Monika Kryemadhi, sekretarja e përgjithshme e LSI, për Tiranën dhe njëherësh bashkëshortja e kreut të LSI-së, Ilir Meta ka rrëfyer për herë të parë përjetimet gjatë kohës së gjyqit për videon Meta-Prifti.

Gjatë një interviste për gazetarin Roland Qafoku në “Arena”, Kryemadhi tregon se si e kanë përjetuar fëmijët, çfarë biseduan në shtëpinë, gjatë vizitës së kryeministrit Berisha, dy ditë para gjyqit. 

Si e keni përjetuar këtë periudhë që bashkëshorti juaj ka qenë i akuzuar për korrupsion, pas video-përgjimit që publikoi Prifti? 

Një miku im më tha: As mos e neglizho dhe as mos e nënvlerëso. 

Ishte një skenar politik që kishte disa interesa politike për të dëmtuar dikë dhe për t’i dhënë diçka të pamerituar dikujt tjetër. Por, haku shkon tek i zoti. Pavarësisht nga çfarë ndodhi s’dua ta komentoj. 

Po ju si bashkëshorte si e keni përjetuar? 

Si bashkëshorte s’ka qenë e thjeshtë sepse janë shumë gjëra që në politikën shqiptare mundohen ta ndërlikojnë problemin. Sa më shumë ta gërmosh aq më e kollajshme është ta luftosh dikë. 

Por, patëm një avantazh. Ishin zgjedhjet lokale, të cilat na dhanë një motivim shumë të madh. Ishte vota. 

Po fëmijët tuaj si e përjetuan? 

Me fëmijët është ndryshe. Vajza e madhe është 15 vjeç, djali dhe vajza tjetër janë më të vegjël. Fëmijët kanë pasur ngacmime të ndryshme. Ngacmimet kanë qenë të rënda ç’është e vërteta. Vajza ime e madhe nuk ka vajtur një javë në shkollë, pas një ngacmimi që i kanë bërë në shkollë. E vogla është më e shkathët. Kurse e madhja është më sensibël. Këto kanë qenë probleme. Këto janë edhe pengjet që unë kam brenda vetes time. Vajza nuk mi ka treguar në fakt. Po unë jam më radikale se Ilir Meta, sepse Iliri është më tolerant. 

Në cilën shkollë është vajza, nëse mund të thuhet? 

Në kolegjin turk, por mësuesi ka qenë turk dhe ai nuk kuptonte as anglisht dhe as shqip. Nuk është faji i fëmijëve, është i politikës. Por në fund të fundit, derisa janë fëmijët e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit duhen stërvitur edhe me këtë. 

Sepse ka pasur fëmijë edhe më të vegjël që janë internuar dikur. Por, në ngacmime kanë qenë pothuaj njëlloj. 

Ku e pritët vendimin e gjykatës? 

Në shtëpi, në Tiranë. 

Si e morët vesh? 

Fola në telefon me një nga avokatët. 

Cili ishte reagimi juaj i parë? 

Të them të drejtën, në momentin që u vonua dhënia e vendimit kisha një emocion sepse gjithmonë pritja ta krijon këtë. Por, ishin 23 dëshmitarë me përjashtim të zotit Prifti që dëshmuan në favor të Ilir Metës. 

Ishe e bindur? 

Isha e bindur, sepse unë për vete nuk kam dëgjuar gjë. Ajo që më la një shije të keqe është që kur ky institucion i pavarur ja bën Ilir Metës, mendo se çfarë mund t’i bëjë një njeriu tjetër. 

Pasi morët vesh vendimin çfarë i thatë bashkëshortit tuaj? 

