyer sërish në banesë, e ka dalë prej andej vetëm pas pak minutash, ku dhe e ka pritur autori i ngjarjes. Me gjakftohtësi, ai ka qëlluar 3 herë në gjoks viktimën duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme. Ndërkaq, paraprakisht Policia përjashton pistën e grabitjes, pasi viktimës i është gjetur çanta që mbante në krah. Mësohet se Policia ka marrë në pyetje familjarët e viktimës me shpresën se ata mund të hedhin dritë në konflikte të mundshme që mund të ketë pasur viktima gjatë kohëve të fundit. Edhe pse kontrollet e zonës dhe shoqërimi i personave në Komisariat ka vijuar deri në orët e vona të mbrëmjes, sërish ngjarja në fjalë mbetet e mbuluar nga misteri. 

Atentati 

Ende pa mbledhur mjetet e ekspertizës nga vendngjarja në Shkozë, oficerët e Policisë së Tiranës janë njoftuar për një tjetër ngjarje të ndodhur në zonën e “Komunës së Parisit”, ku fillimisht raportoheshin dy të lënduar, të cilët u identifikuan më pas si Aleksandër Gocaj, i plagosur në krah e Megi Jokiçi e plagosur në nofull, të cilët u transportuan me urgjencë në Spitalin Ushtarak. 

Megi Jokiçi ndërroi jetë pas mesnate. Burime nga policia bëjnë të ditur se vajza është plagosur aksidentalisht, pasi ka qenë duke parkuar makinën e saj, në kohën ku persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr nga një makinë, në drejtim të Aleksandër Gocajt dhe Genti Marës, ky i fundit i njohur si i dashuri i Ingrit Gjonit. Referuar burimeve konfidenciale mësohet se, Mara së bashku me Gocajn kanë qëndruar në një kazino pranë vendit të ngjarjes për mëse dy orë e më pas në kohën kur kanë dalë janë sulmuar nga persona ende të paidentifikuar. Fatmirësisht, Mara ka arritur të shmanget duke i shpëtuar plumbave e më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ndërkaq, autorët e ngjarjes, të cilët udhëtonin me një mjet tip fuoristradë, pasi kanë qëlluar disa herë në drejtim të dy personave, janë munduar të largohen nga vendi i ngjarjes, por vetëm pak metra më pas, ata janë aksidentuar me një makinë, duke detyruar autorët që të braktisin makinën dhe të largohen në këmbë. 

Nga ana e saj, Policia e Tiranës ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e objektivit kryesor të këtij atentati. Ndërkaq, Policia është duke kërkuar Genti Marën, i cili i shpëtoi mrekullisht atentatit, për ta marrë në pyetje pasi mendohet se ai mund të jetë dëshmitari kryesor që mund të çojë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të saj. 

18 Komente

Vrasja gjithmone asht nje tmerr,por kur viktima jane grate e, aq me teper nje gurua qe asht n'pune te vet,Zot sa e dhimbshme,Zot!

Ore, se s'po marrim vesh. Kjo goca e Komunes se Parisit, shpetoi apo jo? Se ne cdo kanal qe hapa sot, nje variant te ndryshem degjova.

Hera e pare qe degjoj te vritet nje femer, jo se harrova ka qen njehere tjeter nje rrobaqepse ku agresori vrau edhe veten.

Turp i madh.smiley

femra vriten gjithmone ne shqiperi Keti. Nese do, mund te te flas gjere e gjate per shume historira me vrasje grash. Ajo qe bie ne sy eshte se pothuajse ne te gjitha rastet jane vrare nga meshkuj dhe ne pergjithesi motiven kan qene per tradheti seksuale apo edhe ndarje te sforcuar nga femra. Nje rast sa per te te ngacmuar pak kujtesen tende eshte edhe vrasja e nenes se Elsa Liles ne vitin 1994. Trupi i saj u gjet i hedhur ne rrugen nacionale ne Qafe Krabe. 

