Po bubrroja per ca gjera ne jutub, kur befas me doli perpara nje dokumentar per Festivalin e 11 ne TVSH. Nuk e dija qe ekzistonte nje gje e tille dhe e kam pare me kenaqesi te vecante. Ishte mahnitje dhe keqardhje njekohesisht. Padyshim qe ka qene festivali me i arrire dhe maja e muzikes shqiptare. Keqardhja eshte qe ai u gropos nga Partia. Kengetaret i shperndane fshatrave per pune edukuese. Spikerat u fshine nga faqja e dheut dhe c'eshte me e keqja nga te gjitha, ajo muzike e shkelqyer u quajt si nje tumorr per muziken shqiptare dhe u varros njehere e pergjithmone. Ja dhe video. (Zeri sfazon pak, but who cares)

Ne Festivalin e 11 te Kenges 1972

 

Pasi e degjova fillova te kerkoj kenget e tij dhe ja c'gjeta

Stacioni i dashur i Justina Aliaj aq me i bukur se versioni i perpunuar tek Kenget e Shekullit dhe 

Kafe Flora burra plot e Lindita Theodhorit. 

Do ti qe me hypi qejfi! :D Fillova te kerkoj kenget e tjera te Vaces. Perla te muzikes shqiptare si

Lemza

Djaloshi dhe Shiu

Valsi i Lumturise

dhe Kenga e Kengeve: Mesnate

Nderkohe me erdhi mendimi qe Vacja nuk eshte e vetmja kengetare e madhe e muzikes se lehte te atyre viteve. E paharruar eshte gjithashtu e madhja Anita Take me kenge si: 

Ne bankat e shkolles apo Vajza me trendafil

Por gjithashtu edhe vete Festivali i 11 erdhi nga kenget e Radio Anketes qe transmetoheshin te djelen ne mengjes (ne mos gaboj) dhe qe zakonisht ishin 4 kenge te reja. Aty kane dale per here te pare kenget e mrekullueshme te Francesk Radit Bicikleta dhe Adresa, si dhe kenga Bardhesi e Naim Kercukut qe per mendimin tim eshte orkestrimi me i bukur shqiptar.

Dhe ketu u thye diga dhe me mbuluan kujtimet. Kush nuk i mban mend kenget:

Kabina numur 3

Interesant

zerin e mrekullueshem te Zija Saracit tek Kenga e Marinarit apo Tonin Tershanen te Lulet e Limonit.

Po sereditat (se naten te kapshin) nga Liqeni te djelave dhe kenge si:

Jorgjica

Sycka si ato te tuat

Vitet ikin tutje

Dhe pastaj vine vitet e veshtire te fillim 90-tes ku vetem Arditi na mbante gjalle me kenge si Jon apo me vone me kenge si Dimeroj apo Xhinxhileja.

Tani nuk di nese ndokujt i kujtohet qe ne Mitingjet e Sindikatave te organizuara ne fillim te viteve 90, ne nje miting te organizuar perpara Korpusit te Universitetit, eshte ftuar grupi Minatori. Une muziken kosovare nuk e njihja pothuaj fare dhe perballja e papritur me nje nga grupet me te mira te kesaj muzike, me shokoi. Kuptova befas se cfare kishim himbur per vite te tera nga politika "Vellezerit kineze dhe miqte kosovare". Kishim humbur kenge te tilla si:

Kenge Mllefi

Babai im

Molla me sherbet

Udha e Mbare

Apo kenge perla te grupit Fisniket si Zoteria Juaj

E vetmja kenge shqipe rrok qe dija une ishte Kosovska e Bjello Dugma. (Nje HAIL per gjithe tifozet e Bjello Dugmave ku perfshihet edhe i poshteshenuari.)

