Pershendetje

Normalish kohet kane ndryshuar, por si mendoni a eshte humori sot me i mire se sa ne ato vite? 

Faleminderit!

36 Komente

http://desmond.imageshack.us/Himg443/scaled.php?server=443&filename=u1ivabeharmera2.jpg&res=medium

 

I thashe mer i thashe "me te holle kete bastunin" po nuk me degjo! I pandreqshem!
smiley

Fillimet e para te humorit shqiptar i gjejme,

"Jane shume te vendosur keta ore Tosun"

Humor ka bo ne Fiqo me lart se i ka met ne gryke .... smiley
Jo me partizane e balliste Boss . Jane te sforcume . U ka ike koha qe me kalin e ngordhur e daj Cenin smiley
Me shume humor per te gjithe ka kjo ku pa frike mund te fusesh gjithe Qeverine ne konkurs:
http://youtu.be/705QxjgsgAw

Sot behet humor handikapatesh.

Sinqerisht une pyes veten sa here me qellon te shoh ndonje Portokalli apo ata te tjeret tek Vizion +, keta jane ne rregull nga trute apo jo?

arsyeja e pytjes ishte sepse kam te njejten pershtypje. Por duke pasur para sysh qe nuk jetoj ne shqiperi prej shume vites. Medoj me vete "ore ne a se kuptojm shqipen mire, apo ky thjesht s'eshte humor?" duke par qe e gjith salla ne portokalli dhe V+ shkrihet te gjeshuri.

 

atehere humori ishte me pikatore, nje here ne vit, jo me shume se 3 ore gjithsej. Zgjidhej ajka, te tjerat hidheshin ne kosh.

Ne demokraci nuk ka te drejte njeri t'ia mohoje krijimin njeriu, dhe dalin te gjitha humoret e mundshme ne shesh, i miri dhe i keqi

Ajken e zgjedh robi sipas shijes se vet.

kjo eshte demokracia

Ca ishte kjo me siper? Pjese e shkeputur nga ndonje skec i Portokallise?!

jo, realiteti

sot mund te beje humor kushdo

secili ka publikun e vet, kush 5 vete, kush 5 milione

rendesi ka te paguajne bileten

po t'i shohesh tani, shume prej humoreve te kohes se xhaxhit jane vertet bajate, e atehere na dukeshin te bukura

madje, eshte nje argument qe eshte debatuar shpesh ne vendet ish komuniste, qe ne kohen e komunizmit qeshnin me shume, me me pak gje, gjera qe tani s'bejne me per te qeshur.

sigurisht qe dhe atehere ka pasur perla, por dhe gomarlleqe ka pasur plot, edhe pse zgjidheshin e ishin me pikatore

''atehere humori ishte me pikatore, nje here ne vit, jo me shume se 3 ore gjithsej. Zgjidhej ajka, te tjerat hidheshin ne kosh.

kabim!  ti po flet vetem per varietene e vitit te ri....

cdo qytet kishte nje trup estrade... ku te pakten realizonin 3 premiera ne vit..  tani, humori, ashtu si cdo lloj krijimtarie aso kohe kontrollohej censurohej etj...  po.  eshte e vertet. por gjithsesi,edhe ne ato kushte humor behej.. goxha cilesor bile.

Shto masanej qe cdo te shtune kishte "Koncert Variete" ne tv..smiley

deri ne c'vit, se une s'e mbaj mend?

3 premiera ne vit, jane 5 ore ne vit.

nese s'gaboj atehere kishte humor te mjaftueshem, cdoo fund jave the per vite te ri. cdo qytet kishte estraden e tyre ke se cili ishte me i mire se tjetri

Ne demokraci nuk ka te drejte njeri t'ia mohoje krijimin njeriu,

kur flitet per demokracin ne shqiperi behem me nerva. ai pershkrimi juaj pershkruan ne treg pa ligje, pa rregulla dhe pa kuste. Demokraci do te thote nje shtet me ligje ku ligjet funksionojn ne te miren e tegjithve.