Problemi është që vendimi u dha në orën 3 e gjysëm dhe ai ishte në LSI. I pari person që kam folur ka qenë mamaja ime. Ndërsa pastaj kanë ardhur edhe fëmijët. Vajzat janë luftarake, në aspektin e batutave që hidhnin, djali është pacifist, është e kundërta e vajzave. Është shumë sistematik në punën e tij, është më i mbyllur dhe është shumë selektiv edhe në shoqëri. Vajzat janë komplet gjë tjetër. Vajza e vogël Era është e drejtpërdrejtë. Sa erdhi më tha: A mbaroi gjyqi? Po, i thashë unë. E shyqyr, tha që u mbyll, se na çau kokën dhe ky Edi Rama, të shikojë punën e vet. Ndërsa vajza e madhe lexon shumë, është më e maturuar, më e politizuar, vajza e madhe tha “do të uroj babin e do t’i them që jo gjithmonë jeta është fushë me lule”. Më bëri përshtypje se, ti mendon se edhe fëmija jot jeton të njëjtën adoleshencë si ajo që ke jetuar ti. Por, tani i jetojnë ndryshe. Iliri hyn te njerëzit tolerantë. 3 fëmijët janë mes një njeriu radikal dhe një toleranti. Më e madhja e ka përjetuar më shumë nga të gjithë, sepse kupton më shumë, lexon. Por ishte më pacifiste kur tha se kjo ishte qe një ëndërr e keqe që kaluam, tani le të shohim përpara. 

Dy ditë përpara se të jepej vendimi kryeministri ka qenë në banesën tuaj? 

Mua më pyet si një bashkëshorte që pret miq. Unë kam një respekt të paparë. Kam punuar me disa kryeministra. 

Por, keni qenë edhe një kundërshtare e paparë? 

Po pikërisht. 

Keni bërë një deklaratë të ashpër vite më parë...? 

Më akuzuan pa të drejtë. Unë isha në maternitet duke lindur atëherë. 

Pse zoti Berisha ishte dy ditë para vendimit të gjykatës në shtëpinë tuaj? 

Kam përshtypjen se është një rastësi. Qëndroi gati 2 orë e gjysëm 

Çfarë i gatuat kryeministrit? 

Ajo që gatuhet në dimër, sallatë të freskët, supë me kungull, dhe mish me kumbulla. 

Çfarë u bisedua? A u fol për vendimin e gjykatës? 

Kam përshtypjen se ishin më shumë biseda familjare. Mua nuk më bën shumë përshtypje se në shtëpinë tonë vjen kushdo. Edhe Iliri kur ka qenë kryeministër ka qenë në shtëpitë e miqve të tij. Ka qenë Fatos Nano po ashtu, Pandeli Majko po ashtu. Pse nuk u bën përshtypje kur 3 ditë para vendimit, Ilir Meta ishte në zyrën e Kryeministrit? 

Besoj, ra biseda te vendimi? 

Absolutisht jo. Kemi biseduar shumë për fëmijët. Doktori ka biseduar për mbesat dhe nipin, po diskutonin për mentalitetet ku ne kemi jetuar dhe jetojnë tani fëmijët tanë. Ne nuk e vlerësojmë asnjëherë inteligjencën e fëmijëve tanë. Po diskutonim dhe flisnim për këto. Kryeministri tha se unë po nxjerr mallin se atë që s’e kam bërë me fëmijët e mi, po e bëj me nipërit e mbesat e mi. 

Ku ka qenë Monika Kryemadhi? Pse ke humbur? Madje gazetat flasim për një moment jo të mirë shëndetësor? 

Këto sigurisht ishin në kuadrin e fushatës elektorale. Nuk kam qenë asnjëherë e sëmurë. Problemi është që fantazia jonë është e shfrenuar dhe sidomos në raste kur futet edhe dashakeqësia ajo i kalon edhe ekstremet. Edhe nuset e dajës apo tezes time më thonin moj, ti je e sëmurë apo s’na tregon. Unë ju them një gjë, Monika në kohë paqe vdes, në kohë lufte lulëzon. Kur Meta është në qeverisje, jo gjithë gjërat shkojnë mirë. Ose do të nisë një luftë personale me Ilirin dhe këto transmetohen edhe në familje ose do të tërhiqem. 

