8 familjet rome të strehuara në zyrat e Avokatit të Popullit që më datë 1 shkurt të këtij viti janë larguar sot në mesditë duke u marrë nën kujdesin e shoqatës “Romani Baxt Albania”.

Ka qenë ky njoftimi i shpërndarë sot nga zyra e shtypit pranë institucionit të Avokatit të Popullit ndërkohë që 8 familjet janë shpërngulur në rrugën “Halit Bega” në Kinostudio, pranë ambienteve të shoqatës.

Familjet në fjalë do të qëndrojnë të strehuara në ambientet e shoqatës deri në përfundimin e punimeve nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale e cila ka përcaktuar për ta hapësirën e  një ish-reparti ushtarak.

Avokati i Popullit, Igli Totozani ka falënderuar sot të gjitha shoqatat që ndihmuan gjatë këtyre 12 ditëve përmes ndihmave dhe mbështetjes së vazhdueshme për 40 pjesëtarët e familjeve rome si dhe apeloi që institucionet të kushtojnë vëmendje ndaj problematikës së mprehtë të këtij komuniteti.

Nga ana tjetër, AP garantoi angazhimin maksimal për ngritjen e Task-Forcës së përbashkët me bashkinë e kryeqytetit. 

3 Komente

Ad maioram! Bravo Totozani.

Solidariteti i munguar social

 

Në realitetin shqiptar të mosqenies solidarë ndaj çdo fati të mbrapshtë, e keqja bën qejf dhe riciklohet sipas ligjit të spirales, duke ndryshuar veç formën. Në këtë përmbajtje duhet parë edhe riciklimi i problemit rom, sikurse edhe problematika të tjera që për vite e vite me radhë dalin, zhduken dhe ridalin, duke fituar statusin e pazgjidhshmërisë së përhershme. Ngaqë ka humbur solidariteti social, në Shqipërinë tonë paskomuniste reminishenca dhe recidivizmi janë kthyer në fenomene normale.

Zoti Totozani e bëri këtë për të dhënë një shfaqje mediatike. Por nëse kjo ishte rruga e vetme për ta bërë publik këtë shqetësim, këtë tallje dhe vërdallosje të shtresës më të pambrojtur e më të margjinalizuar të kësaj shoqërie xhungle, shumë mirë ka bërë dhe meriton përgëzime.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).