Robert Elsien është një ndër albanologët më të mëdhenj të gjallë në mos më i madhi. Në kohën kur Shqipëria, e shkuara dhe e tashmja e saj për shkak të vogëlsisë së vendit, nuk përbëjnë kuriozitet në perëndim e nuk japin të ardhura apo karrierë, nuk ka një shtysë e madhe që dikush t’i kushtojë jetën. Por, kjo nuk ka vlejtur për Elsien. Shëmbëllen ndër njerëzit që do të jetojë këtu, por kur u pyet nga gazeta “Koha Ditore”, u përgjigj se: Unë do jetoja me shumë frustracion. Ndoshta do çmendesha. Nuk kam përshtypjen se mund të jetoj në botën shqiptare. Jam njeri pakëz si i brishtë dhe duhet të kesh shumë forcë për të jetuar si shqiptar, me shqiptarët. 

Sipas të dhënave të censusit të fundit, popullsia shqiptare që jeton brenda kufijve të republikës është 2.7 milionë banorë. Thuhet se të dhënat reale janë për 2.2 milionë. Ndërkohë, nëse kufijtë nuk do ishin hapur, shqiptarët do kishin prekur kufirin e 4.2 milionëve. Pra në njëzet vjet, kanë ikur gati dy milionë banorë. Domethënë, gjysma e shqiptarëve mendojnë si Robert Elsie. 

Duke ju rikthyer titullit, ka javë të tëra që media merret me Ledio Ruçin, djali i Gramoz Ruçit, shtyllës kurrizore të socialistëve shqiptarë. Në rastin e parë për shkak të një aksidenti automobilistik, ku rezultoi i pafajshëm, dhe në rastin e dytë për akuzën e posedimit të një sasie 1.5 gramësh hashashi, që bie era makinacion i një sektori okult të policisë së shtetit. Në të dy ngjarjet, nëse protagonisti do ishte njeri kushdo, nuk do kish ngrënë më shumë se disa reshta në media. Por Ledio është djali i Gramoz Ruçit, dhe këtu loja ndërlikohet. Afrimi i vitit elektoral është kthyer në makth për Sali Berishën. Shtresëzimi i viteve mbi ngjarjet e rënda si abuzimet me rrugën Durrës–Morinë, Gërdeci, skandalet qeveritare, vrasjet e 21 janarit, dhe akuzat për zhytjen e familjes në afera korruptive, pavarësisht tetë viteve në pushtet, nuk ja kanë ulur shkëlqimin e zi bëmave, dhe as merituar faljen apo harresën e kohës. Ca më tepër, historia njëzetvjeçare e protagonizmit politik ka dëshmuar se nuk është në gjendje të qëndrojë në pushtet pa shkaktuar probleme, të cilat nga drejtësia janë të dënueshme dhe pa administrueshme. I vetmi iluzion shpëtimi është shtyrja e ditës së gjykimit, duke qëndruar në pushtet. Në këto kushte, të gjitha armët janë të dobishme, përfshirë njollosjen e kundërshtarëve, për të krijuar në opinion përshtypjen se edhe opozita nuk është e pastër. Dhe të gjitha këto, nuk ja ka lënë në dorë rastësisë, por ka struktura të posaçme që veprojnë. Në vitet 1992-1997, një seksion jo zyrtar i SHIK-ut famëkeq, kishte objektiv pune degjenerimin e fëmijëve të udhëheqësve të opozitës. Emrat, për arsye humanizmi nuk mund të jepen, por dihet fati i shumë prej fëmijëve të udhëheqësve socialistë të periudhës. Në moshë delikate, nën presionin e halabakëve të SHIK-ut, dhe me prindër që pjesën më të madhe të kohës ja kishin kushtuar aktivitetit politik, ishte e lehtë t’ju shkatërroje jetën këtyre fëmijëve, atëherë adoleshentë, dhe sot ende vuajnë pasojat. SHIK-u mori eksperiencën e “Mukhabarat”-eve (policitë sekrete në vendet arabe) me të cilat e kishte binjakëzuar shefi i tij, ku më pas edhe u strehua, si ato të Sirisë, të pasura me eksperienca të tilla. Sot operacionet duhet ti kenë kaluar një organizate të ngjashme e cila vepron me të njëjtat metoda. Paratë nuk mungojnë, ndërsa motivimi është i mjaftë: A ka shtysë më të madhe se sa të ruash pushtetin dhe t’i shpëtosh gjykimit? Ndaj dhe i vetmi faj i Ledio Ruçit është se ka baba kundërshtarin e Sali Berishës. Është ky njeri që po përpiqet t’i nxijë jetën dhe biografinë, ashtu si dikur ja u bënte fëmijëve të tjerë. Është po ky njeri që me tensionin e vazhdueshëm që shkakton në vend, ja u ka neveritur jetesën këtu dy milionë shqiptarëve. 

