Kryeministri Sali Berisha në një konferencë të paradokohshme për Ditët e Albanologjisë shprehu përsëri nevojën e rishkrimit të historisë. Thënë me saktë, ai rikonfirmoi domosdoshmërinë për të pasur një tekst realist të historisë së Shqipërisë.

Tekst i cili mund dhe duhet patjetër të jetë jashtë ndikimeve politike, qoftë në trajtimin e këtyre 20 viteve demokraci, ashtu dhe në trajtimin e së shkuarës sonë diktatoriale, monarkike apo dhe asaj koloniale.

Shqipëria ka njëzet vjet që jeton në demokraci. Po të mos ekzistonin reminishencat e sjelljeve autoritare apo servilizmat ndaj  politikave të çastit, të drejtuesve të institucioneve përgjegjëse për tekstet e historisë, këto dy dekada do të ishin mëse të mjaftueshme për ta zgjidhur përfundimisht këtë çështje. Por kjo çështje fatkeqësisht nuk u zgjidh.

Ne dhe Europa Lindore

Nuk dua të bëj këtu analizën e faktorëve që e kanë penguar këtë proces në Shqipëri. Por dua të nënvizoj faktin se shumë shtete të Europës Lindore që e përjetuan regjimin komunist e kanë zgjidhur këtë çështje. Metodat dhe institucionet që u përfshinë në rishkrimin e teksteve të historisë së tyre janë nga më të larmishmet. Nuk është rasti t’i rreshtoj këtu. Por një gjë është e vërtetë: ato kanë folur më pak se ne për këtë çështje, dhe kanë punuar shumë më shumë se ne. Ndofta ne si reminishencë të së shkuarës kemi sindromën e të folurit shumë  dhe të punuarit pak.

Po rreshtoj këtu disa mendime sesi mund të zgjidhet kjo çështje. 

A mund të adoptohet në Shqipëri modeli irlandez?

Modeli irlandez mendoj se do të ishte frytdhënës për një vend si Shqipëria. Irlanda ka përjetuar një pushtim gati 700-vjeçar nga Anglia.

Tekstet e historisë se këtij vendi nga vitet 1922-1923 e deri në mesin e viteve 1960 kanë vuajtur nga patetizmat, megalomanitë dhe shabllonizmat në favor rrymave nacionaliste, apo nga e kundërta e tyre, në mënyrë ekstreme. Sa herë ndërronin partitë në pushtet ndërronin edhe tekstet e historisë, rishkruheshin ngjarjet sipas orekseve të politikës së çastit etj. (bash si në Shqipëri në këto 20 vitet e fundit).

Aty nga mesi i viteve ‘60, Parlamenti mori një vendim, dhe qeveria akordoi fonde, të cilat iu dhanë Universitetit të Oxfordit për të shkruar tekstet e historisë së Irlandës. Këto tekste shërbyen si tekste bazë për shkollat e fillore dhe të mesme, ndërkohë që në shkollat e larta u lejuan dhe lejohen përveç këtyre teksteve edhe tekstet alternative. Por, gjatë gjithë kësaj periudhe, asnjeri nuk pengoi, apo dhe nuk pengon, asnjë historian të majtë apo të djathtë të shkruajë e botojë tekste historie sipas oreksit apo bindjeve që ka.

Çfarë gjelle mund të na gatuajnë Meta apo Xhufi?

Personalisht, mendoj se Sali Berisha, apo cilido kryeministër shqiptar, do bënte punën më të mençur po t’i akordonte fondet, materialet dhe infrastrukturën e nevojshme një universiteti prestigjioz në Britaninë e Madhe, Gjermani apo ShBA, për të shkruar tekstet bazë të historisë së Shqipërisë.

E them këtë, pasi kam bindjen më të plotë që, po t’i pajisë Sali Berisha me fonde, materiale dhe infrastrukturë të bollshme institucionet që drejtohen sot nga Beqir Meta, Aurel Plasari apo Ardian Marashi; nesër Edi Rama, apo kushdo tjetër qoftë Kryeministër  i së majtës, do të japë prapë fonde të tjera, për po këto institucione, tanimë të drejtuara (le te themi) nga Paskal Milo, Pëllumb Xhufi apo Kristo Frashëri, për t’i rishkruar nga e para këto tekste historie. Dhe kështu, sa herë që do ndërrohen partitë në pushtet, do të rishkruhen tekstet e historisë së Shqipërisë sipas orekseve të politikës së çastit. Dhe, për fat të keq, ky rishkrim do të prekë jo vetëm kapitujt e historisë së katër apo pesë shekujve të fundit, por do shtrihet deri në epokën e gurit. Kjo pasi, këta historianë shqiptarë të paguar, dhe me lidhje personale apo farefisnore me politikën qeverisëse, nuk mund të jenë kurrsesi objektivë.

E them këtë pasi, për arsye dhe motive të panumërta, shqiptarët nuk janë çliruar ende nga zelli i të shërbyerit verbërisht dhe as nga vetëmburrja (në kuptimin e asaj që thonë se “jam unë ai që i di gjërat më mirë se ti„).

A ka të drejtë Sali Berisha në kërkesën e tij?

Sali Berisha ka plotësisht të drejtë. Shqipëria, si çdo komb tjetër i qytetëruar, e meriton t’i ketë tekstet e historisë së saj të shkruara në mënyrë objektive dhe shkencore. Ndërgjegjja profesionale e historianëve shqiptarë, për njëmijë e një arsye, nuk e ka arritur ende atë stad për t’i shkruar këto tekste me paanësi, dhe larg vesit të të shërbyerit ndaj politikës qeverisëse me pasion dhe verbërisht. Kjo është arsyeja se pse mendoj që adoptimi i modelit irlandez është më i përshtatshmi për momentin aktual.

