Ndonjë update nga Fronti i Plehrave?

62 Komente

Une firmosa. Ka ca dite. Te reja sikur nuk duken shume sepse keta nuk kane para te paguajne mediat per te bere lajm. smiley

eh cfar ti besh, bashkia iku, sponzoret u larguan, leket e kurbanit na duhen per fushaten elektorale tjeter, greku falimentoi, me serbin e maqedonin u prishem pak se deklaruam "cfare jane keto barbare" ... eeehuuuuu kush e di se ku fle ujku smiley

Une e kam bo si prifti (jo ai i videove), por premtoj ne ate Zot qe do shkoj te firmos!!! Gjall a vdek!

ahahha,

"ndonje update nga Fronti i Plehrave" smiley   Fronti anti-fashist nacional clirimtar me Enverin e ri ne krye lol smileysmiley

Nje saktesim: Fronti i ANTI-plehrave! "Plehrat" jane ata qe duan te na sjellin plehrat.

Cudi, qe nje njeri parimor dhe i ndershem si ty Kevinjon, ben keto lapsuse! smiley

Anonymus,

Ato plehrat nuk jane plehra tradicionale ne kuptimin modern ekonomik, monetar e tregtar qe eshte pasoje e perparimit te teknollogjise, kendveshtrimit politik, adaptimit te standarteve evropiane e te shteteve me te perparuara si dhe, e tregut se perpunimit e perfitimit te lendes se pare. Risajkling eshte fjala magjike! Ato plehrat qe thua ti te sjellin ne buxhetin e shtetit miliona euro. Me pak teknollogji perpunimi prodhojme energji qe e shesim pastaj perseri me miliona. Kjo ekonomi ka vetem fitime! + qe ndahen plehrat ne x y dhe ligji e percakton qarte se cila hyn e cila jo!

Ti mire e the se jam parimor, ky pershkrimi qe i bera tani plehrave eshte mese parimor! Shikoje edhe ti ne kete prizem dhe ke per te pare se nuk eshte e drejte te thuash "na sjellin plehrat" Gjithsesi ka eksperte dhe pervoje ekonomike ne te gjithe boten qe keshillojne qeverine shqiptare te formuloje ligje te tilla. Ligji shqiptar per "plehrat" eshte me patrioti ne Evrope, duhet pak dije e kendveshtrim me i gjere per ta kuptuar se kemi te bjeme me nje veprim normal te qeverise. Qeveria socialiste kishte nje ligj me te keq se ky por tashti opoziota socialiste kerkon te bleje kapital elektorat duke trazuar me emocione nga shtresat qe nuk kuptojne shume por qe kane vleren e votes te njejte edhe me nje me te kualifikuar e arsyeshem. Nejse, ceshtje intelekti kjo...

kev

Ju qe jeni dakort per importin e plehrave duhet te dilni vullnetare e te banoni aty afer impianteve te grumbullimit dhe perpunimit te plehrave. Ju, bashke me familjet tuaja: gra, femije, pleq... E t'ju shohim sa parimore jeni.

finestre,

edhe sikur te jene ato plehrat kercenim:

do banojme ashtu sic banojme miliona banore amerikan e evropian qe ne saje te sakrificave ne kohet kur nuk kishin mbrotjen e teknologjite e sotme ekologjike ndertuan ekonomite e tyre dhe rredhimisht nje standart me te mire jetese duke u bere sot komanduesit e humanitaret me te medhenj te botes. Te rikujtoj se ambjenti i sotem dhe i djeshem ne shqiperi eshte me skandal dhe agresivi ne te gjithe evropen. Kujto vetem metalurgjine e kucoven! problemi i shqipove eshte se duam te jetojme vetem bio, dembele dhe pa kulture shteterore prandaj jemi te fundit per nga standartet. Neve duam te kemi te njejtat pozita si perendimoret, te njetat te mira si ata por te mos bejme e sakrifikojme asgje duke pritur sic presim me shekuj me rradhe te na bien nga qielli gjerat. Futjuni punes dhe ankohuni me pak dhe pastaj flasim per te drejta bio-sh! edhe dembela edhe ne fund te botes por edhe me te mencurit e me bisht-perpjetet -dicka nuk shkon me kete mentalitet!

