Dokumentari i Adele Peeva

Divorce Albanian Style” – titulli, më bëri të mendoja për ndonjë dokumentar që mund të konsiderohej vazhdim i temës së emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu të një nate më parë, “Shqiptarët dhe seksi”.

Kuptohet që duhet të jetë e vështirë të gjesh çdo natë nga një temë të re për të trajtuar, por sinqerisht, se çfarë mund të kemi për të thënë ne shqiptarët për seksin??? Kuptuam çdo gjë nga vetja dhe na ngeli seksi?

Për mendimin tim, shumë modest, nuk kemi gjë për të thënë, ose më mirë të them, asgjë për së mbari. Nuk mund të shpëtojë seksi si një dimension që ne e jetuakemi si njerëz të lirë kur liria na mungon në tru. E jetojmë ashtu si jetojmë çdo gjë tjetër që ka të bëjë me veten dhe të tjerët: të ngarkuar me egërsi, agresivitet, mllef, duf, hakmarrje, mashtrim. Sublimiteti i një raporti midis dy njerëzve të lirë që pranojnë t’i dhurojnë reciprokisht kënaqësi, intimitet, pjesë nga vetja… s’ka lidhje me ne shqiptarët. Ne shquhemi për urrejtjen ndaj njëri-tjetrit, kështu që shyqyr që nuk flasim për seks, se kushedi se çfarë xhevahiresh do të nxirrnim e kushedi ç’emra do t’i jepnim babëzisë që na karakterizon.

Mbas këtyre konsideratave të shkurtra, kuptohet që qe një deluzion i këndshëm zbulimi i përmbajtjes së dokumentarit të autores bullgare Adela Peeva-s, “Divorce Albanian Style”, i transmetuar në datën 2 shkurt, në “Opinion”, që sillte historitë e tri familjeve të krijuara nga burra shqiptarë të martuar me gra të huaja dhe të shkatërruara nga vite burgjesh pa fund, tortura, ndarje e persekutime.

Nuk ndihem në lartësinë e duhur për të shprehur lëvdatat teknike për punën e autores. Unë mund të them se sado çmime të ketë marrë, gjithmonë do të jenë më të pakta se ato që meriton. Do t’i kisha bërë një monument në mes të Tiranës po të kisha pasur mundësi. Zbulim i dhimbshëm, i frikshëm, i sjellë nëpërmjet dëshmive të viktimave. Dhe nuk është e gjitha. Kemi dëgjuar shumë histori të tilla dhe sigurisht që kjo anë e medaljes ndihmon në njohjen, ndarjen me të tjerët të vuajtjeve, por gjithsesi, nuk mund të mbushë atë zbrazëti të madhe, aq të madhe, sa rrezikon të mbysë vetë detin e dëshmive. Përpara këtij dokumentari, pothuajse ishte krijuar ideja që këta njerëz kanë vuajtur, po! Po nga fati, e jo nga njerëz të tjerë. Edhe emrat e Enver Hoxhës, Ramiz Alisë apo Nexhmije Hoxhës pothuajse po shndërrohen në njësi abstrakte, emra që mishërojnë një epokë të tmerrshme, por gjithmonë e më pak të larguara nga të qenit njerëz  (nuk është mënyra më e mirë për t’i përkufizuar, por edhe kafshët e shkreta ç’taksirat kanë) njerëz shumë të këqij, monstra që provonin kënaqësi t’u merrnin jetën njerëzve të tjerë normalë.

Gjithsesi, duke vazhduar arsyetimin, bëhet e qartë që vetëm Enver Hoxha me të shoqen dhe “shokët” e ngushtë nuk do të kishin pasur kohë materiale që të torturonin, spiunonin, vrisnin, burgosnin të gjitha viktimat me dorën e tyre.
Po këta të tjerët, ku janë? Po monstrat e vogla ku fshihen? Duhet të vijë një grua, e huaj, të nxjerrë në shesh, të lidhë tri prej tyre me emra e fytyra reale. Kaq e madhe qe shtangia para një zbulimi të tillë, sa për një moment mendova që mund të ishte një ngatërrim i fiction me dokumentarin. Ishte i pabesueshëm realizimi i një ballafaqimi midis viktimave dhe persekutorëve.

