Pas djegies së barakave të tyre në zonën e ish-trenit, dhjetëra familje rome jetojnë me çadra në Tufinë ndërsa dhe aty janë kërcënuar se do t’i shpërngulin pronarët e tokës.

Familjet rome që kanë mbetur pa strehë pas diegies së barakave te stacioni i trenit kanë ngritur sot çadrat para institucionit të Avokatit të Popullit. Me dhjetëra romë, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, janë mbledhur rreth orës 10:30 në oborrin e Avokatit të Popullit. Ata janë shprehur se ky do të jetë vendstrehimi i tyre deri në zgjidhjen e problemit nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale.

“Kemi fëmijë të vegjël, shumica janë sëmurë, nga i ftohti sepse ne jemi strehuar gjatë gjithë kësaj kohe ku të mundeshim. Na dogjën shtëpitë, gjetëm një strehim tjetër, aty na përzunë, pasi toka kishte pronar. Drejtoritë në Ministrinë e Punës na kanë mbyllur derën. Kërkojmë zgjidhje”, shprehen ata.

 

* * *

Avokati i Popullit, Igli Totozani, u takua dy ditë më parë me komunitetin rom të cilët ndodheshin përkohësisht në zonën e Tufinës në kryeqytet. Duke inspektuar kushtet e vështira të romëve, u konstatua se ky komunitet ndodhet në kushte tepër të vështira në të ftohtë, në mungesë të ujit, ngrohjes dhe banesave.

Pas djegies së barakave të tyre në zonën e ish-trenit, dhjetëra familje rome jetojnë me çadra në Tufinë ndërsa dhe aty janë kërcënuar se do t’i shpërngulin pronarët e tokës.

Totozani tha para medieve se çështja do të ndiqet me vëmendje ndërsa deklaroi publikisht se nëse  ky rast nuk gjen zgjidhje dhe këta njerëz nuk kanë ku strehohen, do u ofrohet hapësira e oborrit të institucionit që ai drejton: “Nëse kudo e bëjnë veshin shurdhët për ju, ejani në oborrin e Avokatit të Popullit për të ngritur çadrat, – u tha Totozani romëve.

Këto 5 familje të komunitetit rom kanë histori racizmi të përsëritur. Ky komunitet i vogël  jetonte pranë stacionit të trenit në Tiranë, nga ku janë dëbuar me dhunë gjatë muajit të fushatës elektorale per Bashkinë e Tiranës, dhe më pas barakave u është vënë flaka. Romët treguan se u dhunuan për katër netë me radhë nga civilë të armatosur. Ata thonë se kanë bërë denoncim, por policia nuk ka ndërhyrë. Madje, burimet policore gënjyen publikun kur thanë se “banorët kanë ikur vetë si pasojë e një konflikti”.

“Atë natë ne ishim në gjumë, ata erdhën dhe u futën në barrakë. Unë u cova kur shoh tropojanë me hekura dhe me armë. Tropojani më gjuajti me shkelma”, tregon një nga banoret e dhunuara. Deklaratat e tyre përputhen me ato të bëra nga një dëshmitar, i cili pohon djegien e barrakave të romëve.“Unë kam dëgjuar që i kanë kërcënuar natën me automatik dhe i kanë dëbuar që këtej. Më pas barrakat ua kanë djegur”, thotë ai. Romët më pas janë shpërndarë në periferitë e Tiranës dhe në periferi të qyteteve të tjera si në Elbasan. Një organizatë britanike që mbështeste integrimin e këtij komuniteti ka denoncuar zhdukjen e banorëve dhe është vënë në kërkim të tyre. Ata ndodhen aktualisht në Tufinë, ku dje kanë prezantuar të njëjtin shqetësim: Janë kërcënuar se nëse nuk largohen brenda datës 1 shkurt, do dëbohen me dhunë.

70 Komente

Iglo, 

Duhet te besh me shume se ti hapesh porten e oborrit.

Po re mund te bej me shume...te fleje ne zyre e tu japi shtepine e tij. 

Fantastike fare, bravo i qoftë! Iglit të parit dhe më pas romëve. Më pëlqen shumë ky zhvillim. Pamundësisë i jep forcë për tu shprehur, dhe zgjidhja më pas kthehet në DETYRIM. 

 

Vallaj keshtu shpresoj edhe une o Jul, po me duket se ngelen te oborri i Institucionit ata tani. Te pakten deri sa te vijne zgjedhjet e reja. Shume-shume, mund te zgjidhet ky problem po vuri doren ne zemer nanji donator i jashtem, se qeveriu jone as ka per ta rrujt fare

Njesh!

Bravo!

Goxha zgjidhje i paska dhene, e paska kthyer oborron e institucionit ne hale.

Ne Shqiperi pelqehet shume e bukura sidomos kur eshte e ceket. Institucioni u kthye ne hale? Por institucioni nuk eshte qe te ngjaje i bukur, eshte per te bere nje pune te caktuar. Ne rast se kjo eshte e vetmja menyre per te rregulluar ate qe avokati i popullit konsideron nje padrejtesi, atehere eshte gjeja me e sakte. C'kuptim kane godinat e bukura te qeverise kur njerezit nuk kane mbeshtetje, dhe kur korrupsioni eshte ne maj. Dhe ne Bahrain ndertesat me 100-kate jane, por kjo nuk ndryshon faktin qe qeveria atje, si dhe tek ne, eshte e qelbur.

une kisha nje pune andej, dhe fiks si hale ishte bere. Nuk eshte institucioni shteteror vendbanim romesh, jepu zgjidhje nga ana ligjore, ose si ta gjesh por jo ta leshosh oborrin e ta besh hale. Edhe keta romet ja fusin kot, shkojne ngulen 200 vete ne toke te tjetrit si pa gje te keq dhe pastaj thone po na perzene. Po normal qe do te perzene nqs ke zene token me pronar. Nejse, vazhdoi juve filozofirat e tipit bravo. Pamje me te shpifur se sot s'kisha pare ndonjehere.

Edhe tokat e Bathores dhe Kamzes me pronare qene por.......

Muhabet tjeter. Ne 2012 ste le njeri t'i zesh token me letra.

Po pse ti medon se pronaret e Bathores dhe te Kamzes i kishin pronat te regjistruara ne tableta balte si ato te Babilonasve???

O po vari lesht ca po them une e ku e nxjerr ti. 1) Institucioni shteteror nuk duhet te behet hale sic e kishte bere sot ky Totozani. 2) Romet nuk mund te pretendojne te ngulen ne token e dikujt tjeter, shteti tu jap toke te veten ku te ngulen. shnet.

