Në Kosovë jetojnë 1.8 milion banorë. Nga ta, 96 përqind janë myslimanë, 2.2 përqind katolikë dhe 1.5 përqind ortodoksë. Këto janë të dhënat preliminare të dala nga regjistrimi i fundit i popullsisë, të cilat i ka siguruar Gazeta Express.

Rreth 93 përqind e banorëve janë shqiptarë, 1.5 përqind janë serbë - pa përfshirë Veriun, boshnjakë 1.6, turq 1.1.

Më shumë se një milion e gjysmë të qytetarëve të Kosovës janë myslimanë. Kjo ka dalë nga regjistrimi i popullsisë në prill të vitit që shkoi. Ndonëse Enti i Statistikave ka bërë publike vetëm rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë, Gazeta Express ka siguruar të dhënat preliminare për të gjitha etnitetet e regjistruara në Kosovë. Përveç etniteteve, në listën e të dhënave që ka siguruar Express janë edhe qytetarët e regjistruar në bazë të përkatësisë fetare. Nga këto të dhëna del se 1 milion e 660 mijë e 598 qytetarë të Kosovës janë të përkatësisë fetare myslimane. Sipas këtyre të dhënave, 38 mijë e 223 qytetarë janë të besimit katolik, 25 mijë e 685 të besimit ortodoks. Në formularët e regjistrimit të popullsisë ishte mundësia edhe të mos e tregonin besimin si dhe t’i mohojnë të gjitha besimet. Kështu 1209 qytetarë të Kosovës janë deklaruar se nuk i përkasin asnjë feje, ndërsa 7077 nuk janë përgjigjur fare se cilës fe i takojnë.

Don Lush Sopi nga Ipeshkvia e Kosovës tha për Express se shifrat për numrin e katolikëve që jetojnë në Kosovë janë përafërsisht të sakta. “Sipas të dhënave që ka Ipeshkvia, në Kosovë jetojnë rreth 40 mijë shqiptarë të besimit katolik”, tha Don Sopi.Këto shifra, sipas tij, janë pa i përfshirë edhe ata që jetojnë jashtë vendit e që supozohet se janë diku rreth 60 mijë. “Kështu që ne si shqiptarë të besimit katolik i kemi të regjistruar rreth 100 mijë”, tha Don Sopi. Në regjistrimin e popullsisë qytetarët që jetojnë jashtë vendit nuk janë regjistruar si qytetarë të Kosovës. Ata janë evidentuar në regjistrim, por nuk llogariten në numrin e qytetarëve që jetojnë në Kosovë.

Nga regjistrimi që u bë pas 30 vitesh, në Kosovë jetojnë 1 milion e 735 mijë e 951 banorë.Në këtë numër nuk përfshihen edhe qytetarët që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, ku shumica e banorëve janë serbë. Në bazë të të dhënave që ka Express, ka dalë se 1 milion e 614 mijë e 127 qytetarë të Kosovës janë shqiptarë. Ndonëse qarqet në Beograd kanë bërë thirrje që regjistrimi i popullsisë të bojkotohet nga serbët, këtij procesi i kanë thënë po 25 mijë e 718 serbë, pa llogaritur veriun.

Qytetarë që i përkasin komunitetit turk, sipas regjistrimit, janë 18 mijë e 711. Express ka kontaktuar me telefon edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike Turke, Mahir Jagxhillar, por ai nuk e ka hapur telefonin. Më shumë se turq në Kosovë thuhet se ka boshnjakë. Si pjesëtarë të këtij komuniteti janë deklaruar 27 mijë e 488. Por, gati sa turqit në numër janë ashkalinjtë dhe egjiptasit. Të dhënat tregojnë se në Kosovë jetojnë 15 mijë e 216 ashkalinj, ndërkaq për rreth tre mijë më pak egjiptasë. 11 mijë e 500 qytetarë të Kosovës janë deklaruar si pjesëtarë të komunitetit egjiptian. E përgjysmë më pak se ashkalinjtë dhe egjiptianët janë romët.Në Kosovë aktualisht janë regjistruar 8 mijë e 712 romë. Më shumë se romët strukturën e popullsisë e përbëjnë goranët. 10 mijë e 211 goranë jetojnë në Kosovë e që kryesisht jetojnë në zonën e Dragashit. Përveç këtyre, një numër i vogël janë deklaruar nga komunitetet tjera, e që janë 2 mijë e 220. 

