Prokuroria kërkoi dënimin me 8 vjet burg, gjenerali largohet nga Shqipëria para se gjykata të japë vendimin për Gërdecin.

Gjenerali Luan Hoxha, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, i pandehur në dosjen “Gërdeci”, është larguar nga Shqipëria prej më se një muaji. Ish-zyrtari i lartë i Forcave të Armatosura, mësohet se ka lënë Shqipërinë në datën 1 janar 2012, duke u larguar siç thuhet zyrtarisht, “së bashku me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Nga burime jozyrtare mësohet se gjenerali Luan Hoxha nuk është paraqitur në punë në Tiranë që nga data 1 janar 2012. Ai jepte mësim si pedagog në disa institucione arsimore, me të cilat ka ndërprerë kontratat që nga fillimi i janarit. Në lidhje me largimin nga Shqipëria te gjeneralit të akuzuar në dosjen “Gërdeci”, zyrtarët e Prokurorisë së Tiranës konfirmuan mbrëmë vetëm faktin se Luan Hoxha, prej muajsh nuk paraqitet në gjyq. Sipas burimeve nga organi i akuzës, Prokuroria apo Gjykata nuk kishin vendosur ndaj Luan Hoxhës ndonjë masë ndalimi për të dalë jashtë Shqipërisë. Në këto kushte, sipas burimeve, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura nuk ka pasur ndonjë ndalim sa i përket lëvizjes jashtë shtetit. Nga ana tjetër, burimet nga Policia konfirmojnë daljen e Luan Hoxhës jashtë Shqipërisë, por theksojnë se lëvizjet e tij kanë qenë të shpeshta. Kështu, mësohet se për periudha disamujore Luan Hoxha ka qëndruar edhe në Kosovë, ku ka dhënë mësim në disa institucione arsimore private.

Largimi nga Shqipëria

Luan Hoxha është njëri nga të akuzuarit kryesorë të Prokurorisë në çështjen penale të tragjedisë së Gërdecit, pasi në pretencë ndaj tij është kërkuar dënimi me tetë vite burg dhe 5 vjet përjashtim nga funksionet publike. Pas këtij dënimi, përmes avokatit, Luan Hoxha ka kërkuar pafajësi dhe nuk është paraqitur më në gjyq. Po kështu, ai nuk është paraqitur as në punë që nga 1 janari 2012, duke u larguar në SHBA së bashku me familjen, siç thonë burimet, i pajisur me dokumentacionin përkatës të nevojshëm. Ky largim ndodh pak muaj pasi në shtator 2011, në kabllogramet e publikuara nga WikiLeaks, Luan Hoxha përmendej për një bisedë në të cilën ai kishte informuar ambasadorin amerikan Widhers në lidhje me Gërdecin. Sipas kabllogramit, Luan Hoxha i kishte thënë Widhersit se vendimmarrësi kryesor për Gërdecin ishte Fatmir Mediu, nga zgjedhja e Gërdecit si vend për shkatërrimin e municioneve deri te llojet e municioneve që do të shkatërroheshin dhe planifikimi i kohës se kur do të bëhej shkatërrimi. “Hoxha pranoi se stafit të tij i ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin. Hoxha tha se kur ai vizitoi Gërdecin, në mes të 2007-s, ushtarët e tij po bënin këto dy detyra, dhe në sipërfaqe u duk se nuk kishte asgjë të gabuar. Gjatë pjesës së dytë të projektit, nisur në dhjetor 2007, ishte urdhëruar nga Mediu, pavarësisht shqetësimit të tij drejtuar me një letër Kryeministrit Berisha, zonjës Topalli dhe Mediut. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i Kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e Ambasadës së SHBA-ve. Në dokument thuhet se “i pyetur nëse e kishte raportuar këtë informacion për Prokurorinë e Përgjithshme, Hoxha u përgjigj po, ai kishte dhënë të gjitha informatat dhe dokumentet për hetuesit, me përjashtim të informacionit lidhur me djalin e Berishës”. “Mbi këtë, ai tha se nuk ishte i sigurt që të fliste”, thuhet në kabllogram.