Mire mer mire po kur u lejun njerzit me xan tokat me pronar te Bathores dhe Kamzes pse mos te lejohen dhe Romet. Ket po kam problem me kuptu une.

po mire ore, ishalla e gjejne ndonje toke.

...shteti tu jap toke te veten ku te ngulen.

Ose ne pamundesi, t'i kompensoje me toka ne bregdet.

po lere o Roni, ketyre u kane lare trurin ne vend te lekures

Razzismo fra bimbi

kush jane "ketyre"??

Epo vetem zotrote s'duhet te jesh, perderisa ata aty siper kane perfunduar ne oborrin e nje zyre.

Igli i PS-se --> "Nëse kudo e bëjnë veshin shurdhët për ju, ejani në oborrin e Avokatit të Popullit për të ngritur çadrat, – u tha Totozani romëve."

Igli, pervec se je vetem qiraxhi i institucionit, qenja avokat i Popullit nuk te ben pronar te truallit.

Igli, me duket se kjo loja me Romet eshte gatuar ne zyren nr. 1 te PS-se. Sepse si eshte e mundur qe sapo erdhe ti ne ate post, Romet te erdhen aty dhe nuk vajten para bashkise se Tiranes apo ne ndonje vend tjeter, te gardhi i Kryeministrise psh.?

Jam i sigurte qe tani, se kur te vijne kritikat e para nga mazhoranca per tejkalim te konpetencave dhe pronesim te paligjshem te oborrit te institucionit, ka per te dale PS-ja te thote "mazhoranca po sulmon" institucionin e pavarur.

Igli, ty si avokat i popullit nuk te lejohet te besh politike! ndohmoi ata Romet ne menyren ligjore dhe jo duke krijuar presione mediatike ndaj shtetit. Pertej propagandes Mediatike qe po inicion me deklarata morale, ti po krijon precedente te tille qe cdokush qe ka probleme strehimi te marre ne dore ligjin e te ngreje cadren aty ku i do qefi. Mbi kete llogjike, i bie qe cdo hallexhi qe i drejtohet avokatit per ta ndihmuar, ka te drejten te zaptoje edhe zyren e tije deri sa te zgjidhet ceshtja.

Igli, leri keto aksionizma duke shperdoruar hallin e atyre Romeve per te prodhuar politike Opozitare, edhe nga nje bire tjeter "e pavarur". Nuk beson njeri se ata Romet jane aty sepse ju tek dhe erdhen. Ka nje nxitje nga dikush qe i intereson te demagogjoj me politike sociale duke kopjuar nene terezen e shpresuar ne mbeshtetje emocionale -por shpresuar per karrige qeveritare.

Igli, perpara se te na besh moralin me demagogji protestantesh te ri-kujtoj se arrdhja jote ne ate post eshte rezultat i marrveshjes politike por dyshimi se nga kush e per cfare u perzgjodhe mbetet gjithsesi! Dje ishin rruget qe bllokoheshin nga "1 milion te papunet" e demagogjise Ramiste, sot jane Romet gjynafqare qe "te kepusin" zemren nga "poshtersia e kesaj qeverie kriminelesh"....

kev

 

Si munesh me fol kshu o Kev?

Po keta vajten pra edhe te Bashkia edhe te Qeveria, po nuk i nigjoi njeri. Po si o nuk te rruhet fare per keta, po gjithe shqetesimin e ke se prishet imazhi i qeverise.Qetesohu plako se Ministria e Punes e qeverise tende do i sistemoje neser diku ne Kombinat keta (me sa mora vesh te pakten). Ja levizi dhe qeveria, duhej vetem pak rremuje, dhe kete e beri shoku jot socialist Igli. Presion pozitiv plako, ku eshte e keqja ketu??? Tani e mbrapa mbase qeveria leviz me shpejt e kjo duhet te te gezoje se dmth do jete paksa me e pergjegjshme.

 

Tironci, Mua me behet qefi qe (sipas teje) paska plane qeveritare per ti sistemuar ne kombinat, kjo tregon ama se qeveria (ne rast se) nuk i le hapsire Rames te abuzoje me nje aksionizem te ri dhe jo se ishte presion pozitiv. Nganjehere duhet ti thuash derrit daje! Ky aksion e ka bishtin tek PS-ja dhe qellimi i PS-se ishte qe te vinte ne konflikt qeverine me ndonje nderkombetar qe bertet per te drejtat e Romeve. Jemi ne fazen delikate te marrjes se statusit dhe qeverise nuk i intereson imazh i keq, qofte kjo edhe kur ben muuuu qe u iniciua nga PS-ja per te demtuar qeverine duke shfrytezuar Romet per politike partiake. Ekziston rreziku se kopilliqet e PS-se do te mbuloheshin nga Morali mediatik dhe nga Romet do kapeshin me te drejtat e minoriteteve ne jug te Shqiperise. Se cfare u diskutua ne Athine me Ramen, nje Zot e merr vesh...(!) Ne kete faze delikate, qeveria eshte e dobet dhe kjo shfrytezohet nga PS, gjithnje ne emer te te drejtave te Romeve e me Teori sociale.

Pasi te kalojme fazen e statusit kandidat, te jesh i sigurte se Romet nuk do kene me vend ne Kombinat.(gjithnje sipas thenjes tende) Dhe kjo jo se sdon Kev por sepse, sistemimi i Romeve ne Kombinat eshte nje zgjidhje politike dhe do te deshmoje keto qe them une, per aksion kopil te PS-se per imazh bamirsie publik.

Per Romet duhet te kete zgjidhje afatgjate dhe per kete duhet edhe qe Romet te ndryshojne mentalitet jetese. Pertej, te drejtave humane e teorive social-politike fakt eshte se, Nuk mund te fajesosh vetem qeverine per jevgjitllekun e Romeve!

Igli i PS-se beri mire qe abuzoi me objektin shteteror ne pronesi te shtetit duke u shfaqur humanist e pronar me gjene e huaj, por beri mire ama sepse e nxorri koken se ku fle ujku! Dekalrata e tije gjithsesi mbetet e diskutueshme dhe jashte kopetencave e detyres se tije. Igli ka per detyre te jete zeri ligjor e ndermjetesi institucional i halleve te popullit ne raport me shtetin/privatin, jo te beje politike emocionale duke ndersyer popullin ndaj shetit sikur te kemi dy armiq klasash dhe jo se njera e shembellyera e tjetres.

