Rajmonda Bulku: Merre dhe shikoje CV e vajzës time dhe të thuash faleminderit që e kemi vënë aty, sepse janë shumë të mirë. Nuk ka asnjë të keqe sepse nuk ka vjedhur, as mashtruar, e bën shumë mirë punën e saj.

Opozita dhe mazhoranca janë përplasur dje në Komisionin Parlamentar të Integrimit për punësime nepotike në administratën e Ministrisë së Jashtëm. Gjatë seancës së djeshme dëgjimore deputetët e PS akuzuan diplomacinë shqiptare punë të keqe në lidhje me shpejtimin e integrimit të vendit në BE. Për anëtarët e Komisionit të Integrimit, Ministria e Jashtme ka humbur funksionin që ka duke u kthyer në një OJF ku punësohen të afërmit e pushtetarëve. Socialistët u shprehën se do të votojnë kundër amendimeve të ligjit për diplomacinë që qeveria do të paraqesë në ditët e ardhshme, pasi sipas tyre ligji ka për qëllim te legalizojë emërimet nepotike.

“Unë kam këtu dhe të gjitha lidhjet nepotike në Ministrinë e Jashtme. Thatë se do të legalizoni ndërtimet pa leje në diplomaci, me një ligj. Ai ligj nuk mund të kalojë në kuvend, sepse 17 deputetë kanë konflikt interesi. Tregoni zoti ministër kriteret mbi të cilat është pranuar në shërbimin diplomatik dhëndri i Jozefina Topallit dhe unë te pranoj që të votoj për projektligjin që ti mund të sjellësh për të legalizuar këto ndërtime pa leje në diplomaci. Neni i parë i këtij ligji të jetë asnjë deputet, asnjë ministër, asnjë kryetar parlamenti, asnjë kryeministër mos të ketë familjarët e vet në shërbimin diplomatik”,- tha deputeti i PS, Taulant Balla. Kryetari i Komisionit të Integrimit, Ditmir Bushati shkoi edhe më tej duke kërkuar që të gjithë personat e afërm të politikanëve që janë emëruar në MPJ të kthejnë pagat mbrapsht. “Çdo njeri që është paguar në shërbimin diplomatik, jashtë kuadrit ligjor në fuqi do të duhet bashkë me persona të tjerë që kanë bërë pagesat, do të duhet t’ia kthejnë djersën qytetarëve shqiptarë në buxhetin e shtetit, aq më tepër në këto kohë krizë që jetojmë, një më një”,- tha Bushati.

Por, për ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto, akuzat e socialistëve janë vetëm shpifje. Sipas shefit të diplomacisë, anëtarët e Komisionit të Integrimit nuk janë të informuar për numrin e saktë të punonjësve në përfaqësitë diplomatike që kanë hyrë nga politike. Ministri Haxhinasto tha se numri i atyre që janë punësuar në diplomaci duke ardhur jashtë shërbimit të jashtëm, nuk e kalon 20 përqindëshin, që përcakton ligji i miratuar në 2003. Sipas Haxhinastos, akuzat e opozitës në drejtim të institucionit që ai drejton janë retorike dhe pjesë të platformës për lufte politike. “Sa i takon situatës në MPJ më e pakta që mund të them është që jeni shumë keq i informuar. Absolutisht nuk ekzistojnë shifra të tilla që paraqisni ju. E kam dëgjuar edhe herë të tjera dhe më vjen shumë keq. Në ligjin që do të paraqesim, do të ketë patjetër amendime, do të ketë përmirësime për të gjithë ato çështje që kanë përbërë problem midis të cilave rekrutimi, midis të cilave sistemin e gradave dhe të karrierës midis të cilave trajtimin e diplomatëve. Nuk është e vërtetë se përfaqësuesi danez ka thënë se: ‘Është shokuar Brukseli’. Lexojeni deklaratën mirë. Ai është përfaqësues i presidencës daneze, do të flasë për të dhe nuk mund të komentojë për vendimet e institucioneve të pavarura shqiptare”, deklaroi Haxhinasto. Duke pranuar se një pjesë e emërimeve vijnë nga jashtë karrierës diplomatike, kreu i diplomacisë la të kuptohet se në radhët e Ministrisë së Jashtme janë të përfshirë edhe të afërm të opozitës.

