Përktheu në shqip Fjolla S. Spanca, e kontaktuar nga autori i letrës.

Miqtë e mi, shkrimtarë dhe gazetarë në të gjithë botën, në Kinë dhe në Rusi, do doja t’ju informoja që populli im po bëhet pre e një genocidi.

Para një jave forcat e regjimit Sirian intensifikuan sulmet e tyre në qytetet rebele, sidomos në Homs, Zabadani dhe në lagjet e Damaskut, Rastan, Medaya, Wadi Barada, Figeh, Idlib dhe në fshatrat e malit Zawija. Që nga java e kaluar deri në momentet që po shkruaj këta rrjeshta, kanë rënë më shumë se një mijë dëshmorë, shumë prej tyre fëmijë dhe janë shkatërruar me qindra shtëpi duke u shëmbur mbi trupat e njerëzve .

Verbëria e botës nxiti përpjekjet e regjimit për të eliminuar revolucionin paqësor në Siri, me një forcë represive të pakrahasueshme. Mbështetja e Rusisë, Kinës, Iranit dhe heshtja e botës kundrejt krimeve të kryera në mes të ditës, ka lejuar vrasjen e popullit tim nga regjimi gjatë njëmbëdhjetë muajve të shkuar. Por, në javën e fundit, që nga data 2 Shkurt tiparet e masakrës u qartësuan. Skena e qindra mijëra Sirianëve që dolën në rrugët e qyteteve dhe fshatrave të tyre natën e masakrës së Khalidiya-s, nata e të premtes së fundit duke u gdhirë e shtunë, duke ngritur duart në lutje dhe me lot, është një skenë që të thyen zemrën dhe e vendos tragjedinë humanitare të Sirisë në qendër të botës. Është shprehje e qartë e ndjenjës tonë të bonjakërisë, që rezulton si shkak I braktisjes tonë nga bota , e cila është përmbajtur nga sanksionet politike dhe ekonomike duke mos ndaluar vrasësit duke mos frenuar gjakderdhjen tonë.

Populli im i cili ballafaqohet me vdekjen duke I kthyer gjoksin e zhveshur dhe me këngë në gojë në këto moment është subjekt I një fushate spastrimi. Qytetet tona rebele po përballen me rrethime të papara ndonjëherë në historinë e revolucioneve botërore, po përballen me paarandalimin e personelit mjekësor për të kuruar të plagosurit duke qënë se spitalet në terren janë duke u bombarduar dhe shkatërruar me gjakftohtësi. Është penguar gjithashtu edhe hyrja e organizatave humanitare, linjat telefonike janë prerë dhe ushqimi dhe ilaçet janë bllokuar duke qënë se kontrabandimi I qeseve të gjakut apo I tabletave Satamol në zonat e prekura është konsideruar si një krim I denjë për burgim në kampet e paraburgimit, detajet e të cilëve kur ti mësoni do ju shokojnë

Në historinë e saj moderne bota akoma nuk ka parë vlera dhe kurajo si ajo e shfaqur nga revolucionarët Sirianë në të gjitha fshatrat dhe qytetet tona, pasi bota akoma nuk ka parë një heshtje të atillë që tani konsiderohet si bashkëpunim në vrasjen dhe shfarosjen e popullit tim

Populli im është populli i paqes, kafesë dhe muzikës, që uroj ta shijoni një ditë, i trëndafilave dhe i aromave që unë shpresoj ti ndjeni një ditë, në mënyrë që të dini se qëndra e botës sot është e ekspozuar kundrejt një genocidi dhe e gjithë bota mbarë është bashkafajtore për derdhjen e gjakut tonë.

Nuk mund të them më shumë në këto moment të vështira, por shpresoj që ju do të ndërmerrni veprime solidarizuese për ppopullin tim, më cfarë do lloj mjeti të mundshëm të cilin ju e konsideroni të përshtatshëm. Une e di se shkrimi është I pafuqishëm dhe lakuriq përballë armëve Ruse, tankeve dhe raketave që bombardojnë civilët dhe qytetet, por unë nuk kam dëshirë që heshtja juaj të jetë edhe bashkëpunëtor në vrasje.

