Në përpjekjen e Tij për të më udhëhequr, gjatë periudhës së gjatë në pjesën time politike që më perfaqeson,kam pasur mundesinë ta votoja , votoja , mos ta votoja, të vazhdoja të mos ta votoja dhe në fund, ta votoja e rivotoja...

 

Në botëkuptimin e një personi, i cili politikën e kupton deri në kufirin e emisioneve, osekëndvështrimeve të interpretuara sipas bindjeve të rrymave edukative të cunguara në mënyrëtradicionale , më lejoni të marr guximin (e të marrit, ose të shumë inteligjentëve që e bëjnë kudo ekurdoherë) të flas në emër të Popullit. Kuptohet shume qartë, Popullit nuk mund ti kërkoj FALJE për një arsye të thjeshtë: Nuk më pëlqen të shoh veten në pasqyrë, kur dua të perfaqësoj, por mund të kem mundësinë të shoh te të Tjerët pasqyrimin tim. Dhe filloj marr guximin të mendoj, të shkruaj ato që deri dje i rrotulloja në mendje, pa guxuar ti shprehja më tej se vetes time. Unë guxoj për një arsye të thjeshtë: U lodha duke dëgjuar e lexuar ide false, të personave qëpretendojnë të gjenerojnë ide te reja, por në fakt, nuk shprehin asgjë të tillë. Shqipëria, atdheu im dhe i juaji, dikur i pazhvilluar e i bukur ne primitivitetin e vet, ofronte te paktën një natyrë, të cilën mund ta admiroje. Sot po shndërrohet pandalshëm në një cirkuit që vizualisht mund të përfytyrohet si sheshrrotullim, duke ngritur vetëm pluhur, e shëmtuar ambientin e vet, e duke pluhurosur shndërruesit. Pa mundur të vë në diskutim askënd e asnjë, bëj mundimin të ngre shikimin pak më lart se vetja ime si popull, për të kuptuar se ç`bëhet përtej kufirit të përditshëm në të cilin jetoj. Filloj të guxoj,të mendoj e vezhgoj ate qe me udheheq! Menaxhuesi i ekonomisë dhe politikave zhvilluese, e njëkohësisht përfaqësuesiim, është Këshilli IMinistrave me në krye Kryeministrin. Në përpjekjen e Tij për të më udhëhequr, gjatë periudhës së gjatë në pjesën time politike që mëperfaqeson,kam pasur mundesinë ta votoja , votoja , mos ta votoja, të vazhdoja të mos ta votoja dhe në fund, ta votoja e rivotoja... Historia ime më ka përballur gjithmonë me mungesen e alternativave, e une ne deshperim, kam perseritur gabimet e mia … Dëshpërimi ia la vendin simpatisë. Mosbesimi në pasigurinë e vendimeve të mia ne te parin vit, eshoqëroj me hapat e mi te mevonshem përkrah asaj që më kërkohej. Në shumë institucione s´ka me rradhë. Në shumë tavolina pa vlerë s´ka më lekë të fshehura në sirtar. Në marrjen e licensës nuk më duhet buzëqeshja pa sinqeritet e servile, në përballje me të pagdhendurin I cili ka qenë ,është dhe do të jetë gjithmonë aty, si militant I njërit apo tjetrit krah që unë ngre e ul joperiodikisht. Thuhej se nga frika e ligjit që unë si popull ushtroj me anë të atij që përfaqëson votën time, ministrat u bënë më të prekshëm në rrugë.Rrugët u zgjatën që unë të shëtis e të takoj vëllain tim shqiptar dikur, larg prej kufirit. Fillova të ëndërroja për të udhëtuar pa pengesë, për të vizituar vende e takuar miq. Por unë nuk mundesha, për shkak të parregullsive, të cilat në pjesën më të madhe i krijoja por nuk i zgjidhja vetë. Me mosbesimin që më shoqëron, jetova ëndrrën të bëhët realitet. Deri tani, ishte pjesa e mjaltit e qypit që unë mbaj, për të cilën unë jam krenar. Ndër ëndrrat , unë dëshiroj që mos të lë pjesë të miat në mënyrë të pabarabartë. Brenda vetes kam krijuar shumë pabarazi ndër ditë, muaj, vite e shekuj, se i tillë jam. Kam mësuar së fundmi, të krijoj ekuilibër, të cilin e kuptoj me fjalën VOTOJ, kur ngre dorën e djathtë ose të majtë për aprovim. Më pëlqen mendimi i krahut tim të djathtë ose të majtë, të cilët janë pjesë e imja, e kanë qenë dikur si unë, Popull. Unë Populli, flas dhe shkruaj dhe në emër të tyre, se mora tashmë guximin të jem përfaqësuesi i vendit me emrin Shqipëri. Ka kohe qe krahu im i majtë po mundohet të ulë të djathtin, duke më renditur arsye të ndryshme të cilat jo domosdoshmërisht janë të vërteta.Një ndër to, e ndoshta me subjektivja, është: ` Zemra është më pranë së majtës`.Të jetë e vërtetë…….? E Majta, pjese e imja më kujton ne renditje: Pjesa ime e Djathte , s´di të menaxhojë situata ekonomike, duke më varfëruar. Pjesa ime e djathtë, nuk di të dëgjojë, dhe këtë e bën hapur. Pjesa ime e djathtë zhvillimin e dikurshëm progresiv ,e me vision, e ka kthyer në mashtrim, dukepërfituar taksat e mia. Pjesa ime e djathte merr kredi ne emer te zhvillimit tim, qe une as shoh e as ndiej. Edhe pse ne emer te ketij zhvillimi me mbyten ne borxhe! Pjesa ime e djathtë, për mungesë menaxhimi, shkakton aksidente vdekjeprurëse. Pjesa ime e djathtë, qëllon pa dhimbje të majtën, duke harruar në marrëzinë e pafund, të dikurshmen e vet. Pjesa ime e djathtë harron atë që kërkonte dikur, dhe në primitizmin vrastar, lejon të pagdhendurit të urrejnë. Ndërkohë i majti, në protestë kopjon reagimin e pafytyrë të forcës, të cilin te tjetra përcmonte dikur. Si të dikurshmit e urtë, (pjesë e imja në mungesë),do të doja dhe unë të rrija e të mendoja….. Dhe kthej vështrimin mosbesues e flas: Nëse si dikur Ty e Majtë, do të të ngrija në karrigen me emrin Pushtet, si do më bëje të jetoja më mirë…?Si do të dëgjoje atë që sot pretendon se nuk të dëgjon? Përgjigja vonon por më vjen e plotë: “ Do të bëja mirë, ato që I Djathti bën keq.” I lodhur nga e njëjta përgjigje e ia kthej: “S´më duhen fjalë!Dëshiroj ide e platforma të plota zhvillimi, me analizat përkatese. Si dikur i Djathti, që tani më përfaqëson. Unë Populli,në kohë pres, e kohë nuk kam të humbas.“ Në fund të marrëzisë së përfaqësimit, mundohem të dal nga Ty i dashur Popull. Ndoshta një ditë do të jem një nga krahët, të cilët do të ulësh ose do të ngresh. Në perfundimkuptova, se nëse nuk kam dicka për të krijuar, krahu yt në ngritje nuk do jem!

