Kina i ka urdhëruar të gjitha kompanitë e veta ajrore që të mos marrin pjesë në sistemin e tregtimit të lëshimit të karbonit të BE-së, sepse sipas ky sistem shkel Konventën Kornizë të OKB-së për Ndryshimin e Klimës dhe parimet e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil,duke i ndaluar këto kompani  të ngrenë çmimet e biletave ose të shtojnë pagesa të tjera që do të rëndonin xhepat e udhëtarëve. Kina thotë se do të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur interesat e popullit dhe të ndërmarrjeve kineze.  Pyetja është: A ju duket i drejtë ky vendim i Kinës dhe a do të ishte mirë që edhe vende të tjera ta ndiqnin atë, përfshirë edhe Shqipërinë?

32 Komente

e drejte per interesin e Kines dhe e padrejte per interesin e Be-se.

tani te bej une nje pyetje ,kshu,kot:  po pse or, te njejten peshe ka Shqiperia..., si Kina?smiley

çdo vend apo grupim vendesh, sheh interesin e tij, keshtu qe ajo qe eshte e drejte per nje vend apo grup vendesh, mund te jete e padrejte per nje vend apo grup vendesh te tjera. Nuk ka ndarje me thike, eshte diçka relative ketu. 

cilat kompani shqiptare preken nga kjo direktive? smiley

E para, nuk paska kompani shqiptare aeroplanet e se ciles fluturojne ne Itali a ku e di une tjeter? E dyta, ketu flitet parimisht, pa marre parasysh madhesine e vendit, eshte nje miliard apo nje milion. A eshte e drejte nje takse e tille apo duhet shperfillur, pavaresisht sa kellqe ka nje vend.

Eh ta kene kompanite shqiptare ate luks sa te mendojne per karbonin do ishim me kohe ne BE.

Nuk eshte puna te mendojne kompanite shqiptare per karbonin, se per ate mendon Evropi, ideja eshte qe qeveria kineze ua ka kerkuar kompanive nje gje te tille per hir te popullit ne njefare menyre, qe te mos paguajne me shtrenjte biletat. Ne Kine shteti u mban punonjesve te vet nje pjese te rroges qe te mos e bejne rrush e kumbulla dhe pastaj ua jep kur blejne shtepi. Prandaj ne Kine jam i sigurt gjen perqindjen me te madhe te te rinjve ne bote qe kane shtepi te veten ne krahasim me numrin e popullsise. Mendoje te mendonte kaq shume shteti shqiptar per grigjen e vet.  

Personalisht, nuk njoh ndonje shqiptar qe nuk ka shtepine e vet.

Ka plot. Ne Tirane, psh. mund te guxoj te them qe gjysma e banoreve jane me qira. 

O bari, me duket se nuk e kape cfare thashe. Nuk po them te kene shtepi ku te kthehen ne darke e te hane gjellen qe u ka gatuar mamaja, po e kam fjalen per te rinj 25-30 vjecare qe kane shtepine e vet, jo ate te prinderve. Dhe jo vetem djem, se pa shtepi nuk i marr njeri, po ka edhe plot vajza te reja qe kane shtepine e tyre, e te siguroj qe kete rralle e gjen edhe ne vendet me te zhvilluara ne bote, le me pastaj ne Shqiperi qe eshte out fare.

Cfare ndikimi ka nje vendim i qeverise se Kines per avionet e vet ne Shqiperi? Cfare ndikimi ka per evropen ky vendim i Kines, dhe sa jemi ne te ndikuar indirekt?

I zgjidhet problemet ne Shqiperi qe paskeni luksin te beni te diturin per te gjithe Boten? Ata jane 1.4 miliarde, ne jemi 2.9 milion!

Bejeni pyetjen kunder. Supozojme se jemi ne Kine dhe PPU-ja eshte Kineze e ne te mencurit jemi Kineze; Sfare mendimi kemi ne Kinezet per vendimin e qeverise Shqiptare per dru-frutoret?

