Kam ndeshur kritika te forta si kjo e Paula Marantz Cohen:    ‎"The Prague Cemetery" by Umberto Eco is not bad because it is dangerous; it is dangerous because it is bad. It turns human history, even at its most abominable, into a ponderous, semiotic game."

 

 

45 Komente

Po e lexoj une.

Paskam nje pengese per ta filluar. Nuk e di pse. Gati me erdhi mire kur   lexova cfare ka thene  Cohen me lart sikur po kerkoja shkak per te mos e lexuarsmiley  

a-ha, paske kohe per te harxhuar ti! smiley 

Se dija qe te lexosh Econ qenka humbje kohje. smiley Per mua ka qene gjithnje kenaqesi. Fillimi i librit sidoqofte eshte pak i merzitshem, po une e kalova.

Une kam hequr dore nga leximi i romaneve te tij. E dua Econ si studiues, por ne letersi e quaj nje nga fajtoret per epidemine e romanit pseudo-historik ne bote. Emri i trendafilit eshte i vetmi qe kam mundur te shpie deri ne fund. Tek te tjerat erudicioni e mbyt letersine dhe personalisht e kam durimin e duhur per te lexuar ese te gjata historike apo studime filologjike.

Romanet e tij te fundit (Baudolinon e lashe diku nga faqja 300) mund t'i quaja "shuruflla erudicioni". Natyrisht e kam shume te qarte qe jam ne minorance smiley.

Pa ofendim, po letersia e Ekos nuk me eshte dukur kurre per vajza. Madje mund te shtyhesha deri aty sa te them qe nuk mund t'a imagjinoj nje femer duke lexuar Econ. Ashtu sic nuk mund te imagjinoj dot nje femer qe te marre disa copa derrase lisi dhe ne kohen e lire  te bej me to nje karrige te tille p.sh

 

Me nje llaf jo se teknikisht nuk mund ta bente, por thjesht sepse nuk e ka konsideruar kurre nje opsion te tille per te mbushur kohen e lire.

Pf, eshte kollaj ta gjuash tjetren me karrige kur pergatitet per gjume, por une te gjuaj me Eco "te pare e te ngrene"*. Ne fakt opcioni i pare ishte te te ktheja faqen tjeter, po ku eshte pare femer te te ktheje faqen tjeter kur ia gjuan ate te paren fare?!

Trop, krahasoje Baudolinon me nje roman tjeter historik qe ka dale disa vjet para tij, me autorin kolektiv Luther Blissett. Quhet "Q".

Naten e mire te gjithe diskutuesve smiley.

* bashke me ardhjen e gjumit shkojne per pune me dru edhe drojtjet se mos tjetri i perdor per batuta seksiste shprehjet qe je duke perdorur.

Fin, Baudolino ishte zbavites ne menyre filmiko-feminore, ndaj me beri pershtypje qe e kishe lene ne mes. Kjo ishte. Q-ja duket i ngjashem, por me teper rinor se infantil smiley.

Q-ja e vlen nje lexim, me beso! smiley 

Jam kurioze sa karrige ke bere ti PF.

Econ e kam pelqyer sa here e kam lexuar, me perjashtim te "Ishullit te dites se meparshme" qe nuk po me ecte dhe kisha tundime te tjera, keshtu qe e lashe. Finis, mua Baudolino me ka zbavitur shume, mbaj mend te kem qeshur me te madhe te pakten 4-5 here. Librin qe pyet Heba nuk e kam lexuar, sepse bleva para pak muajsh nje liber me permbledhje artikujsh te Ecos dhe boll Eco per ca kohe (mpire pak tehu i tij). Semiotikes nga ana tjeter s'i jam futur aq thelle sado qe librat presin. Semiotika eshte pak si te punosh me shtiza smiley

Well, asnje deri tani, por po perparoj ne teknike. Kete vere do te bej vete te gjitha furniture per deck, qe e ndertova po vete veren qe shkoi. Kur ti mbaroj do te postoj nje picture.

Karrigen e solla si shembull, sepse marangozlleku eshte nje pasion mashkullor. (Dhe Jesui ishte marangoz.) Po mund te kisha sjelle si shembull edhe peshkimin apo gjahun. 

Falemnderit shume per pergjigjen. Them falemnderit se nje pergjigje sot eshte bere me e shtrenjte se nje thesar.

Atehere, nese mundem, meqe mu pergjigje me dashamiresi, po te kerkoj te me shpjegosh, qofte edhe me nje analogji tjeter, problemin e leximit femeruer te Ecos. Nje femer, per shembull, s'eshte ne gjendje te vleresoje Aristotelin, detajin, tempullaret, shkencen apo misterin ne pergjithesi?