Nderkohe kengetare si Agron Berisha me kengen Vetem 5 minuta filluan te futeshin ne Festivale, dhe me pas vjen Macedonian Invasion me kenge si Al Kapone apo Sajzeza e Elites 5 apo Shi ne Tirane, qe eshte kenga me e bukur per kryeqytetin tone.         (Shifeni pak kengen e Berishes tek minuta 1:55 kur njeri nga salla ngjitet ne skene dhe i rras ne xhepin e xhaketes nje lule nje meter te gjate qe i mbulon fytyren kur kendon me pas :)) . Trendi aq katunaresk i atyre viteve.)

Ka pasur edhe ca xixa nderkohe e me pas si Redon Makashi, Djemte e Detit  e ca te tjere, po me pas muzika shqiptare perfundoi ne ca tentativate deshtuara per te bashkuara vokalin e operas me muziken e Heavy Metal apo Tallavane me Hip Hopin, por sa kohe ne skenen e muzikes shqiptare do te vazhdoje te enden kenget dhe muzika tip Jorgo Papingji - Zhuliana Jorganxhi, ne muziken shqiptare nuk do te kete shprese.

Dhe perjashtimi qe verteton rregullin:

Si Peme e Produkt 28 *8*

PS: Jam i hapur per kritika. Per sharjet: Fjalet mbrapsht. DOMINO. *16*

131 Komente

s'kam kohe smiley

grrr!

Ue ke be nje koleksion te kengeve qe prej 1970-2010.Keto jane kenge milestones te historikut te popullit shqiptar.Madje ka shume qe e masin vjetersine e moshes ne lidhje me sa vite kane kaluar nga kenga e preferuarsmiley

Nejse faleminderit shume qe i solle.

p.s.Jorgo bo tekste i shkreti,cer faji ka qe muzika o bo verem.Ene sa per ti shtuar detaj atij detajit qe thu ti tek video e Berishes,ay tipi qe i vu lulen nxhep xhentimenllikshe o tu honger camcakiz,si zoteri..ne mes te skenessmiley

Ja nje pershendetje : http://www.youtube.com/watch?v=JmeB35WuSzo

Naten vone e Vaçes dhe Kafe Flora e Lindita Sotes ma te mirat. 

vazhdoka cikli histori me zhurmues..

Thanks per kete kujtese te bukur si dhe per kendveshtrimin interesant. Desha te shtoj krahas te tjerave, kontributin e cmuar te kompozitorit Kastriot Gjini qe pa frike do ta krahasoja si Lucio Battisti i shqipetareve per emocionet qe ka sjellur me ato pak kenge qe la, pasi nderoi jete vetem 30 vjec.

Me kujtohen disa vargje te nje kenge te viteve 70-te por qe nuk ja mbaj mend titullin. Kush me ndihmon ja shperblefsha me nje shishe vere si ajo e Pjerit. Nje pjese teksi eshte:

Cfare ti coje si dhurate,

Shoqes time jo nuk di.

I madhi Zija Saraci me kenget Tek syte e saj , Si te quajne, ka pas dhe nje tjeter po qe nuk e gjeta dot:

Eshte nje vajze ne rrugen time

Rritur jam me te.......

 

Kur ti them asaj 

Se une ty te dua

Nje buzgaz i saj 

Lule qe per mua.

Nje dit un ` asaj

I thashe se te dua

Nje buzgaz i saj 

Lule qe cel per mua.

 

Keshtu e ka kanu Zija Saraci, ate versionin tat e ka kanu Luan Zhegu smiley

 

thanks, koth.

po titullin si e ka se mos kush e di e gjej ne Youtube.

Nuk ja maj men titullin, por melodine arrij ta kendoj dhe tani.

 

Melodine ene une e di, kena pas kercy me keto konge ne mbromjet e vallezimit qe bojshim ne tre mesme. Ka pas qene nje tjeter ritmike- 

Ja ti je veshur ushtarake

Ngrite grushtin lart

Dhe pershendetjes ju pergjigje

Me qendrimin drejt.