Tironco, gjykimi yt eshte simple, qofte keshtu cdo problem-zgjidhje, por ka edhe ujra me te thella sa mund te imagjinojne une e ti.

kev

Ore plako, ishin ne rruge keta Romet apo jo? Se mbase nuk e kam mor vesh une, po e stisi PS te gjithe kete pune. Kerkoj falje qe te hengra kohen nese keta ishin mire e bukur po u perdoren nga PS. Po po te mos jete keshtu, me kete llogjiken tende, i bie qe njerezit duhet te bien e te vdesin po mos te ankohen kurre per qeverine se kjo do keqperdoret nga opozita.

qeverise nuk i intereson imazh i keq, qofte kjo edhe kur ben muuuu qe u iniciua nga PS-ja per te demtuar qeverine duke shfrytezuar Romet per politike partiake.

Seriozisht e ke kete qe thu mer burre? Si mer, vetem se dicka u inicioka nga PS nuk u dashka dhon zgjidhje? Mos kshu o Kev.

Po te dhjefsha imazhin e qeverise, statusin, e gjithe mrrokllat e tjera. Te dhjefsha edhe thellesine e ujrave ku lundron smiley 

Tironsi,

Une nuk jam kunder strehimit te Romeve dhe ndihmes se shtetit, por une jam kunder humanizmit te tepruar dhe prapaskenave te PS-se qe i gatuan keto aksione per te thene pastaj se jane parti e interesave te te varferve. Strehimi i perkohshem nuk eshte zgjidhje, dhe zgjidhja afatgjate qendron tek nje gershetim i ndihmes sociale me angazhimin e obligimin qe duhet te kene vete ata Romet per tu intergruar si gjithe te tjeret. Edhe ne vendet me te perparuara te botes ka te pa-strehe apo endacake, nuk ka shteti nje detyrim absolut per ti detyruar ata te jetojne me te njejtat pozita si shumica e shoqerise. Pervec kesaj, Shqiperia nuk eshte thesari i Monte Kristos qe ka vetem nje hall per ta zgjidhur... sot jane Romet, neser eshte nje familje gjynafqaresh. Problemi i Romeve eshte i trasheguar dhe nuk eshte faj i vetem nje qeverie apo pale politike. Nuk eshte avokati i popullit ne ate post per te bere humanistin e shenjestruar shtetin si fajtorin e vetem!

e sa per urgjencen qe nenkupton ti,

ata Romet qe u strehuan ne zyrat e Avokatit te popullit NUK ishin ne rruge. Ata ishin te sistemuar dhe me 31 janar Pronari u paskash thene se u duhet te dalin jashte. Tani se sa e vertete eshte ajo qe thone ata Romet se Shteti nuk pagoi qerane, kjo nuk dihet. Por edhe sikur te jete e vertete, lind pyetja; cfare arsyesh kishte nje mos-pagese e vazhdueshme e qirase? A ka pasur nje ndikim paraprak qe te detyrohet pronari ti nxjerre ata jashte?

Ka nje koicidence interesante; Basha eshte ne USA dhe jo ne Bashkine e Tiranes - PS-ja ka interes te formoje imazh kunderpeshe me theksin se sa social gjoja jane - Nje personalitet i mundshem mund te jete Igli i sponzorizuar per ta bere kete -Igli sapo vjen ne post i zgjedhur nga thursi me i shquar i atrapeve e grackave politike - Romet ngelen pa strehe, gjoja nuk u pagua qiraja - Qe diten e pare qe dolen ne rruge atyre cuditerisht i lindi idea te ngrene cader pikerisht te oborri i Avokatit te Popolos - Igli del e ben deklarate Robin Hudi - Sot vjen ajo moralistja zvicerane dhe flet me terma zviceranesh sikur te kete shqiperia bankat e stadin e zvicres etj. etj. qe bie era aksionizem politik me ndjenja emocionale e llafallogji sociale ku PS-ja e Igli na luajne rolin e Robin Hudit, shpetimtari i te vorferve!?

Tironsi, Kjo puna e Romeve eshte pak politike, pak strategji e fare pak ka te beje me te vertete me interesin e Romeve e perkujdesjen e zvarritur te shtetit.

Shpresoj qe atyre tu zgjidhet halli, por kete shprese e kam edhe per 1000 e 100 halle te tjera qe jane po ne aq emergjente! Te kujtoj ata qindra e mijera femije qe nuk kane shnacin me te vogel te bejne nje jete dinjitoze nga ngulimi i gjakmarrjes!!!

kev

Sa palaco qe qenke more Kev! Ke shkruar tre komente dhe e thua me bindje te plote qe kjo levizje e AP eshte sponsorizuar nga PS, se mbrapa saj qendron PS dhe E.Rama per te diskredituar Qeverine etj. etj. Vitin e kaluar jam anagazhuar prane nje org.joqeveritare qe ka trajtuar femijet e kampit te cadrave ne Babrru, pra te ketyre familjeve rome, te debuara forcerisht nga vendqendrimi tyre parane stacionit te trenit Tirane. Dhe kesisoj ejam ne brendesi te problemit. Nga Ministria e Punes ketyre familjeve ju premtua para nje viti se do te sistemohen ne nje ndertese te nje ish reparti ushtarak ne Vaqarr. Dje rastesisht takova nje drejtues te nje org.joqveritare i cili eshte pjese e grupit te punes ne M.Punes per problemin e ketyre familjeve rrome. Ajo qe me tha eshte se AKOMA nuk ka kaluar VKM per transferimin e kesaj prone publike ne varesi te M.Punes si parakusht per te filluar punimet.

Pra M.Punes ka nje vit qe i mban me uje te ngrohte, i pret dhe percjell por pa u zgjidhur problemin. Igel Avokati e gjeti kete problem dhe nuk e sajoi. Une nuk di te kene shkuar apo pse nuk kane shkuar tek Bashkia e Tiranes por keto familje kishin premtimin dhe angazhimin...me fjale ...te M.Punes dhe prisnin zgjidhjen prej saj.Nderkohe pllakosi ky dimer dhe imagjinoni si mund te rrihet ne fije te cadres ne nje fushe te hapur, pa ngrohje ne temperaturat nen 0. 

Pronari tokes beri nje presion te ngjashem edhe ne qershor 2011 sepse nuk ishin planifikuar fonde per qerane e tokes ku jane vendosur cadrat. Tani mesa duket MPunes nuk ka planifikuar fonde per 2012 dhe ai zotria (privat tek e fundit, ti leme menjane jo humanizmi , solidariteti etj. etj.) u dha ultimatumin.

AP eshte njohur me ankesat per kete situate dhe ka reaguar ne linjat institucionale por duke qene se rasti eshte emergjent (per shkak te motit teper te ftohte dhe zvarritjeve deri ne ekstrem) beri ate gjest se pari nisur nga humanizmi  dhe pastaj si detyrim institucional per te vene ne levizje aktoret pergjegjes.

