Në hartë duket qartë se Maqedonia dhe Shqipëria nuk janë përfshirë në këtë projekt gjigant, pasi tubacionet parashihet të kalojnë përmes Greqisë së veriut dhe të arrijnë në Itali.

 

Në faqen zyrtare të internetit të kompanisë ruse Gazprom është publikuar harta e re, e cila tregon se nga do të kalojë korridori ndërkombëtar i tubacioneve të gazit që do ta furnizojë Evropën. Në këtë hartë duket qartë se Maqedonia dhe Shqipëria nuk janë përfshirë në këtë projekt gjigant, pasi tubacionet parashihet të kalojnë përmes Greqisë së veriut dhe të arrijnë në Itali.

Drejtori ekzekutiv i Gazpromit, Alexey Miller, në mbledhjen e mbajtur pikërisht për rrjedhën e jugut më 20 dhjetor të vitit të kaluar, ka folur për aktivitetet që pritet të fillojnë shumë shpejt që ky projekt të bëhet realitet.

“Kemi gjithçka që është e nevojshme që të shpejtohet fillimi i ndërtimit të rrjedhës së jugut. Kemi bazën rregullatore, interes të madh nga ana e pjesëmarrësve në këtë projekt, paratë e nevojshme, si dhe porositë e gazit nëpërmjet kompanive të mëdha nga deti i Zi. Interesi për projektin është mjaft i madh, kurse ne jemi të përgatitur që ta plasojmë atë”, ka thënë Miller.

Sipas të dhënave zyrtare të Gazpromit, rrjedha e jugut do të fillojë nga Rusia, nën Detin e Zi, ku një pjesë do të kalojë nëpër Rumani e Serbi drejt Kroacisë, kurse pjesa tjetër do të shkojë drejt Bullgarisë, do të anashkalojë Maqedoninë dhe do të kalojë nëpër Greqi, në fund do ta anashkalojë Shqipërinë në jug dhe do të ngjitet nëpërmjet detit Jon me Italinë.

Zyrtarisht ky projekt pritet të fillojë në dhjetor të vitit 2012, në të cilin janë paraparë të investohen miliarda dollarë për ta furnizuar Evropën me energji të re, shkruan portali Zhurnal. Të rikujtojmë se në hartën e parë të publikuar të Gazpromit, ishte paraparë që tubacionet të kalojnë nëpër Maqedoni dhe Shqipëri, e që do të ishte distancë më e shkurtë dhe më e sigurt për rajonin.

43 Komente

Sa me maje ja bejne kesaj Greqise, po ti kish rene qe aty ne verilindje te Maqedonise e te dilte ne Vlore ( sipas hartes ) do kishin kursyer gjith ato km tub, ndoshta eshte treg me i madh ne Greqi dhe prandaj i ka rene pak rrotull besoj.

Ke te drejte eshte pune tregu dhe "solidariteti orthodoks" ne anen tjeter. Ne Shqiperi mundon infrastruktura minimale e shperndarjes se gazit, lere pastaj paqendrueshmerine politike te cilet i druhen(nuk duan ta pesojne sic e pesuan ne Ukraine). Ata i druhen faktorit pro-amerikan ne vend anen tjeter, i cili mund te i cili mund te perdoret per sabotime strategjike. Sipas as hartes ky projekt po e vendos Serbine si arterjen kryesore te gazit ne Evrope.

Ose ndoshta shqiptaret jane shume idiota, po shume fare ama, e nuk kemi qene te afte as te kuptojme rendesine e ketij projekti e as te flasin e te bindin Gazprom-in...

 

Aman o Art, ça rendesie politike, pse Bullgaria, Rumania a Gerrqia jane me shume amerikane se ne a me pak? Domethene, ka rendesi ajo qe thua ti, por perveç asaj fakti eshte qe behen kontrata, merren garanci se ne fund te fundit Gazprom do te shesi jo te beje revolucionin e proletariatit. Po keta gomeret tane thuaj...kujtojne se do ngrohemi gjithmone me elektricitet.

Idiota me brire..Me kujtohet lobimi intensiv nga ana e industrialisteve dhe politikaneve greke per kete projet qe te kalonte ne Greqi.