Pretenca në gjyq, Luan Hoxha kërkoi pafajësi për akuzat

“Ministria e Mbrojtjes anashkaloi Ushtrinë”

TIRANE – Në seancën e 25 nëntorit 2011, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, paraqiti në gjykatë argumentet e tij mbrojtëse mbi akuzat e ngritura ndaj tij për shpërthimin e Gërdecit. Nëpërmjet avokatit të tij, i pandehuri Hoxha i kërkoi gjykatës deklarimin e tij të pafajshëm. Para gjykatës, avokati deklaroi se klienti i tij kishte kryer asnjë veprim që vinte në kundërshtim me përmbushjen e detyrës së tij të përcaktuar në ligj. “Klienti im, Luan Hoxha, në zbatimin e detyrave të tij si shef i Shtabit të Përgjithshëm ka qene korrekt dhe ka zbatuar me rigorozitet çdo detyrim ligjor të tij”, u shpreh avokati. Duke analizuar në detaje të gjitha detyrimet ligjore të të pandehurit Hoxha në funksionin e tij si ish-kreu i Shtabit të Përgjithshëm, avokati u shpreh se Prokuroria nuk kishte paraqitur asnjë provë që të vërtetonte akuzën që i adresonte gjeneralit, atë të “shpërdorimit të detyrës”. “Nuk ekziston asnjë element i shpërdorimit të detyrës së tij si shef i Shtabit të Përgjithshëm në hartimin e projekt-urdhrit 2044 apo gjatë zbatimi të tij”, pohoi avokati. Sipas avokatit, Gërdeci nuk u caktua si vend demontimi me urdhrin 2044, por që në fillim të projektit me urdhrin 550, urdhër i cili as nuk ka kaluar nëpërmjet shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe as nuk është marrë ndonjë mendim atij. “Në kohën e përpilimit të urdhrit 2044, në Gërdec kishte filluar puna që më parë, duke u demontuar municionet e kalibrit 7.5-31.5 m/m. Shefi i Shtabit nuk kishte asnjë detyrim ligjor, të përcaktuar në ligj apo ndonjë akt të veçantë, që të merrte përsipër e të ngarkohej me detyrimin për të kontrolluar licencimin e vendit të demontimit”, argumentoi mbrojtësi. Në diskutimin e saj përfundimtar, organi i akuzës kërkoi deklarimin  fajtor të Luan Hoxhës dhe dënimin e tij me 8 vjet burg dhe 5 vjet ndalim për ushtrimin e detyrës.

Avokati: Ai udhëton shpesh në Kosovë

TIRANE – Përfaqësuesi ligjor i Luan Hoxhës, i cili mbron gjeneralin në procesin kundër tij në Gjykatën e Tiranës, u shpreh dje se nuk kishte dijeni për largimin nga vendi të klientit të tij. I kontaktuar në telefon nga gazeta, avokati pohoi vetëm lëvizjet e shpeshta të Hoxhës drejt Kosovës. “Nuk di që klienti im të jetë larguar jashtë territorit të vendit. Di që ai lëvizë shpeshherë drejt Kosovës, pasi jep mësim në një fakultet në Prishtinë”, u shpreh avokati. Në lidhje me ndonjë udhëtim të mundshëm të klientit të tij përtej Oqeanit Atlantik, avokati tha se nuk ishte në dijeni. Sipas avokatit, kontaktin e fundit me klientin e tij Luan Hoxha e kishte pasur tri-katër ditë më parë, kur ish-kreu i Shtabit e ka marrë në telefon. “Të jem i sinqertë, unë nuk kontrolloj çdo lëvizje të klientit tim. Në funksion të detyrës si mbrojtës i tij takohem me të një herë në dy javë. Herën e fundit kam folur në telefon. Më ka marrë nga numri i tij shqiptar”, u shpreh avokati.

18 Komente

Burre trim dhe sy patrem !

kokrra b...urrit...

Pse?

Mire e ka bere ... te pakten per femijet e tij!

Keshtu eshte kjo pune je pjese e bandes per ca kohe ... pastaj kur fillon ti shkelesh ne kallo ... te hedhin tek luanet ata me gjithe familjen!!

Me mire anonim ne Amerike se sa duke pritur i frikesuar (tmerr pa fund dmth!) kur do te vije i derguari i luaneve dhe tigrave te te kafshoje (psh ne forme tritoli!!) ty apo ndonje nga familja tende!