Si e pritet lajmin për 2 vjet burg? 

Me thënë të drejtën prisja më shumë nga prokuroria, sepse neni thoshte nga 3-8 vjet burg. 

Nëse përballë jush do ishte Ina Rama, çfarë do t’i thoshe? 

Më vjen shumë keq që u përdor aq shumë nga politika. Nuk dua të bëhem edhe unë pjesë e akuzave ndaj saj, më vjen keq se gratë janë më të sinqerta se sa burrat. Kur të jetë një qytetare e thjeshtë do të pija një kafe me të dhe do të sqaroja disa gjëra. 

Sigurisht do ta takoj të sqaroja disa gjëra që ajo nuk i dinte dhe duhet t’i dinte. 

Si u acaruan marrëdhëniet e Ilir Metës me Dritan Priftin? 

Në jetën politike ka pasur pafundësisht njerëz që kanë punuar me Ilirin. Edhe me Edi Ramën ishin bashkë, ishin deri në 2007. 

Politika i ka këto gjëra. LSI është një parti që i hap dyert për të gjithë, ca rrinë, ca ikin. 

Ka zëra se ka video edhe për ju? 

Kushdo tjetër që ka edhe gjënë më të vogël për Monika Kryemadhin ta çojnë në Prokurori, çdo gjë që kanë për Monika Kryemadhin, çdo gjë që kanë. 

E keni dëgjuar këtë lajm? 

Unë kam dëgjuar që kisha vdekur (qesh). Nuk më shqetësojnë më, sepse çfarë s’kam dëgjuar. Deri në momentin që unë jam e qetë me veten time. 

Ka njerëz që më pyesin si është zonja Kryemadhi me shëndet? 

Si kumbull, nuk u the?! 

Kur do ta regjistroni në deklaratën e pasurisë atë lepurin? 

Na ka ngordhur. Na e kanë ngrënë qentë e Lalzit. Po, do deklarojmë macen. Kemi Sashën, një mace persiane. E patëm një javë në spital, patëm edhe një problem tjetër, e operuam. 

Si e kanë përjetuar mamaja juaj, prindërit e Ilirit këtë histori? 

Të vështirë e kanë pasur ata. Mamaja ime është luftarake si unë, në kuptimin e asaj që vazhdoni luftoni, në kuptimin e luftës dhe të drejtësisë në momentin që ti je i bindur. Po kështu edhe babai dhe mamaja e Ilirit, sepse asnjë njeri nuk e vë në dyshim pafajësinë e fëmijës së tij. Sa herë shikoj videon, e kuptoj qartë që kjo nuk është gjuha e Ilirit. Ne kemi shumë ekspertë, edhe nga bisedat që kemi bërë edhe me deputetë socialistë në vetvete me çdo njeri, që të gjithë e kuptojnë shumë mirë që vendosja e titrave është abuzive. 

Çfarë i thoshit ju babait dhe nënës së Ilirit për këtë histori? 

Ata ishin të bindur në pafajësinë e Ilirit. Kush i njeh prindërit e Ilirit e kupton se nga çfarë familje vjen Iliri, familje që e ka jetuar jetën me djersën e ballit. Ka disa lloje të ndryshme të rritjes së fëmijëve dhe Iliri është rritur në një mjedis paqësor, me shumë dashuri dhe me disa rregulla. Familja e Ilirit ka disa rregulla që nuk i gjen në familje të tjetër. Po ti kërkosh një gjë Ilir Metës ai të thotë mos më kërko të shkel ligjin dhe mos më kërko ti bëj keq njeriu. 

Kush ju ka uruar pas vendimit? 

Unë dy muajt e fundit nuk kam pasur telefon e kam hequr. 

Lidhet me problemet e kërcënimeve? 