Ne nje kohe kur ne filluam jargavitjet me Ruset ne anen tjeter filluam diskutime paralele me idealistet e TAP , (projekt qe ka shume pak gjasa per tu realizuar).

Shqiperia u injorua totalisht nga dy linjat kryesore te gazit ne rajon: Naucco(projekti amerikan) dhe Southern Stream/Gazprom(Projekti rus). Ata qe mund te perdorin faktin ordokso&sllav jane teper naive sepse kemi nje projektin amerikan i cili e anashkaloi Shqiperine. Kjo tregon se nuk jemi te afte te thithim investime strategjike.

 

+1

Shkurt, cdo popull meriton qeverine dhe investimet e huaja qe ka!

Tempizmi i lajmit eshte i perkryer, sapo u nis Berisha per ne Azerbajxhan, per nji projekt tjeter tubash gazi...

Ai projekti i TAP(qe shpreson Salibani) nuk ka gjasa te behet. Kemi lojtare te medhenj ne loje tashme Rusi&SHBA te cilet e varrosen "ate" idene e TAP qe ne letra....Keta te TAP mblidhen  per ndonje dreke pune dhe flasin akoma per studime nderkohe qe pitoni rus dhe anakonda amerikane kane vite qe jane nisur dhe degezohen smiley

Gjithe faktori i interesit te trajektores se Shqiperise ishte furnizimi i Italise. Italise nuk i interson sepse perfiton nga projekti i Gazprom tashme. Thjesh puna keto lloj investimesh kerkojne shume faktore: Stabilitet,lidership dhe kapacitet menaxhimi

BB, s'eshte pune berishe a jo berishe ketu se projekti Gaz Prom eshte i vjeter, puna eshte qe ne si komb nuk kemi aftesi, pjekuri e mundesi per te qene te besueshem.

Ta riduktosh kete problem ne berishapoberishajo eshte e padrejte.

tani pyetja eshte : nese eshte mire, apo eshte keq te jesh pjese e projektit rus te gazit?   e them kete se, sidomos europinoperendimoret  po bejne cmos te shkeputen nga varesia gazit rus.

ruset jane te paparashikueshem.. u kujtohen ato konfliktet, Rusi-Ukraine,e rreth para 2 vjeteve kur Rusia (gaz prom) ne mes  dimrit me temp deri -20, mbylli rubinetat e gazit?  u pataksen Ukraina, Polonia, Bjellorusia, Hungaria, nje pjese e Gjermanise lindore etj.. dhe ec e veru saksione ruseve po deshe...

Sipas meje eshte nje pyetje qe nuk shtrohet fare Belul: projekti sjell lek, zhvillim, investime, vende pune, kontakte, pra ekonomikisht eshte shume i vlefshem,

Veshtire te shkeputen ndonjehere nga gazi, sado qe bejne vickla. Nejse, ky eshte muhabet me politik, puna eshte qe ka---dmth, ka kete timin tani, kishte dy projekte te rendesishme qe kalonin ne Ballkan e i binin, teorikisht, Shqiperise drejtperdrejt. Te besh qe keto te mos futen fare ne Shqiperi duhet shume talent e mundim. E, mbi te gjitha, duhet te jesh antishqiptar ne palce.

shiko des, pas disa ''incidentve'' qe u shenuan disa vjet me pare  per punen e gazit midis Rusise dhe disa vendeve te tjera, ne Hollande p.sh, por edhe ne Gjermani kjo pyetje u shtrua hapur...  dhe pergjigja ishte gjithashtu e hapur: duhet te shkeputemi nga gazi rus.  jane te paparashikueshem, nuk respektojne kontratat... dhe nuk ke se cu ben.

edhe ruset, tashme, e dine kete. prandaj po synojne qe gazin e tyre ta sjellin ne vendet ish komuniste, apo te ''vellezerit ortodoks''.

afermendsh, e kuptoj qe projkte te tilla sjellin invesitme  e zhvillim..  nuk jam kundra..

po ja more Belul, ja u shkeputen, po ku ta gjejne zevendesuesin, me se do ngrohen...? eshte me detyrim e percaktim, prandaj keta evropianet jene as mos qi e as mos lesho me Rusine...