kevinjon, ti ke aq tru, e aq aftesi mendimi, sa ka kjo komshia ime qe eshte sa nje balene e jeton vetem ne pizza e kebab aftesi baleti

p,

mbase ke te drejte, une nuk mund ta vertetoj sepse nuk kam komshi te rangut aq te ulet qe jetojne e ushqehen vetem me kebap e pizza. Komshite e mi anashkalojne cdo kebab dhe hane pizen midis veres e qirive ne shoqeri te kulturuar. Komshite e mi e kane per turp te identifikohen me shtresat kaq te ulta te popullsise. Prandaj edhe mund te kesh te drejte sepse une nuk e kap dot filozofine e jeteses aty poshte. Me fal per aristokracine lol por njeokehssiht te lejoj, me shume humanizem, te me permendesh ne komentet e rradhes smiley

kev

vetem nje person me aftesi mendore aq sa nje balene ka aftesi baletore mund ta shkruante kte qe shkruajte me siper..

p,

Te thashe qe jemi ne shtresa te ndryshme, mos prit te kuptohemi dhe as nuk pres te me kuptosh, shkaqet ti permenda.

te uroj gjith te mirat, ta kam fal monedhen - hap krahun tashti smiley

nuk e di si i identifikon shtresat ti, sepse me aq sa arrij te kuptoj une shtresa me predominante ne te cilen ti perket eshte ajo e ritardosferes.. ha sa te duash djath francez ti.. ti mbetesh nje retard deluzional me aftesi mendore sa nje balene aftesi baletore.

p,

fol shqip dhe mos bej te mencurin me background provincial duke perdorur fjale te huaja si njehere e nje kohe gjuha frenge ne stamboll (pra 2 shekujve per tu dukur evropian) por me stil anadollak. Eshte zakon per provincialin qe per tu dukur i barabarte kalon 3 shkalle pernjehere pa mesuar akoma abc-ne sociale.

kev

ka qene nje film satir.. qe njeri ishte aq retard edhe deluzional shtresash sa kur i tha dikush 'hej me duket se pash gruan tende tek po dilte nga nje otel me dike tjeter', e vetmja qe erdhi ne mendjen e tij te retarduar ishte te pyeste, 'me sa yje ishte hoteli...???' pastaj kur i thot ky tjetri se ishte hotel me 3 yje ky tha, 'kurva!!!'...

ti sje me rregull lol smiley 

ideja e ktij fragmentit eshte se kta te shtresave te larta konsiderojne tradhti kur gruaja u shkerdhehet me dike nga shtrese tjeter me e ulet.. ndersa nese u shkerdhehet brenda shtreses atehere eshte OK. eshte kjo e vertete Kev?

mos shkruaj me ne kete vend.. mos shkruaj me fare ne internet se jan bere ca kerkime per te gjetur burimin e ritardimit te internetit.. edhe t'gjitha gjurmet cojne tek ky pseudonomi jot..

Sikur ky ligj te sherbente per te rregulluar qarkullimin e plehrave, une do te isha njeriu me i lumtur ne bote, POR duke konsideruar qe kemi te bejme me nje klase politike KURVE qe nuk do ta kishte per per gje qe te prostituohej rrugeve te Brukselit (nuk vej ne dyshim qe do te ishin te gatshem madje te prostituonin edhe nenat dhe motrat e tyre), per te marre ca para nga klienti me i pare, atehere, une, PARIMISHT, NDERSHMERISHT DHE SINQERISHT... kam rezervat e mija!

