Mijëra banorë nga zona të ndryshme të vendit vazhdojnë të jenë të bllokuar nga dëbora. Situata është më problematike në Veri të vendit, ku trashësia e dëborës ka arritur mbi 3 metra

Mësohet se 9 persona kanë humbur që prej 10 ditësh kontaktet me të afërmit dhe familjarët e tyre, në zonën e thellë të Lekbibajt në Tropojë. Njoftimi është dhënë nga kryetari i Komunës së Nikaj-Mërtur, Gëzim Meshaj, ndërsa lajmi bëhet i ditur nga Gazeta Shqiptare. Ai ka kërkuar ndihmën e instancave shtetërore, për të dërguar një helikopter dhe për të parë nga afër situatën në këtë zonë të thellë. Sipas kreut të komunës, në fshatin Curraj të Epërme banojnë vetëm 9 personat e humbur. Ndërkohë, Gjelosh Prebibaj, vëllai i njërit prej personave të humbur ka kërkuar dje ndihmën e shtetit, për të mësuar mbi fatin e tyre. 

Reshjet e mëdha të dëborës në zonat e thella malore, përveçse problemeve në qarkullim, kanë dëmtuar disa shtëpi banimi në Kukës, Tropojë dhe Bulqizë. Gjithashtu, reshjet e dëborës kanë bllokuar dhe komunat e thella malore në Qarkun e Korçës, Elbasanit, Beratit dhe Gjirokastrës.

___

Top Channel: Reshjet e dëbores rifilluan sërish duke u shtrirë për pak kohë edhe në kryeqytet. Në zonat veriore dhe juglindore të vendit, reshjet e dëbores kanë rinisur me intensitet duke sjellë edhe ulje të mëtejshme të temperaturave,por edhe bllokimet e shumë zonave.  Në Dibër, Bulqizë, Kukës dhe Elbasan reshjet janë rikthyer sërish me intensitet, duke shtuar problemet e banorëve që janë të bllokuar. 

Sipas të dhënave që vijnë nga Shtabet e Emergjencave civile në këto prefektura reshjet e borës kanë ribllokuar akset nacionale, të cilat një ditë më parë u hapën duke shfrytëzuar edhe mungesën e reshjeve. Autoritetet e njësive vendore në Dibër e Bulqizë janë në operacione për hapjen e rugëve, ndërsa banorët e Martaneshit, Ostrenit dhe Trebishtit vazhdojnë të kërkojnë ndihmë, pasi rezervat ushqimore u kanë mbaruar dhe janë shtuar emergjencat shëndetësore. Në Dibër situata vijon të përkeqësohet, pasi kanë filluar reshjet e borës dhe temperaturat kanë rënë deri në minus 16 gradë celsius. 

Pjesa më e madhe e Shqipërisë vijon të jetë nën borë, por në veri trashësia e saj vijon të sjellë probleme në qarkullim dhe si pasojë emergjenca të shumta shëndetësore. Prej 15 ditësh, të izoluara mbeten dhjetëra fshatra në veri të vendit, kryesisht në Tropojë, Has, Pukë, Kukës, Malësi e Madhe, Dibër dhe Mirditë. 

Në Pukë raportohet se ka mungesë të ujit të pijshëm prej disa ditësh. Edhe në Kukës vijon e njëjta situatë, ku të gjitha komunat janë të izoluara. Ndërsa në Valbonë të Tropojës vijon mungesa e energjisë elektrike prej 5 ditësh tashmë. Në Malësinë e Madhe, gjendja në Vermosh dhe Dukagjin mbetet e njëjtë, me qindra banorë të izoluar në mes të dëborës, ku trashësia arrin dhe deri në 3 metra. 

Krerët e komunave bëjnë apel për rezerva ushqimore. Në Mirditë komuna Selitë, Fan dhe fshatrat përreth janë të izoluara, ndërsa disa akse janë të kalueshme pjesërisht me zinxhirë. Mësimi është i pezulluar që prej datës 1 shkurt. Në Rrëshen temperatura minimale e regjistruar mëngjesin e së mërkurës është minus 7 grade. Probleme ka edhe në Librazhd, ku raportohet se disa komuna nuk kanë asnjë komunikim me pjesën tjetër, pasi rrugët janë tërësisht të bllokuara nga bora.  Reshje bore dhe në qarkun e Korçës, ku ende nuk ka probleme në akset nacionale, ndërsa prej 6 ditësh është i bllokuar aksi Korçë-Dardhë. Situata më e rënduar paraqitet në komunën e Lekasit, e cila është e izoluar prej 3 javësh. 

Banorët pa ushqime dhe trajtim mjekësor

Gjendja e vështirë humanitare për shkak të reshjeve të dëborës nuk është lehtësuar. Dhjetëra banorë nga zona të ndryshme të vendit lajmërojnë për mungesë ushqimesh dhe trajtim mjekësor. Ata thonë se e kanë të pamundur të komunikojnë me zona të tjera dhe në disa raste kanë anëtarë të familjeve të tyre që po vujanë nga përkeqësimi i shëndetit. 

Gjendja e rrugëve 

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, në njoftimin e saj për shtyp të paradites së të mërkurës bëri publik problemet që hasen në akset nacionale dhe rurale të vendit. Sipas kësaj ministrie Rrura nga Ura e Topojanit drejt Peshkopisë, qarkullimi kryhet me dy kalime me zinxhirë deri në Maqellarë. Në vazhdim rruga është e bllokuar dhe detyrimisht kalohet me zinxhirë. Rruga Peshkopi-Muhur-Qafë Draj e deri në Zall-Dardhë është e hapur vetëm me një kalim me me zinxhirë, pjesa pjesa tjetër tërësisht e bllokuar. 

Në Bulqizë, aksi Qafë Buall - Ura e Topojanit me një kalim me zinxhirë, ndërsa segmenti tjetër Ura e Cerenecit deri në Steblevë e bllokuar. Jo më pak probleme ka edhe në aksin Qafë Buall – Krastë, ku lëvizja e automjeteve bëhet vetëm me një kalim dhe me zinxhirë. Në Kukës, Pukë, Has, Tropojë e Shkodër rrugët thuajse janë në të njëjtën situatë si më parë. Shumë prej tyre janë të kalueshme me zinxhirë, dhe të tjerat të pakalueshme. Rruga Kukës - Qafë Shllak është hapur qarkullimi me zinxhirë vetëm 1 km. Rr.Kukës - Krumë qarkullohet me zinxhirë, ndërsa aksi për në Draj Rec I bllokuar. 

Vazhdon të jetë I bllokuar segmenti Kukës – Shishtavec e më tej për në Topojan. Në Has, qarkullimi kryhet me zinxhirë, ndërsa rrugë Bajram Curri-Kam e bllokuar. Forcat e mirëmbajtjes së rrugëve kanë bërë të mundur hapjen e aksit Bajram Curri – Fierzë, e cila mund të kalohet vetëm me zinxhirë. Por jo pak probleme shfaqen edhe në autostradën Tiranë-Kukës. Në njoftimin për shtyp, Ministria e Punëve Publike sqaron se rruga nga Tuneli Kalimash - dogana e Morinës e kalueshme pjesërisht dhe me zinxhirë. 

Në Mat, situata është edhe më e rënduar, sepse pothuajse rrugët rurale janë të gjithë të bllokuara, ndërsa aksi nacional është i hapur dhe lëvizja kryhet pa probleme. Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Punëve Publike dhe transportit, edhe në Vlorë ka pasur probleme me qarkullimin në disa akse. Rruga Vlorë – Borsh, pikërisht në qafën e Llogorasë është e kalueshme me zinxhirë, po kështu edhe në Gjirokastër aksi Jorgucat– Qafa e Muzinës. 

Bora, vështirësi qarkullimi në Qafë Krrabë

Intesiteti i autmojeteve, të cilët zgjedhin të udhëtojnë nga Tirana në Elbasan nëpërmjet Qafë-Krrabës është ulur ndjeshëm në këto ditë, kur zona është gjendur ne trysnine e reshjeve të shumta të dëbores.Edhe pse pjeset e para te segmentit rrugor nuk paraqesin asnje veshtiresi dhe jane mese normale, automjeti mund te bllokohet ne Gracen, pak pas kilometrit 29. Sado pak reshje të deborës që bien në këtë zonë, pothuajse e bëjnë të vështirë për të qarkulluar kete segment. 

Ky segment per shkak te kthesave te forta qe ka eshte i veshtire per t'u qarkulluar edhe ne kushte optimale te motit duke e krahasuar me segmente te tjera rrugore. Forcat policore keshillojne automjetet te zgjedhin rrugen nga autostrada Tirane–Durres per shkuar ne Elbasan apo anasjalletas pavaresisht se rruga eshte e kalueshme me zinxhire. Por nje pjese e madhe e furgonave te udhetareve zgjedhin pikerisht kete rruge kjo per mos harxhimin e karburantit duke pershkuar nje rruge me te gjate. 

231 Komente

Në të gjitha misionet me ndihma ushqimore deri të dielën në mesditë u ishin dërguar banorëve të bllokuar 812 pako ushqimore me nga 22 kilogramë secila dhe ku është llogaritur se çdo familje ka vetëm një pako të tillë. Gjithsej janë shpërndarë 15 mijë e 884 kg ushqime dhe 4060 kg detergjentë.

812 x 22 = 17864 kg Sikur nuk del llogaria?

As qe nuk e kane idene, vetem mendojne si te paraqiten ne media. Ne mengjes thane nuk eshte shume emergjente situata, ne darke shpallen gjendjen e jashtezakondshme.

Ka 10 dite kjo gjendje, qenka e then te vuajne . 3m bora paska shkund breket shejtani.

 

Natyra shpall gjëndjen e fatkeqësive berishore

smiley

Mbrëmjen e djeshme një grua 38-vjeçare, e cila priste fëmijën e gjashtë të saj ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore. Banorët e komunës Ujmish e kanë transportuar atë në një rrugë 20 kilometra të gjatë, të mbuluar mbi 1 metër e gjysmë me dëborë për në spitalin e Kukësit. 
Pas 7 orë udhëtimi deri në fshatin Kolesian ka dalë një kamion i forcave ushtarake...Dëbora, gjendje e rënduar në Kukës

smiley Zoti i ndihmofte ne keto dite kaq te veshtira. Me t'u dhimbs shpirti!

Bravo u qofte banoreve, qe iu gjenden njeri-tjetrit ne kete hall kaq te madh.

''rruge te bardha 2012''

pas kaq vitesh,e njejta skenesmiley

ah u shofshim ne!

Nuk e kuptoj, ne kete situate, çfare faji ka qeveria, apo psh, çfare do kishte bere nje qeveri tjeter qe kjo qeveri nuk po ben.

Ata po thone na jepni ne pushtetin dhe shifni kur te dali dielli .. smiley

 

..lypset t'ia kurseje dhimbjen, ngrirjen e mishit dhe ecjen sportive djemve ne shembullin e mesiperm. 

ose...

ku keshtu?

Ishte pergjigjia ndaj pyetjes se Desaparecidos:

...çfare do kishte bere nje qeveri tjeter qe kjo qeveri nuk po ben.

Qeveria te shkoje jo me larg, por ne Kroaci dhe le te mesoje se si pastrohen rruget nga bora. Nuk duhet te presi qe te bjere bora dhe pastaj te akordoje fondet per pastrimin e rrugeve. Pastrimi i rrugeve nga bora nuk eshte nje rast i jashtezakonshem qe behet me aksione. Eshte nje gje per te cilen ti duhet te jesh i gatshem, nje praktike e zakonshme sa here qe eshte dimer, vecanerisht ne nje vend relievi i te cilit perbehet ne 2 te tretat nga male.

thashe mos ishin ne skiperri keto mjetet me portokalli optimistesmiley

Pastrimi i rrugeve nga bora ne Shqiperi eshte luks i te pakteve.

 Le qe ca rrugesh do pastrohen ketu, kur ketu s'ka rruge piksepari! smiley

lol, ndersa ketu tek ne, vendi i cudirarave, komunat dhe bashkite jane duke organizuar tendera "transparent" per te caktuar firmen fituese qe do te meret pastaj me pastrimin/hapjen e rrugeve. Me nje fjale: prit gomar te mbije bar. Por kur ke nje kriminel gomar ne krye dhe nje zot mbi toke qe nuk e zhduk kete qamet do te presim.

Po, patjeter... kur te shkrihet bora... e pasi te kene vdek edhe nja 10 te tjere.

Ja "bjellorusi" ose pasardhësi i tij për ata qê s'kanë parê asnjeherë (fotografia parë)

Ne kete situate, minimalja e minimaleve eshte qe qeveria te mbaje te hapura rruget e levizjes se mjeteve, pra te punoje per kete pune. Nese nuk e ben do te thote se ka faj apo jo?

ka shume mundesi qe nje qeveri tjeter te ishte po aq e paafte. kjo mundesi shtohet nese askush s'ankohet.