Sido që të jetë, këto të dhëna nuk janë përfundimtare sepse ato do të publikohen në shtator të këtij viti. Zëvendësi i Zyrës për Regjistrim të Popullsisë, Avni Kastrati tha për Express se nuk mund të thotë asgjë përderisa nuk i kanë rezultatet përfundimtare. “Nuk mund të jap asnjë koment në lidhje me këto të dhëna që i keni ju tash”, deklaroi ai, të mërkurën. Sidoqoftë, të dhënat nga rezultatet preliminare me ato përfundimtare duket se nuk mund të ndryshojnë aq shumë.Një burim brenda Entit të Statistikave ka thënë për Express se nuk do të ketë ndryshime në rezultatet përfundimtare. Nga rezultatet preliminare, Kosova ka saktësisht (pa veriun) 1.8 milionë banorë rezidentë, shifra këto që kishin rënë në kundërshtim me numrin e votuesve dhe me ata që janë të evidentuar në regjistrat civilë.

Sipas zyrtarëve nga Ministra e Punëve të Brendshme, më shumë ka letërnjoftime sesa që ka popull të regjistruar. E kur merret parasysh që letërnjoftimet lëshohen vetëm për qytetarët mbi 16 vjet, atëherë ka dalë se më shumë se 500 mijë qytetarë nën moshën 16-vjeçare nuk janë regjistruar, duke i fryrë shifrat në 2.5 milionë. Ndryshe, regjistrimi i popullsisë në Kosovë është mbajtur pas 30 vitesh. Ky proces ka kushtuar 11 milion euro ku 3.9 milionë euro janë ndarë nga Qeveria e Kosovës, ndërsa Komisioni Europian e ka mbështetur me 2.5 milionë euro. Mjetet tjera janë siguruar nga donatorët. Mjetet tjera priten të sigurohen nga donatorët.

Rezultatet e regjistrimit sipas etniteteve:

Shqiptarë: 1.614. 127 ose 93 për qind

Serbë: 25.718, ose 1.5 për qind

Turq 18. 711 ose 1.1 për qind

Boshnjakë 27.488 ose 1.6 për qind

Romë: 8.712 ose 0.5 për qind

Ashkalinj: 15.216 ose 0.9 për qind

Egjiptianë: 11.500 ose 0.7 për qind

Goranë: 10.211 ose 0.6 për qind

Tjerë: 2.220 ose 0.1 për qind

Numri i përgjithshëm i qytetarëve të regjistruar 1.735.951

Numri i qytetarëve të regjistruar sipas përkatësisë fetare

Myslimanë 1.660.598 ose 95.7 për qind

Ortodoksë: 25.685 ose 1.5 për qind

Katolikë: 38.223 ose 2.2 për qind

Tjerë: 1.120 ose 0.1 për qind

Jofetarë: 1.209 ose 0.1 për qind

Nuk përgjigjen: 7.077 ose 0.4 për qind

23 Komente

Ca ndryshimi ka midis egjiptianeve dhe ashkalinjve? 

Tjeter...,

Po habitem krejt qe ne Kosove nuk paska "maqedonas", malazeze, kroate dhe sllovene!! 

Ish-jugosllavia me pak e integrume se ish-BRSS-ja? 

S'do ma kishte more mendja! 

Ashkalinjte pretendojne ose mendohet se jane me origjine nga Persia. 

Ashkalinjte eint no erebs (nor ixhipshens) full! smiley I njajne Kimit me shume.. Ju nou hu am tokin ebaut! 

Emo, nous eniueis...

A ke mendu ndojhere se dhe UCK ka ba propaganden dhe spastrimin e vet etnik, genocid ndaj fuckin serbve e sllaveve? 