Je mesuar shume me ata Dojcat ti Kevin, dhe ke harru se ca bishash jane keta baxhellat e Shqiperise, te cilet edukata perendimore me te drejte na detyron qe t'i etiketojme si "politikane".

anonymus,

per klasen politike shqiptare ndaj te njetin mendim si ty, por ky "problemi" i plehrave po trajtohet gabim dhe duke fajesuar gjithnje tjetrin qe fundja fundit eshte vetem ne interes politik te luftes se klaneve. Ky problemi i plehrave nuk duhet te beheshe fare objekt politik sepse kemi te bejme me permbushje legjislacioni e perafrimi te standarteve evropiane. Detyre e interesit te te gjitha partive. Pra edhe sikur te ishte PS-ja ne pushtet po te njeten ligj do te bente. Une nuk jam kunder debateve por debatet te mos kene per qellim luften se klaneve politike. Per plehrat eshte teper e qarte se nuk kemi te bejme me mbrotjen e popullsise por vetem politike e gjalle duke hedhur popullin ne kacafytje per te prodhuar sherr e neveri tek krahu politik kundershtar.

Politika e PS-se eshte faktuar qe disa vite si politike agresive me baze anarshiste e revolucionare. Historia e revoluceve na ka vertetuar se ne praktike kjo ideologji ka funksionuar vetem duke trazuar i premtuar qesim shtresave te varfera parajse e lloqe te tjera te pushtetit te "skllaveve".Kjo eshte gabimi i te gjitha vendeve ish-komuniste dhe sidomos praktika e ndjekur nga Hoxha per te instaluar regjimin e tije.

Te ishin debatet pa politike atehere do te kishin arsyetime dhe debate te specialisteve e te atyre qe kane tager dhe jo me ndikime politike e synime denegrimi. Debati politik e subjektiv qe ndodh sot per plehrat (por edhe per cdo gje tjeter) eshte te krijoje emocionalitet duke keqperdorur e tjetersuar keqaz kendveshtrimin e duhur e obejektivitetin ne thelb. Plehra eshte bere burim elektorati dhe jo se i sherben vertete fisnikerise se mbrotjes se popullsise. Kjo shihet qarte dhe nuk do shume gjermanishte per tu kuptuar.

Une vete kam mbledh nja njezeteca firma (me gjithe fotokopje te kartes se identitetit) deri tani, pa shume mundim. besoj qe do behen kollaj 50.000

Ku jane keta qe i mbledhin? Duhet me shku me fotokopje te kartes me vete?

Me pak teknollogji perpunimi prodhojme energji qe e shesim pastaj perseri me miliona.

plako, ti e ke zakon qe ja fut pordhes per gjona qe nuk i di, po pse ja fut pordhes edhe per gjona qe nuk i di fare fare?

swed,

mos me numero pordhet po na sqaro ti pra qe paske bere fushate per Frontin e plehrave. Une thjesht flas per idene e pergjithshme dhe nuk do merrem me klecka se si prodhohet energjia e cfare teknollogjie duhet me saktesi.

idene e pergjithshme e ke gabim, pastaj kleckat jane tjeter gje qe s'ja vlen te merresh hic

swed,

mos me thuaj tani se nga plehrat nuk prodhohet energji? thashe se nuk dua te hyj ne detaje por idea e pergjithshme eshte ne rregull. Kam thene me lart se me pak teknollogi mund te prodhojme energi dhe te shitet per fitim. Ketu nuk ka kurrfare gabimi Ti ku e ke hallin mer byrazer?

Pse kemi ne impiante te tilla Kev ? 

Apo marrim njehere lenden e pare ,e magazinojme,se nuk i dihet per 20-30 vjet dhe mbase i disponojme!

s'jena as sa indianet e Amerikes qe moren pasqyra e dhane flori. Ne morim plehra e i mushim mendjen vetes se kena dale me qarin  smiley

Sikur te merrnim plehrat e Afrikes dhe Arabise ku nuk ka impiante te tilla do me mbushej mendja disi. Po s'ka mundesi te jemi duke fituar ku kemi teknologji ZERO dhe marrim plehrat e Evropit qe eshte vite drite para nesh. Evropi ose osht t'u bo bamiresi, ose keto plehrat e veta nuk kane ate vlere qe pretendojme. Common sense kjo. Po dro edhe common sensi ka ndryshu e une kom njel mrapa  smiley  

venuce,

Po nuk i pate do ti kesh. Ka bota, varferia e pamundesia financiare e biznesmeneve nuk jane shpjegim! Ti je kunder ligjit se nuk ke Impiante apo se eshte ligji i keq? Ndaje mendjen se nuk mund te thuash rush i tharet se nuk e arrin dot.