I gjithë faji qe iI hetuesit të parë që akoma e gënjen rren mendja që është zbulues i agjenteve të spiunazheve të huaja.
Kur doli prokurori, ama, e mora veten. Një aktor që të luajë të rrjedhurin me aq mjeshtri do kishte qenë i njohur. Po këta qenkan tamam siç i përshkruajnë viktimat! Nga psikopati që kujton se ka zbuluar Mata Harin, gruaja që nuk e ka të mundur për fizionomi të buzëqeshë e që urren me gjithë shpirt çdo grua tjetër, të pangjashme me veten dhe, në fund, njeriu që plaket me të vetmin pishman, që forcat po e lënë dhe tashmë nuk t’ia dilte dot më të mbyste njeri me duart e veta. Problem i madh për serial killer-it.
Pra jo vetëm paskan ekzistuar, por jetuakan akoma. Të pacikur. Të paturbulluar.

Duhet të vijë një grua, e huaj, t’i nxjerrë nga vrimat si minjtë e t’i detyrojë të shohin sytë e viktimave të tyre.

Pati pothuajse një evolucion të ndërgjegjes së tyre (domethënë një kërkim të mundimshëm i ndonjë lloj ndjenje) dhe gati-gati një sikletosje nga fundi, se për pendim as që bëhet fjalë. Si ia ka dalë autorja t’i mbante të gozhduar në karrige? Si ia ka dalë t’i detyronte t’i përgjigjeshin? Do t’i ketë hipnotizuar me ndonjë cilësi njerëzore, krejt e panjohur për ta, si mirësia, dashuria për viktimat, respekti i pafund për dhimbjen e tyre.

Duhet të vijë një grua, e huaj, sepse ne jemi shumë të zënë duke folur për dallavere, gënjeshtra, korrupsion, mafiozllëqe, hajdutllëqe, në rastin më të mirë, për seks. Duhet të vijë një grua, e huaj, që të kuptojmë se çfarë e bën të padurueshme vuajtjen janë zgjatja e jashtëzakonshme, e tmerrshme në kohë. Kjo zgjatje na ka bërë të mësohemi, ta konsiderojmë pothuajse normale, fat të keq apo ku ta di se çfarë, dhe të harrojmë se vetëm drejtësia do t’u japë paqe të pafajshëmve. Kjo zgjatje ka konsoliduar qenie që nuk kanë për ta kuptuar dot ndonjëherë se çfarë do të thotë të ndash nënën nga fëmija, burrin nga gruaja.
Duhet të vijë një grua, e huaj, sepse gazetarët tanë që kanë intervistuar Nexhmije Hoxhën apo Ramiz Alinë kishin droje t’i pyesnin se si flenë natën.

Sepse shqiptarët, e nderuar zonja Peeva, urojnë me gjithë shpirt që ata të shohin çdo natë në ëndërr vetëm sytë e viktimave të tyre, çdo natë t’u ulërijnë në vesh ulërimat e foshnjave të lëna rrugëve dhe kockat t’u dërrmohen nën peshën e kufomave. Faleminderit, zonja Peeva. Të paktën një shqiptar në tre e mendon dhe e ndien si ju. Unë e mendoj dhe e ndiej si ju. Dhe nëse në Shqipëri nuk është shprehur siç duhet mirënjohja më e thellë për punën tuaj të mrekullueshme, kjo ka ndodhur prej turpit, ashtu si u ndodh të rriturve kokëfortë të kenë vështirësi të pranojnë që fëmijët kanë të drejtë. Ndodh sepse shqiptarë të tjerë, krijues të ushtrisë së viktimave, vazhdojnë të enden të pacikur e të paturbulluar.

 

22 Komente

Thanks!!!

 

Av ! ( se kam pershtypjen qe je vajze Elbasani )

Gruaja e Kryetarit te Gjykates se Elbasanit, ishte ruse. Kishte dy femije, nje vajze e nje djale. 

Vajza mbaroi shkollen per ekonomik plan, djali per kanto . Jetonin sic jetonin te gjithe shqiptaret e tjere. Vinte ne Elbasan nga Vlora ku ishte po ashtu kryetar gjykate. Habi per dike qe e shikon nga jashte se si kjo familje nuk kishte pesuar asgje. Por mund te fillohet dhe te kuptohet perse ne pergjithesi grate e huaja ne Shqiperi heshtin dhe ne pergjithesi as me njera tjetren nuk shoqeroheshin. Arshivat do kene xhevaire per keto.

