Ka qenë një grup mafioz që ka punuar rreth një vit rresht për të më përgjuar mua 24 orë. Nuk e bëjnë vetëm për mua. Nga informacionet që kam unë, është se ata përgjojnë Presidentin, kryeprokuroren, kryetarin e opozitës, opozitarë të tjerë.

Pjesë nga intervista dhënë sot Alfred Pezës në Vizion Plus

Zoti Prifti, pasi u larguat nga qeveria dhe nga LSI pas atij debati dhe atij raporti të vështirë që u krijua me kryetarin e LSI-së, pse vendosët të bënit publike videon aq të njohur midis ju të dyve?

Është histori e gjatë për t’i shpjeguar të gjitha arsyet. Por, për vetë arsyet personale të një miqësie të tradhtuar dhe të thyer, të një largimi: çohu ti nga kjo karrige të ulem unë. Me padurim  priste ditën që unë të shkarkohesha, që unë do të varrosja gjyshen, që më vdiq atë ditë për të bërë mbledhjen e Kryesisë. Për shumë histori që vërtiteshin rreth mënyrës së largimit unë kisha një problem të krijuar personal. Por, arsyeja kryesore e publikimit ishte se unë dola në opozitë dhe si çdo opozitar mendova të kontribuoj për të ndihmuar opozitën për të rrëzuar qeverinë. Më mjaftoi një vit në qeveri për t’u kuptuar se çfarë qeverie kishim. Disa nga gjërat që unë kam bërë dhe kam thënë kanë sjelle burgosje njerëzish, zhdukje personash, lloj-lloj historish. Por, arsyeja kryesore ishte bërja e drejtësisë dhe ndihmë opozitës për të përmbysur një qeveri që për mua nuk e meriton të qëndronte më në këmbë në Shqipëri, për arsye politike.

Jeni bërë pishman që e keni bërë këtë gjë?

Për të qenë plotësisht i sinqerisht, jam i dyzuar. Dikur nuk kisha asnjë lloj pishmanlliku, tani kam, sepse nuk ndodhi asgjë.

Nga ana e opozitës?

Nga ajo që unë shpresoja të ndodhte. Nuk ndodhi asgjë, nuk fitoi askush. Përkundrazi, u dëmtuan disa, por u dëmtova edhe unë më shumë se disa të tjerë. Në këtë kuptim, unë kam bërë një sakrificë që nuk ia vlejti, në aspektin personal. Pastaj për publikun dhe për opozitën, kjo mbase është kontributi më i madh që opozita ka pasur në këto 6-7 vitet e fundit, kur kjo opozitë ka qenë në opozitë, pra që nga 2005 kur Berisha erdhi në pushtet, përveç asaj që qeveria ia bëri vetes, tragjedia e Gërdecit, dalja e kësaj video ka qenë goditja më e madhe për qeverinë nga 2005 e këtej. Nuk besoj se ka njëri normal që ta kundërshtojë faktin se kjo ka qenë një ndihmë e jashtëzakonshme për opozitën dhe për fitoren në zgjedhje lokale nga opozita.

Ju realisht mendonit se pas kësaj videoje do të rrëzohej vërtet qeveria?

Mbase jo rrëzim, por një tronditje shumë më të madhe e mendova që do të ndodhte.

Më të madhe se çfarë?

Po pothuajse kaq sa ndodhi, këtë mendoja. Mendoja se Ilir Meta nuk do të qëndronte më në qeveri. Këtë e kisha të sigurt që do të ndodhte dhe kjo ndodhi tre ditë pas daljes së videos.

A ka pasur rol, siç thuhet, Edi Rama në këtë publikim, në këtë transmetim?

Edi Rama s’ka pasur asnjë rol në këtë gjë, ka pasur dijeni, por s’ka pasur rol. Por sigurisht ka qenë përfituesi kryesor i efektit që kjo pati në publik, si kryetar opozite.

