Në shkrimin paraardhës, të titulluar “Në pamundësi të hetimit gjithëpërfshirës”, duke u nisur nga fakti se, në gjendje krizash, si kjo që ka shpërthyer, krijohen kushte për reflektim më të thellë, pasi ndjehet nevoja që ato të mos përsëriten, hidhja propozimin (jo për herë të parë) e ndëshkimit të liderëve të të dyja partive si nevojë ndryshimi të politikave të mbrapshta që e kanë bllokuar vendin. E thosha këtë duke iu referuar mundësive ligjore e morale që implikon për këtë 21 janari, por duke pasur parasysh edhe të kaluarën e tyre, edhe rreziqet që na kanosen prej tyre në të ardhmen. Reagimet (po ashtu të njohura) ishin disa llojesh. Kategoria e militantëve e të rreshtuarve mbronte liderin e vet duke fajësuar ekskluzivisht tjetrin apo duke pretenduar se, përderisa këta janë më të votuarit, s’kemi pse t’i heqim dhe se prandaj gjithçka përcaktohet nga vota. Një kategori tjetër e pranon problemin, por jo zgjidhjen e propozuar. Sipas tyre, asgjë nuk ndryshon me ndryshimin e liderit/liderëve, pasi do të vijnë të tjerë që do të sillen po si ata. Këta sjellin, madje, edhe shembuj të më të rinjve, si këtu edhe në Kosovë, që sillen po njëlloj, me kult të individit në vend të institucionit. Janë më në fund edhe ata të shumtë që të thonë: “Mirë e ke ti, por këta janë bërë gjithnjë e më të fuqishëm e prandaj s’guxon kush t’i sfidojë”. Disa syresh theksojnë jo vetëm kultin e tyre të individit në rritje, por edhe monopolet dhe oligopolet e fuqishme të vendit, si dhe mediat e tyre, madje edhe ndërkombëtarët që, tek e fundit, me këta po operojnë.
Duke pranuar idenë se “këta” janë sot gjithnjë e më të fuqishëm për shumë nga arsyet e përmendura, e se prandaj nuk është e lehtë ajo që propozoj, unë gjykoj se, po për këto arsye, paradoksalisht, ata janë edhe më të dobët se kurrë e prandaj puna edhe mund të bëhet e mundshme. Kjo jo vetëm sepse dëmet e tyre dhe vetëdija e këtyre dëmeve, me gjithë punën e madhe dizinformuese që bëjnë mediat që i mbështesin, është më e madhe se kurrë ndër njerëzit, por edhe sepse një politikë e tillë, që synon të dobësojë deri shkatërrojë tjetrin, ka rezultuar shkatërruese edhe për ata vetë. Pa dyshim, qëndron argumenti i atyre që thonë se kjo nuk është punë ndërrimi liderësh, por kulture. Por, kur them se duhen ndryshuar liderët, nuk kam parasysh thjesht personat Berisha dhe Rama, por “rolin” që kanë luajtur këta individë dhe ata më afër tyre në “dramën” e imponuar nga “regjisori”, siç do ta quaja metaforikisht kulturën dominuese, veçanërisht te militantët dhe sistemin e tërë politik ekonomik që i qëndron prapa, më i kriminalizuar se kurrë. Ndëshkimi i tyre si liderë, pra, nuk duhet kuptuar si ndëshkim dy personash, por si ndëshkim edhe me kuptim simbolik, kulturor të një modeli lideri dhe i një mendësie bërjeje politikë që na ka çuar e rrezikon ende të na çojë deri në vrasje të njëri-tjetrit. E këtu më duhet të shtoj se, në këtë ndëshkim, karakteristikat individuale të tyre nuk duhen injoruar. Jo të gjithë aktorët janë të gatshëm ta luajnë rolin prej protagonisti që luan Berisha apo Rama në këtë dramë. Ata kanë karakteristika të tilla individuale që një “regjisor tjetër” në një “pjesë tjetër teatrale” nuk do t’i zgjidhte për protagonistë. Dhe unë mendoj se e kemi mundësinë e një regjisori tjetër dhe të aktorëve të tjerë protagonistë. Pa metafora, duke mos mohuar argumentet e atyre që janë pesimiste për të ardhmen, unë ngulmoj se ka, megjithatë, jo pak të dhëna që tregojnë se kjo shoqëri është pjekur aq sa t’i duket normal një tjetër antropologji lideri nga ajo e Berishës dhe Ramës që, sipas gjykimit tim, janë mjaft simetrikë me njëri-tjetrin, paçka se të rreshtuarit me socialistët e gjykojnë Ramën ndryshe nga Berisha, duke thënë se ky s’ka vrarë, kurse ai ka vrarë, apo duke thënë se atë nuk e kemi provuar, këtë e kemi provuar. Këtu po hap një parantezë ndaj kësaj vërejtjeje. Gjykimi im është se Ramën e kemi provuar jo pak për të parë se ai, edhe në nivele jogjithëpushtetshmërie (si ministër i Kulturës dhe si kryebashkiak) ka treguar një shkallë të frikshme personalizimi të institucionit, mospërfilljeje ndaj ligjit, korrupsioni dhe bashkëpunimi me krimin, ashtu sikurse edhe një shkallë të frikshme prirjeje për të kontrolluar dhe “vrarë” çdo zë të lirë që ekziston në këtë vend. Sa vetëm budallenjtë apo ata që kërkojnë ta përdorin për të zgjidhur hesapet e tyre personale mund të besojnë se në rolin e të gjithëpushtetshmit, ky do të vepronte ndryshe. Kujtoj po ashtu se ai e çoi PS një hap prapa edhe duke eliminuar një traditë që tentoi të vendoste me Fatos Nanon; atë të largimit të liderit në rast humbjeje, duke u bërë kështu edhe më simetrik me Berishën.