 

alidemso, nuk eshte se keta duan ta bojkotojne gazin rus totalisht.. jo . sepse eshte tregeti dhe gazi i tyre u bie lir.  pooor, megjithese i lire, nuk duan te jene te varur 100% nga gazi i tyre... (per arsyet qe kam permendur me lart).. keshtu qe pervec ruseve blejne gaz edhe nga vende te tjera...    oferta ka plot... Hollanda njehere, ka gaz plot ne detin e saj. deti i Veriut..  mirepo keta e nxjerrin dhe nje sasi te vogel perdorin.. pjesen tjeter e groposin (magazinojne) perseri .., per dite me te keqija...  sepse meqense leke kane dhe gazi qe  blejne ne import eshte shume i lire.. u del llogaria..  por sasi te jashzakonshme gazi, ka Norvegjia.. gjithashtu, gaz kane vendet arabe Kaukaz etj..

sikur shqiperia te ishte me trupgjate, them qe ato qyngjet do i benin me kah te kundert, rreth e rreth perqark globit, si magelani, neper paqesor - california - east coast - atlantik - itali. vetem qe ne shqiperi te mos kalonin.

hahaha - tamam. 

jo terci po verrci - jo po Rusia eshte unstable jo po duhet ti rrim larg varesise nga gazi rus.... 

Shiko nga i ka ra vetem qe mos vinte aty - hahaha - haj medet haj

Vallaj sikur te kishim Camerine, ne vend te Igumenices do kalonte nga Patra.

Gjithsesi me mire qe s'kaloi nga ne, se kush rrinte e merrej me ruset, sa me pak te kemi te bejme me ata, aq me mire eshte. Politika e tyre ne Ballkan eshte gjenetikisht antishqiptare, nuk futet dreqi ne shtepi.

Gazi kalon ne 4 shtetet e krijuara nga ruset, Serbi e Greqi pas luftes ruso-turke 1828-1829, Rumani e Bullgari pas luftes ruso-turke te 1877.

Shyqyr qe ruset kane renie te madhe demografike, se me ate potencial ekonomik qe ka Rusia, do ishte rrezik konkret. Nga 155 milione ne pikun e tyre demografik, sot jane 138 milion dhe parashikimet e vete studiuesve ruse i zbresin ne 110-100 milion ne vitin 2050.

Kane 20 vjet qe s'bejne dot politike globale per shkak te ekonomise se dobet, kur te marrin veten s'do bejne dot prape politike globale per arsye demografike.

Kjo çjerrja e faqeve qe s'kaloi nga Shqiperia eshte e pakuptimte.

 

cdo gje eshte nen kontroll smiley

Berisha në Azerbajxhan, diskutohet gazsjellësi
09/02/2012 19:55

 
 

Azerbajxhani, i pozicionuar në rrugët që kryqëzojne Azinë Perëndimore dhe Europën Lindore, nuk shquhet për një vend me demokraci te zhvilluar, por pasuritë e mëdha të naftës dhe gazit e kanë bërë atë një nga vendet me të lakmuara për qeveritë dhe investitorët.

Shqiperia nuk ben perjashtim nga ky interes dhe vitet e fundit, kryeministri Sali Berisha ka takuar ne çdo ngjarje ndërkombetare Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Alijev.

Kete here ata u takuan ne Baku, ne kryeqytetin e Azerbajxhanit, si nje shprehje e vullnetit te perbashket ne konsolidimin e marredhenieve mes dy vendeve.

Prioriteti qe lidh dy vendet eshte energjia dhe posaçerisht projekti i gazsjellesit “Trans-Adriatik”, i cili eshte ne gare me dy projekte te tjera per sjelljen e gazit nga fushat e Azerbajxhanit ne Europe.

Por gazsjellesi “Trans-Adriatik” eshte i vetmi qe kalon neper Shqiperi dhe Kryeministri Berisha ka biseduar per kete çeshtje me presidentin Alijev.

Detajet e bisedes mungojne, por eshte bere e njohur se kryeministri Berisha ka vene theksin tek perparesite qe gazsjellesi “Trans-Adriatik” ka mbi dy projektet e tjere, duke qene se pershkon rrugen me te shkuter per transmetimin e gazit ne Europe dhe ka rendesi jetike per sigurinë energjetike dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Europës.