Siç është përlyerja e kundërshtarit, ashtu është edhe rifryrja borive të shpuara që rithërrasin për luftë kundër komunizmit, pjesë e strategjisë së tij për mbijetesë. Ka shpalosur flamurin e leckosur kundër ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit, po demonizon dhe etiketon kundërshtarët e tij, si mbrojtës e vazhdues të një historie të keqe. Njeriu që i bëri temena sistemit dhe ishte përfaqësues dogmatik sa ishte në këmbë, tani vonë ka hipur në tribunën e demaskuesit. Komunizmi ka pasur mëkatet e veta, por nuk është Berisha që mund të hedhë gurin e parë mbi të, pasi ka mjaft mëkate në biografi. Nuk mund të bëjë as kristianin e konvertuar që shan farisejtë, pasi e vetmja doktrinë që njeh për fatin e keq, është marksizmi i mësuar me zellin e kalit të karrocës. Nëse ka një gjë që duhet të mësojë, kjo nuk është loja demokratike pasi është i paaftë, por duhet të mësojë se çfarë është humanizmi, pasi fakti që merret me fëmijët e kundërshtarëve, dhe prish nervat e shqiptarëve, është tregues i mungesës së njerëzores në formimin e tij. 

Në një nga përgjigjet që ju nis letrave drejtuar rubrikës së tij në “Corriere della sera”, Sergio Romano, ish diplomat, historian, columnist dhe përfaqësues tipik i borgjezisë së veriut italian, i shkruante në numrin e datës 1 shkurt, një lexueseje e cila e kritikonte për mungesë zelli antikomunist dhe keqkuptim të politikave të kryeministrit hungarez Victor Orban, se: “Të luftosh komunizmin sa është gjallë, është e drejtë. Të vazhdosh luftën pasi ka vdekur, shërben vetëm për të justifikuar politika represive antiliberale... Libraritë janë mbushur me libra që tregojnë të këqijat e tij, ndërsa ditët e kujtesës, në kundërshtim nga ç’besojnë njerëzit, nuk shërbejnë për të ndërtuar të ardhmen”. 

Orban dhe Berisha, kanë të ngjashëm mungesën e skrupujve në përdorimin e antikomunizmit, për të kamufluar etjen e tyre për pushtet monokratik; armët e ndryshkura që përdorin për tu salduar në karriget e tyre. Njëri përpiqet të rievokojë Huniadin, ndërsa ky yni ti ngjajë Skënderbeut, duke qënë të dy karikatura të tyre. Nëse historia do tregohej dashamirëse, mund ti krahasonte me Don Kishoti dhe Sanço Pançon në distancë gjeografike, por nëse do tregohej realiste, e vërteta është se ngajnë më shumë me Rosinantin.

39 Komente

“Të luftosh komunizmin sa është gjallë, është e drejtë. Të vazhdosh luftën pasi ka vdekur, shërben vetëm për të justifikuar politika represive antiliberale... Libraritë janë mbushur me libra që tregojnë të këqijat e tij, ndërsa ditët e kujtesës, në kundërshtim nga ç’besojnë njerëzit, nuk shërbejnë për të ndërtuar të ardhmen”.

Dang!*

ishte zhurma e gozhdes se tranit qe u njul me nji te rame. Aksi i goshdes dhe i goditjes qelloi qe u perputhen ne nji puthje fatlume.

smileysmileysmiley

Ka harru me shtu edhe se: kur zgjebsat e luftojne (sic) komunizmin, ai dash pa dash bohet kandidat me u bo "gjo e mire". Per me shume konsultohuni me fiziken e sistemeve te referimit.

"Në vitet 1992-1997, një seksion jo zyrtar i SHIK-ut famëkeq, kishte objektiv pune degjenerimin e fëmijëve të udhëheqësve të opozitës. Emrat, për arsye humanizmi nuk mund të jepen, por dihet fati i shumë prej fëmijëve të udhëheqësve socialistë të periudhës. Në moshë delikate, nën presionin e halabakëve të SHIK-ut, dhe me prindër që pjesën më të madhe të kohës ja kishin kushtuar aktivitetit politik, ishte e lehtë t’ju shkatërroje jetën këtyre fëmijëve, atëherë adoleshentë, dhe sot ende vuajnë pasojat."