Njeri me siper tha se eshte ceshtje parimore, po a ka me parimore se te kuptosh se ne jemi te fundit qe na intereson nje ceshtje e tille? Vetem diferenca e gjithanshme e Shqiperise me Kinen te ben parimor me kyc gojen! edhe Enveri kur mesonte Kinen se si duhet te ndertonte Kina parimet e Komunizmit e quante per qellime parimore te ideollogjise Marksist-Leniniste-Staliniste!??

kev

Ti i dashur ke nevoje te shfletosh edhe nje here fjalorin per te pare kuptimin e fjales "parimor". Dhe e dyta ke nevoje per perqendrim me te madh. Kush foli per avione kineze ne Shqiperi (nese ka ndonje te tille)? E kush tha qe ne do te mesojme te tjeret? Nese eshte fjala per te mesuar, eshte fjala per te mesuar ne nga te tjeret, ne kete rast nga Kina. Po ta kishe bere kete (leximin me vemendje), mbase do te na kishe shpetuar nga keto historite me Enver e marksizem lleninizem, madje edhe me dru frutore. 

argendis,

une nuk po te kuptoj? mbase e ke marr pak shtrember ate qe kam shkruajtur?

e para, Po te lexosh me siper kam then dicka per nje "vendim te Kines per avionet e vet" dhe sa ndikim apo i vlefshem eshte nje gje e tille ketu ne shqiperi apo per shqiperine?. Jo se ka Kina avione ne shqiperi ! Vete shembulli qe i bashkangjita me poshte perforcon qarte thelbin e dy boteve e realiteteve pa ndikim me njera-tjetren. Shembulli ka kuptimin e restos per absurditetin e temes.

e dyta, cfare me krahason Kinen me Al ? Nje vendim i qeverise Kineze ka per baze 1.4 miliard kineze dhe nje stad e politik e ekonomik te nje superfuqie boterore. Ata edhe pordhen e kuptojne ne politike ndryshe ...edhe ate u duhet ta perllogarisin ne porpocion te popullsise! Andaj leri keto krahasime amatoresh se nuk ngeli qeveria e shqiperise te mesoje nga portali ppu-se. Ti po pate zell personal te mesosh pertej realitetit shqiptar hap ndonje gazete online te botes apo bej shkolle per politikat ndekombetare e mos u kap me kev per klecka koti

 

 

I dashur kev, faleminderit per sugjerimet per hapje gazetash e ndjekje shkollash, do t'i marr parasysh ne rastin me te pare. Vecse te lutem mbaj edhe ti parasysh sugjerimin tim per te kuptuarit e domethenies se parimit, qe pikerisht nuk eshte klecke, por tra.  Po fillimisht nje sqarim: edhe po ta lexoj idene tende "ndikimi ne Shqiperi i vendimit te Kines", prape je larg asaj cka po thosha, po aq sa eshte Kina nga Shqiperia mbase. Une pyeta a eshte e drejte qe nje vend ta beje nje gje te tille ne emer te konsumatorit te vet, perfshire ketu edhe Shqiperine. Une e di fort me mire se ti se sa e madhe eshte Kina, por te jesh pjesetar i nje kombi te vogel nuk do te thote te shohesh jo me larg se hunda jote.   

argendis,

te sqarova keqkuptimin qe i bere fjalise sime dhe te tregova kuptimin e drejte. Besoj se nuk ka me keqkuptim! Tani ti kerkon edhe nje sqarim per fjalen "parim"... ? Fjala parim nenkupton gjera te ndryshe ne fusha te ndryshme. Ne matematike, fizike e politike kane kuptime te ndryshme. Nuk mund te argumentosh sakte dhe ta perdoresh vetem ne nje kuptim te ngurte. Po meqe jemi ne poltike fjala "parimor" nenkupton "kendveshtrimin nga jashte/fokusim te principeve/baze e perbashket/perjashtuese per trajtim - ne varesi te diferencave objektive e subjektive te ceshtjes ose madhesive jo-porpocionale"! Une te thashe me siper se Al nuk krahasohet me Kinen subjektivisht dhe objektivisht. Qenja njesi shteterore per te dy shtetet nuk te ben detyrimisht edhe te barabarte apo te ngjashem. Ndaji gjerat dhe mos u perpiq te argumentosh ngushte per nje botkuptim e kendveshtrim kompleks!