Vendimi perfundimtar do te merret deri ne mars dhe deri atehere Shqiperia dhe Azerbaxhani, i cili ka rol kryesor ne vendimarrje, kane rene dakort te forcojne bashkepunimin dhe sipas propozimit te presidentit Alijev do te ngrene nje strukture te perbashket per ndjekjen e çdo nisme bashkepunimi.  

”Ne kemi diskutuar një spektër të gjerë çështjesh, të bashkëpunimit politik, forcimit të lidhjeve ekonomike, bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe për të gjitha këto çështje, ne kemi rënë dakord. Unë nuk kam dyshim se pas kësaj vizite, ne do të shohim zhvillime të shpejta në marrëdhëniet midis dy vendeve tona, me rezultate të frytshme”, u shpreh Presidenti Alijev.

Nga ana e tij, Berisha tha se: “Jam dakord me Presidentin dhe ne do të punojmë ngushtësisht së bashku për një kapitull të ri në marrëdhëniet midis dy vendeve tona mike”.

Kryeministri Berisha, i cili u takua edhe me homologun e tij azer, Artur Rasizade, ftoi kompaninë shtetërore të gazit dhe naftës “Socar”, të marrë pjesë në privatizimin e Albpetrolit, si dhe në zhvillimin e masterplanit për ngritjen e rrjetit të transmetimit të gazit në Shqipëri.

Dy Kryeministrat firmosen edhe marrëveshjet per mbrojtjen dhe nxitjen reciproke te investimeve, çka sipas tyre eshte nje zhvillim premtues per klimen e investimeve.

TAP eshte projekt i varrosur qe ne letra....Kete e kemi diskutuar ne nje teme tjeter

Une u habita kur ruset se bashku me Gjermanine, perfunduan ne nje kohe rekord ate lidhjen me tubacione qe lidh drejtpersedrejti Rusin me Gjermanine per furnizim gazi, nepermjet detit. Per 1-2 vite perfundoi ai projekt, ku zj. Merkel se bashku me Mendejevin, Putin (ne mos gaboj) levizen timonin e hapjes se valvules per kalimin e gazit. Dhe e gjitha kjo, thjesht nga numrat qe bente Ukraina. 

Per projektin ne fjale, Gazpromi, sheh edhe numrin e konsumatorve, perveç faktorve politik. Ne nje te ardhme, i fut nje degezim edhe per konsumatorin shqiptar, nga Greqia, dhe ja ku u mbyllen paragjykimet smiley  

Belgjika psh, shumicen e gazit e merr nga anijet gazmbajtese, nga Algjeria e vende te tjera dhe shum pak merr nga lidhjet tokesore, mirpo kjo se pengon popullin te ngrohet smiley

PO cfar Merkeli mor Pjer. Mos kish qene per Shrederin ai projekt kurre nuk do qe nisur.

shroder ishte 'ambasador' i gaz promit ,ja kan zbuluar mediat franceze te gjitha mekatet  atij

Pjero 'halli' i konsumit te gazit rus, nuk eshte fare hall. Leverdia ekonomike ishte ne kalimin e tubacioneve qe çojne gazin ne Itali, dmth me marre para per tranzitin  e gazit rus ne Shqiperi.

Libani ka qene dikur Zvicra e Lindjes sepse kalonin tubacionet e naftes dhe gazit ne territorin e tij.

Faktori politik lidhet me shume gjera dhe aspak me konsumatoret shqiptare.

Bota e din se ne nuk jemi ne gjendje per te marr persiper kujdesjen e projekteve te tilla! Nuk munden me ju nxane bese shqiptarve e te kalojne nje linje gazi neper territor shqiptar, sepse i shkrep truni dikujt me vjedhe tubat per skrap dhe len me dete te ftoftit gjysen e evropes. Por kur vjen puna per plehna, e gjithe evropa asht dakort per te na mbulu me to. Kjo asht shqipnija e shqiptarve te cilet nuk jane ne gjendje me i lane politiknat e merite qe kane me njani-tjetrin dhe te punojne bashke per nje ide ne te mire te te gjithve. Popull pusht! Popull i degjenerum!

Kjo duket ma teper si nje plan per te evitu vendet e popullume nga popullsi muslimane. T'kete t'baje kjo?