Oh Man! Mos me ngaterro mua me "Vote for women". smiley Ajo qe po thoja eshte se nuk besoj qe letersia qe ben Eco te jete pjese e hobit te femrave, ashti si nuk besoj qe letersia roze eshte hobi per meshkujt. Kjo nuk e perjashton rastin qe nje 10% le te themi shkojne kunder rrymes.

Rrofte Klara Cetkin!

Lavdi Mari Kyri!

God save the Queen!

Nuk kam lexuar shumë nga Eco, por tek Varreza e Pragës është e vërtetë që më shumë se letërsi ka histori. Personalisht e pëlqej këtë lloj letërsie (kur autori ia vlen, kuptohet) edhe sepse shpesh një studiues apo një historian mund të shprehë më lirshëm (qoftë edhe me anë të ironisë) mendime apo edhe fakte në një "histori letrare" që nuk mund t'i shprehë lirshëm në një studim serioz ku i duhet të jetë skrupuloz ndoshta edhe më shumë nga ç'duhet. 

Pastaj që abuzohet... Ok, po nuk është faji i Mopasanit apo i Çehovit që realizmi i tyre u degjenerua më pas me "realizmin socialist". 

PF, ajo karrikja e bere vete me coi pas ne kohe, ne feminine time ne alidem. Kishim nje komshi qe e quanin Dani. Dani ishte inteligjent dhe luante shume mire futboll. Me vinte plasja qe nuk dribloja dot si ai, sepse me driblu duhet qe kundershtari te mos e dije nga c'ane do e besh levizjen ti, ndersa mua me merrej vesh qe para se ta mendoja vete ate gje  dhe tjetri priste per kalimin tim si dikush qe ka dale ne takim dhe ai tjetri s'po vjen akoma. Pra luja si Bujar Cani, ishte ngacmimi i vellait tim bajagi me te madh se une. Kuptohet qe ne e shihnim Danin si hero. Dani e plotesonte gjithe aureolen e vet me gola me rrafishate, gola trekonci dhe te hikme per shalesh. Kjo vazhdoi keshtu deri sa nje dite ne pame Danin me nje anije prej druri te bere vete - doli mode kjo dikur. Ishte e pabesueshme. E latuar per merak, nje simetri mrekulluese. As copat e UFOs se Roswellit nuk jane pare me aq shock and awe. I gjithe adhurimi i pare per futbollin dhe vasillaq zerin u avullua pernjehere. Dani vazhdoi te punonte varkat e veta te vockla (nje fare message in the bottle ne rrugen pasho hysa) dhe te lartohej ne syte tane, varkat e tij po beheshin gjithnje e me te komplikuara, detajet po shtoheshin, velat po shumoheshin e bashke me to dhe admirimi yne. Ne nuk shkonim ne shtepine e tij, nuk dinim pra se si i bente ai ato dreq varkash, ku e gjente drurin, cfare veglash kishte (ti e di, ne ate kohe nuk kishte home depot), c'lloj letrash zumpare kishte... Sa here shoh sot varka te atilla qe i shesin - disa prej tyre jane vertet te bukura dhe te shtrenjta - kujtoj Danin.

http://youtu.be/eZ9Xk0Lln5Y

emigrant, falemnderit qe e risolle ne vemendje kete teme.

PF, mu kujtove mbreme dhe te dhashe pjeserisht te drejte. Shikonte partneri im nje emision qe premtonte te hidhte pertoke mitologjine masone si paranoje dhe fantazi. Une nuk shfaqa interes dhe ai me sfidoi. I thashe: "cfare ndryshimi ka nese vendimet i merr nje grup i vogel njerezish ne nje bodrum, ne nje restorant, ne nje zyre mbledhjesh apo ne nje chalet zviceran?" Ben vaki qe interesi mashkullor te kete te beje me iluzionin qe edhe ti, burre, mund te ishe pjese e vendimmarrjes, ne mos okulte, tradicionale, e ne mos tradicionale, okulte. Ben vaki qe indiferenca femerore te kete te beje me dorezimin ndaj nje realiteti jovendimmarres ne cfaredolloj niveli te shikueshmerise. Ne mos, nje lloj tejngopjeje me okulten ku thuhet se e ka shtyre burri gruan.