Ne foto eshte vellai i Dhimiter Orgockes, regjizorit te Teatrit te Korces, i cili beri me shume karriere pikerisht kur i vellai dhe kunata e tij polake rane ne burg. Polakja ne dokumentar ka shume probleme, por e verteta e saj eshte shume e cuditeshme qe me nderhyrjen e shtetit polak ajo u largua nga Shqiperia vetem pas kishte bere dy vjet e gjys burg. Ndersa vete Orgocka beri 18 vjet.

Dokumentari jep gjithashtu rastin e nje zonje nga Rusia , e cila u fut ne burg dhe bashkeshorti i saj e divorcoi. Djali i vet, adoleshent e mohoi. Deri ketu mire, po te kemi parasysh formulen qe perdori ish Ministri i Arsimit me gruan e tij per te shpetuar femijet te cilet u bene me arsim te larte pa ndonje super problem. Njeri ne Tirane e tjetri, i vogli ne Elbasan kardiolog .Besoj e mban mend Thoma Delianen.

Edhe djali i kesaj, megjithese e kishte nenen ruse dhe ne burg, fitoi te drejten te studionte per mjeksi. Kur mbaroi burgun kjo zonja ruse shkoi te takonte te birin qe megjithese tashme ishte i rritur, nuk e pranoi jo ta mbante por dhe as ta takonte. Pra, nuk eshte se e kishin skeme, se vete protagonistja e pranoi qe shkoi per ta takuar dhe i biri e refuzoi. Hipokrizi disa spegime mu duken mua nga djali i saj, por gjithsesi ...

Pra, po te vazhdojme me histori te tilla pale ku dalim, ndaj per mua dokumentari ishte nje manipulim me te vertetat ( kete pershtypje me la se nuk mund te them se une i di ato si jane ) dhe promovim i nje te kaluar qe dhe vete nje pjese e tyre do kishin qejf te mos ja u zinte njeri ne goje.

Ruset kane qene shume influente ne Shqiperi ne cdo fushe dhe paranoja e Enverit , ne rastin konkret, kishte kuptim po te kemi parasysh Cekosllavakine. Ashperia e luftes ndaj tyre ishte pikerisht ne ato vite. Orgocka me 1967-1968.

Ishte  nje dokumentar i kesaj cupes qe nuk e sjell te plote realitetin. Nese do kemi parasysh qe flitet per nje kohe ku dashuria u transformua ne urrejtje e cila si eshte trajtuar ne dokumentar percjell thjeshtesi ne trajtim.

Tani ka shume per te thene ne kete teme, por mbase nje here tjeter kur edhe pruresi i temes te jete serioz  por edhe kur shkrimi te mos sjelle kaq shume urrejtje sa rralle here tjeter ne peshk.

Ideja per te bere dicka per grate e huaja ne Shqiperi, dhe vecanerisht ato ruse, ka qene e Ismail Kadarese. Bile ka pas sherre te medha per kete pune, por nuk eshte vendi e koha mbase.

Gjetja e kesaj bullgares , keshtu paprit e pakujtuar nuk me duket habi dhe as rastesi.  Bullgaret nuk paten dhe aq shume konseguenca. As hungarezet! As ceket Interesant, interesant !

P.S. Studentet shqiptare te Gjermanise lindore nuk qelluan dhe aq te zote sa t`u rrembenin zemrat gjermankave ! smiley

Thanks Koth!

Shiko, pashe vetem dokumentarin e bullgares. Desha te shoh dhe intervisten e gruas se Pjeter Gacit, por kuptohej qe ne fillim se ishte humbje kohe: sh i dobet nga cdo ane ta zije. Po keshtu dhe ato pak nderhyrje e komente te fevzos, qe verteton gjithsahere se eshte krejt i pazoti.

Tjeter gje fare pastaj Filmi i Adelea Peeva-s. Pa shume retorika boshe, humanist dhe shume profesional. Shkelja flagrante e te drejtave te njeriut nuk besoj se diskutohet me; tjeter gje si shtrohet nese ishte ceshtje sistemi apo i eshte lene dore pa fre edhe subjektivizmit. Edhe nese rasti i polakes ne dokumentar ka nje moment ku mund te dyshosh per shkak te lirimit te shpejte, pas 2 vjetesh, kjo nuk mohon dot ate se ky fat nuk ishte sporadik, por ishte vije atekohe. Nuk mund te justufikosh dot cdo gje me shprehjen, kam zbatuar ligjin, kam bere detyren.... Po dhe mund ta kem goditur, thote nje ish prokurore aty/hetuese dikur, se nerva jane te shkretat....Qofte dhe per faktin qe regjisorja bullgare ka arritur te beje te flasin te tri ato karakteret, ish perfaqesues te ligjit, ky dokumentar ia vlen te shihet. Ne fund te fundit, njeriu eshte ne gjendje te kuptohe me shume nga mimika, gjestet e tyre.

