Replikë shkrimit të Ndrek Gjinit “Kujt duhet t’ia besojmë shkrimin e historisë sonë?”

I besueshëm ngjan për nga shqetësimi shkrimi i z. Ndrek Gjini “Kujt duhet t’ia besojmë shkrimin e historisë sonë?” botuar dje në “Mapo”, ku autori jep mend/mendime për mënyrën sesi mund të zgjidhet në Shqipërinë e sotme çështja e shkrimi të një “teksti të historisë” ose edhe të “teksteve të historisë” më në përgjithësi. Çështja ia vlen, vërtet: kujt vallë do të duhet t’ia besojmë shkrimin e historisë kombëtare, të këtij dimensioni jetik për ekzistimin e çdo kombi? Por që shqetësimi të rezultonte vërtet i besueshëm – jo vetëm të ngjante si tillë – do të lypsej që autori t’i peshonte mirë mendtë/mendimet që ofroi në publik. Ja këtu një rast ku ato nuk janë peshuar mirë, pa dashur të them që me mendtë/mendimet është abuzuar:

“E them këtë, pasi kam bindjen më të plotë që, po t’i pajisë Sali Berisha me fonde, materiale dhe infrastrukturë të bollshme institucionet që drejtohen sot nga Beqir Meta, Aurel Plasari apo Ardian Marashi; nesër Edi Rama, apo kushdo tjetër qoftë Kryeministër  i së majtës, do të japë prapë fonde të tjera, për po këto institucione, tanimë të drejtuara (le te themi) nga Paskal Milo, Pëllumb Xhufi apo Kristo Frashëri, për t’i rishkruar nga e para këto tekste historie. Dhe kështu, sa herë që do ndërrohen partitë në pushtet, do të rishkruhen tekstet e historisë së Shqipërisë sipas orekseve të politikës së çasti”.

Në ndryshim nga institucionet që drejtojnë zz. Beqir Meta (Instituti i Historisë) dhe Ardian Marashi (Qendra e Studimeve e Albanologjisë), institucioni që drejton Aurel Plasari, pra Biblioteka Kombëtare, nuk ka pasur, as ka dhe as që do të ketë ndonjëherë detyrën për të shkruar – qoftë edhe rishkruar – “tekstet e historisë”. Madje asnjë bibliotekë kombëtare e modelit tradicional europian, që ka riprodhuar edhe BKSh qysh prej themelimit të saj më 1920, nuk mbart kurrfarë detyre të tillë: kjo është si një e një që bëjnë dy. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka detyra funksionale të përcaktuara me bazë të qartë ligjore:

Një institucion i këtillë, ku kontribuojnë specialistë të shkencës së bibliotekave (bibliotekonomisë), si klasifikatorë, bibliografë etj., të cilët përpunojnë dhe shërbejnë materiale nga të gjitha fushat e dijes, prej shkencave ekzakte tek ato humanistike, ç’hyn ndërmes institucioneve të ngarkuara për shkrimin – ose rishkrimin – e “teksteve të historisë”, të cilat mund t’u pajiskëshin nga z. Sali Berisha me “fonde” për qëllime si ato që përmend autori i shkrimit?

Meqë në shkrimin në fjalë flitet sidokudo edhe për 100-vjetorin e Pavarësisë, ja ku po kujtoj që Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë do të kontribuojë për celebrimin e tij për së shpejti nëpërmjet veprës monumentale bibliografike: “Albanica. Të huajt për shqiptarët dhe Shqipërinë (1474-1912)”, pjesë e detyrave të saj funksionale, punë e filluar qysh në vitet ’60 të shekullit të kaluar nga emra të nderuar të bibliotekonomisë shqiptare, si Aldo Çoba, Zef Prela etj. Bibliografia, po dihet: nuk është veçse njëra nga degët e bibliotekonomisë. Dhe, që ta dijë si autori i shkrimit nj’ashtu edhe ndonjë takëm që mund të gabohet si ai, këtë seri botimesh do ta vijonte edhe z. Pëllum Xhufi po të vinte në drejtim të Bibliotekës Kombëtare, sikurse autori i shkrimit e hamendon. Madje, në një gjasë të tillë, guxoj të sfidoj duke siguruar që as z. Xhufi për çështje të bibliotekonomisë nuk do të marrë “mësime historie”, si edhe as “mësime bibliotekonomie”, nga z. Edi Rama, kryeministër i hamenduar nga z. Gjini.