96% myslimane... smiley

Nuk e di pse por ky numer me ben te ndihem mire

cfare ka ketu per tu ndjere mire??? Apo se do te shtohen xhihadistet?

E bukura eshte qe pikerisht shtresa me e ulet e shqiptareve qe nderroi fene, tani i barazon Shqiptaret me myslimanet. Ju jeni turq anadolli dhe jo Shqiptare.

Ose persian ose egjiptian. Mos ua ha hakun. smiley

Jo ku numur duhet te na beje te ndohemi jo fort mire,por ishalla jam gabim.

Nuk e di si "duhet" te na beje te ndihemi ky numer, por mua me ben te ndihem super fare smiley

Ky numer = Prapambetje,injorance

Ec ore mizantrop forumesh.

Te dogji miza o anadollak?

Thjesht ketyre jeniceeve te Rihadit dhe Islamabadit u behet zemra mal me lajme te tilla

Po me dogji O Rus...

 

Une nuk jam as rus dhe as arab ...Por shqiptar!!...

Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria...

Shko e ngri sumen mjekraxhi se te vajti ora  e lutjes smiley

 

Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!

Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rrezë,
Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t'tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara zotit.

Flm. Thjesht smund te rrija pa ta thane qe je mizantrop interneti...

Kalo mire.

Une thjesht jam shqiptar...Ju "jenceret te islamabadit"  doni ta barazoni kete termin shqiptar me musliman...

Lexoje me kujdes ate vargun e fundit dhe ngulite ca ne mendje nese te ka ngelur ndonje pike gjaku shqiptar pas transfuzjonit qe te bene andej nga Meka

Me fal qe po nderhyj,por e ke nxjerr temen pak si jashte linje.Asnje ( te pakten nga komentuesit me lart)spo barazon asnje gje.Dhe shifra ne fjale mund te jete cfaredo kur shqiptaret sjane praktikant te fese,ose nje minoritet i voegel eshte praktikant.Kot perdor shprehje kaq denigruese kur si njeh personalisht njerzit qe po flet. E the vet "Feja e shqiptarit eshte shqiptaria".Uroj te me mirekuptosh,Gjithe te mirat.

USarmir - 9 Shkurt 2012 - 19:22

 

 

96% myslimane... smiley

Nuk e di pse por ky numer me ben te ndihem mire

 

 

Dora Noli

Une ju pergjigja ketyre paragrafeve te islamo-entusjasteve, se vitet e fiundit sikur jane shtuar ca keta rekrutet e xhihadit me gjak shqiptar...

Ti permend pak te rifreskoj kujtesen? :Arif Uka (qe vrau ushtaret amerikane ne Gjermani), Vellezerit Duka(terroristet e Fort Dix) Sami Osmankac,....Po te kujtoj dhe dy vellezerit kosovare(me shtetesi suedeze) qe po planifikonin ekzekutimin e Lars Vilks

Dakort dakort,te kuptoj.Por raste sporadike ka plot.Ka amerikan,britanik qe i jane futur "kauzave islamike"ose"kauzave kristiane",si Breivik.Feja sigurisht i ka gjithmone shkarjet.Shifrat me lart sjane tamam realiteti shpirteror i shqiptareve, te pakten cfare shoh une,po njerez qe duan njeren me shume se tjetren do kete gjithandej.Ndaj te them mos u bej merak dhe ceshte me e rendesishmja mos pergjitheso sepse mund te lendosh shume njerez.Sidoqofte ti sigurisht jep mendimin tend per ato qe mendon se eshte e drejte.Kalofsh bukur.

Po pra te kuptoj dhe une : Jemi ne nje linje,  vecse une reagova ndaj asaj pergjigjes djallezore. Une u shpreha fare qarte "Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria", kjo i permbledh te gjitha dhe jo te ferkojme duart per percarjet fetare qe fatekeqsisht po thellohen.

Te pershendes dhe une

Si dilkan keto te dhena keshtu, kur nuk kane dale zyrtarisht. 

Nuk e gjen nji shqiptar n'krejt fuckin kosove. Tan turq e egjiptjan e persian. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).