 

*MA Universiteti Kombëtar i Gallway-Irlandë

11 Komente

"...Sali Berisha ka plotësisht të drejtë....!"

Qe me kete  fjali   e ke ndyre tere mendimin tend ore zotni Ndreka.Pasi  e ke "mbush aqe shume enen e Salihut, me drejtesi,   sa e derdhe e na bere pis te gjitheve.

"....Personalisht, mendoj se Sali Berisha, apo cilido kryeministër shqiptar, do bënte punën më të mençur po t’i akordonte fondet, materialet dhe infrastrukturën e nevojshme një universiteti prestigjioz në Britaninë e Madhe, Gjermani apo ShBA, për të shkruar tekstet bazë të historisë së Shqipërisë..."

Ku  ka bere vaki,  qe nje i marre, te beje punen me te mençur a mavriu ti !

Pa le kur arrin e shprehe:

...."E them këtë, pasi kam bindjen më të plotë që, po t’i pajisë Sali Berisha me fonde, materiale dhe infrastrukturë të bollshme institucionet që drejtohen sot nga Beqir Meta, Aurel Plasari apo Ardian Marashi; nesër Edi Rama, apo kushdo tjetër qoftë Kryeministër  i së majtës, do të japë prapë fonde të tjera, për po këto institucione, tanimë të drejtuara (le te themi) nga Paskal Milo, Pëllumb Xhufi apo Kristo Frashëri, për t’i rishkruar nga e para këto tekste historie..."

 Jo  juve keni bindjen e plote se kurre nuk mund te behet krahesim mes Kristo  Frasherit, Xhufit e Milos me Beqir Meten e Plasaret.Si nuk arrin te thuash  se keto  institucione kombetare, qe kane per detyre te  bejne histori mbi faktet e  jo  per te marret, por per ta lexuar te pasmit,  qindra here me te mençur  se te djeshmit e dhjetra  here me te ditur  se te sotmit,nuk duhet tu lihen ne dore beqireve, te paafte e mercenare.Por intelektualeve si Kristo Frasheri e Xhufi

disa here kam mendu qe c'u be mati? smiley

 

Mire neve, qe na eshte  "vra" ene gjumi, por  juve pse rrini qut...e tuj menu?

Po 11 sahati ktu o grave. Nejse, mire e ke. Ja do e prishim avash avash. Sot e bom grop peshkun. Se une edhe kur punoj, njonin monitor te peshku e kom - na u bo ves kur mos kem njeri.

 

Qeka smunje e keqe, dreqi.Kujton se e ke kap ti, por  nuk t`leshoka  pra!Un haj buke tu knu n`peshk...E kom pa shaka, vallahi!

Ta bejne jashte do ishte kryeveper. Te gjithe historine, edhe ate te mbas viteve 90'.

Une per vete jam akoma i paqarte per incidentin e 97'. Me saktesisht, ai avioni shqiptar, MIG-15 qe u ul ne bazen Gallatina, Lecce te Italise. I kam ende te paqarta disa pyetje.

Pse iken?

Ke do bombardonin?

Pse?

Nga erdhi urdhri?

Po kane informacion me te hollesishem peshqit, si mati i ri apo i vjeter, kaposhi, xhibi apo te tjere, te na japin ndonje hollesi dhe te ndihmojne studiuesit e huaj.

 

 

 

 

 

Mandin aty e kishe pse nuk e pyete???

Mandin e kam pyetur dhe e di mire ate pune une. Po nuk i besoj deshmise te  Shefit te Shtabit pergjithshem te asaj kohe. Kam qejf keta borizanet me siper, sidomos xhibin, se eshte bindes ne argumenta,  te degjoj njehere. Kam qejf ta shof "live" , humbjen e shtylles kurrizore te tyre (megjithese jetojne ne perendim), lepirjen e bythes te Sales.

Po kam frike se nuk do e shofin kete teme tek PPU. Nuk ua kap syri.  I rruajne energjite, per blogun e Edi Rames. Universitet me vete edhe peshku. smiley

Ore harroje ti se jeton ne perendim dhe u bere anglosakson. Si tha ai fshatarin mund ta nxjerresh nga fshati, por fshatin nga fshatari nuk e nxjerr kurre. Keshtu edhe puna e ketyre qe justifikojn vrasje e padrejtesi. Otoman mer otoman jan mrena.

P.s. te me falin fshataret per anekdoden e mesiperme. Se tashti gjith fshataret online jan qe kur tha Saliu se duhen fut prodhimet online.

1. Kjo është arsyeja se pse mendoj që adoptimi i modelit irlandez është më i përshtatshmi për momentin aktual.

2. MA Universiteti Kombëtar i Gallway-Irlandë

 

Hahahahahaha!!

Ca s'kuptoni ketu ju njerez? smiley 

 

Ej, ky muhabeti i historise eshte gallate e modhe n'Shqipni!

Kemi 100 universitete, kushedi sa katedra historie, po une akoma Pllumin, Puton dhe keto qyrrashet qe nuk jane historiane fare degjoj qe botojne punime historie!

Gjithe ato prefesora qe japin mesim, a kane ndonje kshu, si bicim pasioni per historine? smiley

 

 

 

Qe historia duhet shkruar, kjo s'diskutohet, por qe te shkruhet me pasione dhe politizime, kjo s'duhet lejuar. Mendoj se ngjarjet duhen shkruar si kane ndodhur, dokumentet e arshivave duhen studiuar, librat qe jane shtypur mbi ngjarjet e ndodhura duhen lexuar dhe ballafaquar me protagonistet, dhe ekipi qe duhet te mirret me kete gje, duhet te jete apolitik, thjesht historiane. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).