A keni qenë ju në dijeni se videoja nuk do të transmetohej e plotë nga ‘Fiks Fare’, do të shkëputeshin disa pjesë, siç më pas kjo gjë rezultoi që të krijonte debatin dhe skepticizmin…

Debati që u krijua më prapa, sepse Fiks-i dha disa pjesë jo të gjithë videon, për mendimin tim ishte debat shterpë dhe ishte pastaj pjesë e lojës politike që u bë pas videos, pasi Fiks Fare hoqi vetëm pjesët që nuk dëgjoheshin. Ato që nuk dëgjoheshin nuk kishte ndonjë vlerë që të jepeshin, ata gjykuan që të jepeshin pjesët që dëgjoheshin për publikun. Pastaj të nesërmen  emisioni ‘Top Story’ e dha të gjithë, ku unë isha i ftuar. Nuk besoj se ka pasur ndonjë lojë  nga Fiks Fare, por mendoj se ka qenë një vendim profesionist për të dhënë për publikun pjesët që shiheshin dhe dëgjoheshin më mirë, dhe jo pjesët që nuk dëgjoheshin. S’ma do mendja se këtu ka ndonjë lloj prapaskene.

Përveç këtij elementi, një element tjetër që solli debat dhe kontestim, të paktën nga opozita dhe nga një pjesë e madhe e medias, dhe për rrjedhojë për opinionin, ka qenë ajo që lidhej me përmendjen e emrit të kryeministrit tek video. Si është e vërteta e kësaj pjese?

Emri i kryeministrit përmendet tek ajo video, në kontekstin që Meta donte të ndryshonte drejtorin e KESH dhe e përmend që: unë do të marr dhe lejen e kryeministrit, për të vënë drejtorin që donte Ilir Meta. Dhe ai nuk u përmend në asnjë kontekst korruptiv, në asnjë kontekst shkelje ligji dhe ku di unë se çfarë. Pastaj, hamendësitë, komentet që erdhën pas, unë do t’i konsideroja politike. Unë dy ditë pas publikimit të videos kam dalë vetë në Top Channel dhe e kam sqaruar pozicionin e kryeministrit, që nuk ka qenë i lidhur fare me bisedat e tjera që bëheshin në video.

Një pjesë e medias ka thënë gjithashtu se ju jeni përdorur nga Edi Rama në lidhje më këtë gjë. A ndiheni i përdorur?

Nuk ndihem i përdorur, sepse deri më sot mua në politikë nuk më ka përdorur njeri. E kam atë lloj pavarësie si politikan që t’i bëj gjërat siç ma thotë truri im. Edhe sot në emisionin tënd e ka vendosur truri im që të isha këtu, sepse disa miq e kolegë më kanë thënë nuk ke punë me fol, nuk ke punë të dalësh e të flasësh, se nuk fiton gjë. Por, unë kryesisht marr vendimet e mia. Nuk më ka përdorur askush. Nuk e mohoj faktin që opozita përfitoi prej kësaj dhe ishte një nga synimet e mia që ta ndihmoja opozitën që të përfitonte prej kësaj. Por, nuk më ka përdorur dhe as do të më përdorë ndokush mua në politikë.

Ju përpara publikimit të videos keni pasur një raport të vështirë me Edi Ramën. Si ishte ky raport gjatë asaj periudhe dhe si ka qenë gjatë këtij viti raporti juaj me liderin e opozitës?

Raporti me Edi Ramën midis meje dhe atij ka qenë në dy faza. Faza e parë e raportit ka qenë viti 2000 – 2001 – 2002, kur unë jam kthyer nga Amerika, kam filluar të punoj si shef kabineti i kryeministrit Ilir Meta, në vitin 2000, pastaj u bëra deputet dhe ministër energjie. Atëherë kam pasur një raport për Edi Ramën, një mendim për Edi Ramën, si  një person jo shumë serioz, nuk e merrja shumë seriozisht, pavarësisht se ai u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës…

Nuk e merrje seriozisht nga veshja, unaza dhe çorapet e verdha?