Ne brendesi te 3 komneteve te dhena nga une, ke edhe pergjigjen per hallin tend te principeve universale te mbrojtjes se konsumatorit cilado qofte realiteti shteteror" Po e perseris edhe nje here shkoqur, Principet shteterore jane ne varesi te stadeve e mundesive politiko-ekonomike te vendeve te vecanta. Al nuk ka fuqine e mundesine e nje Kine per nje ceshtje qe ne princip eshte e drejte(supozojme). E drejta eshte luks qe ka per baze mundesine e realitetin qe ndikon ne perfitimin ose jo! Nuk eshte me e rendesishme "e drejta" se sa rrethanat qe e krijojne/mundesojne -pra faktoret qe percaktojne!

Per ta perkthyer me fshatarce kjo dtth.; Kina ka bythe te marre vendime e beje politike diktati qe Al nuk guxon edhe ti enderroje, sepse eshte superfuqi dhe nuk eshte e varur politikisht, ushtarakisht e ekonomikisht nga asnje ne Bote! Principi i me te fortit e me te madhit (por edhe me te zgjuarit) eshte e mbetet gjithe, ajo e Nietsches(me fjale te tjera): Bej ate qe deshiron por kur ta besh, beje ne ate menyre qe ajo te behet/konsiderohet si princip a ligj themelor per te gjithe te tjeret" Al nuk ka bythe "te shpiki rroten nga e para" dhe nga kjo nenkuptojme se edhe nuk jemi ne gjendje te marrim vendime e bejme politike qe jane/mund te jene gjithnje te drejta(supozim per rastin ne fjale)! Ne kemi probleme ekzistenciale dhe jo romantike lol !!!

U kuptuam apo do cirremi me filozofi akoma?

kev

 

Po te shkonin te gjithe me mendjen tende mo vella, Evropa mire ben te na i sjelle plehrat ne Shqiperi, se jemi vend i vogel e s'kemi kellqe te merremi me te e te mbrojme veten tone. Po jep mendimin tend parimisht o filozof, se nuk je kryeminister mavria e do urdherosh vertet ato dycka avione shqiptare te mos paguajne taksen e karbonit. Dhe nje gje, kjo bote eshte e ndervarur, mos mendo se gjithkush mund te beje si te doje. Kina ka nevoje per Evropen po aq sa ka Evropa per Kinen. Po nejse, e mbyllim, se sic tha ai mjeshtri i zen-it, po nuk e zbraze goten tende, ska si te ta mbush me pije nga imja. Mbetsh me shendet!

argentis,

sec ke nje paragjykim percmues qe nuk te ben te diskutosh me qef. Hidhesh sa me nje dege ne tjetren? e merzitesh e percjell nervozllek pastaj kur nuk te del ajo e jotja. O njeri, une nuk percaktoj paragjykimin tend dhe nuk kam asnje pergjegjesi sepse mendon ndryshe. Mbase ndikoj por gjithsesi kanalizoje me kulture e diferenco! Ti ndoshta e ke me pa te keq por, "i dashur" nuk eshte kulture, je plotesisht kundravatje kur nuk njihesh e nuk ta jap lejen te me therresesh ne ate menyre. Fakti qe une gjithsesi vazhdova komunikimin me ty nuk ka te beje se ishe interesant porse une jam aq i kompletuar sa e kam luksin te debatoj shum-ngjyresh. Pervec kesaj, Une mund te shpreh dhe te beje te ditur kendveshtrimin dhe qendrimin tim per nje ceshtje te caktuar, pa kaluar ne personalizim te forte sic ben ti. E prano apo se pranon ti, une nuk detyroj dhe as pres ndonje duartrokitje. Kur te diskutosh me dike perqendrohu tek tematika dhe ruaj distancen e duhur per te dale gjithsesi paqe duke thene, ok ti mendon keshtu e une mendoj ashtu. Principi i dakordesise se nuk mund te biesh dakord dhe secili ne te drejten e vet! Ndryshe kalon muhabeti ne derrasa te kalbura dhe ja ku po te perfol edhe une personalitetin tend sikur ti ne komentet me siper. Ky eshte shteg shterpe! Nuk jam une...