Jo, po gati gjysma e deputetëve të PS e kanë telefonuar Ilirin. Po të ishte se Ilir Meta do përdorte videot për luftë politike do ta kishte bërë. Por, nëse mendon se luftën politike do e ndërtosh me video kundër miqve të tu, për mua ka mbaruar. 

Ai ka ardhur më shumë në shtëpinë e Ilir Metës, ka ngrënë më shumë bukë në shtëpinë e Ilir Metës. 

Nëse vjen Ilir Meta e ju thotë do bëj koalicion me Edi Ramën, çfarë do thonit? 

Është një gjë që për momentin nuk e mendoj. Është zgjedhja e tij politike. Ilir Meta është politikan, është kryetar i një partie. I merr vendimet në parti, i merr baza e partisë. Se mund të marrë vesh vendime, por nuk të vjen mbrapa anëtarësia. 

Doni të thoni që Ilir Meta nuk do jetë më në krye të LSI? 

E ka me statut. 

Po çfarë mund të bëjë Ilir Meta jashtë politikës? 

Ilir Meta mund të jetë një pedagog shumë i mirë në fakultetin ekonomik. 

Do tërhiqet nga politika? 

Është shumë i ri për tu tërhequr nga politika. 

A do ishit ju pjesë e qeverisjes së mazhorancës? 

Kam përshtypjen që nuk është për mua kjo gjë. Për mua është shumë e vështirë të bëj kompromise. Unë nuk e bëj këtë gjë. E përjashtoj këtë gjë. Do jem shumë radikale, e pasuportueshme për të tjerët. 

A keni komunikuar me zotin Prifti pas videos? 

S’kam komunikuar me të. 

Po me bashkëshorten e tij? 

Jemi takuar në dhjetor pa dalë video. Në aeroport. Kemi dhënë dorën. Ç’kemi, si jeni dhe jemi ndarë. 

Ju mendoni se s’ka asnjë koalicion me Edi Ramën? 

Zoti Rama nuk është i qartë as në kuptimin e jetës së vet. Ka marrë 5 gra në jetën e vet. Ka lidhje me karakterin. Se ja një, dy, po pesë? Nuk mund të presë unë që një njeri që s’është i aftë të ndërtojë familjen e vet, të pres unë të mendojë për mua. Edhe në 2001, edhe në 2007 dhe në 2003 Ilir Meta e bëri kryetar bashkie.

40 Komente

Bije selmane e nenes ke te qash me pare.  

Pyetjet a pergjigjet me qafe. 

Zoti Rama nuk është i qartë as në kuptimin e jetës së vet. Ka marrë 5 gra në jetën e vet. Ka lidhje me karakterin. Se ja një, dy, po pesë?

smiley e drejte. Njeri pa stabilitet. Cfare pret nga ai smiley

Sa do shkruaja qe si gjithnje, idiote ngelen ky brez politikanesh, vazhdojne te lidhin gjithcka me lidhjet dashurore, qe s'kane pse te kene lidhje, e vetem idiotet mund te bindin me kete ne vitin 2012, kur... 

Besoj, ra biseda te vendimi?

Absolutisht jo. Kemi biseduar shumë për fëmijët. Doktori ka biseduar për mbesat dhe nipin, po diskutonin për mentalitetet ku ne kemi jetuar dhe jetojnë tani fëmijët tanë. Ne nuk e vlerësojmë asnjëherë inteligjencën e fëmijëve tanë. Po diskutonim dhe flisnim për këto. Kryeministri tha se unë po nxjerr mallin se atë që s’e kam bërë me fëmijët e mi, po e bëj me nipërit e mbesat e mi.
Burimet e mia thone se biseda ka qene e tipit:ilir mos e rruj se sa te jem une nuk te gjen gja. lol

Po ti kërkosh një gjë Ilir Metës ai të thotë mos më kërko të shkel ligjin dhe mos më kërko ti bëj keq njeriu.

Qenka i ndershem si Sala. Gjynah per pak u denua nje shpirt njeriu.