Seriozisht dikush beson qe sikur ne qever te ishte Iksi apo Ypsiloni situata do ishte me e mire se sa kjo qe eshte?

S'kam aspas nder mend qe te mbroj kete qeveri qe kemi, por s'ka burre nene qe mund te thote qe gjerat shkonin me mire gjate viteve 90 apo nen qeverine Nano.

Pika 3: keto gjera, pastrim rrugesh, edhe ne kete situate, e ben bashkia e komuna, se s'do vije ministria nga Tirana qe te pastroje Hasin.  Meqe ketu, vitet e fundit, te gjithe kryetaret e bashkise e te komunave e dreq e shejtani i kane çuar fondet per rrush e kumbulla e s'ka mendu njeri per boren, ja si perfundon!

Po eshte me e thjeshte te themi qe e ka fajin Berisha!

 

Thjesht per t'u sqaru, mqs. po na fut te gjitheve ne nje thes. Une nuk po them qe fajin e ka Berisha. Fajin e kane te gjithe hajdutet qe kane drejtuar e vazhdojne te drejtojne kete vend, ata qe ne gjuhen popullore i quajme "politikane".

Parku i mjeteve per pastrimin e bores nuk krijohet me nje te kercitur gishtash.

Jo, as une s'e besoj, por ne kete rast s'mund te ankohemi per opoziten. Do te tingellonte qesharake, apo jo?

Une sinqerisht Fin nuk e di se kush qeveris ne Shkodër, Kukës Dibër, Korcë, Librazhd, Theth, në Luf të Pukës a Steblevë, nese jane te nje parti a te nje tjeter, por kjo s'ka aspak rendesi ne fakt sepse ASKUSH nga keta nuk po e perballon dot situaten. Qe do te thote, ose qe situata nuk eshte e perballueshme, ose qe keta jane budallenj sepse me ato fonde qe kane pasur mund e duhet te kishin menduar per kete moment. E nese fondet mungonin mund te shtonin nje takse e me leket qe merrnin nga ajo te blinin makina si keto qe thote Anonimi, te beheshin 3-4 komuna bashke etj etj et.

Tani, ose jane budallenj meqe nuk e kane bere kete,

ose jane te paafte,

ose jane kokrisuar,

ose situate eshte e paberballueshme,

keto jane mundesite! 

 

ke harruar alternativen e fundit:ose te gjitha bashke!

bravo des!

Ky po ishte shah mat. Po si mundesh të shkruash kaq mirë mo burrë! 

Im impressed! 

 

Po e kthej edhe me ters atehere. Hakshe-hakshe une mendoj se ne Shqiperi ka zene vend nje kulture e zhvleresimit te jetes, pavaresisht heqjes demagogjike e te kushtezuar nga jashte te denimit me vdekje. Dhe kjo kulture vjen nga veriu. Them vjen nga veriu jo sepse veriu eshte zone e percmueshme, e eger, inferiore... (gjera te tilla s'guxoj t'i mendoj si shkaqe te para), por sepse veriu ka qene gjithnje me i varfer se jugu. Dhe aty ku ka varferi te madhe, jeta vlen shume me pak. Them qe kjo eshte prurja me negative e qeverisjes se Berishes ne keto vite: ka ulur steken e vleres se jetes. Demi eshte strukturor ne rang shoqerie. Ana tjeter e medaljes eshte paaftesia e opozites se ketyre viteve per te kontrastuar kete fryme.

Seriozisht des, nuk me duhet fare se cili eshte organi qendror me i larte i administrates shteterore. Kur ky organ ngrefet pa i kenaqur kerkesat, le t'i pritet koka, qofte e shtypme, qofte e rrujtme.

Ajku, edhe mua aq me ben se kush eshte organi qendror me i larte i administrates. Por ketu, ajo qe s'me pelqen, eshte qe çdo gje qe ndodh eshte faji i Berishes, a thua se Berisha eshte Z-ti e ka ne dore gjtihçka. Ka ministri, ka komune, ka bashki etj etj! A kane pergjegjesi keta apo jo?

des, tu pergjigja edhe une seriozisht e sinqerisht. per raste te ketilla duhet qeveria. mbaj mend vjet pati nje stuhi te forte debore new yorku dhe kryetari i bashkise (jo kryetari i keshillit te 1/100s se lagjes, qe do te ishte analogu i mirefillte me ne), pasi e kishin kryqezuar te gjitha gazetat per vonesa ne pastrime, kerkoi te falur. me mijera veta punuan per ate pastrim, por meqe organizimi nuk ishte aq i mire sa duhet, pati probleme. dhe s'u hodh kush te thoshte 'ca do kishte bere nje kryetar tjeter bashkie', sigurisht.

ne rastin e berishes, megjithate, situata ka ngjyra sarkazme nese ke parasysh fryrjet e tij per lulezimin e vendit.

Trop, une e kuptoj qe per keto gjera duhet qeveria, por ose qeveria/bashkia/dikush e ka parashikuar situaten e i ka blere makinat, ka pergatitur njerez qe duhen per pastrim para 10-15 vitesh e sot koordinon perdorimin,

ose qeveria ben sehir se helikopteret nuk ngrihen, kamionet nuk shkojne dot se rruget jane te bllokuara, e bashkia e Tiranes na akordoka 100 mi euro qe sot nuk i hyjne ne pune askujt,

situaten e territorit konkretisht e di - a, te pakten, duhet ta dije - bashkiaku e keshilltari,  ku di gje Berisha e Nishani nga Tirana sa ça po behet ne Has. Nese organet lokale mbulohen me batanije e thone " He se do kaloje!" e shohin televizor, jo qeveria po as dreqi s'ka ça te beje,

edhe po,  e kuptoj edhe qe ky eshte kontrast sarkazem me Berishen e mburrjet e tij mbi arritjet etj etj por them se fjalet e B. nuk duhet te na bejne te humbasin objektivitetin, apo jo? Per keto gjera eshte Fiks Fare.

Fakti qe KM mobilizon ushtrine per te hapur rruget tregon se qeverija nuk ka pas marre masa organizative per te perballuar situatat e perkoheshme qe sjell dimri dhe te ftohtit. Pra por ose qeveria/bashkia/dikush  nuke ka parashikuar situaten e nuk i ka blere makinat, nuk ka pergatitur njerez qe duhen per pastrim para 10-15 vitesh e sot koordinon perdorimin Tani le te shohim a do ti hape dot ushtria e NATO te pakten rruget nacionale? 

des, shqiperi eshte teper e vogel per te mos qene kombetar ky problem, me duket se e thashe me siper. shtoj vetem qe eshte gjithashtu teper e varfer per te qene problemi lokal.

Eshte e qarte qe ky eshte problem kombetar Trop por e kam fjalen ketu

- qeverite e majta s'menduan asnjehere se duhet nje plan i mire per kete problem

- qeverite e djathta po ashtu

- qeverite lokale, qe jane ne terren as kane bere as plan as presion, e ça u duhet atyre te perzihen me keto pune

e sot, me duket pak e tepert te fajesojme vetem kete qeveri qe, natyrisht, ka fajet e saj se keta jane ne qeveri, por

keto plane, ashtu su plane energjetike, jane plane masive, qe behen ne nivel kombetar njehere ne 20-30 vjet, nuk i ben nje minister i vene aty per kot. Ajo qe del ketu nuk eshte paaftesia e te djathtes - se po te ishte keshtu eshte e thjeshte fare, votojme te majten e ja, u zgjodhen problemet tona - por niveli i mjerimit e mizerjes ne te cilen eshte zhytur shteti jone.

Jam dakort me ty, por mendoj se parja me nga larg e me nga lart e gjerave - psh identifikimi i nje akombetarizmi te theksuar tek te gjitha qeverite tona pas asaj te Vlores, nuk duhet te na ndaloje te kritikojme deshtimin konkret ne castin akut. Sepse, te thuash qe te gjithe bejne *** nuk dmth te mos ankohesh per *** e rastit.

Infrastruktura e Shqiperise eshte akoma ne ndertim e siper. Ndoshta eshte gjithashtu casti te rivleresohet ku shkojne gjithe ato investime dhe perse. Ne fund te fundit, cfare e pengon Bechtelin te beje edhe ca miliona te tjera me nje rrjet kapilar? Apo i vjen zor se e tallin shoket?

E rendesishme eshte qe kur kritikojme, gjejme fajtor e ndeshkojme nje force politike, te mos e perdorim te shkuaren ne dem te se ardhmes dhe sigurisht jo si justifikim per status quo-ne. Megjithate une e kuptoj c'po thua.

Trop, ajo eshte çeshtja: çfare e ndalon qeverine shqiptare te beje rrjet kapilar, te beje nje projekt afatgjate per te zgjidhur kete e 1000 probleme te tjera, siç thote Xhibi psh, uji, po po ashtu edhe arsimi ne deshiron, energjia etj etj.

Kjo eshte pyetja kryesore. Pastaj, e qarte qe tani eshte ne qeveri B. e ja veme fajin B., po te ishte A. do ishte faji i A. etj etj.

Por pyetja kryesore eshte ajo qe ngre ti, e sipas meje, e pengon fakti qe ne kemi krijuar nje klase politike e cila ka daten e skadences te shkruar mbi koke: 5 vjet! Kur behen prape zgjedhje s'i dihet çfare ndodh, keshtu qe prioriteti i kujtdo eshte qe vrase e te presi ato 5 vjet, pastaj le te behet ça te kete shkruar Allahu. Shume nuk shikojne dot pertej asaj qe do bejne neser a pasneser, te mbushim barkun sot s'e neser nuk i dihet. Kjo logjike pastaj shtrihet nga qeveria ne administrate e pushton gjithçka.

Keto qindra mijera milion qe tani po vershojne per zonat e masakruara, t'i kishin leshuar para ca vitesh per te bere nje plan serioz, a riparime...por ja qe shteti jone nuk e ka kete force sepse nuk i ka keta persona.

E, aq me shume, e ketu jam dakord me Xhibin, ben qe edhe votuesit te behen tifoz spektator, ky blog eshte shembulli me i mire, ne vend te flasim per Problemin ne flasim per Politikanin, burre i mire burre i keq. Por politika, shteti nuk ka njerez te mire apo te keqinj...u lodha!

Des, se sa perpara ne kohe shtrihen pikesynimet eshte problem i kudondodhur - edhe ne kur diskutojme, i themi njeri-tjetrit 'shiko, ti i ke pikesynimet shume afatshkurtra, ti do vetem ndryshimin e qeverise, kur ti duhet te kerkosh emancipimin e klases politike shqiptare, emancipimin e popullit, etj, etj.' Qe dikush te jete i besueshem, ama, ajo duhet te shfaqe nga njera ane plane (dhe grupe pune smiley) afatgjata dhe nga ana tjeter perpjekje konkrete per te kaluar nga pika A tek pika B, apo tek C-ja dhe D-ja aty afer, sepse perndryshe nuk shkojme te ZH-ja.

Por nuk mund te thuash se Berisha dhe Rama nuk kane pikesynime afatgjata: i pari ka qe ne 1990n qe s'na shqitet, i dyti i beri 11 vjet kryetar bashkie. Nuk mund te thuash as qe partite e tyre jane flake efemere. Por mund te thuash se mungesa e zhvillimit eshte nje garantuese e mire afatgjate per keta politikane, si edhe nje garantuese e mire e vetvetes.

Des, e ke te kote qe lodhesh te shpjegohesh, nuk eshte se s'te kuptojne qe shteti eshte me shume se nje njeri dhe qe boren nuk e pastron kryeministri, po jemi te Peshku mer yahoo, nuk lihet nje oportunitet i tille per te mos e personalizuar fajin, pse jo dhe fatkeqsine natyrore (s'ishe ketu kur u be permbytja?) me Berishen.

Plus qe tek ne politika ashtu behet, e personalizuar, dhe nga poshte lart (populli shan e lavderon vetem Berishen e Ramen per cdo gje, askush tjeter s'egziston) po dhe nga lart poshte, fjala vjen Berisha shkon dhe pret nja nje shirit rruge lokale ne cdo skute te Shqiperise se atyre pushtetareve lokale s'i presin gersheret.

Eshte e vertete qe ne kemi gjoja-shtet, e per kete e kane fajin te gjithe normal. Por ama dhe administrata shteterore/qendrore ka pergjesine e saj, te pakten kontrollore, sidomos ne nje vend si Shqiperia kur dihet qe njerzit s'e bejne punen po s'i detyrore si kalamajte. Fjala vjen, jo Berisha patjeter po dikush nga administrata, nje telefonate lokaleve para dimrit, ej sa pastrues bore kenine dispozicion? Kjo s'do shume kohe, eshte thjesht pune kokecarje. Normal kjo eshte analize pas vaktit tani (pasi u be nami) po duhet te kete nje fare mbikqyrje rendom dhe ne menyre konstante, sidomos per masa emergjente. E ne nje vend malor si Shqiperia ku bora shpesh kalon vende-vende gjysem metrat e metrat pastrueset e bores normal duhet te jene adekuate, aq me teper qe s'jane dhe as ndonje gje e shtrenjte. 

