Nëse hetuesit e Task Forcë, pranë prokurorisë së Tiranës do t’i vërtetojnë, atëherë kompania çeke CEZ gjendet përpara një super skandali.

Një shtetas, i cili duket të jetë një njohës i mirë i teknologjisë dhe situatës brenda kompanisë, ka hartuar një denoncim duke renditur fakte, që sipas tij konfirmojnë një vjedhje gjigande të CEZ në dëm të shtetit dhe konsumatorëve shqiptarë.

Me pak fjalë, denoncuesi ka bërë llogaritë sesa energji ka blerë dhe sa ka faturuar CEZ, dhe sipas tij rezulton se ka një diferencë të madhe mes këtyre dy treguesve, duke faturuar më shumë energji nga sa ka blerë. Denoncimi mbështetet mbi 6 fakte, të cilat janë bërë publike nga televizioni Top Channel:

Fakti i parë: Sipas denonocimit te bere vetem ne muajin janar te viti 2011, vetem permes Fidrit 330 ne Tirane, KESH i ka shitur CEZ-it 2.886. 000 kilovat energjie elektrike por nga faturimet e CEZ-it rezulton sikur eshte konsumuar 3.940.413 kilovat energjie, pra mbi 1 milion kilovat me shume sesa ne fakt CEZ ka blerë.

Edhe ne muajin mars te vitit te kaluar fakton denoncuesi, permes te njejtin fider CEZ ka blere nga KESH 2.458.000 kilovat energji elektrike por rezulton se ka faturuar si konsum  302.981 kilovat me shume.

Ne baze te ketyre fakteve rezulton se vetem keto dy muaj CEZ ka mbifaturuar per qyetaret dhe institucionet 1.357.394 kilovat ore energjie  me shume sesa ka blere nga KESH. Nese  cmimi i shitjes llogaritet minimal vetem, 7.5 leke, sipas kallzimit rezulton qe CEZ ka perfituar padrejtesisht nga mbifaturimi mbi 10 milionë leke te reja.

Te njejtin shembull denoncuesi jep edhe per nenstacioni e Selites ne Tirane, ku sipas te dhenave rezulton se CEZ ka mbifaturuar te pakten ne muajin janar nje shifer te konsiderueshme, mbi 8 milionë kilovat ose 186 milionë leke te reja me shume sesa eshte furnizuar.

Sipas kallezimit qe tashme perben edhe bazen e hetimit nga Task Force kete mbi faturim te qellimshme CEZ e realizon  duke nderhyre vete gjate kolaudimti te aparateve mates per te rritur  artificialisht konsumin. Te gjitha keto fakte denoncuesi  shoqeron edhe me nje liste emerore te konsumatoreve te cilet jane mbifaturuar qellimisht nga CEZ.

Fakti i dyte: Sipas kallezimit kompania CEZ ka rritur ne menyre fiktive dhe gjobat ndaj konsumatoreve me motivin e nderhyrjes ne matesat elektrik dhe per te cilat klienti nuk vihet ne dijeni. Gjobat thuhet ne kallezim jane 3000 deri ne  20 mije kilovatore. Sipas denoncuesit ky mekanizem perdoret per  rritur ne menyre artificiale masen e demit qe i shkatohet kompanise e per te cilat CEZ kerkon me pas kompesim nga shteti  ose ne te kundert ben presion per rritje te cmimit te energjise elektrike.

Fakti i trete: Sipas kallezimit, CEZ e rrit artificialisht masen e demit qe i shkaktohet nga mospagimi i faturave edhe permes kontratave provizore te cilat jane te paligjshme. Denoncuesi thote se CEZ sajon kontrata provizore ne emer te qyetareve te ndryshem te cilet nuk jane ne dijeni te faktit ose nuk ekzistojne dhe me pas keto fatura i shoqeron automatikisht edhe me gjoba. Vetem ne muajin tetor te vitit 2011 sipas kallezimit jane hapur 12 mije  kontrata te tilla provizore. Kjo rritje artificiale e numrit te konsumatoreve thuhet ne kallazim i sherben CEZ-it per te justifikuar marrjen energjise nga KESH-i me cmim te ulet  dhe  jo me cmim tregu. Nderkohe qe permes ketij mashtrimi thuhet ne kallezim , CEZ argumenton uljen e e humbjeve ne rrjet duke jusifikuar ashtu edhe mos kryerjen e investimeve.