Hem, une them se eshte dicka tjeter. Burri per nga natyra eshte nje qenie me vetmitare (Ditari i Adamit. M.Twainsmiley ) sesa gruaja (femija...komshija...Klara Cetkin) dhe eshte me i prirur drejt sporteve vetmitare, ku futet dhe dedikim/meditim/izolimi fetar. Por femra (e derguara e djallit) vjen gjithmone qe ta tundoje ate me breckat e reja Sekreti i Vitorise, apo me thathethemin qe komshiu tullac sapo bleu nje Porche. Kjo eshte aresyeja qe fete ne pergjithesi perpiqen ta mbajne gruan sa me te kufizuar ne hapesire, qe te mos e bezdise burrin. Shtrirja e sotme e kesaj jane fushat e golfit, Country Clubet apo vendet ku eshte e detyrueshme pirja e alkolit, tymosja e puros dhe perdorimi i llafeve te pista si the last cave e njeriut te lire primitiv, gjuetarit krenar te stepave. Auuuuuuuuuuu!

P.S. Shtoi kesaj edhe mundesine per te poseduar boten...dhe ja ku ke nje koktej qe sa mashkull qe i reziston.

Jam kah mesi i leximit te "Varreza e Prages"; nje roman interesant. Eco per mua eshte nr. 1, erudicioni i tij dhe menyra e te rrefyerit eshte perfekte. I kam lexuar gati te gjitha liobrat fikcion te tij, pos "Ishulli i dites tjeter", disa shqip, disa anglisht, kurse "Lavjerrsi Fucault" e kam lexuar ne kroatisht. "Kodi da Vinci" i Dan Brown eshte cilesuar si Fucault i ngopur steroide. Gjithehere, leximi i Eco-s me sjelle kenaqesi. Pershendetje te gjitheve, nga nje "ecoist" i papermiresueshem!

Well, megjithe elementin e dyshimit qe ka 40 dite qe na ndjek per dhe mbi hollivudin, ju kam rixha, shikoni se sa y kromozom ka ne kete shpjegim te swing-ut te golfit nga Kevin

Po, ndersa shume gra kete mbase e gjejne afashinante, them qe shume burra do qanin nga kjo, ashtu si qajne burrat, mbase duke peshtyre me inat camcakezini ose duke nderruar setin e CD-ve ne radion e makines.

Tani keta burrat do qanin nga zilia dhe paaftesia per te bere te njejte gje "aaafashinante"?smiley

duke pritur autobuzin e fushkrujes mbaj mend qe pyeta nje shoqen tone: ca i pelqeni atij alen delonit aq shume, mer jahu (pyetja ishte sikur me thene qe nqse ai ben ndonje gje per pelqesat, naj tip formule sekrete psh, akullore me limon ne dimer, apo djathe me mjalte, gjera te ketij lloji dmth, na i thoni, se edhe ne s'na ka bere lopa). Ajo u pergjigj: duhet te jesh femer qe ta marresh vesh.

qe na sjell fatalisht te paradigma: "it's not you, it's me".

po pra po e qarte nga paaftesia..smiley

Papapa, kete fushen e golfit ma paske sjelle tamamm per te vertetuar ate qe them ne komentin tim me siper qe doli vetem nje sekonde me pare.

Sa na perputhen mendimet! smiley

smiley

PF, problemi ishte sa te krijonim Antanten. Tani s'ka me force te na ndale! smiley

lool

smileyPo meqe sapo u perputhet i bie qe sapo hodhe ne kosh tezen e vetmitarise mashkullore tendesmileySe sipas meje 1+1=2.Kurse 1(une) bene prape 1.Une do thoja qe specie e nenspecie humane eksuluzivisht vetmimtare ska.Edhe ata qe duan te jene te tille shpikin Zotin.Lere pastaj ti ndash me gjini.Ndoshta ke te drejte burrat jane 1 kalimsh kurse grate multitasksmiley

Si llaf i urte kavajs me duket ky mua. smiley

U be ajri rende andaj...smiley

Qarte qarte qenie te vetmuara.Po terhiqem tek kendi femravesmiley

p.s.Ky Sean Penn sa uuuu smiley 

Mua me ka pelqyer shume Varreza e Prages, por i kuptoj edhe dyshimet e Finit,

 

qe ka te drejte: mund te mos lexoni "Varreza" po lexoni Q, qe mes te tjerash, e shkarkoni falas nga siti i Wu Minchia

rrofsh desaparecidos

Nashti, per ta sjelle muhabetin ne kornizen e dallimeve leximore ka gra qe lexojne romane roze sic ka edhe burra qe lexojne romane me aventura luftarake e komplote. Keta martohen bashke, te themi, sepse projektojne pamundesine e tyre tek ajo cfare lexojne.