Zoti Rama nuk është i qartë as në kuptimin e jetës së vet. Ka marrë 5 gra në jetën e vet. Ka lidhje me karakterin. Se ja një, dy, po pesë?

#2

dhe kushedi sa e sa burra ka marre ...ne jeten e tij smiley

Nuk po e lexoj. Jam i bindur qe kjo thote te verteten, vetem te verteten dhe asgje tjeter vec te vertetes, deri ne merzi. Mua me pelqejne me shume ngjarjet e sajuara dhe fantazia e fiction. smiley

 

une deri ktu:

vajza e madhe tha “do të uroj babin e do t’i them që jo gjithmonë jeta është fushë me lule”

thashe: sa bukur!

dhe pastaj e lashe smiley

 

Pse mer kur i paska nderru 5 gra Edi ? une per 2 di qe ka lene dhe ka te 3-ten tani.smiley

qe i ka nderru i ka nderru ai.Ne kete pike edhe grava qe ben be e rrufe per koke te tij nuk e mbron dotsmiley.Nese te ka ngel pishman se nuk i vajte ne kete dasem mos u merzit se do ti vesh ne dasmen tjeter kur te martohet prapesmiley

''Si e keni përjetuar këtë periudhë që bashkëshorti juaj ka qenë i akuzuar për korrupsion, pas video-përgjimit që publikoi Prifti? 

''Një miku im më tha: As mos e neglizho dhe as mos e nënvlerëso.

ne çeshtjen e kolektivizimit: as duhet te nxitohemi dhe as duhet te ngelemi ne vend...smiley

...pooor: sulmo ne forem pyke..smiley

Çfarë i gatuat kryeministrit?

Ajo që gatuhet në dimër, sallatë të freskët, supë me kungull, dhe mish me kumbulla.

smiley Nikoqire duket Mona, po a hengri ai i madhi ndopak? smiley

Ajo që gatuhet në dimër, sallatë të freskët, supë me kungull, dhe mish me kumbulla.

Mu si gjyshja e Cufos me eshte dukur. smiley E shoh qe kjo receta dimerore tani do marre goxha fame

kush e ha kete nxjerr nga hundet copa kackavalli.

''Ajo që gatuhet në dimër, sallatë të freskët, supë me kungull, dhe mish me kumbulla.

ose mos ka dashur te thote: supe me kumbulla (oshaf)  dhe mish me kungull.smiley

 

p.s:   ore, ka kumbulla ne dimer??smiley

jane kumbulla frigoriferi./

mish me kumbulla.

kete te fundit se kam degjuar ndonjehere.duhet te jete ndonje recete kineze se ata i hedhin mishit sherbet e te nakatosin plackat e barkut.smiley

Neser une du nje interviste me gruen e D. Priftit se si e perjetoi ajo ceshtjen e Metes. 

Pasnesret nje interviste me burrin e Ines per te pare se si ai e perjetoi kete ngjarje. 

Ju morte mortja ju morte e ju shpelafte. Qe qisni neper gazeta kshu robsh!

Ironia modhe self-depricating e gazetave shqiptare!

Une me ter' men' nuk e kuptoj cili eshte qellimi i ketyre intervistave! 
C'dobi, c'kuptim me te mire te ngjarjes relevante sjellin keto pjese te botuara?

Apo gallata gallate, hajde t'shikojme ca thote kjo gruja qe t'qeshim i' cike!

Nejse, ishalla nuk eshte skenar: Na duhet qe t'jemi prezente ne trute e njerezve, qe t'jemi prezente ne trute e njerezve pastaj! 

Nqs eshte kjo e fundit, terhiqem.

Respekt per hakun e punes o Qafoko! Bon punen, do hakun. 

Hak! 

epo s'kane me se ta mbushin gazeten ata nese shkojme edhe ne atje do te behemi personalitete.Nga gjithe shoket e shkolles qe kam patur me i pakti eshte bere drejtor te tjeret jane bere te gjithe kuadro te larte partise e te shtetit.