Te drejte ke ne fakt! Opozita shqiptare deshtimin e vetem e ka ne mosgjetjen e kohes per t'u marre me evlatet. 

Por s'ka problem, sepse bashke me koleget tuaj te kahut tjeter keni mundesi te fyeni vetem pak inteligjenca aktive. Te tjerat jane vene ne rresht per t'u mjele: nje pjese me shpresen qe gjermanin po s'e ngave s'te nget, nje pjese sepse kane lindur lope e s'kane as deshire e as vullnet per te dale nga kopeja, dhe pjesa tjeter sepse mendojne se do perfitojne ndonje benefit. Keta te fundit jane edhe me kokelopa akoma, sepse s'e dine qe sikur te kishte benefite per te gjithe, lista e miliardereve te planetit do te ishte pa fund. S'e dine edhe qe gjasat maksimale jane qe, perkundrazi, te mbeten ne listen e pafund te te varferve te planetit.

Aferim z. Hila se edhe per sot na e dhe dozen e farmakut. E ngjyme edhe me nje cike Segio Romano, se ashtu thate s'na shkonte poshte.

kujdes ca cito e komento.. nese pjesa tjeter e shkrimit mun te quhet uje, pjesa e pare e citimit qe ke bere, ndonese mund te ishte permbledhur ndryshe, ka nje te vertete te pamohueshme brenda...

'Bama, teza qe Shiku, me presionin e vet, na paska prish pinjojt e opozites me trondit  me shume ne momentin kur e besoj se ne ate kur s'e besoj.

Ki parasysh qe jane kercenuar edhe me jeten e tyre, pinjot dhe grate apo fisi i opozitareve te atehershem. Kete informacion nga une, e ke 100% te sigurt sepse buron nga vete SHIK.

Ofiko, po cfare eshte kjo logjike mo burre/çun?! Po, e besoj qe mund te jete e vertete! Ja e zeme se e besoj plotesisht. Tashti, a ka mendere ku te rrije te thuash qe mjaftoka tundimi per te justifikuar fajin? Apo te thuash qe politikanet e majte, kane qene aq te devotshem ne kauzen e popullit, saqe, megjithe presionet familjeve, sakrifikuan dhe ndenjen aty ku jane? 

Po, ka kuptim. Nuk vlen per te gjithe, por te siguroj qe eshte keshtu. Vlen dhe per disa politikane te PD-se qe fatkeqesisht (sepse ishin vertet njerez te afte) hoqen dore nga politika per shkak te presioneve e kercenimeve (shpesshere te pesuara po nga PD). 

Po komentoja citatin tend ne vetvete, nuk e pata ne lidhje me tere temen.

Po s'ka nevoje te me sigurosh pra. Ja e besova edhe nje here, e besova qe kane mbajtur postin per hir te elektoratiti, popullit, te drejtes... a cfare te duash ti. Po atehere trefish me keq mor zotni, se domethene qe me gjithe deshiren e mire per te qene politikane (dhe sakrificen), derexheja ne te cilen ndodhet politika shqiptare sot tregon se paskan qene korrat e te paaafteve. E nese eshte keshtu, le te largohen nje ore e me pare. Le te hyje Shqiperia ne krize qeveritare, te ndahet e te behet copash, se kaq meritokemi.  

O Finis cilin faj thua moj? Po ata te benin gropen gati dhe te hidhnin brenda pastaj me hir apo me pahir. Lere se nuk eshte per te folur per turpet qe kan bere, dhe sa veta mbajne sot ne shantazh si pasoje e atyre turpeve... Degjo njehere ate 'OPINION' te para    disa kohesh kur nje person shume i larte ne sistemin e kaluar thote publikisht qe kishin planifikuar edhe femijen tja merrnin e tja conin ne nje borrdello. Genjen a s'genjen (une personalisht e besoj) kjo ka qene modus operandi i asaj kohe, jan kercenuar femijet dhe femrat e familjeve te opozitareve, dhe mos u habit po te kene rene shpesh edhe preh e ketyre kercenimeve, po te kesh parasysh cfar tipash u dilnin perpara... ca s'ben njeriu per te evituar tragjedi te mundshme.

Ora, une kam qene ne Shqiperi ne vitet '92-'97, keshtu qe tezat per politiken e asaj periudhe i kam te verifikueshme ne vete te pare. Nejse, e mbylla, por dua te te them qe njeriu mund te jete i majte edhe pa koinciduar me kostumet mijeraeuroshe te disa te majteve shqiptare. Politika s'duhet te gjeneroje luks per ata qe e ushtrojne. Ne parim kjo. Perndryshe kthehet ne biznes dhe po u kthye ne biznes duhet ta mbyllim gojen te gjithe dhe te pranojme pasojat. 