 

MPJ qarkore ambasadave për librin “Kurban”

Komisioni i Integrimit denoncoi Ministrinë e Jashtme se është vënë në shërbim të mazhorancës dhe të kryeministrit Berisha duke u bërë pjesë e politikës. Kryetari i Komisionit të Integrimit, Ditmir Bushati deklaroi se diplomacia shqiptare ka shpërndarë nëpër ambasadat tona në vendet e Bashkimit Europian, qarkore për zgjedhjet e 8 majit dhe për librin “Kurban” të liderit socialist. Nëpërmjet këtyre qarkoreve, sipas përfaqësuesve të majtë u janë dhënë direktivave ambasadave dhe konsullatave shqiptare për qëndrimin që duhet të mbajnë gjatë takimeve me ndërkombëtarët. “Ka një lum qarkores në shërbimin diplomatik që për fat të mirë kanë rënë duar te njerëzve që merren indirekt. Po e shoh me shumë shqetësim, që vijnë për qarkoren për Sekretarin e Përgjithshëm të KiE, për rolin e KE si paragjykues ndaj Shqipërisë dhe favorizues ndaj vendeve të tjera të rajonit. E kam fjalën duke marrë shkas edhe për qarkoren që keni bërë edhe për librin “Kurban” të liderit të opozitës dhe të vizitës së tij në rajon. Kam frikë se për të tre qarkoret, janë zonjat e Berishës që i keni në funksionet kryesore në MPJ”, denoncoi kryetari i Komisionit të Integrimit Ditmir Bushati.

 

Debatet

Marko Bello: Roli i ministrit të jashtëm është në mbështetje të shtetit dhe të mos bëhet pjesë e luftës për pushtet. Arsyeja që Ministria ka hyrë në ngërç dhe nuk funksionon ka të bëjë me nepotizmin dhe lidhjet farefisnore, që jo për fajin tuaj, por për disa vite ka mbërthyer MPJ ashtu si metastazat. E kanë paralizuar dhe ju s’jeni në gjendje të përballoni ngarkesën, se MPJ është kthyer në një qoshe për fëmijët e mamit, babit, për farefisninë. Përfaqësitë tona diplomatike, sidomos konsullatat ku edhe aty janë miqtë, kushërinjt, fisi dhe farefisi, nuk sillen mirë me bashkatdhetarët tanë.

Edmond Haxhinasto: Kam një zhgënjim për mënyrën dhe çështjet ë ngritura nga z.Bello që më lejoni t’ju them gjithashtu tregon se koncepti juaj për integrimin europian është shumë jashtë mode, shumë i vjetër, shumë jo koherent me atë çka kërkohet nga ne.

Taulant Balla: Me lejoji t’ju kujtoj një deklaratë të presidencës daneze të ministrit për çështjet evropiane, Nikola Ruane në prezencën e zv.presidentit evropian me 27 janar, ku në vlerësimin e saj për Shqipërinë flet me shqetësim të madh për shtetin e së drejtës, duke iu referuar dhe vendimit të Gjykatës së Lartë që sipas ministrit të Danimarkës e zhgënjeu Brukselin.

Rajmonda Bulku: Po, po, kush i nxjerr i vret. Kush i nxori nuk i mbrojti. Në rrugë ishte vetëm politika e opozitës, politikanë dhe ata të shkretë që i kishit marrë nga rrethet në Tiranë për disa para. Kjo është një fatkeqësi e madhe për ata njerëz dhe ata familjarë, por padyshim që është politika më e egër dhe me e keqe që ka bërë një opozitë në Shqipëri, për veten tuaj, për integrimin, për shqiptarët. Nuk di shifrat e punonjësve në ministrinë e jashtme, besoj më shumë tek ju dhe jo tek gënjeshtrat e opozitës

Taulant Balla: Është konflikt interesi. Flet kështu se vajza jote është në konsullatën e Selanikut dhe është një emërim në konflikt interesi.

Rajmonda Bulku: Merre dhe shikoje CV e vajzës time dhe të thuash faleminderit që e kemi vënë aty, sepse janë shumë të mirë. Nuk ka asnjë të keqe sepse nuk ka vjedhur, as mashtruar, e bën shumë mirë punën e saj.

Ditmir Bushati: Vetëm 20 % e ambasadorëve mund të jenë emërtesa politike dhe jo siç po ndodh. Çdo njeri që është paguar në shërbimin diplomati jashtë kuadrit ligjor, do të duhet që bashkë me personat që kanë bërë pagesat do të duhet të kthejnë pagesat në buxhetin e shtetit një më një. Në ambasadat tona që nga 50 personat që janë në Bruksel që kanë statusin e diplomatit janë emëruar kundër rregullave të shkeljeve ligjore.