Cfare te shokon ne kete dokumentar, eshte paaftesia qe ne si qenie kemi te kerkojme te falur perpara nje jete te shkaterruar, qe nuk kthehet dot me, qe nuk ka me asnje shans te ribehet....Eshte shume e lehte te shohesh referenca me ate qe ndodh akoma dhe sot.

Do doja te beheshin te tille dokumentare, me kete nivel, edhe per jete shqiptaresh te shkaterruara prej dhunes, jo thjesht per t'i dhene hakun atyre qe tashme as drejtesia as shperblimi monetar nuk u kthen dot me asgje;por per te shpetuar dhe ate pak thelb human e te ndergjegjshem qe eshte baza e cdo shoqerie qytetare. Shteti eshte dhune, e dime kete tani, por po ashtu dime se qysh se eshte shpikur kjo forme dhune e rregulli, tendenca dhe perpjekjtet per ta modifikuar dhe humanizuar thelbin e tij nuk kane reshtur ndonje here.

 

Dokumentari i Peeva-s pa dyshim qe ishte i arrite, i ngarkuar emocionalisht dhe i trajtuar ne nje forme te caktuar (varet sejcili prej nesh nga cili kendveshtrim e sheh). Padyshim qe historia e asaj zonjes ruse, sipas dokumentarit, gruase se pare ne R.e Shqiperise me grade aq te arte shkencore, ishte me prekese nga te treja. Ne tani mund ta gjykojme xhestin e te birit me parametrat aktuale, e ndoshta shume prej nesh gjejme te pajustifikueshem qendrimin e tij para, por dhe kryesisht pasj 90 por ne thelb mbetet nje tragjedi familjare shume e dhimbshme persa i perket marredhenies prind-femije.

Shume interesant eshte fakti qe ne lidhje me rastin ne fjale, te dy femijet e zonjes, studionin ne arsimin e larte etj etj dritehije qe ndoshta kerkojne pergjigje nga arkivat shteterore.

Shume interesant ishte dhe rrefimi i bashkeshortes te se ndjerit Pjeter Gacit. Intervista ishte mediokre e pergjigjet e dhena shpesh ishin kontradiktore e mjaft te paqarta.

Shume shume emocionues si dokumentar.

Duke kerkuar ne internet per autoren Adela Peeva, gjeta nje interviste te 2010 (te Shekulli po nuk funksionon link origjinal). Ketu eshte intervista e saj.

Respekte Adela Peeva. Gazetari e vertete. Shuplake gazetarise shqiptare, qe me Nexhmije Hoxhen e Ramiz Aline kufizoheshin ne pyetjet e embla, - Na tregoni pak per jeten tuaj familjare qe publiku i gjere nuk njeh?

A nuk eshte hipokrite kur Fevziu indinjohet  nga regjimi enverist, nderkohe qe mbeshtet regjimin salist. Nje regjim qe ne te njejten menyre promovon marangozet ne police apo ne krye te institucioneve, vetem per shkak te besnikerise ndaj Udheheqesit? 

Eshte thjesht paradoksale! 

faleminderit ty Emila qe ke shkruajtur kete shkrim te shume pritur nga une, rreth ketij dokumentari qe mundohem prej ditesh ta sjell si prurje!

faleminderit sepse kujtoja qe nje thirrje kaq e forte dhimbjeje e atyre viktimave, dhe nje bucitje kaq e vrazhde mos-pendimi e atyre xhelateve, do te kalonte pa u verejtur, pa u ndjere nga kjo shoqeria jone sklerotike.

faleminderit sepse kujtoja se njerezit kishin humbur sensin e memories, i harruan te gjitha ckane ndodhur, i falen mekatet e komshinjve, shokeve, te afermve, te panjohurve xhelate, qe ndoshta enden sot tere fodullek, te lire e te papenduar, xhelate tashme te moralit te shkaterruar te ish-viktimave te tyre.

e paturshpme, acaruese, e mjere, e shpifur, neveritese, nuk gjej metafora per ta pershkruar ate monstren qe pa pike frike thoshte se skishte pse te kerkonte falje!! dhe qe drejtonte tani nje studio ligjore te suksesshme ne qender te tiranes.. ti vije thonjte ne gryke e nuk ngopeshe. e te mendosh qe si ajo monster ka me mijera qe zgerdhihen perpara deshperimit te viktimave, edhe sot te pafuqishme.