Por eshte mentaliteti ciq*temen kudo ne administratat qendrore dhe lokale, nuk i plas trapi kujt (populli vuan aty kryesisht nga probleme ordinere) e kur ndodh dicka tani vijne verdalle, keta te qeverise, e ai idioti i opozites ben deklarata nga Twitter, normal

Dhe ti Xhib bën sikur se kupton që Berisha e ka personalizuar pothuajse gjithë shtetin ; nga pastrueset ,drejtsinë ..e deri tek Presidenti.S'ka institucion që përgjigjet për detyrat e tij në Shqipëri veç Berishës për arsyen e thjeshtë se ai dëshiron të kontrollojë gjithçka e çdonjeri në detyra shtetrore. Dje për herë të parë në mbledhjen e përdishme shfaqe të qeverisë për herë të parë foli një njeri tjetër veç Berishës .Fakti që menjëherë pas kritikave të opozitës për falimentim të shtetit filluan të lëvizin të gjithë tregon sa thashë më lart.

Nuk ka asgjë për t’u përfshirë nga paniku, por duhet urtësi dhe maturi. Deri tani gjendja është përballuar me sukses”, tha Berisha.

Po pra shume e sakte kjo qe thote frymori. Po cfare ndihmash mund te presesh prej kesaj qeverije kur kjo nuk eshte ne gjendje te mbaje te hapura/kalueshme rruget nacionale? smiley - Ka mbi dhjete dite- me thonte nje miku im me origjine nga qyteti i Pukes - qe rruga nacionale per ne qytetin e Pukes eshte e bllokuar dhe mjetet motorike nuk mund te kalojne.

Te shkretet! smiley S'e kuptoj pse priten kaq gjate te vene alarmin smiley.

Po se menduan qe nuk do te vazhdonte me koha e keqe. Pra qeveria eshte kthyer si ai njeri i mjere qe ngre duart lart nga qielli dhe therret "o zot me ndihmo". Perderisa qeveris me vota te vjedhura dhe te grabitura, nuk ka pse ti beje yzmet ketij populli. Ah, si tha ne fillim te mandatit frymori katil?: "ne do te jemi qeveria e sherbimeve dhe e sherbesave". Ah laskar i qelbur, kriminel i lindur.

Pardje isha ne Shkoder. Rruga e bllokuar qe nga Made, me akull, dhe asnje mjet per pastrim apo per te hedhur kripe. Vetem nje makine policie pasi kaloje Lezhen.

Me tej, hiç, asgje, secili ne fat te vet...

me fal po çfare m... hante makina policise ne rruge te bllokuar,apo 'policia eshte me ne'!!!

Per te regjistru vdekjen e robve rruges dhe per t'ja komuniku ne kohe reale qendres. smiley

Hajde mo se dhe kjo do jete e rubrikes: 1 here ne 100 vjet...

Po ne kanadezet qe kete e kemi dimer normal dhe kete vit jemi merzitur qe nuk po ben dimer?! Bizneset e sporteve te dimrit kane vajtur si kove pusi. Bejne bore me makina qe mos humbin klientet.

Ja dhe ca pamje nga dimri i 1985 ne Tirane.

Do te t'i "vjedh" keto foto Pf. Keto jane ne fillim te 1985, apo nga muaji dhjetor?

Shiko, edhe tek dosja ku une i gjeta ishte e vitit 1985, por une kam bindjen se ka qene Janar 1984, dmth dimri 83-84.

mos ndoshta 85-86, se une mbaj mend qe kam punuar me bojra uji, (viti pare me i llaf ne shkolle). smiley po erdhi sata porcelanit ate dite apo jo?

Une e maj men se kam qene ushtar i ri ne "karantine". 1985 ka qene viti kur vdiq Enveri dhe une kam qene "daje"

Une do doja te ish dhjetor-janar '85-'86, meqe ne ate kohe kam pare boten me sy per here te pare smiley

paska ra dy her bore pra, pf, i here qe vdiq enveri nga hidherimi, edhe i here tjeter kur erdh ramizi smiley ket me ramiz nuk di me i gjet arsyen bores. smiley

Une nuk po flas per 'Bora ne shekuj" o petlle. Po them se viti kur jane bere kete fotografi ka me shume gjasa te jete 84 se 85.

u vertetua, viti ka qene 84. ke shume te drejte. bora tjeter ne tirane ka qene ne dhjetor te 86.

ore sa shpejt qe harroni mer daj...dhe shani shqiptaret qe kane kujtese te shkurter..... bora ka ra ne janar te vitit '85.. ne 3-4 janarr jane bllokuar te gjitha rruget e veriut, dhe u bllokuan te gjitha linjat urbane Ato u hapen rreth dt 23, 24, vetem per dy tre ditte, se zuri bora prape dhe rruget u bllokuan per 5, 6 jave. Dhe me rruge te pahapur, behet llaf per mos me kalu as miza...e jo mo makinat Mbaj mend se autobuzi i dt. 3 janar, u bllokua ne Qafe te Malit, dhe pasagjeret u strehuan per 2 muaj, dhe behet fjale per ata qe nuk mundnin te ecnin dhe kryesisht per jabanxhinjte e shkrete qe i therriste detyra.... se ata te fuqishmit, u nisen me kembe dhe dora dores mberriten ne destinacion....

PF, paskemi qene ushtar njesoj, ne te njejten kohe smiley

smiley Paska rene dhe nje here ne Tirane shume bore! smiley

Dum prape... fotografi! smiley

Na dhe mos qaj!

 

Une ne fakt mbaj mend qe pikerisht ne 1985 ra debore ne Vlore, e me s'pati deri nga vitet 2000. Ishte debora e pare per mua dhe ate dite e kam shume te gjalle ne memorie. Nuk do qaj, por mallengjimit s'kam c'ti bej. Rrofsh PF!

midis 1985 e 2000 ka rene edhe nje here tjeter bore ne vlore.. do thoja.. duhet tkete qene 91-92, ose ndoshta edhe 93, do me bente pershtypje po tkete qene 94, por sma ha mendja, di se ka rene nje here bore midis 90-94.

Rrofsh PF. Jane shume te vecanta (duke patur parasysh edhe se nga i ke fotografu).

Shikoj edhe 9-kateshet nga fundi i punimeve. Sa kane vene dritaret. Duket ende vinci tek objekti i trete. Dhe me duket (me duket) se MAPO-n s'e kane shemb ende.

Yep. Fotografite i kam bere nga ballkoni i shtepise.

smiley flm pf, kam edhe une foto nga ajo dite. kush e di ku jane. mbaj mend edhe nje te rreshkitur legjendare ne dy ditet me pas mu tek ministria e jashtme.

E mire. Une kam kaluar femijerine tek ajo kodra aty. E perdornim per te ngritur balonat tabake. Perballe saj ka qene nje tub ku kaloje Lanen dhe dilje ke Shkolla e Guzhinjereve, kurse poshte tubit ka qene nje burim uji akull i ftohte qe vinte me tubacion dhe derdhej cuditerisht ne Lane. Ate uje pinim gjithe veres kur luanim rreth e rrotull.

Pse mer te gjith aty e paskemi (pas?) shpine? smiley 

Po pra. Te Mancakët. Aty ku bente shoku Ropi punen fizike.smiley

-Hajdeee, llac, llac! Shoku Ropi, po na pengoni punen...

ke pallati ri i Godos, e ke ai parkimi i mallkum!! smiley 

smiley

ropi ka luajtur edhe leninin tek oret e kremlinit. mos me thuaj qe nuk e ke pare, sepse kjo do e prishte perfeksionin qe krijoi ai tubi para shkolles se guzhines!

E mire.

Shkrepse te parrezikshme te Fabrikes Llapshin! smiley

smiley

* te paraluftes! smiley

.smiley

Na e bon Leninin shkodron, kishte zakon me thon e ndjera Neriman Tafaj per ket.

Ropi ka luajtur edhe Shaqon...   ''joo jo jo, se ben Shaqo Bregu ate , mor djale...''

Perballe saj ka qene nje tub ku kaloje Lanen dhe dilje ke Shkolla e Guzhinjereve, kurse poshte tubit ka qene nje burim uji akull i ftohte qe vinte me tubacion dhe derdhej cuditerisht ne Lane. Ate uje pinim gjithe veres kur luanim rreth e rrotull.

Oh, oh, oh... (tre martina keto, me gremisje syri, copa cope melcine... edhe zemrene)

Yep. Rruga me e shkurter per te dale tek Fusha e Zeze. smiley

"fusha e zeze" qe mbaj mend une ka pas qen mbrapa stacionit te 21-shit kur shkoje per kombinat, kan qene ca pallate dhe nje shteg i shkurter qe te nxirrte te ambasada gjermane (dhe rruga e ambasadave ne pergjithesi). Ai shteg kalonte me patjeter mes per mes fushes se zeze. Jom i hapur per cdo korrigjim.

Jo mer daje. Fusha Zeze i kemi pas thone asaj te alidemit qe e shtronin gjithmone me pluhur qymyri te ngjeshur.

I second that.. secili me nga i fush te zeze.. Na dul Tirana si lope laramane.. smiley 

po, edhe une kete te pf-se di si fushe te zeze. 

na fal pf , po "na llogarisni edhe na " smiley

Fusha e zeze " Origjinale "eshte ajo ku luhej futboll  me baste tek stacioni TRENIT ne krah te Maternitetit . Aty ku nuk pranoheshe kollaj edhe po te ishe Futbollist i Tirones , Partizonit apo Dinamos . Luhej zakonisht te dielave ne mengjes ose te shtunen pasdite me 50 leksha per koke ose dhe me .Donte "kembet " dhe ...nonji grusht sipas rastit pas neshjes smiley

Gjithashtu fush e zeze i thone dhe ke Lagja Fortuzve, prapa atij Muzeut te famshem me kocka fosilesh prapa shtypshkronjes. 8 Nendori !

U ka pas Lujt dhe ke Ali Demi po  nuk e maj men ndonjehere te quhej Fush e zeze .Gjithsesi ngjyra e fushes vihet nga cdo brez .... po qe ka pas fusha per te lujt ka pas smiley

Bo vaki ta kemi pas gabim, dhe nuk haem me alidemsit, po ne ke lagja jone i thoshim "fusha e zeze'. Si tha ai shkruesi i Qazim Mulletit: E fshai, e fshai se kam goumë!

Ne une kshu menoj Pf , fssije pa ardhe ali DemsI m se me Cimin bojm si bojm . E ha pazarin ai smiley

I tregojm dhe "ullukun e hajduteve " poshte ish ambasades Rumune , pa vajt ke Ura e Madhe e Lanes ne qender . Ku hyshe dhe dilje ne Stadium Q.Stafa ne krah te tribunes poshte nga hyrja qe futen  " kakakacet " me karroca , ose si u thone tani tetra e me shume a me pak Plegjike ! Aty ku Bes hajduti smiley kishte kopju Zhan Pol Belmondon ke ato Kuvlite me hajdute ose homlesset sot .Qiri dhe qylyma ( batanije ) Fantastike !! U myll se i kapen , po me shume besoj se nje degzim dilte aty ku eshte Banga Amerikane sot para shpise se Vekes . Nje Variant i fushave po e shtrume me pluhur tulle te bute . Aty lunin femijet e Bllokut me te jashte Bllokut . I

Do bohej  neshja dhe te jashtmit i thane "s'kemi Uniforme" .Nderhyri L.Shehu ( rp ) dhe te jashtmeve u blene kepuce atletike e mbathje .U kenoq gjindja dhe kerkoi dhe BLUZA .

"  U msun keq - tha smiley S'ka mo !...Ju me kanatiere ata lakuriq smiley" U rraf Blloku !

Aty lunin femijet e Bllokut me te jashte Bllokut .

Do bohej  neshja dhe te jashtmit i thane "s'kemi Uniforme" .Nderhyri L.Shehu ( rp ) dhe te jashtmeve u blene kepuce atletike e mbathje .U kenoq gjindja dhe kerkoi dhe BLUZA .

"  U msun keq - tha smiley S'ka mo !...Ju me kanatiere ata lakuriq smiley" U rraf Blloku !

Ziko!

smiley

Dhe nji ktu per ty e per pf si dhe ndonje tjeter qe nuk eshte llapaqen i ditur smiley .E lashe vete me vone per te pare se kush e dinte me gjith men si Tirons denbabaden mer Jahu smiley

Fusha te zeza quheshin se perhapej e hidhej  QYMYR Kaldaje ( Materniteti dhe Shtypshkronja ) dhe jo se u hidhnin mileti per te mos pate "balte " .Tani gjeje se ku mund te kishte Geldaja dhe futi nje e "zeze ' pa thashetheme smiley Thuj dhe Ali Densit ...mos ja fut ....p...KOT . Geldaja e Hotel dajtit ka qene e Disiplinume , asnjehere nuk hidhej mbrapa rrethimit ...sa per t'ja kujtu ...dhe thuj mos sajo mo fusha te zeza smiley ke Parku xha Tomit smiley

...dhe thuj mos sajo mo fusha te zeza ke Parku xha Tomit

Jo or tie, mos na i ha fushat. Fusha fundit nga ana kishes. Boshin stervitje te rejat e paratrejat e vojlebollit. U prish me vone me duket se bashke me fushen e basketbollit ngjit kur u ndertu salla e mbyllme e lojrave me dore.

smiley Dhe Idrizi  e njihka Tiranën më mirë se Tiransit e vjetër.