 

Opozita refuzon relatorin për Kodin Civil

Konsensusi i arritur ndërmjet mazhorancës dhe opozitës në nëntorin e vitit të kaluar ende nuk ka thyer marrëdhënien e kushtëzuar të socialistëve me parlamentin. Anëtarët e majtë në Komisionin e Ligjeve refuzuan që të jenë relatorë të projektligjeve të paraqitura nga qeveria për shqyrtim dhe më pas miratim në komisionet parlamentare. Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ilir Rusmali i kërkoi fillimisht deputetes Hysi që të jetë ajo relatorja e ndryshimeve në Kodin Civil. Por nënkryetarja e grupit parlamentar socialist refuzoi duke kërkuar zëvendësimin. Për shkak të konsensusit të domosdoshëm që kërkon Kodi, Rusmali kërkoi që relatore të ishte deputetja Ligori. Në debatin e zhvilluar pa mikrofon, deputeti Saimir Tahiri i kërkoi kryetarit të Komisionit Ilir Rusmali që të jetë caktojë një relator nga radhët e mazhorancës. Ditën e sotme, socialistët kanë lënë afatin fundit për të kthyer një përgjigje nëse ndonjë prej tyre anëtar i Komisionit të Ligjeve do të relatojë ndryshimet e qeverisë në Kodin Civil. Javën e ardhshme, mazhoranca dhe opozita do të përpiqen që të gjejnë gjuhën e përbashkët për miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal duke i hapur rrugën më pas shqyrtimit të Gjykatës Administrative.

11 Komente

Ku jan gardistet e peshkut me lla? E keni lon qeverine te hapur per sulme! Urgjent rreshtore!!!

Rajmonda Bulku: Po, po, kush i nxjerr i vret. Kush i nxori nuk i mbrojti.

mirmjes, 'Bame.

Lemme get this right!

Llondri i Jozefins nga Guri i Zi eshte diplomat ne Paris, dhe goca e Rajmondes ne nje cope Selanik?  

Ej, me ter men dicka nuk shkon ne rregull ne Shqipni! smiley

Rajmonda Bulku: Merre dhe shikoje CV e vajzës time dhe të thuash faleminderit që e kemi vënë aty, sepse janë shumë të mirë. Nuk ka asnjë të keqe sepse nuk ka vjedhur, as mashtruar, e bën shumë mirë punën e saj.

Po cfare kane keta katunaret e PS-se me ty mi Monda? Po pse te bine ne qafe kot mi MOnda? Po kjo e jotja nuk ka lidhje fare me nepotizmin, sepse nuk behet fjale as per nipa e as per mbesa.

Si e ka emrin goca e Mondes t'ja kqyrim pak CV-in?

A s'do te ishte mire, qe ne kete koh krize, te shkurtoheshin nja 25% e personelit te MPJ, te dipllomacise shqiptare. 

Me falni po c'fare krize po flasim.Babai me nonen e dyte te kombit shqiptar,Z.Berisha ka thene and I quote"Kemi rritjen me te larte ekonomike ne Europe!".Si nuri para vdekjes.Bukurosha si kurre ndonjehere.Ketu s'esht problemi tek sasia, por tek cilesia.

Po mire o Pjer, po ti ate 25% qe kane njefare aftesie po kerkon te shkurtohet ? Kush kujton se do shkarkohet dhendri i Zhozit dhe goca e Bulkut ?

Ama edhe keta te bukur akuze po na pengojne integrimin, futja pordhes jane te dyja palet.

Ca komplimentesh merr diplomacia shqiptare nga gjermani, pavaresisht se pergjigjet tjeter per tjeter.

Ajo perpiqet shume qe te dale ne kundershtim me nenin 3 te Kushtetutes se Republikes. Diplomacia shqiptare kolone e peste kunder bashkimit kombetar.

 Ju flisni për përparime në një periudhë 20vjeçare, por po të shohësh vendet e Ballkanit, ato kanë kaluar ndërkohë nëpër luftëra dhe po ia kalojnë Shqipërisë në rrugën drejt BE-së…

Kiesewetter: “Po por Shqipëria ka një politikë shumë të mirë të jashtme. Shqipëria balancon mes Beogradit dhe Ankarasë. Ajo përpiqet shumë që shqiptarët e Kosovës të jenë të qetë e të mos kenë lakmi për Shqipërinë e Madhe.”

po do jete goca e Ismailit kjo, prandaj e ka merituar vendin ne ambasaden e athines.........

Ministri i gafave edhe nje here nuk dha asnje pergjigje per shqetesimet/ akuzat konkrete te opozites. Me ngulm insiston ne termin shpifje nderkohe qe pervec figures qesharake ndermerr dhe hapa konkrete per denigrimin e opozites. Ne kete aspekt, para pak kohesh diten qe z.Rama ishte ne Presheve per prezantimin e librit te tij ai ftoi pa axhende zyrtare kreret politike te shqiptareve te Presheves ne Tirane. Nje xhest qe me shume duket si "kontrapedal" politik sesa si nje interes te sinqerte kundrejt situates qe shqiptareve te Presheves.

Sa per argumentat e znj. Bulku nuk kam koment. Jane absolutisht...te pakundershtueshem.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).