Pastaj ka edhe burra qe shkruajne (si puna e Joyces, Celanit, Foucaultit), dhe keta s'kane asgje, po asgje te perbashket me burrat qe ferkojne me lekure te bute parafangon e makines. Sic ka edhe femra si puna e Sontagut, Ahmatoves, Dickinsonit... qe s'kane asgje te perbashket me kultoret e thashethemit per komshijt.

Problemi eshte Pf qe as im gjysh - ndjese paste - s'do t'i fuste keto grate ne te njejtin thes pa pare nje here majtas e djathtas. Dhe me thene te verteten mua s'me pelqen ta shoh veten faqe me faqe as me "shtepiaket e deshperuara" e as me Klara Cetkinin me mustaqe.

Fin, po flasim per mainstreem. Pastaj ato vorbullat e vogla qe behen prapa gureve qe kane zene vend ne mes te rrymes...eh, kush nuk eshte mahnitur pas rrotullimeve te tyre qe ngjajne sikur zhduken ne thellesi... smiley

eeee, ato vorbullat e vogla e bejne dallimin mes majmunit qe mblidhte fruta maje pemes dhe atij qe piqte mishin

Po sa per ta mbyll nga ana ime( se mu duk se e ndjeva per detyresmiley.Te na fali pyetsja se i dolem pak nga muhabeti.Por sa per temen ,Eco me duket sikur ka letersi hermafrodite dhe mbledh mollet me dardhat.Por kjo eshte thjeshte e vetem gusto personale.Keshtu qe hidhet poshte sipas qejfit.

Kurse persa i perket kategorizime ne lexim, eshte muhabet pa bereqet.

Une jam koke e kembe dakort me Finisterre.Te vjen keq kur behen kategorizime thua sikur ja gjetem kycit botes.Njeriu s'eshte i ngjashem me veten e vete e jo me nje grup njerzish te tjere.Keshtu qe as dua te dal e as dua ti futem kesaj teme.Ja kalofshi bukur.

Dora, bota moderne eshte e ngritur mbi statistikat. (Pyet Emigrantin) Nje zot e di se sa miliard dollare ne vit shpenzohen per te percaktuar target groups, parapelqimet, moden, filmat qe do shiten me shume, modelin e fundit te BMW, votuesin e partise Laburiste etj...etj...etj... Pra une nuk shoh asgje te keqe, raciste apo seksiste kur them se grate pelqejne Alen Delonin p.sh qe permend Emigranti ndersa per burrat Aleni eshte nje qenie e ndermjetme seksuale me te cilin nuk do te kishin qejf ti shihnin duke pire nje birre ne klub.

Nejse, thjesht desha te them qe jo cdo diskutim ne pergjithesi perfshin edhe individin qe ke perballe. Por pjesen me te madhe, ose te vogel (sipas statistikes) dhe shpesh perjashtimi konfirmon ligjin.

Megjithate (vrojtim vetjak ky) kam vene re qe nese i ndajme njerezit ne dy grupe 1- ata qe jane si te tjeret dhe 2-ata qe s'jane si te tjere dhe pastaj i leme ata te veteklasifikohen ne njerin prej tyre duke vene si kriter vetem si ata e konsiderojne vehten apriori, do te veme re nje paradoks.

Ndersa llogjikisht presim qe grupi i njerezve te ngjashem me njeri-tjetrin te jete me i madh dhe "te vecantit" te jene me pak, ne te vertete njerezit parapalqejne te veteklasifikohen tek "te vecantit". Dhe bukuria e kesaj eshte se kjo con paradoksalisht ne rritjen e grupit te dyte, duke e bere ate dominant, gje qe ne fund te fundit i kthen personat "e vecante" ne "persona qe kane me shume ngjashmeri me te tjeret. smiley

 

Po te pergjigjem per kortezi meqe mu drejtove,por sinqerisht s'kam pike qellimi,synimi as deshire(lere me kohe)ta vazhdoj kete teme.Meqe kam respekt per logjiken tende e di qe ti do me kuptosh kur te them qe keto tema jane si shkurret.Ne fillim sa del nje filiz e vogel e pastaj behet me aq shume dege sa se merr vesh nga iku fara.Vetem se jane gjithmone te gjelberta dhe persa me perket do ekzistojne gjithmone.Shkurt,e kam te qarte boten statisikore dhe varferine e kategorizimeve.Po thjeshte deshiroja te thosha qe individet s’jane kurre numra,turmat ndoshta po.Besoj se do me mirekuptosh qe s’dua ti futem argumenteve, por sapo me kaloi ne mendja sa ster-zgjatej kjo teme po te vazhdonim.Por eshte e qarte qe asnje s’do leviz nga qendrimet,pasi flasim gjuhe te ndryshme e I biem fyellit nga vrima te ndryshme.Sidoqofte bota ka vend per te gjithe nesmiley.Se larg qofte mund te ishim te gjithe njesoj.Une padashje bere nje koment me shume komik e feminor( ja dhashe veten te drejten e se mora shume seriozisht) per “afashinance” e Kevin Costner( qe thu ti as nuk me pelqen) dhe direkte u hap mallkimi I sterotipit.Ndaj e zgjata kaq shume,por skam asnje qellim te tille.