Kengen e kendon Puntore Mançi, mamaja e Anjeza Shahinit.....titulli nuk me kujtohet

ket kenge e ka kendu, me duket Kozi....(Kozma Dushi)

çmallje  i thonë kësaj s'ka asgjë të keqe nga malli a nostalgjia deri :

por sa kohe ne skenen e muzikes shqiptare do te vazhdoje te enden kenget dhe muzika tip Jorgo Papingji - Zhuliana Jorganxhi, ne muziken shqiptare nuk do te kete shprese. 

As njëri as tjetri s'bëjnë muzikë..... Siç duket nuk e ndjek muzikën shqiptare më ; ka këngë të bukura nga ata kotkoti a tallava por dhe rap e këngë më tradicionale  veç më poshtë rreth

12 000 000 shikime në Y.T.

 http://youtu.be/Ypi4fkJc6M4

http://youtu.be/hno0Zk0tibs

http://youtu.be/gUG8KuWAKaA

http://youtu.be/4XyZca6fTTE

o prizerenzaranika, po pse po na e prish ket teme kaq te bukur e prekese me ca bretkosa e zhgaravina e ku di une se cfare? Mos te te ngeli hateri por do ti them moderatorit qe te ta fshije postimin  tend. Ose mund ta besh edhe vete nese e mendon si une.

Po jo Kuaz me PF jam bile; u përpoqa ta gjej dhe këngën tënde por se gjeta .Muzika është çështje shije , formimi ,gjëndje shpirtrore ,ndjesie muzikore,por dhe çështje brezash, trashgimie e kundërshtie,por dhe modë e mbi të gjitha liri e të shprehurit të ndjenjave të artistit duke e ndarë me të tjerët . 

Ti ke mendimin tënd por kjo s'do të thotë që pas 20 a 30 vjetësh kta mijra që ndëgjojnë kto këngë që ti si pëlqen të mos kenë mall për to e mos i thonë një prizreni tjetër se ç"janë kto zhgarravina qê dëgjojnë sot.Me thënë të drejtën unë i ndëgjoj i detyruar gjatë udhëtimeve të gjata por ka ndonjë që dhe më pëlqen. Kjo është ideja që doja të përcillja çdo brez ka shijet e pëlqimet a parapëlqimet e tij që më vonë nqs nuk ndjek rrjedhën e shijeve të shoqërisë kthehen në mall e përmallim.smiley

kenget e mia akoma nuk jane botuar, por se shpejti do dalin. Nuk kam asgje me shijet e te tjereve dhe as me kenket ne pergjithesi. Thjesht desha qe kenget apo fryma e sjell nga PF ketu te mos behej corap. 

te t'marri malli per

Dafina Rexhepi feat. McKresha - Delicius

kupton ti tani, McKresha thot... ec aty... Mik Gjageri me plis (Gjageri theksi te e-ja)

Prizren, you  must be kidding, right? Kto as kitsch nuk jane o mik. Malli per muzike prej verteti ka te tjera parametra...

"jam attraktive" thot motra, dhe mbaj ere e mire!

tani kto vertet shikohen nga 400 gazillion klikime (waka waka e shakires eshte pare me shume se google here deri tani), por gjera per mall kto nuk jane. Dhe jo se ka naj gjo te keqe me kte (not that there is anything wrong with it).

Ja u kemi fal te gjitha, paret, popullaritetin efemer, cool-llikun prej majmunesh kozmopolit... c'te doni, por vecorine e mallit lejeni menjane. Malli nuk vjen ne ate pakete, e kam llafin. Nuk mund te kesh mall per kuku xhambot (put me up put me down, put my feet back on the ground... and make me happy - e shef si shkerdhehet lumturia, sikur eshte prodhu ne Kine, aq cheap!!). Mund te kesh mall per rrethanat kur e ke nigju psh per personin me te cilen ishe bashke ne kohe te kokoxhambos, por vallaj per kengen si te tille??? Hell NO! Ka mbaruar ajo kohe, qysh me berjen e kenges si objekt sirtari te markatos qe i llogarit ROI-ne. Qysh me "un disco per l'estate" <-- veri veshin e ka te shkrujtme ne balle qe per 2-3 muj jom, iken vapa bashke me gusht, smiley