E gjitha kjo , per te thene se problemi ka nje vit qe ka qene aty  por  PS dhe Edi Rama AS E RRUAJNE FARE per romet , pertej sloganeve  dhe retorikes. PS nuk po kapitalizon bema e gjema  me te medha qe e kane dhjere fare imazhin e qeverise vrasese dhe kusare, jo me te nxjerri dhjam nga pleshti.pff!!

Prandaj mos krijo skenare imagjinare se ti mbahesh edhe si djale i paanshem.

spiritus,

te falenderoj per inside info. qe na pasuron dijen. Ofendimet qe bere jane te teperta, pavarsisht se nuk te pelqejne komentet e mia, nuk eshte kulture komunikimi kjo!

Lidhja e inciatives se Romeve me "kontributin" e PS-ne nuk e kam bere une por eshte fakt nenkuptueshem qarte. Mjafton te matematikosh situaten politike dhe del ne perfundim te tille. sa per info. Sot eshte nenshkruar marrveshja Shqiperi-BE per 82 milion euro, fonde keto per te permbushur detyrimet qe dalin nga kuadri i angazhimit te permbushjes se 12 pikave per te bere te mundur kandidaturen per BE. Po te jesh ne djeni te deklaratave, edhe ato te meparshme, do veresh se BE-ja me ane te Sequi ka permendur gjithnje problemin Rom si njera nga keta 12 pika. Tani qe po i afrohemi zbatimit te marveshjeve dhe permbylljes se angazhimeve me perspektiven e marrjes se statusit diku ne fillim te veres, ishte e pashmangshme nje lajm i tille se ku ndodhemi me ceshtjen e Romeve. Kjo ide e zaptimit te oborrit nuk ka ardhur kurre nga vete Romet, por ka gjasa te dukshme se ato jane te komanduara e programuara ne zyrat e PS-se. qellimi eshte diskreditimi i premtimeve te qeverise per zgjidhjen e ceshtjeve, dhe ngritja e pikepyetjeve per disponimin e krediteve per Romet nga BE-ja, gjithnje per te krjuar mos-besim tek partneret nderkombetare dhe krijuar sa me shume barriera psikollogjike per te mos arritur qe ne qershor tek statusi i kandidatit. Qeveria ne kete mesele nuk ka se si te mos beje dicka "te pelqyeshme" per Romet e BE-ne dhe kjo zenja ngushte me kopilliqe "te buta" nga Plani i PS-se e detyron ate te heshte dhe te behet pale e psikollogjise Robin Hude.

Problemi i Romeve eshte problem qe nuk e mohon njeri, por zgjidhja e ketyre problemeve po perdoret per politike! Kjo eshte ajo qe une denoncoj dhe detajet e tjera qe sjell me te drejte ti, jane thjeshte histori te rrjedhjeve te ngarjeve qe plotesojne tere tabllone por jo percaktuese.

Nje mundesi tjeter, qe nuk mund ta pergojoj dot eshte se: Qeveria po i perdor keta Romet njejte me PS-ne (ndoshta nje plan i perbashket) per ti treguar BE-se se po bejne dicka dhe se e meritojne ndihmen prej 1.5 milioneve qe jane planifikuar per Romet qe ne fillim. Eshte i cudicem fakti se sa shpejt dhe te angazhuar po tregohen te gjithe, kjo eshte ne rastet unike qe krijon e me teper habi se sa kemi te bejme me ndergjegje institucionale.

kev

@Kjo ide e zaptimit te oborrit nuk ka ardhur kurre nga vete Romet, por ka gjasa te dukshme se ato jane te komanduara e programuara ne zyrat e PS-se. qellimi eshte diskreditimi i premtimeve te qeverise per zgjidhjen e ceshtjeve, dhe ngritja e pikepyetjeve per disponimin e krediteve per Romet nga BE-ja, gjithnje per te krjuar mos-besim tek partneret nderkombetare dhe krijuar sa me shume barriera psikollogjike per te mos arritur qe ne qershor tek statusi i kandidatit.

Kev, ti vazhdo me teorite konspirative por duhet te dish qe Sequi dhe prezenca e OSBE-se ne Tirane kane disa kanale dhe burime informacioni per te kuptuar se cfare po ben qeveria per romet, cila eshte situata e romeve ne pergjithsi dhe kjo e te debuarve te pastrehe, ne vecanti.Te siguroj qe kane marre informacion direkt nga org.joqeveritare rrome dhe jane te mireinformuara nga M.Punes, M.Jashtme, K.SH Helsinkit, QMDNJ dhe nga vete perfaqsuesit e komunitetit rrom.Keshtu qe PS nuk ka cfare te palara ti nxjerre qverise, sepse edhe po nuk e beri PS-ja, kete e bejne grupet e interesit.Merri lexoi raportet e progresit dhe shikoi problematikat e rreshtuara per minoritetet (romet ne vecanti),  personat me aftesi te kufizuara, trafikimin etj.

 

Spiritus,

eshte gje tjeter lenja e detyrave dhe tjeter verimet konkrete. Me kete rast qeveriu verteton se po ben dicka konkrete, dhe PS-ja do te faktoje se qeveriu ka vetem llafallogji por jo verpime konkrete. Kjo nuk eshte ceshtje konsirative por politike e gjalle ditore! PS-ja ja arriti qellimit per te 2faktuar" se ka zgjedhur nje person qe di ti kapi porblemet dhe eshte i praktikes. Qeveriut i vjen kjo taktike per hajer sepse deshmon edhe ai se eshte praktike.

Kurse per ato informacionet qe flet ti, kjo dihet qe jemi ne monotorizim te vazhdueshem por edhe Sequit i duhen te dhena konkrete per te reflektuar ne seline Brukselit se nuk po fle gjume. Po te te thoja se Sequi eshte pale e kesaj ngjarjeje, ti do te me thoje se po vazhdoi prap me konspiralliqe, por nje gje te jesh i sigurte se secili nga palet ndohmojne njeri-tjetrin dhe nuk eshte konspirative te medosh se shume gjera ndodhin edhe per hater te interesave personale te perfomances se nderkombetareve perpara shefave te tyre.

nqs. ti flet per detyrat qe i a ka lene BE-ja ne tavoline dhe se sa zbatohen apo nuk zabtohen, e di BE-ja dhe nuk ka nevoje per ndihmen e opozites, aty ke pak te drejte por harron njekohesisht se reciprokiteti ndershtetror arrin deri aty sa edhe vonesat qe na ben BE-ja me lloj lloj shkaqesh, detyrash e "standarte" te tjera reflektohen ne qendrimin e qeverise me bishtimin qe i ben ajo. Edhe BE-ja ka detyra qe nuk po i permbush dhe na le varur ne tel per shkak te interesave te saje per ta shtyer e vonuar ne maksimum statusin e shqiperise.

nejse, ti beson vetem ne ate qe shihet, une mundohem te shkoj pertej...

kev

Qendrimi i BE-se dhe lenia "pas deres" e Shqiperise eshte ceshtje tjeter. Pastaj , eshte "nxenesi"  qe nuk ben mire detyrat e shtepise apo "mesuesi" dorshternguar ne vleresime, edhe kjo ceshtje tjeter. Nqs Shqiperia ploteson te gjitha standartet dhe ceshtja e vetme ku palet vene shkopinj ne rrota  mbetet ajo e romeve, mirsevini ne parajse!