 

Emila ka te drejte ne shume gjera, po keto dikotomite false nuk i shqiten shqipove. Dmth edhe eshte e veshtire te gjesh tema te reja per ne emision cdo nate - thote ajo - dhe nga ana tjeter akuzon emisionin dhe panelin pse folen ata nje nate per seks nderkohe qe akoma nuk jane zbardhur te gjitha krimet e komunizmit?!

Keto sforcarjet dhe ngercet, dhe ne te shprehurat me shkrim te gazetareve, jane simptoma te se njejtes gjee qe ti shan e dashur gazetare. smiley

Ja p.sh thua:

çfarë mund të kemi për të thënë ne shqiptarët për seksin??? Kuptuam çdo gjë nga vetja dhe na ngeli seksi?

Kjo eshte jo vetem pa kuptim, eshte kalamaneske si koncept. Se me fal, i bie qe sipas kesaj ne as te mos bejme seks fare, se cfare te reje do shtojme ne shqiptaret ne sferen e seksit kur gjithe bota e ka bere tashme ka kaq shume vite?? Plus si mund te bejme seks ne me gjithe keto halle qe kemi??

Puna eshte qe as ty, ne kete manifesto seks-luftonjese, nuk te rrihet pa folur per te:

Nuk mund të shpëtojë seksi si një dimension që ne e jetuakemi si njerëz të lirë kur liria na mungon në tru. E jetojmë ashtu si jetojmë çdo gjë tjetër që ka të bëjë me veten dhe të tjerët: të ngarkuar me egërsi, agresivitet, mllef, duf, hakmarrje, mashtrim. Sublimiteti i një raporti midis dy njerëzve të lirë që pranojnë t’i dhurojnë reciprokisht kënaqësi, intimitet, pjesë nga vetja… s’ka lidhje me ne shqiptarët. Ne shquhemi për urrejtjen ndaj njëri-tjetrit, kështu që shyqyr që nuk flasim për seks, se kushedi se çfarë xhevahiresh do të nxirrnim e kushedi ç’emra do t’i jepnim babëzisë që na karakterizon.

Fatkeqsisht ato pjeset me bold aplikohet shume mire dhe per ty dhe artikullin tend. lol

Blendi tek ai emisioni i seksit solli nje anekdode: Po udhetoja me sa miq te huaj tha me makine nga Rinasi per ne Tirane dhe nje makina para nesh hidhte kanace nga dritarja. Tha nje nga te huajt, tha: "Ja nje njeri qe s'ka bere seks ka ca kohe"

Tani normal eshte batute humori dhe thjeshtezuese si nocion (je i frustruar ngase s'ke bere seks) po tek ne ky shpjegim kaq thjeshtezues dhe batute-ues eshte shume tundues, kur shikon se si sillen njerit rendom ne rruge, po dhe ne tv, dhe ne gazeta, eshte nje shjegim qe  vende-vende, pa shira dhe shtrengata shiu, mund te jete i verete. smiley

 

Pra mund te kishte folur fare mire dhe bukur, sic ke folur, per dokumentarin ne fjale, pa keto frustrime-qitjet e keqdrejtuara (misguided) dhe te teperta ndaj emisionit te seksit, e dashur gazetare aseksanjake. smiley

Nuk duhet te prisni nga nje gazetare te kete hapesiren dhe kendveshtrimin e nje prokurori mbi nje ngjarje te caktuar. E rendesishme qe sjell nje shtytje per nje analize me te thelle nga cilido qe do te deshironte. Ju qe beni komente dyshuese su ndalon askush te shtoni fakte te tjera

Nuk duhet te prisni nga nje gazetare te kete hapesiren dhe kendveshtrimin e nje prokurori mbi nje ngjarje te caktuar.

U be kjo te krahasohet me marangoz-prokurorin!

