Në Kosovë, gjatë vitit 2011, është rritur importi i mallrave nga Shqipëria dhe anasjelltas, krahasuar me vitet e kaluara, ndërsa ka rënë importi i mallrave nga Serbia.

191 milionë euro është vlera e mallit që ka hyrë në Kosovë nga Shqipëria, e prej saj 50 përqind, apo 90 milionë euro, është vlera e mallit me origjinë nga Shqipëria.

Ndërsa, malli me origjinë nga Kosova që është eksportuar në Shqipëri kap vlerën e 28 milionë eurove. Në një konferencë për media, Naim Huruglica, drejtor i Doganave, shpjegoi se arsyeja më e madhe që ka ndikuar në këtë është ndërtimi i autostradës, por edhe masat e reciprocitetit me Serbinë.

"Që nga ndërtimi i rrugës në këtë pjesën e Shqipërisë, por edhe në këtë pjesën tonë, ne po vërejmë çdo ditë rritje të qarkullimit tregtar me Shqipërinë. Dhe jo vetëm të mallrave që janë me origjinë nga Shqipëria por edhe mallra që vijnë nga vendet tjera, që e shfrytëzojnë Shqipërinë. Është një rritje prej 50% e produkteve shqiptare që janë prezent në tregun e Kosovës, dhe asnjë shtet tjetër nuk e ka këtë përqindje në rritje, në raport me neve. Por, edhe eksporti i Kosovës ka pasur rritje edhe pse jo në përmasa të njëjta si importi. Në vitin 2011 kemi eksportuar 28 milionë. Më 2010, 21 milionë", shprehet Huruglica.

Sipas Huruglicës, në bazë të informacioneve ka pasur rënie të importit me Serbinë, krahasuar me vitet e kaluara, ndërsa me Shqipërinë ka pasur rritje jashtëzakonisht të madhe, gjatë vitit 2011.

"Informacionet janë se ka pasur rënie të importi me Serbinë, në raport me vitet e kaluara. Ndërsa, po e marr shembullin e kundërt - Shqipërinë, ku është një rritje jashtëzakonisht e madhe prej 50% është rrit në vitin 2011 në krahasim me vitin 2010. Por, është rritur edhe eksporti i mallrave të Kosovës në Shqipëri", shtoi Huruglica.

Këto të dhëna u publikuan në një konferencë për media ku Huruglica paraqiti realizimin e planit të punës për vitin 2011, duke arritur të grumbullojnë 827 milionë euro të hyra, apo 127 milionë euro më shumë se në vitin 2010. Sipas Huruglicës ky trend pozitiv i mbledhjes së të hyrave është ndikuar edhe nga aksioni i 25 korrikut të vitit 2010 në veri të Kosovës, ku kontrabandimi i mallrave është zvogëluar në maksimum. Doganat e Kosovës parashikojnë të mbledhin 867 milionë euro në vitin 2012.

4 Komente

Kosova eshte i vetmi vend me te cilin bilanci i tregtise se jashtme te Shqiperise eshte pozitiv. Te pakten ngelen paret mes shqiptareve.

Megjithate Shqiperia vuan nga tregtia modeste me fqinjet ballkanike, mbi 80% te import-eksportit e ka nepermjet detit, nga te cila 5/6 kalojne ne Durres (ça paraje behet ne boshtin Tirane-Durres).

Te shikojme se ç'veze te arte do pjelle rruga e kombit, ne kushtet kur perveç shqiptareve asnje komb tjeter ballkanik dhe europian, nuk i intereson rritja e volumit tregtar mes Shqiperise e Kosoves e forcimi i marredhenieve ekonomike, meqe keto jane gjithnje pararendese te bashkimit politik.

Rritjen e vellimit te mallrave ndermjet dy vendeve tona, e kisha parashikuar (VQ) se do ndodhte me hapjen e autostrades. Vete llogjika ta pranon se, kur permisohet infrastruktura dhe ulen taksat doganore, rritet automatikisht vellimi i shkembimit te mallrave, importi dhe eksporti. 

E ka thone Naltmadhija e TIJ me kohe qe kur ndertoi rrugen e Kombit,qe gjithe bereqet kishte qene ajo rruge,ja falte zoti shpirtin ja falte,import exportet po,leket qe fituam zgjedhjet e 2009 - es po, e mor Komandant gjithe keto mend paske pas.

Pjer logjika ta do qe para permiresimit te infrastruktures dhe uljes se taksave doganore, duhet te prodhosh qe te eksportosh. Ne çalojme tek prodhimi.

Ja me çfare mallrash mbushen anijet dhe maunet, kryesisht me produkte industriale dhe lende te pare per industrite apo jo ? Ku e kemi ne apo Kosova kete prodhim industrial qe te mbushim anijet dhe maunet ?

Ne jemi prapa bote o Pjer, vend i prapambetur agrar.

Po Kosova eshte me keq, eshte ne fazen primitive kur te ardhurat kryesore te buxhetit vijne nga doganat, kur varesia nga importi eshte jetike per buxhetin e shtetit, prandaj sa me shume importohet aq me mire eshte per buxhetin e shtetit.

Ce do qeveria e Kosoves rrugen e kombit nese importet prej Shqiperise nuk do i taksoje aq sa t'i leverdise per mbushjen e arkes shteterore ?

Ah po i leverdis ne ate mase sa mallrat qe hyjne prej rruges se kombit, nuk jane te Shqiperise (Shqiperia si vend tranzit), ate 101 milion euro mallra joshqiptare, te cilat supozojme se mund t'i taksoje kenaqshem e te mbushe arken e shtetit.

Ne bejme rrugen e kombit, por nga 191 milion euro vetem 90 euro mall jane te Shqiperise ( 6% e eksportit te Shqiperise), ne nje kohe qe mbi 50% e eksportit shqiptar shkon ne Itali, sepse ashtu eshte projektuar 'zhvillimi'.

Rruga e kombit nuk eshte e kombit, sepse nuk ka nje projekt zhvillimi ku esencial do te ishte plotesimi i nevojave te Shqiperise e Kosoves me produkte te njera-tjetres, ajo eshte nje arterie e nevojshme qe nepermjet detit te Shqiperise te hyjne mallrat e botes ne Kosove. Ajo rruge do te jete e kombit kur te kete nje projekt kombetar zhvillimi, deri atehere ajo eshte rruga e botes.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).