ne angli psh. dalin shum humorist, por vetem disa prej tyre qendrojn ne treg, sepse audienca matet. pra nese nje humor shihet se skandaloz nga audienca, ne parim, ne demokraci, prodhuesit e ati programin NUK DUHET te ken leverti te vazhdojn

ndersa "Ne demokraci nuk ka te drejte njeri t'ia mohoje krijimin njeriu" - per mendimin tim nuk eshte demokraci por rrebelizem. ku ne te njejtin treg konkuron lek plepi dhe aleksander gjoka - nderkohe nese do flisnim per demokraci do kishte nje sistem ku njerezit ne nivelin e lek plepit, ose humorit e sotem, nuk do lejohen ne treg. ka shume programe (seriale) ne SHBA gje nuk e shohin driten e djellit, pasi audienca nuk i pelqen

P.SH - shpesh gjej kengetar anglez te mrekullueshem me youtube dhe myspace, qe me pa dyshim mund te konkurojn me keto beyonce etj. Por fal ligjeve "demokratike" ketyre artistve ju duhet shume pune per tu pranuar ne tregun muzikor, sepse nuk ia mbushin syrin producentje. Dhe besjos se tegjith e pranojm se anglia eshte shtet democratic. 

Ndersa, ne shqiperi dera e producentve eshte e hapur (nese keni lek)

biles nese ju kujtohet Noisy qe erdhi nga anglia dhe per 2 muaj mori fame- nuk kam gje kundra tij, dhe nese eshte apo jo i afte, por eshte ironike se si mund te interpretohet ideja qe "Ne demokraci nuk ka te drejte njeri t'ia mohoje krijimin njeriu"

Më parë:

Tani:

 

Më parë humori ishte më i rëndë. Të vriste më shumë.

 

 

Kush eshte me i forte, Herkuli apo Macisti?

e kisha harruar kete

ben shaka

Mbase ngaqe kemi qene dhe kalamaj atehere, por me thene te drejten kur shihja humor ne ate kohe shkrihesha duke qeshur, kurse tani kam kohe qe nuk shoh ndonje gje te hajrit... apartamenti 2xl ka batuta gallate here pas here por pjesa tjeter...

Me shume me ben te qesh Pallati 176 edhe pse e kam pare 101 here sesa Portokallia me shok smiley

Nuk behet humori me norme, normal qe s'do kene cilesi pornokallirat etj qe jo vetem behen jave per jave, po dhe premisen e humorit e kane thjesht ne banalitet dhe ne te pellitur si lopa. Po dhe SNL ketej qe eshte e perjavshme, i ra niveli, s'e shikon me njeri.

Pallati 176 apo 14 vjec dhender apo Shi ne plazh etj qe thote Magnumsi vertet qene te bukura, po s'u bene as me norme, as nga banalanonime.

Uee, Ben Shaka!! smiley

E kisha harru ket byrazerin! smiley

 

Atehere ka qene humor persmari. Nuk mund te harrosh kurrsesi estraden e Fierit qe te gajaste se qeshuri, "Po Martojme Malon" eshte nga humoret me te bukura. Po edhe estrada e Korces ka patur shume zhvillim sidomos ne copezat humoristike nga i mirenjohuri Aleko Prodani.

mos beni pyetje vk te tipit kush eshte me i mire, mishi i vicit apo i qengjit??? me mire beni nje fare kerkimi me pare mbi humorin si aktivitet e fenomen njerezor, krijoni nje fare kornize per te konceptuar e klasifikuar humorin edhe me pas nxirrni elementet ose indikatoret kryesore me te cilet mund te fillohet te supozohet se mund te masesh humorin e cilesine e tij. vetem atehere mundesh ne menyre tentative te ofrosh pergjigje ose ti japesh drejtim zhvillimit te pergjigjes. ndryshe thjesht beni te njejten qe ben edhe portokallia, por ndryshe nga kta te fundit ju e merni veten seriozisht.