Dokumentari nuk tregon sakte (te pakten) rastin e Barbara Orgockes. Une nuk e di kur eshte bere dokumentari por di qe te pakten ne '92 Barbara dhe i shoqi kane qene bashke me femijet dhe mbesat ne Varshave (jo per vizite por kishin vendosur te rrinin ne Poloni). 

Nuk vej doren ne zjarr per Barbaren, por akuza qe iu be te shoqit se do hidhte ne ere mineren e Mborje Drenoves ishte tamam gjo e sajume. I uroj gjithe te mirat atij njeriu te mire.

E pashe dokumentarin, bravo Adela Peeva qe e ka bere, nderime dhe mirenjohje, nje pune vertet profesioniste, jo vetem ne aspektet teknike, po sidomos ne ate te pasqyruarit ne nivelin personal dhe njerezor te drames se ketyre njerzve, dhe te venies ne kontekst historik (per te huajt kjo qe s'e dine).

Nje burre qe detyrohet te mohoje gruan, nje djale qe dhe pas 10 vjetesh pa e pare te emen, kur i shkon kjo ta takoje pas burgut, nga frika nuk pranon ti flase. Nje grua e cmendur nga torturat dhe ilacet ne burgjet shqiptare (dikush ti thote xhaxhait qe paska pasur nga keto marifete dhe ne burgjet shqiptare).  Dhe nje grua tjeter qe thote: "Kur me arrestuan kalova prane shtepise, mendova per sot femijet kane te hane dreke, po neser valle si do i behet?"

E keto ne krahasim me mijera histori vuajtjesh te atij sistemi nuk jane aspak me te trishtat dhe me te egrat.

Kontrapunkti me reagimin e hetuesve dhe prokuroreve ishte gjithashtu teper domethenes, ne fakt eshte akoma domethenes, pasi keta tipa nuk jane aspak egzemplare kaq te rralle, edhe sot pas dy dekadash, shume syresh te tille, anipse me te rinj ne moshe, ka dhe tek kjo faqe.

Hetuesi: Nuk jam pishman une, per kete paguhesha. ...Keto jane gjera te vdekura tashi, u bene 30 vjet, une u plaka, Barbara u plak, c'i duhen Barbarave keto gjera tani?!

Marangoz-Prokurori: Si keni mundur juve ti merrni keto vendime ketu, kete s'e kuptoj une? Filma me politike do bejme ne? Me politike behet per Enver Hoxhen, se ai ka qene udheheqesi i madh i Partise dhe i popullit shqiptar!

Hetuese-Kryeprokurorja, tashme akoma e punesuar ne fushen e ligjit: Pergjegjsine time morale? Ne vetvete e shikoja qe nuk shkonte, po ju e kuptoni, ne ate kohe nuk mund te flisja dhe te dilja hapur...
[Po sot, mbas kaq vitesh, cfare mendon valle?] Nuk e kuptoj ne c'drejtim duhet te kerkoj falje?

Nqs doni ti dergoni email autores se dokumentarit: adelamedia@adelamedia.net

Trailer i dokumentarit

Ejvalla dhe Fevziut qe e transmetoi (e kishte rruajtur ka dy vjet tha, me siguri qe ti rritej vlera si veres, per kohera 'te pershtatshme' lol), pavaresisht cilesise cope-cope te videove te Klanit ne internet. Rriteni mer derra cilesine e videove, akoma s'e di Sandri qe megapiksellat dhe megabajtet kushtojne fare lire tashme? Pyesni IT-ne e krieministrit po s'besuat.

Dokumentari verteton nje deshmi shume te hidhur per pushtetin ne Shqiperi. Jane te njejtet komunistet kriminele qe vazhdojne te mbajne te njejtat pozicione edhe pse kane kryer krime kunder njerezimit. Duhen hapur dosjet e sigurimit te komunisteteve dhe personat qe jane perlyer ne denime politike duhen te mos lejohen kategorikisht te drejtojne vendin. Kjo nuk ndodh sepse sekretari i pare i partise eshte ne krye te vendit... e perderisa komunistet vazhdojne te rrine ne pushtet si trashgimtaret e Ramiz Alise, Shqiperia do vazhdoje te vuaje mungesen e demokracise.

... Kjo nuk ndodh sepse sekretari i pare i partise eshte ne krye te vendit... 

