Në shumë raste, humori dhe personazhet e sotme bëjnë një humor që vlen pak minuta.

Nëse do të ishe dikush i pasionuar pas revistës “Hosteni” në kohët e shkuara do ti mbeteshin patjetër gjatë në mëndje karikaturat e mrekullueshme që janë realizuar nga një grup artistësh të paharruar të humorit. Përveç temës së lehtë që kishte të bënte me fshikullimin e kapitalizmit dhe dy Fuqive të Mëdha të kohës, SHBA dhe BRSS me shumë sukses u lëvrua dhe tema sociale. Ku sipas kohës dhe sipas politikave të kohës, që prodhonin tema të cilat lidheshin me luftë kundër kësaj ose asaj gjëje fshikulloheshin hapur probleme sociale të kohës.

I tillë ishte dhe humori i interpretuar. Paçka aktrimit të dobët të shumë prej grupeve artistike të kohës, ishin disa grupe që kanë lënë shumë peshë në jetën artistike të vendit jo thjesht nga ana estetike, por edhe nga klasi i lartë i humorit që bënë. Veçanërisht trupat artistike humoristike të Shkodrës, Durrësit, Tiranës dhe Fierit përbënin elitën e humorit. Disa nga personazhet e realizuara prej tyre, skeçet e interpretuara kanë arritur që të kthehen dhe pjesë e mënyrës së jetës së përditshme të shqiptarëve. Të kujtojmë galerinë e jashtëzakonshme të personazheve të Tano Banushit apo skeçet e Pëllumb Kullës, që i vuri në skenë estrada e Fierit për vite e vite me radhë, që edhe sot e kësaj dite përbëjnë një lloj evidence të plagëve sociale të asaj kohe dhe atyre që sot vetëm stigmatizohen.

Në një farë mënyre, humori i sotëm, po ashtu vë në lojë probleme të kohës, por në shumë raste me një armë që humori i dikurshëm nuk e kishte: banalitetin. Nëse të themi “banaliteti” do të përdorej njësoj dhe në atë kohë, atëherë vërtetë do të kishte një lloj ndryshimi të atij humori. Por nga ana tjetër, profesionalisht është ky lloj banaliteti, i cili ndan humorin cilësor me atë që shpesh është fals dhe më shumë si improvizues. Në shumë raste, humori dhe personazhet e sotme bëjnë një humor që vlen pak minuta. Duke përdorur shpesh dhe pa takt banalitetin mundohen të shpëtojnë skeçin dhe pjesën, por që në fakt përveç të qeshurës së momentit nuk lë as edhe impaktin më të vogël në shijet estetike të publikut.

Ndërsa, nëse do ti bënim një retrospektivë kushtuar humorit të kaluar shqiptar, qoftë edhe pa përdorur banalitetin qoftë dhe atë që mund të lejohej, ai ka lënë vërtetë impakte reale tek njerëzit. Dhe, një nga njerëzit, që e bëri me shumë talent këtë ishte Tano Banushi dhe disa nga kolegët e tij. Ndaj në këtë ditë të madhe të ditëlindjes së tij, po përcjellim një intervistë me një nga studiuesit e tij. Jo vetëm kaq, por ky njeri me statusin e tij të lartë qytetar dhe humorin shumë profesional, ka lënë një shenjë të njeriut të mirë dhe mënyrës sesi mund të bëje humor dhe pa banalitetin e zakonshëm. Me një gjestikulacion të thjeshtë, por një mimikë të jashtëzakonshme, i ndjeri Banushi bëri personazhe, që edhe sot kur i kujton ose kur i rastis në emisionet shqiptare, të bëjnë të qeshësh dhe ta ndjekësh. Kjo është ajo që sot nuk e bëjnë dot shumica e artistëve apo karikaturistët shqiptarë, që përmendën në fillim dhe që kanë frikë të vizatojnë kapitalizmin dhe shenjën e keqe të tij në jetët tona të përditshme.

16 Komente

Humori diteve te sotme karakterizohet nga interpretime te lodhura e vulgare. Mungesa e origjinalitetit ashtu sikurse edhe improvizimet e deshtuara te pseudo-aktoreve te shumte, nuk prodhojne gje tjeter vecse te qeshura te sforcuara. Banaliteti si rruge arratasjeje nga mos-permbushja e sukseshme e kesaj forme arti, i shton me rendesen boshllekut te komedive apo shfaqjeve humoristike. Ashtu si nje pjese e mire e gjerave ne shoqerine shqiptare, edhe humori gjendet ne hulline e dekadences.