humori i regjimit kishte, mendoj, elemente pozitive, si psh, per mendimin tim gjithmone.. c'do forme arti, e sidomos humri, kerkon vete-permbajtje. permendja e karit me vetvete nuk eshte per te qeshur.. humor i mire eshte ai qe ka vete-permbajtje, sidomos ne fjalor banal.. nese je funny, s'ke nevoje me permend karin edhe pidhin. ne kete aspekt, mua me pelqen humori i komunizmit. 

por nga ana tjeter, cdo forme arti, po ashtu edhe humori, ka nevoje per liri. vete-permbajtja eshte forme lirie, eshte zgjedhje e lire per te perdorur vaginen ose kavanozin e mustardes si epitet ne vend te pidhit kategorikisht per arsye estetike e jo sepse e kerkon ideologjia.

Humoristi, si cdo artist tjeter eshte qenie me vete e cia ekuilibrohet midis sigurise e dyshimit.. ai gjendet i ndare me dysh tek vija midis asaj qe shoqeria konsideron te pranueshme, e asaj qe konsideron si te papranueshme. ne kete menyre humoristi e artisti jane qenie me te ndjeshme se te tjeret.. te ekspozuar ndaj elementeve.. dhe per kete arsye, eshte e nevojshme qe rethanat socia-kulturore, ekonomike etj etj, te lejojne per humoristin te kete momentet e veta te dyshimit e ti tregoj keto me anti-konformizem viskeral, por po ashtu te kete momente sigurie e te perdor humorin si instrument kritikues ndaj status kuos.

Kto jane cfare me vijne ndermend momentalisht dhe nuk mund te them gje me siguri ne lidhje me pyetjen cili humor ka qene me i mire, por di te them me siguri se si njeri si tjetri jane humor te tredhur.

Per mendimin tim humor shqiptar i cilesie vertete artistike jane Stupcat, e kta svijne fare prej Shqiperise po prej Kosoves.

gomar te ngordhur nga pleqeria me mishin e qengjit, thuaj.

humori me i mire i ketyre 20 vjeteve vdiq nga viti 1995.

sot humori ka vdekur fare. eshte kthyer ne palacollek. ndoshta ngaqe asnje gje nuk eshte me "funny". nuk ka me subjekt. dikur talleshin me saliun dhe pushtetin, ndersa tashme populli eshte velur me te tera, se saliun nuk e arrijne dot te gjithe humoristet tok. ai ben nganje te pabere dhe kercet turshira cdo dite. dhe repertorin e ka aq te gjere sa te servir nganje palacollek te ri ne dite. gjera te ketilla nje popull me jete qe i varet ne fije te perit, nuk i konsideron edhe aq humoristike... ka 20 vjet qe i degjon.

cfare s'kam marre vesh akoma une, eshte "portokalli"a. kaq te jete idjotesuar ai komb valle?

aq te gjora jane televizionet sa i blejne duartrokitjet me leke, nga nje publik qe iq-ne e turmes e ka ne nivele "flatlining".

humor bloze, po bloze fare. perkthime te permjerra te humoreve te huaja, - zelig, bulldoser, colorado cafe, etj... loja e aktoreve, faqja e faqes se zeze... talenti tek zeroja absolute.

Sa te ashper qe jeni! Mua me pelqen dhe tani,pavaresisht banalitetit .

 

s'te pelqen te dalesh nga turma ty? edhe pas asaj qe thashe?

jo per gje, po po te tregoj nje dicka pak si pa lidhje... ta shpjegoj lidhjen me poshte...

e kam mesuar italishten per 3 muaj. di te shkruaj dhe te flas ne nje nivel... 

kam qene ne itali vetem nja 3 vjet, dhe kam nja 7 vjet qe e flas shume rralle.

degjoj blendi fevziun ne opinion qe fliste me ate ekspertin italian, ne italisht. nje italishte, e permjerre fare. nje gazetar me aq vite eksperience, qe pretendon te flase italisht ne menyre te shkelqyer, me nje emision te tille, me aq here sa ka qene ne itali dhe me ate lloj indoktrinimi nga bota mediatike dhe kinemaja italiane, nuk di, psh, nese fjala "studio" eshte mashkullore apo femerore. kodra mbas bregut!

imagjino tani, nivelin e italishtes se injoranteve patologjike te portokallise, apo koleget e fevziut, apo politikane...

ne ate vend, te gjithe jane injorante, dhe te gjithe kujtojne se dine. dhe sa me injorant te jesh, aq me Veri Importent Persen je dhe ne raport te drejte me rritjen e injorances, rritet edhe mania per te kujtuar se di me shume.