Për t’u kthyer përsëri te tema e pjekurimit: unë gjykoj se ka tregues jo të paktë dhe jo të parëndësishëm se kjo shoqëri është pjekur deri në atë shkallë sa të pranojë lider me tjetër antropologji.
Së pari, do të sillja faktin se kjo shoqëri ka vuajtur aq gjatë nga kjo “dramë politike” e konfliktit permanent dhe nga këta aktorë politikë, sa prej kohësh ka zhvilluar vetëdijen për një lider tjetërsoj. Në fakt, kjo është një krizë e stërpërsëritur, që në thelbin e vet mund të përkufizohet kështu: lufta e egër për pushtet e dy partive me mendësi autoritare dhe me liderë autoritarë për shkak të së cilës në vend se të kemi dialog dhe një dialektikë të kundërtash që sjellin zhvillim, kemi një refuzim total të ndërsjellë të të dyja palëve që nuk e lënë të arsyeshmen, e së bashku me këtë edhe shoqërinë, të hedhë hapa përpara, përkundrazi, e mban të bllokuar. Po ashtu, kjo mendësi autoritare totalitare nuk bllokon vetëm dialogun dhe dialektikën, por edhe instrumentet që duhet ta çojnë atë përpara, që janë institucionet. Ngulmoj se ky është një mendim i gjithëpërhapur sot ndër shqiptarët dhe tentativat për t’ia veshur fajin vetëm njërës palë, siç bëjnë partitë dhe propagandistët e tyre, nuk janë aspak bindëse si për shqiptarët, edhe për ndërkombëtarët që ndjekin proceset në vend. Prandaj ndëshkimi duhet të jetë dykrahësh. Kujtoj, po ashtu, se kjo nevojë nuk është e re. Ajo është shprehur, madje duke pasur mbështetje të fortë popullore e ndërkombëtare, edhe në kohën kur Erion Veliaj krijoi lëvizjen “Mjaft” që, në thelb, me bekimin edhe të ndërkombëtarëve, synonte largimin e Nanos dhe Berishës si përfaqësues të frymës së vjetër. Sot vëmë re se njerëzit në Partinë Socialiste janë po ata, madje se edhe vetë Nano po kthehet me shpresat që të bëhet President, pasi përvoja e socialistëve e ka nxjerrë më demokrat se Ramën. Nëse Velinë dhe të vetët, që u bënë protagonistë në politikë pikërisht në sajë të kësaj lëvizjeje, nuk i shqetëson më ky fakt, pasi u “thithën” nga sistemi që denonconin apo se nuk ishin ashtu dhe aq të sinqertë në lëvizjen e tyre, kjo nuk do të thotë se motivet për t’i thënë “mjaft” klasës së vjetër politike nëpërmjet ndryshimit të lidershipit të saj janë shuar. Ato janë bërë edhe më akute madje.
Së dyti, edhe vlerësimi pozitiv që i bëhet nga një numër i madh shqiptarësh natyrës më tolerante, më të hapur ndaj kritikës dhe më të gatshme për të dhënë dorëheqjen të Fatos Nanos, tregon se vetëdija e epërsisë së një lideri ndryshe ekziston te shqiptarët. Po përmend gjithashtu faktin se Lulzim Basha e impostoi fushatën e tij elektorale duke luajtur rolin e një lideri të hapur, jo urrejtës, madje duke evituar edhe Berishën, çka tregon se sondazhet e kompanive që i kanë organizuar fushatën elektorale i kanë folur për papëlqimin nga shumica e shqiptarëve të këtij lloj lideri.
Së treti, një pjesë e mirë e shqiptarëve janë sot tejet të informuar për çka ndodh në botën demokratike. Shumë syresh i dëgjon të bëjnë krahasime me këto vende edhe përsa i përket faktit se liderët e partive apo qeverive ndryshojnë vazhdimisht në këto vende duke prodhuar zhvillim më të shpejtë dhe demokraci më të madhe. Është e vërtetë se ne, në këtë aspekt, kemi imituar më shumë rastet e Italisë apo Greqisë, me të cilët kulturalisht jemi edhe më afër, ku liderët partiakë nuk ndryshojnë aq shpesh, por përsëri shqiptarët kanë parë se këta, gjithsesi, tregojnë se dinë të ndajnë pushtet me të tjerët, se dinë të dialogojnë, të bëjnë autokritikë, të njohin aspekte pozitive te kundërshtari, se luftën e bëjnë parlamentare dhe jo me gurë në rrugë dhe, mbi të gjitha, se i respektojnë institucionet e tjera duke filluar nga ai i votës së lirë.
E vetmja gjë që e vështirëson jashtë mase propozimin tim, pra, nuk është vetëdija e shqiptarëve, por pafuqia e tyre për ta kthyer në akt këtë vetëdije. Dhe kjo kryesisht për shkak të faktit se rreth këtyre dy liderëve janë mbështjellë interesat e shumicës së atyre që sot diktojnë direkt apo indirekt opinionin në Shqipëri, shumë prej të cilëve u intereson kjo luftë e egër midis të dy palëve jashtë kontrollit të institucioneve, pasi kështu interesat personale i mbrojnë në sajë të lidhjes e besnikërisë ndaj liderit, apo pse, sikurse e kam thënë edhe herë tjetër, nuk janë në gjendje të bëjnë punë tjetër veçse atë të mercenarit në njërën apo tjetrën ushtri, pa qenë në gjendje të kuptojnë se në terma afatgjata ajo është edhe kundër interesave të tyre. Por edhe për këtë arsye, mendoj se tragjedia e 21 janarit duhet trajtuar edhe nën dritën e ndërgjegjësimit për nevojën e ndëshkimit të liderit jashtë e përmbi-institucional nëse nuk duam që tragjedi të tjera, ndoshta edhe më të rënda se 21 janari, të na e diktojnë këtë ndryshim.

