Shpeshherë
thoshte se duhet të vdiste
që të shihte parajsën
Pastaj...
kur vdiq
vërejti
se edhe atje prisnin
që të shihnin parajsën
kur të vdisnin.
Mendoj
se njerzit nuk lodhen
për të vdekur
kaher !

5 Komente

natyrisht, kur te vjen shpirti ne maj te hundes, nuk ndjen lodhje per te ikur nga kjo bote. 

Shumë e bukur !

ideja me pelqen, por a me lejon ta latoj pak?

Shpeshhere 

thoshte se duhet te vdiste

qe te shihte parajsen.

Kur vdiq

verejti

se dhe atje prisnin

te shihnin parajsen.

Njerezit nuk lodhen

per te vdekur

kaher!

___________

Them se ca fjale jane te teperta ne poezi, e rendojne dhe nuk e lene te shkase lirisht. Kjo poezi me ngjan mua se flet permes imazhit, e s'ka nevoje psh. te perseritet vargu "kur te vdisnin". Me ekonomiqare dhe me pak ujera do te me kishte pelqyer me teper. Po mos ma merr per kapital, te lutem, se eshte thjesht nje ide. smiley oups, nuk dilka mire formati

ky ishte nje abstrakson poetik shume interesant. por si ai avioni qe me dy mendje ngrihet disa metra mbi pisten e aerdromit dhe pastaj me nxitim kthehet te ulet prape e te (tre vargjet e fundit).

nga ana konceptuale, i kujt eshte zeri? kush na flet? kush eshte ky entitet qe e ndjek heroin nga jeta ne jete? mund te jete tjeter se Zoti vete? atehere pse Zoti kur flet per parajsen flet si per nje vend atje tutje? Ku eshte Zoti nese nuk eshte ne parajse? ca parajse qenka kjo kur Zoti preferon te mos jete fare aty? dhe mbi te gjitha, nese zeri eshte i Zotit, atehere pse nuk mer mundimin ky te na shpjegoj se perse duhen njerezit te presin per te pare parajsen? por ne vend te ksaj na tregon se njerzit nuk lodhen se vdekuri kahere.. shume i Vaket ky zot.

Nese poezine e shohim vetem ne nje kendveshtrim,atehere problemi eshte me teper se kompleks.Gjithsesi,ideja e ''Parajsa'' eshte se ajo ekziston,por duhet shume per ta prekur a shijuar....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).