I mencuri ne ate vend qep gurrmazin.

ketu eshte dhe niveli i humorit shqiptar; behet nga njerez te nje kombi me mentalitet momental te tille.

e kupton?

......une thjesht e shijoj, nuk merrem me analiza.

Humori pasqyron realitetine e nje  vendi...dhe ne jemi nje realitet i tille,ose mbase kam une  shije vulgare..

Nuk mendoj ,se humori eshte ne nivel zero te ne,perkundrazi vleresoj shume te rinj te talentuar ne kete drejtim.Ka me mire ? sigurisht,qe ka dhe me mire.

 

 

Pasqyron injorancen e publikut. Kaq.
Dhe aty eshte shume e rende.

Atehere pelqimet jane individuale.Mua me pelqejne shume nje numer aktoresh qe luajne te "Portokalli " dhe "sketch show" Pavaresisht pjeseve qe u serviren per te interpretuar ,nuk mund t'ua mohosh talentin qe kane .jane te mrekullueshem,pavaresisht se jane shume te rinj ne moshe. 

Cdo gje gjykohet sipas kohes,vendit.Kur shoh humor italian ,mua s'me vjen per te qeshur fare ne nje kohe qe salla shkundet nga te qeshurat,sepse ne skecet e tyre flitet per individe,ngjarje qe kane ndodhur ne Itali dhe une nuk i njoh dhe nuk kuptoj pse duhet te qeshin kur permenden ato emra apo ngjarje.M'kupton? 

Ka banalitet te tepruar ? po,per kete ke te drejte.Mgjth mesa po shoh ne nuk na rrihet pa degjuar  cik banalitet dhe ne parlament ,jo me nje shfaqje humori.

 

 

po, po me portokalline te vjen per te qeshur, edhe pse skecet, madje edhe rolet i perkthenin nga italishtja; perkatesisht nga varieta`-te qe kam permendur me siper. dhe ta kam shpjeguar se per cfare perkthimi behet fjale,  per cfare perkthyesish, dhe cfare aktoresh. Nuk kam thonjeza mjaftueshem per ta mbeshtjelle fjalen e fundit.

jane te mrekullueshem per nje publik te nivelit shqiptar. shqiptar te sotem. ku e fut dhe ti veten tende.

dikur nga fillimvitet 90, u fut gjeresisht ne zhargon termi "katnar".

katnaret nuk dinin te silleshin me etiken qe kishin "qytetaret", ishin te trashe, nuk dinin te kriheshin, te qetheshin, nuk dinin te visheshin me estetiken e qytetareve (cfare mund te quhej estetike veshjeje atehere)... pra binin ne sy per cdo gje. sot eshte ne balle te shtylles procesi i katnarizimit total te popullsise. jeni te asimiluar nga injorantet, katnaret, te trashet, jeni bere njesoj si ata qe dikur filluan te quheshin "cecene".

arti eshte idjot, aktrimi eshte idjot, gazetaria dhe media jane idjote... shkollimi eshte idjot, gjithe mentaliteti po idjotezohet ne kulme te reja.

ne nje situate te tille, kuptohet qe faktori i pare qe cenohet, eshte niveli i inteligjences. teper i rende aty.

keshtuqe, nese ndihesh rehat, nuk te pengon kush te rrish ngrohte me turmen.

Epo tani,po t'i shohim gjerat ne ate prizem qe i sheh ti,te cdo gje e gjen nje cen dhe jo cdo humor qe me kalon para syve une e vleresoj ,por dhe kaq e serte sa ti nuk jam. 

nejse ,ti je rehat .s'ke pse e vret mendjen,se ti nuk je ne turme dhe je shume larg turmes gjithashtu.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).