Sigurisht qe mund ti ndash per kollajllek, por po te jap gjithsesi nje paralel dhe pike bashkimi: Eshte gabim te mendosh se BE-ja i ka zgjidhur ceshtjet me Romet dhe se kjo qenka problem vetem i Shqiperise. Aspak! BE-ja ka aq shume probleme me Romet vete dhe nuk ka Zot ti a gjeje zgjidhjen. Furrat me gaz jane gjera te shpifura dhe i takojne Nazizmit por problemi qendron akoma dhe nuk ka burre te dale hapur dhe te quhet demokrat duke propozuar zgjidhje eficiente por anti-njerezore. Kjo perflitet ama ne cdo bisede dhe nuk eshte dicka utopike nga llogjika! Per BE-ne kjo politike e detyrimit te vendeve aspirate te zgjidhin problemet e Romeve eshte nje farse dhe paradokse sepse nuk eshte ceshtje e diskriminimit lokal te tyre dhe as e financave sepse ndryshe duhet te ishte BE-ja ajo qe duhet te jepte shembuj. Te mos degjonim masakra te Romeve ne Hungari, perndjekje e debime te Romeve ne Poloni, France e kudo tjeter ku ata kane vershuar e dyndur per te ngritur cadra rreth qyteteve ku mund te jetohet me mire me vjedhje e lypsire. Edhe njehere, moralin e ben BE-ja dhe ne e pranojme se kemi interes ti bashkangjitemi por jo se BE-ja eshte mesues i mire dhe ne jemi nxenesit e keqinj! trajto me mire probloemin e inferioritetit se ajo na shpjegon me shume por jo superioritet duke bere moral teorik.

Avokati i Popullit, ndihmon nga ana ligjore njerzit, shqyrton rastet e padrejtesive qe iu kan ndodhur njerzeve (mbi bazen e dokumentave), nderhyn neper institucione per hallet e njerzeve, mirpo per te strehuar njerez, nuk e ka ate tager. Shpreh ne qeveri hallin e te pastreheve, neper institucione te ndryshme, hyn ne bizedime ku te mundet ( me Presidencen, ministrine Mbrojtjes, etj) per strehimin provizor te hallexhinjve, gjersa te gjejne nje banese, por me teper nuk mund te beje. Avokati i Popullit, ka te drejte ta detyroje ministrine e Brendeshme, te gjeje autoret e shkaterimit te barakave te tyre, dhe pse u be. Sepse eshte nje institucion qe ve drejtesine ne rradhe te pare dhe interesin e njerzeve te prekur padrejtesisht. 

Po mer Pjero po flet nga Belgjika ti, e ke ne rregull. Atje eshte Shqiperi hesapi. Nuk thua shyqyr qe doli dikush te merret seriozisht me hallet e popullit!!

Avokati i Popullit, ka te drejte ta detyroje ministrine...................Sepse eshte nje institucion qe ve drejtesine ne rradhe te pare dhe interesin e njerzeve te prekur padrejtesisht.

Pjero nuk eshte ashtu....AP ka vetem te drejte KESHILLIMI dhe aspak detyrimi......jane dy gjona diametralisht te kunderta keto (sa per dijeni)

Kur sheh padrejtesi, ngre zerin ne instancat perkatese, dhe keto jane te detyruara te rregullojne gabimin/padrejtesine, jo se AP ka fuqi ekzekutive. M'varet se si e kupton detyrimin. Nuk e thashe ne ate kuptim. 

Pjero keta spo pyesin Prokuroren e Pergjithshme dhe jo me te llogarisin nje cope avokat te popullit...

Shqiperi hesapi, dhe ne themi pse na shajne komshinjte dhe bota. 

Art mos harro se kohet po ndryshojne.

Kohet ndryshojne por Shqiperia ngelet njesoj si puna e asaj pellgaces me uje te qelbur

Ron, duhet ne radhe te pare te ndryshoje perceptimi dhe shoqeria te shkundet nga apatizmi.

Romet i futi Enveri te gjithe neper pallate. Por keta shiten shpiat ne demokraci dhe vajten te bregjet e lumenjve. Tani duan shtepia te tjera...
Gjendja e tyre eshte e mjerueshme, por mendoj se duhet te shihet edhe si erdhen deri ne kete pike. Ne fund te fundit cfar do ndodhte sikur ne te shisnim shtepiat dhe ti shkonim ti zinim oborrin avokatit te popullit duke kerkuar banim?

Per romet ka 1 zgjidhje. Ti vene neper shtepia por te mos i jepet pronesi, ose te mos i jepet e drejte shitje.

Ti re gaxhio, po ja keput gjys kot.. smiley  Ke gabel me vila dhe me apartamente n'bllok. 

 Po mire mer qe kane me behet qejfi. po ky lajm per gaxhijt ben fjale, jane keta qe kane hy te Igli jo ti apo une.

ke kush bllok? 

Respekt..!!!!!

ky pse si merr ne shtepi te vet, po i ve ne zyrat e paguara nga taksapaguesit  shqiptare ???

Hajt mo show mus to on..duhet ta meritoje vendin e fituar me konkurs smiley

bravo... nje veprim me simbolike te vechante. Ju qe po ju qan zemra per zyrat e poullit qe u zune nga arixhinjte mos u shqetsoni shume, se   arixhinjte do ikin, sapo te ngrohet koha do ti ngerne chadrat nje ndonje breg lumi.......   une do ta quaja nje veprim me dimension evropian....  BRAVO  IGLI...

Ndërtesa Avokatit të Popullit nuk ruhet me gardista apo i kanë marr leje Komandantit gardës? Pastaj jo ishin mbrenda rrethit jo jasht rrethit.

http://www.panorama.com.al/lajmi-i-fundi...