42 Komente

Pse jo pa te emen e Zeqos ne maje te thanes?

Bamke, s' duhet ta kisha lexu. Ncncncnc.

thnks, me kurseve kohe dhe sigurisht nerva. Por po ta heqesh fare shpeton edhe shume te tjere.

Kush i paska pare? Se skam kohe ta lexoj dhe do i kthehem me vone.

Ky si kur merret e  mbron të drejtat e njeriut apo të drejtën për të jetuar se mbulon ky.Po të drejtën e protestës e mbron o Tosi ? Po të drejtën e barazisë para e ligjit e mbron o Tos apo s'bën pjesë tek të drejtat e njeriut.Kemi nja njizet vjet që e ngjojmë kte avaz të ikin të gjithë.Të gjithë ikin vetëm Berisha rri aty , po ti Qorr je dhe s'ke faj që se sheh ndryshimin . I madh je, do të fusësh dhe Nanon president? Po kush ta tha si e gjete kte zgjidhje apo abrakadarbra.

 O Tos tek ata që duhet të ikin ti bën pjesë i pari bile bile duhet të ishe fshehur me kohë mjaft kohë kalove dhe se zbraze dhe se zbraze vrerin që ke për shoqërinë.Qenke ndjerë vazhdimisht i përulur e përbuzur, s'ke shpëtim, duhen përpjekje e vullnet i madh që të shkëputesh. 