Me kete llogjiken tende ,une do bej mire te shkoj te bej nje projekt shtepie "Vile"te arkitekti me i mire,se nuk i dihet me bie llotaria ndonje dite dhe e ndertoj nje te tille. Tesoro,po flasim per plehra(helme) ,jo per pambuk.

o kev s'me the a eshte e vertete ajo puna e shtresave me siper a jo?

Falemners per pergjigjet, kisha frike se kish vdek si iniciative. 

Ed Rama je cun legen qe nuk i co te 75k antaret te firmosin njeherazi! 

Apo pritet qe te mblidhen shume me teper se 50k?

O Kev, 

te keshilloj reduktimin e menjehershem te perdorimit te ushqimeve te meposhtme:

FASULE, patate, makaroma, kumlla te thata, lakra te ndryshme, qepe miser etj.

 

Nje vit para se diskutohej ky ligj, neper tavolina biznesesh u vune plan-biznese per ndertimin e nje tec-i per rreth 300 dite pune ne vit. Kerkohej angazhim per te neutralizuar pengesat per nje JO ndaj ligjit.

I kam thene nje peshku ketu te na sillte ndonje info se shiste men se i gjente kollaj ca gjona, por nuk u be i gjalle. Ngeli vetem duke gjujt peshk. smiley

 

Kush ish qy qerrata re?

s'ke faj mer jo, kshu jane bo njerzit sot, s'marojne i pune s'marojne smiley

thane qe do vijshin nga nje tavoline me mbledh firma neper pozicione kyce, por un si kam pare gjekundi der sot..

Keshtu eshte kur ne nje inisiative merr pjese Tos Ljubonja...falimenton automatikisht, pavarsisht kauzes.

Me leje (ose pa leje) po  te kundershtoj. para 15 minutash firmosa. Mu tek fillimi i bllokut, kishin vene nje tavoline dhe ishin disa vajza e disa djem qe merrnin firmat, gjithashtu dhe numrin e kartes se identitetit. 

E vetmja gje qe nuk e di pse me ngjalli pak medyshje e dyshime ishte fotografimi i kartes se identitetit. 

osht i zone tosi.. ate shkrimin e funit, mbi barazlargimin kuptohet, nga c'sebep e ka nis?

Pikat ku mund te firmosen formularet jane keto:

Në Tirane: 

  1. Tek parku pranë Piramidës.
  2. Qëndra Sociale tek rruga “Hoxha Tasim” vila 187/1 200m mbi “Optika Roma” 
  3. Zyrat e Lëvizjes MJAFT! tek rruga e “Elbasanit” Nr. 32 kati i katërt përballë Ambasadës Amerikane
  4. Tek blloku kryqëzimi i Rrugës “Vaso Pasha” me Rrugën “Nikolla Tupe” pranë ish bar “Mjelmës” 
  5. Në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës 
  6. Ne “Kombinat” tek sheshi “Garibaldi”

 

Në Durrës:

 1. Tek Galeria pranë Bahskise se Durrësit 

 

Në Kavajë:

 1. Përballë Baskisë së Kavajës

 

Në Shkodër:

 1. Tek rruga “Besnik Sykja” pranë Prefekturës

 

Ne Vlore:

1. Librari "Toena" prane teatrit "Petro Marko"

2. Librari "Vlora", tek kryqezimi i Adriatikut, perballe mobileri Aliko

3. Libraria tek kryqezimi i postes se Coles, perballe shkolles SorosJeni te lutur te keni me vete Karten e Identitetit

 

Ne Korce:

1. Qendra SOL Bulevardi "Rrepublika" Nr.2 

 

Ne Pogradec:

1. Sheshi "100 hapa drejt Europes" perballe Bashkise 

 

Kush nuk ka mundesi te shkoje tek pikat e caktuara mund te shkarkoje formularin ne faqen www.akip-al.org, ta plotesoje ME GERMA KAPITALE dhe ta dergoje SE BASHKU ME FOTOKOPJEN E KARTES SE IDENTITETIT ne adresen e Aleances Kunder Importit te Plehrave ose tek zyrat e Mjaft-it.