Dikur kane qene malet e larta vendi ku burrat mergoheshin per te mbojtur vehten dhe familjen. Tani eshte Amerika. Me siguri qe Arviziu po e pyetet per kete gje do te thote: "ky po qe eshte gjeneral kariere" . Apo jo Arviziu?  Mbas daljes ne drite te kabllogramit ku ki buri i refehej zotit ish Ambasador Withers sesi e urdheronte djali i Krieministrit per aferat mafjoze te Gerdecit, duhet mbajtur ne ruajtje si mjet presioni ndaj mafjozit sali. Por vetem kaq ama, se mos beni ndonje gje me teper o amerikane se iu piu e zeza. 

Ca eshte ky lajm idiot, keta gazetar mali?

Ne radhe te pare, nese prokuroria nuk ka kerkuar qe ti hiqen dokumentat, zoti Hoxha shkon ku t'i doje kokrra e qejfit.

Se ku kane shkuar familjaret e tij s'ka rendesi ketu, nuk i ka akuzuar njeri.

Artikulli thote

mësohet se ka lënë Shqipërinë në datën 1 janar 2012, duke u larguar siç thuhet zyrtarisht, “së bashku me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

por nuk thote cili eshte burimi.  Pastaj,

Nga burime jozyrtare mësohet se gjenerali Luan Hoxha nuk është paraqitur në punë në Tiranë që nga data 1 janar 2012

burimet e tjera jane jozyrtare, qe do te thote ua ka thene pastruesja a kush e di se kush.

Edhe vetem te paragrafi i fundit thone qe sipas avokatit zoti Hoxha e ka marre ne telefon nga numri shqiptar para pak ditesh, pra me shume mundesi ne date 6-7 shkurt gjendej ne Shqiperi,

Sipas avokatit, kontaktin e fundit me klientin e tij Luan Hoxha e kishte pasur tri-katër ditë më parë, kur ish-kreu i Shtabit e ka marrë në telefon. “Të jem i sinqertë, unë nuk kontrolloj çdo lëvizje të klientit tim. Në funksion të detyrës si mbrojtës i tij takohem me të një herë në dy javë. Herën e fundit kam folur në telefon. Më ka marrë nga numri i tij shqiptar”, u shpreh avokati.

Bir Selman i nenes...

 

Shteti i legeneve...

ooo ju kumuniteti shqiptar i amerikes

Te vjen cudi dhe ndjen keqardhje kur lexon se jepen mendime "normale " si per nje vend Normal.

Ai nuk eshte SHTET . Atje eshte ne krye  nje BANDE Rrugacesh , Hajdute e pa asnje Skrupull. Ata kane krijuar nje Lidhje korruptive me Mafien Nderkombetare sa qe edhe Vrasjet nuk ua ben dot persiper si te 21 Janarit . Nje "Koste Trebicke"  ata e kane gjene me te lehte per te sajuar .

Mjer ushtaraket qe u sherbejne ketij Klani Banditesh  sipas ministrit te stratagjemave Imam Bajalldise ne " Mbrojtje te Popullit smiley ose sipas Babasqapit ne "mbrojtje te Vlerave te Demokracise ???? ( lexo ne sherbim te pasurimit te 'familjes " e "miqve te miqve " ) .

Si nuk vene mend qe ai eshte Bajraktari me i Felliqur i te gjithe Lloit Intrigant te Bajraktareve . Kushdo qe sherben prane tij do shndrohet ne Kriminel , Vrases , I Korruptuar ,  Arrogant e Abuzues me Postin .I shtrydhur mire e mire dhe i "Flakur si Limon i Shtrydhur " njesoj si Ndrea Prendi !

IKJA E MOISI GOLEMIT

Kjo ruga perdridhet
si gjarper i zi
per ku po vrapon
gjeneral Moisi?
Pelerinen era
ta ngre me tallaz
gjeneral Moisi
pluhur shume le pas.

Kali perpin udhet
muzgu bie ngadal
pse te dridhet freri
dores gjeneral?
Leshrat gjithe pluhur
te godasin syte
mbi boshllek te tyre
balli i ftohte i yt.

Nata zbret mbi udhet
larg zjare cobenjsh
gjeneral Moisi
perse shpaten zhvesh?
Udha eshte e gjate
tutje teri nxin
i ndergjegjes troku
prapa oshetin.

Larg dy-tre shkendija
patkoi shkrepetit
ndan udhes se madhe
ndergjegja jep shpirt
Moisi ndergjegjes
valle si i re?
Ajo ngrihet,bie
mbytur gjak perdhe.