Dhe ja c'do thoshte kevinjoni me kete rast:

@kevinjon@ - 1 Shkurt 2012 - 19:46 Permalink përgjigjuIgli i PS-se --> "Nëse kudo e bëjnë veshin shurdhët për ju, ejani në oborrin e Avokatit të Popullit për të ngritur çadrat, – u tha Totozani romëve."

Lulzim, pervec se je vetem qiraxhi i institucionit, qenja kryetar bashkie nuk te ben pronar te truallit.

Lulzim, me duket se kjo loja me Romet eshte gatuar ne zyren nr. 1 te PD-se. Sepse si eshte e mundur qe sapo erdhe ti ne ate post, Romet te erdhen aty dhe nuk vajten para PS-se apo ne ndonje vend tjeter, te gardhi i Kryeministrise psh.?

Jam i sigurte qe tani, se kur te vijne kritikat e para nga opozita per tejkalim te konpetencave dhe pronesim te paligjshem te oborrit te institucionit, ka per te dale PD-ja te thote "opozita po sulmon" institucionin e pavarur.

Lulzim, ty si kryetar bashkie nuk te lejohet te besh politike! ndohmoi ata Romet ne menyren ligjore dhe jo duke krijuar presione mediatike ndaj shtetit. Pertej propagandes Mediatike qe po inicion me deklarata morale, ti po krijon precedente te tille qe cdokush qe ka probleme strehimi te marre ne dore ligjin e te ngreje cadren aty ku i do qefi. Mbi kete llogjike, i bie qe cdo hallexhi qe i drejtohet bashkise per ta ndihmuar, ka te drejten te zaptoje edhe zyren e tije deri sa te zgjidhet ceshtja.

Lulzim, leri keto aksionizma duke shperdoruar hallin e atyre Romeve per te prodhuar politike pozitare, edhe nga nje bire tjeter "e pavarur". Nuk beson njeri se ata Romet jane aty sepse ju tek dhe erdhen. Ka nje nxitje nga dikush qe i intereson te demagogjoj me politike sociale duke kopjuar nene terezen e shpresuar ne mbeshtetje emocionale -por shpresuar per karrige qeveritare.

Lulzim, perpara se te na besh moralin me demagogji protestantesh te ri-kujtoj se arrdhja jote ne ate post eshte rezultat i marrveshjes politike por dyshimi se nga kush e per cfare u perzgjodhe mbetet gjithsesi! Dje ishin rruget qe bllokoheshin nga "1 milion te papunet" e demagogjise Ramiste, sot jane Romet gjynafqare qe "te kepusin" zemren nga "poshtersia e kesaj qeverie kriminelesh"....

kev

ahahahaha swet rrofsh per perdredhjen e personazheve. smileysmiley

Po ty nuk te cudit aspak konkurrenca e sforcuar se kush e kush te behet Robin Hudi i Romeve? A nuk eshte kjo nje deshmi e tere atyre "konsiracioneve" qe kam rrefyer une? smiley

 

me thone te drejten une them shyqyr qe i marrin kushdo qofte, bashkia a avokati i popullit a qofte dhe kontrolli i larte i shtetit. nuk lihen robt me vdek nga te ftohtit mer, po nese e perdorin per kapital politik le ta perdorin.

swed,

Jo per mburrje dhe as per propagande e personifikim por; Komentet qe shkruaj une jane me largpamese, me te kualifikuara dhe me te llogjikshme se shumica e komenteve ketu ne ppu. Nqs. e ke vere re, une kam nje perparesi te vogel sepse ato qe them une jane disa sekonda me te fresketa se krijimet e opinioneve masive. Kjo sjell edhe shume habi e konfrontacion rreth analizes Keviane. Intuita e matematika e thjeshte eshte nje baze ndryshe nga emocionaliteti e drite-shkurtesia e gjykimit karekteristik te kategorise Ramiste. Une nuk jam Ramist!

Ja se si shkojne punet kur avokati i popullit, qe eshte mekebesi e Edi Rames ne vend qe te beje punen institucionale sic e do zakoni ben politike social-humaniste te stilit Ramist. Kur llogjikon politika emocionaliste e demagogjia propagandistike, ndodh qe te kthehet ne bumerang ideollogjia e personalizmit te Robin Hudizmit klasik ne cjerrjen e maskes te shperdorimit te postit per heroizma leninist.

Lexo me poshte dhe analizo edhe njehere cfare ndodh kur trazon shpirtrat qe ste ndahen me!

kev

......

Strehimi, Romët 'dynden' tek Avokati i Popullit

 

 Strehimi, Romët TIRANE-Pjestarë të komunitetit romë vijojnë prej 3 ditësh të qëndrojnë me cadra tek institucioni i Avokatit të Popullit.

Ditën e sotme është shtuar numri i tyre pasi familjeve që qëndronin aktualisht aty pasi kanë mbërritur dhe disa familjeve rome nga zona e Selitës.
Fillimisht në këtë insitutcion ishin strehuar 45 persona.

Gjendja shëndetësore e fëmijëve është stabilizuar ndërsa mësohet se disa prej tyre janë dërguar në spital për mjekim.

Pas krijimit të një situate jo normale në ambientet e Avokatit të Popullit, reagoi titullari i këtij institucioni, Igli Totozani.
Ai këshilloi romët e sapoardhur sot që të rikthehen në banesat e tyre duke garantuar se do të merret seriozisht me problemet e tyre sociale-ekonomike.
“Ju keni probleme të natyrave të ndryshme. Ne i dimë hallet tuaja, ne i morëm shënim një për një, emër për emër, unë ju premtoj se kam detyrim ligjor dhe kushtetues se kërkesat tuaja do merren parasysh. Do flasim me Bashkinë e Tiranës me gjithë organet shtetërore që problemet tuaja të hyjnë në rrugën e zgjidhjeve. Në mënyrë miqësore, kthehuni në shtëpitë tuaja që ne të punojmë të qetë. Qëndroni ku jeni, na lini të punojmë për këta persona që kanë mbetur komplet të pastrehë. Sa u përket problemeve tuaja, ju garantoj që ne ju kemi hapur një derë shumë të madhe”.

Më pas Totozani bëri të ditur për TVNews24 se ekziston aktualisht një bashkëpunim i shkëlqyer me Bashkinë e Tiranës dhe besohet se do të arrihet së shpejti në një zgjidhje.
“Por, kemi gërvishtur një plagë, plagë e krijuar ndër vite dhe shoh që problemi është më i madh se kaq. Besoj se ky vit, do të jetë viti i këtyre qytetarëve”, tha Totozani.
“24 orë po punojmë për këtë çështje dhe besoj do të kemi një zgjidhje të shpejtë. Do të synojmë të zgjidhim të gjitha problemet e këtyre qytetarëve që janë të akumuluara ndër vite”, tha Totozani.