Jam komplet dakort, nderhyrja ime ishte vetem sepse mendova se bere me faj dike sepse beri dicka si pasoje e nje tundimi, kur ne fakt ketu nuk behet llaf thjesht per tundim, por edhe per kercenime, edhe shantazhe etj etj..Por edhe sikur i biri  nje politikani ta ket qejf hashashin perseri eshte gje e shpifur ta kapesh mat dhe ta shantazhosh per kete gje..Zgjedhjen per te jatin apo te emen ne poltike nuk e ka bere femija. 

Ora, (dhe kjo eshte vertet e fundit) une u nxeha me artikullin, me menyren e shtrimit te ceshtjes. Une s'gjykoj askend per 1.5 gram bar (jam per legalizimin e drogave te lehta), por ne mos gaboj djali i nje deputeteje tjeter te majte u akuzua per vrasjen e nje moshatari, niperit e nje tjetre luajne me pistoleta here pas here... dhe artikullshkruesi po e pranon qe ka nje problem me moralin publik dhe me ligjin. Ne keto kushte me e mira do ishte nje perballje e hapur me ceshtjen, ore thjesht: Na vjen keq, do perpiqemi me shume ne edukimin e femijeve tane, s'e kemi te lehte, kemi shume presion etj etj.

Se fundja c'duhet te thote nje punetor miniere nese bijte e tij vjedhin e vrasin? 

Dakort dakort, nderhyrja ime ishte vetem per sa thash me lart, sepse te tilla gjera i kam me te degjuar dhe me te pare. Artikullin nuk e kam lexuar, dhe nuk besoj se do ta lexoj.

po ca jan keto perralla qe tregoni,?! kur keshtu,jo vetem qe nuk i kan kercenuar por i kan ruajtur e mbrojtur sa her qe kan nderruar pushtetin,opozit-pozit,sa mijra dosje shkelje flagrante ligjeshkan gjetur drejtoret shefat deputetet ministrat pasardhes,por kur nuk kan denuar asnje nga "kampi kundershtar",te vetmit qe jan denuar,rrjepur,perdhunuar dhe  vrar esht populli

po ky poppul esht aq i trash qe edhe 210 vjet tranzicion po te vazdhoj nuk e kupton dot lojen vellazerore pozit-opozit !

mrregull.

do vinte nje dite qe dhe Ledio do behej hero.

Vrases qe behet hero. Se ku e kam degjuar kete

Faji i Ledio Rucit eshte se eshte nje cop alabaku, pa asnje vlere ne shoqeri dhe nje parazit ne shpatullat e te jatit... Po kshu ndodhe kur nuk njeh sakrifica ne jete dhe turp me te madh nuk ka se te lavderohet i jati e te shahet i biri.

 

Po ti i ke mbajtur kandilin? Ti merr ty leket ai? 

 

Po ca  pyetje eshte kjo " ti merr ty leket ai" ? A thua se me ka plas xhelozia per djalin e Gramozit ne Angli.

Po edhe syte e veshet s'do ti mbyllim tani. Eshte gjynah se eshte djal i ri, por qe eshte alabak eshte dhe dikush duhet t'ja thyhej turinjte.. se i jati qenka i dhimbsur.

 

Ore mbush ti apo s'mbush? C'te duhet ty se c'ben ai me jeten e vet e si reagon i ati ne lidhje me kete gje? Rendesi ka qe te mos thyeje ligjin e te mos kete privilegje ligjore apo ekonomike padrejtesisht. KAQ! Se ku shkon, sesi e kalon diten, se c'cigare pi, kjo nuk eshte pune e askujt. 

 

Do kisha thene te njejtat gjera edhe sikur djali te kish qene i Patozit, bie fjala.

duhet te jesh me tolerantissimo o inglez smiley

po e ka baben burre zotni kur thone shkodranet, vete si alabake neper Tirane.

Inglez eshte Toni Bler qe kur i arrestoi cunin polica ne Londer se kishte pire, doli e tha ne televizor te nesermen " kisha harruar te behesha prind" e nuk ju degjua me zeri i cunit sa ishte ne number 10...

na mbyten, jane bere 100 her me keq sot se cunat e mehmet shehut ( te pakten ai i dergonte nja dy jave eskursion vullnetar me hekurudhat )..

nuk e njof, po me te degjuar kshu duket, si rob i bezdis..

po e ka baben burre zotni

Une s'e dija qe e shoqja e Gramozit ja paska dredhur dhe e paska djalin me tjeter kend.

per 1.5 gram ganxha ... as ne Texas nuk shko ne burg.