Ndoshta autorin e shkrimit e ka shtënë në lajthim dëshira për të përfshirë në listing Aurel Plasarin, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, të cilit i shkon për dore të shkruajë edhe ese ose libra që kanë të bëjnë me historinë. Por ç’lidhje ka kjo me gjasën që Biblioteka Kombëtare të llogaritet mes institucioneve që kanë detyrë shkrimin – ose rishkrimin – e “teksteve të historisë”? Plasari shkruan edhe për gjeopolitikën, kulturën, letërsinë po se po, në ia pastë ënda mund të shkruajë edhe fabula, – se poezi ka pasë shkruar dikur motit, – por e përsëris: ç’lidhje kanë këto me detyrat e atij institucioni që quhet “Bibliotekë Kombëtare” dhe me gjasën që ajo të marrë fonde “për t’i rishkruar nga e para këto tekste historie”, sikurse e paraqet punën  z. Gjini?

Për ç’u përket shkrimeve të Aurel Plasarit që kanë të bëjnë me historinë, në ndryshim nga disa emra që përmend z. Gjini dhe që janë paguar ose paguhen sot si historianë për të shkruar – rishkruar – pikërisht “tekstet e historisë”, Plasari nuk është paguar asnjëherë për një detyrë të tillë. As i është dhënë ndonjëherë mundësia dhe/ose komoditeti të jetë i punësuar, pra edhe i paguar, për të shkruar “tekste të historisë”. Pa dashur të cenoj asnjërin nga kolegët për zgjedhjen e tyre, po kujtoj edhe se Plasari nuk e ka kërkuar asnjëherë ndonjë detyrë të tillë, në të cilën të paguhej pikërisht për atë që shqetësohet autori i shkrimit. Çështjen e të paguarit detyrohem ta përmend këtu pa dëshirë, vetëm sepse “fondet” rezultojnë njëri nga shqetësimet e autorit të shkrimit në fjalë, dhe kjo nuk është për të vënë buzën në gaz.

Plasari ka shkruar, për shembull: një ese për historinë e Shqipërisë më 1992 pa u parapaguar prej askujt dhe duke u mbështetur në botim nga “Hylli i Dritës”; një punim për Voskopojën më 1998 pa u parapaguar prej askujt dhe duke u mbështetur në botim nga fondacioni “Shoqëri e hapur për Shqipërinë”; një histori politike të Skënderbeut pa u parapaguar prej askujt dhe duke u mbështetur në botim më 2010 nga Instituti i Studimeve shqiptare “Gjergj Fishta” etj. As z. Berisha, as z. Rama nuk kanë pasur kurrfarë ndijeti të më ndihmonin për to dhe autori i tyre nuk ua di as për keq, as për mirë.

Çfarë ngre më shumë peshë se këto “historiçka” në rrahjen  e mendjeve/mendimeve për shkrimin dhe rishkrimin e historisë është diç tjetër. Idetë për nevojën e rishkrimit të historisë së Shqipërisë Aurel Plasari i ka shfaqur qysh në një shkrim të vitit 1992, pra ndoshta njëri ndër më të hershmit me t’u krijuar kushtet e shprehjes së mendjeve/mendimeve në liri. Ja, për shembull, se ç’ka shkruar këtu e njëzet vjet më parë në mënyrë modeste – modeste ngase deri atëherë nuk i kishte pasur mundësitë për ndonjë MA, as në “Universitetin Kombëtar të Gallway-Irlandës”, as tjetërkundi:

“Në historinë e popujve fuqitë e papërballueshme punojnë fshehurazi, si vatra sizmike në fundin e detit. Zgjidhja e ofruar për një problem historik të dhënë pushon së qeni e tillë prej çastit kur modifikohen metodat dhe prej çastit kur kompetenca e historianëve ndryshon. Si pasojë e këtyre shndërrimeve të vazhdueshme, sado të parëndësishme t’u duken ato  vrojtuesve të përciptë, çdo breznie të re i duhet ta rilexojë e ta rishkruajë historinë pas mënyrës së vet, pa pasur frikë prej çmitizimeve, madje duke i parapëlqyer ato: sa më mirë ta njohim historinë e vendit, aq më shumë do ta duam atë. Duke mos u kënaqur vetëm me dhënien përgjigje të reja për pyetjet e vjetra, duhen rishikuar edhe vetë pyetjet. Ky nuk është një argument në favor të “skepticizmit historik”: është fjala thjesht për zbulimin e një “dimensioni të dytë” të mendimit historik” (“Hylli i Dritës”, nr. 3/ 1993, f. 61).

As z. Ramiz Alia i asokohe dhe as z. Sali Berisha i sotëm “në një konferencë të paradokohshme për Ditët e Albanologjisë”, siç përmend autori i shkrimit, nuk e kanë pasë ndikuar Aurel Plasarin për këto ide, as me “fonde”, jo më me gjë tjetër. Dhe, duke qenë se atij i ka qëlluar të punojë jo vetëm me z. Berisha kryeministër, por edhe me kryeministra të tjerë, si zz. Fatos Nano, Ilir Meta, Pandeli Majko, e drejta e do të tregojë se as edhe një herë – në asnjërën prej mënyrave të gjasshme – asnjëri nga këta kryeministra nuk ka shfaqur ndonjë interes për të ndikuar në idetë e shprehura në shkrimet dhe/ose librat e Plasarit që kanë të bëjnë me historinë. Kanë ndikuar në to – po – emra të tjerë, si Collingwood, Froude, Simmel, Nordau, Graham etj., veçan një Edward E. Carr, – këtij z. Gjini mund t’ia njohë leksionet, – dhe të cilët edhe i ka cituar hera-herë së paku deri në vitin 2010, kur te “Skënderbeu – një histori politike” tezën për nevojën e rishkrimit të historisë Plasari e ka përsëritur si vijon, pa pasur nevojë për “fonde” dhe/ose “mësime historie” as nga kryeministri as nga miku i tij i opozitës:

“Nëse historia në përgjithësi lypset rishkruar kohë më kohë, kjo nuk ndodh thjesht e vetëm prej zbulimit të ‘të dhënave’ të reja. Kultura e një kombi ndryshon. Bashkë me të, konceptet zotëruese në kulturë ndryshojnë edhe ato. Pikëpamje të reja shfaqen domosdo, për të përfshirë, për të vlerësuar dhe për të renduar ‘të dhënat’. Bashkëkohësit e një epoke në zhvillim progresiv mbërrijnë në pikën e pamjes nga e cila mund të rishikohet dhe të rivlerësohet e kaluara në një modalitet të ri: edhe atëherë historia rishkruhet” (“Hyrje”, f. 9).

Për këto arsye nuk mund ta kuptoj se përse në shkrimin “Kujt duhet t’ia besojmë shkrimin e historisë sonë?” ndër institucionet e ngarkuara me detyrën e shkrimit – ose të rishikimit – të “teksteve të historisë” janë shkartisur Biblioteka Kombëtare dhe drejtori i saj Aurel Plasari. Janë arsye që mendoj se autori i shkrimit do të duhej t’i kishte ditur, prandaj them me njerëzi se ka gabuar. Përndryshe, nëse i ka ditur dhe është orvatur ta paraqesë të drejtën për të shtrembër, të gjitha palët do të binim në nivelin e “zuzarëve të shtypit”.

2 Komente

noshKaido thot qe ky artikell sucks the big one.