Ashtu është, por nuk edhe se më parë shqyheshe së qeshuri, siç po na kërkon të na mbushë mendjen Andoni. Asgjë kundër Banushit, por humori shqiptar i mjerë ka qenë e i mjerë vazhdon të mbetet. Ky fakt të shkakton një lloj tjetër humori mbi mungesën e të parit, që është i zi sterrë dhe tragjik sa më s'ka.

Njerezit me tragjik te Tiranes "me pare" kane qen aktoret e estrades se Tiranes qe mbidheshin me pi tek bar Peza. Si e ka pas emrin ai tipi xhentellmen qe rrinte me V. Vangjelin (te dy kane vdekur me duket)... nqse doje te shohje tragjizmin e kohes, nuk e gjeje kund me te paster se tek ata. Me duhet te them qe kane qene aktore te talentuar - per mua pa diskutim me te talentum se te estrades se shkodres.

ja nje pikim catie (kur s'rrjedh)...

Ue ça ka thane!!! Po as qe diskutohet se ju keni kene perhere te paret, ne çdo gja. Krejt, krejt, in everything! smiley

Cimo, mos e ke llafin per Vegim Xhanin? Nga alkoli e gjeti edhe ai m'duket, nese nuk gaboj. Sidoqofte sipas menimit tim estrada e Tiranes ka pas qene e dobet dhe nuk krahasohej me Korcen, Shkodren, Durresin apo Fierin. Aktoret i kishin te mire, por krijimtaria nuk kishte nivel me sa mbaj mend.

Sot ka prape elemente te mire. Vecanerisht Portokallia ne fillimet e saj ishte fantastike por degjeneroi kur aktoret kryesore vendosen te gjemojne lekun (can't blame them) dhe filluan te bejne vrima ne uje.

të krahasosh me një kohë tjetër dhe tjetër kontekst social, kulturor etj... më duket e padrejtë. Po ajo që habit në kohën e sodit, është mungesa e përpjekjes për pak cilësi!! 

 

Nuk mendoj se eshte dhe aq keq. Po te rremosh neper portokalli gjen gjera te bera me mjeshtri dhe me nentekste qe shpesh te surprizojne. Eshte ceshtje nostalgjie, mendoj. 

Edhe Culiqi ka bere gjera te mira, deri diku.

po kjo eshte gjeniale dhe e pavdekshme!

"mu s'me ze. s'me ze as korenti. nji her kur me ishte merzit jeta, fus gishtat ne prize, pfff, digjet siguresa."

humori do kete pak klas ne ditet tona se ti sot paguhesh me bo humor. konsumerizmi alla albania eshte shume i degjeneruar, si c'do gje tjeter ketu. se e dhimja ktu eshte qe asgje nuk merr vleresimin qe duhet. c'do gje perfundon ne interesat e shemtuta te momentit. m'u hap barku kur lexova ate tekstin per CEZ qe po trajto nje republike si saracin e saj. wtf man, do ta provojme edhe ketu? se boll na vje ne fature korenti *takse televizori*. dhe une te tille s'kam prej vitesh. te pres komandot une tani? vertet ti pres?

humori i sotem eshte nje humor vulgar me frena dore.
Humoristet sot mundohen te jene moderne, te cajne perden e moralit idiot qe percillet dhe ne kte shkrim, por qe ne kte perpjekje te tyren deshtojne mjerisht.
Nga ana tjeter edhe humori qe ata bejne eshte medioker. Mjafton te kujtosh portokalline qe ka gjith kto vite qe riciklon te njejtet aktore, te njejtat personazhe. Boll me, smban me uje pilafi.
Ne shqiperi duhet te zhvillohen me shume skenat private, teatro te vogla qe te propozojne one man show, trampolina te verteta te talenteve.

lol ajo e Tano Banushit te Fotografia eshte fantastike.

Humori sot eshte kot ne pergjithesi. Perjashto disa momente te ai Apartamanti 2xl te Vizion+. Programi tjeter Portokalli eshte humor i sforcuar, sikur je kaps, nje buzeqeshje e ngrire ne fytyre ne pritje. Prit se po vjen çasti i humorit e humori nuk del kurre.

Ne kohen e sotme me problemet e CEZ-it, mund te dilte nje skeç i bukur me Tano Banushin smiley ne rolin e faturuesit. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).