Une jam SAFI Tiranas ..I Lindur ne maternitet .Nuk me ka rene koka ne troqice smiley

patriot nuk po ti haj fushat ...po heq ca te zeza nga emertimi Fushave .Parku Xha Tomit eshte i Vone shume pasi nuk kishte nevoje per te ,  eshte mbas 60 ! Kishte "fusha me blerim mbuluar" smiley

Ziko, o obelisk kujtese!

O kontraddikte jo antagoniste qe sjell zhvillim!

Korrigjim direkte. per mu fusha e zeze ka qene te kthesa unazes mrapa Medresese, kur zbret nga farmacia 10.

 

Pra Tirana ka qene e mbushur me fusha te zeza smiley

Me duket se ne pergjithsi ne Shqiperi ka patur jo pak kende sportive qe per arsye kostoje u shtronin me pluhur te skorjeve qymyri.

kush e ka pas dit.. kancer i gjalle smiley se mos na nigjojne anti-komunistet..

Se mos vetem ato? Po "eternitet" me asbest?

leni ato tashti.. ti bo vaki i ke akoma dritaret e dhomes, qy tu n'amerike, te lyme me 'helm'.. smiley

E drejte smiley

Ndegjo, kur themi "funksionalizem", i kemi thane t'gjitha. Dmth ka pase randsi perfundimi --  fushe sporti -- mjetet dhe rruga per te arrite ne ate perfundim nuk mirren parasysh. Asht mire qe me e analizu situaten me zemer e mendje, dhe n'kte rast nuk mund te fajsohet kommunizmi, t'pakten persa i perket asbestit. smiley

Fusha 5 Maji, sot tregu?!

kam pershtypjen se te zeza ishin te gjitha, o nga dheu o nga nje si pluhur i zi qe i hidhnin siper per te amortizu goditjen gjate lojes.

Nga pershkrimi duket si zhive. smiley

E paska thene edhe gjembi! Te betohem qe s'te lexova! smiley

Se mos vetem ato? Po "eternitet" me asbest?

Pertej shakave nuk besoj te kete qene eternit ai, por ama tjegullat e ndermarrjeve ishin me eternit qe cke me te. Dhe vazhdojne te jene.

Pamje familjare kjo, apo jo?!

Per keto e kisha dhe une.

Teper familjare! N'fshat, t'afermit e mij kane pase s'tallet te mblueme me 'Terrnit! smiley

terniti ishte azbestos i gjalle.ne shba e kane heq prej qarkullimit.

si i postoni keto fotot ketu? (me falni per injorancen)

Ne kto fusha i kam ba (auto)golat e mije te pare. U detyru tranjeri me me lane sa ma larg portes teme, deri kur perfundova sulmus, e pastaj erdhi Andushi e ma xuni vendin e me transferun ne mesfushe. Eh ato kohna! smiley

Paske lujt me emra te njohur.

Gjithe sekreti i suksesit gjendet tek pluhuri i zi. smiley

Eh, mos u harroshin treshe-treshet apo dyshe-dyshet me porta hungareze. Jete a je ma! 

Ti mbase po tallesh, por i gjith ai qymyr te ndeze flake. T'ban rreaktiv. smiley

Skorjet e qymyrit hidheshin qe te mos behej balte. Por pluhuri ne vere ishte faqe e zeze. Pas ndonje ndeshjeje futbolli ne vere, lojtaret dukeshin sikur ishin perfaqesuesja e Nigerise qe kishte luajtur me perfaqesuesen e Kamerunit. 

Sidoqofte, perpara ndeshjeve te rendesishme nderlagjore smiley qe zhvilloheshin diteve te djela, kalamajte e lagjes dilnin me gjyma uji dhe lagnin fushen qe te mos ngrihej pluhur.

 

N'shkoder e kemi pase ujin me zarar, mbasi na i sekuestrut shpijat s'bashku me puse. smiley

Eh, kohe te veshtira ato te diktatures. Lum si ju qi tash ne demokraci, jua pru Xhozi liqnin mrena n'shpi. smiley

T'paret n'tana! Tash ene ne uoterpolo smiley Ndeshjen e pare e kane me Libine e Lire e te dyten me Libanin smiley 

perpara ndeshjeve te rendesishme nderlagjore

nje sec tani; ti nuk je tu i thon fushe e zeze fushes se ali demit (ne fakt qene dy fusha, paralel me njera tjetren. Ajo ishte thjesht "fusha e sportit", ose edhe "te fusha". Ajo fushe nuk ka qen me material te zi. Them per fushen ku bente mitingjet partia demokratike ne ate fillim. Per njohsit me te afert, perdorej shpesh edhe "tek pupulitet", per shkk te shtepive prej pupuliti qe ishin ngjitur me te. Nuk di ne e ke fjalen per ate fushe.

Po pra, fusha ali demit ska qene fushe e zeze. Ajo ishte e rjepme dhe bari dilte vene  vene xhunga xhunga, po sishte e shtrume me skorje. 

Fushat e zeza qe maj men une kane qene te pallati pionereve, parku xha tomi, te 21njishi, nkombinat, te tirana re te shkolla 21janari.... etj etj etj

te pallati i pionereve kane qene disa. pervec atyre poshte ka pas qene edhe nje me asfalt me porta  hekuri as te medha as te vogla, te themi nja 3-4 metra. xha tomi - checked. tirana e re - checked.

per ate te 21shit e kisha fjalen une. afer (avllia si me thene) kishte nje si tip punishteje, te cilen nuk e mora vesh kurre per cfare ishte.

afer (avllia si me thene) kishte nje si tip punishteje, te cilen nuk e mora vesh kurre per cfare ishte.

ka qene Nderrmarrja e Shperndarjes se Librit Shkollor ajo Çimo, kurse ne fund te fushes se zeze ka qen Shtepia e Rinise, qe mas viteve ´90 ne kat te dyt ka qen videoteka e Bertit, qe u bo kinema e improvizume e me nje video plaste Van Dami e Shvarcenegeri e Xheki Can, pa harru ktu ene Cakun e Nuries smiley kurse ne kat te pare te kjo shtepi rinie kishte pervec lodrave elektronike ene biliardot e para per publikun e gjone, ku Bujar Lako shpaloste eksperiencen e tij ne tetsh e ne biliardo.

TAni spo e lexova ket teme interesante, dhe ja si osht e verteta..... Fusha e AliDemit, asihere nuk ka qene fushe e zeze, po ka pas veç gunga, pluhur dhe ballte sipas rastit. Fusha e zeze origjinale e pare ne Tirone, ka qene fusha e Xha Tomit, me vone, pas asaj u bo, fusha e II prapa pallatit te pioniereve, me dere knej kah unaza, e masanej u bo edhe fusha tek 21, dhe tek treni, kurse fusha te farmacia 10, nuk ka qene e zeze, po ka qen isoj si Ali Demi.....

po ajo ke 11 janari ku lozshim ne te bllokut?

Noshke, osht ma e re ajo, ma e vonet.......

kjo fusha te farmacia 10, mos ka qen gje poshte, kur shkoje nga polikumi, djathtas?

(mas idrisit, tema u bo me dy kompetenta me duket!)

E imagjinoni dot se si do te ishte sikur fotografia te mos ishte zbulu dhe zhvillu? 

Shume t'bukura fotot PF! 

kjo ka qene hera e pare qe kam pare bore ne jeten time... qe me zhgenjeu, se e imagjinoja te embel.

ne mos gaboj, u be qameti me orteqe ne veri ate vit. nje shoku im mbeti jetim, i jati bente pjese e ekipit mjekesor qe humben jeten gjate sherbimit ne veri me helikopter.

Mire qe ska pas peshk atehere thuj, se kishin per ta bo terbjet xhaxhin, pse nuk mori masa me perballu dimrin!

Pse nuk thu qe Tarasi paska vdek nga i ftohti?

E dinim ndryshe historine.

Kanadezet kane pajisje ia bejne hyzmetin.Andej rralle bie bore e madhe i ze gafil.

Kti Berishes me duket se i bejne magji kumunistat. Sa te poshter qe jane. Nje her ja fryne detin adriatik. Pastaj sollen henen blu kurse sot po sjellin dimrin siberian.

Poshte kumunizmi, poshte kumunizmi, poshte kumunizmi!

Tre gjera shkurt!

01.ABCNews : Gazetari ne helikopterin me ndihma ne nje zone te dreqosur nga bora. Dha ca imazhe per ndihmat dhe nje banor i zones : Rrofte Sali Berisha !

02.Top Channel : Gazetari kishe shku ne Dukagjin. Nje banor i zones ankohej :

Na jane blloku rruget e fshatit sepse shtepite jane larg shume nga njera tjetra.

- Sa larg ? - E pyet gazetari. Nje ore larg. Nuk e di nga kush e priste ky robi hapjen e rruges brenda fshatit.

03. Sonila Meco ne edicionine lajmeve dje:

- Helikopteret kane bere shume misione per shpetimin e jetes dhe furnizimin e zonave. Sa fluturime u bene sot ? - pyet ajo zv.ministrin e shendetsise, nje me mbiemer Spahia.

- Asnje - tha ai.

Sonila : Aha ! Si duket sot nuk ka pas shume emergjenca*.

Nderkohe qe ne ate moment sapo kishte dhene lajmin e emergjences natyrore te qeveriut. Kokrra e debiles.

 smiley

P.S. Ai Genc Ruli qe i del hesapi qe nje meter kub bore, nxjerr 3-4  meter kub uje, ku do e coje gjithe kete uje kur te shkrihet bora?

P.S1. Bora e `85 thuhet sepse ne ate kohe ra dhe ne Tirane ( 12 Janar, e Shtune duke u gdhi e Diele ), por dimri i vitit 1984-1985 ka qene llahtar. 

40 milion leke sapo u alokuan nga Qeveria per tia dhene disa bashkive e komunave ne menyre qe te bejne te mundur hapjen e rrugeve. Pra tani qe jane bere rrugen kallkan celen fondet. Po nga qelja e fondeve e deri tek fillimi i punes duhen dite. Pra sic shikohet, kush e kishte me dyshim qe qeveria nuk e ka te organizuar dhe planifikuar kete pune normale per ne dimer, te besoj se keta jane maskarenj. Dhe maskarenjt kane emera dhe mbiemra dhe nuk ka lidhje fare se jane te djathte apo te majte. Keta vjedhin pasurite kombetare, keta vrasin njerez me dur ne xhepa, keta grabisin pronat private, e dikush me larte kerkon ti pergjithesoj. Te qeverisesh do te thote te mbash pergjegjesi individuale dhe vertikale. 

alokuan

@%&$$%%$&%&%&%#

 

smiley

Si u "alokuan" si puna e atyre lekeve te Shkodres?..Keshtu ne letra deklarojne miljarda, puna eshte se sa mberrijne ne realitet

Ej di njeri c'eshte "bjellorusja" si mjet ushtarak?

 

Vallahi dhe une te njejten pyetje kisha.Kush i pergjigjet pyetjes me lart, na bene nder te gjitheve?smiley

Eshte nje ekskavator i thjeshte. Te parat qe kane hyre ne Shqiperi ishin bjelloruse prandaj i ka mbet emri ashtu.  

Mu kujtua nje histori ne nje fshat te thelle te Gjirokastres, kur u cuan traktorin e pare nga kooperativa qe te punonte token. Ne darke fshataret shkuan i hodhen jonxhe traktorit duke i thene: "Ha te keqen, se je lodhur sot" smiley

Historia Reale eshte per Bababanin e Devollit .Nga Devolli kemi dhe Boden e Fendeve ose Fondeve qe "alokohen" smiley . Po nga ai , kane nje vecori tjeter se Lopeve te Races u vene samar !

E dikam mire dmth smiley

une te kam pa ty tu i hudh buk mig-ut 15 ke fusha aviacionit

Aha,flm Emil!

keshtu e di dhe une..,  eskavator.  ne ushtri perdoret nga reparti i xhenjos.

Bjellorusi është traktor (me goma) i paisur nga prapa me një krah eskavatori dhe ngaa nae përparme me thikë buldozeri sigurisht më e vogël . Ishte mjet shumë i mirë dhe praktik për punë të vogla si ngarkim kamionash me zhavor psh, kanalizime apo rrafshime. Lëvizshmëria e tij rriste efektivitetin.

Fshati digjet, kurva krihet.

 

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli po zhvillon një vizitë zyrtare në Liban me ftesë të Kryetarit të Parlamentit, Nabih Berri.

