“I droguar, i pandershëm dhe koprac me familjarët e tij”. Kështu përshkruhet Steve Jobs në një raport të hershëm të policisë federale amerikane.

FBI publikoi dosjen sekrete prej 191 faqesh në internet. Një dokument që rezulton shumë herë më “zbavitës” dhe e kundërta e biografisë zyrtare të babait të Apple e publikuar në “New York Magazine”. 

Dokumenti i nis që nga viti 1985, kohë kur Jobs u paraqit në zyrat e federalëve për të kallëzuar një kërcënim që i bëhej nga një person anonim. “Më jep 1 milion dollarë, përndryshe do të hedh në erë”, ishte kërcënimi ndaj Jobs. 

FBI hetoi cështjen në fjalë, por kurrë nuk u arrit tek shantazhuesi. Por emri i Jobs do të rishfaqej në dosjet e FBI-së si kandidaturë për President në Këshillin e Eksporteve nën administratën e George Bush (babai). Ishte një post i lartë dhe me përgjegjësi, post për të cilin institucionet konsultojnë të gjitha të dhënat e kandidatëve, edhe jeta e tyre personale. 

Në grumbullimin e të dhënave për Jobs kanë kontribuar disa agjentë. Në raport babai i Apple përmendet si “përdorues i rregullt i drogës në vitet ’60-’70 (s’kemi të dhëna nëse e përdor akoma) dhe njeri pa integritet”. 

“Shumë agjentë vënë në dyshim integritetin e Jobs si person, një njeri i gatshëm të mohojë të vërtetën dhe të shtrembërojë realitetin për të arritur qëllimet e veta. Në të kaluarën ai nuk u kujdes për vajzën e  tij të ardhur në jetë nga një marrëdhënie jashtëmartesore. (Vajza e quajtur Lisa, lindi në vitin 1978 dhe u rrit nëpër institucionet e edukimit shtetëror pasi Jobs nuk njohu atësinë). Nga të dhënat e grumbulluara nga miqtë e ngushtë të tij, mund të themi se moraliteti i tij është i diskutueshëm”, thuhet ndër të tjera në dosjen e stërmadhe të FBI-së.

I vetmi fakt “pozitiv” në dosjen e Jobs është ai që pohon se babai i Apple nuk ka “të afërm në vendet komuniste”. 

Dosja sekrete publikohet pak muaj pas vdekjes së Jobs që ndërroi jetë në 5 tetor të vitit të kaluar pas betejës së humbur me tumorin.

10 Komente

Tani qe mbylli deren hapen gojet.

Duh, e kush cuditet nga kjo? Jane gjera te thena hapur dhe te pranuara qarte ne biografine (zyrtare) nga Walter Isaacson.

Pervec FBI-se, e kam thene dhe une ketu se c'soj ishte iraniani. Asgje e re nga fronti dmth.

Siriani. 

Lapsus, e kam identifiku me Ahmadinexhadin vitet e fundit, ndaj. smiley

Ophiuchus, me qarte, mos do te thuash qe Steve ishte me origjine iraniane. 

FBI hetoi cështjen në fjalë, por kurrë nuk u arrit tek shantazhuesi. Por emri i Jobs do të rishfaqej në dosjet e FBI-së si kandidaturë për President në Këshillin e Eksporteve nën administratën e George Bush (babai). 

 

Gabim! Vendi i punes ishte per "President's Export Council", pra anetar i keshillit te eksportit nen urdherat e presidentit, post qe nuk kishte nevoje per konfirmimin e senatit.

Ishte pikerisht kjo aryseja e dosjes se mbajtur nga FBI e cila po hetonte mbi te kaluaren dhe lidhjet e Jobsit. Pra, me sa duket, ishte procedure standarte background check kur propozohej dikush per nje post te larte ne administrate.

filet mund te lexohen ketu

E lexova kete lajmin sot neper gazeta, por thjesht per saktesim: intervista e eksperteve te FBI-se me Jobs eshte bere qysh ne vitin 1991, madje pak perpara se Jobs te martohej. Gjate intervistes ai thjesht pranoi qe ka eksperimentuar me hashish dhe LSD kur ka qene i ri. BTW, te njejten gje ka pranuar se ka bere edhe Obama ne rinine e tij. Ndersa dyshimet per karakterin e tij, se shtremberon te verteten per te arritur qellimin e tij etj,  kane dale nga intervistat me disa prej te njohurve te Jobsit. Shumica e atyre qe u intervistuan, megjithate, deklaruan se Jobs ishte kandidature e pershtatshme per postin e propozuar. Me menyren se si Jobs po ngrihej si ekzekutiv nuk eshte cudi qe te kishte njerez/te njohur qe te flisnin negativisht per te. Eshte menyra si jane ndertuar robt.  

Ketu jam me ty Permetaro, biles do te shtoja se interpretimi ka te beje shume. Agjentet e FBI-s, e me keq akoma ata te CIA-s, nuk eshte se dallohen per ndonje zgjuarsi apo objektivitet, Nje pjese e tyre jane shabllon, statik,  nuk e marrin njeriun si qenie ne evolim, por thjesht si objekt, si diçka te pandryshueshme, tamam si ne kohen e PPSH. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).