U bë kaq kohë që nuk e kurdis më orën,

dhe kështu kudo shkoj me vonesë.

Sot shkova në takimin e djeshëm,

nesër do shkoj në të sotmin.

 

Bota nxitohet dhe nuk më pret.

 

Unë jam hequr mënjanë dhe ruaj orën.

Kam frikë se po të fle,

dikush mund të ma kurdisë, 

pabesisht.

4 Komente

Sot shkova në takimin e djeshëm,

nesër do shkoj në të sotmin.

Per ket shifet kalendari jo ora smiley
Shaka po bej, poezia me pelqeu, najs.

Ore ore behet kalendari.

Mua me shume me pelqeu koncepti, dhe gjysma e pare.

Me pelqeu Saimir smiley.

Modestisht po sygjeroj nja dy gjera te vogla: 

"Bota nxitohet e nuk me pret" sikur nuk eshte tamam "antonim" i strofes se pare.   "Bota eshte me orar" a dicka e tille do (me) rrinte me mire.

Po ashtu tek strofa e fundit do hiqja fjalen "oren" ne vargun e trete.

Flm qe i ndan me ne smiley.

Vertet,Monda.Fjala "ore" ne vargun e trete nuk ekziston.Nuk e di pse gjate copy/paste u shfaq aty smiley

Kurse vargu "Bota nxitohet e nuk me pret" nuk eshte shkruar si antonim.Mund te duket ashtu dhe ti ke te drejte.Por sa here te ka ndodhur kur lodhesh,fillon e akuzon te tjeret se nuk te presin,se po ecin shpejt etj,etj.Por ky i vjershes nuk e prish shume terezine qe mbetet "prapa",sic kuptohet sot nga "shumica" te "mbeturit prapa".Ky sikur gezohet qe mbetet mbrapa.Ne fund te fundit edhe mua me pelqejne ndonjehere njerezit qe "mbeten prapa"smiley

Prandaj preferoj as ta kurdis dhe as te mos kurdisem prej "ores"(koha,moda etj,etj).

Rrofsh per vemendjen.Po munde korrigjoje vargun e III.Faleminderit,prape.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).