Nata eshte e shkrete
troku naten mbush
vec ndergjegjes sate
prapa s'te ndjek kush
Ne kalldreme shekujsh
troku yt i zi
Moisi i Golemeve
Gjeneral Moj-Zi. smiley

Sa ta marr vesh njerèzia jam apo jo gomar,i kam bèrè nja 10 vjet ushtar(burg) unè-tha Nastradini nga vendi ku ishte fshehur, kur erdhèn nè fshat pèr tè mbledhur gomar pèr ushtrinè.

" .... Në dokument thuhet se “i pyetur nëse e kishte raportuar këtë informacion për Prokurorinë e Përgjithshme, Hoxha u përgjigj po, ai kishte dhënë të gjitha informatat dhe dokumentet për hetuesit, me përjashtim të informacionit lidhur me djalin e Berishës”. “Mbi këtë, ai tha se nuk ishte i sigurt që të fliste”, thuhet në kabllogram... "  

 

Me kete histori, gjenerali i rene nga fiku smiley ka te drejten e azilit politik. Le te shpresojme se do ta fitoje, e pas kesaj le te shpresojme se do flasi hapur, si eshte e verteta, pasi eshte i mbrojtur nga ligjet e azilit politik. 

se ku fle lepuri ketu.......se nuk eshte kollaj qe te ikesh ne USa, e aq me teper te kesh edhe precedente penale..... e aq edhe me teper te jesh me nje proces te hapur gjyyqesor....... te shohim se si do te rrjedhin ngjarjet....

Une nuk e njoh personalisht,por te gjithe qe e kane njohur flasim fjale nga me te mira per te, dhe per menyren si ka ecur ne karrieren e tij ushtarake.Me merite te plote dhe ndershmeri.Te njejten gje, ma konfirmoj dhe CV e tij qe skishte luajtur tango ne karriere sipas kraheve politike.Por shprehja e MacMillan i hyne ne pune dhe ketij "Events,dear boy,events".

Ore qe te gjithe keta para se te ngrihen ne detyre, jane burra te mire, po u mungon nje gje qysh ne fillim, ju mungon gjembi i te qenit ne detyre. Kur je ne detyre, di pak gjemb ajo e shkrete, me i llaf me vure prift mos me rruaj mjekrren.... po ketyre taneve, ju kan rrujt jo vetem mjekrren, po u kane pre dhe gjuhen dhe i kane shnderruar ne eunuke mer daj, e prandaj mberrijne deri ne kete derexhe..... A ke nigju ti, per ndonje zyrtar te larte, qe kur i kane kerku ndonje gje te padrejte ose te jashte ligjshme, u ka hudh çelsat dhe u ka thone ...te dhjefsha mu ne detyre.....

Ah po kete pune e ka bere vetem Sabit Brokaj, qe iku nga deputetlleku i LSI, kur u llidh LSI-ja me PD..... duke i bere mootin mandatit.... dhe per fat te keq, kjo kaloi pa lene gjurme....

ja nje trakt tjeter nga Tema e Meros....... dhe me thoni pastaj qe nuk ka te drejte.......thjrshte po jua sjell ne vemendje, pasi edhe mund ta keni harruarr......

 

Prapaskenat e gjeneral Hoxhës, denoncimi i Shkëlzen Berishës dhe “arratisja” në SHBA
 

SPECIALE—Largimi i ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare gjeneral Luan Hoxha drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës familjarisht është vetëm etapa e fundit e veprimeve të tija në kuadër të çështjes Gërdeci. Largimi i tij mbetet ende enigmë në momentin kur pritet që Gjykata të japë vendimin nëse do ta dënojë apo jo Luan Hoxhën me burg siç ka kërkuar prokuroria. Fakti se mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës funksionon marrëveshja e ekstradimit kjo e bën paksa aventureske largimin familjarisht të ish-shefit të Shtabit.

Një element që nuk duhet harruar është se Hoxha ka arritur të sigurojë jo vetëm një vizë amerikane por familjarisht është pajisur me të tilla. Nisur nga vështirësia që hasin shqiptarët për tu pajisur me një vizë amerikane (aq më pak një qytetar i thjeshtë shqiptar që gjendet i pandehur nga prokuroria dhe në gjykim) lehtësia me të cilën ambasada ka pajisur me vizë gjeneralin të lë të kuptosh se ka patur një pakt të brendshëm.