Kjo vizitë shënon vizitën e parë të këtij niveli të lartë politik nga Shqipëria në Liban në këto 20 vite.

Në axhendën e Kryetares së Kuvendit janë parashikuar takime me krerët më të lartë të vendit dhe me shoqatat e industrialistëve, investitorëve, me shoqatat e turizmit e mjeksisë.

Në ditën e parë të vizitës, Kryetarja e Kuvendit u prit në takim në Pallatin Presidencial nga Presidenti i Libanit,  Michel Sleiman.

 

Ja futi motra javes tjeter ca dite ne Gjermani, pastaj shkoi ke dhendri  e vajza dhe qe andej ja futi duket per LIban.

Kryetarja e Kuvendit tha se Shqipëria është një vend me potenciale të mëdha për investime, falë natyrës së saj të mrekullueshme, popullsisë së re, klimës së favorshme për biznesin.

Cope mishi me dy sy.

Cer mendimi ka bagetia demokratikase qe ben thirrje per solidaritet?

Shkodra eshte Venecia ndersa Kuksi eshte Sochi ...  smiley

 

Kape njeni Kothin ene qite jasht per zhelesh, e t'mos hi ma itu!

Po lexoja nje debat "cqarues"  te nje te deshperuari me te kotmunduaren por te qarten Trop.

Derstile shoke Derstile smiley

Te pakten e te paktave kush nuk ka haber dhe nuk njeh asgje nga Funksionet e nje Shteti , te mos marr mundimin te beje komente si para Xhamise se Fshatit ne te tilla raste.le te pyese se nuk eshte ndonje Hata te mos dish !

Emergjence ne rang Vendi nuk eshte fare ne Mes , Lokalja . Per Lokalet ka emertim Emergjence Lokale . Ne te tilla raste Lokalet jane te perfshire ne Shteteroren dhe zbatojne Vetem URDHRAT e tyre  sipas Planezimit  te kryer me pare .. Dhe nje Paranteze . Kjo ndodh kur Vendet kane SHTET !

Atehere hajde komentoni per "qurrashet"  e vegjel Hajdute te ketij Shteti Megahajdutesh e te Paafte . Ja dhe nja dy vergje per keta te Qeverise qe kujtojne se Shteti mbahet me "Llogje e me Pordhe " Jozefperckash dhe sqaperime bebushrish qe mendojne se Shqiperia filloj pas 92.

Qe ne burim zur Ujet o karafil

Se po u be LUM nuk mbahet me .

Jane vergje para 2000 vjetesh qe i benin ne ato vende e per ata udheheqes qe nuk arrinin te perballonin dot fatkeqesite dhe ....thashethemet ose.... DERSTILE o shoke Derstil . Kush ka merak ja deftenj  edhe historine e derstiles .

Sidoqofte Qeverise dhe sidomos atyre  te Emergjencave si psh , Policise Elektrike , Policise Ujore , Policise pyjore , policise Doganore , Policise rrugore ,Policise asfaltore , ehyha sa Policive , FNSH , dhe se fundi ajkes Shteterore GARDES ...suksese ne menazhimin e situatave pas shkrirjes se Bores.

Ai eshte nje Shtet i KAPUR nga Lllafazane - Hajdute e gjysem Pordhace si Nishanka e Imam bajlldia !

Dhe sa per denglat feminiore te ndokujt me te "Majte e te Djathte " Emergjenca ka vetem nje cilesim FATKEQESI qe duhet Parashikuar dhe Perballuar

Populli ti bej derman kokes!

"Jane vergje para 2000 vjetesh"

Idrizo si shume ke fillu me citu "para eres sone." Me duket se kjo "era jone" spo ta mbush syrin!

Po ne ati vende qe per vizite me duket oara nje jave .Atje ku:

" Kur vdes gruaja , te gjitha shtepite e fshatit te ofrojne ne Varze   , kur te ngordh Kali , te gjithe te kthejne kurrizin " smiley

ka miq te forte ai or tie qe prej dymije vjeteshe kacafiu !

Dhe mos harroni te hidhni uje kur shkoni ne banjo se po ngriu pastaj.... bohet mullar.

Dhe mos harroni ...vishuni trashè pèr tu mbrojtur nga tè ftohtit..lani duart para e pas buke..!!

 

N'daç besojeni, n'daç jo po ky burri huj ne mes te ketij kiameti ka mbledh ministrat e komitetit per 100 vjetorin dhe po flet per festimet. Foli ene per rolin e Vatres qe ka punuar ne vendin e lirive. O po me rob shpie ju qe rrini ne Amerike jeni ca maskarenj, sidomos ti Cimo, qe nuk dilni ne manifestime per ndryshime kushtetuese ne Amerike. Jo po nuk vazhdo dot Amerika pa nje e pas kryeminister kete. A e kuptoni mer se ky ene ne kulmin e katastrofave nuk i bo syu terr ene te keno kongen :

S'trembemi nga bora,
S'trembemi nga shiu,
Jemi rrace e forte
Rrace festimaxhiu

S'trembemi nga bora,
S'trembemi nga shiu,
Jemi rrace e forte
Rrace festimaxhiu

smiley

E ka humbur toruan fare. Sdi ku ka koken. Bora u tregua e pabese i erdhi pa prit e pa kujtu.

Puci vazhdon

Natyre Opozitare.

Bore Lavire!

Shi Horr!

Bore e kuqe si komunistt!

Liridamakraci! smileysmiley

E besoj e ca te besume. Nqs. Dali-ja do te kishte kriju nje veper njerezore, ky do te ishte Berisha.

Robt harxhojne pare te madhe vetem qe te ndihen pak "te bom"! Ketij mo vlla sikur i ka mbi nje bime marijuane ne stomak. Falas! smiley

Nejse... pushteti eshte nje droge e madhe per mendjet e vogla. smiley

Po  si nuk beni kush nje pytje  te  thjeshte; E din qeverria,  qe qeverris i  marri tere marrezite e dynjase, se viti ka  kater stine?  Dhe me pastaj,  vetem sa t`ja kujtonte nje pej te gjithe  merhumeve qe rrine e degjojne marrezirat pa fund te Salihut ate gjene fare te thjeshte;  se vetem   njera nga stinet eshte me huqe ? Ajo e dimrit...! Por ne palce te dimrit  prish rehatine  dhe ben... "stermbledhje " ne Kukes, ku  na beri  te na shkonin lotet lume kur ja u la ne dere mbrojtjen prej orteqeve....Zotit dhe   komunareve.

Pika dhe amerikaneve qe pyesin  poshte e larte  si  ta  heqim kete  te marre.Mire i tha njer kryeredaktor gazete,  Arvizuse,  kur i ftuar prej tij ne takim, pardje  e pyeti: "..si mund te shporret ky i çmendur...?"

- Delni hapur, si Departament Shteti dhe jo  me nenkuptime e me ledhatime si ato qe ju i keni bere. Dhe keni per t,i pare delet e stanit te te marrit, si do marrin arratine...

 Le te  presim dhe ca,   sa te shkrije bora! Shume shpejt, ka per te shkrire....Nuk ka pike dyshimi me ...

Mos rrej se nuk qe pardje! Ka pak me shume smiley

 

Sali Berisha, një fatkeqësi jonatyrore....
  

             Nga Mero Baze

Gati gjysma e Shqipërisë është nën borë dhe afërsisht një e treta e popullsisë që jeton në ato territore është e izoluar. Në veri duket se situata është jashtë kontrollit dhe të lutemi që ata njerëz t’i ruajë Zoti dhe të shpëtojnë veten.

Nga ajri nuk mund t’u shkojmë dot në ndihmë pasi helikopterët tanë të vrasin dhe ditën me diell. Nuk di ai i bleu Arben Imami helikopterët për të cilët Berisha bëri pazar me Sarkozinë për gati 70 milionë euro, që do të ishin me rreze lazer për të udhëtuar natën dhe për të depërtuar në kohë të keqe, por di që “kaçatorët”, të cilët i përdorin rëndom ministrat për të shkuar tek vjehrra kur e kanë nga ndonjë fshat i thellë, nuk u çojnë dot bukë dhe ilaçe shqiptarëve të izoluar. Gjithë ajo që mund të quhet flotë ajrore e një vendi anëtar të NATO-së dështoi qysh në dëborën e parë. Si vend anëtar i NATO-s, duhet të na vinin në ndihmë helikopterë specialë apo ndihma, por ato nuk po duken pasi një vend i NATO-së nuk mund të mbytet e të izolohet kështu nga një furtunë dëbore. NATO ka dhjetëra vende që e kanë situatë të përvitshme dëborën dhe me sa duket nuk e kupton dot ende pse njerëzit tanë po vdesin të vetmuar nën dëborë. Shteti shqiptar dhe mund t’ua kujtonte, por për shkak të problemeve politike që ka krijuar me lidershipin e NATO-s, i mungon dëshira e komunikimit me të. Çdo vend anëtar i NATO-s – ato vende që meritojnë të jenë të tilla- s’do ta kishin kurrë problem këtë situatë, përveç vendit tonë, i cili si çdo gjë dhe anëtarësimin në NATO e ka fallco.

Nga toka nuk po u shkojmë dot në ndihmë. Rruga që na kushtoi 1.5 miliard euro për të mbushur xhepat e Familjes së regjimit nuk na çon dot gjallë as deri në Kukës. Më i sigurt është njeriu në Bjeshkët e Rugovës në Kosovë në rrugë malore, ku rruga është e pastruar, se sa në autostradën që quhet për ironi “Rruga e Kombit” dhe është e mbushur me dëborë dhe akull si rrugë dhish në malet e Tropojës. Me 1.5 miliard për të mos arritur dot as në Kukës, nuk do t’i dilte dot as një fatkeqësi natyrore për të na penguar, përveç fatkeqësisë sonë janatyrore, Sali Berishës. Kompanitë që mirëmbajnë rrugët janë kompani klienteliste të familjes së Sali Berishës dhe tashmë duket qartë që ato nuk asnjë makinë borëpastruese veç ndonjë ekskavatori të prishur që më shumë e shkatërron rrugën se sa heq dëborën. Rrugët e tjera veç autostradës janë tërësisht të bllokuara dhe pa asnjë plan mirëmbajtjeje, ndërsa për rrugët rurale as që bëhet fjalë. Kryeministri që thotë se ka bërë 8 mijë kilometra rrugë rurale, tani nuk gjen dot rrugën për në fshat të vet, pasi i ka humbur nën dëborën që nuk ka kush ta pastrojë. Mjaftoi një dëborë për të kuptuar se kush na qeveris.

Nga ekranet e TV nuk u shkojmë dot në ndihmë. Shumë prej tyre tashmë janë në pushtetin e territ, por dhe ata që kanë ende energji elektrike, shpresoj mos të hapin TV dhe të shikojnë lajmet. Nuk ka më keq se sa njerëzit që vdesin nën të ftohtë dhe shikojnë kryeministrin si u tregon përralla me ngrohje të bollshme që do të vijë në Shqipëri në vitin 2017, kur një batakçi i tipi Aliyev do të bëjë sipas Berishës gazsjellësin për Shqipërinë. Të të vdesin fëmijët nën dëborë dhe të dëgjosh përralla me superfuqi energjetike, është krim. Nuk ka më krim se sa njerëz që hanë misra të zier dhe ndoshta ziejnë lëvore pishe të shikojnë në ekran kryeministrin se si flet për një axhendë festash të bujshme, ku do ketë gjëra si në përralla, siç di të përrallisë të tilla kryeministri.

Shpresoj më mirë të mos kenë drita, pasi jemi të pafuqishëm qoftë dhe për dy javë të fatkeqësisë së tyre, të ndalim Sali Berishën nga pushtimi i ekraneve dhe t’i përdorim ato për tu shkuar në ndihmë psikologjike së paku njerëzve të izoluar. Mbi të gjitha uroj mos të kenë parë Sali Berishën kur foli për vizionin e tij mbi këtë fatkeqësi, që bazohej tek rrëfimi i një miku të tij që kishte parë çatitë me borë dhe tregimet e gjyshit të tij për orteqet. Ky njeri as në ditët më të zeza të qeverisjes së tij nuk drejton shtetin me strukturat e shtetit, nuk u flet qytetarëve në emër të shtetit, por në tregime rastësore miqsh, familjarësh apo në kujtime idiote të fokusuara në memorien e tij. Atij i mungon ende kultura e të folurit si shtetar para qytetarëve në nevojë. Mjafton ta dëgjoje për të kuptuar se ai është një fatkeqësi jonatyrore, e cila ka zënë rrënjë në këtë vend dhe është më jetëgjatë se fatkeqësia natyrore e dëborës, e cila ikën bashkë me marsin. Mjafton ta shikosh si flet, si sillet me këtë fatkeqësi dhe çfarë vizioni ka për të kuptuar se ai është një fatkeqësi më e madhe se dëbora. Kjo e fundit ikën sapo shfaqet pranvera. Kurse ky ka nevojë për një Pranverë Shqiptare dhe një ortek zemërimi që t’i japë kuptim Pranverës Shqiptare.