E keshtu keshtu se ja ulem fare nivelin muhabetit( te pakten une) edhe gjynah te zhgrryhemi ketu.GEZUARsmiley

PF, ja nje pjese nga Lavjerresi i Foucault

 

Nje dialog me tromaksi, nje bisede sa eksperte aq mosperfillese mes nje rioshi me syze dhe nje vajze, e cila, per fat te keq, nuk mbantete tilla.

“Lavjerresi i Foucault” i thoshte ai. “Eksperimenti i pare ne laborator me 1851, me pas nen kupolen e Panteonit, me nje fill 67 meter te gjate dhe nje sfere 28 kg te rende. Se fundmi, ne permasa me te vogla, e rindertuar ketu me 1855, e qe atehere varet ashtu qe prej asaj vrime ne kulmin e kupoles.”

“E cfare ben ai atje? Vecse tundet ashtu?”

“Ai demonstron veterrotullimin e Tokes. Pasi pika varese, e cila prehet ne qetesi.....”

“E pse prehet ne qetesi?”

“Pasi nje pike...si te ta them...ne qendren e saj...atehere shiko ketu, cdo pike, e cila eshte tamam ne qender te pikave, te cilat i shikon ti... e kam fjalen, kete pike qendrore – pike gjeometrike- kete nuk mund ta shohesh dot, ajo nuk ka asnje dimension, dhe dicka, qe nuk ka dimension, nuk mundet te levize dot as djathtas e as majtas, as lart e as poshte. Prandaj edhe ajo nuk rrotullohet. Me kupton? Nese nje pike nuk ka dimension, atehere ajo nuk mund te rrotullohet dot rreth vetvetes. Ajo, biles, nuk ka as edhe Vetvete...”

“Edhe atehere kur Toka rrotullohet?”

“Toka rrotullohet, por pika nuk rrotullohet. Ne te vjen ty per mbare apo jo, kjo keshtu eshte. Okay?”

“Pune per te!”

 

C´mjerim! Ja ku e kishte ajo mbi vete te vetmen pike fikse ne Kozmos, te vetmen ganxhe shpetuese para Mallkimit te panta rhei , dhe ajo mendonte, qe kjo ishte "pune per te" dhe jo per te! Ne te vertete cifti sakaq vazhdoi metutje – ai, i ndricuar prej dijes shkollore, e cila ia kishte mjegulluar aftesine per tu mrekulluar, ajo e trullosur, e paarritshme per friken e Pafundesise, qe te dy te paprekur prej pervojes se frikshme te ketij takimi – i pari dhe i fundit – me Ate, me En-Sof , te Pa-Permendshmen.

Si ishte e mundur, te mos bije ne gjunje perpara Altarit te Vertetesise?

Econ s'e lexon dikush qe lexon Steel, por as dikush qe lexon "Sportin". Integriteti kerkon te mos manipulojme statistikat - nuk behet fjale per popullsine miliardeshe te botes por per nje grupim me te vogel lexuesish, ku jane te perfaqesuara mire femrat qe me largpamesi nuk e hedhin ne kosh nje burre/autor edhe kur ky eshte kulturalisht i kufizuar ne botekuptimin gjinor.

Econ s'e lexon dikush qe lexon Steel, por as dikush qe lexon "Sportin"? Trop, po na prek ne seder!

smiley nuk doja te te ofendoja ty si lexues te Steelit smiley, kjo eshte e keqja e stereotipeve.

"ku jane te perfaqesuara mire femrat qe me largpamesi nuk e hedhin ne kosh nje burre/autor edhe kur ky eshte kulturalisht i kufizuar ne botekuptimin gjinor."

Hahaha, o Trop, per vete mbaj vetem autorin "kulturalisht te kufizuar ne botekuptimin gjinor". Edhe kete 25 cm larg fytyres dhe mundesisht ne forme letre smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).