Po, kështu Avokati i Popullit u ka dërguar ushqime dhe veshje, por pjestarët e komunitetit rom ankohen se nuk kanë kushte ku të gatuajnë.

Romët presin zyrtarisht të akomodohen në banesa pas djegies së barakeve tek zoan e ish-Stacionit të Trenit në Tiranë.

Godina Ushtarake
Gjendja alarmante e romëve të cilët janë strehuar te zyrat e Avokatit të Popullit, ka bërë që Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale të miratojë urgjentisht vendimin për përshtatjen e një godine ushtarake në Kombinat për këto familje.

Sipas të dhënave nga Ministria ky dokument është miratuar në mënyrë qarkulluese, duke u dërguar për t’u firmosur në çdo ministri.

Këto familje rome prej një viti, pasi u dëbuan nga barakat e tyre në zonën e Stacionit të Trenit, po strehoheshin në disa çadra të ngritura nga Ministria e Punës në afërsi të Bregut të Lumit. Por, duke qenë se ky dikaster nuk kishte më fonde për pagimin e qirasë, pronarët e tokës i dëbuan dhe prej datës 1 shkurt, strehimi i tyre janë bërë zyrat e Avokatit të Popullit. Sipas këtij vendimi, ambientet që më parë kanë qenë në varësi të Ministrisë së Brendshme tashmë do i kalojnë Ministrisë së Punës, e cila ka parashikuar që këto godina të kthej në qendra multi-funksionale jo vetëm për komunitetin rom por edhe për shtresat në nevojë si janë jetimët.
Strehimi tek shkolla ‘1 Maji’
Dje Bashkia e Tiranës ka reaguar për strehimin e romëve duke deklaruar se strehimi i përkohshëm i 52 romëve të mbetur pa strehë do të bëhet në palestrën e shkollës "1 maji". Bashkia do të krijojë kushtet e nevojshme jetike për këta persona në bashkëpunim me partnerët socialë. Gjithashtu ky institucion bën të ditur se ka siguruar çadra dhe mjete të tjera të nevojshme, në raste të ngjashme emergjencash ndërsa shprehet se ka ngritur një grup pune, që do të trajtojë në vazhdimësi emergjenca të kësaj natyre. Por, nga ana tjetër ka reaguar Avokati i Popullit, duke thënë se ambientet e palestrës nuk janë të përshtatshme për strehimin e tyre. "Avokati i Popullit do të bashkëpunojë me Bashkinë e Tiranës për trajtimin e kësaj çështjeje, por Avokati i Popullit kërkon një zgjidhje përfundimtare për këta njerëz. Avokati i Popullit kërkon një trajtim më dinjitoz për këta qytetarë shqiptarë dhe mendon se palestra nuk është zgjidhja e përshtatshme", - thuhet në deklaratën e këtij institucioni.

(d.b/BalkanWeb)  DërgoPrinto

 

 

    Dërguar nga nord, TR më 03-02-2012 në 13:39Uroj qe kete nje trajtim ne perputhje me te drejtat e cdo njeriu - si edhe per romet.
Por. ishte z.TOTOZANI qe beri thirrje romeve qe te vinin tek zyra e avokatit te popullit per STREHIM. Duke ndare anen institucionale nga ana e ashtuquajtur "Humane", z.Totozani tregoj se nuk eshte zyrtar. Kerkesa per "te ardhur" tek avokati i popullit, se aty "ka Strehe" ishte shume e pavend per te mos thene me teper.
Keto lloj metodash "POPULISTE", nuk jane per nje qe meriton te jete avokat i popullit.

 

Te vjen edhe per te qeshur por edhe per te qare. Per te qeshur te vjen kur lexon Kavien ketu qe te argumenton qe eshte me mire qe Romet te vdesin se ftohtit sesa te fitoje kapital politik PS-ja (ah pika qe s"te bije o salidhjere). Ndersa per te qare te vjen kur analizon fondet e panumerta qe komuniteti nderkombetar ka hedhur per ceshtjen Rome, maskaralleku pa kufi ne shperdorimin e tyre..... dhe kur mendon se Ronmet ne Shqiperi nuk jane me shume se 20-25 mije fryme. smiley

Swed ke ranë në rrjetën e superpeshkut smiley

smiley

provoko pak edhe ti po deshe...

Kev ,uren e gjete ?smiley

ura do te ishte sikur une te mos shkruaja ato fjale me siper ose ti fshija serisht nqs. te duket ty se e kam tepruar. Ura e vetme eshte se me mire ca fjale direkte dhe te komentueshme sipas pelqimit te te tjereve se sa formulime pafund qe ashtu keshtu deshmojne po te njejten gje. smiley Kev ska nevoje per ura, perballet po qe e arsyeshme me te gjithe.

Duhet ura Kev,duhet .Jo vetem duhet gjetur, por dhe duhet kaluar kur s'je ne bregun e duhur ....eshte njesoj sikur te percaktosh brigjet e lumit me fytyre nga burimi dhe mendon se e ke percaktuar sakte bregun e majte apo te djathte vetem se krahu yt i djathte korenspondon me bregun e djathte dhe ai i majti me bregun e majte.smiley       

 

 

venusi,

Sa e ndjeshme qe je...  une e pershendes perpjekjen tende per tu shpjeguar ne forma simbolike, gati gati artistike - per nga rryma hormo-psiqike qe te kapllon here here je ne te drejten tende smiley

Gjithsesi, une nuk jam i epur te qendroj mbi ura apo te kaloj neper ura vetem e vetem se ekzistojne ne horizont. Ura nuk eshte synimi, eshte vetem mbikalim! Une mbikalimin e kam pas meje, tashme vleresoj vetem nje ane te vetme.

Meqe jemi tek simbolikat, me lejo nje syrgjerim te vogel te ta jap falas; Ai rob qe vlereson urat ka problem te vendose per bregun!!! uroj qe edhe ti ta gjesh dikur bregun tend, ku te prehesh koke-lart dhe e vet-vendosur smiley Mos e vrit mendjen se cfare bregu preferojne te tjeret, shiko rehatin tend!