Me fal per pathosin, por ka ca gjona ku jena vecanrisht sensitive smiley

ja ja ja kuku xhambo ja ja je...ja ja ja kuku xhambo ja ja je... ejoah... smiley

lol

 

Flm Emo ! Po s'ke çi bën kështu e kanë brezat dhe im atë kështu thonte kur dëgjoja rock a pop , pse muzikë janë kta zhurmat dhe un kshu i them pse muzikë është repi gjithmonê me një linjë e bathë bathë po i koqe (recitim me inat) po si ma kthejnë se.smiley

 ja dhe kjo që ekujtove  smileyhttp://youtu.be/cOrc37wNUqU

smiley  O Kuaz por për atë pra "Një dit un'asaj i thashë që të dua" po nqs ti krijon këngë do të më pêlqejnë me siguri . Sa për çorap s'ka su bë qameti se nuk prishet malli pse ndëgjon një zhgarravinë por shtohet.

lol, u keqkuptova, por kesaj radhe per mire. Kur te mbaroj se regjistruari do te te dergoj nje CD.

Ah do të jem shumë i nderuar dhe përkëthelur që të marr dhe u një CD nga dora vetë  e krijuesit smiley

Ema Qazimi super femer, po edhe Zhaklina e mire fare (perveç flokeve si postiqe).

kam vu re qe prezantuesja eshte e njejta qe ka pas lozur Mimoza lasticen.

Pse, parashqevia, stil flokesh i viteve 40-te..

Po Zhaklina Dhimojani, Moza llastica smiley

 

Paroja ishte akoma e virgjer ketu, kish pamje prej vajze, jo prej femre. Me vone po, tejet e hajshme.

Ky  nuk eshte festivali i '83-shit. Eshte shkruar gabim ne youtube. Eshte fetivali i korrikut, ose ndryshe "festivali i interpretuesve te kenges '83". Nuk konkuronin kenget (te cilat ishin te vjetra, tashme te njohura), por interpretuesit. U krijua si festival andej nga fillimi i viteve '80 dhe organizohej zakonisht ne korrik.

Cfare kengesh njerez, cfare kengesh, jo vetem ato te festivalit te 11-te, por pothuajse e gjithe prodhimtaria muzikore e 45 viteve.

Po te injorosh perberesin "agjit-prop", pjesa artistike eshte perle.

http://youtu.be/KRJWS-GaWxk

s'ka pse me injoru "perberesin agjit-prop" (siç e quan ti) : eshte pjese e te teres. Merret ashtu siç eshte. Magjia qendron tek e tera. Perkundrazi, pikerisht aty 'fshihet' sekreti. Tek e tera. Dhe s'ka fare fare lidhje me nostalgjite (cilatdo qofshin !).
Me eshte dashur kohe ta kuptoj kete qe them...
sinqerisht

falemnderit pf, 

vlerat sentimentale duhet te jene shume te larta duke marre parasysh dhe kontekstin dhe qe muzika te kete mbi vete vlera sentimentale nuk eshte pak.

ne pak me te vonshmit ndoshta edhe s'i kuptojme mire pasi nuk mundemi te rikrijojme saktesisht perjetimin, megjithate mundohemi dhe degjojme. 

smiley

perkundrazi, pikeshikimi yt (apo i Anomim Kakavise), pra i te mevonshmeve eshte interesant, sepse eshte i pa ndikuar nga nostalgjia (ah nostalgjia, e keqe eshte gjithmone, sido qe te jete..). Mua vete me eshte dashur kohe te bej diferencen...

