Ashtu sikurse pritej Kuvendi miratoi heqjen e imunitetit tre deputetëve socialistë Taulant Balla, Tom Doshi dhe Besnik Baraj

Fillimisht ishte deputeti i PD-së, Viktor Gumi, i cili lexoi raportin e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve.Heqja e imunitetit për këta deputetë, u kërkua nga Prokuroria e Përgjithshme, për të hetuar mbi organizimin e demonstratës së 21 janarit të vitit të kaluar.

Deputeti socialist Taulant Balla theksoi se me 21 janar ka qenë në bulevard përballë zyrës së Kryeministrit, në përmbushje të detyrës së politikanit dhe qytetarit.

"Po, unë isha në bulevard për të denoncuar qeverisjen tribale, korruptuar në rrënje e degë. Qeveria i bën vrasësit heronj, por maskarenjtë nuk harrohen", tha Balla, duke akuzuar direkt kryeministrin Sali Berisha për përgjegjësi në vrasjen e katër veteve në 21 janar. Balla kërkoi që edhe kryeministri Berisha të dorëzojë imunitetin dhe të dalë para Prokurorisë për të pranuar fajësinë për vrasjen e katër protestuesve.

Deputeti Balla la si dhuratë simbolike për kryeministrin një çadër në foltoren e Kuvendit.

Pas tij ishte deputeti tjetër Tom Doshi deklaroi se është një ndër organizatorët e protestuesve të qarkut të Shkodrës në protestën e 21 janarit.

"Kur nisi dhuna në bulevard i bëra thirrje protestuesve për qetësi. Turma po shpërndahej kur u qëllua me plumba nga Kryeministria", tha Doshi.

Deputeti Tom Doshi theksoi se qëllimi protestës nuk ishte për të sulmuar Kryeministrinë, ndersa shprehu bindjen se do të jetë përsëri pranë tubuesve, për të hequr nga pushteti Sali Berishën. 

Deputeti i tretë socialist Besnik Baraj u shpreh është në nderin dhe detyrën e tij që të vihej, në dispozicion të drejtësisë për t'u hetuar në shërbim të zbardhjes së 21 janarit.

"Në asnjë vend protestuesit nuk qëllohen sepse policia ruan qytetarët", tha Baraj. 

19 Komente

Mendoj se pergjegjesia e tyre ekziston,por eshte thjesht pergjegjesi politike.E gjithwe cfare po ndodh eshte nje farse qe do te perfundoje si hetimi i vidios Meta-Prifti.

Heqja e imuniteteve duhet te kishte ndodhur 1 vit me pare. Tani eshte teper vone per te besuar ne hetim serioz. Me se shumti cfare mund te ndodhe do te jete nje konkluzion i prokurorise se ata 3 nuk kane faj.

Kjo eshte nje loje e prokurorise per ti thene Arvizus se ja po te degjojme, Berishes se ja po hetojme gjithperfshires, dhe perfundimi i ketij teatri; na vjen keq NUK kemi prova te mjaftueshme per ti denuar ata. Hajdeni te merremi me vrasesit se per ata kemi FBI - Filmi mbaron me "tejkalim te konpetencave e pasoje e acarimit politik & emocional" Kaq!

I bie qe edhe prokuroria te kthehet ne nje komision hetimor parlamentar!

I bie qe veprimtaria e prokurorise te jete vete pjese e hetimeve! smiley

Arvizu e poshteroi intervistuesen e vet e cila per cdo folje qe degjonte kerkonte spjegim se ketej i hynte e andej i dilte.

E kishte te veshtire te ndiqte edhe llogjiken e Ambasadorit edhe cer i kerkonin nga regjia ne kufje.

Tani ai Alidemsi me ka ra ne qafe mu se une i bi me qafe kesaj pacavures. Jo mer. Por ajo eshte turp i medias se bashku ta zeme edhe me emra te tjere.

Vjollca Vokshi do e kishte zili. smiley

 

Per Sonilen e ke fjalen?Ajo ben vetem punen e vet.Nese te kujtohet,dikur ishte te "Topi" dhe fliste me te njejtin pasion kunder qeverise se Sali Berishes.Madje me kujtohet kur lexoi nje deklarate te "Topit"alias Tanit te "Topit",pasi Berisha refuzoi debatin parazgjedhor ne kete ekran.Kur e kam pare me pas tek Klani e kam kuptuar se keta gazetare i sherbejne bukes dhe nuk hane buke per t'i sherbyer publikut qe i ndjek.

Kur e kam pare me pas tek Klani e kam kuptuar se keta gazetare i sherbejne bukes dhe nuk hane buke per t'i sherbyer publikut qe i ndjek.

Sonila Meco nuk ka mbaruar per gazetari dhe ne nje kuptim teknik nuk mund ta quash gazetare. Aftesite e saj mund te permblidhen tek; oratoria natyrale si spikere lajmesh, nje formim i mire ekonomik e ne shkencat politike qe e lejon te veteformuloje pyetje a fjali e te mos shohe vetem fleten qe i kane vene perpara, sic bejne te tjeret, si dhe nje lloj pompoziteti fizik viziv po i venitur ca ne kohe per shkak te nderhyrjeve kirurgjikale pa kriter. Nje lloj formimi i saj pak me i gjere dmth e ben me te afte e me te plote ne pozicionin e saj ne studio po nuk mund te klasifikohet si gazetare. Ne kete sens ben mire punen e saj e nuk ka perse te ngaterrohet me linjat editoriale te punedhenesit te rradhes.(plus nuk me duket PD-iste e bindur, dhe per shkak se me duket se nuk mbush plotesisht nga politika)

Koth ku ka pas punuar përpara Sonila. Ajo ka braktisur të ardhmen e saj tek ASHASH për të plotsuar pasionin e jetës;gazetare llapallapa. Me sa e kam ndjekur emisionin "përralla për fëmijë"do e qante.

"Kur nisi dhuna në bulevard i bëra thirrje protestuesve për qetësi....

Na sill tani foton e njerit nga 4 te vdekurve brenda kryeministrise.

Tek fotoja, nuk arrin te dallosh gjestin e dikujt qe kerkon te dale nga nje rrethim? Personi qe eshte perballe "grushtit" eshte CIVIL. Kupton ti?

kjo foto eshte per zgjedhjet lokale

eshte casti kur u futen ne KQZ, sepse s'i linte policia

Akoma me koklesh kaposhi pra smiley

Hepra, a nuk e shohin se kostumi i Tomes asht Valentino nga koleksioni i pranveres. Me 21 janar ka pase Armanin nga koleksioni i dimrit 2010. 

kjo foto eshte per zgjedhjet lokale

....ti ke te drjete te jeshe konfuze sepse skenat e dhunes jane te ngjashme per kete person,por une  foton e me siperme e mora nga artikulli i sotem per 21 Janarin tek  agjensia......verefikoje se mbase bind veten....

 

http://noa.al/3/artikull.php?id=142530

Mut Noa, kake kaposhi. Ku e sheh dhunen aty? Ku? 

skane faje ne shqiperi ngatrohet janari me qershorin ndonjehere, i thone 300 dite me diell!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).