6 Komente

Mik te madh paska pas ky VB-ja qe i paska kaluar ky shkrimi per ta publiku ketu. smiley

Njera arsye eshte se mund ta kete aprovu dhe ne gjendje teprije alkoli. smiley

Kur doni te inkurajoni dike qe te shkruaje apo te shprehet hapni nje rubrike me vehte e ngjashme me : Perkrahim talentet e reja !

Keshtu te pakten dhe leximi behet nen nje kendveshtrim tjeter.

Ose The Voice of PPU ! smiley

Ejvalla per mirkuptimin autori dhe admini qe e ka publiku.

smiley

 

Për një kryeministër në të tashmen kohë, dhe për një kryeministër në pritjen e ardhshme!

di te shkruaj mire shqipen ky ve-beja?

Filozofike, mua mu duk sikur autori jashte dy kraheve, po i fliste politikes se te dy kraheve. 

Jo keq per nje kendveshtrim te pergjithshem. Operon me fjali te gjata te cilat duhen lexuar dy here per ti kuptuar. Idea trasparente, sidomos mesi dhe finalja. Cfare duhet te kete nje kryeminister tjeter ??? Te genjej me pak!

Po shume shkurt ore derzi pse  kaqe me dredha.Na duhet  nje kryeminister qe te na qeverrisi  varferine dhe te mos  kete asnje fije floku, si te ketij, .................hem kusar e hem i  marre.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).