Nuk më ngjiste. Edhe këto kishin efektin e vet. Nuk më ngjiste si një person serioz, i prerë për një zyrtar serioz të këtij vendi dhe nuk na ngjiste as marrëdhënia personale. Kështu që, nga ajo periudhë deri në vitin 2010 unë për Edi Ramën kam pasur këtë opinion jopozitiv. Për shkak të vitit 2000-2001-2002. Gjatë viteve të tjera nuk është se kam pasur marrëdhënie me të. Gjatë kohës që kam qenë kryetar bashkie i kam shkuar dy herë në bashki, për nja dy histori lejesh ndërtimi, në të dyja rastet është treguar i gatshëm për të ndihmuar, i ka pëlqyer projektet që miqtë më kishin kërkuar ndërmjetësimin tim për të ecur, asnjë nga ato nuk u bë. Por të paktën Edi Rama atëherë u soll korrekt, i kërkoi këshillit teknik që t’i shikonte duke i thënë: që mua më pëlqejnë, më duken bukur për Tiranën etj,. Por, për një periudhë, pothuajse 10 vjet, nga 2000 – 2010, nuk është se kam pasur ndonjë opinion pozitiv, opinioni im ka qenë shumë i ndikuar edhe nga Ilir Meta, nuk diskutohet, pasi unë kam qenë 10 vjet në një mënyrë të pandarë nga Ilir Meta. Ai dhe Rama kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie konfliktuale, problematike, konkurrence midis njëri-tjetrit. Unë kam qenë i prirur të besoja variantin e Metës, duke mos i ditur gjërat vetë, duke dëgjuar ato që thuheshin nga Ilir Meta për atë lloj marrëdhënie të tyre. Pas 2010-ës, sidomos kur u largova nga qeveria, kam pasur disa kontakte dhe takime me të, në nja dy raste jemi ulur dhe kemi ngrënë darkë bashkë, në disa raste të tjera me kolegë të tjerë dhe kam parë një Edi tjetër, një Edi më serioz, më të qetë, më të shtruar, më të pjekur. Sigurisht që 10 vjet është një diferencë e madhe në jetën e njeriut që të ndryshojë dhe ma mbushi mendjen si një person pas të cilit mund të shkoja dhe të cilin mund ta mbështesja. Tani jam në pozitat që jam, një mbështetës i opozitës dhe jam një person që mendoj se ai nuk është ai që ka qenë dhe është i gatshëm për të marrë pushtetin dhe për ta drejtuar këtë vend.

Afrimi juaj me opozitën, me të majtën socialiste, sigurisht që krijon edhe simpatira, por edhe xhelozira. Si është ky raport i juaji me grupin parlamentar, me deputetët e PS, me të tjerë figura drejtuese të kësaj partie?

Nuk kam raport zyrtar me Partinë Socialiste. Kjo duhet të jetë e qartë, kam raport miqësor me kryetarin e PS dhe me disa deputetë të kësaj force politike, me zotin Ruçi, me deputetë të tjerë, që të mos i përmend të gjithë emrat. Pra, kemi miqësi dhe shoqëri me njëri-tjetrin, por s’kam ndonjë raport zyrtar me këtë forcë politike.

Po fakti i përfolur publikisht se ju keni marrë pjesë në mbledhjet e forumeve drejtuese, ku keni folur…

Nuk kam marrë pjesë asnjëherë në asnjë mbledhje të forumit të PS. Nëse dikush dëshiron të trillojë apo të sajojë fakte le ta bëjë sa të doja, por s’kam marrë pjesë në asnjë mbledhje forumi të PS-së. Kam shkuar një herë në tryezën e opozitës.

Kjo periudhë kulmon edhe me periudhën që pas publikimit të videos Prokuroria e Përgjithshme u vu në lëvizje, hapi një çështje për zotin Meta. Zoti Meta katër ditë më prapa dha dorëheqjen nga qeveria dhe u vu në dispozicion të hetimit. Si ishte kjo periudhë për ju në raport me prokurorinë, me çështjen, përtej asaj çfarë është perceptuar në publik…?