Khaled Khalifa
Damascus

18 Komente

Nga ana tjeter, eshte nje raport i Liges Arabe. 160 monitorues "miq dhe armiq" te Sirise moren pjese ne kete mision. 

Sipas ketij raporti qe u publikua ne 27 Janar, 2012, situata ne Siri eshte disi me ndryshe se c'eshte karakterizuar ne mediat perendimore, por dhe ato arabe. 

Nje pjese nga raporti:

In Homs and Dera‘a, the Mission observed armed groups committing acts of violence against Government forces, resulting in death and injury among their ranks. In certain situations, Government forces responded to attacks against their personnel with force. The observers noted that some of the armed groups were using flares and armour-piercing projectiles.

In Homs, Idlib and Hama, the Observer Mission witnessed acts of violence being committed against Government forces and civilians that resulted in several deaths and injuries. Examples of those acts include the bombing of a civilian bus, killing eight persons and injuring others, including women and children, and the bombing of a train carrying diesel oil. In another incident in Homs, a police bus was blown up, killing two police officers. A fuel pipeline and some small bridges were also bombed.

Recently, there have been incidents that could widen the gap and increase bitterness between the parties. These incidents can have grave consequences and lead to the loss of life and property. Such incidents include the bombing of buildings, trains carrying fuel, vehicles carrying diesel oil and explosions targeting the police, members of the media and fuel pipelines. Some of those attacks have been carried out by the Free Syrian Army [the main opposition group] and some by other armed opposition groups.

_____

Raporti i plote mund te lexohet ketu:

http://www.columbia.edu/~hauben/Report_of_Arab_League_Observer_Mission.pdf

Mbi arsyet pse ky raport nuk eshte mbuluar nga Media, mund te lexohet nje pikepamje nga Pepe Escobar i Asia Times. 

http://www.atimes.com/atimes/Middle_East/NB04Ak01.html

Per te njohur ne shtet dhe kombin e tij, shih emigracionin e tij ne perendim. Per çudi, edhe emigracioni ketu, eshte i ndare ne dysh, ne pro Asadit dhe kundra tij. Kurdet e Sirise psh, jane totalisht kundra, ngaqe jane trajtuar si qytetar te dores se dyte atje, s'kan patur te drejten e pashaportes, kartes se idenditetit, s'kan patur te drejte te votojne etj. Tani po, u be 1-2 muaj qe ligjet kane ndryshuar.  Te krishteret, shumica e duan regjimin e Asadit, ngaqe ai i ka lene te lire, dhe ata kane gezuar te drejta njesoj si arabet. Arabet, jane thuajse te ndare ne dysh, disa e duan e disa jo.  Mirpo ajo qe une kam vene re eshte se sirianet, duken si langaraqer, ose si te thuash si disa raca qe hiqen si serioze por nga ana tjeter jane ordinere. Si shum raca apo njerez ne bote, fatkeqesisht.  Ne kete kohe terrori (po e quajme), per çudi, ne Siri kan ndodhur me dhjetra perdhunime minorenesh, grabitje, vrasje per 100 aspra, pra ka nje anarshi totale. 

...Mirpo ajo qe une kam vene re eshte se sirianet, duken si langaraqer, ose si te thuash si disa raca qe hiqen si serioze por nga ana tjeter jane ordinere. Si shum raca apo njerez ne bote, (hm...Univers?) fatkeqesisht.

smiley

O Ravi... zbritën!

Te krishteret, shumica e duan regjimin e Asadit, ngaqe ai i ka lene te lire, dhe ata kane gezuar te drejta njesoj si arabet.

Ata jane arabe. Jo te gjithe arabet jane muslimane.