Te lavderosh dhe Nanon, do te thote qe ke pjerdhur fare o Lubonje.

Keto qe ke thene ti mund ti thote dhe nje Cim Peke.

 

E ka fjalen per ate burrin qe ka shtyp me makine nje gjynafqar ?

ne shkallnuer. e mbaj mend se toponomia eshte e papame. nje fare la scala albanese. gradino per gradino. duket sikur iken e hollohet ne perspektive gjersa bashkohet me sokakun e te marreve.

like!

Mire, qe Rama duhet te iki e morem vesh po me Berishen cfare ka xhanem?

Per princip te simetrise ne pergjithesi pa jo se ka ndonje gje specikisht.

po toso, tamom si thu ti, ken li

smiley me lot!

Ghana - Guinea (Cup of Nations) 1-0. Trajneri i Guineas duhet të fusë Lubonjën në lojë, të barazojë rezultatin.

 

U barazua rezultati nderkohe qe po nisje kete mesazhin ti smiley 

" .... Së pari, do të sillja faktin se kjo shoqëri ka vuajtur aq gjatë nga kjo “dramë politike” e konfliktit permanent dhe nga këta aktorë politikë, sa prej kohësh ka zhvilluar vetëdijen për një lider tjetërsoj. Në fakt, kjo është një krizë e stërpërsëritur, që në thelbin e vet mund të përkufizohet kështu: lufta e egër për pushtet e dy partive me mendësi autoritare dhe me liderë autoritarë për shkak të së cilës në vend se të kemi dialog dhe një dialektikë të kundërtash që sjellin zhvillim, kemi një refuzim total të ndërsjellë të të dyja palëve që nuk e lënë të arsyeshmen, e së bashku me këtë edhe shoqërinë, të hedhë hapa përpara, përkundrazi, e mban të bllokuar. Po ashtu, kjo mendësi autoritare totalitare nuk bllokon vetëm dialogun dhe dialektikën, por edhe instrumentet që duhet ta çojnë atë përpara, që janë institucionet. Ngulmoj se ky është një mendim i gjithëpërhapur sot ndër shqiptarët dhe tentativat për t’ia veshur fajin vetëm njërës palë, siç bëjnë partitë dhe propagandistët e tyre, nuk janë aspak bindëse si për shqiptarët, edhe për ndërkombëtarët që ndjekin proceset në vend. Prandaj ndëshkimi duhet të jetë dykrahësh..."  

Ate qe kam thene une me kohe, por qe Lubonja e artikulon me fjale te tjera. 

Vete fakti qe nga 100% e zgjedhesve, voton vetem 50%, tregon se gjysma nuk i deshiron keta te dy, apo menyren e tyre te politikes. 

Rama i ka mundesite qe PS te fitoje, po te ndjeki keshillat e duhura, dhe jo ata te prapaskenes, qe nuk dihet se kujt i sherbejne ne te vertete. 

Lubonja eshte me lakonik ne te flour sesa ne te shkruar. Pavaresisht, bravo per integritetin dhe frymen pozitive dhe mosneneshtruese, ndryshe nga opinioniste-buttler-at e ketij sistemi mafjokratik.

fatos, utopia nuk na cuar gjekundi u be 350 vjet. po ke ndonje shembull kunder kesaj qe them une, plase. tani, nese marrim te mireqene kete qe them une, ti si thua, heqim qafe te parin ramen dhe pastaj ne 2017 berishen, apo berishen te parin dhe ne 2017 ramen? pike.

m'falni, thjesht po kaloj kenej, per nga tema tjeter...

Bur kurve..

E me Lubonje ec e ec e futi nga i spec, ne vend qe me i dhone edhe ti nje dore murit, per ta rrezuar, i fut nje furce, sa per te qene ne rregull me paret e xhepit tat! smiley

Lubonja behet gati te masturboi. Ulet e nxjerr allatin kur fap ngec. Ne mendje e vjen nje pyetje, a ti bi me te majten apo me te djathten??? Mendou mendohu, te dy jan maskarenj te dy jan grupe kriminale si e majta si e djathta. E harron fare masturbimin dhe ben nje shkrim se si e majta dhe e djatjta jan e njejta gje.