Per mall, m'u kujtua kur gjate nje ceremonie mbyllese pas nje trajnimi nje mujor, ku merrnin pjese njerez nga shume vende, me kerkuan te kendoja nje kenge shqiptare. E para qe me erdh ne mendje ish "Ne bankat e shkolles". Mezi u mora vesh me "orkestren" dhe, me ta kapur kjo, fillova ta kendoj. Thuajse ne nje ritem me mua qante nje burre te te pesedhjetat nga fundi i salles, derisa erdhi dhe me puthi doren. Burri ishte me origjine kroate dhe shume i lumtur, edhe pse me lot ne sy, qe i kisha kujtuar rinine smiley

smiley

Shshshsttt

 

PF, je i modh fare. Xhevahir mas xhevahiri nxjerr.

Ka qene festivali i ´91 qe nxorri ne breg shume guacka te bukura, kurse kto festivalet e kenges ne RTSH ka shume vite qe vetem myshqe po nxjerr ne breg, asnje guacke per bese.

shife si thone keta ketu: (Moza Selimi kengetare shume mire, e pavleresuar sic duhet))

harruam ne kenget e djepit

filluam kenget e kurbetit,

se iku drita dhe rinia,

nga Shqiperia.

 

Mos mer burra, pse muziike ka qene ajo, muzike qe levdote Enverin dhe punen socialisto-komuniste...? po jo mer daj, muzike bohet sot nga kompozitore (alla gjyqtare 6 mujore), qe nuk dine as me shkrujt nai note ne pentagram.... kjo po kjo osht muzike e vertete....

po Marina Grabovarin, e mbani mend? kjo kendoi nje kenge ne vitet 80... bile ishte kenga fituese me duket, por pastaj u ''zhduk''..

Mesnaten e ka bere Shpetim Kushta !!! Nje MARGARITAR !  Nuk shkruajti pothuaj më kenge, hajde merre vesh...

Shpetim Kushta ka qene tip i cuditshem dhe shume i mbyllur. I madh, sidoqofte.

 

Flm pf smiley. M'u kujtua qe kishte nje si gare qysh te nesermen e koncerteve per te ditur tekstin e kengeve permendesh smiley.

Si edhe m'u kujtua zysha e muzikes ne tetevjecare, zysh Terezina, e cila ishte nder te paktat qe vishte fustane me menge zhaponé smiley, megjithese duhej t'i kishte kaluar te dyzetat, dhe dukej shume bukur.

Plaka e Toradit? Shkodrane, zeshkane? Shkurt, Xini?

Shkodrane, por jo ezmere, pervecse kur shkonte ne plazh smiley. Floket e mbledhur bisht-kali dhe fustane me prerje gjeometrike, por shume femerore njekohesisht, qe edhe sot mund te ishin ne mode. Terezina kishte qene basketbolliste dhe sterviste akoma skuadra vajzash. Bashke me zysh Monden e frengjishtes - pantallona stil burrash prej stofi gri te erret dhe pallto e shkurter e gjere gri e hapet smiley - kane qene dy modelet e mia te estetikes se grave jashte shtepise.

Petlla, ty a t'kujtohet qe nxenesit thoshin "Hoxha Tahsin" dhe te korrigjonin menjehere?

 

zysh Terezina mos ka qene gruaja e Sezai Brahos nga Çoraj,qe jepte farmakologjine?

hasan tasini? smiley

E paskeni harru Bert Aliajn? Ky ka qene ca me i vone, po na dukej sikur po sillte nje tjeter fryme ne festivale. 

Gjergj Leka Ne parkun qe mbuluan fletet - s'e mbaj mend kush e ka kenduar, por ishte nje vajze me nje ze te thelle, qe luante ne kitare. Duhet te kene qene ato emisionet e Silvana Braces, qe tani s'me kujtohet per qamet titulli. 

Ketu s'do te jem

dhe nje tjeter ca me e vone, diku 89- 90 Redi Ishte koha, kur te dielave jepej ne radio Anketa Muzikore.