Ne folëm pak për këtë periudhë… Për mendimin tim ka qenë viti më i keq i jetës sime, kur unë kam bërë shumë gjëra të mira, kur unë kam bërë shumë gabime. Prokurorisë i kam qëndruar sa herë më ka thirrur, sa herë ka dashur dëshmi, sa herë ka kërkuar prova, sa herë ka kërkuar sqarime për rrethana të caktuara, në orën e caktuar dhe në vendin e caktuar dhe kam qenë një qytetar model për t’iu përgjigjur dhe për të dhënë një kontribut për drejtësinë. Nuk besoj se mundet ndokush në atë prokurori, apo jashtë saj, që të thotë se kontributi im ka qenë ndonjëherë me rezerva. Kam qenë aq bashkëpunues, sa kam arritur kam bërë gabime që sot më kushtojnë mua. I kam çuar orën dhe lap- topin prokurorëve me besimin e plotë që kërkoheshin për të gjykuar një video që kishte dalë dhe aty janë përdorur gjëra pastaj kundra meje, dhe sot e kësaj dite përdoren kundra meje. Kështu që, kam qenë më shumë i ndërgjegjshëm se sa duhet, kam qenë më shumë bashkëpunues se sa duhet, kam qenë më shumë kontribuues se sa duhet, deri në atë që kam dëmtuar edhe veten nga ky lloj bashkëpunimi, pasi kam menduar që po kontribuoja për diçka pa menduar se kontributi im mund të kthehej edhe kundra meje.

Përtej këtij raporti zyrtar me prokurorinë, me prokurorët e çështjes, me shtetin, si dëshmitari kyç i çështjes për video-përgjimin Meta – Prifti në zyrën tuaj për ato 700 mijë euro dhe ato7%, gjatë kësaj periudhe a ka pasur tentativa për t’u ofruar kompromis për ta mbyllur çështjen?

Tentativat për këtë që thua ti kanë qenë thuajse të përditshme. Unë nuk mund ta konfirmoj që vinin nga Ilir Meta, por ka pasur njerëz që kanë miqësi me të dhe me mua në të njëjtën kohë, që kanë bërë thirrje gjatë gjithë periudhës për të arritur një lloj paqeje, për të arritur një lloj komunikimi, një lloj konsensusi etj,. Por, e përsëris nuk mund të konfirmoj që kanë qenë të nxitura prej Ilir Metës.

Dy gjëra gjithsesi nuk arriti kjo video, t’i jepte Bashkinë e Tiranës Edi Ramës dhe të ulte votat e LSI-së. Si i shpjegoni këto të dyja?

Unë besoj se Edi Rama e fitoi Bashkinë, pavarësisht asaj që ndodhi. E dyta, mendoj se ka një diferencë të madhe midis zgjedhjeve të përgjithshme dhe zgjedhjeve lokale. Merr votat që ka marrë një parti e vogël në këto zgjedhje lokale dhe në zgjedhjet e përgjithshme. Merr partinë e Gjinushit, ka marrë në zgjedhjet lokale afërsisht 50 mijë vota, në zgjedhjet e përgjithshme ka marrë 10-12 mijë vota.

Ndërkohë filloi procesi në Gjykatën e Lartë dhe u përcoll në media. Ajo që ra në sy ishte mospranimi i ekspertëve të huaj dhe pranimi i ekspertëve shqiptarë. Pavarësisht kësaj prokuroria dha një pretencë, ku kërkonte dënimin e zotit Meta në lidhje me këtë video, me dy vjet heqje lirie dhe me 1 milion lekë të reja gjobë. Si ju duk pretenca, nisur nga logjika si shkoi i gjithë procesi në Gjykatën e Lartë?

