Studentët e fakultetit të Mjeksisë në Universitetin e Tiranës ankohen se po u ushtrohet presion nga forcat politike që të votojnë Pëllumb Piperon për dekan të këtij fakulteti.

IDEA po publikon të plotë denoncimin e studentëve të Mjeksisë:

Une jam studente e mjekesise se pergjithshme. Po marr inisiativen t’ju shkruaj, per të ndarë me ju një problem.

Sic e dini tashmë, ka filluar gara e ethshme për kandidaturat e primarëve të çdo fakulteti. Unë flas për mjeksinë, pasi përfaqësoj këtë fakultet. Me ka bere shume pershtypje sesi fushatat e kandidateve kane marre tatepjeten, duke patur edhe perfshirje te shemtuara politike. Konkretisht, behet fjale per Prof.Pellumb Piperon, i cili kandidon ne pozicionin e dekanit. Eshte ngritur e gjithe struktura e LSI (ai eshte pjese aktive e kesaj partie si dhe drejtor i pergjithshem i politikave shendetesore ne Ministrine e Shendetesise). Ushtria e ketyre njerezve po ben presione te vazhdueshme ne konviktet perreth fakultetit (drejtori i konvikteve eshte i LSI) duke perhapur panik tek studentet. Gjithashtu, studenteve qe perkrahin kandidatet e tjere jane kapur nje per nje duke u bere presion nepermjet prinderve per heqje nga puna apo premtime per specializime, provime te marra apriori apo poste ne ministri. Kam qene nje nga drejtueset e levizjes per reformimin e sistemit arsimor shendetesor ne Fakultetin e Mjekesise dhe rikujtoj me keqardhje qe po perdoren te njejtat mekanizma si atehere. Eshte e peshtire te mendosh se deri ne c’nivel punon ingranazhi i politikes, duke felliqur edhe figuren e studentit. Sapo lame prapa nje mandat 4 vjecar te deshtuar me ne krye Alfred Priftanjin (kunat i Genc Pollos), tani dikush tjeter shfaqet me arrogancen e fitores se paluajtshme per te krijuar boshtin LSI-se Ministri e Shendetesise-Fakultet Mjekesie-QSUT-ISHP apo sic e kane perkufizuar ndryshe nga burime te brendshme boshtin LSI-PD (Pipero-Dh.Kule).

Gjithcka eshte rezultat i mungeses se vizionit dhe vullnetit per te ndryshuar gjerat. Rezultat i meskinitetit te disa mekanizmave politike te perqendruar ne duart e pushtetit. Eshte turp qe fakulteti i mjekesise te punoje ende me libra te shekullit te kaluar, te mos kete biblioteka dhe ambjente studimi, te mos zhvillohet kerkim shkencor qe perben A-ne e nje tempulli dije.

Ju solla kete tablo te realitetit per t’ju vene ne dijeni te ketyre ngjarjeve dhe per t’ju sensibilizuar me keto zhvillime. E njejta gje po ndodh edhe ne fakultetet e tjera. Ndoshta, duke luftuar nga pozicioni juaj, reflektimet e tyre mund te jene me te medhaja.

6 Komente

Keta se mos lene ndonje karrige pa zene.Sa premtime paskan bere gjate fushates mosmiley

nuk e njoh fare, por vetem nga kontaktet shume te shpeshta televizive me eshte peshtirosur. Sa here qe del ne televizor per te mbrojtur apo lancuar vendimet e ministrise ku punon, pra te shendetesise, mbas nje jave i permbyset/pergenjeshtrohet gjithshka. Dhe kjo sepse kujdesi shendetesor publik eshte ne mjerim te plote. Dhe nga ana tjeter duket sikur ne ministrine e shendetesise jane te punesur vetem dy veta: ky dhe bycja.

Prof.Pellumb Piperon, i cili kandidon ne pozicionin e dekanit. Eshte ngritur e gjithe struktura e LSI (ai eshte pjese aktive e kesaj partie si dhe drejtor i pergjithshem i politikave shendetesore ne Ministrine e Shendetesise). Ushtria e ketyre njerezve po ben presione te vazhdueshme ne konviktet perreth fakultetit (drejtori i konvikteve eshte i LSI) duke perhapur panik tek studentet.

...studente ne mjekesi u behen presion....cfare presioni nuk thuhet.

...duke perhapur panik tek studentet....cfare paniku nuk thuhet.

...e si mund te ndahen mendimet e te gjykohet drejte se cfare po ndoth atje kurr ka gjithe keto paqartesi... 

 dhe kur kam qene une studente kishim frike te hynim ne leksione kur pedagoget demokrate kishin bojkotuar mesimin se ishin ne grevesmiley (Pra ,presione ndaj studenteve ka,pavaresisht llojit) Tani, s'e mbaj mend per cfare behesh greva,se nuk eshte se interesohesha shume per politiken....mosha ben te vetensmiley

 

U bene gjithe skraparllinjte profesore.

I ziu fakultet (si fillim per ata qe e drejtojne sot, duke zbrit gjer ke sekretaret, e ne vazhdim per ket morrin qe mund ta drejtoje neser)! Ky do vazhdoje, ne mos do thelloje, lojen e pranimeve/specializimeve etj.. medet.. 

TOP-i do bote mire te instalote ca kamera ne ket fakultet; rrezultati i filmimeve taze do ish nje shfaqje sureale lemerisese e nje niveli te pa arrire ndonjehere, as nga prestigjozi BB. smiley 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).