"ty te mos kisha prane ato caste, nga mendja s'do hiqeshin dot" si harrohet Roberti?!

PF, ja posacerisht Xhaketa e Kuqe

Vdisja t'i beja floket si Liliana, kur isha e vogel. 

Gj. Leken e kam pasur shume qejf, ishte i vecante per ato kohera. por tani qe po i rikthehem, prape me pelqen. 

 

ehh...ishin me kokrra dhe na bënin shumë përshtypje. Ka patur talente ne atë kohë, edhe pse i ngujuar nga sistemi, na kanë lënë muzike qe sot e degjojme me nostalgji, por edhe te bukur. 

eh sa vite pa e pare...flm smiley

hey PF, teme fantastike... vetet kenge per mall qe te kenaqin sa here qe i degjon!!

Une muziken kosovare nuk e njihja pothuaj fare dhe perballja e papritur me nje nga grupet me te mira te kesaj muzike, me shokoi.

Te lutem shume, pa harruar ketu edhe Armendin dhe Aiden ne ate fillimvitesh ´90. Nje Trio shume e pakuptuar nga publiku shqiptar i asaj kohe, por nuk kishte faj publiku smiley , keta ishin shume kohe perpara publikut te tyre. smiley

ueee

kjo ishte kenge per temen e Zanes smiley

Une kam nje pyetje me pikepyetje te madhe. Pse gjithe kenget shqiptare jane me qurravi? Ja dhe kenga e fundit fituese ishte: qaaaaaaaaaaaaaaaj! Kaq popull i deshperuar dhe romantik zemerthyer te jemi. Se une edhe nuk e njoh vehten per te tille, sic thoshte Jovan Bregu.

Mendoj se si njerez gjate sistemit ndjenjat dhe emocionet i kemi mbajtur si te ndrydhura. Nuk e di, vertet, ndoshta kemi nevoje per pak vemendje, e kush me mire sesa qurravitjet e ben kete, (jo perhere), por ka nje impakt tek njerezit.

Ti c'mendon? 

Une duke u nisur nga te njejtat premisa, them se na duhet ritem dhe hare. 

Me vjen keq qe nje kenge si kjo qendron si nje bredh i vetmuar mes shelgjeve lotues. smiley

Ah kjo kënga eshte e bukur, e kam pas kenduar me qejf dikur, plus ka nje ritem shume te mire. Ja nje kenge pa qurravitje, dhe qe per kohen kur u shfaq ne fillimet e viteve 90-te, ishte pak heret per publikun per ta perqafuar si kenge smileyhttp://www.youtube.com/watch?v=Cz9-gwIxv...

eeeeeeeee, po kush e ka shkrujt muziken e asaj kenge seeeee ?? Kujtim Laro !!!!! smileysmileysmiley

kjo e Rezartit eshte kull, "jam ne moshe babi im" lool 

flm per te tjerat smiley

Faleminderitsmiley

Une kam muaj (ne mos edhe nja nje a dy vite) qe i kam "zbulu" keto.
Biles kisha dash me vu nje prurje vjet ne dhjetor (kur ishte dhe festivali i pervitshem - por nuk u bera mbare) me kete pyetje :

Hidhini nje sy ketyre dy videove :

e para : vitet '60- '90 : Historia e Festival i Kënges (2)

e dyta : vitet '90- 2010 : Historia e festival i Kenges (3)

Thjesht krahasojini.
Thjesht !

