Ju prezantojmë me një gjykatë efiçente, të aftë të shqyrtojë në dy vite plot 9 padi shkaktim dëmi. Por ka një ndryshim, paditësi nuk është një qytetar që ka humbur njërën këmbë a njërin krah në aksident dhe kërkon dëmshpërblim, por është deputetja Vokshi

Kishim paraqitur para jush një gjykatë të vonuar sa i përket padive të shkaktim dëmit, duke gjurmuar shumë çështje të qytetarëve që flenë me vite të tëra në dosjet e Gjykatës. Nëse ju kishit kuptuar se Gjykatës së Tiranës i duhen më shumë se 6 vjet për të vendosur nesë meriton dëmshpërblim një qytetar i siguruar që dëmtohët apo humbet jeten në një aksident automobilistik, sot ju prezantojmë një tjetër imazh të kësaj gjykate.

Ju prezantojmë me një gjykatë efiçente, të aftë të shqyrtojë në dy vite plot 9 padi shkaktim dëmi. Por ka një ndryshim, paditësi nuk është një qytetar që ka humbur njërën këmbë apo njërin krah në aksident dhe kërkon dëmshpërblim, por është deputetja Albana Vokshi.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka thyer këto dy vite rekordin jo vetëm për numrin e padive civile për fyerje të paraqitura në Gjykatën e Tiranës, por edhe për shumën që ajo ka marrë si dëmshpërblim. Me 1 milion lekë gjobë që gjykata dënoi Erjon Braçen të enjten, shuma e dëmshpërblimeve që Vokshi ka marrë në dy vite shkoi në plot 7.333.333 milion lekë të reja.

Betejat gjyqësore të fituara në vitin 2011 kishin si humbës deputetët  Sajmir Tahiri, Eduart Shalsi dhe Artan Gace dhe së fundit deputetin tjetër po të Partisë Socialiste Erjon Braçe. Ndërkohë vazhdon telenovela ‘Vokshi’ e padive për shkaktim dëmi jopasuror me deputetët Vasilika Hysi, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka, Taulant Balla dhe Eltar Deda.

Të drejta apo jo vendimet, kjo është një çështje që i takon gjykatës. Por ajo çka bie në sy në këto çështje është se ato janë zgjidhur brenda ose shumë pranë mesatares së përcaktuar për çështje të ngjashme. Dosjet e deputetes Vokshi,  Gjykata e Tiranës ka arritur t’i mbyll përkatësisht për 227, 403 dhe 511 ditë. Krahasuar më mesataren prej 385 ditësh të këtyre çështjeve, ky është një rekord pozitiv i gjykatës. Ndërkohë që dosjet në gjykim janë që të gjitha paralelisht me 512 ditë.

Gazeta IDEA ka bërë publike në disa shkrime rradhazi proçeset e tejzgjatura nëpër të cilat kalojnë qytetarët shqiptarë për të marrë dëmshpërblimin për dëmet pasurore dhe jopasurore.  Shtyrjet e shumta të seancave gjyqësore për mungesë të trupit gjykues, të ekspertit apo motive të tjera teknike i kthejnë këto proçëse në makthe të qytetarëve edhe në rastet kur ato kërkojnë një të drejtë legjitime. Ndërkohë duket se e kundërta ndodh me deputeten Vokshi e cila në vetëm dy vite ka arritur të mbyll 4 çështje dhe të dëmshpërblehet me 7.333.333 milion lekë të reja.

Gjykata e Tiranës mesa duket e ka më të thjesht të vërtetojë një shpifje dhe të përkthejë në shifra dëmin në cënimin e dinjitetit sesa të vërtetojë vdekjen apo dëmin e shkaktuar nga një aksident automobilistik dhe t’i detyrojë kompanmitë e sigurimeve tu paguajnë dëmin qytetarëve sipas kontratës.

6 Komente

Hallall Albana Vokshi! Zhurmuesit Brace, Balla, Tahiri, Mero Baze etj etj ashtu marrin vesh.

