Gjatë një operacioni të koduar “Furtuna“, policia e Fierit arrestoi dy shtetas italianë si të dyshuar për dy grabitje të dhunshme të ndodhura javën e fundit.

Sipas një njoftimi të policisë së Fierit, në pranga ranë Giuseppe Margiotta , 33 vjeç, dhe Franco Galluci, 31 vjeç, të dy lindur dhe banues në qytetin e Leçes. 

Sipas hetimeve të policisë, dy italianët kanë vjedhur të armatosur dhe në bashkëpunim dy argjendari, një në Ballsh dhe tjetrën në Fier, si dhe duke kërcënuar me armë kanë grabitur dy tregtarë në Lushnje. 

Në cilësinë e provës materiale për të vërtetuar vjedhjet e dy italianëve, policia ka dy automjetet e përdorura prej tyre në vjedhje, një të markës “Hunday” dhe tjetra “Mercedes”. 

Por ndërsa policia e Fierit regjistronte veprën penale të tyre të kryer në territorin shqiptar, rezultonte se dy të arrestuarit figuronin në listën e të kërkuarve që policia italiane ka shpërndarë në shtetet europiane. 

Të dy të arrestuarit në Fier kishin konsumuar të njëjtën vepër penale në vendin e tyre, atë të vjedhjes me dhunë. 

Duket se përveç valës së grabitjeve që është regjistruar së fundmi nga kriminelët vendas, Shqipëria po bëhet një “atraksion” edhe për ata të huaj. 

24 Komente

Me ne fund!

Erdhi dhe kjo dite.  Per hajer, kemben zvarre e urime te rastit!

Te jem une si Saliu dal neser dhe e shpall si tregues per arritjet e qeverise. 

Ta gezojme kete dite!!!!

bum turistik...

Una faccia, una razza  smiley

Ne nuk jemi rraciste. Nuk kemi gje me popullin italian. As me ata italiane te ndershem, qe nxjerrin buken e gojes duke punuar ne Shqiperi.  Jashte te gjithe keqberesit (delinquenti) dhe te paligjshmit (clandestinet) italiane nga Shqiperia! 

Sa rritje ka Italia? Sa rritje ka Gjermania? Sa e ka Franca?

Ky eshte vetem fillimi, prisni. Xhanem kur rritesh me 18% në vit ta kanë ziline të gjithë,

Po do shikoni do shikoni: danez qe arrestohen ne Bathore se u vidhnin femijeve xhetonat me lujt playstation, finlandez te ndaluar ne Kombinat se vidhnin rrobat qe njerezit nxirrnin me tha, kanadezet qe vjedhin skrap ne Corovode, amerikane qe vjedhin llampat neper shkallet e pallatit...

Erdhi dita e Arberit, erdhi!

danez qe arrestohen ne Bathore se u vidhnin femijeve xhetonat me lujt playstation

smiley

IL CROLLO DI UN MITO !!! Do vish andej nga lagjia ime..ta tregoj unè ty!!

Po keta nga Lecja, ca lesh italian? Thoshte mire njeri ne Vlore, -Kur vajta ne Lece pyeta njerin che ora e?- Ora e pes e gjys, ja kishte kthyer ai i supozuari italian nga Lecja. Apo njaca Foxhian e Barez qe kam johur une ketu ne Angli, ishin 100% shqiptar vetem se nuk e dinin, ose edhe ndoshta e dinin por nuk i kushtonin rendesi.

Ca don me thane kjo? Me kte filozofine tande i bie qe ne amerike mos te kete asnje amerikan. smiley

Epo ,kur i thashe shoqes time une ,qe i mbyll grilat naten deri ne fund ,se kam frike nga hajdutet ,ajo qeshi dhe tha:-uh,po c'do vjedhin te ty ata,moj!

He moj,e shikon tanismiley

N'fillim keta italianet erdhen si fotografe! smiley

Pastaj si pushtues! 

Tani si hajdute te thjeshte! smiley

 

Fotografe? Mos valle e ke fjalen per mjeshtrin Pietro Marubbi?

Edhe si doktor Mrrokla, dokor Simoni ne Shkoder permendet akoma.

Mundet, po rregulli i hekurt qe "shakaja me e gjate se tre rreshta e hup fuqine" nuk me lejoi qe te perfshija profesione t'tjera! smiley

Mrroklla, me ll anadollake si allishverish jo me l veneciane si portokala! smiley

Ma koza vuol dire mrrokla? smiley

Ne Shqiperi e gjeten te vjedhin kta. Ne s`dime ku te çojme kriminelat vendas.

Cne ne Ballesh dhe ne Fier, keta keta Lacjanet ?!!!

smileysmileysmiley  Siç duken bathet, kriza qenka ulur kembe kryq edhe ne Leçe smiley

 

Ëndrra jonë për të shkuar,  sa më shpejt,  në Evropë,  po vërtohet, sepse po  realizohet prej evropianëve.Janë nisur…me vrap,  disa prej tyre …të mbrijnë tek ne.Haberi  na thotë  se  ca sosën.

Këmbëmbarë qofshin!

    Le të rrinë !  Por…Kanë për tu  pjekur  këtu,  me   një “usta”,   që po ormis, për të nisur të gjithë të vëndit, për në …Esfel El  Safilun…

Kohë stranikësh.....

Na myten emigrantet! smiley

I doli llafi Komandantit,do na mysin refugjatet tha smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).