Shnet pac dhe ta kam fal rakine!

Kev, nese me lejon te te therras keshtu (nuk e di nga c'doracak miresjelljeje e ke nxjerre qe ta therresesh dike "i dashur" qenka mungese kulture e qe duhet marre leje, ndersa te perdoresh fjale qe fillojne me p... a me b... eshte normale, ma huaj pak po deshe qe te perditesohem edhe une me zhvillimet e fundit kulturore). Te siguroj qe edhe une nuk e kam me shume qejf te dialogoj me ty, po me ler te t'i kthjelloj pak gjerat, se je shume i turbullt dhe nuk e kupton qe je ti ne kundervajtje, jo une. Ky eshte nje uebsajt, forum a quaje si te duash, qe te mundeson te besh pyetje dhe une per nje arsye a nje tjeter bera nje pyetje. Ti, nese kjo pyetje te dukej e pavend, e parendesishme a ku di une cfare, mund te beje gjene me te thjeshte, ta shperfillje, ta anashkaloje, keshtu do kurseje kohen tende, timen e te ndonje lexuesi tjeter te mundshem te ketyre shkembimeve tona te pabuka. Po ti shkruajte dhe une per te te respektuar u mundova te te fusja ne shina, te kerkova terthorazi te mos ecje me logjiken "E drejta eshte nga ana e te fortit", por (sado pleonastike te duket) "E drejta eshte nga ana e te drejtit". Une nuk shfaqa vete ndonje mendim qe te doja ti te "dakordoje" me mua, thjesht kerkova te dija mendimin e te tjereve. "U kapa" me ty sepse ti u kape me pyetjen pa pasur te drejte ta besh kete. Nje keshille nese e pranon: Meqe nuk je fort parimor, ndonese kerkon neper internet per kuptimin e fjales a termit "parim", po te them qe duhet te ndjekesh nje parim ne kete lloj komunikimi: Diskuto per ato gjera qe te interesojne e per te cilat ke se cfare te thuash dhe mos u merr fare me tema per te cilat ste hyn gje ne qese. Keshtu do te jepje nje ndihmese sado modeste ne uljen e inflacionit te fjaleve dhe ne mosshperdorimin e kohes.

P. S. Rrofsh, po nuk e pi rakine, po te kishe ndoca vere te kuqe  a birre do te ta dija per nder.

 

 

argentis,

e para, me thirr te lutem ashtu sic te thirr une, me Nik, dhe jo me "i dashur". Ky eshte detyrim i vetkuptueshem dhe jo "aman" nqs ke fijen e edukates elementare e deshire per te diskutuar me mua. Une nuk te dhashe leje dhe nuk me pelqen te me therrasesh sic e koncepton ti mirsjelljen. E pakta dhe e shumta eshte ajo qe vlen si perimeter per shumicen. Nuk njihemi dhe ruaje distancen me respektin qe i perkon. Pavarsisht mosperputhjeve konceptuale, ti me dukesh i intergruar ne mardheniet sociale, perse atehere ky raport konfliktual?

e dyta, ti nuk je i ftuar te fusesh dike "ne shina" dhe as me pak nga une. Me e shumta, ti i vendos vete atribute vetes per dicka qe deshiron.