Jo skema Shpif une - Shpif ti, por Shpife - Gjobe, Shpif serish - Prap Gjobe. Ku ti djegin me shume. Per permbarues, qe ti bllokoje rrogen e deputetit nese nuk paguajne gjoben, problem qe zgjidhet. smiley

koqe

Kur kena diskutu dikur ne nje teme, nuk e mbaj men, me duket se te tema e zgjedhjeve te Tiranes, dikush nga diskutantet po thoshte...po pse merziteni, pushtetet jane te ndara, do me bo Sala, ja hudheni ne gjykate dhe e denon gjykata.... e keshtu porlllollo te gjata. Une ne ate teme, pata thone, thjesht fare....ore, mos u merrni shume me gjykatat se ato i ka zone Sala me kohe.... kur ne baze te ligjit per perzgjedhjen e anetareve te GJ.K apo GJ Larrte, i takonte presidentit me e zgjedh nje, dy apo tre, sipas rastit, dhe Kuvendi thjesht e miratonte kete emerim, vetem e vetem per procedure, pasi te gjithe keta duhet te miratohen nga Kuvendi, dhe ky ligj me kete ndarje thjeshte rregullontte ndarjen e pushteteve, na del parlamenti i PD dhe ja hhedh poshte te gjitha kandidaturat, me preteksin, se vallaha nuk ishte konsultu.....me te..... e hodhi dhe ne GJK dhe e fitoi, se shumica ne ate gjykate ishte ne favor te PD.....dhe ku jemi...Imagjinojeni vete, kur ne nje votim me 50%+1, se si do te jete vbotimi i ketyre dekreteve, nese nje kandidat, nuk i pelqen maxhorances....hahahaha, atehere i bie qe 30% te tyre i zgjedh kuvendi, 30% i zgjedh trupa gjyyqesore, 30% i zgjedh presidenti dhe 10% opozita..... (te gjitha keto raporte nuk jane te sakta, po e bej thjeshte ilustrim) atehere rrofte maxhoranca.....dhe ne te vertete ashtu ka ndodhur. U tha atehere nga shtypi,  Saliu po perpiqet qe te marrre te gjithe Gjykaten e Larte, pasi te gjitha aferat per politikanet jane atribut i kesaj gjykate, dhe tashme rezultatet dihen...te gjithe jemi deshmitare te asaj pune "shembullore" qe ka bere GJ.L ne interes te maxhorances, dhe te gjitha çeshtjet e njejta qe ka ankimuar minoranca jane hedhur poshte...... dhe rasti i fundit, qe eshte dhe skandaloz per masen e ndalimit te Prendit...qe nuk ka jurispudence ne bote qe te jape te tilla masa ndalimi per nje person qe cilesohet vrases nga organi i akuzes....merreni me mend se si do te zgjidhet edhe ky proces, njesoj si Gerdeci...... atehere le ti pijme lengun demokracise.....

Gazeta IDEA ka bërë publike në disa shkrime rradhazi proçeset e tejzgjatura nëpër të cilat kalojnë qytetarët shqiptarë për të marrë dëmshpërblimin për dëmet pasurore dhe jopasurore

..kjo gazete para se gjithash duhet tu thote qytetareve se kush dhe pse po  pengon  krijimi i Gjykates Administrative kur fondet jane dhene nga Amerika rreth  5 vite me pare.USAID është një nga aktorët kryesorë ndërkombëtarë që po jep asistencën teknike për krijimin e Gjykatës Administrative. Në marrëveshjen që qeveria shqiptare ka nënshkruar me programin Prag të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit, një pjesë e saj ka të bëjë me krijimin e Gjykatave Administrative.Siç dihet tashmë, Gjykata Administrative mbahet peng nga Partia Socialiste, që nuk pranon ta votojë ligjin, që kërkon 84 vota në parlament. Edhe pse opozita ka marrë pjesë në krijimin e projektligjit që i hap rrugë ngritjes së kësaj gjykate, Edi Rama nuk pranon t’i shërbejë qytetarëve shqiptarë dhe biznesit, duke i dhënë urdhër deputetëve të PS-së që të mos e votojnë ligjin.

milionere parazite 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).