Eshte me keq se kaq. Ish sekretari fillon e tregohet antikomunist kur ndonji nga keta hetusat fillo e heto per Gerdecin, apo kandido per anetar gjykate.... vari trapin Tom Ndrecës nga ana tjeter.

Urrrra gerthasin Salistat.... shif si ja mbjedh sala te kuqve.

Shumè interesant dokumentari!! e pashè pjesèn mè tè madhe tè tij...dhe pjesa qè mè bèri mè shumè pèrshtypje ishin intervistat me ish-prokurorèt,qè u kèrkohej tè kèrkonin falje...por siç thoshte edhe zotria qè kish kaluar njè jetè nè burg..Pèr çfarè ta fal?Si ta fal?Ata mè morèn gjithçka...rininè..jetèn..dhe unè nuk kuptoj pèr çfarè falje flitet? Unè nuk kuptoj si ka mundèsi diçka e tillè..i tregohet nga njè gazetar ish-prokurorit dokumentat e gjyqit dhe kètè punè ka 20 vjet qè nuk e bèn dot 1 shtet,i cili i ka tè gjitha..jam i bindur..janè tè gjitha aty...me emèr e mbiemèr..me firma e dèshmi...çfarè dreqi e ka penguar dhe pengon njè hapje tè dokumentave tè gjyqeve politike qè janè bèrè atè kohè?Po mirè...le tè themi se shteti nuk do...po çfarè e pengon dikè qè tè shkoj nè ministrinè e brendshme apo arkiv(apo ku di unè ku ndodhen),e tè shkoj e tè shohè si dhe pse ka bèrè njè jetè burg,e pastaj duke parè tè kèrkoj dènimin e atyre qè e kanè burgosur padrejtèsisht,tè atyre qè e kanè denoncuar padrejtèsisht,tè dèshmitarve tè rremè etj...sinqerisht nuk e kuptoj...

Ku eshte pare qe pasi aratiset kusheriri apo vellai,ta pesoje gjithe familja me internime apo persekutime?
Edhe vete Ramiz Alia ka thene qe kemi futur ne burg njerez te pafajshem ndersa disa ketu po tregohen me katolik se papa.

Mua thjesht me ben pershtypje jo ajo qe ndodhe,por kokefortesia e inkuizitoreve per te kerkuar fajle.Deri tani fajle publike kane kerkuar Bedri Spahiu,Diana Culi,Bashkim Shehu dhe Fatos Kongoli.
Po ata qe i urdheruan keto krime perse nuk kerkojne falje?
A kane ndergjegje keta njerez apo jane thjesht monstra?

Kerkimi i faljes nuk ekziston ne kulturen shqiptare te njeriut te ri.

Liljana Hoxha: [...] Ndaj tek ne ka njerëz që nuk pendohen se janë të lidhur, e po u pendua njëri...

Makes sense. I bie te kerkojne falje te gjithe, perfshi keta qe jane akoma ne politike.

P.S. Kush i di background historirat, pse ka dale 'renegate' kjo nusja Verit?

paradoksi i madh i shqiptareve,inkuizitoret gjakpires (3 apo 4 veta ne mijra prej tyre)  kerkojn falje ,vetem kaq,dhe mbyllen krimet e tyre mizore !!

kjo ndodhi vetem  ne shqiperi,sepse demokracia esht nje  skenar me regji te komunisteve hoxha-alia,te cilet akoma  ne prapasken drejton çdo gje  ne shqiperi

ne vende te tjera  te lindjes ishkomunistet -drejtuesit e lart u denuan per krimet e tyre,u ndaluan per 5 vjet te mernin pjes ne jeten politike, dhe te  gjitha dosjet u zbadhen,sepse komunizmi e rrezua  realisht,ndersa tek neve vetem qe nderruan aktoret e skenes politike,por jo sistemin

çfar mjerimi

Hyrja e tejzgjatur per shqiptaret dhe seksin duket te jete e pavend per vazhdimesine e trajtimit te dokumentarit. Do te kishte qene me mire nese kritikat kundrejt emisionit te meparshem te Fevziut do te ishin permbledhur ne nje shkrim vecmazi duke i lene shkrimit te mesiperm hapesiren e nevojshme per tu trajtuar pikerisht per ate se c'ka per qellim te tregoje. 