Fakti i katert: Ne kallezim thuhet se CEZ vjedh edhe permes abonenteve qe nuk arrijne te pagujane brenda muajit faturen e energjise. Denoncuesi thote se abonentit nuk i nderpritet energjia por i jepet 6 muaj kohe me qellim qe mbi te te aplikohen kamatvonesa prej 0.5 % e fatures ne dite. Kur vlera dyfishohet, thuhet ne kallezim, CEZ i ben presion konsumatorit te paguaj menjehere gjysmen e saj dhe pjesen tjeter te ndare ne muaj.

Fakti i peste: Ne kallezim thuhet se nje tjeter metode abuzimi nga CEZ eshte selektimi i abonenteve per te pare kalimin e kufirit te konsumit 300 kilovatore per te cilin paguhet cmim me i ulet. Sipas denoncuesit CEZ e realizon kete duket e mbyllur faturen mujore te konsumit here me 25 dite dhe here me 35 dite.

Fakti i gjashte: Ne kallezim thuhet se CEZ vjedh shtetin edhe duke  manipuluar me inventarin e materialeve te konsumit qe ka kompania ka te tilla si  si tela, kabllo etj. Per te argumentuar kete fakt denocuesi merr nje shembull: sipas tij nje meter kabell i blere para disa vitesh ka patur cmimin 1200 leke metri ndersa aktualisht ai kushton 4.400 leke. CEZ, thote  denoncuesi, ka urdheruar qe magazinat te boshatisen me pretendimin se ky kabell 80 kilometra i gjate ka dal jashte perdorimit per t'u blere serish i njejti material ne menyre fiktikve me cmim te rritur.

25 Komente

"Baba Tahir "-do thoshte ime gjyshe po te qe gjalle,sa na villkan !

Si ishte ajo puna e kthimit te parave nga Cez ,si demshperblim, konsumatoreve qe u priteshin dritat ?smiley

weee, e kam ngrene vete ne kurristt ... kete punen e vjedhjes, po ç'ti besh, ka maliq, po ka dhe maliq...se ligji eshte fshehur diku i trembur.....

Fakti i parë:

Nese  cmimi i shitjes llogaritet minimal vetem, 7.5 leke, sipas kallzimit rezulton qe CEZ ka perfituar padrejtesisht nga mbifaturimi mbi 10 milionë leke te reja.

Ku eshte superskandali ketu!? 10 milion leke = 70 mije euro . Te vidioja e Metes  flitesh per 700 mije euro dhe su be asgje . A thu te jete shashke mediash?

po Meta osht lubi mer...eshte ndermarrje me vete

Llogaritja eshte per nje "fider". Mqs as nuk e ke idene, nje fider furnizon vetem disa blloqe. Psh Korca furnizohet si qytet me 10-12 "fidera" Pra i bie qe vetem ne qytetin Korce (pa fshatin) te jene vjedhur 70000x10=700.000 euro. Ne rang vendi =X.

C'te keqe ka, vellezerit tane greko-serbe po mbajne me buke.

Did I miss something... c'lidhje ka greqia dhe serbia?

Po se ne Greqi e Serbi, kryesisht blihet energjia.

Bravo i qofte atij qe ka bere kallzimin ka treguar qytetari dhe kembengulje.Ja nje gje qe i mungon shumices.Bravo sinqerisht!

Ky denoncues vazhdon te jete punonjes ne CEZ, apo eshte pushuar nga puna?