 

Pikrisht, dhe kjo nuk i ban qe t'jene me te mire se fakin arabt there. Un kam pase rastin te njoh te krishtere othodoks (nga egjipti), dhe di me thane se jane nasty people. Njerz imponues, shume ma pak tolerante se sa une, edhe pse me shkolla e mastera e me nga 20vjet ne amerike, ja fusin grave dru si t'ishte ndonje diete ditore. Jo se po me dhimben grate..., well n'fakt edhe pse xhada, jane ca zeshkane t'mira, me sy si rrush. Nejse, desha me thane qi edhe grate jane soji i tyne. smiley

Teefa, te krishteret e Egjyptit jane shum te urte, kam patur ketu komshi, kam edhe ne pune, jane rob zoti, te arsyeshem, ngaqe siduket vijne nga shtypja, nga diskriminimi. 

Agron1, jo te gjithe, e ke gabim. Psh, te krishteret e Sirise nuk e quajne vehten arabe, por asiriane, babilonas, po keshtu edhe ata te Irakut. Te krishteret palestineze po e quajne vehten arabe te krishtere. Te Egjyptit, nje pjese e quajne vehten arabe te krishtere, ndersa nje pjese nuk e pranojne, seç kane nje emer tjeter. Ne Egjypt, fatkeqesisht, shumica e krishtere (sipas tv) , ose nje pjese e te krishterve sipas te thenave, diskreminoheshin nga regjimi i Mubarakut dhe nuk kishin karta identiteti, e per rrjedhoje as te drejten e votimit, si kurdet deri vjet ne Siri. 

Kohe te veshtira. Secili sheh bythen e vet. Ameriken nuk e donit; Ameriken nuk e keni. Letrat e reja, sic e keni kuptuar edhe vete i drejtohen Rusise dhe Kines. Gjithmone ne anglisht, qe te kuptoje bota d.m.th. Welcome to the New Disorder!

PF, cilet  nuk e  donin ? Dhe  perse do tu  duhej ta  donin ?

Nuk fajsohen popujt, qe nuk kane e as i lene te kene gje ne dore.

Po nese nuk fajesohet populli, atehere kush duhet fajsuar? E Ema e Zeqos? Kush e pati fajin qe Enveri mbreteroi 50 vjet pa i hyre gjembi ne kembe? Pse nuk lindi Stalini ne Angli? Pse klasa punetore e fuqishme gjermane e armatosur edhe me mesimet e Marksit nuk mori pushtetin qe te behej vendi i pare komunist? Etj...etj. 

Do thuash ti: injoranca...prapambetja... Po e kujt? E popullit e kujt tjeter. Se edhe sundimtaret bij te atij populli jane, vec ne mos qofshin pushtues!!!!

I ka dale boja ketij muhabeti Grave. Popull i mire, por pushtetare te keqinj...smiley Ja ta pranojme qe ndodhin edhe aksidente historike dhe nje faqezi vjen ne krye ne nje kombinim te fatit dhe dhune/zgjuarsise. Po kjo nuk mund te justifikoje 2000 apo 5000 vjet rrjesht te mbushur me histori pasive. 

Nejse, se i rashe shume gjate. Kam idene qe po vijne kohe shume interesante. 

amin !

natnemire smiley

 

 Kush e pati fajin qe Enveri mbreteroi 50 vjet pa i hyre gjembi ne kembe?

Une them Enveri  te kishte qendruar edhe nja 50 vjet te tjera si mbret do te kishte qene me mire per popullin tone.Athere do te kryhej me mire me lehte procesi i transformimit per ne europ! smiley

Çka je ka belbzon, on njiri? Kuku per ne, çfare fmish kena rrite dhe po rrisim! 

ashtu si pranverat arabe eshte bullshit. jo po tweeter dhe facebook revolution dhe ja ku eshte Egjipti me vllezrit muslimane qe thone ne Sharm el sheik  turistet femra te lahen me burka dhe te ndalohet alkoli. 