 

Megjithate, duke marre parasysh qendrimet e mesiperme do te deshiroja te nisja me nje kritike nga paragrafi i pare per te vazhduar me tej me shkrimin. 

 

  • "Divorce Albanian Style - titulli, më bëri të mendoja për ndonjë dokumentar që mund të konsiderohej vazhdim i temës së emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu të një nate më parë, “Shqiptarët dhe seksi”." 

Titulli i dokumentarit e aq me teper vete dokumentari, veshtire te mund t'i nenshtrohen paralelizmave te ketille. Represionet e komunizmit dhe menyra se si ato jane trajtuar ne dokumentar nuk duket te kene nje lidhje me problematiken aq te debatueshme te seksualitetit te nje puntate me pare, per tu vendosur ne te njejten hulli.

 

  • "Cfarë mund të kemi për të thënë ne shqiptarët për seksin? Kuptuam çdo gjë nga vetja dhe na ngeli seksi?"

Per aq kohe sa shkruesja vazhdon me trajtesen e ceshtjes se seksit duhet theksuar se nje menyre e tille te shprehuri permban nje problematike jo te vogel te gjendjes shqiptare. Perse u dashka anashkaluar nje teme si seksi kur kjo e fundit eshte nje nga problemet per menyren se si teresia shoqerore shqiptare koncepton marredheniet sociale tashme te ndertuara? Pikerisht per shkak te vagullsise se pergjithshme mbi te kuptuarit e koncepteve relativisht te rendesishem te riprodhimit social mental, shqiptaret mund te kene mjaft per te diskutuar. Gjithashtu, seksi ben pjese ne kuptimin e vetvetes ndaj nuk mund te pretendohet te arrihet nje kuptim i pergjithshem nepermjet ndarjes hierarkike te nocioneve qe perbejne ate qe e kemi quajtur 'individ'.

 

Tanime, per sa i perket dokumentarit: "Kemi dëgjuar shumë histori të tilla dhe sigurisht që kjo anë e medaljes ndihmon në njohjen, ndarjen me të tjerët të vuajtjeve, por gjithsesi, nuk mund të mbushë atë zbrazëti të madhe, aq të madhe, sa rrezikon të mbysë vetë detin e dëshmive."

Jam mese dakort me konstatimin e mesiperm. Nje problem tjeter ne Shqiperi eshte menyra se si komunizmi si nje prej sistemeve totalitare me te ashpra, eshte trajtuar. Pergjithesisht, informacionet reale per periudhen me te hermetizuar te shoqerise shqiptare, duken te vijne ne forme gojedheneash ne kuptimin e kalimit te historive goje me goje. Eshte per te ardhur keq se si brezi i ri -sidomos-, eshte njohur me komunizmin nepermjet filmave te vjeter shqiptare qe e trajtojne kryekeput se prapthi ceshtjen; nje vizite ne muze gjate nentevjecares ose shkolles se mesme apo shkembimeve te shkrimeve me karakter politik dhe jo historik e faktik neper gazeta. U desh publikimi i biografise se Enver Hoxhes nga Blendi Fevziu per t'iu rikthyer edhe njehere trajteses se ceshtjes ne fjale.

Nuk do te ishte aspak keq nese do te kishte me shume dokumentare apo edicione informative per 50 vitet e komunizmit shqiptar.

 

Tri historite e dokumentarit jane nje pike ne detin e perlyer te komunizmit ne Shqiperi. Sa e sa histori te tjera, akoma edhe me te tmerrshme, ekzistojne ndermjet familjeve shqiptare, te mbuluara tashme ne obskurritetin nostalgjik te para viteve '90.

 

Dokumentari ishte goxha i realizuar. Mund te them qe eshte nje nga filmat-faktik me te mire qe me ka qelluar te shoh deri me sot. Pergezime stafit realizues te tij!

 

Dokumentar shume trondites!

Urime regjizores!

Cudi inkuzitoret,te pakten te thoshin Me fal.

Por jo business as usual per ta.

Regjisori rus: Ju rrëfej persekutimet dhe vrasjet e grave ruse në Shqipëri  

Skenaristi i njohur rus Arabov debuton si regjisor me filmin “Gratë ruse”, që i dedikohet Shqipërisë së viteve 1960 dhe fatit tragjik të grave ruse, të cilat u bënë viktimat të regjimit të diktatorit shqiptar Enver Hoxha...http://mapo.al/2013/07/29/regjisori-rus-...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).