Besoj se s'duhet te jete me i punesuar ne kompani.Por nuk ka shume rendesi.E rendesishme eshte qe ai eshte ulur e ka bere llogarite, dhe qe ka bere kallzimin pa shume perfitime personale.Te tilla gjera duhet te behen me shume dhe ne menyre sistematike, per tu vene sado pak gjerat ne vije.

a t'thashe mer swed se dun me ja ngul Cezit

po halli jone si do veje thuj

E mire se vitin tjeter na e ngul Serbi , mqs ja andej do perfundoje shitja e Cez.

ehhh

m'the mer m'the, po s'te besova smiley

25.000 lek fatura per janarin...do ta bej lokal shtepine, te pakten e justifkoj me ekpresin e kafese konsumin e energjise... smiley

Keto jane budallaleqe vellezer!

Ky i shkreti ka marre inat te madh por nuk ngre asnje problem te vertete. Te gjitha keto "fakte te medha" jane nje fluska sapuni. 

Nuk ka asnje politike te kompanise qe synon vjedhjen!

Ka probleme te medha manaxheriale por jo politika vjedhjesh!

Nje shembull: Shikoni piken 6! Ky thote qe kompania vjedh veten per te rritur cmimin! Ky nuk ka haberin e administrimit kontabel qe kur kablli del nga magazina shkon ne kosto. Megjithate askush nuk e ka rritur cmimin. Perkundrazi cmimi i blerjes nga KESH eshte rritur.

Ky denoncimi do sherbeje me shume per ta mbrojtur CEZ se per ta goditur. Nese prokuroria vertete do merret me kete eshte teresisht e paafte.

 

 

thote dhe "vellezer", pale

po pese pikat e para, i anashkalove?

Vetem ne Shqiperi degjon njerez qe mbrojne ata qe vjedhin popullin, edhe anonime. Ky popull ka shume njerez ne gji qe s'duan robt e vet. Ne gjithe dynjane do te mbeshteshin hetimet, deri ne ndeshkimin e autorit. 

Vetem ne Shqiperi kam pare une qe kur paditet nje korporate, konsumatori brekegrisur ngrihet per ti dale ne mbrojtje. Kuptohet nese ti nuk je vete econom i CEZ-it. Ne mos, nese je kaq i zoti, shko e jepi nje dore atij qe ka pasur aq kellqe sa ta ngreje padine legale dhe ndreqja gabimin e pikes se gjashte. Se per pese te tjerat nuk paske verejtje me sa shoh ngaqe i anashkalove.

po mire more vella, po nje cike per motrat nuk mendon ti? Ne ketu jemi te gjithe motra e vellezer. E nese ti kerkon te na ndashe duke i lene moterat tona qe te besojne se CEZ e vjedh popullaten, atehere ti nuk je i denje per kete komunitet. Ne, vellezerit dhe motrat e PPU-se te abandonojme. Ik tek CEZ-i po te duash.

PS. Sa per te te vjedh keta te CEZ-it te rrujne. E provova vete 1 vit perpara, por nuk kisha kohe dhe nerva qe te vazhdoja denoncimin. Nese kur koorporata ishte e shtetit atje vidhnin individet e punesuar duke renduar ne xhepin e shtetit, sot keta te CEZ vjedhin si pronar duke ua zhytur keqas popullit dhe atyre qe e kane edukate pagimin e faturave dhe te detyrimeve per sherbimety qe marin. Prandaj o bylmez per nje gje qe une e ha mbi kuriz mos me bej moral.

Ketu vidhet gjithandej, ne cdo instituticion. Kjo dihet. Dhe metodat jane mese te zakonshme. Sa me pare te fillojne te paditen e te keputen koka hajdutesh, aq me shpejt fillojne te mendohen mire te tjeret para se te vjedhin kaq masivisht e paturpesisht.

me kete rast po u deftoj si munda te bej nje lidhje te re me cez-in. 

fillimish te kerkojne dokumentat e nderteses  dhe =350 000 lek (te vjetra) keto per kontraten dhe nje plan nga inxhinjeri i tyre per garncine e nderteses.

prita nja 5 muaj per sahat, dhe kur mesova se nuk do merrja sahat drite asnjehre po te mos paguaja magazinjerin, qe me thoshte gjithmone sa shkoja aty,  (presim te na sjellin kete jave)  i dhashe =60 000 lek  (te vjetra)

pastaj bleva 6 shtylla hekuri 8x8 cmmx 6 metra nga 55 000 lek (te vjetra) =330 00 lek te vjetra

me tej me duhej te blija kabllin, 4x25mm 150 ml me 2500 metri, =370 000 lek(te vjetra) 

prisja te vinte elektricisti i cez-it te bente lidhjen. nuk vinte pa 250 000 lek.  dhe 30 000 lek per lidhjen e sahatit.  erdhi pasi e pagova.