Mbetet për tu parë se cilën strategji ka zgjedhur Hoxha për të flutuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nëse ai ka zgjedhur të vazhdojë të mbrojë urdhëruesit dhe projektuesit e fabrikës së Gërdecit udhëtimi i tij drejt Shteteve të Bashkuara ka shumë gjasa të jetë bërë me mbështetjen dhe frymëzimin e strukturave në pushtet. Por Hoxha mund të ketë zgjedhur edhe një strategji të dytë, atë të rikthimit tek dëshmia e bërë vite më parë në bisedën me ambasadorin Amerikan në Tiranë John Uidhers ku i deklaronte se kishte patur presion prej djalit të kryeministrit, Shkëlzen Berishës. Nëse Hoxha ka vendosur që të tregojë të vërtetën dhe të rikthehet tek ajo bisedë konfidenciale të cilën u detyrua ta përgënjeshtrojë në të njëjtën ditë kur u prononcua kryeministri Berisha, atëherë ka gjasa që Hoxhës ti jetë dhënë mbështetja amerikane duke ja besuar se ndjehet nën kërcënimin e atyre të cilët kishte denoncuar në bisedën me Uidhers.

Më poshtë sjellim në kujtesë kabllogramin e wikileaks për gjeneralin Luan Hoxha.

Kabllogrami i Wikileaks

Në një prej kabllogrameve të mbasadës amerikane në Tiraë raportohej se si Shkëlzen Berisha ka kërcënuar gjeneralin e Forcave të Armatosura, Luan Hoxha, për të mbyllur sytë për atë që po ndodhte në Gërdec. Më poshtë ësht kabllogrami i ambasadës amerikane për këtë rast:

Në një takim të kërkuar me ambasadorin, Hoxha tregoi historinë e tij që qëndronte pas shkarkimit që iu bë kohët e fundit duke e lidhur këtë me shpërthimin e Gërdecit.  Në ndryshim nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili nëpërmjet deklaratave publike u vë fajin operativëve të ushtrisë për Gërdecin, Hoxha deklaroi që nga fillimi se ish-ministri Mediu ka bërë të gjitha vendimet, nga zgjedhja e Gërdecit si vend për shkatërrimin e municioneve, deri tek llojet e municionive që do të shkatërroheshin dhe planifikimi i kohës se kur do të bëhej shkatërrimi.

Hoxha pranoi se stafit të tij ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin, asgjë më tepër. Hoxha tha se kur ai vizitoi Gërdecin në mes të 2007-ës, ushtarët e tij po bënin këto dy detyra, dhe në sipërfaqe  u duk se s’kishte asgjë të gabuar.

Ai akuzon se gjatë pjesës së dytë të projektit, nisur në dhjetor 2007, ishte urdhëruar nga Mediu, pavarësisht shqetësimit të tij drejtuar me një letër kryeministrit Berisha, zonjës Topalli dhe Mediut. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një ‘djalë i ri”, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa patur asnjë vonesë.

I pyetur nëse e kishte raportuar këtë informacion për Prokurorinë e Përgjithshme, Hoxha u përgjigj “po”, ai kishte dhënë të gjitha informatat dhe dokumentet për hetuesit, me përjashtim të informacionit lidhur me djalin e Berishës.

Mbi këtë ai tha se nuk ishte i sigurtë që të fliste. Ambasadori tha se nëse hetimet e prokurisë do të jenë të suksesshme ata që dinë të vërtetën duhet të flasin hapur. Hoxha ishte dakord se në interes të drejtësisë ai duhej të fliste hapur, por nuk e konfirmoi që ai do ta bënte këtë. ( shënim:  Hoxha tha se ka plot të tjetë që e dinë këtë informacion)

Koment:

Ky është incidenti i dytë që një zyrtar shpreh një shqetësim të fortë, rrethuar me frikë, për sigurinë personale dhe profesionale, në fshehtësi të plotë me Ambasadorin.  (I pari erdhi nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu).  Disa jashtë mbështesin versionin e ngjarjeve të Hoxhës. Si shef i ushtrisë marrëdhëniet me ish-ministrin Mediu ishin gjithmonë të tendosura, sikurse në marrëdhëniet tona, ai duket se në mënyrë frekuente ishte jashtë loje duke patur mungesë autoriteti për të përmbushur detyrat në zyrën e tij. Sipas të dhënave publike, Prokurorja e Përgjithshme duket se e ka fokusuar investigimin e saj larg ushtrisë dhe ndaj Mediut, psi provat mbase e kanë çuar në atë drejtim deri më tani. Nëse versioni i Hoxhës përmban elementë të vërtëtë mund të ndihmojë në dhënien përgjigje të elementëve relevantë dhe pyetjes më të madhe: Përse PD ka avancuar me sulmet konstante ndaj institucioneve të pavaruara pikërisht në këtë kohë, duke alarmuar komunitetin ndërkombëtar dhe duke e drejtuar atë drejt pikëpyetjeve për kredencialet demokratike të Shqipërisë kur ndodhet përpara ratifikimit të marrëveshjes më NATO-n?

 

Deklarata e Berishës: Djali im nuk e ka telefonuar kurrë Luan Hoxhën

“Kur im bir më tha se do i drejtohem gjyqit i thashë jo. Nuk mund ta përfillim ne Wikileaks siç e përfilli Edi Rama që u anëtarësua në partinë e tij. Kablli thoshte se në vitin 2007, zoti Luan Hoxha paska marrë një telefon nga një zë që dukej si zë i të riut dhe mendonte se ishte zë i Shkëlzen Berishës.

Kjo ishte gjëja më e verifikueshme dhe nëse ky kishte marrë një telefonatë dhe vërtet ishte kërcënuar apo i ishte kërkuar kjo gjë atëherë nuk kishte gjë më të thjeshtë të gjente kush ishte autori. Sot ky zotri tha pëmes një deklarate se nuk e ka thënë kurrë diçka të tillë. Dua të them se në gjitha dokumentet e dosjes faktohet se marrëveshja e dytë ishte për çmontim gjylesh dhe ky ishte akti më i rëndë që ka ndodhur.

Djali im nuk ka patur kurrë ndonjë bisedë telefonike me Luan Hoxhën apo ndonjë ushtarak tjetër”, u shpreh Berisha duke i thënë përgjigje kabllogramit që thoshte se Luan Hoxha ishte ankuar tek Withers se i ishte bërë presion në telefon nga Shkëlzen Berisha për vazhdimin e punës në Gërdec.

 

Përgënjeshtrimi i gjeneralit: Nuk kam folur me Shkëlzen Berishën

“Duke konfirmuar këtë takim si konfidencial e kortezie që unë, në cilësinë e ish-shefit të Shtabit kam pasur me ish-ambasadorin John Withers, dëshiroj të sqaroj se gjatë këtij takimi, nga ana ime nuk është përmendur emri i z. Shkëlzen Berisha, as në lidhje me ngjarjen e Gërdecit dhe as për çështje të tjera pune që u trajtuan miqësisht e konfidencialisht”, thotë Hoxha në reagimin e tij. Ai sqaron më tej se ka dëshmuar në lidhje me shpërthimin e Gërdecit me vullnetin e tij të lirë para institucioneve përkatëse, dhe kjo, sipas tij, është dëshmia e tij e vetme për këtë ngjarje. “Shpjegimin tim mbi përgjegjësitë, procedurat dhe rrethanat e fatkeqësisë teknologjike të Gërdecit, unë i kam dhënë me vullnetin tim të lirë në Ministrinë e Mbrojtjes, në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në prokurori dhe në gjykatë, duke u bazuar në të vërtetën dhe ligjin. Përtej çdo spekulimi, kjo ngelet dëshmia ime e plotë dhe e vetme mbi këtë ngjarje”, tha Hoxha më tej. Ai shprehet se “gjatë gjithë karrierës sime si ushtarak, jam përpjekur të jap maksimumin në të gjitha detyrat që më janë ngarkuar, si në situata normale apo dhe shumë të vështira. Për këtë kam pasur vlerësimet më të mira nga institucionet shtetërore kombëtare e ndërkombëtare”./lajmifundit.com

 

Me i' llaf dy vjet ne proces ky i pandehur jo vetem qe ka qene duke u gjykuar ne gjendje te lire, por qenka lejuar te posedoje edhe pashaporte per udhetim jashte shtetit! smiley

Si nuk i kishte shku n'men nuses s'Azemit me i thone ketij: dorzoje i' cike pashoqin ti shoq? smiley

Mire thote ai ljepuri qe administrata shqiptare eshte si ajo otomane! 

Jo se nuk dine, nuk duan! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).