Me aq pordhe* sa kemi ne shqiptaret, eshte cudi, qe nuk kemi bere vete tubacionet dhe te furnizonim jo vetem Europen, por edhe vete Rusine.

 

*hamendesohet qe pordhet shqiptare jane te cilesise me te larte, kjo e provuar nga studime te shumta, qe kane rezultuar deri edhe ne çarjen e brekeve te reja.

TAP eshte projekt i varrosur qe ne letra...

 

..shqiptatret jane me fate ne kete rast sepse vete  pozicionin gjeografik mundeson rrugen me te shkurter krahasuar me variantet e tjere,

TAP is considered to be the shortest route in the Southern Gas Corridor, linking Europe to new sources of gas in the Caspian and Middle East regions

..nje tjeter avantazh eshte se ;The pipeline would be supplied by natural gas from the Caspian region and the Middle East through the existing and planned gas transportation networks in Turkey

...dhe se fundi kompani serioze perendimore dhe jo si Gazprom qe po  perdoret nga Putin te beje fushate per  zgjedhjet e ardhshme ne Rusi.

Trans Adriatic Pipeline AG is a Western joint venture company and shareholders are:

 

O njera e tjetra... te dyja nuk behen. Dhe duket sikur projekti i GazProm-it eshte shume hapa perpara.

O njera e tjetra... te dyja nuk behen

Some experts claim that the South Stream pipeline is a political project to counter Nabucco and to expand Russian presence in the region.

Italian Prime Minister Romano Prodi received an offer from Gazprom to become the Chairman of South Stream AG. This move was compared with the appointment of the former Chancellor of Germany Gerhard Schröder to lead Nord Stream AG, a consortium constructing Nord Stream pipeline. Romano Prodi has declined this offer. 

 

Kaposh ja po e shuaj ca optimizmin tend...Gjarperinjte gjigande(SHBA&Rusi) po afrohen dalengadale nderkohe "ky krimbi"(qe ne shpresojme) as qe ka filluar nga puna por vazhdon studimet per rreth 2 dekada....

Edhe nje here po te sjell me kembe ne toke: TAP dhe Projekti Poseidon po perpiqen te perdorin pjesen e tubacjonit turk(i cili po ndertohet nga Gazprom). E vetmja menyre qe propozojne eshte te marrin me qerraj tubacjonet turke, gje qe nuk mendoj se do ta lejoj Gazprom. Te mendosh te futesh ne gare duke shpresuar te perdoresh tubacjonin e nje rivali eshte naivitet foshnjor. Kjo eshte dhe arsyeja qe NABUCCO po nderton linjen e vet te pavarur nga vendi i burimit(gje qe duhej te bente dhe TAP, i cili nuk ka as kapacitetiin financiar dhe as ate politik per nje projekt te tille). E dyta asnje marreveshje ndershteterore nuk eshte kryer deri me sot, gje qe e kthen ne nje flluske mediatike e cila vecse po i rrit ca aksjonet neper markete kompanive Statoil,EGL dhe EON Ruhrgas. Me kujton ca "ato" kompanite fantazma kanadeze qe vinin per eksplorim ne Shqiperi dhe pretendonin se gjeten,flori,diamante,miljarada kubike nafte dhe ku e di une...Gjithcka behej per manipulime me tregun e aksjoneve neper bursa

 

Ja nje analize ne anglisht e projektit

When examined as commercial projects in their own right (irrespective of strategic considerations and European priorities) TAP and the Greece-Italy Interconnector display serious weaknesses. These include shared weaknesses and project-specific ones. Both projects require transportation of Caspian (in practice, Azerbaijani) gas through Turkey’s pipeline grid, before that gas would reach the proposed pipelines in Greece and/or Albania en route to Italy. However, certain sections of Turkey’s grid would require substantial upgrades for enhancing capacity and removing bottlenecks, so as to accommodate the additional transit volumes for these two projects. For example, the bottleneck between Sivas and Ankara poses special problems even before the gas flow reaches Turkey’s main centers of consumption, without factoring in any future additional volumes for other countries.

Furthermore, the TAP and Greece-Italy Interconnector project companies would have to lease pipeline capacities from Botas along most of the east-west distance on Turkish territory. Upgrades, capacity expanding measures, and leasing would involve major additions to investment and operating costs. Without factoring in those costs, claiming a cost advantage for these projects is an over-optimistic picture.