M’u duk shumë e guximshme nga ana e prokurorisë të kërkojë për një pushtetar të rangut të lartë si zoti Meta, burgosjen. Pra, nuk ndodh të paktën në vende me nivel demokracie si Shqipëria dhe me nivel drejtësie si Shqipëria, nuk ndodh kurrë që një pushtetar të dënohet. Këtë prokuroria e di, nuk është se nuk e di, mbase ajo i hyri kësaj beteje duke e ditur që s’kishte për të ndodhur asgjë. Por, ata bënë detyrën e tyre dhe unë mendoj se ka qenë një hap shumë i guximshëm prej prokurorisë për ta çuar çështjen në gjyq dhe për të kërkuar atë nivel dënimi që ata kërkuan. Për hir të vërtetës, duke veçuar Fatos Nanon, që ka bërë burg, nuk ka pasur prokuroria ndonjë lloj suksesi tjetër, ose ndonjë lloj guximi të kësaj natyre për të dënuar një politikan të një niveli kaq të lartë me burg. Kështu që, për mendimin tim ka qenë një akt i guximshëm nga ana e tyre, pavarësisht se i pasuksesshëm.

Po pas pretencës, vendimi 5 me 0 si t’u duk?

Vendimi është i pakontestueshëm. Kjo ka qenë një nga arsyet që unë nuk pata asnjë deklaratë pas shpalljes së vendimit, nuk pata asnjë koment, pasi nuk ke çfarë thua për një vendim të tillë. Janë 5 gjyqtarë që pavarësisht bindjeve të tyre politike, që pa diskutim çdo person ka bindjet e veta, por janë 5 gjyqtarë që vendosën në mënyrë unanime një gjë. Sidomos një person që bën ligje, voton ligje, si puna ime, si deputet, nuk mund të bëjë komente më shumë se sa kaq mbi një vendim.

Nëse gjatë gjithë procesit, kur kishte momente që gjykata shprehej, ka qenë fillimisht 3 me 2, pastaj 4 me 1, pastaj shkoi 5 me 0…

Unë kam pasur një mendim që gjyqtari Dvorani, pasi gjatë gjithë periudhës së gjyqit ai ka pasur mendim pakice, ka qenë kundër gjyqtarëve të tjerë, tre në fillim pastaj katër gjyqtarë. Kam pasur një mendim që ai do të kishte në fund një vendim tjetër. Por, derisa ai dha këtë vendim, unë e njoh shumë mirë gjyqtarin Dvorani, prej vitesh. Familjet tona njihen derisa ai dha këtë vendim do të thotë që ky ishte vendimi i vetëm që mund të jepej, pasi në të gjithë procesin gjyqësor, nuk dolën faktet të atij nivele të besueshëm që të jepej një vendim fajësimi. Pra, nëse në atë gjyq nuk u pa fare video, pasi në atë gjyq u mor vendimi që video të mos shihej nga gjyqtarët, pavarësisht se ishte pjesë e provave, ai nuk e pa. Si do të arrijë një gjyqtar pa e parë të japë një vendim fajësie? Nuk u pa fare ajo. Pra, në mënyrën se si eci procesi gjyqtar nuk kishte asnjë gjyqtar që mund të votonte për fajësi.

Në fakt në të gjithë botën avokatët janë ata që i gjejnë këtë hapësira në procedura që të fitojnë edhe gjyqe kaq të famshme sa edhe këto që përmendni ju…

Çfarë rëndësie ka. Ilir Meta sot është i pafajshëm nga e gjithë kjo histori dhe unë jam i prirur ta besoj këtë se kështu ka thënë gjykata.

Ndryshe nga Meta, i cili ka qenë hiperaktiv edhe pas vendimit, me qëndrime, me deklarata publike, ju keni preferuar të heshtni, siç e shpjeguat për herë të parë se jeni të detyruar të respektoni shtetin ligjor. Pse ky qëndrim?

Pas gjyqit duhet të bëjmë një dallim, Ilir Meta vetë s’më ka sulmuar mua asnjëherë. Ekipi po, Spartak Braho.