shtyllat i vura vet, me gropa, me tsimento, dhe dite pune  vajten nja 80 000 lek.

perfundimisht, per te mare drita nga ai sistem bythqirash, pagova  1. 500 000.lek te vjetra.  lidhja u be ne mars 2011. nga cez-i vlore.

Nuk e kuptoj se pse ky eshte superskandal? Skandali me i madh qe ia ben muuu eshte privatizimi i OSSH-se pa liberalizim te tregut. Gjejeni pak se kush e privatizoi OSSH-ne? Sic e tregon dhe rasti i mesiperm nese do kishim 3 apo 4 sherbime si CEZ Shperndarja, kujdesi per abonentin do ishte kryekeput ndryshe. Nejse, fundjave te mbare.

kush nuk perton le te lexoje edhe kete:

 

Në mes të dy luftrave botërore, politika çeke, dominohej nga një grup i përzier partish të pagëzuar me emrin “Pětka“. Edhe pse një organizëm jokushtetues dhe antidemokratik, që qëndronte jashtë parlamentit, de facto Pětka ishte qeveria reale e Çekisë. Që nga ajo kohë ka kaluar gati një shekull. Por historia përsëritet dhe Petka e politikës së sotme çeke e ka emrin CEZ.

Në Çeki, qytetarët e zakonshëm, shpesh e quajnë vendin e tyre CEZka republika, nga Ceska republika në origjinal, për ironi të kompanisë së fuqishme kombëtare të energjisë. CEZ është jashtëzakonisht e pushtetshme, edhe nëse krahasohet me standardet e ish-monopoleve gjigande, si EDF në Francë apo Eni në Itali. Edhe pse formalisht menaxhohet nga shteti, dyshimet janë se pushteti rrjedh në kahun e kundërt; nga bordi i CEZ në qeverinë çeke.

Shumë nga politikanët më të lartë çekë, janë katapultuar aty nga postet drejtuese të CEZ. Ata që tentojnë të dalin kundër rrymës, asgjësohen. Në korrik të vitit 2010, ish-ministri çek i mjedisit, Jan Dusik, i nominuar nga partia e të gjelbërve, paraqiti një raport mjedisor ku kundërshtonte fuqishëm projektin e CEZ për ndërtimin e një hidrocentrali me vlerë 1.3 miliardë dollarë, të quajtur Prunerov II. Raporti nënvizonte se impaktet mjedisore të projektit ishin shkatërruese. Pak javë më vonë zoti Dusik, u dorëhoq. Kritikët thanë se ngjarja reflektonte influencën e CEZ në poltikën çeke.

Disa të tjerë flasin për kapje të shtetit. Akuza të cilat fituan terren vitin 2009, kur në mediat çeke u shfaqën disa foto me politikanë të dy partive më të mëdha, të qëndrës së djathtë dhe asaj të majtë, duke pushuar në një resort italian së bashku me bosin e CEZ, Martin Roman. Mes pushuesve ishte dhe ish kryeministri çek, Mirek Topolanek.

Mirësevini në CEZka Republika.

CEZka Albania

E përzgjedhur nga qeveria shqiptare si fituesja në tenderin për shitjen e monopolit shtetëror të shpërndarjes së energjisë, CEZ nuk vonoi të përfshihej në skandal edhe në Shqipëri. Një ditë më parë Top Channel publikoi denoncimin e një qytetari që dukej se i njihte mirë punët e brendshme të kompanisë. Denoncimi, tashmë nën hetim, tregonte se si kompania ka përdorur metoda të jashtëligjshme për të grabitur qytetarët dhe manipuluar treguesit në dëm të buxhetit të shtetit. Nëse akuza vërtetohet, ngjarja ka elementë të krimit kundër njerëzimit. Njësia Task Forcë e Prokurorisë së Tiranës po heton dhe me shpresë hetimet do të zbardhin të vërtetën. Gjithmonë nëse prokuroria, do i rezistojë pushtetit të CEZ. Sepse një gjë është e sigurtë.