Per ça diskutoni keshtu...ne kohen e lire?

che mi venga un colpo -- thote taljoni

po Ledio s'osht tu anku mer, pse ankohesh ti per te.

Mund te kishe zgjedh nai rast me te hajrit po ke Ledio e gjete ?

ncqqq

shkrim i sperdredhur ky i Hiles. Thelbin e kuptoj dhe mund ti jap te drejte, por vallai eshte tuj fol tamam si Mr.Top Channel.

Trushplares !

Te shkretet politikane, mer aman. Po ne e dime qe keta asihere se kane prek llojin e vet, i kane rujt opozitaret si vellezer. Te futme e ka pas vec poplli. A nuk ishte pozita qe ja rujti cunin gramozit ne 21 Janar se nuk dinte ku e kishte apo e kam kabim une.

kabim qofsha bre.........

 

T'lumte goja Ruzhde! Nuk duheshin harxhu keto "fisheke" (argumenta kunder Berishes) per kete titull. Se natyrshem me lind pytja mu t'shkretit "Sa vjec e ka babin (se vete e dime qe s'ka punu asnje dite) ky qe ble makina te tilla?"

E shumta rasti i tij mund te permendej ne nje mini-paragraf po kurresesi ne titull.

Ca jane kto shkrime palidhje? Kush asht ai idjot qe i sjelle ktu?

Gjyna! Sidomos aty ku fillon me kospiracinet e SHIKut. Une po pritsha qe te thoshte se SHIKu i asht shpife fmive te komunistave, po ky keka aq idiot sa me me pranu dhe me thane se ska kene faji i fmive qe kane qite pushke per te vra, apo qe bajne aksidente me X6 100.000evroshe (e cila ka dale jasht perdorimit nga demtimi) e kane mbyte vajzen e botes dekun. Apo qe kapen me arme pa leje, me makine 30-40.000 evroshe pa dokumenta, dhe me targa zyrtare te jashtligjshme, plus dhe 1.5gr hashash. And guess what? Krejt i pafajshem! Lol

Edhe si tha ky lpirsi i bythes gramozit? Kur ka lind Ledio, SHIKu ka kriju nji fmi i cili asht rrite edhe shoqnu me Ledionin, edhe i msum nga SHIKu, ky fmija e ma msu dhe nxite me e lane rrugen e se drejtes. E ka msu me vjedhe, kane ba qitje sbashku (ku ky djali SHIKs, per 11vjetor te Ledios e ka prezantu me tokarevin TT t'kromume, nga e cila nuk asht nda qe at'here.) Po a i vjen marre ktij bolit qe shkrun marrina, ne nje kohe kur e gjith Tirana e njeh Ledion dhe bemat e tij? Se mire ju qe komentoni ktu jeni rrota karash!!! 

Ta nisin kto djalin Gramozi, ta coj mes shqiptaresh njatu n'bronx e ta shohin a pyt kush per baben e tij, aq ma teper kur tua spjegoj se djali i kujt asht. Dy jane rruget, dikush do varet per koqesh, ose gjysa e shqiptarve nga yonkersi e deri n'astoria do bahen millionera nga tenderat. smiley

Ca jane kto shkrime palidhje? Kush asht ai idjot qe i sjelle ktu? Teefa mu duk pak si interesant ky shkrim, me shume e mora si humor.   P.s Flm adminit per redaktimin dhe postimin.

Ndoshta duhet me shkru "Humor" atje siper, por ç'e do se asht e shkrueme "Opinion", kategori ne te cilen jane gjitha shkrimet serioze. Apo mos valle e keni kshu ju: "Ne po e vendosim itu, po e moren per humor, mire. Po e besume dhe e moren seriozisht, edhe ma mire!"

Po ju jeni me shkolle t'gjithe, per sy t'ballit. Ka raste qe marifetet tueja m'kujtojme Erion Veline dhe marifetet e tij. smiley

rast tipik i nje gazetari qe mbron cunin e shefit politik..
Ate fare fytyre qe mbron ky e njohin te gjithe, me barbon se ben nena, dhe si thot poplli do dali nje hund lesh dhe per te.
Muhabet koti, shkrim leter higjenikesmiley

vetem kaq? kur kishe material qe te buciste gjithe shanzelizeja? Kjo eshte zbutje e luftes se klasave. po, po, zbutje, dikur kesaj i thoshim oportunizme. perse u shpiem ne france, per vakance? smiley

eshte krize financiare, duhet shtrenguar rripi gjithandejsmiley

 

Muhabet koti, shkrim leter higjenike

 

smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).