Per ta shpjeguar pak me mire cfare dua te them ne lidhje me thelbin e temes apo te ngritur nga ti, me duhet ta shkoqim pak me filozofi e analitike vete konceptin e "te drejtes" dhe "Llogjikes" - Llogjika jote ngjason me instiktet dhe jo fort me llogjiken e vertete bazuar ne pervoje e realitet. Llogjiken e raportit Kine-AL ta shpjegova une, Te keshillova te distancoheshe nga barazia midis dy boteve. Te shkruajta gjithashtu se nuk eshte me e rendesishme "e drejta" sesa mundesia e shanci per ta pasur ate. E drejta eshte luks qe na dhurohet/perfitohet kur permbushen disa kushte. Ketu ndryshon Enderrimtari nga Realisti, Ideologu teorik nga Parimori praktik! Jo se ne princip nuk ke te drejte, jo se po ta mohon njeri te drejten por midis, te pasurit te drejte dhe pervetsimit te drejtes ka nje hendek qe varion prej rrethanave e aftesive. Ti koncepton me duket me llogjike primare, ate te instinktit. Instinkti yt; "e drejta eshte nga ana e te drejtit" eshte baraz-lexueshem me; "kam uri e do ha" "kam etje e do pi" por harron se keto principe biologjike jane dicka tjeter me principet e nje stadi tjeter ate te te "menduarit". Te thuash; " e drejta eshte me ate qe ka te drejte" eshte fenomen social, avancuar me zhvillimin e njeriut e kulturen e tije te shpjegimit te botes, jo konform ligjeve te natyres! edhe nje miush ka te drejte te jetoje por edhe nje mace ka te drejte te haje nje miush - Qe nje miush te ngordhi ne paqe me macen, atij i duhet te jete i afte per te mos u kapur nga macja, gjithashtu edhe macja per te ngrene nje miush duhet te kete aftesi e instikt gjahtari per te permbushur nje "te drejte" miushi ne bark! a e kupton se cfare dua te te trasmetoj? Pra Kina ka aftesi qe nuk i ka Al dhe vendimet e Kines jane te bazuara ne politike, e ekonomi qe Al Nuk i ka. Vendimi per Avionet e saje ka kosto te tjera e prapavija te tjera qe ne AL te te lejohet ti enderrosh por jo te konsumosh per llojra fjalesh me "te drejta" e "te barabarta"...

Ti ndoshta ke arsye e interes tjeter rreth temes qe te ka djegur opinioni im rreth ceshtjes, une nuk mund ti di dhe nuk jam i interesuar ta di. Thjeshte une e trajtoj temen nga aspekti i pavarsise gjykuese te nje qytetari te thjeshte. Nuk te pelqen ty eshte konform te pranueshmes dhe diverzitetit shoqeror. Nuk ka nje te drejte fikse dhe te pranueshme per te gjithe, ashtu si edhe nje opinion te perkryer per gjithcka. Pranoje dhe mos u mundo ta besh boten njish!

Per te tjerat persa ke shkruajtur nuk po i hyj fare sepse as ti e as une nuk mund te komunikojme drejte pa ja njohur realitetin njeri-tjetrit.

Per rakine te pakten jemi ne nje mendje, sikur ti leje menjane konfuzionet e diktionet e panevojshme e jo te sukseshme mund ta pinim veren bashke.

kev

Serish nuk e dija qe qenka detyrim ta therrasesh dike me nofke, ose duhet marre leje ta quash dike "i dashur", ti duhet te kesh ndonje liber edukate teper idiosinkratik ("idio-" jo si shkurtim i "idiotit", te kuptohemi), por po e permbush detyrimin, vecse nuk e di ne duhet te te quaj me nofken e gjate, si adrese e-maili, apo me te shkurtren, per te cilen me duket se heshturazi nuk kishe kundershtim. Keshtu qe me lejen tende po te quaj kev. Nderkohe, te lutem te me therrasesh sakte, nofka ime nuk eshte argentis, per nje presje jane vrare njerez, le me per nje shkronje.  