Each of these two projects lacks a uniform transit regime across the countries involved. The transit regimes would have to be negotiated separately in each case, within differing regulatory environments, facing potential transit risks and problems. The Turkish government and Botas have a track record of stonewalling in negotiations. The Nabucco consortium, however, plans to build its own pipeline on Turkish territory; and it enjoys a uniform legal regime in all participant countries, guaranteed under the 2009 inter-governmental agreement.

Si nuk solli njeri argumentin qe eshte dicka e mire qe tubacioni nuk do kaloj nga Shqiperia per shkakun se do mbrojme ambientin. Me duket pakez e habitshme, dhe jo objektive, qe shume projekte nga Petrolifera, tek impianti i gazit, u kundershtuan ne shtyp per ceshtje ambientaliste, kurse tani kemi nje deshire shume te madhe per nje projekt me potencial po aq ndojtes.

E vetmja gje e mire eshte perfitimi ekologjik, megjithate ky tubacjon nuk mund te krahasohet me projekte skandaloze si petrolifera(i cili eshte impiant perpunues). Ky thjesht do te jete nje tubacjon tranzit i cili do te kete nje impakt minimal ekologjik ne krahasim me impiantet perpunues. Cmimi i projektit NABUCCO, psh varjon nga 12-15 miljarde euro(plus nje grant ne masen 50% nga Bashkimi Evropjan). Imagjino sikur 600-800milione euro nga keto te ishin investuar ne territorin shqiptar, fusim ketu dhe qerane qe shteti yne do te merrten nga projekti.

Po tani, e kemi thene njehere qe do hame bar te mire, te pandotur. Prape e? Dy here rresht, une them ta bejme nje here pushim.

Nejse, tani Muhametali, ne nuk jemi ekologjik e as mund te jemi sepse kur digjet lagjja veshtire qe shtepia jote te shpetoje. Ta kam fjalen qe jemi rrethuar nga keto projekte. Edhe pse, me siguri, pas ca vitesh deshtimi jone do shitet si largpamesi naturaliste!

Levizje interesante strategjike nga Turqit:

Turqia saboton projektin e rendesishem te BE (NABUCCO)

BP futet ne loje

Turqia po provon se eshte nje lojetar i rendesishem rajonal dhe kjo levizje shihet me teper si nje hakmarrje ndaj qendrimit te BEse kundrejt problemeve rajonale te gazit me Qipron. Kompanite pjesemarrese te projektit NABUCCO po e rikonsiderojne si projekt . (Nga shume analiste flitet se shancet jane te paketa). Duket dhe se problemet ekonomike te BEse ne anen tjeter dhane efektin negativ ne projektet energjitke jetike per pavaresine e BEse nga Rusia. Gjithcka varet nga pala Turke, e cila eshte arterja kryesore e gazit. Pala turke sipas analisteve flitet se ka kerkuar me teper per tranzitin e gazit, gje qe e rrit se tepermi koston e projektit dhe ul fitimin e tij.

Lojtar te rinj me eksperience

Megjithate flitet kohet e fundit per hyrjen e fuqishme te nje lojtari kolosal te industrise se karburanteve: Kompania Britanike BP (e cila ka ne pronesi 25% te Shah Deniz Consertium) ka dale me projektin e vet per transportimin e gazit "SEEP (South-East Europe Pipeline)", e cila serisht e anashkalon Shqiperine.

Prapaskena per te minuar projektin Nabucco. Më 25 tetor Ankaraja dhe Baku nënshkruan një marrëveshje ndërqeveritare në Izmir,Turqi. Detajet e marreveshjes te lëshuar për shtypin ishin të paqarta, por një nga marrëveshjet e arritura ishte që të perdorej fillimisht rrjeti ekzistues BOTAS 'në Turqi, dhe më vonë të ndërtohej një tubacion i ri kur i nevojshem, për të transportuar gaz Shah Deniz II në Turqi dhe BE. Azerjbaxhani do ti jepte ekzklusivitetin e tranzitit Turqise per kalimin e gazit ne BE. Ne marreveshje nuk u përmenden Nabucco, ITGI, TAP, Por u fol per miratimin e projektit SEEP te BP