CEZ po tenton të transferojë në Tiranë modelin e saj çek të pushtetit. Dhe sinjalet e para i ka dhënë që në momentin e mbërritjes së saj në Tiranë, kur bleu ish kompaninë shtetërore të shpërndarjes. Zyrtarisht për një çmim 102 milionë euro, por realisht shumë më pak. Vetëm një javë para tenderit, qeveria hoqi me vendim 57 milionë euro borxhe nga bilanci i shpërndarjes, dhe pas tenderit kompania u pastrua edhe nga humbjet e OSSH-së. Realisht qeveria e ka shitur monopolin e shpërndarjes së energjisë, një treg që qarkullon gati 400 milionë euro në një vit të vetëm, njëlloj sa një licencë 3G për celularët.

Dhe lëshimet në privatizim kanë qenë vetëm fillimi. Favoret kanë vazhduar, që nga rritja e çmimit të energjisë dhe deri tek rishikimi i planit të humbjeve. Ndërkohë gjatë kësaj kohe, zyrtarë të lartë të politikës shqiptare, fluturonin me çartera në Pragë. Mirësevini në CEZka Albania.

Tigrat e Arkanit

Qytetarët shqiptarë kanë sot të gjitha arsyet për të qënë të shqetësuar. Madje kush e njeh mirë historinë e CEZ duhet të jetë edhe i frikësuar. Njollat e saj nuk kufizohen vetëm me qarkullim parash në politikë apo financime të dyshimta elektorale. Në shkurt të vitit 2010, CEZ ishte në qëndër të një superskandali, këtë herë jo financiar, por i denjë për skenarët e filmave horror. Një video shokuese prej 3 orësh tronditi gjithë opinionin publik në Çeki, teksa shfaqte një grup komandosh speciale, të punësuar nga CEZ, duke hyrë me forcë në shtëpinë e një qytetari, që dyshohej se vidhte energji elektrike. Pak momente më vonë, qytetari gjendej i shtrirë në tokë, pasi kishte qëlluar veten në kokë nga frika.

Njësia komando e tipit paramilitar, ishte ngritur nga CEZ për t’u marrë me të ashtuquajturat humbje joteknike, ose vjedhjet e energjisë. Në video kishte pamje edhe nga trajnimi i tyre, në qitje, luftim trup me trup apo dhe trajnim mbijetese në kushte ekstreme. Forca speciale të përgatitura posacërisht për t’u marrë me qytetarët që CEZ dyshonte se vidhnin energji. Skandali, shkaktoi tërmet në politikën çeke, duke detyruar ish kryeministrin e vendit, Jan Fischer, të kërkonte hetime për ligjshmërinë e operacioneve të CEZ-it. Por, në maj të vitit 2010, prokuria çeke, vendosi pa shumë zhurmë mbylljen e hetimeve, pa marrë asnjë masë ligjore, ndaj 13 antarëve të NTZ, pavarësisht pakënaqësive në rritje të publikut.

CEZ ndoshta nuk është kompania e vetme që ka përdorur pushtetin financiar për të kontrolluar politikën. Por padyshim do të mbetet e vetmja në historinë europiane që stërvit njësi paramilitare, të ngjashme me “Tigrat e Arkanit”.

 

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

 

Kuazimondo, firmat e medhaja, ne pergjithesi marrin me qira, per disa ore, dite, trupa speciale, ndodh edhe kendej ne perendim, por qe te stervisin trupa speciale, kete tani po e ndigjoj. 

Sa per temen ne fjale, ai denoncuesi mund te kete te drejte, sepse CEZ-i iu merr edhe taksen e tv nderkoh qe shum familje (sidomos emigrante) s'kan tv, si puna ime qe shoh tv vetem ne ndonje lokal. 

Ne llogaritje, futet edhe tvsh/btv, dhe mundet qe ai denoncuesi ta kete harruar. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).