Ne keto lektisjet e tua "filozofike" e "juridike", qe mund t'i linin mbrese ndonje rishtari nder keta lemenj, ti ngaterron instiktin, e madje edhe te drejten, me nevojen, duke bere nje kokolepsje veshtire te ftillueshme. Megjithate me lejo te te uroj, se dalengadale ke filluar te futesh ne shinat e temes, pavaresisht ne me ke ftuar mua apo jo bej kete (me ler te sjell ne vemendje "opinionet" e tipit hane Shan, hane qe kepute ne mesazhin tend te pare) dhe tani mund te diskutojme disi per drejtesine ose jo te tezave te tua.  

P. S. Mendova se doje te me dhuroje ndonje shishe me pije te bekuar, je se doje te pije me mua. Jo per gje, po se jemi larg.

 

argendis,

ata qe vriten per nje , jane bishtaxhi dhe jo rob per tu perfolur ne ambjent edukate. "kevinjon" ka po aq shume shkronja dhe eshte po aq e-mail i gjate sa c'eshte "argendis" prandaj mos u kap me gjera te kota e banale sepse, sic te shkruajta edhe me lart, Ti argumenton me nerva e jo llogjike. Pervec kesaj, ke edhe nje realitet te deformuar ne hamendje por jo te pakorigjueshem te qasjes tende. Ti nuk je as mesues dhe as moderator, thjeshte ke inat qe nuk te perputhem e te jam kunder. Largesia jone eshte e shume-llojshme, ndajme vetem preferencen pijore. Kaq!

E shoh qe nuk ka fryt nje komunikim i metejshem me topa-hudhje. Largohem pa te dhene shkak te me "vrasesh" me ,

kev

 

 

Ok, largohu, po thjesht po bej vetem nja dy sqarime, pa dashur te cys rikthimin tend. Une nuk thashe qe e ke te gjate nofken, thjesht te pyeta a do te te therres me nofken e gjate apo me te shkurtren, keshtu qe te bie poshte ajo qe kapem me gjera banale a ku e di une cfare. E dyta, nuk e di nga e nxjerr kete perfundimin e shprehur disa here se jam nervoz, kam inat qe sme del imja a gjera te tilla. Ta dish ti une nuk kam asnje mendim, thjesht dua per nje arsye te di mendimin e te tjereve, por kjo nuk ka lidhje me perfitime miliona dollareshe a ku e di une cfare aludon ti.

Une e kisha fjalen per largesine fizike, po nejse, shpresova se nuk te "vrava" me keto qe te thashe.

 

Te befte mire pija.

P.S. A mund te me sqarosh si i kuptojne gazrat ne politike ne Kine e si ne vende ne tjera, se vertet nuk marr vesh nga gazrapolitika.

Megjithese e diskutuam kete teme tek ky artikulli qe postova para pak kohesh ne PPU. Une personalisht mendoj se BE po i hyn detit ne kembe se nuk eshte vetem Kina. Jane vendet me te fuqishme te botes qe i jane kundervene BE-se per kete ceshtje si SHBA,India,Kina,Japonia,Brazili,etj.

Me sa vura re treshja Kine,Indi,Rusi po planifikon masa reciproke kundrejt linjave ajrore te BEse si taksa dhe kufizim fluturimesh. Nje takse per kompanite e BEse do te ishte ca e renede se njekohesisht ato do paguajne kete taksen e BEse(keshtu qe do ti bjere dyfish).