Po e mbaj mend. Tani mu kujtua edhe nje tjeter qe ishte shtatzane me dy binjak ne muajin e tete, andej nga zona e Fierit, biles e njifja kete gocen, ka qen goce shume e mire. Shume afer vdekjes se te bijes vdiq edhe e ema e saj nga marrazi. Vertet te vjen keq kur degjon keshtu. smiley

Ne qe shkembehemi ndonjehere me Ingridin ne rruge,betohemi qe eshte rastesi,nuk e njohim fare.

Ai spaska qene as nje, por dy veta. ne bashkepunim per te vrare nje femer, turp.... ca jan kta lamasher o zot..

Cilat jane kriteret per "vrasje mafioze"?! Kto motrat Gjoni jane murtaja vete.

sipas shtypit shqiptar cdo vrasje qe nuk eshte bere nga ndonje pjesetar i familjes eshte vrasje mafioze.

ore vertet, si vejusha te zeza qenkan, sa ka qe vdiq i shoqi i inisit, ne do te mallkosh njeri thuaji lidhu me motrat gjoni

Meqenese nuk mbetet mw  shprese qe shteti te veje dore e te parandaloje ne nje forme ose tjeter krimin ne kete vend,  meqenese lehtesia e paperballueshme me te cilin vrasesit vrasin  njerez te pafajshem ne kete vend po i tejkalon perfytyrimet tona, meqenese gjithnje e me shume po degjojme per vrasje kalimtaresh te rastesishem..., i lutem porositesve te vrasjeve te trajnojne, zgjedhin e stervitin vrasesit e tyre qe te godasin ne shenje kur eshte rasti dhe jo kuturu. Cfare ne mbetet tjeter?!!smiley

armatosje e pergjithshme..

Jo por kujtojne kto se e kane pas cliru vetem trotuarin. A i ke pa si ecin serbes? Barkas duhet te ecin!

Me e arsyeshmja eshte Carmatosja nga Trute e barbareve ...me largimin e k/barbarit Berisha qe ka mbjelle si risi mentalitetin e Vrasesve me pagese !
Nga keta te Vuvuzelerise se babasqapit qe argumentojne "vrasje ka edhe ne Amerike " smiley si ndozot nonjoni " plot frymezim " , Regjisor e Skenarist Filmash duhet te frymzohet per Filma seriale ose Dramatike me Titull "Vrasjet ne Bulevarde "
Ngushellime familjareve e te dashurve !

Idriz:

Ajnshtajni e ka fajin me ate te mallkuaren Teorine e Relativitetit. Vuvuzelat njim dy aty shkapen te relativja. Ah cna bere mor Ajnshtajn cna bere!

Vrasje ndodhin kudo dhe ne SHBA jane bere dhe behen krime me te tmerrshme se keto me siper.

Vetem shkoni kanalin ID ne SHBA dhe do te shihni se cfare vrasje makabre ndodhin dhe se sa femra vriten cdo vit.Eshte nje kanal qe vetem me vrasje merret.
Ka raste qe autoret gjenden por ka raste qe autoren nuk gjenden fare,ose mund te gjenden pas 20-30 vjetesh.

Ne kete rastin e asaj laborantes,do te jete ndonje person qe ka pasur ndonje problem me te,se dhe canten nuk ja ka marre.Pra eshte nje person qe e ka njohur mire dhe besoj policia mund identifikoje shume shpejt.
Ndersa me kete fatkeqen e dyte,plumbi duhej te kish shkuar tek ai qe merr kokaine,por pati fat kete rradhe.

Po kush tha per ty qe je Vuvuzel i babasqap Berishes ??????? smiley . kam shkrujt gje une krist ?
Dhe ke te drejte Roni . Ajnshtajnika thene "Njerzit duhet ta kene deken si me le " . Biles ka filosofe te Sorem qe e kane zhvilluar kete Teze si Vuc Ber Lefja qe ka hedh Tezen e famshme he per he ne Ballkan : " Perse te vriten vetem ne Kine dhe Amerike .Po ne cfare Jemi ? "
Kete po e aplikon Shqiperia duke e zberthyer e argumentuar me raportet Si atje ku jetojne njemiljon njerez dhe njihen nga frymemarrja , edhe atje ku jetojne gjysem apo nje miljard , ku njerzit jane NUMER !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).