Hahahahahaha, e ka nga strabizmi kete pavendosmerine smiley

smiley

e di si qe kjo mas mbledhjes se 147-te me audience mikste apo jo?

loool

Fatos Lubonja sikur me doren e vet ta vdese Saliun n'dru (brenda ne nje thes) une prape do e them me ze te larte:

O Fatos, je nje cope baxhelle e Saliut!

Je burre baxhelle qe shkon me t'forte!! 

 

me ke kujtu nji fragment nga libri nassredin hoxha ne buhara.

rojet e emirit kujtun se kishin nassredinin ne nje thes te lidh per gryke, por ne fakt ne thes ishte fajdexhiu xhaferr, i cili pervecse i shemtut te Zoti, donte me von dore ene n'Gjulxhan, e dashtmja e nassredinit incognito pak a shum. Edhe duke ec gerthiste fajdexhiu, me lironi mor qena, se nuk jam ai qe kujtoni ju. ashtu e? thoshin dojet. po kush je? jam xhaferri, gerthiste me te modhe fajdexhiu. Shi shi dreqi sa mire e bo zonin, sikur me ter mend eshte fajdexhiu, ene ding, krisem.... ooo gerthiste fajdexhiu... dhe rojet prap: shi shi edhe kur derthet nuk harron me lujt pjesen... ene prap... tani kuptohet qe kjo vazhdoi shum gjat kshu, se edhe e gerthitmja i ngjante gjithnji e me shum xhaferrit.

ps. lavdi past i gjalli qi nuk vdes!

Emo, e di qe me shume se pezeperqin e berberve t'NYC-it jane cifute nga Bukharaja dhe rrethina? smiley

Seriozisht! 

 

jo jo, t'besoj.

mu mka ron rasti me njof nji shqiptar. Ostreni.

me pa ne rruge dhe me thirri ne emer. E pashe, si ftyre e pame, po gjekundi hic se i bija m'te. ma shpjegoi te kom njoft ktu e aty, permeni shkollen cajupi, dhe vetem kur me tha i emer qe e njifshim te dy, u kapa fort mas atij emri, si i mytmi mas kashte ene s'e lcova mo smiley

Me duket e habitshme qe njerezit ketu e akuzojne Lubonjen per vajtje me te fortet.

Karriere politike nuk ka bere, dhe me nga sa di une, nuk ka deshiruar te beje.

Ne komunizem, aleat me fuqite e asaj kohe nuk ka qene, apo  jo?

Ndonje biznes te fuqishem nuk ka patur, dhe nuk eshte munduar ndonjehere te kete.

Shkrimet e tija nuk jane "crowd pleasers," jo. Por kete pozicion ka mbajtur ne te tera shkrimet e tija: si ne lidhje me skenderbeun, si ne lidhje me Ramen, si ne lidhje me Berishen. Eshte nje nga te paktet (intelektual)[perdora kllapat se populli i PPUs mbase nuk e shikon ashtu] qe eshte ftuar per te dhene fjalime ne universitetet amerikane, dhe eshte njerezit e pakte qe "citohen" ne botime te huaja.

Dhe perseri njerezit ne kete forum e akuzojne sikur Lubonja eshte vete Sala. Do thoshja qe njerezit ne kete forum e akuzojne me keq se si akuzojne RD apo Gazeten 55.

Arsyeja mendoj se eshte qe sonte Lubonja shihet si nga syte me objektiv ne shqiperi, dhe prandaj eshte shume here me e merzitshme per popullin PPU-ist ta degjojne, sesa eshte te degjojne nje gazetar tjeter qe nuk i pelqen Rama. Nuk di njeri tjeter ne gazetarine shqiptare qe acaron aq shume pjesetaret e nje partie... per shembull, sado te mundohet Mero Baze apo Lorenc Vangjeli, apo Klan-i,apo Gazeta 55, perseri nuk bejne aq pershtypje sa shkrimet e Lubonjes.

Tani populli PPU-ist ka dy lloje pergjigjeje ndaj Lubonjes.

Njera eshte e sofistikuara: O Lubonje na e shave Ramen, pse nuk na shane dhe pakez Berishen. Ose, i keq eshte Rama, por jo aq i keq sa Berisha. Keshtu qe ti akuzo vetem Berishen.

Tjetra, jo dhe aq e sofistikuar, eshte pergjigje e gjashme me ata qe digjnin flamurin danez se nje individual nga ai shtet iu ofendojti zotin.