Rrofsh PF. Prezantimi im i pare me muziken kosovare live ka qene grupi Trix ne stadium q stafa ne 91  a 92. U shokova dhe prej athere nuk e ndaja kaseten e tyre nga makina. Nga jugosllavet njishi ishte Oliver Dragojevic nga muzika e lehte dhe sigurisht b dugme nga hard roku. Spo vazhdoj ktu se mun t m'boj lecke nej patriot. Fjalet mrapsh paraprakisht.smiley

Ndjese per pyetjen e pashe me me imtesi nga titrat ne fillim, Alban Emiri, po qe pas kesaj dalje nuk eshte pare me, E mbaj mend si sot qe mezi prisnim c'te re do sillte festivali ne ato fillim vite te demokracise pasi luan zhegu e kozmai na ishin bere boze, nejse une degjoja radio ohrid apo pozdravin ate kohe, por keta bene ndryshimin ne muzike ne ate kohe.

Per mua, muzika shqiptare (e lehta) e atyre viteve ka qene se pari ajo e Limoz Dizdarit (e di e di, legjenda thote se ka qene Krajka kompozitori me i madh i atyre viteve; une them se Krajka nuk i afrohej as tek kyçi i kembes Dizdarit ).
Ketij te fundit i hypi nje frymezim andej nga fundi i viteve '70, dhe rreshtoi perlë pas perle ! Aq sa, andej nga mesi i viteve '80, u be dhe nje koncert recital (gje e rralle per ate kohe !) vetem me kenge te tij, te kenduara vetem nga Vaçja dhe Pirro Cako; nje pjese e kengeve ishin edhe krijime komplet te reja.

Dizdari duhet ta kete fillu andej nga mesi i viteve '70 me dy çmime te para rresht : 
Ne festivalin e 16 (1977) "Goxhe ne pemen e lirise" (Vaçja !)
Ne te 17-in, me kengen me te bukur te tijen "Keputa nje gjethe dafine" (Gaqo) ose Liljana&Ema.
Ne te 18-in, çmimi dyte : "Nentori i Lirise"
Ne te 20-in : "Udhet e atdheut me therrasin" (Gaqo) os Marifetja
Ne te 21-in : "Kur çelin bozhuret"
Ne te 23-in, çmimi dyte : Te pershendes Atdheu im
 

Ka bere edhe nje bataljon muzike filmash (nuk po i permend) e sidomos kenget e filmave ! Limozi ka qene muza vetë !

Shiko ne nje buket te bukur me lule,nuk e dallon dot kush eshte e bukur.Nje trendafil nje karafil,nje zambak,aq sa dhe dekori jeshil i jep bukuri tufes.Ketu u permend Krajka,Dizdari.Po mire,pos permendesh Flamur Shehun,V.Kotanin,F.Deden,A.Mulen.....etj.Gjith keto individualitete e kane bere te bukur tufen.

ky version qenka... c'e pyet smiley 

c'burra rriti gjiri itë, dhe me qumësht, dhe me dri-ji-tëëëë... ajde more... c'bu-ju-rra, rriti gji-ji-ri i-tëëëëë...

Pf burrë me mënd smiley por ....i shëmtuar sipas koloqeve të Dosjer smiley

Me këtë adresë inshallah harrin të heqësh qafe   atë rrubrikën me tralala ku dominonte Tralalaja Ketlinë . Në pamundësi shpesh u bëmë pjestar të Tralalave , një nga Titujt më bajat të PPU për mua !

Unë të përshëndes me https://youtu.be/kYD5dtQjGNY

                                                                                    3                                                                         ....https://youtu.be/W2_cT-B6FQo

                                                                                 https://youtu.be/w-WxWv5RgEc..

ja tata

            krenohet.

po qesh lokja

               nane

mrika maroi shkollen ne tirane     https://youtu.be/-USUZG8hFlQ                                                                  

           

                                                                                 https://youtu.be/CAGlI_2vQpg

                                                                            https://youtu.be/E2VCwBzGdPM

                                                                               https://youtu.be/fX5USg8_1gA

rrofsh Zeqo

                                                                                 https://youtu.be/bWZPoZFMyuk

                                                         smiley                                https://youtu.be/L2gtrWCkY-Q

                                                                        smiley            https://youtu.be/t4-Xz_Lt2p4 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).