Gatishmeria duhej te fillonte qe pa rene debora.metereologjistet nese ka mbetur ndonje i tille ne shqiperi duhej te jepnin alarmin dhe ti kishin furnizimet e ushqimet gati jo kur debora ka rene 2 m e ka mbuluar gjithshka.

‎"Vetem buken e gojes"
Sa e lehte per ta kuptuar se sa e mire eshte ekonomia shqiptare kur brenda tre diteve familjet shqiptare mbesin jo vetem pa ushqim, por edhe pa buk. Tani po degjoj disa politikane qe kerkojne qe edhe organizatat humanitare te perqendrohen tek thesi i miellit e jo tek ushqimet e tjera, sepse fshataret pa ushqim jane mesuar por kjo gjendje emergjense konsiston ne mungesen e bukes. Kryetaret e komunave jane te merzitur qe ne pakot e ndihmes qe dergohen ka edhe detergjent, apo dicka qe nuk i ngjan bukes, por mund te ket disa fshatare qe ndoshta eshte hera e pare per kete vit qe shohin detergjent ne shtepine e tyre. Por keto dit kur bora mbulon gjithcka qe gjen ne toke, po nxjerr ne pah ato qe shqiptaret kane ne zemer e ne koke. Po shikohet qarte qe politikanet kur kerkojne vetem miell per banoret nga te cilet jane votuar, e kuptojne mire situaten e kuptojne mire gjendjen e njerzve qe i kane votuar pamvaresisht se ne ditet me diell thone qe kemi rritje ekonomike e ulje papunesie. zoti i ndihmofte shqiptaret qe te dalin nga kjo situate e veshtire.

Ska Zot!

Ka Zotsmiley

 

Vertetoje!!! 

Fakti qe shqiptaret jane ende gjalle edhe pse i bejne punet se prapthi tregon se i ruan zoti.

Si s'ka? Po gjithe ai Berishe cfare eshte?

Nuk eshte keshtu,nuk eshte,eshte i derguari i TIJE.

Ou, Bradi po fliska bllasfemi. 

Shyqyr e shpalli Sala gjendjen e fatkeqesive natyrore, se mos kish qene per te nuk do e kishin marre vesh kuksianet, dibranet, etj. se c'po bente vaki... smiley

Mero Baze; " .... Atij i mungon ende kultura e të folurit si shtetar para qytetarëve në nevojë. Mjafton ta dëgjoje për të kuptuar se ai është një fatkeqësi jonatyrore, e cila ka zënë rrënjë në këtë vend dhe është më jetëgjatë se fatkeqësia natyrore e dëborës, e cila ikën bashkë me marsin..." 

smileysmileysmiley

Pjero,e paske pushim per shen-valentinin sot.smiley,e ke monopolizuar peshkun.smiley

Fatkeqesine natyrore ta dergon perendia saline e zgjedh populli trim e teper i mencur shqiptar me vota te lira.

Jo Belulo, tani do iki ne pune smiley do punoj vetem 4 ore, se e kisha pushim ne fakt smiley overuur

Me ne fund edhe zgjidhja erdhi. Pavaresisht se rruget jane te mbylluara, pavaresisht se as edhe nga ajri nuk mund te ndihmohet, gjeniu i shqiperise,   malesori me pervoje te gjate sali berisha ne mbledhjen me grupin e vet te zagareve (deputeteve) i porosite keta te fundit qe kur te shkojne per te bezdisur nga afer (nese shkojne dot) zonat e izoluara nga debora, t'iu bejne thirrje banoreve qe duhet patjeter te pastrojne catite nga debora! Ah si ste bie nje damlla ty sa me shpejt o zot!!!!!

po mire e ka. a ka thone edhe qe t'i bojn catit edhe me te pjerrta sic i bo gjermoni?

nuk e di c'e pengon qeverin me mor masa... qe ne gusht, tha. Qe ne gusht nga nje grusht, esht dhe shprehja.

Bo cer llumi !

Ngrihen ushtaraket, pilotet, dhe shkojne ne Puke per te cuar ndihma. Asnje person nuk i priste. Asnje per be. I shkarkuan ndihmat dhe i ngarkuan serish. Pastaj ndenjen disa minuta ne ajer dhe i shkarkuan serish ne fushen e sportit ( stadium i thone morrmedhenjte ) dhe serish asnje njeri.

Cer te benin pilotet?

 

po helio shkoi me kater kameramane kater gazetare kater kamera, pesha mesatare 420 qillo, po te qe mbushur me ndihma nuk dilte lajmi, amkuptove smiley

 

Berisha, deputetëve: Shpërndahuni në zona. Duhet të pastrohen çatitë2012-02-14Fatjona Mejdini (KERKO ...)MbledhjaKryeministri në grupin e PD: Ky dimër nuk është parë prej 27 vitesh

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, në mbledhjen e mbyllur të grupit parlamentar të Partisë Demokratike u ka kërkuar deputetëve të tij të shpërndahen nëpër rrethet problematike, ku është shpallur emergjenca dhe të bëjnë ç’është e mundur për t’u qëndruar pranë qytetarëve. Berisha ka theksuar se deputetët e këtyre zonave, por edhe të tjerët, duhet të bëjnë rolin e koordinatorit mes qeverisë qendrore dhe asaj lokale në ndihmë të banorëve të këtyre zonave. Sipas Berishës, kjo ishte koha e solidaritetit të madh dhe për këtë arsye të gjithë deputetët duhet të ishin në aksion të plotë për lehtësimin e situatës në zonat e bllokuara në Verilindje dhe Juglindje të vendit. Nga ana tjetër, në pjesën e hapur të mbledhjes së grupit, Kryeministri theksoi se situata ishte e rënduar, por qeveria ishte treguar efikase në masat që kishte ndërmarrë. Kreu i ekzekutivit theksoi se do të punohej me intensitet të lartë për të mos lejuar humbjen e jetëve njerëzore.

“Po bëjmë çdo gjë për të shmangur rreziqet që krijohen nga ky dimër i pazakontë. Kemi kryer dhjetëra fluturime në zonat e thella që nuk kanë asnjë rrugë të lirë, kemi çuar ndihma mjekësore, ushqimore sipas kërkesave të kryekomunarëve. Po mundohemi që mos të kemi asnjë pasojë në njerëz”, duke theksuar se deri tani ishte shënuar vetëm një viktimë nga të ftohtit. Por theksin e fjalës së tij përpara deputetëve të grupit dhe mediave, Berisha e vendosi te nevoja për të mos lejuar shembjen e shtëpive në zonat malore, që ishte, sipas tij, një rrezik i madh për jetën e qytetarëve. Sipas tij, duheshin marrë masa urgjente për t’u pastruar çatitë e shtëpive nga bora e madhe që kishte rënë në disa zona mbi to. “Ky është rrezik evident. Është urgjencë, është një problem që duhet evituar. Mesazhi im për banorët e këtyre zonave është që të konsiderojnë përparësi absolute pastrimin e çative nga bora që banesat të mos shemben, të jenë të sigurta”, theksoi Berisha në mbledhjen e grupit të PD-së, duke ia ngarkuar këtë detyrë komunitetit vendor dhe po kështu vetë qytetarëve, të cilët po përjetonin këtë situatë të vështirë. Në këtë kuadër, ai theksoi se ortekët ishin gjithashtu një fenomen i rrezikshëm, që mund të sillnin humbje të jetëve njerëzore. “Rreziku është evident kryesisht nga ortekët e dëborës, ndaj qytetarët duhet të bëjnë kujdes dhe të ekspozohen në udhëtime vetëm në rastet e domosdoshme për emergjencë dhe jo në ato raste kur jeta e tyre mund të rrezikohet”, bëri thirrje Kryeministri. Duke bërë një përmbledhje të gjithë situatës së krijuar, Berisha theksoi se çdo dikaster i qeverisë që ai drejtonte ishte i angazhuar për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të këtyre zonave me mjetet që kishte në përdorim. “Po bëhet gjithçka që t’u disbursohen fonde komunave, për të ndërmarrë hapjen e rrugëve dhe të komunave. Po bëhet gjithçka për të mbajtur hapur akset kombëtare në të katër anët e vendit. Po bëhet gjithçka për të ofruar ndihma më elementare familjeve më të kërcënuara dhe më në nevojë, por fatkeqësitë natyrore kanë profilin e tyre”, theksoi Berisha, duke i mëshuar edhe faktit se ky dimër nuk ishte parë në vend gjatë 100 viteve të fundit.

 

Ne ate "para 27 vjetesh" qe permend ham -Humsi ,  pati vetem nje TELEFONATE ne mesin e NA.TES , jo MBLEDHJE e Takime me TV.

...Cfare po behet ? Neser ne ora 12 te Drekes me Raportoni nga KUKSI

Ne oren 11 e 45 u raportu " U KRY smiley

Ky debil ka rrezik te porosise dhe " te mos rrine shume ne bore se u ngrine veshet "ose fundja "lahuni me bore mos rini pa u lare , Kokepalare Bore "

KUKES - Edhe pas më shumë se një jave, ujrat e liqenit të Fierzës kanë mbetur të ngrira, gjë që tregon edhe egërsinë e këtij dimri të ashpër për banorët e zonës verilindore. Mbi ujrat e liqenit vazhdon të zbardhë dëbora e rënë prej ditësh, një fenomen i parë rrallë nga banorët e kesaj zone.

Duke qenë se reshjet e dëborës kanë pushuar janë me dhjetra të rinj që nga kodra e ish-Turizmit të ri vështrojnë akullin e zbardhur nga dëbora të liqenit të Fierzës. Kjo pasi jo cdo dimër ujrat e liqenit ngrijnë duke krijuar një peisazh të bukur dhe të cuditshëm.

Nga më të moshuarit kujtohet ngrirja e liqenit në dimrin e vitit 1985, kur edhe reshjet e dëborës në qytetin e Kukësit kaluan trashësinë e një metri. Ndërsa nga orteqet e rëna në fshatin Shtiqën humbën jetën 11 persona.

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/k...

Bashkia e Tiranës, 100 mijë euro për zonat e bllokuara

 

populizem i kulluar, perdellyes dhe fare i pavend

Ca duhen evrot mor, Ata kane nevoje per buke e mjeke! Rrace e poshter!!!

Lujn pllakaton o burre. Ca t'bojn!

Bota eshte e mbushur me njerez te marrosur pas pushtetit. Gjithsesi shumica e te marreve kan pasur nje far justifikimi ne baz te arritjve te tyre. Hitleri pushtoi Europen; Stalini mundi ushtrine me te forte te botes; Zogu krijoi nje shtet nga hici; Enver Hoxha "mposhti" nazifashizmin etj., etj.

Po ky mut Berishe mer nga i vjen kti kjo fryme megalomanie?? Ky mut nji vrime ne uje eshte i zoti te beje. Ne 97 e zgerlaqi shtetin e vet dhe ra nga karrigja si dong leshi. Ky mut mbytet me nji pike uje. Nji ere e forte te fryj ne Shqiperi dhe e merr vesh i madh e i vogel se sa i paafte eshte.

Ku e bazon ku njeri madheshtine  e vet une nuk e kuptoj!!!!!!!

Tek gënjeshtrat që më von i beson; tek sistemi i tij i kontrollit të çdo bashkëpuntori e kundërshtari; aftësia e tij për mos pasur ndërgjegje për asgjë , e vetmja ide e tij ështê " ja hudha të gjithëve" , "turmat janë pa tru dhe më besojnë veç mue".  Kërcënimi dhe shpifja janë mjetet , pushteti është deliri i madhështisë së tij. 

 

kto u kan pas qujt te internum me perpara, tashti e thojn gjith p0rdh..jena te izolum

Hallduperi nga te gjitha anet! 

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=228943

1) A kishin komuniku keta te forcave toma mbrojtse smiley me pushtetin vendor?

2) Ashtu paketohen, dhe ashtu hidhen pakot e mergjencave?

3) Rally Albania ku osht? smiley 

4) Te pakten ujqerit do perqendrohen vetem ne stadium.

5) Cer ishte ajo e tallme trapi mer SHTET, 2 dergesa me nga 4 kuti kartoni per nje qytet? 

 

po edhe 8 gazetare me kamera se smiley

Haeshin gazetaret, apo s'ishin gjo?

i provun s. po pastaj i beshtyn. sjon gjo kishin thone, se nuk na ka pru shteti krype. groshe nuk kemi. kto gazetaret peshokan fort po si long groshe qekan smiley

Cfare teveqelash!!!!!

E pabesueshme!

Nuk arrij dot ta besoj!

Zot i madh kush na drejton!

Ua Ua cfar paketimi i kishin bo ushqimeve.

Sal Nastradini kish thene qe Edi Rama po derdh lot krokodili. 