 

Si e keni përjetuar këtë periudhë që bashkëshorti juaj ka qenë i akuzuar për korrupsion, pas video-përgjimit që publikoi Prifti? 

Një miku im më tha: As mos e neglizho dhe as mos e nënvlerëso.

 

Mik i mencur smiley

 

kjo ja boni leket burrit "mish e kumlla"....!

 Se si mund te gjykohet nje pjestar i kesaj familje model, nuk e kuptoj...Si nuk u vjen pak keq per ta, ua ngecet byrekun ne gryke.. 

 

Po ju si bashkëshorte si e keni përjetuar? 

une jam pjese  dhe  protagoniste e pangopur e pazareve me te felliqura qe ka bere im shoq ne te mire te pasurimit  te menjehershem e te paskrupullt te familjes sime. ne kete sens nuk  e kam care koken shume per ngjarjen se ne ato permasa qe plasi dhe ne ato shifra simbolike qe flitej aty, ne mund te  dilnim te lare fare pa problem. Jemi sojseze  te pashembullt... askush  nuk ka cfare te na beje mw tashme. 

 

 

Kjo cupa e Dibres dhe nusja e Skraparit keshtu si na flet na paraqitet si monster, e konkurushme vetem nga Jozefini.

Edhe mamin e paska luftarake !

Po paskan pas dhe hall tjeter te madh , macja persiane paska qene 1 jave ne spital.

O Monike , bithgjere ! A nuk ma tregon ku eshte spitali i kafsheve !

Cuna skrapari ! Beni kujdes ke fusni ne krevat ! smiley

Shume vone do jete per shumicen smiley

heeemmmm 

Eh ku  katandisi  ky mavro vend.Personalitet dhe kjo cope grua, qe e ka vendin atje ku thoshte ..Kapedani,..te kakarise  

Me perpara kishim lenken, teften,themien ,lumturine po ato te pakten nuk vidhnin.

Haku shkon te i zoti mor ejjj... Nejse, pavaresisht se ç'thote kjo dhe per tmerret qe ndodhen pas shfaqjes te videos se burrit te saj - pas te cilave une do te isha hedhur nga ai vinçi afer PD-se nese ai do kishte qene im shoq - mos te harrojme qe kjo ka qene second lady per nje kohe relativisht te gjate (po te mendosh qe harku kohor eshte vetem 20 vjet). Kuptoni ju se si mund ta kete prezantuar kjo fare qenieje vendin tone ne rajon e me gjere!

Se jo per gje por eshte edhe njeri me emocione, nga pritja, merr vesht!

Nuk e le dot ... 'Monika në kohë paqe vdes, në kohë lufte lulëzon'. Nuk e dum paqen pa Moniken, nuk ke ç'e do. Bohesh derr!

Ka njerëz që më pyesin si është zonja Kryemadhi me shëndet?

Si kumbull, nuk u the?!

Prandaj e ka gatuar mishin me kumblla Mona smiley

qesharake!!! nuk arrij ti shkoj ne fund ketij artikulli... very deeeeep. te mjeret ne per kasten politike qe kemi...

kush e di sa pare ka pagu ajo per ate intervju ...kot nuk thone se dhe ne shqiperi ka ardhe koha e mediave...po te pakten te kishin nxjerre nje fotografi me te sakte ...ajo qe kishin nxjerre ishte pa shije fare ....

Mish me kumbulla???!!!

Po si behet kjo???

Te lutem Munika na thuaj se na hape nepsin!

ku ku bre nanë

o Shqyoni e mjera Shqypni,,,,,cfar degjenerimi ,kur te perfaqesojn lloji i Monikave dhe Jozefave,si gra,  por jo vetem thejesht gra por edhe si klasa drejtuse e vendit

p,s jozi kur erdhi ne bruxel  para ca javesh shkoi ne nje floktore ketu dhe pagoi 4.000 eur per prerje flokesh !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).