"""Bashkëkohësit e një epoke në zhvillim progresiv mbërrijnë në pikën e pamjes nga e cila mund të rishikohet dhe të rivlerësohet e kaluara në një modalitet të ri: edhe atëherë historia rishkruhet”

Pa u futur fare ne  tjerrjen e frazave te tilla pa kuptim ose qe vetem Plasari mund ti kuptoje . Plasari kye or tie qe do rushkruej !

"Puna eshte se z.A.Plasari vetquhet nga ata qe bejne Libra me permbajtje Historike .Dhe sic permend vete eshte nga te paret , qe ne 92 qe ka then te Rishkruhet Historia smiley

Vete ky zotri eshte me titull Drejtor i nje Institucioni ku gezon te Drejten me shume se cdo KUSH te lexoje , biles ne sherbim te Leximit te tij ai mund te vere edhe kapacitete Intelektual te tjere t'ja japin te perpunuara Idete famemedha te Rishkrimit te Historise.

Rrjedhimisht ketij Buzeplasuri per Histori duhet ti kete thene Dikush apo Ndokush  ,makari edhe ta kete Lexuar Vete , se Historite e Shteteve  dhe Poujve te tyre   nuk behen njehere ne 20 vjet aq me teper kur mendje te "semura " sajojne dhe terma "progresiv " ???. Ato mund te plotesohen fare mire me "shtojca " te vogla te B...ir Historive sipas " midese "te sqeperve qe ndrrojne kariken e Pushtetit pas 91 ose me mire nga te "oreve te para " ne 92 e me tej . Nje sqap me mide Historiani bile te percitura ne krype , eshte Krye Sqapi i Sotem i Shqiperise Sali Berisha ku fatmiresisht merzejne nje tufe te tillesh me libra historie qe kane Mide Historish si Plasari  , Fevziu e B...ir Historia.

Z. Plasari  mund te beje Libra sa te doje e kur te Doje sepse ate askush nuk e pengon ne te drejten e tij . Biles te marre edhe Poza si babai shpirteror i tij semundja Berry -berry , qe "ka mundur baballaret " ( he ç'e gjeti Ram Berishen ne varr ), edhe ky mund te shembe MITE . E po c'na gjeti me keta m..t shemebesit or tie !

Edhe per vete faktin e thjeshte se ti nuk ke te drejte LIGJERISHT te cfrytezosh materiale pa kaluar ta zeme nje 50 vjetsh si Intelektual Fushe duhet te Jesh BARIKADA e Pare e lajthitjeve te Rishkruesve si te Babasqapit me "shtet Arberi ". Po cfare nuk ben Leku thuaj per keta kallep Servilesh e Numerore topi . Ata bejn Jo Histori , por e krijojn nga e para Historine e Botes smiley e jo me te Sqaperise Sot ose te ish Shqiperise !

Si nuk pruri nje njeri Cfare Tezash do Rishkruajne por vetem mecerimet e babasqapit "Historia te Rishkruhet sic ka qene " ????????????

Te pakten dy veta kane qene te "ndershem " thellesisht te ndershem ne Perunjjen e Servilizmin e tyre ndaj teze - hedhesit te Madh , Historianit me fame Boterore Sali sqap Berisha , .B...ir Historia dhe Bari Falliu  . Tenton here pas here te hyje ne Tufe edhe Fevzua e te tjere me Libra si uturake te Berishes . Po keta te tjeret nuk kuptohen cfare duan ???????

Thjesht "Zogu ka kene I madh or tie , po s'dinte shqip " edhe "Lufta Nacl nuk ka ekzistuar  fare or tie , po pale si jane vra njerit " . " " Pushtimi Italiano -Gjerman ? Kur asht krye ? Ata vec ndertime kane bae  .Atyre u ra ruga ketej or tie "... "Shqiperia ? Po ajo nji Tash sa ka le pas 92 qe prej kohes se Shtetit te Arberit "  ...e me rradhe e me radhe ...

Rrnofte dordoleci Berisha qe u frymezon or tie!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).