Me duket se mbledhja e firmave zgjat deri ne fund te shkurtit keshtu qe kush do te firmose dhe nuk e ka bere akoma, le ta beje, se shkurti eshte shkurt smiley

A din c'ka me ban pershtypje mu? Fakti qe vetem Tirana dhe Vlona kane tre apo me shume  pike prane te cilavet mund te shkohet dhe firmoset, t'gjitha qytetet kane vetem nga nje. As numri i banoreve nuk e kjarteson kete mister, sepse pershembull Shkodra i ka t'panten 30.000 banore te rrasta, ma teper se Vlona (si rreth). smiley

Mu ben pershtypje qe te ben persthypje per Shkodren... Kam frike se atje do ta hudhin firmen me minus perpara.. smiley 

Nigjo, nqs ti mendon se shkodra e mbeshtet salen si per mire e si per keq, e ke shume gabim! Shkodra u organizu per 5 dite, me trakte, postera qe u ngjitshin nder mure te shkodres apo qe u shperndashin shpi per shpi (i futshim nen dyer), kur doli nje lajm per centralin berthamor, pa fole per propaganden informuese ne internet (facebook) se ne cka konsiston nji projekt i till berthamor. Kam ndodhe ne shkoder per me vizitu familjen per pashke (prill2009 i think), dhe aty e kam pa per here te pare se si dhe sa shpejt afrohen e bahen nji shkodranet kur ashte puna per nje kauz te drejte. Mjafton me e informu popullin, por ju thjesht flitni me fjale te medha neper telivizione, e te detyroni dhe me ndrru kanalin, aq fucking boring jeni. Sepse ja nisni direkt me shamje e fumje, ne vend qe ti flitni popullit e ti shpjegoni se sa e damshme asht nje gja. 

Persri, nqs ju mendoni se shkodra asht quteti i injoranteve dhe malokve, at'here ejani dhe na ndritni ju, na msoni. Mundonu me e lane propaganten partiake menjane, dhe na msoni kur bahet fjale per gjana me kaq randsi. Puna asht se ju rrini duarkryq dhe mundoheni me hedhe faje, ne nje kohe qe si opozite, duhet te jeni superaktive per me i diftu popullit qe jeni ndryshe, qe nuk mendoni per socialist e demokrat, por mendoni vetem per nji shqipni ne zhvillim per mire. Ju nuk mundeni as te justifikoheni qe ju mundojne paret, ne nje kohe kur SOROS i jepte Mjaftit te Erion Veli' Pederastit gadi $3.000.000,00 ne vit. Kur keni qellime te mira, bota ju ndihmon. Por jeni t'gjith isoj! Do kishit ba te njajten gja po te kishit kene ne pushtet.

Ste them dot as me shtrengu frenat e dores se e ke bo qy dje aksidentin. Po kush jemi "na" per ty mer Tife? Une flas veq per 'Bamen mer shoku ene nuk boj pjese ne asnje grupim.

Tashti une ne televizor nuk kom dale; ene ketu foking boring te dukem? C'do te te them qe te te dukem ma interesant? smiley 

Se ca do bojsha une po te kisha gja ne dore ti sun ta dish e Tife.. Ta dish se me ket koment rreziko qy robt te thone se Tifa flet naihere .. si kryeministri.. smiley 

 

E ke dhi! But you can always get us some boobs, and we'll party trying to forget.