 

i lane ashtu tip rifuxhio ato pakot e shkalafitme se s'kishte dale njeri me i prit, ene iken me shpresen qe ishalla vje nanjoni dhe i merr. video e papame, si nje cope arti i modh ku perzihen grotesku, absurdi, kaosi, qesharakja, sarkastikja, mjerimi, fatalja dhe vazhdimsia e jetes. si ne ndonje roman nga ata te mdhenjt fare. e gjithe kjo e dhonme pa asnje pretendim dhe per 2-3 minuta.

s'do e harroj dot ever kete.

Kur te shkrij bora, Shkodra nuk do jet me Venecia por Atlantis. Shkodronet duhet urgjentisht te lene duhanin dhe te fillojn te stervisin mushkrite duke mbajt frymen. Noti zhyt i do mushkrit e forta.

In the mean time, in a far far way land:

http://www.gazetatema.net/web/wp-content...

 

Gjasme na e futen ushtrine tone n'NATO qe specializohej per emergjenca civile. Kto as per kuzhinjiere s'bojn. Cer ti boj qe Ushtria m'ka rrit plakun qy 13 vjec, po hajt mo, athere u shkrujte me U te modhe.

Cdo gje e mbuluar me bore, mjgths sikur thane qe nuk po bie me.

Keto pakot me ca duket nga pamjet, makarona e vaj. Po ndonje ushqim te konservuar kane rezervat e emergjencave te shtetit, fjala vjen per ata qe s'kane kushte gatimi?

Asnje s'kishte dale ti merrte pakot nga pushteti lokal, ngaqe s'ishin kujtuar ti merrnin ne telefon apo s'e kishin care trapin te dilnin ata?

Bora ne nje vend kryesisht malor, ku bie bore me metra cdo cdo vit, i kap te gjithe strukturat te papergatitura per... boren.

Ajo idiotja e kronikes se Top Channel sikur kishte zbuluar Ameriken, duke tundur gishtin: "Shikoni shikoooniiii, pakot nuk jane paketuar mire!"

Nga ana tjeter keta pallat vazhdojne luften politike. Berisha thote qe Rama po perdor situaten per politike, kurse Rama ja kthen nga twitteri: "...vetëm blozë dëshpërimi mbi opozitën për të mbuluar dëborën që mban peng vendin ... Shqipëria vazhdon digjet nën dëborë e braktisur nga shteti i shthurur prej tij."

sa here qe hap gojen Rama plas lufta politike!! 

po qeveria, u ka bo follower ne twitter e rames? ahahaha

Prit se filluan dhe kriminalizimin e twiter dhe  rrjeteve socjale...Shoh se gjobat ndaj Rames do vershojne rebesh tani. Nje pjese e cdo gjobe do te veje ne fondin e pyllezimit te  palmavesmiley

Ajo idiotja e kronikes se Top Channel sikur kishte zbuluar Ameriken, duke tundur gishtin: "Shikoni shikoooniiii, pakot nuk jane paketuar mire!"

Ne fakt, nuk mund te rrinte pa tradhetuar veten, a thua se nuk mjaftonte nje afrim me kamera tek pakot e shkaperdhyme, dhe thjesht nje koment shoqerues "i distancuar".

Gjithsesi, kjo per mua, eshte nje nga kronikat me te arrira. Nje veper arti.

Ne vetem 2 minuta e 40 sekonda ti kupto se ne ca realiteti jeton. Cfare shteti mor heeeejjjjj!

Nuk arrij ta besoj!!! Eshte skandaloze... qe nga helikopterat me ate lloj kapaciteti aq te vogel... tre oret me vonese te mberritjes se pakove ne Farke... ai tipi qe shty helikopterin para-mbrapa si me qen Fiat 500-o... pilotat qe lejne "timonin" dhe zbresin per te hedh pakot... pakot e shkelyme... 4 pako per nje qytet!!!!... "ikim se s'paska njeri... jo, jo prit prit... kthehu!!!"...

Kjo eshte ushtria e atij langos?! E Atij bukuroshit te filmave qe eshte bo si derr tani?!

Car karagjozash....

 

O DERDIMENA!!!!

ai vend eshte nje shaka e keqe.

Une do te thosha nje enderr e keqe

.....zonat e izoluara nga debora, t'iu bejne thirrje banoreve qe duhet patjeter te pastrojne catite nga debora! Ah si ste bie nje damlla ty sa me shpejt o zot!!!!!

Librazhd, shembet çatia e shkollës 9-vjeçare në fshatin Prevall

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/l...

catite ne shqiperi nuk jane projektuar me pjerresi te mbajne peshen e debores.Kaurri ne vendet e ftohta i ka bere me A frame qe te rreshqase debora.

O Bablok!

Qeveria nuk eshte per ti bo thirrje banoreve qe te pastrojne catite nga debora, por te mbaje akset rrugore te hapura ne menyre qe te behet e mundur levizja e mjeteve dhe e njerezve dhe e materialeve. Keto zona jane malore dhe te mesuara me dimer te veshtire, pra edhe me edukaten e pastrimit te cative nga debora. Nese bie catia e nje objekti publik (shkolla) nga pesha e debores, kjo tregon se njerzit ne ate zone nuk kane mundesi te dalin as nga shtepite e tyre dhe jo se nuk e dine qe catia duhet pastruar.

Dhe dicka tjeter: sot ne mengjes nje mik me tha "ore kot po thuhet se eshte qamet i madh pasi nuk degjoj qe te kete shume ankesa nga zonat e izoluara/bllokuara".  Hej, medet , ke te qashe me pare. Po mire - i thashe, - nese une te marr ty tani e te lidh me litar dhe ta mbyll gojen me nje lecke dhe te fus ne bodrum, a mund te ankohesh dot? Ja keshtu eshte edhe gjendja e mijera banoreve te bllokuar: nuk kane elektricitet per me shume se 10 dite, nuk kane mundesi levizjeje, nuk kane mundesi komunikimi as me celulare sepse repetitoret afer tyre nuk funksionojne. Edhe sa kohe mund te rojne? Varret sa kane patur mundesi dhe rezerva drusore per tu ngrohur, rezerva ushqimore qe nuk prishen dhe ilacet e duhura per ata/ato qe i marrin regullisht.

Kur te shkrije debora do te shohim edhe pasojat, biles faktet do te jene te fresketa sepse jane ruajtur ne regjime ideale ftohese.

E shikoni, qe krisma nuk ka patur? Edhe nese ka patur, ato kane qene diku larg. Fundja kohe lufte eshte!

Zoti ministër kur do të hapen edhe rrugët të cilat lidhin komunat me mbi dy mijë banorë, duke qenë se nëpërmjet tyre kalon çdo gjë?

“Nuk mund të bëhet një konsideratë në bllok, për të gjitha fshatrat e komunat. Në gjithë territorin janë 40 borëpastruese dhe 46 fadroma, këto mjete janë në pronësi të kompanive private të kontraktuara dhe jo të ministrisë apo qeverisë, disa nga këto kompani nuk kanë bërë një punë të mirë në disa vende por në disa nga zonat më të vështira si Tropoja edhe këto mjete nuk mund të bëjnë dot gjë duke qenë se reshjet kanë qenë shumë të dendura.
Ne po mundohemi të krijojmë një rrjet rrugësh të kalueshme qoftë edhe me zinxhirë për të mundësuar lidhjen e zonave”.

Kur nuk te ben fajde as borepastruesja dhe as fadroma!

Dmth, qe thua ti, ne disa vende kompanite private kane punuar beterr, kurse ne vendet e tjera nuk kane bere gje hic. Gjendja nuk eshte alarmante, cdo gje eshte nen kontroll. Puna eshte, nen kontrollin e kujt?

Si ishte ajo shprehja?

Situata eshte katastrofale, por aspak serioze!

Situata eshte katastrofale, por aspak serioze!

Q'ashtusmiley

Me saliqeverrissjen  i ka ra zgjyra krejt  vendit, sa as gjithe kjo debore e rene, nuk po ja feks, ne te zbardhelleme, sikur edhe  pake faqen saliqeverrisjes.

Ra nje meter debore dhe shetit i thençin, i  teri  i bllokuar ! I  marri,  u ben thirrje shtepiakeve.... te heqin deboren mbi çatia.Kur  shtetin  e ka pa çati  fare.

Asnje mase shteti  se mundet te  kishim dhe stine dimri.

Paska njerez(njerez them dhe une, kur jane te mirenjohurit mercenare), qe dhe kete e quajne fatkeqesi natyrore.... Ke ? Renin e debores apo sasine xhanem?

Jo ore jo! Fatkeqesia  e gjithe eshte  Jo natyroria, saliqeverrisja..

Asnje mase shteti  se mundet te  kishim dhe stine dimri.

eqrem vlora tregon ne kujtimet se njehere vajten ti binin grekut.Beu ngriti nje tende qe te sherbente si spital fushor per te plagosurit.fshataret e shikonin me habi dhe filluan ta qesendisnin;sa budalla ky beu yne.lufta s'ka filluar ende ai ngre spital per te plagosurit.

Ne 15 Korrik perfundonte sigurimi Rezervave me Ushqime per Zonat ne rast Fatkeqesish Dimerore sepse dihej qe rrugekalimet ishin te Bllokuara dhe cdo gje transportohej  me Kafshe  1200 kalori Ditore per fryme dhe 15 dite kohezgjatje Emergjence si Lokale ashtu edhe si Kjo . Megjithse  nderhyrjet per Normalitet pas Ndodhive Perfundonin brenda dy tre diteve .... Per keto te Denoje e shkarkoje Mullahu K/Bandit e I Pafate neoliberali i Qeverise !

Si duket Kafshet i kane Grupuar ne Qeveri per CIRQE Televizive dhe per te nigjue 'se diktatura zotrie " nga  Prrallat e Bacoves per Arushen Silva smiley qe qe terbuar pa ardhe DIMRI !

Qingja te vegjel pse mendueshem ........

Be e be beeeeeeeeeeeeeeeerisha ?

Ku jane Vuvuzelet ? Ai me Info ? Po Kristulla ? Mire Lefkofene e morem vesh qe ka vajt e po mbush armet ,  " me e bae si ne Rumani or tie "... po sikur ka pas edhe te tjere afer Qeverise " Mbase na japin ndonje Lajm te fresket Qeverie jo nga te TV.

Psh e bene shurren nga Frika Imami me Nishanin ? Dhane doreheqje ? Po ai Ministri i Fermereve c'po ben me Arroret dhe shegoret Apo pret beharin njaj ? ? Po SHKB me Komisionet parlamentare i gjeten tabulatet e Pucit ? Apo s'ka Komandant Garde smiley 

Populli ti beje Derman KOKES  e te mos Genjehet nga keta Hajdute e Mashtrues me Pushtet ! I njeti avaz ka per te qene "Gjithmon... me Thelle e me Rende " me keta bageti qe dine vetem te Blegerijne nga mengjezi ne darke "te rishkruhet Historia "  sikur nuk e njeh ,  sheh e provon Populli Historine dite per dite !

Idrizo, qe te jana te qarte...ai sistem e kishte mare mbi vete barren e furrnizimit te popullsise, me ushqime, te bagetise me baze ushqimore dhe te shendetesise me qendra shendetesore ne çdo fshat. Tani, nese e mban mend ate boren e '85, per dy muaj u bllokuan te gjitha arterjet e zones Puke, B. Curri, Has dhe Kukes, peshkopia ca me pak. E kam shkrujt edhe ne nje koment tjeter me siper, se nga ky bllokim nuk kaloi asnje makine per rreth 5-6 jave. Por ama populli e kishte te siguruar mbijetesen, ne ate periudhe nuk vdiq anje njeri, as nga semundja, as nga lidja, e as nga mos ushqyerja.... I them keto, jo se dua qe te ngre vlerat e atij sistemi, por ama rrezimi i nje sistemi, nuk do te thote me patjeter hedhja poshte e te gjitha strukturave apo vlerave ne interes te masave qe krijoi ai sistem. Pse e them kete. e them, se u be e disata here qe vendi blokohet o nga debora e o nga permbytjet dhe shteti nuk merr asnje mase preventive, qofte edhe per te zbutur kostot e nje situate te tille. E ç'i kushton shtetit qe disa ish rezerva te shtetit ti riaktivizoje perseri ne zonat me problematike, kur e ka te qarte se rruget e komunikimit jane te parat qe bllokohen? E ç'i kushton shtetit qe te blere nja 10 borepastruese, nga ato me hedhje debore, te cilat ti mbaje ne gatishmeri, prane reparteve zjarfikese, per raste te tilla, se eshte e papranueshme qe rruga e Kombit te bllokohet ne kete fare feje. eshte e papranueshme qe rruga Lezhe Shkoder te jete ne kete fare feje, keto jane te pafalshme, dhe keto nuk i falen qeverrise....per te mos thene ndonje llaf tjeter, keto tregojne paaftesine e qeverrisjes... dhe keto te jene te pakten per rruget kryesore. Vetem per keto e shaj une kete qeverri per menaxhimin e situatave te tilla. Ka edhe struktura te posaçme per menaxhimin e emergjencave te cilat jane plotesisht jashte funksionit, jane per te marre vetem rrogat, se nuk kane asnje mundesi materialo teknike per perballimin e situatave te tilla, por vetem jane ne rolin e informuesit, dhe ne pritje te strukturave ushtarake (te cilat keta gazeper, i kane sjelle ne ate nivel, sa ato nuk jane ne gjendje te shpetojne veten e jo me te tjeret) per te operuar. E çfare operacioni pret te behet me ketu kater helikoptere te cilet mbajne gjithsej vetem 300 kg ngarkese ????? Kjo e keqe na zuri, dhe mesa duken bathet do ta kalojme, ma ca vuajtje, por do ta kalojme, por mua me duket se pak,ose aspak po flitet per te keqen qe vjen pas saj. Sipas sherbimit meterologjik, moti pritet menjehere pas nja dy javesh te ngrohet me shpejtesi, e cila do te sjelle shkrirjen e shpejte te debores, e cila do te ndihmohet edhe nga rreshjet e shiut, dhe zona e Nenshkodres, e deri ne Lezhe, i pret nje seri e katert permbytjesh.....atehere ç'do te thote kjo qeverri, e cila na trumbetoi nje sere masash atehere, por qe deri me sot, kane mbetur vetem ne leter....