Nga siria pamjet e mediave jane ca video me telefon ku nuk shikohet asgje dhe ca thirrje jalla jalla dmth remake i dobet i "wag the dog".

Nje gje me ben pershtypje po te bjere dhe Siria si Egjipti atehere jane "Cazzi amari" per Izraelin. Whose next? Jordan??

 

Po t'kishte pase ftyre tjeter ky Khaled Khalifa, do e kishim ndihmu. Gjynah qe ka ftyre arabi mosmirnjohes. Veç ksaj, sdi se ku tjeter çalon puna e si pasoje hezitojme ne bombardimin e sirise. Hmmm!!? (meqi ra fjala, meqi jane aq te zotet kur vjen puna per t'bombardu, at'here pse nuk e perdorin dhe ksaj here ate aftesi per te arrite ne ate cka deshirojne?, por jo, fajet i ka amerika.)

 

Ktu n'amerike, per intervista punet kerkojne qe i intervistuari te jete i paraqitshem, i rruar, i qethur, i krehur, i veshun me kmishe e xhakete (varet nga vendi i punes, me raste dhe xhinset mund te jene te pranueshme), nje dosje ne te cilen mbahen resume, letra reference dhe kontakte per informacion per referuesit, porfolio (nqs puna jote konsiston ne dicka vizualisht te kontrollueshme) ne te cilin mund te bejne pjese dhe artikuj dhe shkrime te ndryshme qe jane shkru rreth punes dhe arritjeve tuaja, apo publikimeve... E ne fund as qe diskutohet biznes karda, e cila sot asht transformu dhe fute si pjese perbamse e kodit te mirsjelljes.

p.s. Nqs je çifut, edhe ma mire, ndoshta nuk ke hiç nevoje as per ate dosjen.

 

O tef nuk je ka u kallxon kojshive t'zdrales per amerik. Ti shkru e shkru e nuk pa din ca ved ca shkru.

E ke ba si puna e lepres qe shkote n lokal t ariut ku kamarier ishte ujku.

Ulej lepri dhe porosiste : Kamarier te lutem nje dopjo

pas dopjos se pare fillonte : o ujk o legen sill nje dopjo ketr

pas te dytes : O ujk o b*th*ir shpejt dopjon t'thashe.

Gjithe klientet qe i thoshin ujkun po ti si e duron, u be lepuri te te bej zbor etj etj.

I thote ujku ariut, o ari do flasesh ti me ate lepurin se nuk po me mbajne me nervat ma ka bere borxh. Ok i thote ariu do merrem  une.

Vje Lepuri ne lokal dhe fillon: Kamarier nje dopio te lutem

shikon ariu cdo gje ne rregull.

Te dopjo e dyte: O ujk o legen sill nje dopjo vrap t'thash

te e treta sa fillon lepuri qe ngriti zerin i vjen ariu dhe i thote me ze te trashe: Ca ke lepur pse bertet .

U ftillu lepri : hic o ari po ja pime nai gote dhe themi *lliqe.

Ajo qe po ndodh ne Siri eshte vertet turpi i botes. Po masakrohen mijera veta, dhjetera mijera te tjere jane ne burgje nen tortura. Ky turp i Rusise dhe Kines qe e braktisen popullin Sirian ne kete menyre, ndersa Rusia vazhdon i shet arme Asadit nuk do harrohet kollaj ne ato ane.

Turqia po propozon nderhyrjen e vendeve te rajonit per te krijuar nje non-fly zone ne veri te vendit per te ruajtur popullsine. Gjithashtu duket se po behen pergatitje per armatosjen e Ushtrise se Lire Siriane. Sot Davutoglu shkonte ne Amerike per bisedime rreth situates atje dhe hapave qe duhen ndermarre tashme ne mungese te rezolutes se OKBse.

http://www.reuters.com/article/2012/02/0...

dhe nje kronike nga Homs

http://www.guardian.co.uk/world/2012/feb...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).