Ka thënë që ka 187 orë filmime…

Ka dalë, ka thënë që ka 187 orë filmime për mua, të cilët ata do t’i nxjerrin ku di unë, këtu e aty, e histori të tjera si këto. Për hir të së vërtetës, Ilir Meta është distancuar në qëndrimet e tij publike ndaj Spartak Brahos dhe ka thënë që ato janë disa deklarata të ulëta e të pamoralshme. Kështu që, unë dua ta bëj ndarjen midis të dyve. Spartakun e njohin të gjithë, ai në listën e deputetëve të LSI-së vjen pas meje. Nëse unë dorëzoj mandatin, hyn në parlament Spartaku. Por, ka edhe një interes personal që të bëjë këtë lloj lufte, këtë lloj shantazhi, këtë lloj show. Ka një të vërtetë. Vërtetë ka filmime të miat, ka ndodhur vërtet. Më kanë përgjuar 24 orë në telefona, në makinë, në shtëpi, në zyrë, në ambiente private, vend e pa vend. Ka qenë një grup mafioz që ka punuar rreth një vit rresht për të më përgjuar mua 24 orë. Nuk e bëjnë vetëm për mua. Nga informacionet që kam unë, është se ata përgjojnë Presidentin, kryeprokuroren, kryetarin e opozitës, opozitarë të tjerë, përfaqësues mediash. Është një grup mafioz, nuk e di a është Spartak Braho në krye apo jo, brenda Shqipërisë që bën këto gjëra me pajisje përgjimi të blera në Bari të Italisë dhe nga sa di unë, me origjinë ruse, që bëjnë këtë lloj masakre, shkelje të të drejtave të njeriut dhe të privatësisë, të personave publikë, por edhe personave të thjeshtë në këtë vend.

Keni prova për këtë?

Kjo është tmerruese. Si është e mundur që të dalë një përfaqësues i mazhorancës në një emision televiziv dhe të thotë se kam 187 orë filmime për një deputet dhe askush mos të shkojë t’i kontrollojë shtëpinë, zyrën, të gjejë se çfarë ka, si i ka bërë? Nuk lejohet që të përgjohet një njeri në Shqipëri pa mandat. Kjo është një deklaratë e tmerrshme e një rrjeti dhe grupi mafioz. Askush nuk lëviz. Unë i kam bërë një letër prokurorisë për këtë gjë. Është komentuar letra. I kam bërë letër këtë gjë, i kam thënë jam përgjuar 24 orë në këtë mënyrë, i kam dhënë informacionet dhe i kam thënë kam rrezik për jetën nga kjo që ndodh. Asnjeri nuk ka lëvizur.

20 Komente

i fillun halucinacionet psikotike ketij, mesa duket. 

Dhe te drejte ka, me ate vendim te gjykates per Meten, cmendet dhe djalli vet. 

Ja ku u zbatua dhe plani Metes per ta shpallur te paafte menderisht.

oho smiley ç'me 10-ve tu qesh smiley te marrte e mira te marrte smiley

smiley pa frike, askush nuk te pergjon as ty, as takimet me Ed Piktorin ne tanga. S'ka asnje pergjim smiley

si ja lejon vetes mer, te jesh groupie i nje bande si PD... 

Zagari nuk mund te jete I pavarur. Ai I sherben vetem dores qe e ushqen.

edhe kurvat qe flasin pas shpine smiley nuk e bejne vetem per qejf.

Ju realisht mendonit se pas kësaj videoje do të rrëzohej vërtet qeveria?

Mbase jo rrëzim, por një tronditje shumë më të madhe e mendova që do të ndodhte.

Më të madhe se çfarë?

Po pothuajse kaq sa ndodhi, këtë mendoja. Mendoja se Ilir Meta nuk do të qëndronte më në qeveri. Këtë e kisha të sigurt që do të ndodhte dhe kjo ndodhi tre ditë pas daljes së videos.