P.s. se mos mthush tani se kam fole si ndonji (ish)kryeminister tjeter. smiley

Wif or wifaut greivi?

per ate tjetrin te duhet me u regj n'gjin. smiley 

Oh come on!!! Lol

Per Tiranen besoj se jemi dakord per arsyet se pse ka me shume pika se qytetet e tjera.

Nese vijme te Vlora dhe krahasimi me fjala vjen Shkodren smiley ti ke te drejte qe Vlora si rreth ka me pak banore se Shkodra por si qytet ama, Vlora ka popullsi me te madhe se Shkodra. Nese e veren pikat ku mund te firmoset ne Vlore jane librari, pra vende private. Nuk duhet harruar qe kjo eshte nje nisem qytetare, packa se here pas here perdoret per qellime politike. Me siguri nuk thuhet dot gje, por mund te jete sepse ne Vlore nje numer me i madh qytetaresh ka qene me i gatshem te ofroje nje ambient te vetin privat ne sherbim te kesaj kauze, kurse ne Shkoder kjo gje nuk ka ndodhur. Sic mund te jete edhe fakti jo dhe aq formal (por mjaft shqetesues gjithsesi) qe ne Shkoder (dhe jo vetem, por meqe jemi fokusuar ketu) te qenurit pro apo kunder importit te plehrave interpretohet si nje ceshtje thellesisht politike. Mbase jo prej shumices, por prej asaj pjese qe ne fund te fundit ka ne dore shumecka. Implikimet qe mund te sjelle angazhimi me mbledhjen e firmave kunder importit te plehrave jane lehtesisht te marrshme me mend por kjo nuk do te thote qe jane te justifikueshme. 

Megjitheate une jam mese e bindur qe kush do ta firmose formularin per referendum, do ta firmose dhe s'ka asnje pengese madhore qe ta ndaloje. 

 

Epo at'here i bie qe vetem Vlora dhe Tirana te jene kunder, a duket parimisht e drejte kjo gje. Apo thjesht duhen 50mije firma, te cilat jane fare mire te arritshme me po te njejten menyre qe kane perdore ca polikane per te nxjerre njerzit ne sheshe per mitingje apo protesta. Asht isoj si me kene PS ne pushtet dhe Sala te shkonte ne Shkoder, dhe per 2ore do i mblidhte 50mije firma per referendume. Mendoj se cdo qytet duhet te kete nje kuote qe duhet ta plotesoje apo ti afrohet sadopak deri sa t'plotsohet numri.

Vlona ka 3-5000 banore ma teper se shkodra (qe jetojne ne qytet).

Kushtetuta e Shqiperise: Neni 150, Neni 151, Neni 152.

What? Listen, I really don't care! Une mundohem me kene me te drejten e llogjikshme. I never had a kishtetute n'doren teme, kshuqe numrat e neneve mduken habibisht! smiley

Por kur s'te intereson pse kcen si pupagjel i djegun? (TM Teefa) smiley.

Tema eshte referendumi per plehrat.  Per referendumet ne pergjithesi, qe ti do te artikulohen a te zhvillohen ne menyre x, e ka te parashikuar me ligj Kushtetuta e Shqiperise se per cfare, si, qysh behen.  Ne Nenet qe permenda me siper. Me keto kcimet e tua, a te drejten e llogjikshme tende, i bie me nderru njehere Kushtetuten.

Dakort, po heperhe kemi ca ceshtje plehrash.

E si perfundim, si po ja bajme punes? smiley

Ty me duket se te ka marre diskutimi para se s'ka mundesi tjeter. Mbledhja e firmave vetem sa do te beje te mundur referendumin. Aty secili do kete mundesi te thoje fjalen e tij. Nuk besoj se kjo do tu shkaktoje ndonje lodhje fizike a mendore te permendshme shqiptareve qe jane pro ligjit ne fjale. 