Administrata e Obamas paralelisht po pergatit kunderpergjigjen e vete, e cila planifikohet te jete po ashtu nje takse e vecante per kompanite e fluturimit te BEse

BE-ja nuk ka vene takse te njenanshme. Nese kompanite e BE-se e paguajne taksen e karbonit, edhe kompanite jashte BE-se qe fluturojne ne aeroportet europiane duhet ta paguajne. Nese Kina dhe vende te tjera ndermarrin te njejtat masa, mjafton qe te kene efekt edhe mbi kompanite vendase dhe jo vetem mbi kompanite e BE-se dhe s'ka asgje te keqe parimisht, rriten cmimet por nuk cenohet konkurrenca.

Taksa bie ndesh me ligjet nderkombetare te Avjacjonit Civil. Shoqata Nderkombetare e avjacjonit civil (IATA) e kritikoi ashper kete ligj. BE e hodhi gurin perpjete por me sa duket po i bie mbi koke se ti vihesh Kines,Rusise,SHBAse,Indise,Brazilit,Japonise,etje njekohesisht eshte marrezi. Kjo takse thjeshte do godase konsumatoret dhe nuk do kete aspak efekt ne ndotje(sic eshte reklamuar). Thjesht BE po perpiqet ne menyre te deshperuar per burime financjare po pa e kuptuar po izolon vetveten.

Kjo takse thjeshte do godase konsumatoret dhe nuk do kete aspak efekt ne ndotje(sic eshte reklamuar). Thjesht BE po perpiqet ne menyre te deshperuar per burime financjare

Si thua ti, shteti suedez merr leket nga taksa e karbonit dhe i perdor per te asfaltuar rruge?

Ketu kane nga taksat me te larta ne bote...Une personalisht paguaj tek 32% income tax dhe nese ke biznesin tend i bie tek 60% taksa. Megjithate gjithcka justifikohet nga sherbimet te cilesise se larte.

BE po perpiqet te krijoje burime per "ate fondin e emergjences" duke vene re se Ekonomite e BE jane ne stanjacjon apo recesjon dhe pritet te kete dhe inflacjone ne shume vende. Keshtu qe po perpiqet te krijoje burime sa me shpejt.....Ajo parrulla e gjelber eshte thjesht fasade

Nuk hoqen dore kinezet nga kinezerirat!!! 

A te kam thene mer Emigrant mos shko te hash me General Tzo Chicken!!!

Edhe ty Pjero si eurocentrist qe je, nuk te falet qe harxhon eurot me ato masazhatoret kineze. Pak me solidar me komtinentin e vjeter!

Roni, nuk me duket  me vend Visioni  Juaj lidhur me masazhatoret  kineze. Dhe ja pse.Ke  Stadiumi  Q.Stafa, nga ana e siperme me shpuri nje dite nje miku im, per ate pune.Masazh ore !.Ishte  nje goxha  vajze kineze moreee, qe ta pikte.Hajde art kinez hajde! ndaj ne vend qe ti thuash me vrap te kinezet,  i ben dem me te kunderten.Nuk eshte  rracionale ideja  apo vizioni............

Kinezet dhe te tjeret qe ankohen ia fusin kot. BE-ja nuk ka pse pyet Kinen dhe Amerken se cfar ligjesh te beje. Mesa duket vetem BE-s i intereson mbrojtja e ambjentit.

Kjo takse nuk do te paguhet vetem nga kompanite ajrore kineze ose amerikane, por edhe nga ato europiane. Plus qe taksa do te paguhet vetem per udhetimet qe kane si pike nisjese ose perfundimi ne BE.

Eshte njesoj sikur Kina dhe Amerika te ankoheshin nese nje aeroport europian rrit tarifen per kompanite qe ulen aty. 

Plus qe kostoja e kesaj takse eshte vetem rreth 1 euro per pasagjer kshu qe nuk eshte fundi i botes per kompanite ajore. Ti'a kalojne pagesen e saj konsumatorit se nuk do ankohet njeri qe bileta e avionit i rrit nga $1000 ne $1001. 

Gjith ky debat eshte per gjeopolitike dhe jo per tarifen ose sic thone amerikanet, "It's A Pissing Contest".

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).