...duhet te jeshe vertete llum te deklarosh se;  tronditje shume te madhe quan largimin e Metes nga qeveria dhe jo humbjen e 4 jete njerzish.Pse e lene  akoma te derdellisi vardalle  ky legen mor aman...

Nuk lejohet që të përgjohet një njeri në Shqipëri pa mandat. Kjo është një deklaratë e tmerrshme e një rrjeti dhe grupi mafioz.

smiley

Si me thene prostituta 'kush s'eshte e virgjer me mire te vrase veten'. smiley

Ky i beri dhe edramistat impotente se atyre brenda nje periudhe 2 vjecare i eshte ulur-ngritur per Priftit nja 10 here, aq sa nga fundi s'guxonin te flisnin per te pa pritur ca do ndothte 2 dite me pas.

Ky qe medemek dhe sebepciu i 'revolucionit' te 21 janarit. Ky akoma deputet sic ishte, Meta i pafajshem dhe i paster si kristali sic ishte, Berisha ne qeveri ku ishte, Rama ne parti ku ishte, populli 4 te vrare.

Politike e qelbur e shantazheve dhe krimeve, ishalla t'i hane koken njeri-tjetrit.

Ky qe medemek dhe sebepciu i 'revolucionit' te 21 janarit. Ky akoma deputet sic ishte, Meta i pafajshem dhe i paster si kristali sic ishte, Berisha ne qeveri ku ishte, Rama ne parti ku ishte, populli 4 te vrare.

Edhe Xhibi tek peshku duke tjerrur wool..

Dmth, ti Xhibile, do te preferoje me mire mos te kishte dale videopergjimi fare. 

Kujdes Xhip, se po shmangesh nga udha e baraslargesise

Jo, une do preferoja te mos ishin vrare e gjakosur njerez kot per koqet e politmafjozeve, pavaresisht trimerise tuaj te papare virtuale ketu tek Peshku per revolucion dhe luftes tuaj te paepur kunder atyre qe preferojne te mos mootin e asnje pale, ndryshe nga juve mootbesniket virtuale te Rames e Berishes dhe hero-viktimes tuaj, Mr Voten time ja jap Berishes qe te mos vije Rama ne pushtet, Prifti.

Mendohe me mire si dalje per te marre pjese ne nje proteste kunder korrupsionit, pamvarsisht pjesemarrjes ne te edhe te politiqeneve.

Tjeter muhabet pastaj qe kulla e pushtetit ne menyre paranojake i mori cadrat per pisqolla.

Po ta shohesh ne kete kendveshtrim te ridrejtohet gjithe skizma e llogjikes qe karakterizon ju "te paanshmeve'.

 

 

 

Dalje e rastesishme e popullit me sebepci kete tipin, aksidentalisht ne te njejten kohe kur Rama luftonte per te marre pushtetin me autobuza fakirash nga rrethet, pasi kishte humbur votat, dhe kur Berisha luftonte per ta mbajtur ate  me cdo kusht, dhe kur retorikat ishin se sa qindra e mijera te dy palet ishin gati te benin kurban?

Ja pishtari juaj i luftes kunder korrupsionit:

Edhe Meta, edhe unë jemi politikanë dhe politikanët shohin përpara. Unë e shoh që Meta, të paktën çfarë ka deklaruar, e ka lënë të shkuarën prapa. Unë jam në të njëjtën gjatësi valësh. Ta lëmë të shkuarën prapa dhe të shohim përpara. Unë i kam parë dhe vlerësuar qëndrimet e tij të zbutura, ashtu siç jam përgjigjur me të njëjtën monedhë. Unë kam deklaruar që me Ilir Metën kam pasur 10 vjet bashkëpunim dhe një vit luftë. Shpresoj që e ardhmja të jetë një lloj normaliteti.

Gjynah.