Nuk e di se kush je, po mbeshtes mendimet e tua ashtu sic i ke thene. Lubonja eshte analisti me i cituar ne gazetat e huaja. Eshte mese e vertete!

ik pirdhu o Tos, se na çave trapin me kete barrazlargesine dhe ti......shko ore e thuj atij shokut tat Saliut qe te dorehiqet dhe po ta nigjoji llafin, do te shpetoje Shqiperia,  dhe une me paret e mija do te ngre nje permendore ku te dush ti, mu ne maje te dajtit, do ta heq Cen Pao Y dhe do te vej ty atje......

Gjykimi im është se Ramën e kemi provuar jo pak për të parë se ai, edhe në nivele jogjithëpushtetshmërie (si ministër i Kulturës dhe si kryebashkiak) ka treguar një shkallë të frikshme personalizimi të institucionit, mospërfilljeje ndaj ligjit, korrupsioni dhe bashkëpunimi me krimin, ashtu sikurse edhe një shkallë të frikshme prirjeje për të kontrolluar dhe “vrarë” çdo zë të lirë që ekziston në këtë vend

...Lubonja ka vite qe ka bere diagnostikimin e "semundjes kronike"  qe vuan  shoqeria jone. Ai  eshte nga intelektualet e ralle  qe ka arritur te artikuloje e inkurajoj  ekzistencen e nje poli te trete te politikes ne shqiperi te ndryshem nga ajo e PD e PS,por  as si aleanca kuq e zi. Eksperienca,kontributi, dhe integriteti i tij jane faktori kryesor per respektin dhe simpatine qe gezon midis atyre shqiptareve(rreth 33%) qe keto vitet e fundit nuk po votojne asnje nga dy partite kryesore. Nje kontribut i vyer per demokratizim dhe emacipimin e shoqerise shqiptare qe natyrisht do shoqerohet me ca dimbje koke per militantet fanatike.

Ne nje dhome te vogel rrinin 40 veta....

Ej, ca te dhime i kishte bo Arvizu PD. Bobobo PD po kthehet si ceta e Haxhi Qamilit.

Tos o Tos kaptin qeros
Po gju armiqt me mitroloz
Futi dhe nji pshesh me kos .
Haiku !
Ik o burr i dheut mos e bo mo balt .Cdo gjo e "dyanshme e " as keshtu e as ashtu " , po "dhe keshtu dhe ashtu " ..Mos u bo pjese e fantazise se semure te te marreve , se nuk eshte veshtire te analizosh edhe pergjegjesine e drejtorise rajonale te Rrugeve ne Librazhd si pengesa kryesore e mosfutjes ne Europe smiley
Berisha Eshte NJE dhe Vetem NJE i Marre ! Eshte e Vetmja fatkeqesi e Shqiprise . Me thjesht fare nje histori nga nje "dandy " i Politikessmiley
Nano shko me pi ne nje KLUB tifozesh te marre berishist andej pas "ures se peshkatarit "..I erdh i zoti lokalit dhe Ju hakrru se nuk i sherbente me pyetjen
" Pse nuk e do Berishen ti "?
- Ik e lali . E du me shpirt po lene Mutin se nuk na le me pi i Gote raki rehat .!!!!!!
Mos hec mo me ket dy pergjegjesine se je OUT fare ose pale nga cfare katuni Je !

Kercen qetja tjegëll m'tjegëll, viti ri na gjen n'rregëll. Kshu ene Tosi. smiley

Mbretit edhe 1 vit e ca i ka ngelur. Ndersa Ramen skemi cte bejm do e durojm dhe nja 6 vite te tjera ne rastin me te mire, ose 10 vite ne rastin me te keq. Deri ateher shpresoj te jene zhdukur nga mentaliteti i njerezve dhe mbetjet e fundit te komunizmit si "Lideri Absolut" ose "Partia ka gjithmone te drejte". 

As edhe nje dite ske per ta duruar Ramen,eshte i destinuar qe te mos ulet as edhe njehere ne kolltukun e Kryeministrit,eshte investuar shume per kete gje,sa per Mbretin,asgje nuk eshte e sigurte,mund te mos e shtyje dhe kete nje vit e gjysem,mund ta kemi dhe 5 vjet,nuk i dihet,por sa per Ramen asnjehere.

Pa e lexu me dy llafe po tham, Equidistance Perverse!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).