Ishallah bo zoti gajret...se per qeverrine na mori lumi me keq se çna ka more....

Shpif ti shpif po e ndryshuan pêr shpifjet dhe në internet ku bêjnë pjesë dhe blloqetsmiley

Alidems ...Une jam i Qarte dhe Pjesmarres ne ato Emergjenca dhe po te duash te bije detaje sa te merzitesh . Por tek PPU nuk merremi me to as me te tjera sepse ketu nuk zgjidhim gje ."""""" I them keto, jo se dua qe te ngre vlerat e atij sistemi,"".....

Pikerisht kjo eshte permbajtja e cdo "se Diktatura zotrie " Po te them me bimdje se dhe Kapteri me Idiot i asaj Kohe ishte njeqind here me i Afte per Minister Mbrojtje se Imam Bajalldia  e Mejdi Gerdeci  ,jo me shume si specialist ,se sa i Bindur qe vepronte  ne SHTET e mbante PERGJEGJESI!

Nuk ka naiv ne Bote te mendoje se keto i sjell Saliu ose Qeverite makari dhe Liburnesha e Venecit ! Keta jane te gjithe Spekulatore , jane fatkeqesi e Kombit .Keta nuk kane asnje element perberes te Moralit te nje Shteti.

Po perseri nuk aq Naiv ne Bote ti genjesh me peralla dimri "se Vucidoli zotrie asht Shtet neoliberal dhe nuk denon "  Nuk ka ne Bote Qeveritare te papergjegjshem si te lloit tone me Imam bajlladi e Nishaner  qe akoma vazhdojne te jene MINISTRA , pas gjithe kesaj katastrofe Humane .

Nuk ka minister arsimi ne Bote qe te merret me Akuza per Shqiptaret si kriminele e qe kane bere Genocid , ne Histori te pacavureve te Librareve qe e mbajne veten Historiane si lloi i Jalimereve pa kendim  alias bamsi -Bumcerve qe kane qene ne Kongresin e Lushnjes .. Gjinden  forma e rruge per te mbeshtetur qofte dhe Moralisht nxenesit e atye zonave

Nuk ka qeveri ne Bote qe te mblidhet per llogje festive si qeveria e karagjozeve ne raste te tilla . Nuk ka Ministri shendetesie dhe te Bujqesise e ushqimit qe rri ne zyra .Shteti KERCET ne te tilla raste . Te thyen brinjet dhe nuk ka te beje FARE me "se diktaura zotrie " as me shkalle krahasimi te bllokimit te rrugeve ne kohen e qepes .

Njerzit duan te shohin Veprimtari Praktike .Je ne shtetin e Llapaqenerise ne NATO per te cilen u harxhuan Miljona dollare festime Tollombacesh dhe nuk shohim nje Personalitet te saj te Shprehet te pakten pa le me te shikojme NDIHMA .

ejjjjjjjjjjjjjjjj .... o shtetare Hajdute e te Paafte!

...dhe duhet me qene REALIST . Ne se Lulja e Partise ka anulluar festimet per Valentin day , ka derguar ndihma qofte dhe ne te Holla , tregon se Uashingtoni i paska "terhequr veshet"  qe  i ka vetem  per te degjuar psallmet e Gomarit mbi krye .

Kerta karagjoze festive llafazane nuk e kane mendjen per PUNE e per PERGJEGJESI . Keta e kane Shqiperine si LOPE dhe kur i resht qumshti tallen me Cicat e saj te Thara duke Ju drejtuar popullit si fajtor se pse nuk e ka ushqyer ! 

 

Pikerisht kjo eshte permbajtja e cdo "se Diktatura zotrie " Po te them me bimdje se dhe Kapteri me Idiot i asaj Kohe ishte njeqind here me i Afte per Minister Mbrojtje se Imam Bajalldia  e Mejdi Gerdeci  ,jo me shume si specialist ,se sa i Bindur qe vepronte  ne SHTET e mbante PERGJEGJESI!"

dhe aq shume mos e idealizo o idris se atehere nuk kishte shtyp te lire dhe shume gjera fshiheshin.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Universitetin e Kukësit, ku 15 persona kanë mbetur të plagosur, pas shpërthimit të një bombule gazi.

Sipas burimeve të policisë, studentët kanë qenë në auditor duke dëgjuar një leksion, në momentet kur ka shpërthyer bombula e gazit, të cilën e përdornin për t’u ngrohur. Studentët e plagosur i përkasin degës së Infiermerisë.

Për fat, policia bën me dije se asnjë prej studentëve nuk rrezikon jetën.

-----------------------------------------------

Po Universiteti qenka hapur? Sikur thane shkollat jane mbyllur. Shume te pa pergjegjshem. Sikur te ndodhte me e keqja, me cfare do ti trasportonin ne Tirane ku sot nuk ka as rruge ajri?

 

Na t'veriut jemi njerez bore, uji e akulli. 5meter bore s'na trazon aspak, nuk na prish asnji plan. Well, ndoshta do na u dote me mbajt nji pompe me vedi per te fry gomat e bicikletave (nga kondensimi i ajrit), tashi na zakonisht i fryjm me takat t'mushknive, por atje siper ajri rrallohet dhe ma fort dimnit, kshuqi me pompe asht ma e lehte. Kaq! Na bajme dasem, e aheng, s'na interreson a kena 5meter bore apo 5meter uje. Na coptojm shkambin me dhambe dhe e bajme barut! Na vdesim duke kendue! Na djegim vedin, vetem per te djege anmikun e mos me ja lane kullen ne gjendje t'perdorushme! U bane ca palo komunista te na tregojne ne se kur asht gjendje e jashtzakonshme. Gjendje te jashtzakonshme e kemi pase gjithe historine e atyne trevave. Jena malcore, e hajt tokes! smiley  

Ti nuk je as i Veriut dhe as i Jugut, ti je thjesht ashtu... une se kisha me ty dhe as me ata qe jane si ty.

I jugut nuk jam me siguri. Mbetet vetem ajo "i Veriut" dhe "thjesht ashtu..."

Ma shpjego ifije se cdon me thane kjo e dyta?

po ata qe bejne dasem ne aheng ne 5m bore e uje, nuk jane ashtu..kshuqe as i Veriut nuk figuron..

p.s. shkodran qe ta filloj fjaline ne te shkruar korcarce e ta mbaroj shkodrance vetem ty po shoh...  smiley  Ke thene qe baben e ke opozitar mesa mbaj mende, mos e ke ate nga Korca?

Epo ne e kemi qe nqs data e dasmes asht fiksu dhe koincidon me nje nje vdekje, (pervec rastit kur vdes nusja ose dhandrri) dasma do bahet sepse nuk asht mire te shtyhet apo anullohet. Imagjino se sa na plas neve per 5meter bore e uje. 

Persa i perket t'shkrumunit, kam marre shume vrejtje nga tosket gegofobe, kshuqe jam i detyrum me u mundu me ndryshu. Une jam malsor nga alpet! Gjyshi im ka linde e rrite ne mal pa kepuce, gjate dimnit ka ece me opinga thesi (sdi a i ke pasasysh, copa gome te qepme me tel, mes te cilave kishte vrima ne te cilat mund te fusje gishtin) e ka vdeke ne shkoder (koincidence). E gjitha kjo, gjate kohes Verukut. Bore e shi e ere e stuhi kemi pase gjithmone ne alpe! Per ju trendelinat apo lule mos-prek'et, nuk e di se car klime keni pase. smiley

Njerzit e mije ne fshat apo malsi kane rezerva per situata emergjente te mjaftueshme me 2-3muaj me tagji (bare te thate per bagti), grune, kollomoq, krunde dhe ushqime fshati si djathe, t'lyen (gjalp), mish te thame ne tym ne hatllat e catise (si ke ajo fotoja e armando babanit, viçi, qengji, pa harru mishin e thiut, numer njishi per tkalu dimnin), fiq te thate, ftonj, miell, krype, voj, vene rrushi kallmet dhe vranac, etj. Pastaj kane rrezerva me dru per te gatu dhe per tu nxehe. Per mjekim kane ca aspirina, paracetomola (qe mund kene skadu se si persorin kurre) dhe raki rrushi (dore me nji per cdo lloj situate dhe smundje) dhe raki thane.

Dmth, asht turp per nje malsore tu ankohet fushakeve (qeverise se fushes) per me teper se sa thjesht pastrimin e rrugeve dhe ndonje rast emergjent ku nevojitet ambulanca apo ndihma mjeksore. Nqs ti je malsor, dhe nuk i ke dale punes para per tu pergadite per dimen, ater i bie qe ti nuk i duhesh dreqit nji lek. Fut ne kte kategori dhe Berishen, se si malsore, duhet ta kete te varir vath ne vesh qe te behet gadi per dimen. smiley

Sikurse ishte parashikuar, mesjava ka risjellë reshje shiu dhe bore në zonat malore por ato kanë qenë me intensitet të dobët.

Për rreth një orë, reshje në formë shiu bore janë regjistruar dhe në kryeqytet. Meteorologia Elvira Qilimi nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak tha se duke nisur nga dita e enjte në mesditë, reshjet do të ndërpriten dhe në mbarë vendin moti do të jetë i kthjellët e me vranësira të lehta.

Sipas meteorologëve, në ditët në vazhdim, temperaturat do të vijojnë të jenë të ulëta kryesisht në mëngjes, nën zero në zonat malore dhe kodrinore dhe deri në 2-3 gradë Celsius në zonat e ulëta e në bregdet.

Por duke nisur nga e hëna e ardhshme, do të rikthehen sërish reshjet e shiut e borës, ndërsa temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë me 2-3 gradë Celsius.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?i...

e paska bo glasen zogu i NATOs...

Këto janë thashetheme komunistash. Fluturimet do bëhen se do u çojmë banorëve të izoluar fjalorë kinezçe-shqip. E kemi thënë me kohë që jemi në moshën e interkinezit.

Por banorët e izoluar i ka parë Allahi. Ja u ra gjithë ajo borë dhe e kuptuan më në fund që për ta nuk mendon vetëm Qeveriu.

Për ta, mendon dhe punon një Nënë. Sa herë që lirohet një grua shtatzënë, sa herë që studentët shërohen nga asfiksia, është Ajo aty. Dëgjojeni fjalën e saj.

Burri i Nonës, doli dhe tha: Falenderoj kryetarët e qeverisjes lokale, aty ku qeveris Opozita. Dhe falenderoj kryetarët lokalë të PS aty ku qeveris Pozita.

Dmth rroftë populli socialist kudo që ndodhet.

 

Shteti shqiptar eshte shtet pa brek, prandaj nuk i jepet ndihma njerzeve qe kane nevoje per to, (ne rast emergjence!)

Hedhin  ca pako si gliqe zogu ca helikopter aty ketu, ne deboren e madhe dhe vu mikrofonat perpara kamerave ne konferenca shtypi! Ah mjere ai popull qe i mban ne qaf ata zuzar!

po si u zhduken 9 nga i njejti fshat.. edhe asnje tjeter nga gjithe vendi? kjo duket si X-files.

 

se tani mu kujtua.. mka dal ai tipi i x-files ne ender mbreme.. se di se ca dreqin thoshte.. me thoshte vetem se ai eshte ai agjenti nga x-files.. edhe e thoshte me ton solemn, sikur kjo ishte nje peshe te cilen i duhej ta ngarkonte me vete si krishti kryqin neper jeruzalem.

Për situatën e krijuar nga bora ka pasur dhe janë verifikuar telefonata false nga kafenetë e Tiranës. Është krijuar një situatë alarmante false, se gjoja janë banorë të izoluar në Veri.

mbajeni mende kte deklaraten e ktij mustaqe miut, minister i rendit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).