Tani mua nje gje me ben pershtypje ketu. Nuk kuptoj mungesen e koherences nga komenti ne koment. Ndaje mendjen! Do ta diskutosh kete nisem per ate qe eshte, pra mosrenia dakort e nje pjese te konsiderueshme te popullsise me nje ligj qe miratohet ne parlament? E per kete, ajo pjese popullsie po kerkon te pyetet meqe do preket disi me fizikisht, me shpejt e me mu-ne-fytyre nga ligji ne fjale. Nese ti do ta politizosh ceshtjen, atehere pune te mbare e mos harro te kuqat e vezeve apo gazetat, sipas preferences tende pasi nuk e di ne ke ndermend thjesht te flasesh me ze te larte apo te flasesh pa pushim.

S'kam se cfare t'diskutoj! Une jam kunder importimit te plehnave per arsyet qe kam permende poshte apo perpjete. Te gjithe ktu jane kunder plehrave, per asnje motiv tjeter pervec "plehrat=ndotje, shqipni. Ndotje ne shqipni? No ndotje ne shqipni. Ndotje, shqipni, gabim!", por asht edhe ajo kategoria tjeter "sala e ka gabim, ka shite shqipnine e pasurite e saj, kshuqe asht gabim edhe per kte!". Dmth nuk kane argumente e analiza te mirfillta (te bera nga ata), pervec ca shkrimeve te shkrueme nga njerez qe s'kane lidhje me ate industri. Por qe pak randesi ka, fundja ne peshk asht e randsishme qe te gjithe te jemi kundra Sales e pro Edit apo kushdokjofte ne drejtim te Kummunistave. Une  ksaj here jam kunder komunistave e kunder importimit te plehnave. S'jemi akoma gati!

Gjynah, sepse ne shqiptaret nuk jemi gati per tu kudese per projekte me kaq randesi ekollogjike. Ne kemi tregu shume here qe na duhet shume rruge per t'ba deri kur te jemi ne gjendje per t'u marre me gjana serioze. Ktu tregohet kjarte se evropa nuk e rrun per ne! Dhe se di se pse ne mundohemi me kene pjese e nje grupi qe s'na don dhe qe s'na respekton!

Ca e ke ket te funit o Teefe? Si o puna? 

Puna asht se nuk jemi gadi me punu si punon taljani apo gjermani apo francezi. Bota kane disipline dhe puntoret dhe shefat i kryejne punet e tyne. Kaq! E di se ju mendoni se une i puthi bythen Sales, por e keni gabim. Une thjesht mundohem me pa se kushe asht i/e drejte dhe kush nuk asht. Kaq! smiley

Po spo te kuptoj he burr, s'dime te vjedhim me stil thu ti? Si o puna? Ma qarte per popllin, ma qarte..

Them qe vjedhja asht mase e justifikueme, mbasi te kryhen detyrat e punet per te cilen e marrin nji rroge. Tashi, nqs ata jane te zotet te nxjerrin dhe nje rroge tjeter, hallall u kjofte. 

 

AKIP: Referendum kundër importit të plehrave, kemi 60 mijë firma

 Referendum kundër importit të plehrave,  kemi 60 mijë firmaTIRANE - Aleanca Kundër Importimit të Plehrave bëri të ditur se të martën do të dorëzojë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, 60 mijë firmat e mbledhura për organizimin e një referendumi kundër importit të mbeturinave.

Përfaqësuesi i Aleancës Kundër Importimit të Plehrave, Ardian Klosi bëri të ditur se AIKP-ja është pranë fillimit të një forme të re të demokracisë. “Kjo është një iniciativë që vjen nga populli.”- theksoi Klosi.

Sipas Aleancës, ligji e dëmton Shqipërinë, pasi vendi ynë nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të trajtuar mbetjet nga importi. Sipas AKIP, lejimi i importit të plehrave bie ndesh me Strategjinë Kombëtare të një Zhvillimi të Qëndrueshëm si dhe me Konventën e Aarusit.

Aksioni i Aleancës u përshëndet edhe nga ambasadorja britanike në vendin tonë, Fiona Mcwilliam, e cila theksoi se kjo iniciativë është shembull i një veprimi demokratik.

“Parimi i një referendumi është evropian dhe demokratik.” – theksoi ajo.
(er.nu/BalkanWeb)

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).