Rryma hormo -psiqike?! 

smiley

O Kev,nuk besoj se me kuptove, por une kembengul te them nje shembull tjeter  me forma simbolike smiley 

Eshte si te zgjidhesh nje ushtrim ne rrugen e duhur ,por te kesh ngaterruar te dhenat e ushtrimit me nje ushtrim tjeter.smiley

venusi,

kur ti kuptosh vete keto simbolikat e tua se si i ke shpjeguar, ma thuaj edhe mua smiley

P.S. Hormo-psiqike eshte shkurtimi qe i bera per efekt kujdesi ne retorike qe smund te te pelqeje ---> Gjendje Hormonale qe te mjegullon Psiqiken - kapish?

ta kam thene me kohe ......ti flet per gjera ,qe nuk i meritojne ata qe t'i i mbron me aq zell smiley

PS:  sa per shpjegimin e asaj gjese se shkurtuar ,te njejten gje ndaj dhe une per ty

ndoshta ndoshta por ata te tjeret meritojne akoma me pak smiley

P.S. Mua ama me behet qefi qe ma vlereson hormonalitetin, por jo te me vizitosh si doktorreshe smiley

Venus në fillim tregoi superpeshkut si e do urën përzgjati apo për zgjëri pastaj i gjen vetë brigjet pse është superpeshk . I ka shku kot mundimi njërit ktu s'ka ç'të bëjë hatri i miqve.

prizrezaranika ,nuk kam si e pyes ,se si e do uren ,kur ai s'do ure fare .....mbase di te fluturoje smiley

notoj! jam superpeshk pra smiley

Nuk e paskam ditur qe peshku ballgjere (race kineze qe eshte kultivuar me shume sukses ne liqenin e Kukesit) na qenkerka superpeshk. Sidoqofte, edhe ne qofte keshtu, prape se prape eshte peshk qe ka qejf llumin dhe balten. Ne ato lloj ujrash ndjehet mire.

Ti kakamondo,

me mallengjen perhere me konkluzionet e tua, ke aftesi peshkuese smiley

 Si përballohet dimri në “shtëpi” prej plastmasi

 

Thoma Nika (reportazh/Gazeta SHQIP)

 Sarandë, në kampin e romëve të shpërngulur nga Kukësi, Kruja e Tirana, për klimë më të ngrohtë

 

 

Në këto ditë dimri të vërtetë, ka disa shtëpi që janë krejtësisht të ekspozuara ndaj të ftohtit. Ato janë “shtëpitë” prej plastmasi, të ngritura prej disa muajsh më parë në fushën e Vrionit nga 33 familje rome, të “shpërngulura” nga Kukësi, Tirana e Fushëkruja për të dimëruar më butë në Sarandë. Por edhe këtu dimri i egër sikur i ka ndjekur nga prapa. Ata janë të detyruar që në këto ditë të acarta të bëjnë jetesën e vështirë për komunitetin rom, pikërisht atëherë kur u është dukur se e kishin rregulluar jetën në shtëpi me mure prej plastmasi.

Dimri ka ardhur i ashpër për çdo familje sarandjote, pasi i ftohti i këtyre ditëve nuk është aspak i zakonshëm për zonën. Por tërësisht të ekspozuara ndaj dimrit “me dhëmbë” të këtyre ditëve të para të shkurtit janë të 33 familjet rome, që janë ngulur prej kohësh në fushën e Vrionit dhe kanë ngritur qytezën e tyre atje. Brenda shtëpive me mure plastmasi, gjetëm fëmijë që flenë në mjedisin e ngrohtë të krijuar nga soba. Gratë gatuanin fasulet e drekës dhe burrat ishin larguar në kërkim të hekurishteve, që për ta është puna e përditshme. “Nuk e dëgjojmë të ftohtin ne gabelët”, u shpreh njëra prej grave. Më tej, të njëjtën gjë na dha të kuptonim një nuse e re, që doli nga çadra me një triko me mëngë të shkurtra e me veshje krejt dekolte. Nën dëborën e shkrirë të ditës së djeshme, shenja më e mirë e “familjarizimit” me të ftohtin na u duk se ishin ato rrobat e sapolara e të nderura në litar nga çadra në çadër. Rroba që dukeshin të sapolara dhe të nderura, si në një shtëpi në kushte normale.

Në pragun e një çadre tjetër prej plastmasi, një kryefamiljar na tregon për të veçantat e jetës prej tij. “Gruan dhe fëmijët i nisa për në Tiranë, se kishin shumë ftohtë këtu, thotë ai. Më duket se e kam më të mirë se këtu atë barakën në Tiranë dhe nuk ua prisha qejfin”. Pastaj na thotë se ky dimër është treguar shumë “miqësor” me ta, krahasuar me klimën e Kukësit nga kanë ardhur. E pyesim se si i duket ajo që ka bërë Avokati i Popullit, Totozani, me familjet e komunitetit rom në Tiranë, por ai thotë se nuk di asgjë për këtë. “Ku ta dimë, derisa nuk kemi korrent, nuk kemi ku të shohim as televizor”, shpjegohet ai.

Edhe në këto ditë të pazakonta në ftohtësinë e tyre, burrat romë të shtëpive prej plastmasi në Vrion janë në punë. Disa i takuam në timon të furgonëve që kanë blerë e përdorin për të ngarkuar e transportuar hekurishtet për në pikat e shitjes. Një tjetër na tregoi një grumbull bateri makinash që kishte siguruar e kishte vënë në një kthinë të çadrës-shtëpi. "Edhe këto i kam blerë, se nuk t’i jep njeri pa lekë fare”, tregon ai.

Pa energji elektrike, rrethuar nga togje hekurishtesh, që i grumbullojnë dhe i shesin për skrap, të painformuar tërësisht, por edhe të pashpresë në një zgjidhje më të mirë se ajo që ata vetë i kanë dhënë vetes. Megjithëkëtë, ata kërkojnë mbështetjen e qeverisë apo të kujtdo tjetër që ka detyrimin dhe mundësinë për të dalë nga kjo jetesë në qiell të hapur.

Tek 33 familjet rome, të ngulura në Vrion të Sarandës, atje ku disa herë janë ngulur piketat e aerodromit të projektuar, ka një bashkim të dy kulmeve, kulmit të varfërisë me kulmin e të ftohtit.

 

Ky tipi, Totozani ka ne plan t'i mbaje gjate keta qe s'paguajne asnje takse ne jeten e tyre ? Bashke me Sorosin le te gjejne nje zgjidhje origjinale, viza per ne Europe, keshtu u zgjidhen gjithe problemet, shqiptaret jane te varfer per te zgjidhur hallet e mostaksapaguesve te perjetshem.

 

Problemi i strehimit te romeve!

Nuk besoj qe eshte i qellimshem, por ka nje humor te thelle ky titull.

Eshte figure letrare qe quhet antiteze, si me thene akull i nxehte.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).