O Xhib...i je ngjit si shiti mas kepuces mesenxherit mer...

pavarsisht se prifti u kthye ne viktime te nje loje  qe e hapi vet, ka nje ndryshim te madh mes tij dhe spartak brahos.  veprimi i prifti mund te quhet i ulet por ai luajti me letra te hapura dhe ju drejtua institucioneve te ligjshme.   ndersa ne anen tjeter spartak braho ne nje skenar mafioz, te denje per cossa nostra'n kercenon direkt, ne nje emision televiziv te stisur, qytetare te lire te vendit.                        ne chdo vend normal policia duhet t'ja kish behur ne mes te transmentimit dhe ta sekuestronte chanten e famshme,  dhe pse une mendoj se ajo ishte bosh.   chanta e zeze, tip i chantes se operativeve te vjeter te sigurimit kishte nje rol simbolik te cilin e ka arritur plotesisht.  askush nuk ndihet , te gjithe kane frike nga chanta,,,,,, biles kam friken e madhe se njeriu me i trembur nga chanta eshte RAMA,  dhe sikur ky supozim i imi te jete i vertete ky eshte nje lajm i keq per SHQIPTARET.

...perfundimisht pavarsisht arsyetimeve qe mund te bejme, nqs duhet te mbajme nje pozicion pro apo kunder mendoj se duhet ta mbeshtesim priftin.  e keqja qe qendron perballe tij eshte me e madhe..

por ai luajti me letra te hapura dhe ju drejtua institucioneve te ligjshme

Letra te hapura? Videon e kishte ka nje vit, e mbante turshi, mbasi s'i funksionoi si shantazh deshte ta transmetonte por ta sinkronizonte me ndonje event me opoziten, si kulmimi i revolucionit kutist te Rames, qe ti rritej vlera. Rama e perdori dhe kur i dolen lakrat me pas e hodhi tutje, e qiti nga PS pa e futur mire.

Dhe jo, Top Channel nuk eshte akoma institucion a prokurori, eshte thjesht TV.

e keqja qe qendron perballe tij eshte me e madhe..

Ah po, desh harrova kete filozofine tuaj te famshme edramiste; e keqja me e madhe justifikon me te voglen. Juve dhe kur behet mooti kacube nga ana juaj dhe qelbet qe tutje tu, akoma s'e pranoni qe dhe ai moot eshte, po jo, se po ti masesh me detaje ky mund te dale pak me i vogel si moot.

Videon e kishte ka nje vit, e mbante turshi

  tani sipas arsyetimit tend turshite e xha brahos qenkan me te shijshme, helbete ai eshte nje ekspert i ketij zanati.  qe ne pd ka bashkepuntore te ish sigurimit si ne chdo parti tjeter dihet.  por qe pd te merrej me mekanizmat vrases te diktatures nuk e mendoja.  televizioni nuk eshte prokurori por ama eshte institucion qe chke me te . me mire televizioni se skutat e erreta .

..tani me shume mirsjellje , ate etiketimin edramist  aman ore ku ma gjete....  cha kuptimi ka apo si psh  , trockist, titist...., apo jo?     se po te kete kuptimin e asaj ndjenjes qe ushqejne ca njerez ndaj disa udheheqesve te caktuar, ta dish qe nuk eshte ashtu.   sa per voten as ja kam dhene e as kam per tja dhene ,  mendoj se duhet nje rruge e trete......

dritan busheta smiley

Une e kam gjykuar Priftin gjithmone si nje mafjoz te penduar, ose me thjesht si nje hajdut qe kerkon ti kthehet normalitetit dhe te denoje e luftoje te gjithe is shoket e tij te krimit. Por me intervisten e tij te fundit ne shume gjera ben nje kthese 180 grade. Ndoshta eshte shpejt per te dhene ndonje konkluzion, por biseda e tij mbart nje fryme te nje kompromisi potencial midis PS dhe LSI. Qofsha i gabuar, por nese kjo ndodh, do t jete nje goditje shume e rende per mijra njerez, shqipetar te ndershem, qe besojne akoma ne drejtesine shoqerore.  

Se shpejti ne gazeten tone do te ndiqni...

Dritan Prifti: Me kane abuzuar seksualisht dhe filmuar!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).