Zyrtaret turq nuk e thone hapur qe projekti NABUCCO ka vdekur. Ministri i energjise turke,Taner Yildiz u shpreh se do te vazhdojne perpjekjet per arritjen e nje marreveshje. Por analistet shprehen se projekti i ri BP(te cilin Turqia e favorizon), eshte ne konflikt te hapur me projektin NABUCCO

Egjipti dhe Turqia po bashkepunojne në disa projekte te medha energjitike. Kjo pas nje një vizite diplomatike të kohëve të fundit në Kajro me kryeministrin turk Rexhep Tajip Erdogan i shoqeruar nga ministri i Energjisë Taner Jildiz. Analistët spekullojnë se aleanca e re vjen në përgjigje të aleances të perceptuar izraelito-qipriote mbi nxjerrjen e gazit natyror.

 

Kompania shtetërore e naftës azere SOCAR ftohet të marrë pjesë në privatizimin e Albpetrol-it.

Në vijim të vizitës zyrtare në Azerbajxhan, kryeministri Sali Berisha pati një takim
me drejtues të kompanisë shtetërore azere të prodhimit të naftës SOCAR,(800,000 barrels or 130,000 m3 of oil per day (as of November 2011) and 1 billion cubic meters of gas per year)

 të cilët shprehën interesin për të qenë prezentë në vendin dhe rajonin tone, nisur nga eksperienca prej shume dekadash ne sektorin e gazit dhe te naftës të kësaj kompanie. Gjatë këtij takimi, kryeministri Berisha bëri një ekspoze të reformave që kanë bërë të mundur një mjedis liberal ekonomik të favorshëm për investitorët. Ai ftoi kompaninë të investojë për shndërrimin e Shqipërisë në një qendër të depozitimit të gazit azer në sinergji me projektin e Trans Adriatik Pipeline, apo për të marrë pjesë në privatizimin e kompanisë shqiptare Albpetrol, si dhe për të investuar në fushën e energjisë së rinovueshme. Në mënyrë të veçantë, kompania u ftua për te kontribuar në hartimin e një masterplani për gazifikimin e të gjithë territorit të Republikës, sikurse edhe në ndërtimin e rrjetit shpërndarës të gazit ne vend e në rajon. Ne vijim, drejtori i përgjithshëm i Kompanisë SOCAR u angazhua për dërgimin e një ekipi eksplorues të të gjitha potencialeve qe Shqipëria ofron, brenda periudhës më të shkurtër të mundshme.

.. keta jane vertete kolose te energjse boterore  qe meritojne cdo favor  ne rastin e nje angazhimi te ofruar me siper. 

 

Filluan betejat me mullinjte e eres kaposho?... smiley

smiley

o Arto...., hidhi nje sy ketij lajmit, po deshe. eshte taze, fresko-fresko..smiley

Pra kjo e beri efektin.

patjeter.., pjese e ''lojes'' eshte.  si tha Kennedy dikur ne Berlin: ''ich bin ein berliner''. eeeeeeeeeeeeeeee, masa berlineze.

Vetem se... s'na u tha cfare perfiton Shqiperia nga ky tubi

Art-ist, me duket do e ndertojne TAP-in. Nuk i paskan bere llogarite me Gazpromin, apo thua ja fusin kot keta te Balkanweb? Ke ndonje lajme me te fresket?

Ka nje menyre shume te thjeshte qe Shqiperia te futet ne harten e gazit te europes. Dhe ajo menyre eshte presioni turk. Nqs Turqia sic pretendon vertete eshte aleate e Shqiperise atehre nuk ka si te lejoje qe te gjitha tubacionet qe kalojne ne Turqi te kalojne ne Greqi dhe Serbi por jo ne Shqiperi. Kjo eshte te perseritet historia si shekullin e kaluar ku Turqia propagandonte vellazeri me shqiptaret dhe rriste me toka shqiptaresh kufijte e Serbise dhe Greqise.

Nuk eshte koincidence qe vetem vendet e populluara me shqiptare dhe Bosnja kan mbetur jashte kesaj harte... Nqs nje harte e tille behet realitet Shqiperia duhet te ndryshoj kursin, sepse edhe i poshteruar e neperkembur per 20 e kusur vite tashme, edhe asnje perfitim. 0.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).